{"id":7609,"date":"2011-04-08T23:01:43","date_gmt":"2011-04-08T22:01:43","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=7609"},"modified":"2011-04-08T23:01:43","modified_gmt":"2011-04-08T22:01:43","slug":"eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/","title":{"rendered":"\u00cbsht\u00eb e lir\u00eb nj\u00eb grua e mbuluar?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Nj\u00eb grua e mbuluar\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/grua_perce.jpg\" alt=\"\" width=\"250\" \/> Nga <strong>Mustafa Nano<\/strong><\/p>\n<p>Timothy Garton Ash \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gazetar, t\u00eb cilin e lexoj me shum\u00eb \u00ebndje. Edhe kur q\u00ebllon q\u00eb s\u2019jam dakord me t\u00eb, e lexoj me po aq \u00ebndje. Si\u00e7 e lexova dhe sot. Kish shkruar nj\u00eb artikull n\u00eb the Guardian. Dhe merrej me ligjin francez q\u00eb u ndalon grave myslimane p\u00ebrdorimin e burqa-s (ky ligj \u00ebsht\u00eb miratuar nga an\u00ebtar\u00ebt e Asambles\u00eb Nacionale dhe hyn n\u00eb fuqi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn). Dhe \u00e7far\u00eb q\u00ebndrimi mbante? O, po kjo merret me mend. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb liberal me damk\u00eb (p\u00ebr pak desh shkruajta liberal par excellence, por m\u2019u kujtua v\u00ebrejtja q\u00eb m\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb lexues lidhur me p\u00ebrdorimin e fjal\u00ebve t\u00eb huaja, dhe fap, nd\u00ebrrova mendje; e z\u00ebvend\u00ebsova me p\u00ebrcaktorin \u201cme damk\u00eb\u201d; por kuptohet, nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb). Rrjedhimisht ai \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p>E niste bukur shkrimin. E niste duke th\u00ebn\u00eb: \u201cUn\u00eb besoj se njer\u00ebzit duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb publikojn\u00eb karikatura kund\u00ebr Muhametit; un\u00eb besoj se njer\u00ebzit duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb veshin burqa; n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb lir\u00eb, burrat e grat\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebjn\u00eb, thon\u00eb, shkruajn\u00eb, vizatojn\u00eb e veshin at\u00eb q\u00eb ua ka qejfi, p\u00ebrsa koh\u00eb q\u00eb duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu nuk shkaktojn\u00eb ndonj\u00eb d\u00ebm kushedi se \u00e7far\u00eb (significant harm) p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt.\u201d Jeni dakord me sa m\u00eb sip\u00ebr? Jam i prirur t\u00eb besoj se shumica e njer\u00ebzve bien dakord. Por kjo puna e \u201cd\u00ebmit jo kushedi se \u00e7far\u00eb\u201d duhet p\u00ebrkufizuar.<\/p>\n<p>Dhe Garton Ash nuk e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb. Pse? Kam p\u00ebrshtypjen se nuk e ka t\u00eb leht\u00eb, s\u2019ka gj\u00eb se ai l\u00eb t\u00eb kuptohet q\u00eb s\u2019ka pse ta b\u00ebj\u00eb, pasi termi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb e i kuptuesh\u00ebm. N\u00eb fakt, nuk duket k\u00ebshtu; askush nuk e ka t\u00eb leht\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkufizim t\u00eb till\u00eb, e aq m\u00eb pak mund t\u00eb jet\u00eb me mendjen se p\u00ebrkufizimi i tij do t\u00eb pranohet nga t\u00eb gjith\u00eb. E nga ta dim\u00eb ne, fjala vjen, n\u00ebse i shkaktojm\u00eb d\u00ebm (dhe \u00e7far\u00eb d\u00ebmi) tjetrit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb b\u00ebjm\u00eb e publikojm\u00eb nj\u00eb karikatur\u00eb t\u00eb Muhametit?<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, Timothy Garton Ash ec\u00ebn me logjik\u00ebn q\u00eb ka nj\u00eb konsensus lidhur me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Dhe thot\u00eb: \u201cata francez\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb ides\u00eb s\u00eb ndalimit t\u00eb burqa-s, duhet t\u00eb na tregojn\u00eb neve se \u00e7far\u00eb d\u00ebmi u vjen nga gra q\u00eb vin\u00eb v\u00ebrdall\u00eb me fytyr\u00eb t\u00eb mbuluar\u201d. Dhe m\u00eb posht\u00eb merret me tre argumentat, mbi t\u00eb cilat jan\u00eb bazuar ata q\u00eb e kan\u00eb votuar k\u00ebt\u00eb ligj, dhe ata q\u00eb jan\u00eb dakord me ta. Ia vlen ta ndjekim n\u00eb arsyetimin e tij, e nd\u00ebrkoh\u00eb un\u00eb do t\u2019i lejoj vetes t\u00eb shpreh ndonj\u00eb mendim mbi mendimin e tij.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, thon\u00eb armiqt\u00eb e burqa-s, \u201cgrat\u00eb me fytyr\u00ebn t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb mbuluar jan\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr rendin publik\u201d. Jean-Fran\u00e7ois Cop\u00e9, i cili \u00ebsht\u00eb dhe kryetari i Bashkimit t\u00eb L\u00ebvizjes Popullore (partia e Sarkozy-s\u00eb), p\u00ebrmend nj\u00eb grabitje me arm\u00eb t\u00eb kryer n\u00eb periferit\u00eb e Parisit nga kriminel\u00eb t\u00eb maskuar me burqa. T\u00eb tjer\u00eb theksojn\u00eb frik\u00ebn prej kamikazesh, q\u00eb mund ta fshehin identitetin me an\u00eb t\u00eb burqa-s.<\/p>\n<p>Timothy Garton Ash e hedh posht\u00eb k\u00ebt\u00eb argument si t\u00eb stisur e t\u00eb k\u00ebrkuar. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se mund t\u00eb ket\u00eb keqb\u00ebr\u00ebs q\u00eb mund ta fshehin fytyr\u00ebn posht\u00eb nj\u00eb veshjeje me simbolik\u00eb e dometh\u00ebnie fetare (si burqa), por praktika e deritashme nuk na e nxjerr k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb problem t\u00eb friksh\u00ebm. Keqb\u00ebr\u00ebsit kan\u00eb p\u00ebrdorur q\u00eb nga koh\u00eb q\u00eb s\u2019mbahen mend burqa-t e tyre, dmth kan\u00eb v\u00ebn\u00eb nj\u00eb pal\u00eb \u00e7orape t\u00eb err\u00ebta n\u00eb kok\u00eb, dhe yxhum p\u00ebrpara. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se kamikazet e maskojn\u00eb nj\u00eb bomb\u00eb fare kollaj brenda nj\u00eb \u00e7ante shpine. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka ndodhur. At\u00ebher\u00eb? At\u00ebher\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb argument q\u00eb s\u2019q\u00ebndron; t\u00eb pakt\u00ebn s\u2019ta mbush mendjen shum\u00eb. Jam me Garton Ash-in n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p>Argumenti i dyt\u00eb i anti-burqa-ist\u00ebve \u00ebsht\u00eb: \u201cnj\u00eb shoq\u00ebri e hapur \u00ebsht\u00eb ajo, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne mund t\u00eb shohim fytyrat e sho-shoqit\u201d. Gorton Ash thot\u00eb se i p\u00eblqen kjo si ide, por \u2026 nuk vonon shum\u00eb dhe na kujton se zbulimi i fytyr\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb norm\u00eb legale e von\u00eb e shoq\u00ebrive per\u00ebndimore, dhe se nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb hat\u00e1 e madhe, n\u00ebse ne e ripranojm\u00eb k\u00ebt\u00eb rregull p\u00ebr ca e ca, ashtu si\u00e7 i pranojm\u00eb (ne pra, per\u00ebndimor\u00ebt) sho-shoqit rregullin e mbulimit t\u00eb zon\u00ebs gjenitale.<\/p>\n<p>Ai mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kur thot\u00eb se praktikisht Sarkozy dhe t\u00eb vet\u00ebt nuk e kan\u00eb mendjen tek burqa, por tek votat q\u00eb duan t\u2019i marrin kandidates tjet\u00ebr presidenciale, vajz\u00ebs s\u00eb Le Pen-it, me emrin Marine; mir\u00ebpo, duke th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se merret me argumentin n\u00eb fjal\u00eb; p\u00ebrkundrazi, i ik\u00ebn argumentit, i cili sipas meje nuk \u00ebsht\u00eb nga ata q\u00eb mund t\u00eb hidhet posht\u00eb me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb lapsit.<\/p>\n<p>Duam t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ta hapur? Pse t\u00eb mos pranojm\u00eb nj\u00eb nga rregullat baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, dmth nxjerrjen n\u00eb shesh t\u00eb fytyr\u00ebs? Pse u dashka t\u00eb v\u00ebm\u00eb n\u00eb diskutim k\u00ebt\u00eb rregull themelor t\u00eb shoq\u00ebrive per\u00ebndimore n\u00eb em\u00ebr t\u00eb respektit t\u00eb nj\u00eb norme fetare shum\u00eb t\u00eb diskutueshme (r\u00ebndom t\u00eb papranueshme) edhe nga shoq\u00ebrit\u00eb e vendeve myslimane? Do doja q\u00eb Garton Ash t\u00eb merrej ca m\u00eb gjat\u00eb me k\u00ebt\u00eb argument, por si\u00e7 ju thash\u00eb, ai nuk thot\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa kaq.<\/p>\n<p>Vim\u00eb tani tek argumenti i tret\u00eb, sipas t\u00eb cilit \u201cd\u00ebmi m\u00eb i madh n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes u b\u00ebhet vet\u00eb grave t\u00eb mbuluara\u201d. Silvana Koch-Mehrin, zv.presidentja e parlamentit europian, thot\u00eb q\u00eb \u201cburqa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burg shetit\u00ebs\u201d, dhe me k\u00ebt\u00eb l\u00eb t\u00eb kuptohet, se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e grave q\u00eb veshin burqa jan\u00eb t\u00eb detyruara prej prind\u00ebrve e prej burrave ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. \u00c7far\u00eb ka Garton Ash kund\u00ebr? Jo, s\u2019ka ndonj\u00eb gj\u00eb. P\u00ebrkundrazi, thot\u00eb se \u201ckur i zun\u00eb syt\u00eb n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr (E d\u00ebgjuat? Dit\u00eb e nxeht\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00eb londinez mund t\u00eb ket\u00eb \u201ckurajon\u201d p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb) nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb veshur me t\u00eb zeza e me fytyr\u00eb krejt t\u00eb mbuluar, t\u00eb shoq\u00ebruar nga nj\u00eb djal\u00eb i veshur leht\u00eb, me bluz\u00eb me m\u00ebng\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebra, me pantallona t\u00eb lehta jeans e me atlete sportive, kish menduar se kjo ish tmerr\u00ebsisht e padrejt\u00eb\u201d. At\u00ebher\u00eb? Ta mb\u00ebshtesim argumentin n\u00eb fjal\u00eb? Ah jo, nuk kemi t\u00eb drejt\u00eb ne, thot\u00eb ai, q\u00eb t\u2019i mbushim mendjen vetes me nj\u00eb logjik\u00eb paternaliste (ose maternaliste), se \u201ck\u00ebto gra nuk din\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb e \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb keq\u201d, dhe se prandaj \u201cduhen detyruar t\u00eb jetojn\u00eb si t\u00eb lira\u201d (\u00e7far\u00eb shprehje oksimonorike: t\u2019i detyrosh q\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb t\u00eb lira). N\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, arsyetimi sipas meje ka disa t\u00eb plasura.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, q\u00eb ka gra t\u00eb detyruara nga burrat e prind\u00ebrit e tyre q\u00eb ta mbajn\u00eb burqa-n, kjo nuk mund t\u00eb vihet n\u00eb dyshim. E n\u00ebse bjem\u00eb dakord me k\u00ebt\u00eb, lind pyetja: \u00e7\u2019t\u00eb keqe ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori grash nj\u00eb detyrim ligjor, q\u00eb ngrihet kund\u00ebr nj\u00eb autoriteti (atij t\u00eb burrave e t\u00eb prind\u00ebrve) q\u00eb nuk don t\u2019ia dij\u00eb p\u00ebr vullnetin e tyre? \u201cPor ka gra q\u00eb e veshin burqa-n me plot d\u00ebshir\u00eb\u201d, mund t\u00eb thuhet. N\u00eb fakt, edhe kjo nuk mund t\u00eb vihet n\u00eb dyshim, por mua do m\u00eb dukej \u00e7udi t\u00eb mos binim dakord, se d\u00ebshira t\u00eb tilla grave nuk u dalin nga rropullit\u00eb, por u lindin n\u00eb kontekstin socio-kulturor ku kan\u00eb lindur e ku jan\u00eb rritur.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb rasti i atyre 30 grave myslimane (nd\u00ebr 32) t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb shkrim, q\u00eb jan\u00eb shprehur, teksa jan\u00eb anketuar, se \u201cato jan\u00eb grat\u00eb e para t\u00eb familjeve t\u00eb tyre q\u00eb veshin nj\u00eb burqa, se burqa ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb zgjedhje personale, dhe se shumica e tyre e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb zgjedhje duke mundur rezistenc\u00ebn e burrave, baballar\u00ebve e n\u00ebnave t\u00eb tyre\u201d nuk shpjegon ndonj\u00eb gj\u00eb kushedi se \u00e7far\u00eb. Ah, n\u00ebse nga ky anketim do t\u00eb dilte se k\u00ebto 30 gra kishin patur p\u00ebrvoja t\u00eb ndryshme n\u00eb jet\u00eb, dhe se ishin t\u00eb arsimuara e t\u00eb diplomuara n\u00eb ndonj\u00eb universitet, diskutimi do ish ndryshe. N\u00eb k\u00ebto rrethana po, mund t\u00eb flitej p\u00ebr nj\u00eb zgjedhje t\u00eb tyren individuale q\u00eb e kish burimin, n\u00eb mos tek rropullit\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn tek formimi, kultura e p\u00ebrvojat e ndryshme.<\/p>\n<p>\u201cSidoq\u00eb t\u00eb jet\u00eb, jan\u00eb ato q\u00eb zgjedhin\u201d, mund t\u00eb thuhet prap\u00eb. Po, dakord, edhe kjo \u00ebsht\u00eb zgjedhje individuale, them un\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb zgjedhje p\u00ebr t\u2019u sublimuar e shenjt\u00ebruar. K\u00ebto gra nuk m\u00eb duken shum\u00eb t\u00eb ndryshme nga ata burra shqiptar\u00eb, q\u00eb \u201czgjedhin vet\u00eb\u201d t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjakmarrje. Dhe \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb q\u00eb edhe k\u00ebta t\u00eb fundit \u201czgjedhin vet\u00eb\u201d; \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ne t\u00eb tjer\u00ebt harrojm\u00eb se n\u00eb kontekste socio-kulturore t\u00eb prapambetura \u00e7do zgjedhje individuale nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00eb \u00e7ik\u00eb individuale.<\/p>\n<p>Timothy Garton Ash thot\u00eb andej nga fundi i shkrimit t\u00eb tij, se q\u00eb t\u00eb jemi n\u00eb rregull n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, duhet \u2013 dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb na vizaton nj\u00eb mjedis liberal idilik \u2013 q\u00eb grat\u00eb me burqa n\u00eb kok\u00eb ta marrin qet\u00eb e shtruar pun\u00ebn e karikaturave p\u00ebr Muhametin, dhe karikaturist\u00ebt ta marrin shtruar e qet\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00ebn e burqa-ve. Mir\u00ebpo, kam frik\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbyllje e k\u00ebrkuar prej liberali. Pse? Sepse mund t\u00eb q\u00eblloj\u00eb q\u00eb nj\u00eb karikaturist t\u00eb mos shqet\u00ebsohet fare nga nj\u00eb grua me burqa n\u00eb rrug\u00eb, por \u00ebsht\u00eb e zorshme t\u00eb q\u00eblloj\u00eb q\u00eb nj\u00eb grua me burqa t\u00eb jet\u00eb krejt e qet\u00eb p\u00ebrball\u00eb karikatur\u00ebs s\u00eb profetit Muhamet. Dhe thell\u00eb-thell\u00eb ky \u00ebsht\u00eb problemi me burqa-n.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mustafa Nano Timothy Garton Ash \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gazetar, t\u00eb cilin e lexoj me shum\u00eb \u00ebndje. Edhe kur q\u00ebllon q\u00eb s\u2019jam dakord me t\u00eb, e lexoj me po aq \u00ebndje. Si\u00e7 e lexova dhe sot. Kish shkruar nj\u00eb artikull n\u00eb the Guardian. Dhe merrej me ligjin francez q\u00eb u ndalon grave myslimane p\u00ebrdorimin e burqa-s [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u00cbsht\u00eb e lir\u00eb nj\u00eb grua e mbuluar? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u00cbsht\u00eb e lir\u00eb nj\u00eb grua e mbuluar? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Mustafa Nano Timothy Garton Ash \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gazetar, t\u00eb cilin e lexoj me shum\u00eb \u00ebndje. Edhe kur q\u00ebllon q\u00eb s\u2019jam dakord me t\u00eb, e lexoj me po aq \u00ebndje. Si\u00e7 e lexova dhe sot. Kish shkruar nj\u00eb artikull n\u00eb the Guardian. Dhe merrej me ligjin francez q\u00eb u ndalon grave myslimane p\u00ebrdorimin e burqa-s [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-04-08T22:01:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/grua_perce.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u00cbsht\u00eb e lir\u00eb nj\u00eb grua e mbuluar?\",\"datePublished\":\"2011-04-08T22:01:43+00:00\",\"dateModified\":\"2011-04-08T22:01:43+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/\"},\"wordCount\":1738,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/grua_perce.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/\",\"name\":\"\u00cbsht\u00eb e lir\u00eb nj\u00eb grua e mbuluar? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/grua_perce.jpg\",\"datePublished\":\"2011-04-08T22:01:43+00:00\",\"dateModified\":\"2011-04-08T22:01:43+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/grua_perce.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/grua_perce.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u00cbsht\u00eb e lir\u00eb nj\u00eb grua e mbuluar?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u00cbsht\u00eb e lir\u00eb nj\u00eb grua e mbuluar? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u00cbsht\u00eb e lir\u00eb nj\u00eb grua e mbuluar? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Mustafa Nano Timothy Garton Ash \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gazetar, t\u00eb cilin e lexoj me shum\u00eb \u00ebndje. Edhe kur q\u00ebllon q\u00eb s\u2019jam dakord me t\u00eb, e lexoj me po aq \u00ebndje. Si\u00e7 e lexova dhe sot. Kish shkruar nj\u00eb artikull n\u00eb the Guardian. Dhe merrej me ligjin francez q\u00eb u ndalon grave myslimane p\u00ebrdorimin e burqa-s [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-04-08T22:01:43+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/grua_perce.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u00cbsht\u00eb e lir\u00eb nj\u00eb grua e mbuluar?","datePublished":"2011-04-08T22:01:43+00:00","dateModified":"2011-04-08T22:01:43+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/"},"wordCount":1738,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/grua_perce.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/","name":"\u00cbsht\u00eb e lir\u00eb nj\u00eb grua e mbuluar? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/grua_perce.jpg","datePublished":"2011-04-08T22:01:43+00:00","dateModified":"2011-04-08T22:01:43+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/grua_perce.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/grua_perce.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/eshte-e-lire-nje-grua-e-mbuluar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u00cbsht\u00eb e lir\u00eb nj\u00eb grua e mbuluar?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7609"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7609"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7609\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7609"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7609"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7609"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}