{"id":755,"date":"2009-12-08T15:19:41","date_gmt":"2009-12-08T14:19:41","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=755"},"modified":"2009-12-08T15:19:41","modified_gmt":"2009-12-08T14:19:41","slug":"berisha-opozita-hitleri-kriza","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-opozita-hitleri-kriza\/","title":{"rendered":"Berisha, Opozita, Hitleri, Kriza"},"content":{"rendered":"<p><strong>Genc Burimi<\/strong>, <em>07.12.2009<\/em><\/p>\n<p>Mund t\u00eb kuptohet fare mir\u00eb shokimi q\u00eb ngjall te nj\u00eb pjes\u00eb e opinionit publik shqiptar urrejtja verbale e kryeministrit ndaj kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs. Dalja e Berish\u00ebs me t\u00eb kat\u00ebr rrotat nga t\u00eb gjith\u00eb &#8220;kanunet&#8221; q\u00eb njeh demokracia moderne q\u00eb prej Monteskjes, nuk nderon as at\u00eb, as partin\u00eb q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson dhe as Shqip\u00ebrin\u00eb. Populli priste dhe pret nj\u00eb fjalim tjet\u00ebr: &#8211; si do t\u00eb dalim nga kriza ekonomike &#8211; dhe jo nj\u00eb fjalim t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb prokuror t\u00eb Iranit q\u00eb kontrollon me llamb\u00eb dore se \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb shtetasit n\u00eb shtrat. Do t\u00eb kemi rastin t\u00eb shpjegohemi m\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n<p>Por, shokimi nuk mund t\u00eb mos jet\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb, kur analist\u00eb serioz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi krahasojn\u00eb Berish\u00ebn me Hitlerin dhe fjalimin e t\u00eb parit me Mein Kampfin e t\u00eb dytit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast po ashtu nuk nderohet as demokracia dhe as Shqip\u00ebria, dhe as ajo gazete ku botohen opinione t\u00eb tilla. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb provokim shum\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb se i pari. Berisha i takon konjuktur\u00ebs, Hitleri historis\u00eb. Nuk mund t\u00eb guxohet krahasimi me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, pa interpeluar nd\u00ebrgjegjen bot\u00ebrore dhe faqen m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj. Do t\u00eb kemi rastin, po ashtu, t\u00eb shpjegohemi n\u00eb pjes\u00ebn e fundit t\u00eb k\u00ebtij artikulli. <\/p>\n<p>1 &#8211; Berisha dhe populli<\/p>\n<p>Sali Berisha ka pasur shansin q\u00eb pak udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb planet e kan\u00eb pasur. Shansin se populli shqiptar i dha nj\u00eb shans t\u00eb dyt\u00eb. M\u00eb 2005, ai u rikthye n\u00eb pushtet. Kjo ndodhi vet\u00ebm 8 vjet pas luft\u00ebs civile, e vetmja q\u00eb ka njohur kombi shqiptar. Nj\u00eb rekord. N\u00ebse nuk ishte Berisha q\u00eb e organizoi at\u00eb luft\u00eb, ishte ai, si presidenti i yn\u00eb m\u00eb 1997 q\u00eb nuk e evitoi. At\u00eb q\u00eb amerikan\u00ebt nuk i falin sot Xhorxh Bushit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak me luft\u00ebn n\u00eb Irak sesa me kriz\u00ebn planetare financiare. Nuk qe Bush q\u00eb e provokoi, por Sudet dhe Alimu\u00e7ajt e Amerik\u00ebs. Pa\u00e7ka, p\u00ebr qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb ishte Xhorxh Bush n\u00eb timonin e anijes Amerik\u00eb. \u00cbsht\u00eb ai q\u00eb merr me vete mallkimin e p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr falimentimet n\u00eb seri dhe p\u00ebr radh\u00ebt e gjata t\u00eb t\u00eb papun\u00ebve. Kurr\u00eb m\u00eb ai s&#8217;do t\u00eb guxoj\u00eb t&#8217;i rikthehet politik\u00ebs n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb apo t\u00eb jap\u00eb konferenca si ish-presidenti Klinton.<\/p>\n<p>Mjafton ky paralel p\u00ebr t\u00eb kuptuar super shansin q\u00eb pati nj\u00eb Berish\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri me 2005. Mjafton kjo, q\u00eb ai t\u00eb reflektoj\u00eb 100 her\u00eb para se t\u00eb l\u00ebviz\u00eb nj\u00eb her\u00eb dhe t\u00eb mos t\u00eb zhg\u00ebnjej\u00eb as popullin e tij dhe as partner\u00ebt per\u00ebndimore. Berisha e di k\u00ebt\u00eb m\u00eb mir\u00eb se artikullshkruesi dhe m\u00eb mir\u00eb se 3 milion\u00eb e gjysm\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb ka n\u00ebn hyq\u00ebm. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se prej 2005-\u00ebs, ai eshte me tolerant me mediat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb para 1997 fjala televizion privat i shkaktonte alergji. Ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i p\u00ebrkulur ndaj per\u00ebndimor\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me 1996 arrestonte pes\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Omonias, dhe u thoshte grek\u00ebve dhe amerikan\u00ebve shikoni pun\u00ebt tuaja. Ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i kujdessh\u00ebm me evazionin fiskal, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deri m\u00eb 1997 fajdet b\u00ebnin k\u00ebrdin\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb liberalizmit ekonomik aq i shtrenjt\u00eb p\u00ebr pushtetin e Berish\u00ebs asaj kohe. <\/p>\n<p>Qe kur ka riardhur ne pushtet, ai ka vene rregulla e taksa, ate qe nuk paten guximin ta benin socialistet. Taksa qe nuk u pelqejne mbase te gjitheve, por qe i japin Shqiperise pamjen e nje vendi te normalizuar dhe qe e nxjerrin ate nga lista e vendeve me te prapambetura te globit. Po ! Berisha ka ndryshuar. Imazhi I Shqiperise ne bote pa piken me te vogel te dyshimit ka ndryshuar. Por ndjenja e revoltes dhe e marazit social ne vend eshte shtuar. Opozita pa shume probleme arrin te mbledhe ne kryeqytet masa te pazakonta protestuesish per nje vend demokratik e te stabilizuar. Si duhet shpjeguar kjo ? <\/p>\n<p>Asyeja duhet kuptuar dhe tek ai fjalim 30 minutesh qe kryeministri mbajti ne parlament. Disa shkuan deri aty sa ta krahasonin me nje fjalim te Hitlerit ( !!!) por qe nuk eshte me pak fjalimi me i keq qe mund te jete mbajtur nga kryeministri i nje vendi kandidat per BE. Me ate fjalim, Berisha tregoi se nuk ka kuptuar popullin e tij, mesazhin e ketij te fundit. Ai nuk eshte nje mesazh per me pak mafie, qofte ajo puniste. As per me pak jete te shthurrur, qofte ajo ediramiste. As per me shume monopol te dhunes se ligjshme qofte ajo dara e Shtetit te se drejtes qe I heq dhemballet mafias. Jo kryeminister! Populli shqiptar, si ai I Hondurasit, i Frances, apo i Mongolise, i Gjermanise apo i Italise , kerkon para se gjithash mireqenie ekonomike. Me pune te pastert (modeli suedez) apo me trafiqe te pista, (modeli italian apo nanoist) ai do mireqenie. Ju u ngulitet shqiptareve ne koke slloganin \u00ab me duar te pastra dhe rrogat plot \u00bb, sot ata kane pershtypjen e hidhur se ne qeveri duart nuk jane te pastra, dhe se ne baze, xhepat nuk jane aspak plot. Fjalimi juaj mbi putan\u00ebt, \u00ab kur fshati digjet \u00bb i le popullit te kuptoje se ose e merrni per budalla, ose jeni bere ju i tille, si\u00e7 este imazhi qe kerkon t&#8217;ju ngjise opozita. Nje opozite qe vete po ashtu, po gabohet ndoshta edhe me shume se ju tek mesazhi unikal, subliminal, \u00ab hapni kutite \u00bb. Edhe opozita s&#8217;e ka kuptuar se \u00ab fshati po digjet \u00bb. Si do te dalim nga kriza ekonomike perpara asaj politike ? Jemi te gjithe ne si shqiptare qe prej 17 vjetesh po gabohemi. <\/p>\n<p>2- Demokracia dhe ekonomia<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn 1992-1997, Berisha dukej se udh\u00ebhiqej n\u00eb mesazhin e tij drejt popullit nga slogani i kryeministrit t\u00eb Franc\u00ebs t\u00eb mesit t\u00eb shekullit t\u00eb XIX, Guizot, kur u thoshte francezeve: &#8220;Pasurohuni dhe mos u merrni me politik\u00eb&#8221;. T\u00eb dh\u00ebn\u00eb pas pasurimit, shqiptar\u00ebt i kishin syt\u00eb gjetiu dhe nuk pan\u00eb as rrahjen shokuese t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb opozit\u00ebs q\u00eb protestonin kundra fars\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 1996-\u00ebs. Por, r\u00ebnia e piramidave zgjoi instinktin politik t\u00eb shqiptareve. Populli nuk p\u00ebrtoi t&#8217;ia nxjerr\u00eb Berish\u00ebs ato &#8220;gj\u00ebra t\u00eb tjera&#8221; q\u00eb kishte neglizhuar teksa pasurohej, si\u00e7 ishin lirit\u00eb publike apo mungesa kronike n\u00eb investime, rrug\u00eb e sh\u00ebrbime publike q\u00eb Berisha i kishte p\u00ebrbuzur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb shtetit nga ekonomia. E majta e Nanos, Majkos dhe Met\u00ebs, midis 1997-2005, nuk b\u00ebri m\u00eb shum\u00eb, m\u00eb p\u00ebrjashtim ndoshta t\u00eb lirive publike. <\/p>\n<p>Pas 2005-\u00ebs, Berisha nd\u00ebrroi mesazh. Pasurimi vetjak (himni i piramidave), zbret n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb. N\u00eb plan t\u00eb par\u00eb t\u00eb programit t\u00eb tij dalin ato prioritete q\u00eb kishin qen\u00eb m\u00eb par\u00eb sekondare: investimet publike (premtime p\u00ebr rrug\u00eb, drita, uj\u00eb, e deri p\u00ebr internet n\u00eb shkollat m\u00eb t\u00eb skajme gjeografikisht). Theksi vihet tek roli i Shtetit, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb rregull, p\u00ebr ligj, p\u00ebr dinjitet komb\u00ebtar. Qeveria Berisha 2 rezultoi n\u00eb m\u00eb shum\u00eb taksa dhe n\u00eb m\u00eb pak trafiqe m\u00eb bot\u00ebn e jashtme. Investimet publike u b\u00ebn\u00eb marramend\u00ebse me nj\u00eb buxhet rrug\u00ebsh q\u00eb gllab\u00ebroi buxhetin e shtetit pa privilegjuar investimet e tjera publike. U bllokuan deri te mjetet lundruese q\u00eb t\u00eb bllokoheshin trafiqet me bot\u00ebn e jashtme pa bllokuar ato brenda p\u00ebr brenda vendit, ku Lazarati vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb simbol. U shtuan fjalimet q\u00eb imazhi i Shqip\u00ebris\u00eb ka ndryshuar dhe q\u00eb dinjiteti komb\u00ebtar po rivihet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. <\/p>\n<p>Por, n\u00eb opinion llogaria po b\u00ebhet ndryshe: populli si\u00e7 humbi pasurin\u00eb me Berish\u00ebn 1 (piramidat), ashtu dhe me Berish\u00ebn 2 nuk fitoi gj\u00eb t\u00eb madhe. P\u00ebrkundrazi aty humbi te taksat m\u00eb t\u00eb larta dhe te shterimi i t\u00eb ardhurave n\u00ebntok\u00ebsore q\u00eb vinin m\u00eb par\u00eb nga trafiqet me bot\u00ebn e jashtme. Pun\u00ebsimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ishte nj\u00eb kompensim nuk u realizua: 14% papun\u00ebsi zyrtare (35% reale) trash\u00ebgoi Berisha m\u00eb 2005 nga qeveria e Nanos, po 14% papun\u00ebsi i dhuroi ai shqiptar\u00ebve m\u00eb 2009. <\/p>\n<p>Populli do t\u00eb kishte fituar realisht po t\u00eb kishte pasur m\u00eb shum\u00eb prodhim industrial e bujq\u00ebsor, m\u00eb shum\u00eb eksporte e si rrjedhim m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura nga vendi sesa nga diaspora (modeli brazilian, indian, kinez). Po t\u00eb kishte ndodhur kjo, populli shqiptar i z\u00ebn\u00eb me pun\u00eb t\u00eb ndershme p\u00ebr t&#8217;u pasuruar do t\u00eb kishte pasur ndoshta m\u00eb pak motivacion t\u00eb merrej me kutit\u00eb e votimit, me G\u00ebrdecin, me familjen kupole. Por, kur pakti social p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb mir\u00ebqenie nuk u realizua populli jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i dha Berish\u00ebs shumic\u00ebn e votave n\u00eb qershor t\u00eb 2009-\u00ebs, por si \u00e7do popull tjet\u00ebr i zhg\u00ebnjyer nuk &#8220;i fal as gjilp\u00ebr\u00ebn&#8221;. Aq m\u00eb pak G\u00ebrdecin, familjen, Fazlliun, rrug\u00ebt e Bash\u00ebs, t\u00eb gjitha ato tema q\u00eb opozita i lakon nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb darke te nj\u00eb opinion i m\u00ebrzitur nga varf\u00ebria. \u00c7do gj\u00eb t\u00eb mbrapsht\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte Berisha tani, populli do t&#8217;ia rikujtonte, dhe shtrenjt\u00eb, pasi kur t\u00eb dhemb xhepi, revolta nga e shurdh\u00ebt b\u00ebhet e zhurmshme. P\u00ebr opozit\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb f\u00ebmij\u00ebsh p\u00ebr ta rikuperuar k\u00ebt\u00eb inat. \u00c7do thashetheme mbi Berish\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pretekst i shk\u00eblqyer p\u00ebr t\u00eb koalizuar popullat\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mbushur rrug\u00eb e sheshe, si me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb bilbili. \u00c7do kritik\u00eb, sulm a akuz\u00eb e opozit\u00ebs ndaj qeveris\u00eb dhe Berish\u00ebs, gjen nj\u00eb rezonanc\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme n\u00eb popullat\u00eb dhe provokon nj\u00eb inat edhe m\u00eb t\u00eb madh se me qeverit\u00eb e m\u00ebparshme. <\/p>\n<p>Nano, po ashtu, pati n\u00eb nd\u00ebrgjegje tragjedin\u00eb e Otrantos, si\u00e7 e ka Berisha at\u00eb t\u00eb G\u00ebrdecit. Nano, po ashtu, akuzohej p\u00ebr familje -kupole me bashk\u00ebshorten e tij t\u00eb re, si\u00e7 akuzohet Berisha me f\u00ebmij\u00ebt e tij sot. Por, \u00e7udit\u00ebrisht mllefi q\u00eb ndjen sot nj\u00eb pjes\u00eb e shqiptar\u00ebve ndaj qeverisjes s\u00eb Berish\u00ebs, nuk ka ekuivalenten e atij q\u00eb ndjente ndaj Nanos. Pse? Sepse xhepi u dhembte m\u00eb pak asaj kohe shqiptar\u00ebve s&#8217;e \u00e7&#8217;u dhemb sot. Sepse me Nanon kishte m\u00eb pak ose aspak taksa. E mbi t\u00eb gjitha me Nanon lul\u00ebzonin trafiqet nga t\u00eb cilat, mos ta fshehim, krijohej &#8220;cash-flow&#8221;, para q\u00eb qarkullonte n\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb mbar\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare. Ekuacioni n\u00eb Shqip\u00ebri qe i thjeshte, Nano vidhte, por ama dhe t\u00eb tjer\u00ebt po t\u00eb donin s&#8217;kishin p\u00ebrse t\u00eb kurseheshin. Sot, ky avantazh, shqiptar\u00ebve u duket se \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb nj\u00ebrin krah. Ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb maj\u00eb mund t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb vjedhin, por p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb posht\u00eb toleranca \u00ebsht\u00eb zero! \u00cbsht\u00eb kjo q\u00eb i revolton shqiptar\u00ebt m\u00eb shum\u00eb se kutit\u00eb e votimit. Ekuacioni detyrimisht nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb m\u00eb. Popullit ose i jepet pun\u00eb (shoq\u00ebrit\u00eb per\u00ebndimore), ose i lihen trafiqet (shoq\u00ebrit\u00eb afrikane), ose i tregohet represioni (diktaturat). Ajo q\u00eb i mungoi Berish\u00ebs k\u00ebto vite, ishte se krah \u00abrendit dhe nderit\u00bb, krah toleranc\u00ebs zero (gjysmake dhe ajo se asnj\u00eb zyrtar i lart\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u00abbrenda\u00bb) duhej t\u00eb kishte rim\u00ebk\u00ebmbur ekonomin\u00eb reale n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonte at\u00eb n\u00ebntok\u00ebsore. <\/p>\n<p>Asnj\u00ebher\u00eb opozita nuk do t\u00eb kishte mbushur sheshe p\u00ebr vot\u00ebn e vjedhur, n\u00ebse njer\u00ebzit kan\u00eb jo vet\u00ebm me \u00e7&#8217;t\u00eb mbyllin muajin, por t\u00eb shkojn\u00eb me pushime, t\u00eb mblidhen n\u00eb sht\u00ebpi normale e t\u00eb shkollojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkolla serioze. N\u00eb Rusi k\u00ebto vitet e fundit asnj\u00ebher\u00eb opozita nuk ka arritur t\u00eb mbush\u00eb sheshe, megjith\u00ebse aty jan\u00eb vjedhur e st\u00ebrvjedhur kutit\u00eb e votimit. Thjesht, pasi Putini ka arritur ta k\u00ebnaq\u00eb popullin e tij me t\u00eb ardhurat e hidrokarbureve. N\u00ebse kriza ekonomike vazhdon n\u00eb Rusi, nuk do t\u00eb jet\u00eb \u00e7udi q\u00eb dhe aty populli do t\u00eb kujtohet nes\u00ebr n\u00ebp\u00ebr sheshe p\u00ebr gazetar\u00ebt e vrar\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb drejtat demokratike t\u00eb p\u00ebrdhosura q\u00eb ai i kishte &#8220;harruar&#8221; gjith\u00eb k\u00ebto vite. <\/p>\n<p>3 &#8211; Roli i Per\u00ebndimit<\/p>\n<p>Motori \u00ebsht\u00eb ekonomia. Demokracia vjen mbrapa. Demokracia pa ekonomi prodhon regjime afrikane, ku zgjedhjet jan\u00eb pluraliste dhe &#8220;demokratike&#8221;, por opozita nuk i njeh. Ashtu si n\u00eb Shqip\u00ebri. Po Per\u00ebndimi? Regjimet per\u00ebndimore, BE-ja, ShBA-t\u00eb, kan\u00eb tendenc\u00eb t&#8217;i bekojn\u00eb zgjedhjet e vendeve problematike kur udh\u00ebheq\u00ebsit b\u00ebjn\u00eb loj\u00ebn e tyre (Shqip\u00ebri 2009, Gabon, Tunizi). Por nuk i njohin kur ndodh e kund\u00ebrta (Iran, Bjellorusi, Zimbabve&#8230;). Apo preferojn\u00eb t\u00eb mos shprehen fare kur kan\u00eb frik\u00eb (Rusi, Kine). Berisha i p\u00eblqen Per\u00ebndimit, pasi bllokoi trafiqet me jasht\u00eb; b\u00ebri paqen me Greqin\u00eb (me \u00e7mimin q\u00eb dihet); me Kosov\u00ebn nuk p\u00ebrzihet shum\u00eb e jo m\u00eb t\u00eb belb\u00ebzoj\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb bashkimi si\u00e7 e pat\u00ebn dy gjermanit\u00eb; aq m\u00eb pak ai interesohet p\u00ebr shqiptaret e Lugin\u00ebs se Preshev\u00ebs apo t&#8217;u \u00e7oj\u00eb nj\u00eb mesazh mb\u00ebshtetjeje atyre t\u00eb Maqedonis\u00eb kur u falsifikohet historia. P\u00ebr per\u00ebndimin, Berisha po vazhdoi k\u00ebshtu ka ende vite p\u00ebrpara tij n\u00eb pushtet. Nd\u00ebrsa Edi Rama p\u00ebr shum\u00eb vite do ta ket\u00eb gabim p\u00ebr per\u00ebndimin, pasi n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb shum\u00eb se sa demokracia e standardeve evropiane, \u00ebsht\u00eb stabiliteti q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi. Ne fjalimin e Sali Berish\u00ebs n\u00eb parlament, dara nuk ishte mesazh p\u00ebr Ram\u00ebn. Asnj\u00eb gjemb nuk do t&#8217;i hyj\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb kryeopozitarit. Dara qe mesazh p\u00ebr per\u00ebndimin se Sali Berisha garanton stabilitet, se ai meriton t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrkrahet. Demokracia dhe stabiliteti jan\u00eb k\u00ebshtu dy nocione q\u00eb nuk duhen ngat\u00ebrruar. Nj\u00eb vend aspak demokratik \u00ebsht\u00eb Tunizia e zotit Ben Ali, i cili sapo u rizgjodh president p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb radhazi, me 99% t\u00eb votave dhe pa rival politik. Tunizia \u00ebsht\u00eb po ashtu nj\u00eb vend i stabilizuar n\u00eb t\u00eb gjitha planet, ekonomik, social, fetar, dhe at\u00eb t\u00eb paqes rajonale. K\u00ebsaj Tunizie per\u00ebndimi i dhe urat\u00ebn p\u00ebr rizgjedhjen e presidentit Ben Ali q\u00eb vodhi 100% t\u00eb votave. K\u00ebt\u00eb bot\u00eb per\u00ebndimore Edi Rama k\u00ebrkon t\u00eb shokoj\u00eb e t\u00eb alarmoj\u00eb me disa mandate t\u00eb vjedhura n\u00eb Shqip\u00ebri. E njeh realpolitik\u00ebn kryetari i opozit\u00ebs? N\u00ebse n\u00eb Tunizi ekonomia nuk ec\u00ebn mir\u00eb, dhe si pasoj\u00eb populli nis e revoltohet p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb &#8220;t\u00eb drejta politike&#8221;, do t\u00eb asistojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb ballo tipike t\u00eb hipokrizis\u00eb per\u00ebndimore. N\u00ebse Ben Ali nuk garanton me stabilitet, i nj\u00ebjti per\u00ebndim do t\u00eb \u00e7irret p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se zgjedhjet qen\u00eb aty skandaloze. Si\u00e7 qe gati per\u00ebndimi ta hidhte posht\u00eb Hamid Karzain n\u00eb Afganistan, po t\u00eb kishte pasur nj\u00eb xhoker tjet\u00ebr serioz. \u00cbsht\u00eb ky skenar q\u00eb mund t&#8217;i ndodhe dhe Berish\u00ebs, n\u00ebse situata ekonomike, para asaj &#8220;demokratike&#8221; i rr\u00ebshqet nga duart. Duhet q\u00eb populli t\u00eb revoltohet si me &#8217;97, q\u00eb per\u00ebndimi t\u00eb detyroj\u00eb pushtetin n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb hap\u00eb kutit\u00eb e votimit. <\/p>\n<p>Autori i k\u00ebtij shkrimi ka qen\u00eb nj\u00eb nga student\u00ebt e dhjetorit &#8217;90. Mos t\u00eb g\u00ebnjejm\u00eb veten, t\u00eb rinjt\u00eb e sot\u00ebm dhe aq m\u00eb pak historin\u00eb. N\u00eb fillim nuk u ngrit\u00ebm p\u00ebr demokraci. U bashkuam me konviktor\u00ebt p\u00ebr solidaritet, pasi nuk kishin drita te godinat. I ftohti ishte siberian te &#8220;Qyteti i Studentit&#8221;, prej koh\u00ebsh ushqimi n\u00eb mensa ishte mizerab\u00ebl, dhe udh\u00ebtimet Provinc\u00eb- Tiran\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shtrenjta; P\u00ebr k\u00ebto u ngrit\u00ebm dhe k\u00ebto k\u00ebrkuam n\u00eb peticionin ton\u00eb t\u00eb par\u00eb. K\u00ebrkesat demokratike erdh\u00ebn mbrapa. N\u00ebse populli nuk ngrihet sot n\u00eb Kin\u00eb, \u00ebsht\u00eb se regjimi arrin dhe i ushqen njer\u00ebzit. Jo vet\u00ebm kaq, partia komuniste po i pasuron kinezet, pasi e ka kthyer Kin\u00ebn n\u00eb uzin\u00eb t\u00eb bot\u00ebs. Dit\u00ebn kur kjo mrekulli ekonomike kineze nuk do t\u00eb funksionoj\u00eb m\u00eb, at\u00eb dit\u00eb populli kinez do t\u00eb kujtohet se i mungon liria e fjal\u00ebs dhe do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb demokracin\u00eb; Njeriu k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, k\u00ebshtu ka lindur: nj\u00eb homo oeconomicus, para se t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb homo politicus. Berisha nuk po b\u00ebn asgj\u00eb origjinale p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar pun\u00ebsimin, t\u00eb ardhurat personale si\u00e7 mund t\u00eb ishte nxitja e kapaciteteve prodhuese. Opozita nga ana e saj duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb program ekonomik t\u00eb qart\u00eb, e vet\u00ebm parull\u00ebn \u00abhapni kutit\u00eb\u00bb. Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb din\u00eb n\u00eb \u00e7&#8217;m\u00ebnyr\u00eb qeveria e ardhshme nga opozit\u00eb e sotme do t\u00eb mbush\u00eb qeset e familjeve shqiptare. Opozita po nuk u pyet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, nuk do t\u00eb p\u00ebrgjigjet. <\/p>\n<p>Ne perendim, ndodh ndryshe. Populli qe e ka kuptuar pse nuk ndihet mire, nuk i bije terthor, por I kerkon opozites nje program te qarte, si ne nje ankand. Nese nuk ia japin, edhe ai preferon te rri ne shtepi, as nuk manifeston dhe as nuk voton, por dhe opozita rri ne shtepi. Kete e pame te gjithe me zgjedhjet e fundit europiane. Nje abstenim i larte, nje opozite qe humbi. Mbare e majta europiane doli e humbur ne zgjedhje ne nje kohe kur ne menyren me paradoksale ishte e djathta liberale ne pushtet qe duhet te mbante pergjegjesine morale dhe politike te krizes financiare te kapitalizmit. E djathta fitoi sepse e majta perve\u00e7 sharjeve ndaj qeverive egoiste, perve\u00e7 histerise kolektive mbi bankieret dhe \u00ab trader-et \u00bb hajduta, nuk shfaqi asgje konstruktive, nuk propozoi asgje konkrete sesi do ti rrise te ardhurat. <\/p>\n<p>4 &#8211; Rreziku i fjalimit moralist t\u00eb Berish\u00ebs<\/p>\n<p>Varf\u00ebria \u00ebsht\u00eb e dukshme n\u00eb Shqip\u00ebri. E megjithat\u00eb do t\u00eb duhej q\u00eb ajo t\u00eb shtohej dhe m\u00eb shum\u00eb, derisa \u00abthika t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb palc\u00eb\u00bb, q\u00eb numri i shqiptar\u00ebve n\u00eb protesta n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i lart\u00eb sesa i atyre n\u00eb sht\u00ebpi. Berisha mendon se kjo ka pak gjasa t\u00eb ndodh\u00eb dhe se hap\u00ebsira e tij p\u00ebr manovra \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe. Por, fjalimi i tij n\u00eb parlament ishte i kalibrit q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb dal\u00ebsh n\u00eb rrug\u00eb, pa pritur q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundosh lypsar. <\/p>\n<p>P\u00ebrtej faktit q\u00eb u morr opinioni publik d\u00ebshmitar p\u00ebr tema q\u00eb nuk i p\u00ebrkasin kur ai pret zgjidhje urgjente p\u00ebr papun\u00ebsin\u00eb, taksat e larta, pasigurin\u00eb e pron\u00ebs etj., Berisha demonstroi n\u00eb fjalimin e tij nj\u00eb zbrampsje t\u00eb arritjeve m\u00eb elementare demokratike t\u00eb shqiptar\u00ebve. Berisha thot\u00eb se e k\u00ebrc\u00ebnoi Ram\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ligjit dhe Kushtetut\u00ebs. Por, a nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb po e shkel Kushtetut\u00ebn, duke injoruar ndarjen e pushteteve: legjislativin nga ekzekutivi dhe ekzekutivin nga drejt\u00ebsia? Kur b\u00ebhet fjala p\u00ebr t\u00eb hapur kutit\u00eb e votimit, Berisha mbrohet se nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb vendos, por drejt\u00ebsia. Por, p\u00ebr t\u00eb gjykuar Edi Ram\u00ebn, \u00e7udit\u00ebrisht Berisha nuk ka m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb. <\/p>\n<p>Kryeministri duke p\u00ebrbuzur dy hallkat kapitale t\u00eb institucionit t\u00eb pavarur t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, hetimin dhe gjykimin, arrin n\u00eb bindjen se Edi Rama dhe se nj\u00eb num\u00ebr biznesmen\u00ebsh q\u00eb e rrethojn\u00eb at\u00eb jan\u00eb, as m\u00eb pak dhe as m\u00eb shum\u00eb, mafioz\u00ebt m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb mafies s\u00eb Ballkanit! Kjo \u00ebsht\u00eb goditja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb mund t&#8217;u jepet institucioneve t\u00eb brishta shqiptare, mendjeve t\u00eb hutuara t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb kujtojn\u00eb se n\u00eb demokraci gjykon kryeministri dhe jo drejt\u00ebsia. Fjalimi i tij n\u00ebse p\u00ebrkthehet p\u00ebr kancelarit\u00eb kryesore n\u00eb Evrop\u00eb, me siguri q\u00eb nuk do t\u00eb kuptohet. <\/p>\n<p>N\u00eb Evrop\u00ebn moderne, nuk \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb dhe nj\u00eb mafioz, i njohur, i arrestuar si till\u00eb, i kapur n\u00eb flagranc\u00eb me drog\u00eb apo me prostituta, t\u00eb trajtohet si mafioz p\u00ebrpara se t&#8217;i jet\u00eb b\u00ebr\u00eb gjyqi. Ekziston nj\u00eb ligj n\u00eb Evrop\u00ebn moderne q\u00eb quhet \u00abprezumim i pafaj\u00ebsis\u00eb\u00bb. N\u00eb Franc\u00ebn demokratike, u ngrit mbar\u00eb shtypi dhe klasa politike p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar nj\u00eb shprehje lapsus t\u00eb presidentit Sarkozy, i cili e deklaroi para disa jav\u00ebsh si fajtor ish-kryeministrin Vilpen p\u00ebr nj\u00eb makinacion financiaro-politik q\u00eb ka ndodhur m\u00eb 2004. Ka d\u00ebshmi se Vilpen mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i implikuar, por n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve nuk mundet q\u00eb presidenti t\u00eb deklaroj\u00eb nj\u00eb njeri fajtor para se drejt\u00ebsia ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Sulmet shtazarake t\u00eb kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i cili pa vendim gjyq\u00ebsor e konsideron shefin e opozit\u00ebs si mafioz, t\u00eb para nga nj\u00eb opinion per\u00ebndimor s&#8217;mund t\u00eb l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu ve\u00e7se me goj\u00eb hapur. N\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu si n\u00eb Kin\u00eb, si n\u00eb Tunizi, si n\u00eb Kuba e n\u00eb Kore t\u00eb Veriut, udh\u00ebheq\u00ebsi i vendit \u00ebsht\u00eb dhe ligjv\u00ebn\u00ebs, dhe hetues, dhe gjykat\u00ebs, me fjal\u00eb t\u00eb tjera si Luigji i 16 \u00abshteti jam un\u00eb\u00bb? <\/p>\n<p>Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe Presidenti i Republik\u00ebs, ekzistenc\u00ebn e t\u00eb cilit e kemi harruar k\u00ebto dit\u00eb, duhet t\u00eb thot\u00eb fjal\u00ebn e tij. N\u00eb Per\u00ebndim do t\u00eb shokoheshin, gjithashtu, dhe p\u00ebr aspektin moralist krejt\u00ebsisht t\u00eb pakuptuesh\u00ebm t\u00eb fjalimit t\u00eb Kryeministrit shqiptar. Ai jo vet\u00ebm q\u00eb foli si prokuror, por si nj\u00eb prokuror i nj\u00eb vendi me ligje t\u00eb bazuara mbi tekste fundamentaliste. Berisha denoncoi nga parlamenti i nj\u00eb vendi kandidat p\u00ebr BE, jet\u00ebn e \u00abshthurur\u00bb private t\u00eb nj\u00eb shtetasi. I nj\u00ebjti Kryeminist\u00ebr, i cili para tre muajsh tregonte fashinacion ndaj meshkujve q\u00eb duan t\u00eb martohen brenda seksit dhe ishte gati t&#8217;i mbronte ligj, i nj\u00ebjti Berish\u00eb ngre gishtin k\u00ebrc\u00ebnues ndaj \u00aborgjive\u00bb q\u00eb, sipas tij, kryetari i opozit\u00ebs b\u00ebn n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi af\u00ebr Tiran\u00ebs. Si mundet q\u00eb debati politik t\u00eb bjer\u00eb kaq posht\u00eb? N\u00eb fjalimin e Berish\u00ebs shtetasi quhej Edi Rama, por mund t\u00eb jet\u00eb \u00e7do shtetas shqiptar q\u00eb ka qejf t\u00eb eksitohet i vet\u00ebm apo n\u00eb band\u00eb, t\u00eb fotografohet apo ta fotografojn\u00eb me gruan nudo. \u00c7far\u00eb i duhen kryeministrit ton\u00eb k\u00ebto detaje ekskluzive t\u00eb jet\u00ebs private? <\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb sulltanat anadollak i Azis\u00eb s\u00eb Mesme, ku shthurja \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale. A e di Kryeministri q\u00eb n\u00eb Evrop\u00ebn ku ai p\u00ebrpiqet t\u00eb integroj\u00eb shqiptar\u00ebt ligjet mbrojn\u00eb jet\u00ebn private t\u00eb shtetasve? Le t\u00eb marr\u00eb s\u00ebrish shembull nga Franca, ku ish-presidenti miterrand kishte manin\u00eb t\u00eb b\u00ebnte f\u00ebmij\u00eb jasht\u00eb martese, por francezet e gjykonin mbi jet\u00ebn publike dhe jo at\u00eb private. N\u00eb inatin qe ka ndaj kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs, kryeministri t\u00eb mos p\u00ebrdor\u00eb arm\u00eb, me t\u00eb cilat rrezikohet e gjitha demokracia e re shqiptare. Precedentin q\u00eb ai krijon sot, mund ta p\u00ebrdor\u00eb nj\u00eb diktator apo \u00abbig brother\u00bb nes\u00ebr. E megjithat\u00eb, Berisha nuk \u00ebsht\u00eb Hitleri<\/p>\n<p>5) Hitleri dhe deontologjia n\u00eb gazetari <\/p>\n<p>Le ta quajm\u00eb me em\u00ebr. Andrea Stefani, nuk \u00ebsht\u00eb kushdo. Analist i njohur, intelektual i ekuilibruar. Kur Berisha trajton Ram\u00ebn me t\u00eb gjitha fjal\u00ebt, A. Stefani shkon dhe m\u00eb larg, p\u00ebrtej kufirit t\u00eb arsyes, duke krahasuar Berish\u00ebn me Hitlerin. M\u00eb shum\u00eb se ndaj Berish\u00ebs dhe elektoratit q\u00eb e mb\u00ebshtet at\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb provokim q\u00eb u b\u00ebhet, ndoshta pa vet\u00ebdije, hebrenjve. P\u00ebr Izraelin, por dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb humanist\u00ebt dhe intelektual\u00ebt n\u00eb bot\u00eb, Hitleri nuk mund t\u00eb krahasohet me ask\u00ebnd n\u00eb planet, pasi p\u00ebr Hitlerin ka vet\u00ebm nj\u00eb referenc\u00eb: holokausti. T\u00eb banalizosh krahasimin me Hitlerin \u00ebsht\u00eb ta transformosh holokaustin, ngjarjen me makab\u00ebr t\u00eb humanitetit n\u00eb nj\u00eb fenomen ordiner. Hitleri \u00ebsht\u00eb unikal, pasi holokausti \u00ebsht\u00eb unikal. T\u00eb paditurit mund ta krahasojn\u00eb nj\u00eb politikan me Hitlerin, por kurrsesi nj\u00eb Andrea Stefani q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb kaq pika t\u00eb dobishme referimi opinionit publik shqiptar n\u00eb shkrimet e tija. Mein Kampfi, t\u00eb cilit i referohet Stefani p\u00ebr t\u00eb kuptuar personazhin e Berish\u00ebs, ishte teorizimi q\u00eb i b\u00ebnte Hitleri shfarosjes s\u00eb milionave \u00e7ifut\u00ebve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs vitale q\u00eb duhet t\u00eb g\u00ebzonte Gjermania si raca m\u00eb e past\u00ebr n\u00eb bot\u00eb. <\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb rr\u00ebqeth\u00ebse t\u00eb mendosh se nj\u00eb shqiptar mund t&#8217;i p\u00ebrafrohet k\u00ebsaj monstre, qoft\u00eb ky shqiptar armik i shqiptar\u00ebve. Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan kompleks me t\u00eb gjitha an\u00ebt e tija pozitive dhe negative, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Berluskoni n\u00eb Itali, Sarkozy n\u00eb Franc\u00eb, Toni Bler n\u00eb Britani t\u00eb Madhe. T\u00eb tre k\u00ebta t\u00eb fundit kan\u00eb marr\u00eb epitete nga m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat, nga m\u00eb fyeset, nga m\u00eb t\u00eb urryerat prej opinioneve t\u00eb tyre publike. Deri te duart me gjak p\u00ebr Toni Blerin, p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Irak dhe mij\u00ebra viktima irakiane t\u00eb pafajshme. Por kurr\u00eb nuk mund t\u00eb imagjinohet t\u00eb krahasohet me Hitlerin, as ai udh\u00ebheq\u00ebsi per\u00ebndimor q\u00eb kreu gabimin e luft\u00ebs n\u00eb Irak, dhe as diktatori m\u00eb i eg\u00ebr i planetit, ai i Kores\u00eb s\u00eb Veriut q\u00eb l\u00eb popullin e tij t\u00eb vdes\u00eb urie. Jo Berisha nuk \u00ebsht\u00eb Hitler, ndon\u00ebse si ai, ka ardhur n\u00eb pushtet me zgjedhje. Berisha do t\u00eb largohet po me zgjedhje. Mos ta harrojm\u00eb kurr\u00eb se \u00abd\u00ebmet e demokracis\u00eb, nuk mund t\u00eb korrigjohen, ve\u00e7se me demokraci\u00bb, si\u00e7 na e thoshte Alfred Smith, politikani i shquar amerikan i fillimit t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Genc Burimi, 07.12.2009 Mund t\u00eb kuptohet fare mir\u00eb shokimi q\u00eb ngjall te nj\u00eb pjes\u00eb e opinionit publik shqiptar urrejtja verbale e kryeministrit ndaj kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs. Dalja e Berish\u00ebs me t\u00eb kat\u00ebr rrotat nga t\u00eb gjith\u00eb &#8220;kanunet&#8221; q\u00eb njeh demokracia moderne q\u00eb prej Monteskjes, nuk nderon as at\u00eb, as partin\u00eb q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson dhe as [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Berisha, Opozita, Hitleri, Kriza - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-opozita-hitleri-kriza\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Berisha, Opozita, Hitleri, Kriza - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Genc Burimi, 07.12.2009 Mund t\u00eb kuptohet fare mir\u00eb shokimi q\u00eb ngjall te nj\u00eb pjes\u00eb e opinionit publik shqiptar urrejtja verbale e kryeministrit ndaj kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs. Dalja e Berish\u00ebs me t\u00eb kat\u00ebr rrotat nga t\u00eb gjith\u00eb &#8220;kanunet&#8221; q\u00eb njeh demokracia moderne q\u00eb prej Monteskjes, nuk nderon as at\u00eb, as partin\u00eb q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson dhe as [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-opozita-hitleri-kriza\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-12-08T14:19:41+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-opozita-hitleri-kriza\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-opozita-hitleri-kriza\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Berisha, Opozita, Hitleri, Kriza\",\"datePublished\":\"2009-12-08T14:19:41+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-08T14:19:41+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-opozita-hitleri-kriza\/\"},\"wordCount\":4275,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-opozita-hitleri-kriza\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-opozita-hitleri-kriza\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-opozita-hitleri-kriza\/\",\"name\":\"Berisha, Opozita, Hitleri, Kriza - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2009-12-08T14:19:41+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-08T14:19:41+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-opozita-hitleri-kriza\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-opozita-hitleri-kriza\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-opozita-hitleri-kriza\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Berisha, Opozita, Hitleri, Kriza\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Berisha, Opozita, Hitleri, Kriza - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-opozita-hitleri-kriza\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Berisha, Opozita, Hitleri, Kriza - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Genc Burimi, 07.12.2009 Mund t\u00eb kuptohet fare mir\u00eb shokimi q\u00eb ngjall te nj\u00eb pjes\u00eb e opinionit publik shqiptar urrejtja verbale e kryeministrit ndaj kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs. Dalja e Berish\u00ebs me t\u00eb kat\u00ebr rrotat nga t\u00eb gjith\u00eb &#8220;kanunet&#8221; q\u00eb njeh demokracia moderne q\u00eb prej Monteskjes, nuk nderon as at\u00eb, as partin\u00eb q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson dhe as [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-opozita-hitleri-kriza\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-12-08T14:19:41+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-opozita-hitleri-kriza\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-opozita-hitleri-kriza\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Berisha, Opozita, Hitleri, Kriza","datePublished":"2009-12-08T14:19:41+00:00","dateModified":"2009-12-08T14:19:41+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-opozita-hitleri-kriza\/"},"wordCount":4275,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-opozita-hitleri-kriza\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-opozita-hitleri-kriza\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-opozita-hitleri-kriza\/","name":"Berisha, Opozita, Hitleri, Kriza - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2009-12-08T14:19:41+00:00","dateModified":"2009-12-08T14:19:41+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-opozita-hitleri-kriza\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-opozita-hitleri-kriza\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-opozita-hitleri-kriza\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Berisha, Opozita, Hitleri, Kriza"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/755"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=755"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/755\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=755"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=755"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=755"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}