{"id":756,"date":"2011-12-25T17:47:38","date_gmt":"2011-12-25T16:47:38","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=756"},"modified":"2011-12-25T17:47:38","modified_gmt":"2011-12-25T16:47:38","slug":"don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\/","title":{"rendered":"\u201cDON KISHOTI\u201d I PETRO ZHEJIT-PASURIM I M\u00cbTEJSH\u00cbM I GJUH\u00cbS SHQIPE"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Skifter K\u00eblli\u00e7i\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/skifter_kellici.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <em>Gjykime rreth shqip\u00ebrimit t\u00eb k\u00ebsaj kryevepre t\u00eb Servantesit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe<\/em><\/p>\n<p>Nga <strong>Skifter K\u00eblli\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb,kur bisedoja m\u00eb shok\u00eb q\u00eb e duan let\u00ebrsin\u00eb,dhe k\u00ebtu n\u00eb North Kuinci,(Boston), ku jetoj prej m\u00eb se 12 vjet\u00ebsh,ata nuk jan\u00eb pakt\u00eb, ra fjala p\u00ebr vepra t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb huaj n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe,nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave sot p\u00ebrkthehet nga disa q\u00eb din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj, por nuk din\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn mir\u00eb shqip.Mi\u00ebpo kjo nuk ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr do botues, t\u00eb cil\u00ebt nuk e b\u00ebjn\u00eb qejfin qeder p\u00ebr t\u00eb njohur se sa vlen ky artistikisht ky p\u00ebrkthim, por p\u00ebr sa do t\u00eb fitojn\u00eb nga vepra e aksh autori t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Dhe q\u00eb k\u00ebtu, duke p\u00ebrmendur k\u00ebt\u00eb, apo at\u00eb p\u00ebrkthyes, fjala ra edhe p\u00ebr Petro Zhejin. Aq m\u00eb tep\u00ebr, q\u00eb dikush u hodh e tha se kishte lexuar para disa muajsh n\u00eb shtyp se qeveria,si disa krijuesve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb njohur, i kishte dh\u00ebn\u00eb edhe atij pension t\u00eb vecant\u00eb, p\u00ebr t\u00ebr\u00eb at\u00eb goxha pun\u00eb q\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vite e vite n\u00eb fush\u00ebn e p\u00ebrkthimeve dhe studimeve shqiptare.<br \/>\n\u201cKaq me vones\u00eb-ia priti dikush midis nesh,-kur emri i Petros si i till\u00eb njihet prej shum\u00eb e shum\u00eb vitesh?<br \/>\n\u201cM\u00eb mire von\u00eb se kurr\u00eb\u201d,-plot\u00ebsoi dikush pran\u00eb tij.<br \/>\nMeq\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nuk dinin dhe aq mir\u00eb pun\u00ebn q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Petro Zheji \u201cp\u00ebr vite e vite\u201d.m\u00eb k\u00ebrkuan mua t\u2019u flisja p\u00ebr t\u00eb.Dhe, duke qen\u00eb se un\u00eb me familjn e Zhej\u00ebve njihem fort mir\u00eb, zura t\u2019u rrefeja:s\u00eb pari p\u00ebr fol\u00ebsen legjendare t\u00eb mikrofonit t\u00eb Radio Tiran\u00ebs,pra p\u00ebr motr\u00ebn e Petros, Ver\u00ebn,q\u00eb m\u00eb ka m\u00ebsuar edhe mua t\u00eb flas n\u00eb mikrofon n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201950-t\u00eb, e cila m\u00eb pas u b\u00eb edhe pedagoe n\u00eb Institutin e Lart\u00eb t\u00eb Arteve,sot Akademia e Arteve t\u00eb Bukura;p\u00ebr t\u00eb v\u00ebllan\u00eb,Gjergjin, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq u nda nga jeta para disa muajsh,studiues,p\u00ebrkthyes,shkrimtar,p\u00ebr t\u00eb birin e Petros, Arturin,publicist i njohur,edhe ai shkrimtar, dhe doemos edhe p\u00ebr Petron,q\u00eb ishte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vem\u00ebndjes.<br \/>\nK\u00ebshtu pra, u rr\u00ebfeva shok\u00ebve t\u00eb mi se Petro Zheji fillimthi kishte studiuar p\u00ebr\u2026 metematik\u00eb,madje kishte qen\u00eb edhe pedagog i k\u00ebsaj l\u00ebnde n\u00eb Gjimanzin\u201dQemal Stafa\u201dt\u00eb Tiran\u00ebs, sic e mbaj mend edhe un\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201950-t\u00eb.Pastaj,si kishte mbaruar edhe fakultetin gjuh\u00eb-let\u00ebrsi t\u00eb UT-\u00ebs, kishte nisur t\u00eb punonte p\u00ebrkthyes,ose m\u00eb sakt\u00eb- shqip\u00ebrues, n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb Botuese \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nKur zura t\u00eb tregoja disa nga veprat q\u00eb kishte p\u00ebrkthyer, \u201dRingjalljen\u201de Tolstoit,\u201d, \u201dObllomovin \u201di Goncarovit, (nga rusishtja), \u201dVitet e zem\u00ebrimt\u201d t\u00eb Shtajnbekut,), (nga anglishtja), \u201dZotin president \u201c dhe \u201cPap\u00ebn jeshil\u201d t\u00eb Asturiasit (nga spanjishtja), nj\u00eb nga bashk\u00ebbiseduesi, duke pandehur se un\u00eb kisha harruar, ma priti:<br \/>\n\u201dMos harro se nga spanjishtja ka p\u00ebrkthyer edhe v\u00ebllimin e dyt\u00eb t\u00eb \u201cDon Kishotin\u201d.Dhe e ka qar\u00eb!\u2026\u201d<br \/>\nKishte hak.Esht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb un\u00eb, si shkrimtar dhe ish-redaktor gjuh\u00ebsor n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb Botuese t\u00eb Librit Shkollor, jo vet\u00ebm e kisha lexuar, por edhe studiuar, duke e krahasuar me v\u00ebllimin e par\u00eb t\u00eb \u201cDon Kishotit\u2019, t\u00eb p\u00ebrkhyer nga Fan Noli,ndaj zura t\u2019u flisja miqve t\u00eb mi holl\u00ebsi rreth vlerave k\u00ebtij p\u00ebrkthimi mjesht\u00ebror, me t\u00eb cil\u00ebn Petro Zheji e ka ngritur edhe m\u00eb lart gjuh\u00ebn shqiqe duke d\u00ebshmuar, si edhe Fan Noli.<br \/>\nI shqip\u00ebruar dhe botuar s\u00eb pari Boston, q\u00eb m\u00eb 1932-33, nga Fan Noli, \u201cDon Kishoti\u201di Servantesit u b\u00eb menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb nga veprat m\u00eb t\u00eb dashura t\u00eb lexuesit shqiptar.Ndaj u botua shpejt edhe n\u00eb Shqip\u00ebri.Me kujtohet q\u00eb ende shum\u00eb i vog\u00ebl, kam lexuar botimin e k\u00ebsaj kryevepre, s\u00eb pari n\u00eb fashikuj e pastaj edhe v\u00ebllimin e par\u00eb t\u00eb plot\u00eb.Jo vet\u00ebm kaq, por n\u00eb vitin e dyt\u00eb t\u00eb gjimnazit, pjes\u00eb t\u00eb \u201cDon Kishotit\u201d, n\u00eb p\u00ebrkthimin e Fan Nolit, i studionim me vemendje t\u00eb madhe n\u00eb or\u00ebn e m\u00ebsimit t\u00eb l\u00ebt\u00ebrsis\u00eb s\u00eb huaj, ku, natyrisht, edhe kuptonim vlerat e medha artistike, t\u00eb cilat Noli i kishte p\u00ebrcuar n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb magjishme.<br \/>\nDhe nuk kishte si t\u00eb ndodhte ndryshe.Pasi b\u00ebri t\u00eb fliste shqip Shekspirin, me tragjedit\u00eb \u201cOtello\u201d, \u201dMakbethi\u201d, \u201dHamleti\u201d dhe \u201cJul Qesari\u201d, nga vitet 1916-1926, dhe m\u00eb pas Ibsenin, me dramat \u201cArmiku i popullit\u201ddhe \u201cZonja Ingra e Ostrotit, po n\u00eb ato vite, Noli nd\u00ebrmori shqip\u00ebrimin e nj\u00eb vepre t\u00eb gjat\u00eb tregimtare, tashm\u00eb duke pasur nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb ndieshme.<br \/>\nNuk gaboj po t\u00eb them se narracioni i Nolit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr nuk ishte arritur deri at\u00ebher\u00eb nga asnj\u00eb shkrimtar tjet\u00ebr shqiptar, ndon\u00ebse shqipes nuk i kishin munguar proza t\u00eb rralla nga Cajupi,(t\u00eb kujtojm\u00eb qoft\u00eb \u201cKlubin e Selanikut\u201d), deri te romani satirik i pap\u00ebrfunduar, \u201cDoktor Gj\u00eblp\u00ebra\u201di Faik Konic\u00ebs.<br \/>\nSidoqoft\u00eb, te \u201cDon Kishoti\u201d i Nolit duket se u p\u00ebrzgjodh thuajse t\u00ebr\u00eb pasuria e madhe e gjuh\u00ebs shqipe, e derdhur me aq mjeshtri n\u00eb goj\u00ebn e vet\u00eb Don Kishotit dhe sidomos t\u00eb Sanco Panc\u00ebs, q\u00eb i sh\u00ebmb\u00ebllen gjithmon\u00eb nj\u00eb fshatari t\u00eb zgjuar shqiptar.<br \/>\nKall\u00ebzimi i Nolit, g\u00ebrshetuar me dialogun aq t\u00eb natyrsh\u00ebm dhe, mbi t\u00eb gjitha, frazeologjia e mb\u00ebshtetur n\u00eb fjalorin e pasur, sh\u00ebrbyen si shembull p\u00ebr t\u00ebr\u00eb prozator\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb shkruan pas botimit t\u00eb kasaj kryevepre n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<br \/>\nMir\u00ebpo Noli shqip\u00ebroi vet\u00ebm pjes\u00ebn e par\u00eb.La k\u00ebshtu nj\u00eb zbraz\u00ebti te lexuesi yn\u00eb, i cili prej dekadash kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb njihej m\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb \u201cDon Kishotit\u201d,por edhe me nj\u00eb p\u00ebrkthim t\u00eb denj\u00eb t\u00eb tij n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.E, megjithse kaluan vite e dekada, megjith\u00ebse gjuh\u00ebn shqipe m\u00eb p\u00ebrkthimet e tyre e cuan edhe m\u00eb tutje shkrimtar\u00eb e p\u00ebrkthyes t\u00eb tjer\u00eb, asnj\u00eb nuk mori p\u00ebrsipr t\u00eb p\u00ebrkthente pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj kryevepre.<br \/>\nMbase nuk dinin mir\u00eb spanjisht, mbase nuk ndjeheshin t\u00eb sigurt\u00eb, apo p\u00ebr t\u00eb dyja arsyet?&#8230;<br \/>\nDhe ja, u desh\u00ebn m\u00eb shum\u00eb afro 50 vjet dh\u00eb k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb dhe zbraz\u00ebti t\u00eb lexuesit mori p\u00ebrsip\u00ebr ta plot\u00ebsonte Petro Zheji.Detyr\u00eb , q\u00eb ta themi faqeza, shum\u00eb-shum\u00eb te v\u00ebshtir\u00eb, megjith\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn madhe,q\u00eb sic e pam\u00eb,kishte n\u00eb shqip\u00ebrimin e disa prej kryeveprave t\u00eb l\u00ebt\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore.<br \/>\nQ\u00eb Petro Zheji, si shum\u00eb shqip\u00ebrues n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb Botuese\u201dNaim Frash\u00ebri\u201d gjat\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, punonte n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira, duke pasur edhe norm\u00eb,kjo dihej.Por v\u00ebshtir\u00ebsia nuk q\u00ebndronte vet\u00ebm k\u00ebtu.U binda edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb mjesht\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebp\u00ebr n\u00eb shqip, kur Petroja, sic e ka pohuar n\u00eb shtypin ton\u00eb v\u00ebllai i tij, Gjergji, edhe ai,sic thash\u00eb m\u00eb lart, shkrimtar,studiues e p\u00ebrkthyes i shquar,q\u00eb mjerisht nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb midis nesh, theksonte se, p\u00ebr t\u00eb pasuaruar vepr\u00ebn, Petroja, nd\u00ebrmerrte edhe udh\u00ebtime jasht\u00eb Tiran\u00ebs, sic i kishte rastisur t\u00eb shkonte n\u00eb Kruj\u00eb a gjetk\u00eb , p\u00ebr t\u2019u njohur edhe m\u00eb af\u00ebr me frazeologjin\u00eb popullore .Dhe natyrisht q\u00eb kjo pun\u00eb e lodhshme do t\u00eb jepte frytet e veta.<br \/>\nNuk ka si shpjegohet ndryshe fakti q\u00eb n\u00eb p\u00ebrkthimin e \u201cDon Kishotit\u201d t\u00eb Petro Zhejit do ta has\u00ebsh me plot fjal\u00eb t\u00eb urta nga t\u00eb cilat, p\u00ebr munges\u00eb vendi, do t\u00eb sh\u00ebnoj vet\u00ebm nj\u00eb:\u201dMalli i v\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb me djers\u00eb,rron t\u00ebr\u00eb mon\u00eb,\/Por i fituari me hile,humbet veten dhe t\u00eb zon\u00eb\u2026\u201d<br \/>\nKur lexova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00eb shum\u00eb s\u00ebe 20 vjet t\u00eb shkuara Servantesin e Petro Zhejit, u binda se t\u00ebr\u00eb ajo lodhje, t\u00ebr\u00eb ai mundim shum\u00ebvjecar i k\u00ebtij shqip\u00ebruesi t\u00eb talentuar, ishte kuror\u00ebzuar me shum\u00eb sukses,aq sa, po t\u00eb isht\u00eb gjall\u00eb Noli, do ta kishte p\u00ebrqafuar e madje dhe do t\u2019i kishte th\u00ebn\u00eb:\u2019T\u00eb lumt\u00eb, bir,shqip\u00ebrimi yt \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkryer!. .\u2019\u201d<br \/>\nKjo ka nj\u00eb arsye objektive:N\u00eb gati kat\u00ebr dekada proza shqipe evoloi, u pasurua nga shkrimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb nga Milto Sotir Gurra,Ernest Koliqi ,Migjeni,Mitush Kuteli,p\u00ebr t\u00eb ardhur te Sotir Andoni,Naum Prifti,Teodor Laco,Drit\u00ebro Agolli,Ismail Kadare .E pasuruan vecan\u00ebrisht shqip\u00ebruesit tan\u00eb,Tajar Zavalani, Sotir Caci,Dhimit\u00ebr Pasko,Vedat Kokona,Pashko Gjeci,Gjon Shllaku,Henrik Lacaj,Spiro Comora,Bujar Doko,Robert Shavarci,Jorgji Dhoksani,Jorgo Bllaci,Lili Bare,Aurel Plasari,nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt vet\u00eb Petro Zheji.<br \/>\nK\u00ebsisoj, duke shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb dhe duke car\u00eb n\u00eb shtigje t\u00eb reja, Petro Zheji arriti t\u00eb b\u00ebj\u00eb Servantrsn t\u00eb flas\u00eb shqip.Kap\u00ebrceu edhe nj\u00eb tjet\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsi:arriti t\u00eb ruante vazhdim\u00ebsin\u00eb e stilit t\u00eb Nolit, q\u00eb nuk ishte kaq e leht\u00eb .Ja p\u00ebrse v\u00ebllimi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb vazhdimi i natyrsh\u00ebm i v\u00ebllimit t\u00eb par\u00eb.<br \/>\nDo t\u00eb p\u00ebrpiqem me shembuj t\u00eb nxjerr\u00eb nga ky v\u00ebllim,t\u00eb d\u00ebshmoj shkurtimisht vlerat e shqip\u00ebrimit t\u00eb Petro Zhejit,me fjal\u00eb dhe shprehje t\u00eb bazuara n\u00eb frazeologjin\u00eb e shqipes,sh\u00ebnojn\u00eb edhe pasurimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Fjal\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebra,(kompozita):<br \/>\nN\u00eb vazhd\u00ebn e kompozitave,pra me dy fjal\u00eb :si rrug\u00ebdalje,vetvrasje,jasht\u00ebqitje, Petro Zheji krijon shpesh kompozita t\u00eb k\u00ebtij lloji si: Truroitje,kok\u00ebshqepje,gjokscjerrje,plencmbushje.<br \/>\nPo k\u00ebshtu krijon edhe kompozita t\u00eb tjera si:<br \/>\nVrapshpejt\u00ebsi,m\u00ebndjeshp\u00ebrq\u00ebndrim,i keqplagosur, pranv\u00ebndosur\u2026<\/p>\n<p>Por, padyshim, merita m\u00eb e madhe e tij \u00ebsht\u00eb krijimi i kompozitave me tri fjal\u00eb, dukuri shum\u00eb e rrall\u00eb ne veprat letrare n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<br \/>\nNe r\u00ebndom kemi d\u00ebgjuar kompozit\u00ebn shpirtpik\u00eblluar.Por Petro Zheji krijon kompozit\u00ebn e re:zem\u00ebrshpirtpik\u00eblluar,pra me dy emra dhe nje mbiem\u00ebr .Dhe vazhdon po n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb:<br \/>\nFaqemjek\u00ebrrmbuluar,daljefaqebardh\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb kaluar m\u00eb tej n\u00eb krijimin e kompozitave t\u00eb tilla jo vet\u00ebm m\u00eb emra, por edhe me kategori t\u00eb tjera morfologjike:<br \/>\nKurrasnj\u00ebherimunduri:kurr\u00eb,(ndajfolje),asnj\u00ebher\u00eb,(ndajfolje),i munduri,(mbiem\u00ebr).<\/p>\n<p>M\u00eb tutje:<br \/>\nKeqdashurir\u00ebnura:keq,(ndajfolje),dashuri,(em\u00ebr),,r\u00ebnura,(trajt\u00eb nendialektore e pjesorit te foljes bie).<\/p>\n<p>Krijimi i ndajfoljeve t\u00eb reja:nga barabar n\u00eb barabar\u00ebsisht,nga baritor n\u00eb baritorisht,nga magji, n\u00eb magjishm\u00ebrisht.<br \/>\nShum\u00eb e goditur \u00ebsht\u00eb ndajfolja t\u00ebrcif\u00ebrs\u00ebrisht,(t\u00ebrci-f\u00ebrci), q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijim onomatopeik:ai ia k\u00ebputi t\u00ebrcif\u00ebrc\u00ebrisht \u2026<\/p>\n<p>Krijimi i mbiemrave t\u00eb rinj me prapashtes\u00ebn-or:<br \/>\nNga gomar, n\u00eb gomaror:havaz gomaror;nga behar -beharor;me rroba beharore;nga derr, n\u00eb derr\u00ebror-qime derr\u00ebrore: nga harbut, n\u00eb harbut\u00ebror:zakon derr\u00ebror:nga fisnik\u00ebri n\u00eb fisnik\u00ebror.<\/p>\n<p>M\u00eb prapashtes\u00ebn-iak:<br \/>\nNga dashuri-dashuriak,(mendime dashuriake).<\/p>\n<p>Emra t\u00eb rinj kolektive:nga sh\u00ebrb\u00ebtor n\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtori:<br \/>\nNga p\u00ebrfytyrim ai krijon emrin antonim, (me kuptim t\u00eb kundr\u00ebt) shp\u00ebrfytyrat\u00eb.<\/p>\n<p>Krijimi i foljeve t\u00eb reja:<br \/>\nNga ndajfolja beterr, n\u00eb beterros,nga lakuriq, n\u00eb lakuriq\u00ebsoj, nga emri hajtdut, n\u00eb hajdut\u00ebroj, nga emri s\u00ebr\u00eb, n\u00eb s\u00ebrit,(pra,v\u00eb n\u00eb s\u00ebr\u00eb,n\u00eb radh\u00eb\u2026).<\/p>\n<p>Krijime t\u00eb tjera foljesh vetvetore:<br \/>\nVet\u00ebshqepemi, pra, shqepemi, duke ngr\u00ebn\u00eb, ose qesegotitemi, p\u00ebr gotitemi me qese, grushtad\u00ebrmohemi, p\u00ebr d\u00ebrmohemi me grushta.<\/p>\n<p>Shprehje figurative, idiomatike:<br \/>\nVendosi t\u2019u hidhte qepena syve, pra, vendosi t\u00eb flej\u00eb,ose t\u2019ia k\u00ebputse gjumit.<br \/>\nPo shinin n\u00eb t\u00eb that\u00eb:pra, po i a k\u00ebputnin, po flitnin kot, po flitnin rroma p\u00ebr toma\u2026<br \/>\nIa theri vrapit;pra ia dha vrapit, u sul turravrap,u sul me t\u00eb katra\u2026<br \/>\nUa hipi k\u00ebmb\u00ebve,pra, mori me t\u00eb shpejt\u00eb, ua dha k\u00ebmb\u00ebve\u2026<br \/>\nS\u2019e ha that\u00eb,pra, nuk ia hedh dot, nuk e merr sapunin p\u00ebr djath\u00eb\u2026<br \/>\nHidhi m\u00eb mir\u00eb gun\u00ebn k\u00ebtij muhabeti;pra: mbylle k\u00ebt\u00eb mesele, kalojm\u00eb n\u00eb tjet\u00ebr bised\u00eb\u2026<br \/>\nShum\u00eb e goditur \u00ebsht\u00eb edhe shprehja pasthirmore p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebse:<br \/>\nNga :Oho ,n\u00eb :Ohoz\u00eb!&#8230;Pra, sa mir\u00eb m\u00eb vjen!.. Sa qejf!.. Sa k\u00ebndsh\u00ebm!\u2026<\/p>\n<p>P\u00ebrmenda vet\u00ebm disa nga pasuria e madhe frazeologjike dhe fjal\u00ebformuese q\u00eb Petro Zheji ka derdhur n\u00eb v\u00ebllimin e dyt\u00eb t\u00eb romanit \u201cDon Kishoti\u201d.Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron p\u00ebr mendimin tim risia q\u00eb e b\u00ebn shqip\u00ebrimin e tij barabar t\u00eb denj\u00eb me p\u00ebrkthimin e Nolit dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje, mbase edhe t\u2019ia kaloj\u00eb atij , p\u00ebr arsyet q\u00eb shpjegova m\u00eb sip\u00ebr,q\u00eb lidhen kryesisht me evoluimin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb gati nj\u00eb gjysm\u00ebshekulli pas p\u00ebrkthimit madhor t\u00eb Nolit.<br \/>\nShqip\u00ebruesi i talentuar ishte domosdoshm\u00ebrisht i detyruar ta b\u00ebnt\u00eb k\u00ebt\u00eb.Vepra ka karakter satiriko-sarkastik dhe, doemos,edhe humoristik.Fjal\u00ebs a fraz\u00ebs s\u00eb Servantesit ai duhej t\u2019i gjente nj\u00eb baraspesh\u00eb t\u00eb denj\u00eb.Kjo mund t\u00eb arrihej edhe duke krijuar ato fjal\u00eb a shprehje, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave rendita m\u00eb sip\u00ebr.<br \/>\nP\u00ebrfytyroni p\u00ebr nj\u00eb cast sikur Petro Zheji t\u00eb p\u00ebrkthente::\u201dFoli kodra pas bregu\u201d dhe jo:\u201dFoli t\u00ebrcif\u00ebrc\u00ebrisht\u2026\u201d;\u201dGodit\u00ebn njeri-tjetrin me qese\u201d, dhe jo :\u201dU qesegotit\u00ebn..\u201d:\u201dIshte veshur me rroba verore\u2026\u201ddhe jo: \u201cIshte veshur me rroba beharore\u2026\u201d;<br \/>\n\u201cIa nisi nj\u00eb havazi prej gomari\u201d dhe jo: \u201cIa nisi nj\u00eb havazi gomaror\u201d.\u201dDylqinja q\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb keq n\u00eb dashuri\u2026\u201ddhe jo;\u201dKeqdashurir\u00ebnura Dylqinj\u00eb\u2026\u201d:\u201dAi q\u00eb nuk ishte mundur asnj\u00ebher\u00eb\u201d dhe jo:\u201dAsnj\u00ebherimunduri\u2026\u201d\u201dmendime dashurie..\u201ddhe jo: \u201cmendime dashurikake&#8230;\u201d\u201dMaroja q\u00eb nuk ishte harruar kurr\u00eb..\u201d dhe jo:\u201dKurr\u00ebasnjeher\u00eb e harruara, Maro\u2026\u201d.<br \/>\nP\u00ebrdorimi i teknikave t\u00eb tilla gjuh\u00ebsore q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb Petro Zheji \u00ebsht\u00eb i rrall\u00eb, e bejn\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb fuqish\u00ebm, me ngjyrime plot freski e gjall\u00ebri.<br \/>\nV\u00ebllimi i dyt\u00eb i \u201cDon Kishotit\u201d n\u00eb p\u00ebrkthimin mjesht\u00ebror t\u00eb Petro Zhejit \u00ebsht\u00eb, vec t\u00eb tjerash,monument i rrall\u00eb, me vlera t\u00eb jasht\u00ebzakonshme gjuh\u00ebsore, nga ku shkrimtar\u00ebt tan\u00eb t\u00eb rinj kan\u00eb se cfar\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb.<br \/>\nPo p\u00ebrmend n\u00eb k\u00ebto sh\u00ebnime p\u00ebr vlerat e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Petro Zhejit n\u00eb fush\u00ebn e pasurimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe edhe k\u00ebt\u00eb shpjegim t\u00eb goditur t\u00eb Sanco Panc\u00ebs n\u00eb p\u00ebrkthimin e v\u00ebllimit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb romanit \u201cDon Kishoti t\u00eb Servantesit::<\/p>\n<p>\u201cI ndrit\u00eb shpirti atij q\u00eb shpiku gjumin, se \u00ebsht\u00eb gun\u00eb q\u00eb mbulon cdo mendim e shqet\u00ebsim t\u00eb njeriut,se \u00ebsht\u00eb ushqim q\u00eb pret urin\u00eb,se \u00ebsht\u00eb uj\u00eb q\u00eb shuan etjen, se \u00ebsht\u00eb zjarr, q\u00eb zbut t\u00eb ftohtit,se \u00ebsht\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb, q\u00eb zbut t\u00eb nxehtit, shkurt e me nj\u00eb fjal\u00eb,q\u00eb t\u00eb mos zgjatem, monedh\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb e t\u00eb gjitha\u2026Esht\u00eb gur kandari, q\u00eb barabit mbretin, me bariun dhe budallan\u00eb, m\u00eb t\u00eb mencurin\u2026Dhe vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb, sic kam d\u00ebgjuar t\u00eb thon\u00eb s\u2019ka t\u00eb mir\u00eb gjumi, se i ngjet vdekjes, sepse n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjumuri e nj\u00eb t\u00eb vdekuri, nuk ka ndonj\u00eb ndryshim t\u00eb madh\u2026\u201d<\/p>\n<p>Por,sic dihet Petro Zheji nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm,p\u00ebrkthyes, por edhe studius serioz i gjuh\u00ebs shqipe.K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon e dhe vepra e tij e fundit n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb \u201dShqipja dhe sanskritishtja\u201d,n\u00eb dy v\u00ebllime,(2001 dhe 2006).<br \/>\nNuk jam n\u00eb gjendje t\u00eb jap gjykime p\u00ebr vlerat e k\u00ebsaj k\u00ebt\u00eb vepre, q\u00eb k\u00ebp\u00ebrcen njohurit\u00eb e mia n\u00eb fush\u00ebn e gramatik\u00ebs historike t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe,por lidhur me k\u00ebt\u00eb problem, n\u00eb mbyllje t\u00eb k\u00ebtij artikulli, po citoj nj\u00eb fragment nga shkrimi i studiusit Shp\u00ebtim Kelmendi, marr\u00eb nga interneti:<br \/>\n\u201cPetro Zheji na bind p\u00ebr k\u00ebt\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb eperm shkencor duke shtuar se shqipja nuk \u00ebsht\u00eb brendashkruar vec greqishtes dhe latinishtes dhe gjuh\u00ebve t\u00eb tjera q\u00eb derivojn\u00eb prej tyre,por gjen edhe sankritishten, gjuh\u00ebn e indian\u00ebve t\u00eb lasht\u00eb, gjuh\u00eb q\u00eb konsiderohet m\u00eb e vjetra.Ai merr nj\u00ebqind fjal\u00eb sankritishte dhe i v\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebqind fjal\u00ebve shqipe\u2026Shpjegon se rr\u00ebnj\u00ebt e fjal\u00ebve rezultojn\u00eb shqipe,se vet\u00ebm shqipja \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i ndaj\u00eb n\u00eb struktura semantike dhe t\u2019u jap\u00eb dometh\u00ebnie.&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykime rreth shqip\u00ebrimit t\u00eb k\u00ebsaj kryevepre t\u00eb Servantesit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe Nga Skifter K\u00eblli\u00e7i Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb,kur bisedoja m\u00eb shok\u00eb q\u00eb e duan let\u00ebrsin\u00eb,dhe k\u00ebtu n\u00eb North Kuinci,(Boston), ku jetoj prej m\u00eb se 12 vjet\u00ebsh,ata nuk jan\u00eb pakt\u00eb, ra fjala p\u00ebr vepra t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb huaj n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe,nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave sot p\u00ebrkthehet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,7],"tags":[],"class_list":{"0":"post-756","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-letersi"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u201cDON KISHOTI\u201d I PETRO ZHEJIT-PASURIM I M\u00cbTEJSH\u00cbM I GJUH\u00cbS SHQIPE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cDON KISHOTI\u201d I PETRO ZHEJIT-PASURIM I M\u00cbTEJSH\u00cbM I GJUH\u00cbS SHQIPE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Gjykime rreth shqip\u00ebrimit t\u00eb k\u00ebsaj kryevepre t\u00eb Servantesit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe Nga Skifter K\u00eblli\u00e7i Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb,kur bisedoja m\u00eb shok\u00eb q\u00eb e duan let\u00ebrsin\u00eb,dhe k\u00ebtu n\u00eb North Kuinci,(Boston), ku jetoj prej m\u00eb se 12 vjet\u00ebsh,ata nuk jan\u00eb pakt\u00eb, ra fjala p\u00ebr vepra t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb huaj n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe,nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave sot p\u00ebrkthehet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-12-25T16:47:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/skifter_kellici.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u201cDON KISHOTI\u201d I PETRO ZHEJIT-PASURIM I M\u00cbTEJSH\u00cbM I GJUH\u00cbS SHQIPE\",\"datePublished\":\"2011-12-25T16:47:38+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\\\/\"},\"wordCount\":2848,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/skifter_kellici.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\\\/\",\"name\":\"\u201cDON KISHOTI\u201d I PETRO ZHEJIT-PASURIM I M\u00cbTEJSH\u00cbM I GJUH\u00cbS SHQIPE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/skifter_kellici.jpg\",\"datePublished\":\"2011-12-25T16:47:38+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/skifter_kellici.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/skifter_kellici.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cDON KISHOTI\u201d I PETRO ZHEJIT-PASURIM I M\u00cbTEJSH\u00cbM I GJUH\u00cbS SHQIPE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cDON KISHOTI\u201d I PETRO ZHEJIT-PASURIM I M\u00cbTEJSH\u00cbM I GJUH\u00cbS SHQIPE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cDON KISHOTI\u201d I PETRO ZHEJIT-PASURIM I M\u00cbTEJSH\u00cbM I GJUH\u00cbS SHQIPE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Gjykime rreth shqip\u00ebrimit t\u00eb k\u00ebsaj kryevepre t\u00eb Servantesit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe Nga Skifter K\u00eblli\u00e7i Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb,kur bisedoja m\u00eb shok\u00eb q\u00eb e duan let\u00ebrsin\u00eb,dhe k\u00ebtu n\u00eb North Kuinci,(Boston), ku jetoj prej m\u00eb se 12 vjet\u00ebsh,ata nuk jan\u00eb pakt\u00eb, ra fjala p\u00ebr vepra t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb huaj n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe,nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave sot p\u00ebrkthehet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-12-25T16:47:38+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/skifter_kellici.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u201cDON KISHOTI\u201d I PETRO ZHEJIT-PASURIM I M\u00cbTEJSH\u00cbM I GJUH\u00cbS SHQIPE","datePublished":"2011-12-25T16:47:38+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\/"},"wordCount":2848,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/skifter_kellici.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\/","name":"\u201cDON KISHOTI\u201d I PETRO ZHEJIT-PASURIM I M\u00cbTEJSH\u00cbM I GJUH\u00cbS SHQIPE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/skifter_kellici.jpg","datePublished":"2011-12-25T16:47:38+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/skifter_kellici.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/skifter_kellici.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/don-kishoti-i-petro-zhejit-pasurim-i-metejshem-i-gjuhes-shqipe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cDON KISHOTI\u201d I PETRO ZHEJIT-PASURIM I M\u00cbTEJSH\u00cbM I GJUH\u00cbS SHQIPE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/756","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=756"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/756\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=756"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=756"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=756"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}