{"id":7788,"date":"2011-04-19T22:22:24","date_gmt":"2011-04-19T21:22:24","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=7788"},"modified":"2011-04-19T22:22:24","modified_gmt":"2011-04-19T21:22:24","slug":"kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\/","title":{"rendered":"\u201cKandidimi i Bash\u00ebs p\u00ebr Tiran\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fyerje e r\u00ebnd\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Rexhep Qosja\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_qosja.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Rexhep Qosja<\/strong><\/p>\n<p>Dhe, p\u00ebr titull t\u00eb shkrimit e vura, pak t\u00eb ndryshuar, pik\u00ebrisht togfjal\u00ebshin ngush\u00ebllues t\u00eb mikut nga Tirana: a \u00ebsht\u00eb e mundshme? A \u00ebsht\u00eb e mundshme t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb kandidatur\u00eb e till\u00eb dhe a \u00ebsht\u00eb e mundshme t\u00eb jepen deklarata t\u00eb tilla?<\/p>\n<p><strong>N\u00eb vend se n\u00eb hetime \u2013 kandidat p\u00ebr kryetar t\u00eb kryeqytetit<\/strong><\/p>\n<p>An\u00ebtari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Lulzim Basha, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rrall\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj partie, ndoshta i vetmi an\u00ebtar i k\u00ebsaj partie, i cili brenda pak vjet\u00ebsh i ka nd\u00ebrruar tri poste ministrore, kurse tani \u00ebsht\u00eb kandidat edhe p\u00ebr postin e kat\u00ebrt pak m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sesa postet ministrore q\u00eb kishte. Her\u00ebn e par\u00eb ishte minist\u00ebr i Pun\u00ebve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit; her\u00ebn e dyt\u00eb ishte minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb; mandej, her\u00ebn e tret\u00eb, u b\u00eb minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm; kurse tash, her\u00ebn e kat\u00ebrt, \u00ebsht\u00eb kandidat p\u00ebr kryetar t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb kryeqytetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vendet e zhvilluara, sikund\u00ebr jan\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, shtetet e Bashkimit Evropian \u2013 Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Spanja, Holanda, Suedia, Norvegjia, Danimarka, k\u00ebto piruete n\u00ebp\u00ebr poste t\u00eb ndryshme ministrore prej t\u00eb nj\u00ebjtit person sidomos p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ashtu t\u00eb shkurt\u00ebr, do t\u00eb ishin t\u00eb pamundshme. N\u00eb k\u00ebto vende, me tradita shtet\u00ebrore dhe demokratike, asnj\u00eb vetje politike nuk shpallet i aft\u00eb p\u00ebr pun\u00eb ministrore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb. Jo. Atje shkollimi, profesioni, dhuntia politike organizuese dhe, para t\u00eb gjithave, integriteti moral politik, e p\u00ebrcaktojn\u00eb kandidatin p\u00ebr post politik shtet\u00ebror. Atje nuk mund t\u00eb ket\u00eb an\u00ebtar partie \u201ct\u00eb aft\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt ministror\u00eb, sepse atje as vet\u00eb individ\u00ebt nuk pranojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen ashtu leht\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, as vet\u00eb partit\u00eb e tyre nuk i p\u00ebrdorim ata ashtu leht\u00eb p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb! Kjo mund t\u00eb ndodh\u00eb, si\u00e7 po ndodh\u00eb, sot p\u00ebr sot, vet\u00ebm n\u00eb Ballkan, ndoshta vet\u00ebm tek ne, ku p\u00ebrdorimi dhe poltronizmi jan\u00eb taktika dhe etika e p\u00ebrparimit politik.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb e pakuptueshme sesa gatishm\u00ebria e Lulzim Bash\u00ebs q\u00eb brenda nj\u00eb kohe fare t\u00eb shkurt\u00ebr, brenda disa vjet\u00ebsh, t\u00eb pajtohet q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet minist\u00ebr \u201ci aft\u00eb\u201d, i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm, n\u00eb tre sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm shtet\u00ebror\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb ashtu nuse p\u00ebr Stasin e Partis\u00eb Demokratike, \u00ebsht\u00eb pajtimi i tij dhe i udh\u00ebheqjes Demokratike q\u00eb ai tani t\u00eb jet\u00eb i propozuar kandidat p\u00ebr kryetar t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs!<\/p>\n<p><strong>Pse mund t\u00eb thuhet k\u00ebshtu?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb protestat e Partis\u00eb Socialiste dhe t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb pas 21 janarit 2011 kemi par\u00eb m\u00eb shum\u00eb se tri pankarta n\u00eb t\u00eb cilat shkruante Lulzim Basha \u2013 vras\u00ebs! N\u00eb mediat elektronike kemi d\u00ebgjuar dhe n\u00eb disa gazeta t\u00eb Tiran\u00ebs jo nj\u00ebher\u00eb kemi lexuar se si ministri i Brendsh\u00ebm, Lulzim Basha, akuzohej si fajtori kryesor p\u00ebr vrasjen e kat\u00ebr protestuesve n\u00eb protest\u00ebn e 21 janarit, t\u00eb cil\u00ebt, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar tashm\u00eb, jan\u00eb vrar\u00eb prej gardist\u00ebve jasht\u00eb perimetrit t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendej sodit\u00ebsi kryesor i protest\u00ebs, kryeministri Sali Berisha!<\/p>\n<p>T\u2019i l\u00ebm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast ato q\u00eb p\u00ebr ministrin e Brendsh\u00ebm, Lulzim Basha, shkruante n\u00eb ato pankarta dhe ato q\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjoheshin dhe shkruheshin n\u00eb mediat elektronike dhe n\u00eb disa gazeta t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u2019i l\u00ebm\u00eb anash ato dhe t\u00eb gjykojm\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se gjat\u00eb protestave t\u00eb 21 janarit Lulzim Basha ishte minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se dit\u00ebn kur u vran\u00eb kat\u00ebr protestues jasht\u00eb perimetrit t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb, Lulzim Basha ishte minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se vrasja e atyre kat\u00ebr protestuesve jasht\u00eb perimetrit t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb nuk ka mundur t\u00eb ndodh\u00eb pa dijen e ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Lulzim Basha e, meqen\u00ebse ministri t\u00eb Brendsh\u00ebm i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb treguar partiak shum\u00eb i bindsh\u00ebm, shum\u00eb i d\u00ebgjuesh\u00ebm, shum\u00eb i p\u00ebrkushtuar ndaj kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb thuhet se vrasja e kat\u00ebr protestuesve nuk ka mundur t\u00eb ndodh\u00eb pa qen\u00eb i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni edhe kryeministri se do t\u00eb shtihej me arm\u00eb ndaj protestuesve.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb vetmet t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebr mendjen objektive politike, desh\u00ebm s\u2019desh\u00ebm ne, deshi s\u2019deshi udh\u00ebheqja e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, deshi s\u2019deshi kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, deshi s\u2019deshi ministri i Brendsh\u00ebm i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Lulzim Basha, e b\u00ebjn\u00eb ministrin e Brendsh\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Lulzim Bash\u00ebn, kandidat p\u00ebr hetim nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb lidhje me vrasjen e kat\u00ebr protestuesve m\u00eb 21 janar 2011. N\u00eb vendet demokratike, n\u00eb vendet n\u00eb t\u00eb cilat, si tha kryetari i Franc\u00ebs, Nikola Sarkozi, protestuesit nuk vriten prej policis\u00eb dhe gardist\u00ebve, dometh\u00ebn\u00eb prej shtetit, as kur b\u00ebjn\u00eb protest\u00eb t\u00eb dhunshme, ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, Lulzim Basha, tashm\u00eb do t\u00eb duhej t\u2019i ishte marr\u00eb imuniteti i deputetit dhe do t\u00eb duhej t\u00eb ishte n\u00eb dispozicion t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme p\u00ebr hetime p\u00ebr shkak t\u00eb vrasjes s\u00eb kat\u00ebr protestuesve n\u00eb protest\u00ebn e 21 janarit.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb hamendjesohet se n\u00eb nj\u00eb vend v\u00ebrtet demokratik, n\u00eb t\u00eb cilin institucionet e pavarura jan\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb pavarura, hetimet ndaj ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, Lulzim Bash\u00ebs, tashm\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishin kryer dhe ministri i Brendsh\u00ebm, Lulzim Basha, tashm\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte duke vuajtur fajin politik, juridik dhe moral p\u00ebr vrasjen e kat\u00ebr protestuesve n\u00eb protest\u00ebn e 21 janarit.<\/p>\n<p>Por, shikuar nga ana morale dhe humane, ministri i Brendsh\u00ebm i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Lulzim Basha, \u00ebsht\u00eb fajtor jo vet\u00ebm p\u00ebr vrasjen e kat\u00ebr protestuesve dhe keqtrajtimin e shum\u00eb protestuesve t\u00eb marr\u00eb n\u00eb hetime a t\u00eb burgosur, por edhe p\u00ebr vet\u00ebvrasjen e para disa dit\u00ebve t\u00eb birit nj\u00ebzetedyvjear t\u00eb nj\u00ebrit nga protestuesit e vrar\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb t\u00eb mjafta, madje, m\u00eb tep\u00ebr se t\u00eb mjafta, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend demokratik evropian t\u00eb mos i shkoj\u00eb kujt mendja q\u00eb nj\u00eb zyrtar t\u00eb till\u00eb ta propozoj\u00eb p\u00ebr kryetar t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb kryeqytetit apo t\u00eb cilitdo qytet tjet\u00ebr t\u00eb vendit. N\u00eb \u00e7do vend demokratik evropian dhe joevropian, propozimi i nj\u00eb ish zyrtari t\u00eb till\u00eb p\u00ebr kryetar bashkie t\u00eb kryeqytetit a t\u00eb cilitdo qytet tjet\u00ebr do t\u00eb shikohej si provokim q\u00eb u b\u00ebhet qytetar\u00ebve. \u00cbsht\u00eb fyerje p\u00ebr nd\u00ebrgjegjen e tyre, p\u00ebr integritetin e tyre politik dhe moral, \u00ebsht\u00eb fyerje p\u00ebr qytetarin\u00eb e tyre, q\u00eb t\u2019u nxirret p\u00ebrpara, p\u00ebr ta votuar a mosvotuar, zyrtari karriera politike dhe shtet\u00ebrore e t\u00eb cilit, nd\u00ebrgjegjja njer\u00ebzore e t\u00eb cilit, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnduar, shum\u00eb e r\u00ebnduar, prej vrasjes jasht\u00eb perimetrit t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb t\u00eb kat\u00ebr protestuesve, prej keqtrajtimit dhe burgosjes s\u00eb shum\u00eb protestuesve dhe, m\u00eb n\u00eb fund, prej vet\u00ebvrasjes s\u00eb birit t\u00eb nj\u00ebrit nga protestuesit.<\/p>\n<p>Si qytetar i Tiran\u00ebs, natyrisht, me n\u00ebnshtet\u00ebsi t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb un\u00eb, vet\u00eb, e p\u00ebrjetoj si fyerje t\u00eb nd\u00ebrgjegjes dhe t\u00eb integritetit tim politik dhe moral kandidimin e ministrit t\u00eb Rendit Publik, Lulzim Bash\u00ebs,p\u00ebr kryetar t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7ka t\u00eb them m\u00eb tej? T\u00eb them: n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb politike e shoq\u00ebrore, n\u00eb totalitarizmin ton\u00eb partitokratik, ende t\u00eb gjitha jan\u00eb t\u00eb mundshme, prandaj, ja, \u00ebsht\u00eb i mundsh\u00ebm edhe nj\u00eb kandidim i till\u00eb!<\/p>\n<p>Por, edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb e mundshme: kur nj\u00eb dit\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhet shtet v\u00ebrtet demokratik dhe shtet i s\u00eb drejt\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb funksionojn\u00eb t\u00eb gjitha institucionet, prandaj edhe Gjyq\u00ebsori, do t\u00eb jet\u00eb e mundshme, madje, e domosdoshme, q\u00eb Lulzim Basha t\u00eb gjykohet p\u00ebr krimin \u2013 vrasjen e 4 protestuesve m\u00eb 21 janar 2011.<\/p>\n<p><strong>Tri deklarata t\u00eb gabuara<\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb shpejti b\u00ebhet nj\u00eb muaj prej se z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe ministri i Jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, Edmond Haxhinasto, ishte n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb zyrtare shtet\u00ebrore. Gjat\u00eb k\u00ebsaj vizite dyditore, p\u00ebrpos t\u00eb tjerash, ai dha edhe tri deklarata, q\u00eb nuk mund t\u00eb harrohen. N\u00eb mediat e Prishtin\u00ebs vet\u00ebm nj\u00ebra prej tyre \u2013 ajo p\u00ebr mosndryshim t\u00eb kufijve, u p\u00ebrimtua kujdessh\u00ebm n\u00eb disa gazeta, kurse dy t\u00eb tjerat po thuaj u hesht\u00ebn.<\/p>\n<p>Deklarata e par\u00eb: ministri i Jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, Edmond Haxhinasto, tha, te varri i ish kryetarit t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Ibrahim Rugova, se arrestimet e n\u00ebnt\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, me vendimin e EULEX-it, u b\u00ebn\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjeve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb ligjeve t\u00eb Bashkimit Evropian! Nuk e di, nuk kam lexuar dhe nuk kam d\u00ebgjuar, se Bashkimi Evropian ka ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr arrestimin e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, por e di se Republika e Kosov\u00ebs nuk ka ligj t\u00eb till\u00eb. Republika e Kosov\u00ebs, si me Kushtetut\u00ebn e saj, ashtu edhe me ligje p\u00ebrkat\u00ebse, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundshme q\u00eb t\u00eb nxirren n\u00eb gjyq dhe t\u00eb d\u00ebnohen t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb krime dhe, ashtu, shkelin Kushtetut\u00ebn dhe ligjet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, si edhe shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ashtu edhe hartuesit e Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb ligjeve t\u00eb Kosov\u00ebs e din\u00eb se Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb luft\u00eb \u00e7lirimtare, dometh\u00ebn\u00eb luft\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, prandaj pjes\u00ebtar\u00ebt e saj nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb krime. Duke mbrojtur familjen e vet, prind\u00ebrit e vet, v\u00ebllez\u00ebrit e motrat e veta, gruan dhe f\u00ebmij\u00ebt e vet, duke mbrojtur sht\u00ebpin\u00eb e vet, duke mbrojtur Kosov\u00ebn prej terrorit shtet\u00ebror t\u00eb Serbis\u00eb, prej policis\u00eb, ushtris\u00eb dhe paramilitar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb, ata vet\u00ebm sa i jan\u00eb p\u00ebrmbajtur Kart\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, n\u00eb t\u00eb cilin flitet p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn natyrore t\u00eb popujve p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje. Po t\u00eb mos kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebso lufte, t\u00eb drejt\u00eb, vet\u00ebmbrojt\u00ebse Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs nuk do ta njihnin Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe nuk do t\u00eb organizonin as Konferenc\u00ebn e Rambujes\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn delegacioni i Kosov\u00ebs ishte i udh\u00ebhequr prej p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, Hashim Tha\u00e7i, as nuk do t\u00eb b\u00ebnin fushat\u00ebn e bombardimeve ndaj objekteve ushtarake, policore t\u00eb Serbis\u00eb dhe, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb mbetur.<\/p>\n<p>Po, pavar\u00ebsisht prej sa u tha, Z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe ministri i Jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, Edmond Haxhinasto, nuk do t\u00eb duhej ta b\u00ebnte deklarat\u00ebn e sip\u00ebrtheksuar edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye tjet\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebn asnj\u00eb diplomat shqiptar a i huaj, si diplomat, nuk do t\u00eb duhej ta pohonte. Para se t\u00eb ishte nisur p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb ai do t\u00eb duhej t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb me dije, prej bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb vet n\u00eb Tiran\u00eb, se n\u00eb Kosov\u00eb i madh e i vog\u00ebl, jozyrtar e zyrtar, shoq\u00ebri e parti, Kuvend e Qeveri jan\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtyre burgosjeve dhe n\u00eb deklarata t\u00eb ve\u00e7anta apo n\u00eb kumtesa institucionale i d\u00ebnojn\u00eb ato, duke i quajtur ashtu edhe si duhet t\u00eb quhen ato: t\u00eb palejueshme dhe t\u00eb papranueshme p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr popullin shqiptar, sepse barazojn\u00eb t\u00eb pushtuarin, viktim\u00ebn me pushtuesin, agresorin, dhe synojn\u00eb t\u00eb njollosin luft\u00ebn \u00e7lirimtare t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Si shqiptar q\u00eb \u00ebsht\u00eb, Z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe Ministri i Jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb duhej ta dinte se \u00e7do p\u00ebrndjekje, \u00e7do nd\u00ebshkim, \u00e7do gjykim t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs populli shqiptar e p\u00ebrjeton me indinjat\u00eb dhe pez\u00ebm. Si diplomat, nd\u00ebrkaq, Edmond Haxhinasto, do t\u00eb duhej t\u00eb nderonte ndjenjat e k\u00ebtilla t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs e t\u00eb numrit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe t\u2019u shmangej deklaratave si kjo.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ai do t\u00eb duhej ta dinte se populli shqiptar, jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, e p\u00ebrjeton me indinjat\u00eb dhe me pez\u00ebm t\u00eb madh terrorizimin e dyfisht\u00eb dhe t\u00eb dyhersh\u00ebm q\u00eb u b\u00ebhet sot dy luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb merituar p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs: Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.<\/p>\n<p>Deklarata e dyt\u00eb: Z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edmond Haxhinasto, tha, duke b\u00ebr\u00eb nderime te varri i ish kryetarit t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Ibrahim Rugova, se Kosova \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shtet dhe po nd\u00ebrtohet shtet mbi iden\u00eb e Ibrahim Rugov\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e saj! Nuk ka dyshim se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb mund t\u00eb quhet e pazakonshme p\u00ebr dy arsye: e para, mund t\u00eb quhet e pazakonshme p\u00ebr arsye se, si e till\u00eb, si deklarat\u00eb historike, me synim shkencor, b\u00ebhet prej nj\u00eb politikani, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb diplomati q\u00eb nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marr\u00eb rolin e shkruesit t\u00eb historis\u00eb. Diplomat\u00ebt e vendeve me tradita shtet\u00ebrore, politike e diplomatike, kurr\u00eb nuk mund t\u00eb d\u00ebgjohen duke b\u00ebr\u00eb hierarki t\u00eb tilla n\u00eb historin\u00eb e popujve e t\u00eb shteteve q\u00eb vizitojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ata nuk i lejojn\u00eb vetes t\u00eb b\u00ebhen historian\u00eb duke mos qen\u00eb historian\u00eb; ata nuk i lejojn\u00eb vetes t\u00eb b\u00ebhen historian\u00eb duke mos qen\u00eb historian\u00eb me deklarata t\u00eb tilla, q\u00eb ting\u00ebllojn\u00eb aq propagandistike. Dhe, nuk ia lejojn\u00eb vetes k\u00ebt\u00eb rol jo vet\u00ebm pse jan\u00eb diplomat\u00eb, por edhe pse nuk e din\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. E dyta, deklarata e Ministrit Edmond Haxhinasto \u00ebsht\u00eb e pazakonshme edhe p\u00ebr arsye se ajo q\u00eb pohohet n\u00eb t\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Kryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe kryetari i Kosov\u00ebs kur Kosova ende nuk ishte b\u00ebr\u00eb shtet nuk \u00ebsht\u00eb njeriu mbi iden\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb fituar pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs dhe me iden\u00eb e t\u00eb cilit po nd\u00ebrtohet shteti i Kosov\u00ebs. Jo. Jo. Kryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Ibrahim Rugova, n\u00eb radh\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb krijuar dhe kan\u00eb p\u00ebrhapur iden\u00eb e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb radh\u00ebn e atyre q\u00eb i kan\u00eb filluar p\u00ebrpjekjet politike p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb kurrkund, kurse n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve \u00ebsht\u00eb njeriu i fundit.<\/p>\n<p>Kjo radh\u00eb e gjat\u00eb e luft\u00ebtar\u00ebve politik\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore fillon me Adem Dema\u00e7in, me organizat\u00ebn ilegale t\u00eb krijuar prej tij dhe vazhdon me t\u00eb burgosur t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb e me organizata t\u00eb tjera ilegale deri n\u00eb vitet n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar kur ideja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs b\u00ebhet ide pothuaj e gjith\u00eb popullit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs e kur fillon edhe krijimi i partive t\u00eb para politike shqiptare.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe ministri i jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, Edmond Haxhinasto, do t\u00eb duhej ta dinte se n\u00eb programin e saj t\u00eb par\u00eb politik, me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb themeluar Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, nuk k\u00ebrkohej pavar\u00ebsi, por autonomi e Kosov\u00ebs, madje nj\u00eb autonomi duksh\u00ebm m\u00eb e ngusht\u00eb se ajo e vitit 1974 n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Serbis\u00eb e t\u00eb Jugosllavis\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund, LDK-ja me kryetar Ibrahim Rugov\u00ebn do t\u00eb jet\u00eb parti politike shqiptare e regjistruar n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb, me \u00e7ka d\u00ebshmohet se ideja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe LDK-ja, se ideja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Ibrahim Rugova at\u00ebher\u00eb, kur radha e ideolog\u00ebve dhe luft\u00ebtar\u00ebve politik\u00eb dhe jo vet\u00ebm politik\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, ishte shum\u00eb e gjat\u00eb, ende p\u00ebrjashtoheshin mes vete!<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe Ministri i Jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, Edmond Haxhinasto, si politikan dhe si diplomat do t\u00eb duhej ta dinte: se te varri i ish kryetarit t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Kosov\u00ebs kur ajo ende s\u2019ishte b\u00ebr\u00eb shtet, Ibrahim Rugova, at\u00eb nuk e \u00e7ojn\u00eb meritat e v\u00ebrteta t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, por propagandat partiake q\u00eb aq shum\u00eb jan\u00eb duke e shtremb\u00ebruar, duke e falsifikuar, duke e zvet\u00ebnuar dhe duke e vjedhur historin\u00eb m\u00eb t\u00eb re t\u00eb popullit shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri; se nderime t\u00eb shtira, si fryt i p\u00ebrkohsh\u00ebm i k\u00ebtyre propagandave dhe allishverisheve partiake para e paszgjedhore te varri i ish kryetarit t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, jan\u00eb edhe nderimet q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb te varri atij edhe disa vetje q\u00eb shum\u00ebkush s\u2019ka besuar se do t\u00eb shiheshin aty ndonj\u00ebher\u00eb!<\/p>\n<p>Por, Z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edmond Haxhinasto, do t\u00eb duhej ta dinte gjithashtu se historia shqiptare, historia e Shqip\u00ebris\u00eb shtet\u00ebrore dhe e Kosov\u00ebs, nj\u00eb dit\u00eb, pashmangsh\u00ebm, do t\u00eb pastrohet prej g\u00ebnjeshtrave, prej shtremb\u00ebrimeve, prej zvet\u00ebnimeve, prej ndotjeve t\u00eb sotme partiake dhe politike. P\u00ebr fat, kriteret partiake dhe politike kurr\u00eb dhe kurrkund nuk mund t\u00eb b\u00ebhen kritere t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb shkenc\u00ebs. P\u00ebrpos n\u00eb kokat e mediokriteteve t\u00eb historis\u00eb!<\/p>\n<p>Deklarata e tret\u00eb: z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe ministri i Jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, Edmond Haxhinasto, tha, gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, se ideja p\u00ebr bashkim midis shteteve apo ndryshimi i kufijve \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmshme p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor dhe idet\u00eb e tilla Tirana zyrtare nuk i mb\u00ebshtet! Edhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb fatkeqe e Z\u00ebvend\u00ebskryeministrit dhe ministrit Edmond Haxhinasto. Asnj\u00eb ndryshim i kufijve nuk mund t\u00eb quhet i d\u00ebmsh\u00ebm n\u00eb qoft\u00eb se popujt q\u00eb kan\u00eb kufij mes vete pajtohen me at\u00eb ndryshim. P\u00ebr popullin shqiptar ndryshimi i kufijve midis Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb asnj\u00eb pik\u00ebpamje nuk mund t\u00eb quhet i d\u00ebmsh\u00ebm as nuk do t\u00eb duhej t\u00eb quhej i papranuesh\u00ebm nga Tirana zyrtare sepse \u00ebsht\u00eb kufi midis dy shteteve shqiptare.<\/p>\n<p>Ideja p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, prandaj, jo vet\u00ebm se nuk mund t\u00eb quhet e d\u00ebmshme \u2013 si\u00e7 e quajti n\u00eb Prishtin\u00eb Z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe ministri i Jasht\u00ebm, Edmond Haxhinasto, por do t\u00eb ishte shum\u00eb e dobishme. Vet\u00ebm ajo do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte zgjidhje t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare dhe vet\u00ebm bashkimi i Kosov\u00ebs dhe i Shqip\u00ebris\u00eb do ta b\u00ebnte t\u00eb mundshme shprehjen e plot\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha potencialeve natyrore dhe krijuese njer\u00ebzore t\u00eb Kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se t\u00eb tri deklaratat e trajtuara k\u00ebtu t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministrit dhe ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edmond Haxhinasto, n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb 18 e 19 mars, pra, n\u00eb prag t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb kryetarit (t\u00eb paligjsh\u00ebm) t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, Behgjet Pacolli, jan\u00eb deklarata t\u00eb paq\u00ebndrueshme, madje, t\u00eb pav\u00ebrteta, kund\u00ebrhistorike, q\u00eb nuk do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebheshin. U b\u00ebn\u00eb sepse z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe ministri i Jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb edhe ishte d\u00ebrguar p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ato n\u00eb Prishtin\u00eb. Dhe, ishte d\u00ebrguar prej kryeministrit t\u00eb shum\u00ebfytyrsh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i cili, edhe Kosov\u00ebn e flijon p\u00ebr hir t\u00eb mbajtjes sa m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb pushtet \u2013 n\u00eb regjimin e tij autoritar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rexhep Qosja Dhe, p\u00ebr titull t\u00eb shkrimit e vura, pak t\u00eb ndryshuar, pik\u00ebrisht togfjal\u00ebshin ngush\u00ebllues t\u00eb mikut nga Tirana: a \u00ebsht\u00eb e mundshme? A \u00ebsht\u00eb e mundshme t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb kandidatur\u00eb e till\u00eb dhe a \u00ebsht\u00eb e mundshme t\u00eb jepen deklarata t\u00eb tilla? N\u00eb vend se n\u00eb hetime \u2013 kandidat p\u00ebr kryetar t\u00eb kryeqytetit An\u00ebtari [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-7788","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u201cKandidimi i Bash\u00ebs p\u00ebr Tiran\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fyerje e r\u00ebnd\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cKandidimi i Bash\u00ebs p\u00ebr Tiran\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fyerje e r\u00ebnd\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Rexhep Qosja Dhe, p\u00ebr titull t\u00eb shkrimit e vura, pak t\u00eb ndryshuar, pik\u00ebrisht togfjal\u00ebshin ngush\u00ebllues t\u00eb mikut nga Tirana: a \u00ebsht\u00eb e mundshme? A \u00ebsht\u00eb e mundshme t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb kandidatur\u00eb e till\u00eb dhe a \u00ebsht\u00eb e mundshme t\u00eb jepen deklarata t\u00eb tilla? N\u00eb vend se n\u00eb hetime \u2013 kandidat p\u00ebr kryetar t\u00eb kryeqytetit An\u00ebtari [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-04-19T21:22:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_qosja.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u201cKandidimi i Bash\u00ebs p\u00ebr Tiran\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fyerje e r\u00ebnd\u00eb\u201d\",\"datePublished\":\"2011-04-19T21:22:24+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\\\/\"},\"wordCount\":3458,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/rexhep_qosja.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\\\/\",\"name\":\"\u201cKandidimi i Bash\u00ebs p\u00ebr Tiran\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fyerje e r\u00ebnd\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/rexhep_qosja.jpg\",\"datePublished\":\"2011-04-19T21:22:24+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/rexhep_qosja.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/rexhep_qosja.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cKandidimi i Bash\u00ebs p\u00ebr Tiran\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fyerje e r\u00ebnd\u00eb\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cKandidimi i Bash\u00ebs p\u00ebr Tiran\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fyerje e r\u00ebnd\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cKandidimi i Bash\u00ebs p\u00ebr Tiran\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fyerje e r\u00ebnd\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Rexhep Qosja Dhe, p\u00ebr titull t\u00eb shkrimit e vura, pak t\u00eb ndryshuar, pik\u00ebrisht togfjal\u00ebshin ngush\u00ebllues t\u00eb mikut nga Tirana: a \u00ebsht\u00eb e mundshme? A \u00ebsht\u00eb e mundshme t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb kandidatur\u00eb e till\u00eb dhe a \u00ebsht\u00eb e mundshme t\u00eb jepen deklarata t\u00eb tilla? N\u00eb vend se n\u00eb hetime \u2013 kandidat p\u00ebr kryetar t\u00eb kryeqytetit An\u00ebtari [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-04-19T21:22:24+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_qosja.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u201cKandidimi i Bash\u00ebs p\u00ebr Tiran\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fyerje e r\u00ebnd\u00eb\u201d","datePublished":"2011-04-19T21:22:24+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\/"},"wordCount":3458,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_qosja.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\/","name":"\u201cKandidimi i Bash\u00ebs p\u00ebr Tiran\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fyerje e r\u00ebnd\u00eb\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_qosja.jpg","datePublished":"2011-04-19T21:22:24+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_qosja.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/rexhep_qosja.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kandidimi-i-bashes-per-tiranen-eshte-nje-fyerje-e-rende\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cKandidimi i Bash\u00ebs p\u00ebr Tiran\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fyerje e r\u00ebnd\u00eb\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7788","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7788"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7788\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7788"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7788"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7788"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}