{"id":76,"date":"2011-11-10T23:45:07","date_gmt":"2011-11-10T22:45:07","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=76"},"modified":"2011-11-10T23:45:07","modified_gmt":"2011-11-10T22:45:07","slug":"rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\/","title":{"rendered":"Rama: Si m\u00eb ftoi Nano n\u00eb qeveri dhe ndarja me Ilir Met\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Edi Rama\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/rama_nano.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Edi Rama<\/strong>, <em>10.11.2011<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Pjes\u00eb nga \u201cKurban\u201d &#8211; Ftesa nga Fatos Nano<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Palo\u00e7\u00ebll\u00ebku m\u00eb i fundit kishte qen\u00eb nj\u00eb komision hetimor kund\u00ebr meje n\u00eb t\u00eb hyr\u00eb t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit vit, q\u00eb ishte n\u00eb fakt vijimi atavik i nj\u00eb bashk\u00ebpunimi t\u00eb vendosur mes Fatosit e Saliut qysh n\u00eb koh\u00ebn e katharsisit, at\u00ebher\u00eb kur, me ndihm\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb armikut historik, i cili nuk e \u00e7onte PD-n\u00eb n\u00eb Kuvend p\u00ebr tu l\u00ebn\u00eb fush\u00eb t\u00eb lir\u00eb socialist\u00ebve t\u00eb shqyenin nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb kacafytjen e tyre torturuese sa n\u00eb rrug\u00eb e sa n\u00eb sall\u00ebn kuvendore, ku qeveria s\u2019i arrinte dot numrat p\u00ebr t\u00eb hapur seancat e miratimit t\u00eb ministrave, \u201cKonti i Montekristos\u201d realizoi hakmarrjen e planifikuar duke e detyruar t\u00eb dor\u00ebzohej qeverin\u00eb e Ilir Met\u00ebs. Ishte vet\u00ebm pika e par\u00eb e planit t\u00eb bashk\u00ebpunimit mes ish presidentit dhe ish t\u00eb burgosurit t\u00eb tij, ku parashiheshin me radh\u00eb goditja e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, at\u00eb q\u00eb Saliu e ngrinte dhe ulte paturp\u00ebsisht me nofk\u00ebn Mark Abdia, pastaj me komisione hetimore parlamentare p\u00ebr kryetarin e SHIK-ut dhe m\u00eb tutje kryetarin e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, pra mua, armikun e shpallur t\u00eb Saliut qysh n\u00eb dekikat e para t\u00eb krijimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe mikun armik t\u00eb Fatosit qysh nga dita inaugurale e katharsisit, kur u tregoi para kamerave fshatar\u00ebve t\u00eb mbledhur n\u00eb nj\u00eb pijetore n\u00eb Pez\u00eb sesi m\u00eb kishte gjetur rrug\u00ebve n\u00eb Franc\u00eb, refugjat thonjpaprer\u00eb, q\u00eb merresha me kontraband\u00eb ikonash, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishim takuar n\u00eb fakt p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij n\u00eb dit\u00ebt e rikthimit tim disaditor n\u00eb Tiran\u00eb nga Parisi pas shum\u00eb koh\u00ebsh, vet\u00ebm pak muaj pas rikthimit t\u00eb tij n\u00eb at\u00eb zyr\u00eb me fitoren e qershorit 1997.<\/p>\n<p>Ruaja nj\u00eb mbres\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer nga nata e asaj fitoreje, kur rast\u00ebsia e solli q\u00eb edhe t\u00eb flisnim p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. At\u00eb mbr\u00ebmje isha n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Bashkim Shehut n\u00eb Barcelon\u00eb, mik i mir\u00eb me t\u00eb cilin shihemi rrall\u00eb, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrher\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e posa\u00e7me t\u00eb bisedosh, sepse ka kultur\u00eb t\u00eb madhe, p\u00ebrsosje t\u00eb pazakont\u00eb t\u00eb shijeve letrare, artistike por edhe politike, e mbi t\u00eb gjitha njerzill\u00ebk t\u00eb hatash\u00ebm q\u00eb n\u00ebn \u00e7atin\u00eb e tij t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihesh rehat si rrall\u00ebkund, dhe ndiqnim rezultatet me telefon kur, n\u00eb nj\u00eb nga bisedat me Avokatin, m\u00eb kaloi \u201cMjekr\u00ebn\u201d si\u00e7 e quanim mes nesh Fatos Nanon, q\u00eb pasi e urova p\u00ebr fitoren m\u00eb \u00e7uditi me p\u00ebrgjigjen: \u201c\u00cbsht\u00eb rasti t\u00eb t\u00eb uroj edhe un\u00eb ty sepse kjo \u00ebsht\u00eb fitorja ime sa \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e jotja, pres t\u00eb shihemi s\u00eb shpejti\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb \u00e7uditi sepse ishte ngroht\u00ebsisht miq\u00ebsor, a thua njiheshim q\u00eb gjithmon\u00eb dhe kishte p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb e sojit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb suksessh\u00ebm q\u00eb fam\u00ebn apo fuqin\u00eb e p\u00ebr\u00e7ojn\u00eb si gjer\u00ebsi shpirt\u00ebrore, cil\u00ebsi q\u00eb m\u00eb von\u00eb vajti duke ia tretur paralelisht me humbjen e siguris\u00eb, sidomos pas katastrof\u00ebs s\u00eb 14 shtatorit t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb von\u00eb. N\u00eb zyr\u00ebn e tij m\u00eb \u00e7oi nj\u00eb tjet\u00ebr soj i ve\u00e7ant\u00eb njeriu, i ndjeri Gramoz Pashko, rebeli mondan dhe eklektik i l\u00ebvizjes s\u00eb dhjetorit \u201890, q\u00eb kishte dal\u00eb nga prapaskena politike dhe ndihmonte pas kuintave si k\u00ebshilltar kryeministrin q\u00eb rr\u00ebzoi n\u00eb vitin 1991, p\u00ebr t\u00eb ringritur Shqip\u00ebrin\u00eb e rr\u00ebzuar n\u00ebn g\u00ebrmadhat e piramidave q\u00eb la mbas vetes n\u00eb 97-\u00ebn binjaku komunist e bajraktar i Pashkos n\u00eb krye t\u00eb asaj l\u00ebvizjeje.<\/p>\n<p>Fatosi m\u00eb priti me shum\u00eb dashuri, duke rr\u00ebzuar n\u00eb pak minuta \u00e7do barrier\u00eb t\u00eb mosnjohjes dhe m\u00eb ftoi p\u00ebrzem\u00ebrsisht n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij p\u00ebr dark\u00eb, pasi takova po aty n\u00eb zyr\u00ebn e tij, gruan e vet fisnike Rexhin\u00ebn, e m\u00eb tregoi q\u00eb do t\u00eb nisnin t\u00eb bij\u00ebn n\u00eb Paris p\u00ebr shkollim, duke m\u00eb k\u00ebrkuar shum\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrisht t\u00eb mbaja sa t\u00eb mundesha nj\u00eb sy t\u00eb hapur v\u00ebmendjeje ndaj saj. Jemi takuar m\u00eb mbrapa edhe n\u00eb Paris, kur erdhi n\u00eb krye t\u00eb delegacionit qeveritar. Drekuam n\u00eb nj\u00eb restorant t\u00eb bukur pran\u00eb Operas s\u00eb Bastij\u00ebs, ku vazhdoi t\u00eb mundohej t\u00eb m\u00eb bindte pse duhej t\u00eb kthehesha n\u00eb Tiran\u00eb, ma kishte th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb n\u00eb form\u00eb sfiduese, p\u00ebr t\u2019iu b\u00ebr\u00eb krah atij q\u00eb ndihej \u201ci vetmuar si n\u00eb burg n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb morale dhe intelektuale nga e qeveriste Shqip\u00ebrin\u00eb, i rrethuar me pleshta e parazit\u00eb q\u00eb meritonin tua mbyllte \u00e7adr\u00ebn e t\u2019i linte n\u00eb kalbeshin n\u00eb shi\u201d, pa munguar nga kontaktet tona telefonike p\u00ebr her\u00ebt q\u00eb e takoja, n\u00eb fakt me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi, Ed\u00ebn, vajz\u00ebn e tyre v\u00ebrtet t\u00eb mrekullueshme, p\u00ebr darka me miq n\u00eb sht\u00ebpi a ndonj\u00eb fest\u00eb sallonesh pariziere. E n\u00ebse im at\u00eb s\u2019do t\u00eb m\u00eb kishte sjell\u00eb befasisht n\u00eb prill t\u00eb vitit 1998 p\u00ebr funeralin e vet n\u00eb Tiran\u00eb, duke m\u00eb futur n\u00eb nj\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim hutues dhe kallur n\u00eb shpirt nj\u00eb ndjenj\u00eb brejt\u00ebse faji p\u00ebr jet\u00ebn arratis\u00ebse, q\u00eb m\u00eb shtyn\u00eb t\u00eb pranoja dorashk\u00ebn e Fatosit, i cili, rast\u00ebsia deshi t\u00eb ishte duke riformatuar qeverin\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb t\u00eb thyer t\u00eb atij prilli, s\u2019kishte as edhe nj\u00eb gjas\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjesha apelit t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb kryeministrit t\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb bot\u00ebn e artit dhe qytetin me t\u00eb cilin isha dashuruar asokohe i gjithi e p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb aren\u00ebn ku jam sot e gjith\u00eb dit\u00ebn.\u201d<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p><strong>Ndarja me Ilir Met\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb stuhi e re politike, e gjat\u00eb dhe sfilit\u00ebse ra mbi bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs kur Ilir Meta b\u00ebri piruet\u00ebn e radh\u00ebs duke shpallur largimin nga koalicioni me Partin\u00eb Socialiste, p\u00ebr t\u00eb luftuar, si\u00e7 tha ai, kund\u00ebr pazareve t\u00eb PS-s\u00eb me PD-n\u00eb, vet\u00ebm 48 or\u00eb pasi i kisha folur hapur p\u00ebr iden\u00eb time t\u00eb reform\u00ebs zgjedhore. Qem\u00eb ndar\u00eb miq\u00ebsisht n\u00eb zyr\u00ebn time me fjal\u00ebn q\u00eb do t\u00eb rishihemi shum\u00eb shpejt p\u00ebr t\u00eb vendosur mbi piketat e reform\u00ebs. E kam p\u00ebrs\u00ebritur m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebher\u00eb deri k\u00ebtu, ky s\u2019\u00ebsht\u00eb vendi p\u00ebr t\u00eb shtjelluar rrjedh\u00ebn e ngat\u00ebrruar t\u00eb disa ngjarjeve p\u00ebrcaktuese n\u00eb rrug\u00ebtimin e Partis\u00eb Socialiste, megjithat\u00eb besoj se do t\u00eb m\u00eb gjykoje keq n\u00ebse k\u00ebt\u00eb moment do ta kaloja pa nj\u00eb shpjegim pak m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se \u00e7\u2019kam b\u00ebr\u00eb hera-her\u00ebs kur rr\u00ebfimi im ka cekur jet\u00ebn politike p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontekstin e gj\u00ebrave t\u00eb ndodhura me bashkin\u00eb p\u00ebr shkaqe kryek\u00ebput politike.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta e atij largimi, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim, \u00ebsht\u00eb krejt e ndryshme nga ajo q\u00eb ka fituar qytetarin\u00eb n\u00eb optik\u00ebn e opinionit, sidomos t\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb publikut, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shkaqet e ndarjes s\u00eb Ilirit me Partin\u00eb Socialiste p\u00ebr tu rifutur n\u00eb rrug\u00ebn vetmitare t\u00eb LSI-s\u00eb. Ose, e th\u00ebn\u00eb ndryshe, nuk \u00ebsht\u00eb aspak e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb un\u00eb desha t\u00eb imponoj pa kushte sistemin e ri zgjedhor, modeli spanjoll, i cili pastaj u kthye n\u00eb nen kushtetues, sepse paskam pasur q\u00ebllim asgj\u00ebsimin e LSI-s\u00eb.<\/p>\n<p>E kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, synimi im ishte krijimi i nj\u00eb boshti solid PS-LSI, p\u00ebrmes atij sistemi dhe t\u00eb gjitha shifrat e derisotme, t\u00eb dy pal\u00eb zgjedhjeve me sistemin e ri, madje edhe p\u00ebr aq sa ato jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta n\u00eb kushtet kur n\u00eb rang komb\u00ebtar ka pasur manipulime t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vot\u00ebs p\u00ebr subjektet politike opozitare edhe n\u00eb 2009-\u00ebn edhe n\u00eb 2011-\u00ebn, tregojn\u00eb se me k\u00ebt\u00eb sistem, pavar\u00ebsisht manipulimeve, edhe koalicioni yn\u00eb do ishte fitues, edhe LSI do t\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr deputet\u00ebt q\u00eb mundi t\u00eb fuste n\u00eb Kuvend dy vjet m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt mandati i vet\u00eb Ilir Met\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb u sajua me nj\u00eb marifet, p\u00ebr t\u00eb cilin ka d\u00ebshmitar\u00eb e nuk u fitua me vota, po iu rr\u00ebmbye PS-s\u00eb n\u00eb dekikat e fundit.<\/p>\n<p>N\u00ebnvizoj k\u00ebtu se,ndryshe nga sa \u00e7\u2019thashethemohet, un\u00eb s\u2019kam asnj\u00eb gisht n\u00eb at\u00eb marifet, e kam marr\u00eb vesh m\u00eb von\u00eb, por spekulimi ka lindur nga fakti q\u00eb kam urdh\u00ebruar me mesazh t\u00eb gjith\u00eb kujdestar\u00ebt elektoral\u00eb t\u00eb partis\u00eb son\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb, pavar\u00ebsisht armiq\u00ebsis\u00eb politike, \u00e7do vot\u00eb t\u00eb LSI-s\u00eb, e cila s\u2019kishte an\u00ebtar\u00eb n\u00eb komisione dhe rrezikonte t\u00eb goditej nga vjedhje q\u00eb kurr\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb e p\u00ebr asnj\u00eb arsye, Partia Socialiste n\u00eb qend\u00ebr s\u2019i ka stimuluar e s\u2019do t\u2019i stimuloj\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb sa t\u00eb jem un\u00eb n\u00eb krye, n\u00eb kurriz t\u00eb askujt. As t\u00eb kund\u00ebrshtarit.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm aq sa thash\u00eb, por jam i bindur se fal\u00eb sistemit t\u00eb ri, as PS-ja s\u2019do t\u00eb kishte e vetme shumic\u00ebn e 71 votave q\u00eb acaronin paranoj\u00ebn e Ilirit, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb frikej se mund t\u00eb defaktorizohej p\u00ebr shkak t\u00eb humbjes s\u00eb ndikimit mbi qeverisjen, as LSI-ja nuk do e humbte \u00e7el\u00ebsin e kontrollit mbi shumic\u00ebn, pa t\u00eb cilin Ilir Meta s\u2019e kupton dot ekzistenc\u00ebn e tij n\u00eb krye t\u00eb asaj partie t\u00eb vog\u00ebl. Dhe as boshti PS-LSI nuk do t\u00eb rrezikohej dot nga ansambli folklorik i koalicionit t\u00eb Saliut, t\u00eb pakt\u00ebn sa koh\u00eb q\u00eb Saliu ishte n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Deri k\u00ebtu jemi tek faktet, jo tek opinionet dhe t\u00eb gjitha faktet thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm k\u00ebshtu. Kush thot\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, s\u2019ka fakte, po vet\u00ebm opinione pa baz\u00eb logjike e faktike.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ndodhi at\u00ebher\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Duke e njohur mir\u00eb Ilir Met\u00ebn, paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e tij, paranoj\u00ebn se \u00e7do njeri q\u00eb ka pran\u00eb k\u00ebrkon t\u2019ia hedh\u00eb dhe delirin e lindur bashk\u00eb me LSI-n\u00eb p\u00ebr t\u00eb futur nj\u00eb sfer\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb nj\u00eb sfer\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb i ngrinte krye sa her\u00eb ngacmohej prej t\u00eb qenit n\u00eb paqe e sidomos prej komplimenteve pa karar a thashethemeve me zarar q\u00eb i b\u00ebnte shpura e pandar\u00eb e servil\u00ebve t\u00eb tij, injorant\u00eb deri n\u00eb dhimbje e dallkauk\u00eb deri n\u00eb bezdi, me t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb rrethuar tradicionalisht p\u00ebr tu mbrojtur nga ata pak bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb me mend q\u00eb ka pasur af\u00ebr, e ftova p\u00ebr bised\u00ebn q\u00eb b\u00ebm\u00eb. Sapo kishin nisur debatet e keqkuptimet n\u00eb shtyp p\u00ebr ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe k\u00ebrc\u00ebnimin jetik q\u00eb u vinte partive t\u00eb vogla nga sistemi spanjoll, ose si\u00e7 u pag\u00ebzua qysh n\u00eb fillim nga sistemi i Ka\u00e7it, q\u00eb e b\u00ebnte k\u00ebrc\u00ebnimin e supozuar t\u00eb dukej edhe m\u00eb i zi p\u00ebr shkak t\u00eb reputacionit q\u00eb Kastriot Islami g\u00ebzonte n\u00eb mjedisin politik, ve\u00e7an\u00ebrisht at\u00eb opozitar si \u2018n\u00ebna e gjith\u00eb intrigave\u2019 n\u00eb familjen socialiste.<\/p>\n<p>Shtuar k\u00ebtu edhe alergjia e l\u00ebkur\u00ebs q\u00eb u shkaktohej reciprokisht t\u00eb dyve, Met\u00ebs e Islamit, kur nj\u00ebri d\u00ebgjonte emrin e tjetrit, s\u2019ishte aspak e zorshme t\u00eb hamend\u00ebsoje se terreni psikologjik p\u00ebr reform\u00ebn ishte i minuar nga mosbesimi total pa nisur ende puna e p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnim p\u00ebr t\u00eb. Q\u00ebllimi im ishte pik\u00ebrisht \u00e7minimi i atij terreni, duke i folur hapur Ilirit dhe duke i k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos lejonim t\u00eb na ngat\u00ebrrohej me llafe rrug\u00ebsh e kafenesh ai proces q\u00eb ishte natyrsh\u00ebm boll i ngat\u00ebrruar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pa asnj\u00eb dyshim, jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2019d\u00ebshiroja tkurrjen e LSI-s\u00eb, por p\u00ebrkundrazi besoja me bindje t\u00eb plot\u00eb se modeli spanjoll zgjidhte shk\u00eblqyesh\u00ebm ekuacionin e fitores s\u00eb zgjedhjeve, qoft\u00eb problemin e bashk\u00ebjetes\u00ebs s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb mes dy partive tona.<\/p>\n<p>\u201cReforma zgjedhore,\u201d i thash\u00eb pakashum\u00eb, \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces tejet delikat, sepse ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me vet\u00eb klas\u00ebn politike, prek interesa, ngjall orekse, krijon shtigje shum\u00eb t\u00eb shpeshta p\u00ebr dyshime, keqinterpretime, keqkuptime. Un\u00eb s\u2019kam asnj\u00eb arsye n\u00eb bot\u00eb ta fus reform\u00ebn n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb na ndan. Modeli spanjoll m\u00eb duket absolutisht m\u00eb i p\u00ebrshtatshmi, t\u00eb pakt\u00ebn nga sa un\u00eb kam lexuar mes modelesh t\u00eb ndryshme, qoft\u00eb p\u00ebr PS-n\u00eb, qoft\u00eb p\u00ebr LSI-n\u00eb. Por n\u00ebse ty nuk t\u00eb rezulton k\u00ebshtu, jam plot\u00ebsisht i gatsh\u00ebm t\u00eb vendosim ndryshe. E vetmja gj\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj \u00ebsht\u00eb q\u00eb konkluzionet t\u2019i nxjerrim jo me hamendje, as me dyshime reciproke, as me llafe q\u00eb vijn\u00eb vesh m\u00eb vesh dhe ty t\u00eb ndikojn\u00eb p\u00ebr keq. Mblidh njer\u00ebzit e tu t\u00eb besuar, ata q\u00eb marrin vesh nga kjo pun\u00eb, jepu detyr\u00ebn t\u00eb b\u00ebjn\u00eb analizat p\u00ebrkat\u00ebse dhe m\u00eb thuaj. N\u00ebse do t\u00eb flas\u00ebsh edhe me Kastriotin, e ke n\u00eb dispozicion\u201d.<\/p>\n<p>Duhet nj\u00eb pen\u00eb e fort\u00eb, q\u00eb un\u00eb s\u2019e kam, p\u00ebr ta vizatuar me fjal\u00eb portretin e Ilir Met\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb i gjithi i pushtuar prej s\u00ebk\u00eblldis\u00eb s\u00eb dyshimit e frik\u00ebs q\u00eb i shkon n\u00eb kock\u00eb dhe ia paralizon lidhjet mes trurit, figur\u00ebs e z\u00ebrit, fytyra i buz\u00ebqesh nd\u00ebrsa syt\u00eb i l\u00ebvizin ngado p\u00ebr t\u00eb mos ndaluar mbi fytyr\u00ebn e t\u00eb dyshuarit n\u00eb karrigen p\u00ebrball\u00eb, nj\u00ebr\u00ebn dor\u00eb, at\u00eb pa celular, e v\u00eb n\u00eb mes duke kapur rripin e pantallonave, fjalit\u00eb q\u00eb thot\u00eb jan\u00eb t\u00eb rralla, tek-tuk edhe pa asnj\u00eb lidhje me bised\u00ebn, nj\u00eb m\u00ebrm\u00ebrim\u00eb n\u00eb form\u00eb \u201c\u00eb\u201d-je t\u00eb zvargur i del hera- her\u00ebs sikur nj\u00ebkoh\u00ebsisht ndjek bashk\u00ebfol\u00ebsin e i thot\u00eb vetes, po t\u00eb d\u00ebgjoj e s\u2019po t\u00eb flas dot tani, \u00e7ohet p\u00ebr ndonj\u00eb telefonat\u00eb pa lidhje, ulet prap\u00eb, derisa n\u00eb fund, pasi e d\u00ebgjon e d\u00ebgjon, plas papritmas nj\u00eb t\u00eb qeshur bu\u00e7it\u00ebse me kok\u00ebn e shtriqur pas e supet q\u00eb tundet nga gazmendi, pastaj d\u00ebgjon edhe nj\u00ebher\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb nga ana e bashk\u00ebbiseduesit t\u00eb s\u00ebk\u00eblldisur po ashtu ngaq\u00eb s\u2019i vjen asnj\u00eb val\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 dyshimit t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar nga \u00e7do pore e Ilirit dhe \u00e7ohet duke th\u00ebn\u00eb gjithnj\u00eb nj\u00eb fraz\u00eb q\u00eb lidhet me nj\u00eb \u201cmir\u00eb do flasim\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrpik\u00ebrisht k\u00ebshtu e mbylli dhe at\u00eb bised\u00eb duke th\u00ebn\u00eb: \u201cMir\u00eb, flori, kuptova, do ta shoh e do flasim\u201d. \u201cNj\u00eb gj\u00eb un\u00eb ta them q\u00eb sot me bindje\u201d, i thash\u00eb duke u ngritur n\u00eb p\u00ebrpjekjen time finale, t\u00eb kot\u00eb, q\u00eb t\u00eb ngulja gozhd\u00ebn e shtremb\u00ebruar nga goditjet e p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb arsyetimit n\u00eb vesh\u00ebt e bukosur t\u00eb Ilirit, ku e ndjeja q\u00eb z\u00ebrit tim hynte vet\u00ebm si zhurm\u00eb turbulluese. \u201cMe sistemin spanjoll jemi qet\u00ebsisht fitimtar\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn derisa Saliu t\u00eb jet\u00eb n\u00eb politik\u00eb. N\u00ebse ti s\u2019e krijon k\u00ebt\u00eb bindje, gjejm\u00eb nj\u00eb zgjidhje tjet\u00ebr, nuk ka problem\u201d.<\/p>\n<p>Por fatkeq\u00ebsisht p\u00ebr shumic\u00ebn e k\u00ebtij populli, problemi kishte lindur dhe zgjidhja tjet\u00ebr kishte vdekur para se ta k\u00ebrkonim, lavjerr\u00ebsit n\u00eb kok\u00ebn e Ilir Met\u00ebs i kishte ardhur ora p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur djathtas, nd\u00ebrsa Ilirit dita p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb sikur po l\u00ebvizte m\u00eb majtas, q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtonte t\u00eb majt\u00ebn, socialist\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb, vet\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga nj\u00eb pazar i madh, q\u00eb n\u00eb fakt s\u2019ishte gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se shprehja e frik\u00ebs s\u00eb tij imagjinare se mund t\u00eb mbetej vet\u00eb jasht\u00eb pazarit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edi Rama, 10.11.2011 Pjes\u00eb nga \u201cKurban\u201d &#8211; Ftesa nga Fatos Nano Palo\u00e7\u00ebll\u00ebku m\u00eb i fundit kishte qen\u00eb nj\u00eb komision hetimor kund\u00ebr meje n\u00eb t\u00eb hyr\u00eb t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit vit, q\u00eb ishte n\u00eb fakt vijimi atavik i nj\u00eb bashk\u00ebpunimi t\u00eb vendosur mes Fatosit e Saliut qysh n\u00eb koh\u00ebn e katharsisit, at\u00ebher\u00eb kur, me ndihm\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-76","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Rama: Si m\u00eb ftoi Nano n\u00eb qeveri dhe ndarja me Ilir Met\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rama: Si m\u00eb ftoi Nano n\u00eb qeveri dhe ndarja me Ilir Met\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Edi Rama, 10.11.2011 Pjes\u00eb nga \u201cKurban\u201d &#8211; Ftesa nga Fatos Nano Palo\u00e7\u00ebll\u00ebku m\u00eb i fundit kishte qen\u00eb nj\u00eb komision hetimor kund\u00ebr meje n\u00eb t\u00eb hyr\u00eb t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit vit, q\u00eb ishte n\u00eb fakt vijimi atavik i nj\u00eb bashk\u00ebpunimi t\u00eb vendosur mes Fatosit e Saliut qysh n\u00eb koh\u00ebn e katharsisit, at\u00ebher\u00eb kur, me ndihm\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-11-10T22:45:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/rama_nano.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Rama: Si m\u00eb ftoi Nano n\u00eb qeveri dhe ndarja me Ilir Met\u00ebn\",\"datePublished\":\"2011-11-10T22:45:07+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\\\/\"},\"wordCount\":2668,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/rama_nano.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\\\/\",\"name\":\"Rama: Si m\u00eb ftoi Nano n\u00eb qeveri dhe ndarja me Ilir Met\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/rama_nano.jpg\",\"datePublished\":\"2011-11-10T22:45:07+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/rama_nano.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/rama_nano.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rama: Si m\u00eb ftoi Nano n\u00eb qeveri dhe ndarja me Ilir Met\u00ebn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rama: Si m\u00eb ftoi Nano n\u00eb qeveri dhe ndarja me Ilir Met\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Rama: Si m\u00eb ftoi Nano n\u00eb qeveri dhe ndarja me Ilir Met\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Edi Rama, 10.11.2011 Pjes\u00eb nga \u201cKurban\u201d &#8211; Ftesa nga Fatos Nano Palo\u00e7\u00ebll\u00ebku m\u00eb i fundit kishte qen\u00eb nj\u00eb komision hetimor kund\u00ebr meje n\u00eb t\u00eb hyr\u00eb t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit vit, q\u00eb ishte n\u00eb fakt vijimi atavik i nj\u00eb bashk\u00ebpunimi t\u00eb vendosur mes Fatosit e Saliut qysh n\u00eb koh\u00ebn e katharsisit, at\u00ebher\u00eb kur, me ndihm\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-11-10T22:45:07+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/rama_nano.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Rama: Si m\u00eb ftoi Nano n\u00eb qeveri dhe ndarja me Ilir Met\u00ebn","datePublished":"2011-11-10T22:45:07+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\/"},"wordCount":2668,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/rama_nano.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\/","name":"Rama: Si m\u00eb ftoi Nano n\u00eb qeveri dhe ndarja me Ilir Met\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/rama_nano.jpg","datePublished":"2011-11-10T22:45:07+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/rama_nano.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/rama_nano.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-si-me-ftoi-nano-ne-qeveri-dhe-ndarja-me-ilir-meten\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rama: Si m\u00eb ftoi Nano n\u00eb qeveri dhe ndarja me Ilir Met\u00ebn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}