{"id":7569,"date":"2011-04-06T20:52:25","date_gmt":"2011-04-06T19:52:25","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=7569"},"modified":"2011-04-06T20:52:25","modified_gmt":"2011-04-06T19:52:25","slug":"perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/","title":{"rendered":"P\u00cbRRALLA # 36: PASHMANGSHM\u00cbRIA E GJENDJES DHE ZGJEDHJA E VULLNETSHME"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Shenasi Rama\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama.jpg\" alt=\"\" width=\"120\" \/><strong>Shenasi Rama<\/strong>, <em>06.04.2011<\/em><\/p>\n<p>&#8211; <strong>NGA 1001 P\u00cbRRALLAT E TRANZICIONIT <\/strong>&#8211;<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nd\u00ebr objektivat kryesor\u00eb e t\u00eb pandryshuar t\u00eb paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb gjendja e kriz\u00ebs s\u00eb thell\u00eb morale, shoq\u00ebrore e t\u00eb vlerave n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb shteti e kombi shqiptar te pranohet si e pashmangshme. Kjo gjendje paraqitet si e pashmangshme, dhe e paevitueshme, pasoj\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e rrethanave historike. Argumenti i tyre \u00ebsht\u00eb se ky ishte \u2018fati\u2019 i shqiptar\u00ebve dhe se nuk kishte se si q\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb mund t\u00eb shkonin ndryshe.  Meq\u00eb, gjithnj\u00eb sipas tyre, nuk kishte rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrvecse q\u00eb t\u00eb shkonim n\u00eb drejtim t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb kapitalizmit ekstrem sic paraqitej prej tyre, at\u00ebher\u00eb t\u00eb gjitha pasojat q\u00eb rrjedhin nga kjo p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar (sic!) kapitalizmin, jan\u00eb procese t\u00eb natyrshme e t\u00eb pashmangshme e duhet t\u00eb trajtohen si t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Cudia \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb mas\u00eb d\u00ebrmuese e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare e ka pranuar k\u00ebt\u00eb argumentim t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur me nj\u00ebmij\u00eb m\u00ebnyra e pa kurrfar\u00eb nd\u00ebrprerjeje si t\u00eb vlefsh\u00ebm e t\u00eb pakontestuesh\u00ebm.  Kat\u00ebr grupimet me pesh\u00eb n\u00eb at\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb dol\u00ebn nga sistemi i m\u00ebparsh\u00ebm, katundar\u00ebt, shtresat e proletarizuara urbane, inteligjencia dhe paria e Tiran\u00ebs, kan\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb bindje e p\u00ebrfundim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt se kjo gjendje ishte e pashmangshme. Kjo bindje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrforcuar me nje nivel rezinjate shoq\u00ebrore q\u00eb t\u00eb shtyn t\u00eb mendohesh p\u00ebr rrug\u00ebn ku jan\u00eb shqiptar\u00ebt e mund\u00ebsit\u00eb e daljes nga kjo gjendje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa katundar\u00ebt dhe shtresat e proletarizuara urbane, nuk ja kan\u00eb pasur iden\u00eb se cfar\u00eb sistemi do t\u00eb nd\u00ebrtohej mbas vitit 1991, inteligjencia e kishte nj\u00eb ide t\u00eb ushqyer nga sistemi i m\u00ebparsh\u00ebm se sistemi i kund\u00ebrt me socializmin do t\u00eb ishte nj\u00eb sistem kapitalist i tipit t\u00eb Per\u00ebndimit t\u00eb Larg\u00ebt, ose n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb kapitaliz\u00ebm si ai q\u00eb p\u00ebrshkruhej nga Engelsi n\u00eb Mancesterin e vitit 1844.  Prandaj, e vetmja shtres\u00eb q\u00eb ishte krejt\u00ebsisht e qart\u00eb, e vet\u00ebdijshme p\u00ebr rrug\u00ebn q\u00eb po ndiqej, p\u00ebr pasojat q\u00eb do t\u00eb kishte shoq\u00ebria, dhe p\u00ebr fatkeq\u00ebsit\u00eb q\u00eb do t\u00eb sillte ecja n\u00eb at\u00eb rrug\u00eb ishte paria sunduese e Tiran\u00ebs dhe aspirant\u00ebt p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Grupimet m\u00eb kryesore t\u00eb k\u00ebsaj shtrese sunduese ishin tre: paria e Bllokut (q\u00eb ishte edukuar jasht\u00eb), profesorati universitar (ajo pjes\u00eb q\u00eb kishte q\u00ebn\u00eb jasht\u00eb e q\u00eb i duhej t\u00eb dinte se si funksionon sistemi), dhe zyrtar\u00ebt e shtetit (q\u00eb duhej t\u00eb jepnin e t\u00eb merrnin me bot\u00ebn e jashtme) e kishin nj\u00eb ide t\u00eb qart\u00eb se si funksiononte sistemi. T\u00eb bijt\u00eb e Enver Hoxh\u00ebs q\u00eb kishin studjuar jasht\u00eb me vite, mjek\u00ebt si Sali Berisha q\u00eb kishin  jetuar me vite n\u00eb bot\u00ebn e huaj, diplomat\u00ebt apo partiak\u00ebt si Sofokli Lazri, jurist\u00ebt si Luan Omari apo ekonomist\u00ebt si Gramoz Pashko e Fatos Nano, fizikan\u00ebt si Rexhep Mejdani apo matematikan\u00ebt si Skender Gjinushi, apo edhe drejtor\u00ebt e Nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb Fruta-Perimeve si Sabri Godo e dinin se si funksiononte bota e huaj. Ata q\u00eb mendonin se kapitalizmi ishte ajo cka jepte RAI, nuk e njihnin gjendjen e nuk dinin si funksiononte bota e huaj.<\/p>\n<p>Realiteti q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto kishin par\u00eb n\u00eb vendet ku kishin q\u00ebn\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim (Franc\u00eb, Austri, Suedi, Gjermani, Itali, apo Zvicer) nuk ishte realiteti i kapitalizmit ekstrem. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vende, shtete-kombe t\u00eb q\u00ebndrueshme, kishte sisteme shoq\u00ebrore t\u00eb konsoliduara, shtete t\u00eb konsoliduara, ekonomi t\u00eb institucionalizuara e me rradh\u00eb. Sistemet e sotme n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto vende jan\u00eb nj\u00eb evoluim i asaj q\u00eb k\u00ebto pjestar\u00eb t\u00eb paris\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb identifikohen leht\u00eb e kan\u00eb par\u00eb, e kan\u00eb njohur dhe e kan\u00eb ditur q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjendja reale.<\/p>\n<p>Askund, n\u00eb asnj\u00eb vend ku k\u00ebta kan\u00eb q\u00ebn\u00eb, e kan\u00eb q\u00ebn\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vite secili, nuk kan\u00eb par\u00eb nj\u00eb kapitaliz\u00ebm ekstrem. Pyetja q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb kur dol\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb forcave politike dhe t\u00eb strukturave shtet\u00ebrore apo mbet\u00ebn n\u00eb prapasken\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta individ\u00eb u turr\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrtonin nj\u00eb sistem shoq\u00ebror i cili nuk ekziston kurrkund p\u00ebrvecse n\u00eb mendjen e disa ekstremist\u00ebve ideologjik\u00eb dhe n\u00eb mendjen e paris\u00eb sunduese n\u00eb shtetin shqiptar?<\/p>\n<p>Cdo gj\u00eb q\u00eb k\u00ebta b\u00ebn\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij tranzicioni e b\u00ebn\u00eb mbrapsht. Privatizimi me rr\u00ebnj\u00eb i cdo strukture ekonomike e mbrojtjeje shoq\u00ebrore, shkat\u00ebrrimi i fabrikave e nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb nd\u00ebrtuara me aq sakrifica nga populli shqiptar, rr\u00ebnimi i shtetit, rr\u00ebnimi i identitetit, legjitimimi i krimit dhe i posht\u00ebrsis\u00eb, ngritja n\u00eb moral e sjelljes s\u00eb zvet\u00ebnuar, piramidat, korrupsioni, zhveshja nga vlerat morale. Krimet e kryera nga paria e Tiran\u00ebs, por me shtytjen e inkurajimin e saj jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbindshme. Kujt nuk i kujtohet \u201cceku i bardh\u00eb\u201d i Gramoz Pashkos, thirrjet \u201ckemi buk\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr tre dit\u00eb,\u201d \u201cparat\u00eb e popullit jan\u00eb t\u00eb pastra\u201d t\u00eb Sali Berish\u00ebs, bisedat e Fehmi Abdiut me Fatos Nanon n\u00eb Rogner, bisedat e Edi Ram\u00ebs me Delijorgjin, krimet e Fatmir Mediut, skandalet e pafund t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb p\u00ebr shtat\u00eb minuta u b\u00ebn\u00eb milioner\u00eb e m\u00eb rradh\u00eb? Kujt nuk i kujtohet 1997-ta? G\u00ebrdeci? P\u00ebrmbytjet e Shkodr\u00ebs q\u00eb dy muaj m\u00eb von\u00eb b\u00ebn edhe karnival?<\/p>\n<p>Pika e par\u00eb e fillimit t\u00eb gjykimit \u00ebsht\u00eb se askund nuk ka pasur nj\u00eb gjendje kaq monstruoze sa kjo q\u00eb u krijua n\u00eb shtetin shqiptar. E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ka se si t\u2019iu vihet faji katundar\u00ebve apo shtresave t\u00eb proletarizuara urbane apo edhe hajnave e rrugac\u00ebve; lufta e sistemit ishte q\u00eb ti mbante n\u00eb injoranc\u00ebn m\u00eb t\u00eb thell\u00eb e q\u00eb k\u00ebto shtresa t\u00eb mendonin ashtu si donte sistemi.<\/p>\n<p>Kur erdhi puna q\u00eb t\u00eb vepronin, shum\u00eb u shtyn\u00eb nga urrejtja dhe n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb konsiderueshme, k\u00ebta kan\u00eb ba cka iu ka than\u00eb paria e Tiran\u00ebs. Njer\u00ebzit i kan\u00eb pa dhe i kan\u00eb konsideruar k\u00ebta pjestar\u00eb t\u00eb paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, pavar\u00ebsisht nga partia n\u00eb krye t\u00eb cil\u00ebs dol\u00ebn, asgja ma pak se sa si shp\u00ebtimtar\u00eb. Kam bindjen se njer\u00ebzit e thjesht\u00eb do ti kishin ndjekur deri n\u00eb nj\u00eb cak pa hezitimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. E ashtu do t\u00eb ishin ruajtur minierat, vreshtat, fabrikat, uzinat, spitalet, dyqanet e me rradh\u00eb sepse ishin pasuria e popullit e jo e dikujt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, sic edhe shihet nga sjellja e tyre konseguente e mbas 1990-t\u00ebs k\u00ebta pjestar\u00eb t\u00eb paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs kishin objektiva t\u00eb tjera. Ata e kan\u00eb ditur se cfar\u00eb po b\u00ebjn\u00eb e se ne cfar\u00eb rruge po e fusin kombin e shtetin shqiptar. Ata i kan\u00eb marr\u00eb vendimet e tyre me nj\u00eb vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb. Ata duan q\u00eb edhe  sot, mbasi shihet qart\u00eb se ky system q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar ka d\u00ebshtuar plot\u00ebsisht, ta shesin krimin e tyre si arritje. Anj\u00ebri nga k\u00ebto pjestar\u00eb t\u00eb paris\u00eb nuk ka k\u00ebrkuar falje, nuk ka pranuar gabime, nuk i ka k\u00ebrkuar ndjes\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Mbrojtja m\u00eb e fort\u00eb q\u00eb k\u00ebto kan\u00eb \u00ebsht\u00eb argumenti i pashmangshm\u00ebris\u00eb s\u00eb sistemit. Mir\u00ebpo ky sistem nuk ishte i pashmangsh\u00ebm. Ai u vendos me q\u00ebllim e \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e politikave konseguente t\u00eb ndjekura nga paria e Tiran\u00ebs e rreshtuar n\u00eb formacionet politike t\u00eb dala nga PPSH e t\u00eb kontrolluara nga vet\u00eb paria.<\/p>\n<p>Projekti i tyre afatgjat\u00eb ishte i q\u00ebllimt\u00eb dhe me objektiva t\u00eb qarta. Synimi i tyre ishte nd\u00ebrtimi i nj\u00eb kapitalizmi ekstrem t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb katundare t\u00eb shumic\u00ebs d\u00ebrmuese t\u00eb popullit shqiptar. Katundar\u00ebt do t\u00eb merrnin nga nj\u00eb cop\u00eb tok\u00eb, shtresat e proletarizuara do t\u00eb kishin nj\u00eb cop\u00eb pron\u00eb t\u00eb vog\u00ebl apo dyqan, por monopolet e v\u00ebrteta t\u00eb kontrollit t\u00eb ekonomis\u00eb dhe t\u00eb shtetit do t\u00eb ishin n\u00eb duart e tyre. Me koh\u00eb, k\u00ebta do t\u00eb beheshin sundimtar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb, oligark\u00ebt e nj\u00eb sistemi q\u00eb do t\u00eb kishte nj\u00eb polarizim t\u00eb friksh\u00ebm ekonomik, shoq\u00ebror e politik.<\/p>\n<p>Hedhja jasht\u00eb vendit e nj\u00eb million e gjys\u00ebm shqiptar\u00ebve n\u00eb emigracion ishte nj\u00eb arritje por edhe nj\u00eb penges\u00eb e madhe. Ishte arritje sepse k\u00ebta shqiptar\u00eb q\u00eb dol\u00ebn jasht\u00eb i hodh\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb kursimet e jet\u00ebs n\u00eb shtetin shqiptar duke mbajtur gjall\u00eb ekonomin\u00eb q\u00eb ende mbahet me remitancat e tyre. Penges\u00eb sepse duke cuar ndihma e duke mbajtur familjet e tyre gjall\u00eb e me buk\u00eb, k\u00ebta emigrant\u00eb nuk lejuan skllav\u00ebrimin e thell\u00eb t\u00eb familjeve t\u00eb tyre, cka iu prish planet paris\u00eb. Mir\u00ebpo p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb askush nuk e konteston kontrollin e tyre oligarkik mbi shtetin, ekonomin\u00eb, vlerat, e mbi cdo aspekt tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs, paria e Tiran\u00ebs e toleron k\u00ebt\u00eb gjendje, sepse e din q\u00eb her\u00ebt a von\u00eb, emigrant\u00ebt do t\u00eb shk\u00ebputen dhe skllav\u00ebrimi i nj\u00eb shoq\u00ebrie, q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e zhveshur nga vlerat, \u00ebsht\u00eb c\u00ebshtje kohe.<\/p>\n<p>Pse duhen th\u00ebn\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra? K\u00ebto duhen th\u00ebn\u00eb sepse n\u00ebse katundar\u00ebt e shtresat e proletarizuara urbane e pan\u00eb vendosjen e nj\u00eb sistemi ekstremist si t\u00eb pashmangsh\u00ebm, paria e Tiran\u00ebs, por edhe deri diku inteligjencia e shtresave profesioniste (inxhinjeret, mjeket, etj) e pan\u00eb si nj\u00eb sistem q\u00eb iu sh\u00ebrbente interesave t\u00eb tyre dhe punuan me vet\u00ebdije e me nd\u00ebrgjegje t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb sistemi t\u00eb tille. Pakkush u distancua nga kjo nd\u00ebrmarrje kriminale, ata q\u00eb u distancuan u m\u00ebnjanuan nga jeta politike dhe shumica d\u00ebrmuese ka p\u00ebrfituar prej k\u00ebtij sistemi.<\/p>\n<p>Paraliza e shoq\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb e thell\u00eb dhe e jasht\u00ebzakonshme. Mir\u00ebpo duhen kuptuar edhe shkaqet e k\u00ebsaj heshtjeje kolektive. Nuk \u00ebsht\u00eb se njer\u00ebzit nuk e din\u00eb se cka po ndodh. Asnj\u00ebri nuk guxon me hedh\u00eb gurin mbi parin\u00eb, sepse thuajse t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb ba pjes\u00eb e k\u00ebtij krimi, sepse jetojn\u00eb prej k\u00ebtij krimi dhe mbi t\u00eb gjitha, e shohin t\u00eb ardhmen e tyre financiare, ekonomike, e materiale t\u00eb lidhur pazgjidhshm\u00ebrisht me vazhdim\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij krimi. Profesori q\u00eb jep m\u00ebsim n\u00eb tre universitete, mjeku q\u00eb ka hapur klinik\u00ebn private, inxhinjeri q\u00eb ka firm\u00ebn e nd\u00ebrtimit, burokrati q\u00eb ka ble hidrocentralin e vog\u00ebl, shit\u00ebsja q\u00eb ka privatizuar dyqanin, mjeku q\u00eb t\u00eb len me vdek\u00eb, infermierja q\u00eb nuk t\u00eb b\u00ebn gjylpan\u00ebn pa lek, katundari q\u00eb i ka vjedh\u00eb tok\u00ebn tjetrit, analisti q\u00eb paguhet mijra euro p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb budallall\u00ebqe, kontrabandisti q\u00eb shet drog\u00ebn e Lazaratit e t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb zonave malore, trafikant\u00ebt e femrave, vras\u00ebsit me pages\u00eb, shit\u00ebsit e makinave t\u00eb vjedhura, importuesit e grurit e t\u00eb hekurit me radiacion, t\u00eb ushqimeve e e t\u00eb mishiut t\u00eb prishur, e shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto jan\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij krimi, e din\u00eb cka po ndodh\u00eb e nuk flasin.  E gjith\u00eb shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb e kriminalizuar fund e krye. E nuk duhej t\u00eb ishte k\u00ebshtu, kjo nuk ishte e paevitueshme.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, m\u00eb e pakta q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto gj\u00ebra duhen th\u00ebn\u00eb. petku i pashmangshm\u00ebris\u00eb nuk e mbulon p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e thell\u00eb morale t\u00eb paris\u00eb e t\u00eb veglave t\u00eb saj. Ajo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb shtetin shqiptar \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrbindshme. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb, me nd\u00ebrgjegje t\u00eb plot\u00eb dhe q\u00eb nuk mund t\u00eb falet e t\u00eb kalohet leht\u00eb. Gjithcka q\u00eb\u00eb ka ndodhur ka ndodhur me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb. Nj\u00eb krim q\u00eb b\u00ebhet me nd\u00ebrgjegje t\u00eb plot\u00eb duhet d\u00ebnuar. N\u00eb mos tjet\u00ebr, duhet d\u00ebnuar para historis\u00eb. Dhe ky krim q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer k\u00ebto 20 vjet, nuk duhet l\u00ebn\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb si kurrgja hic. Nuk ishte dasht\u00eb me ndodh\u00eb k\u00ebshtu, nuk kishte pse me ndodh\u00eb k\u00ebshtu e p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim \u00ebsht\u00eb e paris\u00eb sunduese t\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb organizuar n\u00eb t\u00eb gjitha partit\u00eb politike e strukturat q\u00eb ajo ka ngritur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb sistem q\u00eb po len pasoja q\u00eb po p\u00ebrkeq\u00ebsohen me shpejt\u00ebsi marramend\u00ebse.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shenasi Rama, 06.04.2011 &#8211; NGA 1001 P\u00cbRRALLAT E TRANZICIONIT &#8211; Nj\u00ebri nd\u00ebr objektivat kryesor\u00eb e t\u00eb pandryshuar t\u00eb paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb gjendja e kriz\u00ebs s\u00eb thell\u00eb morale, shoq\u00ebrore e t\u00eb vlerave n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb shteti e kombi shqiptar te pranohet si e pashmangshme. Kjo gjendje paraqitet si e pashmangshme, dhe e paevitueshme, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>P\u00cbRRALLA # 36: PASHMANGSHM\u00cbRIA E GJENDJES DHE ZGJEDHJA E VULLNETSHME - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"P\u00cbRRALLA # 36: PASHMANGSHM\u00cbRIA E GJENDJES DHE ZGJEDHJA E VULLNETSHME - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shenasi Rama, 06.04.2011 &#8211; NGA 1001 P\u00cbRRALLAT E TRANZICIONIT &#8211; Nj\u00ebri nd\u00ebr objektivat kryesor\u00eb e t\u00eb pandryshuar t\u00eb paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb gjendja e kriz\u00ebs s\u00eb thell\u00eb morale, shoq\u00ebrore e t\u00eb vlerave n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb shteti e kombi shqiptar te pranohet si e pashmangshme. Kjo gjendje paraqitet si e pashmangshme, dhe e paevitueshme, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-04-06T19:52:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"P\u00cbRRALLA # 36: PASHMANGSHM\u00cbRIA E GJENDJES DHE ZGJEDHJA E VULLNETSHME\",\"datePublished\":\"2011-04-06T19:52:25+00:00\",\"dateModified\":\"2011-04-06T19:52:25+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/\"},\"wordCount\":2125,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/\",\"name\":\"P\u00cbRRALLA # 36: PASHMANGSHM\u00cbRIA E GJENDJES DHE ZGJEDHJA E VULLNETSHME - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama.jpg\",\"datePublished\":\"2011-04-06T19:52:25+00:00\",\"dateModified\":\"2011-04-06T19:52:25+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00cbRRALLA # 36: PASHMANGSHM\u00cbRIA E GJENDJES DHE ZGJEDHJA E VULLNETSHME\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00cbRRALLA # 36: PASHMANGSHM\u00cbRIA E GJENDJES DHE ZGJEDHJA E VULLNETSHME - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"P\u00cbRRALLA # 36: PASHMANGSHM\u00cbRIA E GJENDJES DHE ZGJEDHJA E VULLNETSHME - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shenasi Rama, 06.04.2011 &#8211; NGA 1001 P\u00cbRRALLAT E TRANZICIONIT &#8211; Nj\u00ebri nd\u00ebr objektivat kryesor\u00eb e t\u00eb pandryshuar t\u00eb paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb gjendja e kriz\u00ebs s\u00eb thell\u00eb morale, shoq\u00ebrore e t\u00eb vlerave n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb shteti e kombi shqiptar te pranohet si e pashmangshme. Kjo gjendje paraqitet si e pashmangshme, dhe e paevitueshme, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-04-06T19:52:25+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"P\u00cbRRALLA # 36: PASHMANGSHM\u00cbRIA E GJENDJES DHE ZGJEDHJA E VULLNETSHME","datePublished":"2011-04-06T19:52:25+00:00","dateModified":"2011-04-06T19:52:25+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/"},"wordCount":2125,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/","name":"P\u00cbRRALLA # 36: PASHMANGSHM\u00cbRIA E GJENDJES DHE ZGJEDHJA E VULLNETSHME - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama.jpg","datePublished":"2011-04-06T19:52:25+00:00","dateModified":"2011-04-06T19:52:25+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/shinasi_rama.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perralla-36-pashmangshmeria-e-gjendjes-dhe-zgjedhja-e-vullnetshme\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00cbRRALLA # 36: PASHMANGSHM\u00cbRIA E GJENDJES DHE ZGJEDHJA E VULLNETSHME"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7569"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7569"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7569\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7569"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7569"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7569"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}