{"id":7572,"date":"2011-04-07T08:06:42","date_gmt":"2011-04-07T07:06:42","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=7572"},"modified":"2011-04-07T08:06:42","modified_gmt":"2011-04-07T07:06:42","slug":"si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/","title":{"rendered":"&#8216;Si e gjeta kaset\u00ebn dhe mikun e Hysen Shoshorit&#8217;"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Artan Hoxha\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/artan_hoxha.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/><strong>Shekulli<\/strong>, <em>06.04.2011<\/em><\/p>\n<p>Gazetari <strong>Artan Hoxha<\/strong> transmetoi dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb d\u00ebshmin\u00eb trondit\u00ebse t\u00eb Hysen Shoshorit, njeriut t\u00eb d\u00ebnuar nga regjimi komunist me d\u00ebshmi t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Ai rr\u00ebfen se gjetja e kaset\u00ebs origjinale ishte nj\u00eb nga gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Hoxha tregon edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb path\u00ebn\u00eb, \u00e7far\u00eb i ka ndodhur njeriut q\u00eb regjistroi d\u00ebshmin\u00eb, burgimi i tij n\u00eb Sh\u00ebn Koll dhe vizita e zyrtarit t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Artan, \u00e7far\u00eb u shtyu t\u00eb g\u00ebrmonit n\u00eb historin\u00eb e Hysen Shoshorit?<\/strong><\/p>\n<p>Historia e 77 vje\u00e7arit Hysen Shoshori, gjithnj\u00eb m\u00eb ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen, jo vet\u00ebm si reporter por edhe si qytetar i thjesht\u00eb. Sa her\u00eb q\u00eb emri i tij p\u00ebrmendej n\u00eb ndonj\u00eb shkrim n\u00eb media b\u00ebhesha kurioz p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar fatin tragjik t\u00eb k\u00ebtij njeriu. \u00c7far\u00eb e kishte shtyr\u00eb at\u00eb t\u00eb shtypte jo pak, por plot 41100 trakte kund\u00ebr regjimit komunist. Nj\u00eb shif\u00ebr e pazakont\u00eb, e denj\u00eb p\u00ebr rekordet Guinnes.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr po t\u00eb kemi parasysh periudh\u00ebn kur Hysenit i \u00ebsht\u00eb dashur ti shtyp k\u00ebto trakte, duke nisur nga viti 1961 deri n\u00eb gushtin e vitit 1974. Sa pun\u00eb titanike i \u00ebsht\u00eb dashur atij, ku e ka gjetur gjith\u00eb at\u00eb let\u00ebr dhe sa kujdes ka treguar p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrfunduar n\u00eb duart e Sigurimit t\u00eb Shtetit. M\u00eb dukej di\u00e7ka e pamundur, e pabesueshme, q\u00eb nj\u00eb njeri i thjesht\u00eb, me profesion xhenerik, krejt i vet\u00ebm t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto pik\u00ebpyetje m\u00eb shtuan kuriozitetin dhe m\u00eb nxit\u00ebn q\u00eb t\u00eb g\u00ebrmoj mbi jet\u00ebn e k\u00ebtij martiri t\u00eb antikomunizmit.<\/p>\n<p><strong>Kur keni d\u00ebgjuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb emrin e Hysen Shoshorit?<\/strong><br \/>\nNuk e kujtoj me dat\u00eb t\u00eb sakt\u00eb, por mbaj mend mir\u00eb personat me t\u00eb cil\u00ebt po bisedoja dhe tavolin\u00ebn ku isha ulur. Nj\u00eb grup ish t\u00eb burgosurish politik m\u00eb ftuan t\u00eb pija nj\u00eb kafe me ta. M\u00eb &#8220;i riu&#8221; prej tyre ishte n\u00eb mosh\u00eb dy her\u00eb m\u00eb i madh nga un\u00eb. Mes ish t\u00eb burgosurve t\u00eb diktatur\u00ebs q\u00eb m\u00eb ftuan mbaj mend Gjergj Ndrec\u00ebn, Fatmir Lamajn dhe Nuredin Skraparin, ky i fundit nj\u00eb ish-inxhinier nafte, i d\u00ebnuar p\u00ebr sabotim n\u00eb vitin 1975, pothuaj n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kur \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar dhe Hysen Shoshori.<\/p>\n<p>Ata kishin ndjekur emisionin tim dhe k\u00ebrkonin ti ndihmoja p\u00ebr t\u00eb publikuar disa shqet\u00ebsime t\u00eb tyre n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn se si tallej shteti shqiptar me hallet e ish t\u00eb burgosurve politik. Midis t\u00eb tjerash n\u00eb at\u00eb bised\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur edhe rasti Shoshori. Mua m\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen historia e tij dhe u k\u00ebrkova t\u00eb m\u00eb ndihmonin p\u00ebr ta publikuar at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur. Me mir\u00ebsin\u00eb q\u00eb i karakterizon zakonisht njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jeta i ka p\u00ebrplasur pa m\u00ebshir\u00eb m\u00eb premtuan q\u00eb do t\u00eb m\u00eb ndihmonin.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ka ndodhur realisht me at\u00eb njeri?<\/strong><br \/>\nFillimisht un\u00eb mblodha t\u00eb gjitha shkrimet q\u00eb ishin botuar p\u00ebr Shoshorin n\u00eb media. M\u00eb pas me ndihm\u00ebn e ish t\u00eb d\u00ebnuarve politik\u00eb, kontaktova me disa shok\u00eb t\u00eb Hysenit, me t\u00eb cil\u00ebt ai kishte ndar\u00eb vuajtjet e burgut. Mes tyre m\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen Sk\u00ebnder Tufa, nj\u00eb mik i Hysenit, me t\u00eb cilin ai kishte q\u00ebndruar n\u00eb burgun e Spa\u00e7it dhe at\u00eb t\u00eb Sarand\u00ebs deri n\u00eb momentin q\u00eb u lirua m\u00eb 17 mars 1991.<\/p>\n<p>Sk\u00ebnder Tufa kishte p\u00ebsuar t\u00eb nj\u00ebjtin fat si Hyseni, p\u00ebr t\u00eb vetmit fakt, kishte guxuar t\u00eb publikonte n\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb periodike pik\u00ebrisht d\u00ebshmin\u00eb rr\u00ebqeth\u00ebse t\u00eb shokut t\u00eb tij t\u00eb burgut. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2002 Tufa botoi n\u00eb gazet\u00ebn me emrin sinjifikativ &#8220;Plaga&#8221;, intervist\u00ebn e Shoshorit. Kaq kishte mjaftuar q\u00eb edhe Tufa t\u00eb vihej n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb sulmeve nga njer\u00ebz q\u00eb q\u00ebndronin pas njeriut t\u00eb akuzuar prej Hysen Shoshorit, Sali Berish\u00ebs. Sapo Berisha u rikthye n\u00eb pushtet n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2005, Sk\u00ebnder Tuf\u00ebs iu rezervua nj\u00eb fat tragjik p\u00ebr t&#8217;ia mbyllur goj\u00ebn dhe p\u00ebr ta detyruar t\u00eb heshte.<\/p>\n<p>Ndaj tij u inskenua nj\u00eb aksion policor, me nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb sajuar pik\u00ebrisht nga njer\u00ebzit e kryeministrit n\u00eb radh\u00ebt e policis\u00eb. Pas 10 viteve burg n\u00eb regjimin komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, Sk\u00ebnder Tufa p\u00ebrfundoi serish n\u00eb qeli, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr vjet n\u00eb qelit\u00eb e burgut t\u00eb Sh\u00ebn Kollit. Sapo ai u vendos n\u00eb k\u00ebt\u00eb burg, nj\u00eb drejtues i lart\u00eb i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit shkoi ta takonte duke i kujtuar pik\u00ebrisht d\u00ebshmin\u00eb e Hysen Shoshorit.<\/p>\n<p>Nga ai moment Tuf\u00ebs iu rezervua nj\u00eb &#8220;trajtim special&#8221; nga autoritetet e burgut deri dit\u00ebn q\u00eb u lirua. Kur doli nga burgu, Tufa nuk kishte \u00e7far\u00eb t\u00eb humbiste m\u00eb, ve\u00e7 jet\u00ebs. Ai kontaktoi me mua dhe un\u00eb pranova q\u00eb ta hulumtoja historin\u00eb e tij, e cila ishte thjesht\u00eb nj\u00eb pasoj\u00eb e d\u00ebshmis\u00eb q\u00eb nuk duhej publikuar kurr\u00eb t\u00eb Hysen Shoshorit. Por sigurisht k\u00ebto jan\u00eb detaje q\u00eb emisioni &#8220;Xhung\u00ebl&#8221; do ti zbardh n\u00eb vijim t\u00eb historis\u00eb &#8220;D\u00ebshmitari&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb roli i kryeministrit aktual Sali Berisha n\u00eb d\u00ebnimin e tij?<\/strong><br \/>\nUn\u00eb nuk mund t\u00eb them m\u00eb shum\u00eb nga \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb me goj\u00ebn e vet Hysen Shoshori. E kisha d\u00ebgjuar disa her\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij t\u00eb citohej n\u00eb parlament nga deputet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb majt\u00eb, e kisha lexuar n\u00eb gazet\u00eb, por gjithnj\u00eb kryeministri dhe anturazhi i tij mediatik, ia dilnin mban\u00eb q\u00eb t\u00eb mohonin k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb.<\/p>\n<p>Ata thoshin se gjith\u00e7ka ishte nj\u00eb trillim dhe nj\u00eb sajes\u00eb dashakeqe nga mbeturinat e Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe t\u00eb regjimit komunist q\u00eb synonte t\u00eb baltoste pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb e p\u00ebrmbysi regjimin e urryer. Ata k\u00ebrkonin prova bind\u00ebse dhe t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme. Makineria propagandistike e kryeministrit arriti deri aty, sa kur \u00e7\u00ebshtja u ngrit n\u00eb parlament nga opozita, publikoi nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb djalit t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb Hysen Shoshorit, i cili deklaronte se babai i tij nuk e kishte akuzuar kurr\u00eb Berish\u00ebn dhe se gjith\u00e7ka ishte nj\u00eb sajes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitime politike.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht hulumtimeve q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb dhe informacionit q\u00eb mblodha, gjithnj\u00eb dyshoja se historin\u00eb do t\u00eb ma kund\u00ebrshtonin n\u00ebse nuk kisha pamje filmike. Rrezikoja t\u00eb p\u00ebrfundoja nj\u00eblloj si botimet n\u00eb median e shkruar n\u00ebse nuk publikoja me pamje filmike, me z\u00eb dhe me figur\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e Hysen Shoshorit! P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, pas shum\u00eb p\u00ebrpjekjesh, arrita q\u00eb ta shtie n\u00eb dor\u00eb intervist\u00ebn e filmuar, sigurisht duke marr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr publikimin e saj.<\/p>\n<p><strong>A keni pasur presioni p\u00ebr botimin e saj?<\/strong><br \/>\nSigurisht q\u00eb kam pasur. Jo m\u00eb kot puna me k\u00ebt\u00eb histori ka zgjatur p\u00ebr vite me radh\u00eb. Madje n\u00eb nj\u00eb moment humba dhe besimin e atyre q\u00eb m\u00eb kishin ndihmuar, q\u00eb kishin pranuar t\u00eb flisnin para kamer\u00ebs me z\u00eb dhe figur\u00eb, duke rrezikuar jet\u00ebn e tyre. Mjafton t\u00eb p\u00ebrmend faktin q\u00eb personat t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb ndihmuan t\u00eb nd\u00ebrtoja k\u00ebt\u00eb histori, i kam telefonuar vet\u00ebm 24 or\u00eb pasi u transmetua n\u00eb NE\u00cbS 24 emisioni &#8220;Xhung\u00ebl&#8221; me titullin &#8220;D\u00ebshmitari&#8221;. Edhe ata jan\u00eb habitur pasi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk e prisnin q\u00eb kjo video-d\u00ebshmi t\u00eb publikohej nj\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Traktet<\/strong><br \/>\nI cil\u00ebsuar si antikomunisti m\u00eb i vendosur n\u00eb gjith\u00eb vendet e lindjes, Hysen Shoshori p\u00ebr 13 vite me radh\u00eb shtypi dhe shp\u00ebrndau i vet\u00ebm plot 41100 trakte ku b\u00ebhej thirrje p\u00ebr rr\u00ebzimin e regjimit komunist t\u00eb diktatorit Enver Hoxha.<\/p>\n<p><strong>Shaptilografi<\/strong><br \/>\nShaptilografin me t\u00eb cilin Hysen Shoshori shtypi traktet, e grabiti n\u00eb muzeun e relikeve t\u00eb luft\u00ebs Nacional-\u00c7lirimtare. Shaptilografi ishte p\u00ebrdorur nga grupet guerile gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb shtypur trakte kund\u00ebr Nazi-Fashist\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Arrestimi<\/strong><br \/>\nHysen Shoshori u arrestua n\u00eb or\u00ebn 23.00, t\u00eb dat\u00ebs 16 gusht 1974. Ai u kap teksa po shp\u00ebrndante trakte tek Ambulanca Qendrore. Aty, at\u00eb nat\u00eb at\u00eb e prisnin m\u00eb shum\u00eb se 10 roje t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit. Operacioni p\u00ebr kapjen e tij mbante emrin &#8220;Kafka&#8221;.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebnimi<\/strong><br \/>\nGjykata e d\u00ebnoi fillimisht Hysen Shoshorin me vdekje me pushkatim. Por nd\u00ebrsa ai priste ekzekutimin, 47 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb d\u00ebnimi iu fal nga me vdekje n\u00eb 25 vite burg. Shoshori b\u00ebri vet\u00ebm 17 vite burg pasi u lirua me r\u00ebnien e komunizmit m\u00eb 17 mars 1991.<\/p>\n<p><strong>Sk\u00ebnder Tufa, i d\u00ebnuari politik q\u00eb intervistoi Hysen Shoshorin <\/strong><\/p>\n<p>Bashk\u00ebvuajt\u00ebsi me t\u00eb cilin Hysen Shoshori q\u00ebndroi fillimisht n\u00eb Burgun e Spa\u00e7it dhe m\u00eb pas deri sa u lirua, n\u00eb burgun e Sh\u00ebn Vasilit n\u00eb Sarand\u00eb, \u00ebsht\u00eb Sk\u00ebnder Tufa. T\u00eb dy t\u00eb d\u00ebnuarit me akuza gati t\u00eb nj\u00ebjta u njoh\u00ebn n\u00eb vitin 1981 n\u00eb burgun e tmerrsh\u00ebm t\u00eb Spa\u00e7it. Miq\u00ebsia e tyre u forcua dhe ata q\u00ebndruan bashk\u00eb deri n\u00eb momentin q\u00eb u liruan n\u00eb mesin e marsit 1991.<\/p>\n<p>T\u00eb dy t\u00eb d\u00ebnuarit politik\u00eb u liruan n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb dhe p\u00ebr ta ishte rezervuar i nj\u00ebjti fat. Ata udh\u00ebtuan me autobus nga Saranda n\u00eb Tiran\u00eb, ku nuk i priti askush nga familjar\u00ebt e tyre, t\u00eb cil\u00ebt ishin internuar nga Sigurimi i Shtetit. Hysen Shoshori i tregoi Sk\u00ebnder Tuf\u00ebs dhe bashk\u00ebvuajt\u00ebsve t\u00eb tij, se njeriu q\u00eb kishte d\u00ebshmuar kund\u00ebr tij n\u00eb vitin 1975, ishte pik\u00ebrisht politikani q\u00eb kishte dal\u00eb n\u00eb krye t\u00eb l\u00ebvizjes opozitare p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar komunizmin, Doktor Sali Berisha.<\/p>\n<p>Nisur nga ky fakt Sk\u00ebnder Tufa e intervistoi mikun e tij t\u00eb burgut n\u00eb vitin 2002 dhe e botoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb intervist\u00ebn n\u00eb gazet\u00ebn e t\u00eb persekutuar\u00ebve &#8220;Plaga&#8221;. Kjo intervist\u00eb \u00ebsht\u00eb mohuar disa her\u00eb nga kryeministri Berisha, duke th\u00ebn\u00eb se ishte e falsifikuar.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>&#8220;Njeriu q\u00eb ka ndikuar n\u00eb d\u00ebnimin time me vdekje n\u00eb koh\u00ebn e regjimit komunist ishte Sali Berisha. Ai doli d\u00ebshmitar n\u00eb gjyqin tim duke b\u00ebrtitur me t\u00eb madhe: T\u00eb varet n\u00eb litar!&#8221;. Kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia e Hysen Shoshorit, njeriut t\u00eb d\u00ebnuar nga regjimi komunist me varje, por q\u00eb m\u00eb pas u fal duke u d\u00ebnuar me 25 vjet burgim.<\/p>\n<p>Krimi i Shoshorit ishte shtypja dhe shp\u00ebrndarja e m\u00eb shum\u00eb se 41 mij\u00eb trakteve gjat\u00eb 13 viteve. Ai ka l\u00ebn\u00eb qelit\u00eb e burgut pas 17 vitesh. Shoshori ka rr\u00ebfyer n\u00eb emisionin &#8220;Xhung\u00ebl&#8221; t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb e tij nga shp\u00ebrndarja e trakteve e deri tek d\u00ebnimi pas d\u00ebshmis\u00eb publike t\u00eb Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Intervista me Shoshorin \u00ebsht\u00eb realizuar nga bashk\u00ebvuajt\u00ebsi i tij i burgut, Sk\u00ebnder Tufa n\u00eb vitin 2002 dhe \u00ebsht\u00eb transmetuar n\u00eb emisionin Xhung\u00ebl t\u00eb gazetarit Artan Hoxha<\/p>\n<p><strong>Cili ishte motivi q\u00eb ju shtyu t&#8217;i kund\u00ebrviheshit regjimit duke vendosur trakte?<\/strong><br \/>\nIshte cenimi i pron\u00ebs private, q\u00eb p\u00ebr mua ishte shum\u00eb e shenjt\u00eb. Sepse ishte e lidhur me dinjitetin tim dhe me qenien time. Ishte arsyeja kryesore q\u00eb m\u00eb detyroi t\u00eb b\u00ebj k\u00ebt\u00eb veprim, duke iu p\u00ebrgjigjur n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb. Ajo pron\u00eb e vog\u00ebl ishte p\u00ebr mua atdheu im, t\u00eb cilin ma mohuan.<\/p>\n<p><strong>Z. Hysen, \u00e7far\u00eb p\u00ebrmbajtje kishin traktet tuaja dhe, a kishin ndonj\u00eb shenj\u00eb dalluese ato?<\/strong><br \/>\nKy aktiviteti im zgjati 13 vite, nga viti 1961 deri n\u00eb vitin 1974, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb jan\u00eb dokumentuar nga organet e Sigurimit t\u00eb Shtetit, q\u00eb m\u00eb von\u00eb m\u00eb detyruan n\u00eb gjyq, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe n\u00ebnt\u00eb cop\u00ebt e fundit t\u00eb trakteve q\u00eb m\u00eb kap\u00ebn. N\u00eb momentin e arrestimit, traktet plot\u00ebsonin shifr\u00ebn e p\u00ebrgjithshme, 41.100 cop\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb koh\u00eb e p\u00ebrzier me urrejtje, e cila m\u00eb shtyu q\u00eb ta shpreh at\u00eb me ngjitjen e parullave, nga e cila ndjeva nj\u00eb far\u00eb sadisfaksioni personal edhe p\u00ebr shum\u00eb viktima t\u00eb tjera, duke i b\u00ebr\u00eb thirrje asaj pjese t\u00eb past\u00ebr t\u00eb popullit shqiptar p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr partis\u00eb shtet, sundimtar\u00ebve e kriminel\u00ebve t\u00eb pashoq n\u00eb historin\u00eb bot\u00ebrore, q\u00eb ashtu si mbi mua po shkelnin mbi dinjitetin e njer\u00ebzve t\u00eb ndersh\u00ebm. Tekstet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shum\u00ebllojsh\u00ebm, por p\u00ebrmbajtja ka qen\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb dhe q\u00ebllimi im kishte nj\u00eb pik\u00ebsynim, mbrojtjen e dinjitetit dhe t\u00eb ndershm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nga dallonin traktet tuaja nga ato q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb hedhur persona t\u00eb tjer\u00eb?<\/strong><br \/>\nTraktatet e mia kishin nj\u00eb shenj\u00eb n\u00eb fund t\u00eb tyre, q\u00eb ishte nj\u00eb kafk\u00eb njeriu, e cila personifikonte sistemin shoq\u00ebror dhe p\u00ebr sebep t\u00eb k\u00ebsaj shenje, operacioni i kapjes sime, q\u00eb zgjati 13 vjet, u quajt &#8220;Kafka&#8221;. Frika q\u00eb dominonte te t\u00eb gjith\u00eb nuk i linte ta lexonin deri n\u00eb fund traktin. Shum\u00eb nga k\u00ebto q\u00eb i kishin lexuar traktet e mia p\u00ebr munges\u00eb vigjilence p\u00ebrfunduan n\u00ebp\u00ebr burgje dhe m\u00eb akuzonin mua p\u00ebr fatkeq\u00ebsin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb ato pak mund\u00ebsi q\u00eb kishin p\u00ebr informacionin, un\u00eb personalisht kam d\u00ebgjuar m\u00eb 1962 te Radio Moska q\u00eb t\u00eb thuhet &#8220;filloi edhe n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb shkrihet akulli&#8221;. P\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn 13 vje\u00e7are, aktiviteti im, \u00ebsht\u00eb komentuar n\u00eb disa radio t\u00eb huaja n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ndikimi kishin traktet n\u00eb publik?<\/strong><br \/>\nAt\u00ebher\u00eb e kuptova se puna ime e drejt\u00eb kishte q\u00eblluar n\u00eb shenj\u00eb, prandaj i thash\u00eb vetes, &#8220;puno m\u00eb shum\u00eb mor Cen se e v\u00ebrteta sa do q\u00eb t\u00eb mbulohet, t\u00eb shpon syt\u00eb&#8221;. Duke filluar nga viti 1962, Tirana zyrtare rriti vigjilenc\u00ebn n\u00eb survejim, ku u manifestua n\u00eb tre pika kryesore: duke shfryt\u00ebzuar pem\u00ebt e rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, duke u marr\u00eb shum\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb dispozicion dhomat q\u00eb kishin sheshpamje si dhe n\u00eb muret rrethuese t\u00eb oborreve t\u00eb sht\u00ebpive u hoq\u00ebn nj\u00eb tull\u00eb p\u00ebr vrojtim. Aty survejoheshin nga brenda mureve njer\u00ebz t\u00eb popullit.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb strategjie keni ndjekur p\u00ebr t\u00eb mos u kapur nga Sigurimi i Shtetit?<\/strong><br \/>\nKam pas ndjek nj\u00eb strategji t\u00eb till\u00eb, nuk i vendosja traktet dy her\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend. I kontrolloja nga larg, por her\u00ebn e fundit i kishin hequr shum\u00eb shpejt. Vrojtova me inat, i vendosa p\u00ebrs\u00ebri ku i kisha vendosur. Kjo m\u00eb kushtoi shum\u00eb shtrenjt\u00eb. Ishte gusht i vitit 1974, kur sapo e vendosa fletushk\u00ebn e fundit papritur m\u00eb jan\u00eb hedhur dhjet\u00ebra vet\u00eb q\u00eb me sa duket m\u00eb ndiqnin dhe me godasin. M\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb p\u00ebrtok\u00eb duke m\u00eb hipur n\u00eb kurriz. T\u00eb eksituar aq shum\u00eb nga g\u00ebzimi dhe urrejtja q\u00eb kishin p\u00ebr mua, q\u00ebllonin edhe nj\u00ebri-tjetrin, duke kujtuar se isha un\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ndodhi me ju m\u00eb pas?<\/strong><br \/>\nNuk e di sa \u00e7far\u00eb ka ndodhur m\u00eb tej, vet\u00ebm se e kam par\u00eb veten t\u00eb lidhur n\u00eb bodrumet e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, ku mes shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve m\u00eb vizitoi edhe Kadri Hazbiu, i cili m\u00eb pyeti &#8220;ti je shp\u00ebrndar\u00ebsi, apo organizatori&#8221;? Un\u00eb i p\u00ebrgjigjem, se &#8220;jam dhe shp\u00ebrndar\u00ebsi dhe organizatori&#8221; dhe fill pas k\u00ebtij detaji d\u00ebgjoj nj\u00eb z\u00eb q\u00eb thot\u00eb &#8220;duhet \u00e7uar n\u00eb spital, mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr jet\u00ebn e tij&#8221;. N\u00eb 6 muaj kam provuar torturat nga m\u00eb \u00e7njer\u00ebzoret, q\u00eb nuk dua t&#8217;i p\u00ebrmend. Por po sjell vet\u00ebm nj\u00eb fakt. M\u00eb kishin v\u00ebn\u00eb disa her\u00eb t\u00eb mbyllur n\u00eb arkivol.<\/p>\n<p><strong>Si u zhvillua gjyqi dhe ai i mbani mend d\u00ebshmitar\u00ebt?<\/strong><br \/>\nUn\u00eb n\u00eb at\u00eb sall\u00eb gjyqi, t\u00eb mbushur me popull, fiksova nj\u00eb fytyr\u00eb q\u00eb m&#8217;u ngulit n\u00eb mendjen time. Po priste mes k\u00ebtij populli duke th\u00ebn\u00eb &#8220;ky njeri q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me k\u00ebto trakte t\u00eb varet n\u00eb litar&#8221;, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment nxori nj\u00eb trakt duke ia tundur kryegjykat\u00ebsit.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb b\u00ebri ky d\u00ebshmitar n\u00ebse ju kujtohet?<\/strong><br \/>\nKy njeri q\u00eb priste pran\u00eb k\u00ebtij populli, nxori traktin nga xhepi dhe duke iu drejtuar kryetarit t\u00eb gjykat\u00ebs, &#8220;t\u00eb varet n\u00eb litar, q\u00eb u mor me k\u00ebto&#8221;, duke e tundur para popullit dhe syt\u00eb e kryetarit t\u00eb gjykat\u00ebs. M\u00eb habiti se viti q\u00eb po u gjykoja ishte viti 1975. Kurse trakti q\u00eb ky e kishte hequr m\u00ebnjan\u00eb, dhe un\u00eb mendoja se mund ta kishte gjetur kur e kisha vendosur n\u00eb fakultetin mjek\u00ebsor, mund ta kishte gjetur vite m\u00eb p\u00ebrpara se sa viti q\u00eb po gjykohesha.<\/p>\n<p><strong>I kujt viti ishte trakti?<\/strong><br \/>\nKy trakt, duhet t\u00eb ishte i vitit 1962, sepse m&#8217;u kujtua koha q\u00eb e kisha vendosur na fakultetin mjek\u00ebsor. Tha &#8220;d\u00ebgjo, populli k\u00ebrkon varje n\u00eb litar, por prap\u00eb se prap\u00eb partia do t\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr ty&#8221;.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb d\u00ebnimi iu dha gjykata?<\/strong><br \/>\nMe vdekje.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb von\u00eb si ndodhi q\u00eb nuk u ekzekutuat?<\/strong><br \/>\nPas 47 dit\u00ebve q\u00eb prisja ekzekutimin m\u00eb erdhi falja. M\u00eb lan\u00eb 25 vite burg. Nga k\u00ebto un\u00eb b\u00ebra vet\u00ebm 17 vite burgim, pasi m\u00eb 17 mars 1991 u lirova.<\/p>\n<p><strong>Po kush ishte ky njeri q\u00eb d\u00ebshmoi kund\u00ebr jush?<\/strong><br \/>\nKy njeri, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komunist pasionant e fanatik i pandreqsh\u00ebm, q\u00eb p\u00ebr me arrit n\u00eb majat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb hierarkis\u00eb s\u00eb pushtetit komunist ka p\u00ebrdorur dhe traktin tim, duke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb d\u00ebnimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha.<\/p>\n<p><strong>A jeni i sigurt z. Hysen?<\/strong><br \/>\nM&#8217;u kujtua q\u00eb ky em\u00ebr, ishte i asaj fizionomie q\u00eb thoshte p\u00ebr mua &#8220;t\u00eb varet n\u00eb litar&#8221;. Un\u00eb mund t&#8217;ju them q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb harrohet bisha q\u00eb t\u00eb kafshon.<\/p>\n<p><strong>Si po e kaloni jet\u00ebn pas daljes nga burgu?<\/strong><br \/>\nJeta ime q\u00eb po e b\u00ebj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burg n\u00eb ambient t\u00eb hapur, sepse jam i pastreh\u00eb nga q\u00eb streha ime ishte atdheu im. Ajo m&#8217;u grabit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb p\u00ebr streh\u00eb kam bordurat e rrug\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Kush ju ka ndihmuar?<\/strong><br \/>\nNj\u00eb e mir\u00eb q\u00eb i ndodh k\u00ebsaj jet\u00ebs sime, po i b\u00ebhet nga nj\u00eb bashk\u00ebvuajt\u00ebs q\u00eb m\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar nat\u00ebn, nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb dit\u00ebs e kaloj n\u00eb bibliotek\u00eb, por nj\u00eb e keqe tjet\u00ebr q\u00eb po i ndodh mosh\u00ebs sime \u00ebsht\u00eb se po dremis gjumin n\u00ebp\u00ebr bordurat e rrug\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Me \u00e7far\u00eb t\u00eb ardhurash jetoni?<\/strong><br \/>\nBurimi i jetes\u00ebs sime, duke qen\u00eb i vet\u00ebm, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga fatkeq\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb jet\u00ebs sime, qenka vetmia. Burimi i jetes\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pension qesharak prej 60 mij\u00eb lek\u00ebsh. Un\u00eb i them vetes sepse shihesh i gjall\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt, nuk do t\u00eb thot\u00eb se po jeton<\/p>\n<p><strong>Kurt Kola: Berisha \u00ebsht\u00eb e keqja e shqiptar\u00ebve<\/strong><br \/>\nKurt Kola, kreu i shoqat\u00ebs s\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurve Politik\u00eb, Kurt Koka, ka reaguar dje n\u00eb lidhje me d\u00ebshmin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nga Sali Berisha duke e etiketuar at\u00eb si nj\u00eb agjent t\u00eb sigurimit t\u00eb shtetit, i cili ka dal\u00eb d\u00ebshmitar kund\u00ebr nj\u00eb t\u00eb burgosuri politik. Sipas Kol\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e pamoralshme q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb Sali Berish\u00ebn p\u00ebr t\u00eb drejtuar vendin.<\/p>\n<p>&#8220;Sot populli shqiptar u njoh me nj\u00eb lajm shum\u00eb trondit\u00ebs, sot m\u00ebsoi se kryeministri q\u00eb qeveris vendin ka qen\u00eb nj\u00eb agjent i sigurimit t\u00eb shtetit dhe ka dal\u00eb d\u00ebshmitar, ka k\u00ebrkuar d\u00ebnim me varje p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb burgosur politik, p\u00ebr Hysen Shoshorin. U publikua qart\u00eb morali i atij q\u00eb udh\u00ebheq Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb person i till\u00eb q\u00eb ka dal\u00eb d\u00ebshmitar i nj\u00eb t\u00eb burgosuri politik, q\u00eb 13 vjet rresht ka v\u00ebn\u00eb trakte n\u00eb Tiran\u00eb kundra atij sistemi dhe ka k\u00ebrkuar d\u00ebnimin me varje n\u00eb Sheshin Sk\u00ebnderbej, e kemi kryeministrin ton\u00eb. \u00cbsht\u00eb e pamoralshme p\u00ebr \u00e7do shqiptar q\u00eb t\u00eb votoj\u00eb sot Sali Berish\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb vendit. Ai \u00ebsht\u00eb e keqja, jo e Hysen Shoshorit, jo e t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb, por \u00ebsht\u00eb e keqja e shqiptar\u00ebve&#8221;,- tha Kola.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shekulli, 06.04.2011 Gazetari Artan Hoxha transmetoi dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb d\u00ebshmin\u00eb trondit\u00ebse t\u00eb Hysen Shoshorit, njeriut t\u00eb d\u00ebnuar nga regjimi komunist me d\u00ebshmi t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Ai rr\u00ebfen se gjetja e kaset\u00ebs origjinale ishte nj\u00eb nga gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Hoxha tregon edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb path\u00ebn\u00eb, \u00e7far\u00eb i ka ndodhur njeriut q\u00eb regjistroi d\u00ebshmin\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>&#039;Si e gjeta kaset\u00ebn dhe mikun e Hysen Shoshorit&#039; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"&#039;Si e gjeta kaset\u00ebn dhe mikun e Hysen Shoshorit&#039; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shekulli, 06.04.2011 Gazetari Artan Hoxha transmetoi dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb d\u00ebshmin\u00eb trondit\u00ebse t\u00eb Hysen Shoshorit, njeriut t\u00eb d\u00ebnuar nga regjimi komunist me d\u00ebshmi t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Ai rr\u00ebfen se gjetja e kaset\u00ebs origjinale ishte nj\u00eb nga gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Hoxha tregon edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb path\u00ebn\u00eb, \u00e7far\u00eb i ka ndodhur njeriut q\u00eb regjistroi d\u00ebshmin\u00eb, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-04-07T07:06:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/artan_hoxha.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"&#8216;Si e gjeta kaset\u00ebn dhe mikun e Hysen Shoshorit&#8217;\",\"datePublished\":\"2011-04-07T07:06:42+00:00\",\"dateModified\":\"2011-04-07T07:06:42+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/\"},\"wordCount\":3376,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/artan_hoxha.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/\",\"name\":\"'Si e gjeta kaset\u00ebn dhe mikun e Hysen Shoshorit' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/artan_hoxha.jpg\",\"datePublished\":\"2011-04-07T07:06:42+00:00\",\"dateModified\":\"2011-04-07T07:06:42+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/artan_hoxha.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/artan_hoxha.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8216;Si e gjeta kaset\u00ebn dhe mikun e Hysen Shoshorit&#8217;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"'Si e gjeta kaset\u00ebn dhe mikun e Hysen Shoshorit' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"'Si e gjeta kaset\u00ebn dhe mikun e Hysen Shoshorit' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shekulli, 06.04.2011 Gazetari Artan Hoxha transmetoi dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb d\u00ebshmin\u00eb trondit\u00ebse t\u00eb Hysen Shoshorit, njeriut t\u00eb d\u00ebnuar nga regjimi komunist me d\u00ebshmi t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Ai rr\u00ebfen se gjetja e kaset\u00ebs origjinale ishte nj\u00eb nga gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Hoxha tregon edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb path\u00ebn\u00eb, \u00e7far\u00eb i ka ndodhur njeriut q\u00eb regjistroi d\u00ebshmin\u00eb, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-04-07T07:06:42+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/artan_hoxha.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"&#8216;Si e gjeta kaset\u00ebn dhe mikun e Hysen Shoshorit&#8217;","datePublished":"2011-04-07T07:06:42+00:00","dateModified":"2011-04-07T07:06:42+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/"},"wordCount":3376,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/artan_hoxha.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/","name":"'Si e gjeta kaset\u00ebn dhe mikun e Hysen Shoshorit' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/artan_hoxha.jpg","datePublished":"2011-04-07T07:06:42+00:00","dateModified":"2011-04-07T07:06:42+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/artan_hoxha.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/artan_hoxha.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-e-gjeta-kaseten-dhe-mikun-e-hysen-shoshorit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8216;Si e gjeta kaset\u00ebn dhe mikun e Hysen Shoshorit&#8217;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7572"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7572"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7572\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7572"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7572"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7572"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}