{"id":7696,"date":"2011-04-11T08:08:48","date_gmt":"2011-04-11T07:08:48","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=7696"},"modified":"2011-04-11T08:08:48","modified_gmt":"2011-04-11T07:08:48","slug":"a-ka-shprese-tirana","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/","title":{"rendered":"A ka shpres\u00eb Tirana"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Fatos Lubonja\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/><br \/>\n<strong>FATOS LUBONJA<\/strong>, <em>11.04.2011<\/em><\/p>\n<p>Debati q\u00eb zhvillohet sot mbi Tiran\u00ebn t\u00eb b\u00ebn t\u00eb kujtosh se n\u00eb pun\u00ebt e politik\u00ebs, ashtu si n\u00eb pun\u00ebt e ruajtjes s\u00eb sh\u00ebndetit, zot\u00ebsia \u00ebsht\u00eb ta kap\u00ebsh n\u00eb koh\u00eb s\u00ebm-undjen, kur ajo nuk duket sheshit, pasi at\u00ebher\u00eb ka shpres\u00eb sh\u00ebrimi, kurse kur arrin puna q\u00eb t\u00eb keqen ta shohin t\u00eb gjith\u00eb, at\u00ebher\u00eb gjetja e mjeteve t\u00eb sh\u00ebrimit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. E them k\u00ebt\u00eb, pasi em\u00ebrues thuajse i p\u00ebrbashk\u00ebt i debatit mbi Tiran\u00ebn n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve lokale \u00ebsht\u00eb fakti se gati t\u00eb gjith\u00eb thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb qytet i pabanuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>E d\u00ebgjon k\u00ebt\u00eb jo vet\u00ebm nga demokrat\u00ebt n\u00ebp\u00ebr fushat\u00eb, por edhe nga banor\u00eb t\u00eb paansh\u00ebm, madje edhe nga pjesa e es\u00ebllt e socialist\u00ebve. Ma do mendja se nj\u00eb nga arsyet pse Edi Rama e ka impostuar fushat\u00ebn e tij kryesisht mbi trajtimin e k\u00ebtyre zgjedhjeve, si nj\u00eb referendum pro ose kund\u00ebr Berish\u00ebs dhe qeverisjes s\u00eb tij qendrore, \u00ebsht\u00eb edhe fakti se ai vet\u00eb e di masakr\u00ebn q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe se zor se do t\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb projekt q\u00eb ta shp\u00ebtoj\u00eb. Gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh d\u00ebgjon njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb thon\u00eb se vet\u00ebm nj\u00eb t\u00ebrmet mund ta krijoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta rib\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet. E, megjithat\u00eb, ne nuk e duam t\u00ebrmetin, madje vazhdojm\u00eb t\u00eb shprehemi se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar at\u00eb \u00e7ka ka mbetur.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb interes t\u00eb mbarsur me plot zhg\u00ebnjime e dyshime d\u00ebgjova n\u00eb \u201cOpinion\u201d t\u00eb Fevziut se \u00e7far\u00eb idesh ka Lulzim Basha p\u00ebr Tiran\u00ebn.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb m\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb premtimin e Bash\u00ebs ishte ideja se gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb ai do t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb <em>plan urbanistik <\/em>dhe se, deri n\u00eb mbarimin e k\u00ebtij plani, do t\u00eb ket\u00eb moratorium p\u00ebr lejet e nd\u00ebrtimit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ide q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka nevoj\u00eb Tirana e s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb: t\u00eb ulemi ta studiojm\u00eb gjendjen e saj dhe t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb projekt se si ta sh\u00ebrojm\u00eb duke par\u00eb edhe shkakun e s\u00ebmundjes. \u00c7far\u00eb ka ndodhur gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve derisa erdh\u00ebm deri k\u00ebtu? Cili ishte virusi q\u00eb u fut?<\/p>\n<p>Si nj\u00eb reagim i par\u00eb pozitiv ndaj ides\u00eb s\u00eb planit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm m\u00eb erdhi t\u00eb them se Tiran\u00ebn e shkat\u00ebrruan bash projektet e pjesshme. Por pastaj mendova se idealisht si projekti i pjessh\u00ebm si ai t\u00ebr\u00ebsor mund t\u00eb funksiononin fare mir\u00eb, sikurse mund t\u00eb rezultojn\u00eb q\u00eb t\u00eb dy n\u00eb katastrof\u00eb, var\u00ebsisht nga synimi dhe profesionalizmi i projektit. Po ku q\u00ebndron ndryshimi midis tyre q\u00eb m\u00eb erdhi t\u00eb mallkoj projektet e pjesshme? Ndryshimi q\u00ebndron n\u00eb at\u00eb se projektet e pjesshme m\u00eb duken nj\u00eb gjetje m\u00eb dinake p\u00ebr ta maskuar q\u00ebllimin e keq, kurse nj\u00eb plan i plot\u00eb e zbulon at\u00eb shum\u00eb m\u00eb qart\u00eb e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme. Pra kur synimin e ke ta b\u00ebsh qytetin \u201cpre qensh\u201d m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ta shqyer at\u00eb \u00ebsht\u00eb ta kafshosh copa-copa. Kjo ka ndodhur me Tiran\u00ebn.<\/p>\n<p>Por, tek e fundit, problemi nuk \u00ebsht\u00eb edhe aq n\u00ebse projekti \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsor apo i pjessh\u00ebm, por synimi i tij. Problemi ka qen\u00eb se synimi nuk ishte nevoja p\u00ebr t\u00eb normalizuar nj\u00eb situat\u00eb n\u00eb nj\u00eb lagje apo zon\u00eb, por interesat e fitimit t\u00eb nj\u00eb apo dy nd\u00ebrtuesve e sekser\u00ebve p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb at\u00eb lagje pallate, pasi kishin bler\u00eb truallin apo kishin b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje me pronar\u00ebt e disa sht\u00ebpive n\u00eb ato lagje.<\/p>\n<p>Kjo b\u00ebri q\u00eb projektimi i asaj q\u00eb quhet \u201cnj\u00ebsi urbane\u201d n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn normalisht duhet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb s\u00eb pari nj\u00eb infrastruktur\u00eb rrugore, kanalizimesh etj. e pastaj ato q\u00eb quhen objekte publike, si shkollat, kopshtet, parqet, fushat e sportit, postat dhe pastaj edhe nd\u00ebrtimet p\u00ebr banim, t\u00eb reduktohet n\u00eb \u201cshesh nd\u00ebrtimi\u201d. Shkurt, e mira e shumic\u00ebs n\u00eb at\u00eb lagje u sakrifikua p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e nj\u00eb pakice t\u00eb ngusht\u00eb njer\u00ebzish, kryesisht klient\u00eb t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb, ku tek shumica e d\u00ebmtuar do t\u00eb fusja jo vet\u00ebm banor\u00ebt e sht\u00ebpive p\u00ebrreth, por edhe ata q\u00eb blen\u00eb apartamente n\u00eb pallatet e larta q\u00eb u ngrit\u00ebn, apo edhe vet\u00eb pronar\u00ebt q\u00eb mor\u00ebn nga 20 deri n\u00eb 50 p\u00ebr qind, sepse shum\u00eb shpejt edhe ata u ndodh\u00ebn n\u00ebn hijen e ndonj\u00eb pallati tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Masakra q\u00eb ndodhi k\u00ebsisoj ishte jo vet\u00ebm n\u00eb kurriz t\u00eb peizazhit urban, q\u00eb erdhi duke u degraduar hap pas hapi me pallatet q\u00eb ngriheshin pa asnj\u00eb lidhje estetike me pjes\u00ebn tjet\u00ebr apo nj\u00ebri-tjetrin, por edhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket raportit nd\u00ebrtim gjelb\u00ebrim, q\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb metrat katror gjelb\u00ebrim p\u00ebr banor, past\u00ebrtin\u00eb e ajrit, mund\u00ebsin\u00eb e parkimit, mund\u00ebsin\u00eb e pasjes s\u00eb shkollave e kopshteve af\u00ebr etj., por edhe n\u00eb aspektin ekonomik, pasi pjes\u00ebs s\u00eb mbetur iu zhvler\u00ebsua prona sepse nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohej m\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jeta n\u00ebp\u00ebr apartamente t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb pallate t\u00eb tilla b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, prandaj dhe \u00e7mimet e tyre po bien dhe jan\u00eb t\u00eb destinuar t\u00eb bien.<\/p>\n<p>Sot kur flitet p\u00ebr nj\u00eb rishikim t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb Tiran\u00ebs, mendja t\u00eb shkon se nisja duhet t\u00eb jet\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb drejtimin e kund\u00ebrt nga u nis\u00ebn ata q\u00eb shkat\u00ebrruan Tiran\u00ebn; pra jo m\u00eb nga interesi i nd\u00ebrtuesve p\u00ebr fitim, por nga interesi i qytetar\u00ebve p\u00ebr hap\u00ebsira t\u00eb gjelb\u00ebrta, shkolla, kopshte, rrug\u00eb etj. Kjo do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb konkretisht q\u00eb studimi i planit duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb gjetjen e maksimumit t\u00eb mund\u00ebsive q\u00eb t\u00eb ruhen hap\u00ebsirat q\u00eb jan\u00eb ende pa nd\u00ebrtim si dhe, madje, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb kompensohen pronar\u00eb t\u00eb trojeve q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ende sht\u00ebpi t\u00eb ul\u00ebta pa ndonj\u00eb vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb trojet e tyre t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen lulishte, kopshte, shkolla, fusha sporti. Pra as q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb q\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohen ato grata\u00e7ielat q\u00eb s\u2019jan\u00eb ngritur ende, as ato t\u00eb tjerat q\u00eb jan\u00eb projektuar tek Kompleksi Dinamo e shum\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Madje gjykoj se Tirana m\u00eb s\u00eb pari ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebrim se sa apartamente ka, sa nd\u00ebrtime t\u00eb pambaruara ka, sa apartamente dhe sht\u00ebpi t\u00eb pabanuara ka n\u00eb brend\u00ebsi dhe rrethinat e saj. Po ashtu, nj\u00eb plan i Tiran\u00ebs nuk mund t\u00eb shihet jasht\u00eb vizionit t\u00eb zhvillimit t\u00eb vendit dhe, sipas meje, vendi duhet t\u00eb zhvillohet n\u00eb \u00e7do kilomet\u00ebr katror dhe jo mbi iden\u00eb sa absurde aq edhe spekulative q\u00eb ka qarkulluar e vazhdon t\u00eb qarkulloj\u00eb (gjithnj\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb interesave t\u00eb asaj pakic\u00ebs s\u00eb cil\u00ebs i intereson vet\u00ebm vlera e shitjes s\u00eb metrit katror nd\u00ebrtim) t\u00eb bashkimit t\u00eb Durr\u00ebsit me Tiran\u00ebn n\u00eb nj\u00eb metropol super gjigant, ku do t\u00eb mblidhen t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e di a e ka Lulzim Basha k\u00ebt\u00eb vizion. Nuk e di as se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb planin q\u00eb do t\u00eb paraqes\u00eb nj\u00eb vit pasi t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb Bashkin\u00eb. Por po d\u00ebgjoj se po flet \u2013 si\u00e7 kan\u00eb folur e flasin t\u00eb gjith\u00eb fatkeq\u00ebsisht \u2013 p\u00ebr parqe, kopshte, shkolla dhe mendoj se, n\u00ebse e ka seriozisht, duhet ta ket\u00eb n\u00eb mendje problematik\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn fola se p\u00ebrndryshe ku do t\u2019i gjej\u00eb hap\u00ebsirat. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur na premtoi se do ta paraqes\u00eb k\u00ebt\u00eb plan p\u00ebrpara nj\u00eb oponence t\u00eb publikut apo specialist\u00ebve dhe se po mendon se mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe nj\u00eb referendum p\u00ebr ta aprovuar k\u00ebt\u00eb plan.<\/p>\n<p>N\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb pozitiviteti, le t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pak oponenc\u00ebn q\u00eb tani duke pasur parasysh jo vet\u00ebm p\u00ebrvoj\u00ebn e hidhur q\u00eb kemi t\u00eb premtimeve t\u00eb bukura dhe zhg\u00ebnjimeve t\u00eb sh\u00ebmtuara (mjaft t\u2019i kujtojm\u00eb Bash\u00ebs se PD-ja premtoi Vlor\u00ebn turistike dhe, pasi mori pushtetin, e ka nxjerr\u00eb Vlor\u00ebn n\u00eb shitje p\u00ebr ata q\u00eb duan ta b\u00ebjn\u00eb portin n\u00eb t\u00eb madh t\u00eb kargove n\u00eb Europ\u00eb dhe Karaburunin e ka dh\u00ebn\u00eb me koncesion p\u00ebr parkun m\u00eb t\u00eb madh eolik n\u00eb Europ\u00eb), por edhe disa inkoherenca q\u00eb gjej n\u00eb projekt-idet\u00eb e tij. Do t\u00eb ve\u00e7oja vet\u00ebm dy gj\u00ebra n\u00eb k\u00ebt\u00eb oponenc\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><em>S\u00eb pari<\/em>, ne e dim\u00eb se n\u00ebse pushteti i kryebashkiakut \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb deri m\u00eb sot (kryesisht p\u00ebr t\u00eb keqen ton\u00eb do t\u00eb thoja) nuk \u00ebsht\u00eb mbajtur pasi ka punuar p\u00ebr qytetar\u00ebt, por pasi ka punuar me at\u00eb skem\u00ebn e pakic\u00ebs klientelare qytetkafshuese p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebra fjal\u00eb. Kan\u00eb qen\u00eb lek\u00ebt e saj t\u00eb pastra dhe t\u00eb pista t\u00eb investuara n\u00eb nd\u00ebrtim q\u00eb e kan\u00eb mbajtur m\u00eb k\u00ebmb\u00eb duke na u paraqitur masakra urbane edhe si zhvillim e zbukurim. Ku do t\u2019i gjej\u00eb Lulzim Basha parat\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb kopshte e shkolla, kur paska nd\u00ebrmend t\u00eb punoj\u00eb kund\u00ebr interesit t\u00eb tyre n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesave t\u00eb qytetarit, sepse, sa p\u00ebr para publike, ne po shohim se maxhoranca nuk po mban dot as premtimet e kthyera n\u00eb ligj p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblimin e kategoris\u00eb m\u00eb n\u00eb hall sot n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare: ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb? Jemi n\u00eb vitin e tret\u00eb dhe nuk ka mbaruar k\u00ebstin e d\u00ebmshp\u00ebrblimit t\u00eb vitit t\u00eb par\u00eb. Ne k\u00ebrkojm\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje m\u00eb t\u00eb detajuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><em>S\u00eb dyti<\/em>, p\u00ebrtej premtimeve me fjal\u00eb p\u00ebr projekt t\u00ebr\u00ebsor dhe moratorium q\u00eb na b\u00ebn Basha, ne kemi dy premtime projektesh pjesore q\u00eb jan\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00eb kund\u00ebrshtim si me premtimin p\u00ebr nj\u00eb projekt t\u00ebr\u00ebsor, si me premtimin p\u00ebr hap\u00ebsirat e gjelbra, q\u00eb e komprometojn\u00eb r\u00ebnd\u00eb premtimin e Bash\u00ebs. I pari \u00ebsht\u00eb projekti q\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebrt t\u00eb caktuar n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb qytetit, qeveria me VKM vendosi t\u2019ia kthej\u00eb Komunitetit Mysliman p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb xhamie. Pra, n\u00eb vend se t\u00eb gjendet nj\u00eb vend tjet\u00ebr (kompensimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast) prishet nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e gjelb\u00ebrt, madje duke shkelur ligjin, pasi konventa e Ahrusit, ku ne aderojm\u00eb, nuk e lejon nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb me parqet publike duke na kujtuar se k\u00ebshtu (dhe po p\u00ebr synime elektorale) u prish edhe nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb tjet\u00ebr e gjelb\u00ebrt q\u00eb iu dha Kish\u00ebs Ortodokse p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb mega kish\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar n\u00eb nj\u00eb vend ku s\u2019ka mbetur m\u00eb asnj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb nj\u00eb pem\u00eb dhe ku s\u2019mjafton kjo, por disa metra m\u00eb p\u00ebrtej po ngrihet edhe nj\u00eb grata\u00e7iel\u00eb 25-kat\u00ebshe.<\/p>\n<p>Projekti tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ai i prishjes s\u00eb Piramid\u00ebs ku p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb ngrihet nj\u00eb mega nd\u00ebrtes\u00eb q\u00eb, me \u00e7\u2019kam par\u00eb n\u00eb projektin q\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur, \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm gjith\u00ebpushtues i hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb gjelb\u00ebrt rrotull saj, \u2013 a thua se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr parlamentin e nj\u00eb shteti mbi 100 milion banor\u00eb, \u2013 por edhe super e sh\u00ebmtuar, pasi \u00ebsht\u00eb krejt mish i huaj n\u00eb at\u00eb bulevard. Jo vet\u00ebm, por dhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb shkelur ligji, pasi Piramida me ligj b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb monumentet e mbrojtura. E po ashtu, sipas k\u00ebtij projekti, ai do t\u00eb mbaroj\u00eb m\u00eb 12 n\u00ebntor 2012 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, sipas Bash\u00ebs, sikur t\u00eb fitoj\u00eb ai, do t\u00eb ket\u00eb moratorium nd\u00ebrtimesh deri af\u00ebr k\u00ebsaj date.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shihet pra, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb nj\u00eb an\u00eb Basha na premton nj\u00eb plan t\u00ebr\u00ebsor q\u00eb do t\u2019i n\u00ebnshtrohet referendumit, m\u00eb an\u00eb tjet\u00ebr maxhoranca ku ai b\u00ebn pjes\u00eb harton projekte pjesore, q\u00eb, ashtu si ato t\u00eb Ram\u00ebs, jan\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, jan\u00eb projekte t\u00eb pjesshme dhe jo t\u00eb studiuara n\u00eb raport me nj\u00eb projekt t\u00ebr\u00ebsor, dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb kafshojn\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb tjera t\u00eb gjelb\u00ebrta publike. Duke pasur parasysh edhe p\u00ebrvoj\u00ebn e deritanishme, sipas s\u00eb cil\u00ebs \u00e7do projekt q\u00eb aprovojm\u00eb sot, nes\u00ebr, kur t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb pushtet, mund ta kthejm\u00eb n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e tij \u2013 mjaft t\u00eb kemi parasysh se kryebashkiaku i sot\u00ebm e shpalli Qendr\u00ebn e Tiran\u00ebs \u201cmonument kulture\u201d dhe pastaj i vuri kazm\u00ebn fund e krye &#8211;  kam frik[ se s\u00ebmundja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn fola n\u00eb krye t\u00eb shkrimit do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb zgjeroj\u00eb metastazat e saj duke i dh\u00ebn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb atyre q\u00eb thon\u00eb se vet\u00ebm nj\u00eb t\u00ebrmet, d.m.th., vdekja mund ta krijoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta ringjallur k\u00ebt\u00eb qytet. E, megjithat\u00eb, ne nuk e duam t\u00ebrmetin\/vdekjen, e prandaj duket se do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb vuajm\u00eb e shpresojm\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FATOS LUBONJA, 11.04.2011 Debati q\u00eb zhvillohet sot mbi Tiran\u00ebn t\u00eb b\u00ebn t\u00eb kujtosh se n\u00eb pun\u00ebt e politik\u00ebs, ashtu si n\u00eb pun\u00ebt e ruajtjes s\u00eb sh\u00ebndetit, zot\u00ebsia \u00ebsht\u00eb ta kap\u00ebsh n\u00eb koh\u00eb s\u00ebm-undjen, kur ajo nuk duket sheshit, pasi at\u00ebher\u00eb ka shpres\u00eb sh\u00ebrimi, kurse kur arrin puna q\u00eb t\u00eb keqen ta shohin t\u00eb gjith\u00eb, at\u00ebher\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>A ka shpres\u00eb Tirana - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"A ka shpres\u00eb Tirana - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"FATOS LUBONJA, 11.04.2011 Debati q\u00eb zhvillohet sot mbi Tiran\u00ebn t\u00eb b\u00ebn t\u00eb kujtosh se n\u00eb pun\u00ebt e politik\u00ebs, ashtu si n\u00eb pun\u00ebt e ruajtjes s\u00eb sh\u00ebndetit, zot\u00ebsia \u00ebsht\u00eb ta kap\u00ebsh n\u00eb koh\u00eb s\u00ebm-undjen, kur ajo nuk duket sheshit, pasi at\u00ebher\u00eb ka shpres\u00eb sh\u00ebrimi, kurse kur arrin puna q\u00eb t\u00eb keqen ta shohin t\u00eb gjith\u00eb, at\u00ebher\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-04-11T07:08:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"A ka shpres\u00eb Tirana\",\"datePublished\":\"2011-04-11T07:08:48+00:00\",\"dateModified\":\"2011-04-11T07:08:48+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/\"},\"wordCount\":2275,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/\",\"name\":\"A ka shpres\u00eb Tirana - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\",\"datePublished\":\"2011-04-11T07:08:48+00:00\",\"dateModified\":\"2011-04-11T07:08:48+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"A ka shpres\u00eb Tirana\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"A ka shpres\u00eb Tirana - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"A ka shpres\u00eb Tirana - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"FATOS LUBONJA, 11.04.2011 Debati q\u00eb zhvillohet sot mbi Tiran\u00ebn t\u00eb b\u00ebn t\u00eb kujtosh se n\u00eb pun\u00ebt e politik\u00ebs, ashtu si n\u00eb pun\u00ebt e ruajtjes s\u00eb sh\u00ebndetit, zot\u00ebsia \u00ebsht\u00eb ta kap\u00ebsh n\u00eb koh\u00eb s\u00ebm-undjen, kur ajo nuk duket sheshit, pasi at\u00ebher\u00eb ka shpres\u00eb sh\u00ebrimi, kurse kur arrin puna q\u00eb t\u00eb keqen ta shohin t\u00eb gjith\u00eb, at\u00ebher\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-04-11T07:08:48+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"A ka shpres\u00eb Tirana","datePublished":"2011-04-11T07:08:48+00:00","dateModified":"2011-04-11T07:08:48+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/"},"wordCount":2275,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/","name":"A ka shpres\u00eb Tirana - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","datePublished":"2011-04-11T07:08:48+00:00","dateModified":"2011-04-11T07:08:48+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/fatos_lubonja.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ka-shprese-tirana\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"A ka shpres\u00eb Tirana"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7696"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7696"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7696\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7696"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7696"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7696"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}