{"id":7711,"date":"2011-04-15T08:20:55","date_gmt":"2011-04-15T07:20:55","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=7711"},"modified":"2011-04-15T08:20:55","modified_gmt":"2011-04-15T07:20:55","slug":"ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/","title":{"rendered":"Ambasada Amerikane &#8216;nd\u00ebrpret marr\u00ebdh\u00ebniet&#8217; me gazet\u00ebn &#8220;Shekulli&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Alexander Arvizu\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/aleksander_arvizu.jpg\" alt=\"\" width=\"250\" \/><\/p>\n<p><strong>Shekulli<\/strong>, <em>15.04.2011<\/em><\/p>\n<p><em>Teksti i letr\u00ebs s\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane d\u00ebrguar dje n\u00eb redaksin\u00eb e &#8220;Shekulli&#8221;-t<\/em>:<\/p>\n<p>&#8220;&#8230;Po ju shkruaj p\u00ebr t&#8217;ju informuar q\u00eb Ambasada e SHBA ka vendosur t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e saj profesionale me gazet\u00ebn &#8216;Shekulli&#8217; deri n\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm. Duke hyr\u00eb n\u00eb fuqi menj\u00ebher\u00eb, Ambasada do t\u00eb anuloj\u00eb t\u00eb gjitha pajtimet e saj me gazet\u00ebn &#8216;Shekulli&#8217;, dhe stafi i gazet\u00ebs nuk do t\u00eb ftohet m\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb aktivitete, apo trajnime, t\u00eb sponsorizuara nga Ambasada. Gjithashtu, Ambasada nuk do t&#8217;i d\u00ebrgoj\u00eb m\u00eb gazet\u00ebs &#8216;Shekulli&#8217; njoftime p\u00ebr shtyp, apo deklarata t\u00eb Ambasad\u00ebs.<\/p>\n<p>Ambasada e ka marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb opinioni nga Ilir Yzeiri, botuar n\u00eb gazet\u00ebn tuaj m\u00eb dat\u00ebn 9 prill, me titull, &#8220;Intelektual\u00ebt dhe Ambasadori i Vog\u00ebl i nj\u00eb vendi t\u00eb Madh.&#8221;<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u00eb jem shum\u00eb i qart\u00eb. Ambasada nuk kund\u00ebrshton n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb faktin q\u00eb Z. Yzeiri nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendje me disa prej pik\u00ebpamjeve t\u00eb Ambasadorit Arvizu, apo politik\u00ebn e SHBA. N\u00eb fakt, jav\u00ebn e kaluar Ambasadori Arvizu u takua me disa prej kritik\u00ebve t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb media p\u00ebr t\u00eb diskutuar politik\u00ebn e SHBA n\u00eb Shqip\u00ebri. Megjithat\u00eb, artikulli i Z. Yzeiri shkoi shum\u00eb p\u00ebrtej kufijve t\u00eb gazetaris\u00eb profesionale dhe opinioneve. P\u00ebrkundrazi, kap\u00ebrceu kufirin dhe u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb sulm personal t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe ad-hominem ndaj Ambasadorit Arvizu dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara. P\u00ebrgojimet e lidhura me rac\u00ebn dhe etnin\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht ishin t\u00eb pavend p\u00ebr nj\u00eb gazet\u00eb, e cila pretendon t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb opinionin kryesor.<\/p>\n<p>Jam n\u00eb dijeni se n\u00eb faqet e gazet\u00ebs p\u00ebr editorialet dhe opinionet ka nj\u00eb sh\u00ebnim t\u00eb redaksis\u00eb p\u00ebr pik\u00ebpamjet e shprehura. Megjithat\u00eb, nuk ka asnj\u00eb sh\u00ebnim redaksional q\u00eb mund ta shfaj\u00ebsoj\u00eb k\u00ebt\u00eb botim nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb mos lejuar artikuj opinioni q\u00eb qartazi sulmojn\u00eb individ\u00ebt mbi bazat e prejardhjes s\u00eb tyre racore etnike.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00ebzet viteve t\u00eb kaluara, Shtetet e Bashkuara kan\u00eb punuar me organet e mediave shqiptare t\u00eb t\u00eb gjitha llojeve p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur krijimin e mediave t\u00eb pavarura e profesionale n\u00eb Shqip\u00ebri, sepse dim\u00eb q\u00eb nj\u00eb media e lir\u00eb, e p\u00ebrgjegjshme, dhe e pavarur \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi kritike p\u00ebr funksionimin e nj\u00eb shteti demokratik. P\u00ebrgjegj\u00ebsia juaj \u00ebsht\u00eb e madhe, sepse me gazet\u00ebn tuaj keni fuqin\u00eb t\u00eb ndikoni debatin dhe t\u00eb informoni qytetar\u00ebt. Shpresoj q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen gazeta &#8216;Shekulli&#8217; do t\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb detyre m\u00eb seriozisht dhe do t\u00eb ribashkohet me radh\u00ebt e gazetaris\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjegjshme&#8230;&#8221;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">\n<img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mero Baze\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adrian_thano.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/><br \/>\n<strong>P\u00ebrgjigje p\u00ebr letr\u00ebn e Ambasad\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>I nderuar Ambasador Arvizu!<\/p>\n<p>S\u00eb pari konsideroni q\u00eb kjo p\u00ebrgjigje ndaj letr\u00ebs s\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane q\u00eb ka mb\u00ebrritur dje pasdite n\u00eb redaksin\u00eb e &#8220;Shekulli&#8221;-t, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim ndaj lexuesve tan\u00eb, jo ndaj jush.<br \/>\nN\u00ebp\u00ebrmjet letr\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb u njoh\u00ebm me vendimin tuaj p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb, si\u00e7 shkruani ju, &#8220;marr\u00ebdh\u00ebniet&#8221; me gazet\u00ebn &#8220;Shekulli&#8221;.<\/p>\n<p>Besoj jua kan\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe k\u00ebshilltar\u00ebt tuaj q\u00eb ky vendim \u00ebsht\u00eb i paprecedent\u00eb; \u00ebsht\u00eb fare pa kuptim n\u00eb sensin juridik, por megjithat\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr publikun shqiptar, i cili ka nevoj\u00eb t\u00eb njoh\u00eb pik\u00ebpamjet tuaja mbi demokracin\u00eb dhe rolin e medias.<\/p>\n<p>Ky &#8220;vendim&#8221;, si\u00e7 ju e quani n\u00eb letr\u00ebn tuaj, me gjasa \u00ebsht\u00eb i pari i k\u00ebtij lloji n\u00eb historin\u00eb e gazetaris\u00eb; sigurisht i pari q\u00eb aplikohet n\u00eb Shqip\u00ebri, (ndoshta n\u00eb bot\u00eb) nga nj\u00eb ambasad\u00eb drejt nj\u00eb gazete dhe t\u00eb kujton koh\u00eb krejt t\u00eb tjera, por pak r\u00ebnd\u00ebsi ka kjo.<\/p>\n<p>Ju keni zgjedhur nj\u00eb rrug\u00eb ekstreme q\u00eb jua keni shk\u00ebshilluar m\u00eb forc\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve: bojkotin. Ju mund t\u00eb zgjidhnit nj\u00eb form\u00eb reagimi publik normal ndaj opinionit q\u00eb kontestoni, pra nj\u00eb replik\u00eb, apo di\u00e7ka t\u00eb ngjashme dhe ne do ta botonim at\u00eb. Kurse reagimi n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb till\u00eb d\u00ebshmon nervoziz\u00ebm, q\u00eb ndoshta ju vjen nga performanca shum\u00eb e kritikueshme publike q\u00eb ju zoti ambasador keni konsumuar k\u00ebto muaj t\u00eb q\u00ebndrimit tuaj n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb nervoziz\u00ebm, dhe ka arsye t\u00eb tjera, at\u00ebher\u00eb thuajani publikut shqiptar arsyet e v\u00ebrteta; \u00ebsht\u00eb e sigurt q\u00eb do t\u00eb d\u00ebgjoheni me v\u00ebmendje.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket opinionit, ndaj t\u00eb cilit ju keni rezerva, pra ai me titull &#8220;Ambasadori i vog\u00ebl i nj\u00eb vendi t\u00eb madh&#8221;, me autor z. Ilir Yzeiri, merrni n\u00eb konsiderat\u00eb sa m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>Ne i respektojm\u00eb opinionet dhe kontributin e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve tan\u00eb, dhe jemi shum\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm ndaj etik\u00ebs. Me kuptimin q\u00eb i keni dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb fjalie t\u00eb k\u00ebtij artikulli, thjesht keni rikonfirmuar q\u00eb ju, i nderuar, nuk e njihni as Shqip\u00ebrin\u00eb, as shqiptar\u00ebt. Por nuk po zgjatemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, p\u00ebrgjigjen mund ta merrni nga vet\u00eb autori i artikullit t\u00eb botuar n\u00eb faqet e opinioneve t\u00eb &#8220;Shekulli&#8221;-t. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faqe e lir\u00eb me t\u00eb gjitha vij\u00ebzimet e nevojshme p\u00ebr publikimet.<\/p>\n<p>N\u00eb respekt t\u00eb lexuesit, q\u00eb ndoshta nuk e ka n\u00eb kujtes\u00eb opinionin n\u00eb fjal\u00eb, ne po e ribotojm\u00eb sot at\u00eb me lejen e autorit dhe po ia l\u00ebm\u00eb lexuesit t\u00eb gjykoj\u00eb, n\u00ebse aty ka &#8220;p\u00ebrgojime t\u00eb lidhura me rac\u00ebn dhe etnin\u00eb&#8221;, si\u00e7 shkruhet n\u00eb letr\u00ebn tuaj.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, m\u00eb lejoni t&#8217;ju p\u00ebrgjigjem drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr disa rreshta q\u00eb i konsideroj krejt t\u00eb panevojsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr:<br \/>\n&#8211; Ju shkruani se keni marr\u00eb vendim q\u00eb (citoj): &#8220;stafi i &#8216;Shekulli&#8217;-t nuk do t\u00eb ftohet m\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb aktivitete, apo trajnime, t\u00eb sponsorizuara nga Ambasada&#8221;.<br \/>\nI nderuar mik! Po ju njoftoj paraprakisht q\u00eb edhe pasi ju t\u00eb &#8220;rilidhni marr\u00ebdh\u00ebniet&#8221; me &#8220;Shekulli&#8221;-n, stafi refuzon \u00e7do trajnim t\u00eb sponsorizuar nga ju, apo institucione t\u00eb tjera.<br \/>\nVe\u00e7 t\u00eb tjerash, kjo \u00ebsht\u00eb e ndaluar p\u00ebr gazetar\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p>Ju shkruani m\u00eb tej: &#8220;Gjithashtu, Ambasada nuk do t&#8217;i d\u00ebrgoj\u00eb m\u00eb gazet\u00ebs &#8216;Shekulli&#8217; njoftime p\u00ebr shtyp, apo deklarata t\u00eb Ambasad\u00ebs&#8230;&#8221;.<br \/>\nJu kujtojm\u00eb q\u00eb n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb jemi ne q\u00eb vendosim, n\u00ebse do t\u00eb botojm\u00eb nj\u00eb njoftim p\u00ebr shtyp dhe jo anasjelltas.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb letr\u00ebs, ju shkruani di\u00e7ka fyese. Citoj: &#8220;Shpresoj q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen gazeta &#8216;Shekulli&#8217; do t\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb m\u00eb seriozisht dhe do t\u00eb ribashkohet me radh\u00ebt e gazetaris\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjegjshme&#8221;.<\/p>\n<p>I nderuar ambasador! \u00cbsht\u00eb e dyta her\u00eb q\u00eb merrni p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb fusni &#8220;Shekulli&#8221;-n n\u00ebp\u00ebr klasifikime. Ndoshta \u00ebsht\u00eb rasti t&#8217;ju themi q\u00eb gazeta &#8220;Shekulli&#8221; ka 15 vjet q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb. Ju jeni i ri n\u00eb Shqip\u00ebri, u lini radh\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, t\u00eb gjykojn\u00eb, n\u00ebse opozicioni yn\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin kemi paguar dhe vijojm\u00eb t\u00eb paguajm\u00eb kosto t\u00eb larta, \u00ebsht\u00eb &#8220;i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm&#8221;, apo jo.<br \/>\nUshqejm\u00eb si gjith\u00eb populli shqiptar ndjenjat m\u00eb miq\u00ebsore ndaj popullit amerikan. Mos e mbivler\u00ebsoni veten dhe mos p\u00ebrfitoni nga kjo ndjenj\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ju kam shkruar edhe n\u00eb nj\u00eb redaksionale t\u00eb m\u00ebparshme, si kryeredaktor i gazet\u00ebs, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb lexuesve tan\u00eb, ju them se jemi thell\u00ebsisht t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr q\u00ebndrimet tuaja pas 21 janarit. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori, n\u00eb komentet dhe reagimet e shqiptar\u00ebve mbi deklaratat tuaja, kan\u00eb nisur t\u00eb hasen ndjenja shqet\u00ebsuese antiamerikane.<\/p>\n<p>Pranoni nj\u00eb sugjerim, ashtu si ne pranojm\u00eb p\u00ebrdit\u00eb sugjerimet tuaja: Nuk ia vlen barra qeran\u00eb q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeveri gangster\u00ebsh, t\u00eb mbillni n\u00eb zemr\u00ebn e nj\u00eb prej popujve m\u00eb filoamerikan\u00eb n\u00eb bot\u00eb, ndjesi t\u00eb tilla.<\/p>\n<p><strong>Adrian Thano<\/strong><br \/>\n<em>Kryeredaktor i &#8220;Shekulli&#8221;-t<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mero Baze\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/ilir_yzeiri.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/><br \/>\n<em><strong>Opinioni i kontestuar nga Ambasada Amerikane<\/strong><\/em>.<\/p>\n<p><strong>Intelektual\u00ebt dhe ambasadori i vog\u00ebl i nj\u00eb vendi t\u00eb madh<\/strong><\/p>\n<p>Nga <strong>Dr. Ilir Yzeiri <\/strong><\/p>\n<p>Java q\u00eb lam\u00eb pas u sh\u00ebnjua nga skandali i madh i akuz\u00ebs publike q\u00eb Hysen Shoshori, nj\u00eb hero i rezistenc\u00ebs antikomuniste, i b\u00ebri kryeministrit S.Berisha p\u00ebrmes transmetimit t\u00eb nj\u00eb interviste regjistruar disa vjet m\u00eb par\u00eb nga vet\u00eb i d\u00ebmtuari.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend jo t\u00eb vog\u00ebl, megjith\u00ebse t\u00eb sht\u00ebrzuar, mori edhe lajmi se disa intelektual\u00eb k\u00ebrkonin nj\u00eb ballafaqim me dy kandidat\u00ebt p\u00ebr kryetar bashkie t\u00eb Tiran\u00ebs, ballafaqim q\u00eb u realizua n\u00eb nj\u00eb panel ku rrinin t\u00eb ngjitur nj\u00ebri bri tjetrit disa n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb lart\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs publike e private shqiptare dhe profesionist\u00eb t\u00eb njohur gjithashtu dhe kandidati Basha q\u00eb ngjante m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb student province q\u00eb po mbronte tem\u00ebn e diplom\u00ebs p\u00ebrpara nj\u00eb jurie q\u00eb nxirrte ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb drit\u00eb portretin e Rektorit t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, Dhori Kule, akuzuar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb nga shoqata e ambientalist\u00ebve pse doli n\u00eb krah t\u00eb qeveris\u00eb dhe mb\u00ebshteti projektin p\u00ebr prishjen e nj\u00eb pjese t\u00eb Kopshtit Botanik n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorja e termit intelektual dhe e rolit q\u00eb duhet t\u00eb luaj\u00eb ai n\u00eb jet\u00ebn publike, u b\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb tem\u00eb e dit\u00ebs nga disa komentator\u00eb t\u00eb shtypit, t\u00eb cil\u00ebt, her\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb e her\u00eb t\u00eb nervozuar, u shpreh\u00ebn se p\u00ebrdorimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb i n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb lart\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fyerje p\u00ebr ta, se p\u00ebrpjekja q\u00eb po b\u00ebnte qeveria q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorte edhe k\u00ebt\u00eb arm\u00eb ndaj kund\u00ebrshtarit t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb Edi Rama, vet\u00ebm sa e zhvler\u00ebsonte rolin dhe emrin e intelektualit.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, cili mund t\u00eb jet\u00eb roli i intelektualit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb pluraliste, n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri thell\u00ebsisht t\u00eb politizuar, ku pal\u00ebt e ndara si me thik\u00eb, kan\u00eb polarizuar gjith\u00e7ka. Shqip\u00ebria ka dhjet\u00ebra universitete publike e private, por ka pak intelektual\u00eb q\u00eb e drejtojn\u00eb mendimin publik, q\u00eb thirren sa her\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria gjendet n\u00eb udh\u00ebkryq. K\u00ebto dit\u00eb m&#8217;u kujtuan dy shembuj.<\/p>\n<p>Po e nis nga ai m\u00eb i fresk\u00ebti. Bernard Henri L\u00e9vi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb filozof me plot\u00eb kuptimin e fjal\u00ebs dhe nj\u00eb intelektual i shquar francez me nj\u00eb ndikim t\u00eb madh, jo vet\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn e vendit t\u00eb tij, por edhe m\u00eb gjer\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb &#8220;TV5 Monde&#8221; disa dit\u00eb pasi filloi bombardimi n\u00eb Libi, ai u pyet nga gazetari, i cili i tha se a nuk t\u00eb duket se ju po dubloni ministrin e Jasht\u00ebm francez se me mb\u00ebshtetjen q\u00eb po i jepni Presidentit p\u00ebr t\u00eb sulmuar Gedafin kini krijuar p\u00ebrshtypjen se luft\u00ebn e kini filluar ju?<\/p>\n<p>Dhe ai u p\u00ebrgjigj pak a shum\u00eb k\u00ebshtu. Un\u00eb nuk po z\u00ebvend\u00ebsoj ministrin e Jasht\u00ebm. Un\u00eb isha n\u00eb Benghazi me miq t\u00eb mi profesor\u00eb universiteti n\u00eb koh\u00ebn kur Ghedafi po sulmonte k\u00ebt\u00eb qytet dhe pash\u00eb se si po vriteshin njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm. At\u00ebher\u00eb, ngrita telefonin dhe i telefonova presidentit t\u00eb vendit tim duke i th\u00ebn\u00eb se Europa nuk duhet t\u00eb l\u00ebr\u00eb nj\u00eb gangster q\u00eb t\u00eb vras\u00eb popullin e tij.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, Franca nisi t\u00eb l\u00ebviz\u00eb dhe ndodhi ajo q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model i intelektualit q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb i kritikuesh\u00ebm nga nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00ebpamje. N\u00eb Shqip\u00ebri u vran\u00eb kat\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe un\u00eb nuk pash\u00eb asnj\u00eb nga ata intelektual\u00eb q\u00eb merrnin n\u00eb provim kandidatin Basha t\u00eb ngrinte z\u00ebrin. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb merren me shkenc\u00ebn e komunikimit e din\u00eb se roli i intelektualit n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e opinionit publik nis e p\u00ebrvijohet me artikullin e Emil Zola-s\u00eb \u00abJ&#8217;accuse &#8211; Un\u00eb akuzoj\u00bb.<\/p>\n<p>N\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb pluraliste ky njihet si nj\u00eb nga kontributet e para t\u00eb zgjerimit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs publike edhe me nd\u00ebrhyrjen e intelektual\u00ebve. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr at\u00eb q\u00eb, m\u00eb von\u00eb, n\u00eb literatur\u00ebn publicistike hyri me emrin \u00ab\u00c7\u00ebshtja Drajfus\u00bb. N\u00eb origjin\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje \u00ebsht\u00eb d\u00ebnimi i kapitenit Drajfus i akuzuar se i kishte dor\u00ebzuar Perandoris\u00eb gjermane dokumente sekrete.<\/p>\n<p>M\u00eb pas u zbulua se kjo akuz\u00eb nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb dhe se ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim juridik.<br \/>\nN\u00eb sfond t\u00eb k\u00ebsaj akuze ishte spiunazhi dhe nj\u00eb frym\u00eb antisemite, meqen\u00ebse kapiteni ishte me origjin\u00eb hebre. E gjith\u00eb kjo ndodhte n\u00eb kontekstin social t\u00eb aneksimit t\u00eb Alzas\u00ebs dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Lorrain\u00ebs prej gjerman\u00ebve. Historia \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb, por ajo ka mbetur n\u00eb kujtes\u00ebn kolektive si rasti ideal ku u p\u00ebrlesh\u00ebn ajo q\u00eb quhet \u00abraison d&#8217;etat\u00bb dhe opinioni publik i p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga nj\u00eb intelektual i kalibrit t\u00eb Emil Zola-s\u00eb.<\/p>\n<p>Mjaft t\u00eb themi q\u00eb n\u00eb vitin 1906 Gjykata e Kasacionit e shpall t\u00eb pafajsh\u00ebm kapitenin Drajfus.<br \/>\nNatyrisht, k\u00ebto jan\u00eb shembuj q\u00eb tani rrin\u00eb n\u00ebp\u00ebr almanak\u00eb dhe tekste universitetesh dhe u p\u00ebrs\u00ebriten student\u00ebve n\u00ebp\u00ebr leksione. Intelektual\u00ebt e postdiktatur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb rralluar dhe ata t\u00eb pakt\u00ebt si prof. Qosja ndoshta nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb deligjitimuar krimet q\u00eb kryhen n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb antikomunizmit.<\/p>\n<p>Fat i madh \u00ebsht\u00eb se shtypi ka krijuar nj\u00eb grup t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm gazetar\u00ebsh me integritet moral q\u00eb gjenden gjithmon\u00eb n\u00eb opozit\u00eb me \u00e7do qeveri q\u00eb hyn e del n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Nd\u00ebrsa teatri banal me intelektual\u00eb t\u00eb em\u00ebruar e t\u00eb p\u00ebrdorur nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb shfaqje e re. Kjo \u00ebsht\u00eb norma e jet\u00ebs son\u00eb publike, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia e prapambetjes son\u00eb tragjike.<\/p>\n<p>Ambasadori i vog\u00ebl i nj\u00eb vendi t\u00eb madh<br \/>\nAmbasadori Arvizu ishte i ftuar n\u00eb nj\u00eb emision televiziv dhe paraqiti edhe nj\u00ebher\u00eb performanc\u00ebn e tij si nj\u00eb ambasador i vog\u00ebl, (jo p\u00ebr nga shtati, por p\u00ebr nga statura), i nj\u00eb vendi t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Zhg\u00ebnjimi kur e d\u00ebgjon dhe e sheh k\u00ebt\u00eb ambasador nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm m\u00ebnyra se si ai flet, por \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si na trajton ne shqiptar\u00ebve. Zoti ambasador ka zgjedhur t\u00eb hesht\u00eb dhe t\u00eb mos faj\u00ebsoj\u00eb qeverin\u00eb shqiptare pse ajo sillet si nj\u00eb qeveri autokratike, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pleksur me krimin e organizuar, q\u00eb ka mbytur tregun dhe q\u00eb e kontrollon at\u00eb me klient\u00ebt e vet, q\u00eb ka mbytur median dhe q\u00eb e ka kthyer Televizionin Publik Shqiptar n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr z\u00ebri t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb reparteve ushtarake t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit.<\/p>\n<p>Por, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb flagrantja, ky ambasador ka zgjedhur t\u00eb mbroj\u00eb dhe t\u00eb justifikoj\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb ka n\u00eb biografin\u00eb e tij nj\u00ebher\u00eb mbi 3000 t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb kriz\u00ebn e vitit 1997 dhe 30 t\u00eb vrar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb ngjarjet e G\u00ebrdecit dhe 21 janarit.<\/p>\n<p>Ambasadori i vog\u00ebl i vendit t\u00eb madh p\u00ebrmendi me ciniz\u00ebm se edhe n\u00eb Amerik\u00eb Garda ka vrar\u00eb n\u00eb vitet &#8217;70. Po \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe shqiptar\u00ebt e din\u00eb se n\u00eb Amerik\u00eb \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb edhe presidenti Kenedi, edhe Martin Luter Kingu, por askush n\u00eb Amerik\u00eb nuk ka qen\u00eb n\u00eb krah t\u00eb vras\u00ebsve dhe askush n\u00eb Amerik\u00eb nuk ka menduar qoft\u00eb edhe nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkrah\u00eb vras\u00ebsit dhe t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb viktimat si\u00e7 b\u00ebni ju, zoti Ambasador. Nga ana tjet\u00ebr, nuk \u00ebsht\u00eb e gjetur p\u00ebrpjekja q\u00eb b\u00ebni ju p\u00ebr t&#8217;u treguar se jeni nj\u00eb njeri i dashur me popullin. K\u00ebtyre n\u00eb shqip ne u themi &#8220;kinez\u00ebrira&#8221;.<\/p>\n<p>Ju e njihni mir\u00eb psikologjin\u00eb e kinez\u00ebve t\u00eb Maos dhe heroin Lej Fen. Ju mund t\u00eb lexoni edhe romanin &#8220;Koncert n\u00eb fund t\u00eb dimrit&#8221; t\u00eb shkrimtarit ton\u00eb t\u00eb madh Kadare. Atje vizatohet bukur ajo q\u00eb ne i themi &#8220;kinez\u00ebri&#8221;. N\u00eb fakt, historia q\u00eb treguat mbr\u00ebm\u00eb me at\u00eb q\u00eb ju b\u00ebt\u00eb kur shkuat t\u00eb darkoni me zotin Kantrimen te &#8220;Tajvani&#8221;, pra historia q\u00eb treguat ju me at\u00eb gruan me f\u00ebmij\u00ebn q\u00eb ju e takuat dhe p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebt edhe f\u00ebmij\u00ebn, t\u00eb m\u00eb ndjeni, po nuk ishte e gjetur. Ky lloj populizmi n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ngjit, p\u00ebrkundrazi b\u00ebn efekt t\u00eb kund\u00ebrt.<\/p>\n<p>Ne shqiptar\u00ebt e kuptojm\u00eb shum\u00eb mir\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka sot diplomacia amerikane p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb bot\u00eb. Pas d\u00ebshtimit n\u00eb Irak e Afganistan, pas kriz\u00ebs s\u00eb tmerrshme ekonomike, Amerika nuk e ka m\u00eb at\u00eb fuqi q\u00eb kishte dikur.<\/p>\n<p>Natyrisht, ne e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se Amerika nuk mund t\u00eb vihej n\u00eb krye t\u00eb revolucioneve arabe, se ajo u tregua e matur qoft\u00eb me Mubarakun, qoft\u00eb me Ben Alin\u00eb, se p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb Libi, u desh q\u00eb iniciativ\u00ebn ta marr\u00eb Franca.<\/p>\n<p>Pra, t\u00eb gjitha k\u00ebto ne i mir\u00ebkuptojm\u00eb dhe jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se Amerika nuk mund t\u00eb na shp\u00ebtoj\u00eb nga autokracizmi dhe nga mafia q\u00eb na qeveris. Ne e kuptojm\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se p\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb i shenjt\u00eb stabilizimi, se demokracia do koh\u00eb t\u00eb m\u00ebsohet, ndaj edhe ju me ciniz\u00ebm na kujtoni shembujt me vrasje t\u00eb viteve &#8217;70 q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto ne i mir\u00ebkuptojm\u00eb, ashti si\u00e7 edhe ju duhet ta dini se ndjenjat tona proamerikane nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me asnj\u00eb ambasador t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm q\u00eb vjen n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nVet\u00ebm se ju duhet ta dini i dashur ambasador se me sjelljet tuaja dhe me mb\u00ebshtetjen q\u00eb i b\u00ebni qeveris\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb stabilitetit, po i d\u00ebmtoni ndjenjat proamerikane t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb intervist\u00eb ju do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjeshit edhe p\u00ebr nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur q\u00eb ju ka d\u00ebrguar nj\u00eb shqiptaro-amerikan i njohur me emrin Geri Kokalari, por ju zgjodh\u00ebt t\u00eb flisni me nj\u00eb gjuh\u00eb konspirative duke th\u00ebn\u00eb shpesh e m\u00eb shpesh se m\u00eb kan\u00eb ardhur disa njer\u00ebz e m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu, m\u00eb kan\u00eb ardhur ca t\u00eb tjer\u00eb e m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb ashtu.<\/p>\n<p>Cil\u00ebt jan\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb vijn\u00eb e ju raportojn\u00eb zoti Ambasador? Uroj t\u00eb mos jen\u00eb &#8220;t\u00eb pak\u00ebnaqurit nga opozita&#8221;.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb ju t\u00eb mos i dekonspironit k\u00ebta dashnor\u00eb t\u00eb stabilitetit. Nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb analizoj me detaje intervist\u00ebn dhe sjelljet tuaja, zoti Ambasador. Ajo q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson \u00ebsht\u00eb perceptimi dhe imazhi q\u00eb ju po krijoni me shpejt\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Dhe nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit, a e kini par\u00eb portretin e An\u00ebs, vajz\u00ebs s\u00eb Ziverit q\u00eb u vra m\u00eb 21 janar?<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shkrim timin at\u00eb e kam quajtur &#8220;Per\u00ebndesha e dhimbjes son\u00eb&#8221;. Ajo dhimbje q\u00eb ndjeva at\u00ebher\u00eb p\u00ebr at\u00eb vajz\u00eb me buz\u00eb t\u00eb mbledhura dhe me dy pika lot n\u00eb sy, nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb fshitur ende.<\/p>\n<p>Por kur t\u00eb pash\u00eb e t\u00eb d\u00ebgjova n\u00eb at\u00eb emision televiziv m&#8217;u shtua indiferenca ndaj jush dhe ndjeva dhimbje pse Amerika e madhe zgjodhi nj\u00eb ambasador t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb vendin tim gjithashtu t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shekulli, 15.04.2011 Teksti i letr\u00ebs s\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane d\u00ebrguar dje n\u00eb redaksin\u00eb e &#8220;Shekulli&#8221;-t: &#8220;&#8230;Po ju shkruaj p\u00ebr t&#8217;ju informuar q\u00eb Ambasada e SHBA ka vendosur t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e saj profesionale me gazet\u00ebn &#8216;Shekulli&#8217; deri n\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm. Duke hyr\u00eb n\u00eb fuqi menj\u00ebher\u00eb, Ambasada do t\u00eb anuloj\u00eb t\u00eb gjitha pajtimet e saj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Ambasada Amerikane &#039;nd\u00ebrpret marr\u00ebdh\u00ebniet&#039; me gazet\u00ebn &quot;Shekulli&quot; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ambasada Amerikane &#039;nd\u00ebrpret marr\u00ebdh\u00ebniet&#039; me gazet\u00ebn &quot;Shekulli&quot; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shekulli, 15.04.2011 Teksti i letr\u00ebs s\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane d\u00ebrguar dje n\u00eb redaksin\u00eb e &#8220;Shekulli&#8221;-t: &#8220;&#8230;Po ju shkruaj p\u00ebr t&#8217;ju informuar q\u00eb Ambasada e SHBA ka vendosur t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e saj profesionale me gazet\u00ebn &#8216;Shekulli&#8217; deri n\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm. Duke hyr\u00eb n\u00eb fuqi menj\u00ebher\u00eb, Ambasada do t\u00eb anuloj\u00eb t\u00eb gjitha pajtimet e saj [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-04-15T07:20:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/aleksander_arvizu.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Ambasada Amerikane &#8216;nd\u00ebrpret marr\u00ebdh\u00ebniet&#8217; me gazet\u00ebn &#8220;Shekulli&#8221;\",\"datePublished\":\"2011-04-15T07:20:55+00:00\",\"dateModified\":\"2011-04-15T07:20:55+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/\"},\"wordCount\":3242,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/aleksander_arvizu.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/\",\"name\":\"Ambasada Amerikane 'nd\u00ebrpret marr\u00ebdh\u00ebniet' me gazet\u00ebn \\\"Shekulli\\\" - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/aleksander_arvizu.jpg\",\"datePublished\":\"2011-04-15T07:20:55+00:00\",\"dateModified\":\"2011-04-15T07:20:55+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/aleksander_arvizu.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/aleksander_arvizu.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ambasada Amerikane &#8216;nd\u00ebrpret marr\u00ebdh\u00ebniet&#8217; me gazet\u00ebn &#8220;Shekulli&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ambasada Amerikane 'nd\u00ebrpret marr\u00ebdh\u00ebniet' me gazet\u00ebn \"Shekulli\" - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ambasada Amerikane 'nd\u00ebrpret marr\u00ebdh\u00ebniet' me gazet\u00ebn \"Shekulli\" - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shekulli, 15.04.2011 Teksti i letr\u00ebs s\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane d\u00ebrguar dje n\u00eb redaksin\u00eb e &#8220;Shekulli&#8221;-t: &#8220;&#8230;Po ju shkruaj p\u00ebr t&#8217;ju informuar q\u00eb Ambasada e SHBA ka vendosur t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e saj profesionale me gazet\u00ebn &#8216;Shekulli&#8217; deri n\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm. Duke hyr\u00eb n\u00eb fuqi menj\u00ebher\u00eb, Ambasada do t\u00eb anuloj\u00eb t\u00eb gjitha pajtimet e saj [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-04-15T07:20:55+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/aleksander_arvizu.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Ambasada Amerikane &#8216;nd\u00ebrpret marr\u00ebdh\u00ebniet&#8217; me gazet\u00ebn &#8220;Shekulli&#8221;","datePublished":"2011-04-15T07:20:55+00:00","dateModified":"2011-04-15T07:20:55+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/"},"wordCount":3242,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/aleksander_arvizu.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/","name":"Ambasada Amerikane 'nd\u00ebrpret marr\u00ebdh\u00ebniet' me gazet\u00ebn \"Shekulli\" - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/aleksander_arvizu.jpg","datePublished":"2011-04-15T07:20:55+00:00","dateModified":"2011-04-15T07:20:55+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/aleksander_arvizu.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/aleksander_arvizu.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ambasada-amerikane-nderpret-marredheniet-me-gazeten-shekulli\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ambasada Amerikane &#8216;nd\u00ebrpret marr\u00ebdh\u00ebniet&#8217; me gazet\u00ebn &#8220;Shekulli&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7711"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7711"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7711\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7711"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7711"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7711"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}