{"id":7522,"date":"2011-04-03T21:14:24","date_gmt":"2011-04-03T20:14:24","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=7522"},"modified":"2011-04-03T21:14:24","modified_gmt":"2011-04-03T20:14:24","slug":"nje-kancer-ne-bulevard","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-kancer-ne-bulevard\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb kancer n\u00eb bulevard"},"content":{"rendered":"<p><strong>Klejdi Eski<\/strong>, 03.04.2011<\/p>\n<p>Dukuria e autokrat\u00ebve q\u00eb duan t\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb histori n\u00ebp\u00ebrmjet aktesh gjigante arkitektonike \u00ebsht\u00eb e njohur. Mjafton t\u00eb kujtosh Napoleonin, Luigjin XIV, Leninin, Hitlerin, Jul Qesarin etj. E vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb \u00e7udit dhe nuk e shpjegoj dot, \u00ebsht\u00eb &#8220;P\u00ebrse diktatori i sot\u00ebm zgjedh t\u00eb firmos\u00eb fiks mbi firm\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs&#8221;. P\u00ebrse do t\u00eb fshij\u00eb gjurm\u00ebn e Hoxh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb t\u00eb vet\u00ebn!? Mos pand\u00ebrgjegjshm\u00ebrisht tenton t\u00eb na thot\u00eb:<br \/>\n&#8220;Diktatur\u00ebn nuk e b\u00ebri vet\u00ebm 1 Enver! Qem\u00eb t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb num\u00ebr !&#8221;<br \/>\nMos ndoshta do t\u00eb na thot\u00eb q\u00eb komunizmi nuk mbaron me 50 vjet. Q\u00eb ne ende jemi aty?<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">***<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim, e kam fjal\u00ebn p\u00ebr projektin e ri arkitektonik: p\u00ebr mauzoleumin e diktatorit modern.<br \/>\nNga gj\u00ebrat e para q\u00eb m\u00ebsojm\u00eb n\u00eb arkitektur\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e b\u00ebn funksioni dhe jo forma. P\u00ebr shembull: nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb teatri ku luhet bingo nuk mund t\u00eb quhet m\u00eb teat\u00ebr.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb republik\u00eb ku parlamenti nuk ka funksionuar asnj\u00ebher\u00eb si i till\u00eb, ku n\u00eb karrige ulen vota t\u00eb vjedhura, ku plas plumbi dhe grupe t\u00eb forta interesash private shahen nga motrat, edhe sikur Westminster-in t\u00eb sjell\u00ebsh nga Londra dhe ta v\u00ebsh n\u00eb bulevard, p\u00ebrs\u00ebri nuk do t\u00eb ket\u00eb Parlament! Prandaj, m\u00eb duken disi pa vler\u00eb biseda t\u00eb tipit: Cila studio e fitoi?&#8221;, &#8220;Si u b\u00eb konkursi k\u00ebshtu?&#8221;, &#8220;Sa do t\u00eb kushtoj\u00eb?&#8221; &#8211; etj.<\/p>\n<p>Ne nuk po nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb Parlament. Po nd\u00ebrtojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb mauzoleum. Sepse jam i sigurt q\u00eb qeveria q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb pas k\u00ebsaj, do t\u00eb doj\u00eb ta organizoj\u00eb p\u00ebrplasjen, pardon, Parlamentin, n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb tjet\u00ebr. Nj\u00eb mentalitet i till\u00eb &#8220;t\u00eb prishim lavdet e tij, p\u00ebr t\u00eb ngritur tonat&#8221;, nuk sjell zhvillim. Sjell pafund\u00ebsisht shkat\u00ebrrimin dhe rind\u00ebrtimin e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs vep\u00ebr, me forma t\u00eb ndryshme. Profesori im thot\u00eb q\u00eb nj\u00eb rind\u00ebrtim nuk kryhet kur p\u00ebrshtatja e nd\u00ebrtes\u00ebs ekzistuese kushton m\u00eb pak se 70% e rind\u00ebrtimit&#8230; Por kush po flet p\u00ebr kosto?! Un\u00eb q\u00eb as e kam iden\u00eb sa do t\u00eb jen\u00eb ato.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">***<\/p>\n<p>Lirin\u00eb nuk e solli Sk\u00ebnderbeu, sikurse dhe demokracin\u00eb nuk mund ta sjell\u00eb arkitektura! At\u00eb duhet ta sjellin njer\u00ebzit, prandaj nuk mund t\u00eb g\u00ebnjehem nga fraza monstruoze: &#8220;P\u00ebr 100 vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb, i dhurojm\u00eb popullit nj\u00eb Parlament t\u00eb ri me arkitektur\u00eb moderne&#8221;. P\u00ebrse nuk na dhurojn\u00eb lirin\u00eb? Madje, p\u00ebr 100 vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb, pse nuk na dhurojn\u00eb v\u00ebrtet pavar\u00ebsin\u00eb ?<\/p>\n<p>M\u00eb vjen keq q\u00eb e gjith\u00eb kjo zhurm\u00eb mbi projektin e ri t\u00eb Parlamentit e ka spostuar bised\u00ebn n\u00eb faz\u00ebn B. Pra, tani jemi dakord ta shembim piramid\u00ebn, por &#8220;pse u b\u00eb konkursi i padrejt\u00eb dhe pse studiot ishin anonime&#8221;? Jo! Duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulim q\u00eb Piramida nuk duhet t\u00eb shembet thjesht se &#8220;Baca&#8221; i fisit do t\u00eb l\u00ebr\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb vet. Ka mjaft shpella ku nj\u00eb njeri primitiv mund t\u00eb vizatoj\u00eb dema dhe drer\u00eb&#8230; Qendr\u00ebn e qytetit modern e vizaton shoq\u00ebria civile.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb bisedohet p\u00ebr projektin e Parlamentit t\u00eb ri, kur vet\u00eb rreth k\u00ebsaj teme ka mjegull t\u00eb pap\u00ebrshkueshme. \u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb flitet p\u00ebr arkitektur\u00ebn e k\u00ebtij vandalizmi, kur nuk ka informacion.<\/p>\n<p>Kur filloi t\u00eb flitej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb kisha shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb analizoja t\u00eb gjith\u00eb projektet e ekspozuar, p\u00ebr t\u00eb krijuar opinionin tim, por ishte e pamundur n\u00eb kushtet e k\u00ebsaj sekrecie. P\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb kodi disashifror, nuk ka asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mbi kostot, konceptet, autor\u00ebt etj. T\u00eb vetmet t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb maketet me drita. Dhe kryetarja e Parlamentit e di shum\u00eb mir\u00eb, q\u00eb nj\u00eb arkitekt asnj\u00ebher\u00eb nuk gjykon maketet. Un\u00eb nuk krijoj dot opinion. Opinioni i nj\u00eb arkitekti nuk \u00ebsht\u00eb &#8220;I bukur, apo i sh\u00ebmtuar?&#8221; \u00cbsht\u00eb joprofesionale t\u00eb merresh me makete.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00ebsoj si Shp\u00ebtim Sara\u00e7i t\u00eb gjykoj\u00eb muzik\u00ebn e Rihan\u00ebs, nga nj\u00eb videoklip pa z\u00eb, n\u00eb televizor.<br \/>\nT\u00eb vetmit q\u00eb mund t\u00eb gjykojn\u00eb duke par\u00eb makete jan\u00eb amator\u00ebt. Madje, m\u00eb keq, \u00ebsht\u00eb populli i thjesht\u00eb. Ai q\u00eb nuk e di q\u00eb as n\u00eb konkurs nuk \u00ebsht\u00eb gjykuar mbi baz\u00eb maketesh, por mbi baz\u00eb kasafortash. Konkursi, ose \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb brenda nj\u00eb kasaforte, ose nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fare.<\/p>\n<p>E vetmja gj\u00eb q\u00eb jam i sigurt q\u00eb ka ndodhur \u00ebsht\u00eb dita e ekspozit\u00ebs. Aty isha edhe vet\u00eb. &#8220;Nuk harrova t\u00eb shkoja dit\u00ebn e ver\u00ebs&#8221;. Kur bulevardi mbante er\u00eb djerse dhe thartire. Kur n\u00eb vend t\u00eb luleve, ajri mbante er\u00eb flok\u00ebsh t\u00eb palar\u00eb. N\u00eb sall\u00ebn e ekspozit\u00ebs populli &#8220;gjykues&#8221; b\u00ebnte foto tek divanet, abazhur\u00ebt, tapetet dhe tek flamuri&#8230; (ah po, Flamuri). Ata q\u00eb nxirrnin foto nga maketet i shoq\u00ebronin k\u00ebto me komentin: Shih si i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe Benz-at t\u00eb vegj\u00ebl, si prej lodre&#8230;.<\/p>\n<p>Populli pa maketet. Arkitekt\u00ebt mbet\u00ebn bosh. Nuk pan\u00eb asgj\u00eb. Pan\u00eb bodigard\u00ebt, n\u00eb fakt. Nga nj\u00eb mbi \u00e7do maket.<br \/>\nDisa dit\u00eb m\u00eb pas, popullit iu hodh nj\u00eb tjet\u00ebr lajm p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrtypur. &#8220;Projekti Fitues&#8221;. Lajmi nuk p\u00ebrmbante as dat\u00ebn kur u zhvillua konkursi, as emrin e studios vjeneze, por mbi t\u00eb gjitha, lajmi nuk p\u00ebrmbante as foton e maketit q\u00eb ky popull kishte par\u00eb. Me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, n\u00ebp\u00ebr facebook, u fiksua emri &#8220;Coop Himmelb(l)au&#8221;. Por n\u00eb faqen e Coop Himmelb(l)au, nuk gjendet asnj\u00eb lajm mbi fitoren e madhe. I vetmi projekt n\u00eb lidhje me Tiran\u00ebn, \u00ebsht\u00eb ai i adaptimit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, as n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmet &#8220;Dezeen&#8221; dhe &#8220;Archdaily&#8221; (t\u00eb cilat publikojn\u00eb edhe modelet e reja t\u00eb tavolinave n\u00eb ndonj\u00eb dyqan t\u00eb Milanos) nuk shkruhet asgj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt madh\u00ebshtor t\u00eb Parlamentit ton\u00eb. Shtypi i arkitektur\u00ebs nuk merret me makete!<br \/>\nKa dy gj\u00ebra n\u00eb jet\u00ebn time, t\u00eb cilat nuk i kam m\u00ebsuar dot kurr\u00eb p\u00ebrmendsh, me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet. E para \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vjersh\u00eb patetike me lul\u00ebkuqe, i dyti \u00ebsht\u00eb emri i studios Belgo-Shqiptare q\u00eb po na b\u00ebn sheshin &#8220;Sk\u00ebnderbej&#8221;.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb nuk e fiksoj dot, sepse nuk e has n\u00eb asnj\u00eb faqe shtypi arkitekture; sepse t\u00eb vetmet projekte t\u00eb k\u00ebsaj studioje, t\u00eb asociuar shpesh me emrin e fotografit Anri Sala, jan\u00eb t\u00eb zbatuar e dizajnuar n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nCoop Himmelb(l)au nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb famshmet. Kur hyn n\u00eb faqen e saj, sheh nj\u00eb projekt &#8220;fantastiko-shkencor&#8221; q\u00eb po zbatojn\u00eb n\u00eb Kin\u00ebn e Larg\u00ebt. Dekonstruktivist, ekstravagant&#8230; lindor.<\/p>\n<p>Coop Himmelb(l)au jan\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm. I kam hasur shpesh n\u00eb Dezeen dhe Archdaily. K\u00ebta jan\u00eb pak a shum\u00eb si Lady Gaga e arkitektur\u00ebs, ose m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl&#8230; si&#8230;&#8221;Pussycat Dolls&#8221; t\u00eb arkitektur\u00ebs.<br \/>\nShpesh v\u00ebrej q\u00eb publiku nuk e kupton q\u00eb edhe arkitektura ka yjet e saj t\u00eb pavler\u00eb, por pompoz\u00eb. K\u00ebshtu, kemi Zaha Hadid = Lady Gaga, Frank Gehry = Justin Timberlake, Santiago Calatrava = Enrique Inglesias&#8230;etj. T\u00eb gjith\u00eb superstar\u00eb n\u00eb aparenc\u00eb, por jo n\u00eb substanc\u00eb. Pop&#8230; Sikurse yjet e popit, edhe yjet e arkitektur\u00ebs q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb qiell, sepse jan\u00eb miliarder\u00eb, paguhen me shuma marramend\u00ebse, kullufisin hap\u00ebsira n\u00eb revistat dhe blogjet e arkitektur\u00ebs dhe kan\u00eb mund\u00ebsi pa fund p\u00ebr t\u00eb botuar libra sip\u00ebrfaq\u00ebsor\u00eb me figura dhe pa fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Yjet e arkitektur\u00ebs jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, sepse n\u00ebn hijen e tyre t\u00eb r\u00ebnd\u00eb punojn\u00eb me qindra arkitekt\u00eb t\u00eb rinj anonim\u00eb. Vet\u00eb STARkitekt\u00ebt dalin nga hije starkitekt\u00ebsh.<br \/>\nFenomeni &#8220;Lady Gaga&#8221;, i cili d\u00ebshtoi n\u00eb fushat\u00ebn e koncerteve elektorale, tani do t\u00eb zbatohet n\u00ebp\u00ebrmjet arkitektur\u00ebs tek mauzoleumi yn\u00eb i ri.<\/p>\n<p>Problemi q\u00eb arkitektura ka me arkitekt\u00ebt &#8220;Lady Gaga&#8221;, \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti q\u00eb nj\u00eb njeri i s\u00ebmur\u00eb do t\u00eb kishte, n\u00ebse do ta \u00e7onin tek nj\u00eb estetist p\u00ebr t\u00eb kuruar s\u00ebmundje serioze. Starkitekt\u00ebt, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb shpesht\u00eb, jan\u00eb estetist\u00eb t\u00eb arkitektur\u00ebs. Jo m\u00eb kot, u jepen terrene t\u00eb pafundme n\u00eb periferi qytetesh, pa situata urbane. Q\u00eb estetika e tyre ekstravagante dhe plot pretendime, t\u00eb mos d\u00ebmtoj\u00eb tekstur\u00ebn urbane t\u00eb qyteteve t\u00eb per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse starkitekt\u00ebt po punojn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb vendet arabe dhe n\u00eb kin\u00eb. Sepse vet\u00ebm atje, princa, mafioz\u00eb dhe diktator\u00eb masturbues jan\u00eb duke v\u00ebn\u00eb \u00e7izmen mbi \u00e7do interes t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngritur fortesat e lavdis\u00eb s\u00eb tyre. Ndoshta si Parlamenti yn\u00eb i ri! \u00cbsht\u00eb kjo arsyeja p\u00ebrse nuk sheh projekte megalomane n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Stokholmit, Dublinit, Parisit, Kopenhagenit, Rom\u00ebs, Oslos, por i sheh k\u00ebto vet\u00ebm n\u00eb qytete si Bilbao, Salford, Shengzhen, Shanghai, Beijing, Abu Dhabi, Dubai etj. Sepse jan\u00eb k\u00ebto vendet ku shoq\u00ebria civile nuk pyetet.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra m\u00eb e thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar urbanistik\u00ebn dhe rolin e arkitektur\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebri, \u00ebsht\u00eb ta krahasosh shoq\u00ebrin\u00eb me nj\u00eb organiz\u00ebm. K\u00ebshtu, \u00e7do individ \u00ebsht\u00eb b\u00ebrthama e nj\u00eb qelize, \u00e7do qeliz\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb familje\/nj\u00eb sht\u00ebpi, nj\u00eb komunitet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ind, qytetet, institucionet, lagjet, jan\u00eb inde m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, k\u00ebto inde formojn\u00eb organet, t\u00eb gjitha organet, funksionojn\u00eb t\u00eb lidhura p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb jet\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb zhvilluar shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Qyteti \u00ebsht\u00eb forma fizike e shoq\u00ebris\u00eb. Sistemi urban dhe arkitektura jan\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb e mir\u00ebqenies, demokracis\u00eb dhe zhvillimit. Nj\u00eb qytet i s\u00ebmur\u00eb, flet p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, nj\u00ebsoj si nj\u00eb l\u00ebkur\u00eb e plasur flet p\u00ebr nj\u00eb njeri lebroz. E keqja n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb kancer. Ajo shumohet, rritet aq shum\u00eb sa b\u00ebhet e pamundur t\u00eb p\u00ebrmbahet. Rritja e saj dhe shp\u00ebrndarja n\u00ebp\u00ebr organet e shoq\u00ebris\u00eb, i shkat\u00ebrron k\u00ebto organe duke paralizuar zhvillimin dhe duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik vet\u00eb jet\u00ebn e k\u00ebtij kombi.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pika ku politika takon arkitektur\u00ebn. N\u00eb dit\u00eb si kjo, arkitektura nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb art, nuk \u00ebsht\u00eb as nj\u00eb inxhinieri (si\u00e7 na e fusin me dhun\u00eb n\u00eb shkolla). Arkitektura \u00ebsht\u00eb politik\u00eb. \u00cbsht\u00eb kontribut p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. Detyra e nj\u00eb arkitekti \u00ebsht\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e sh\u00ebndetshme p\u00ebr zhvillimin e shoq\u00ebris\u00eb. Prandaj, akte t\u00eb tilla arkitektonike, si gjoja parlamenti i ri n\u00eb bulevardin &#8220;D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit&#8221;, jan\u00eb tumore malinje, jo sh\u00ebrim p\u00ebr popullin shqiptar. Kostot materiale, kostot shpirt\u00ebrore, dhe mbi t\u00eb gjitha, kostoja mbi dinjitetin e kombit ton\u00eb (t\u00eb cilit edhe nj\u00ebher\u00eb i kurdiset di\u00e7ka n\u00eb kurriz) jan\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne.<\/p>\n<p>Ky kancer n\u00eb bulevard \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si s\u00ebmundjet e pash\u00ebrueshme q\u00eb kryetari i bashkis\u00eb i ka shkaktuar Tiran\u00ebs n\u00eb vite. N\u00ebse n\u00eb vitet &#8217;90, Tirana vuante nga s\u00ebmundje t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs, si\u00e7 ishin kioskat, sot ajo po grumbullon s\u00ebmundje t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. Metastaza n\u00eb Tiran\u00eb ndjehet n\u00eb \u00e7do cep, dhe po helmon zemrat e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb zgjohen me shpres\u00ebn se nj\u00eb dit\u00eb ne do t\u00eb b\u00ebhemi &#8230; si Zvicra dhe Danimarka ?&#8230; T\u00eb pakt\u00ebn si Bosnja.<\/p>\n<p>Sot udh\u00ebhiqemi nga nj\u00eb kancer drejt humnerave t\u00eb totalitarizmit, nj\u00ebsoj si i s\u00ebmuri drejt vdekjes. P\u00ebr mua dhe mbrojt\u00ebsit e tjer\u00eb t\u00eb arkitektur\u00ebs dhe vlerave qytetare, shembja e Piramid\u00ebs, dhe damka pompoze q\u00eb i ngjitet sip\u00ebr atij sheshi, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Klejdi Eski, 03.04.2011 Dukuria e autokrat\u00ebve q\u00eb duan t\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb histori n\u00ebp\u00ebrmjet aktesh gjigante arkitektonike \u00ebsht\u00eb e njohur. Mjafton t\u00eb kujtosh Napoleonin, Luigjin XIV, Leninin, Hitlerin, Jul Qesarin etj. E vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb \u00e7udit dhe nuk e shpjegoj dot, \u00ebsht\u00eb &#8220;P\u00ebrse diktatori i sot\u00ebm zgjedh t\u00eb firmos\u00eb fiks mbi firm\u00ebn e Enver [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Nj\u00eb kancer n\u00eb bulevard - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-kancer-ne-bulevard\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nj\u00eb kancer n\u00eb bulevard - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Klejdi Eski, 03.04.2011 Dukuria e autokrat\u00ebve q\u00eb duan t\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb histori n\u00ebp\u00ebrmjet aktesh gjigante arkitektonike \u00ebsht\u00eb e njohur. Mjafton t\u00eb kujtosh Napoleonin, Luigjin XIV, Leninin, Hitlerin, Jul Qesarin etj. E vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb \u00e7udit dhe nuk e shpjegoj dot, \u00ebsht\u00eb &#8220;P\u00ebrse diktatori i sot\u00ebm zgjedh t\u00eb firmos\u00eb fiks mbi firm\u00ebn e Enver [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-kancer-ne-bulevard\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-04-03T20:14:24+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-kancer-ne-bulevard\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-kancer-ne-bulevard\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Nj\u00eb kancer n\u00eb bulevard\",\"datePublished\":\"2011-04-03T20:14:24+00:00\",\"dateModified\":\"2011-04-03T20:14:24+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-kancer-ne-bulevard\/\"},\"wordCount\":1976,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-kancer-ne-bulevard\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-kancer-ne-bulevard\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-kancer-ne-bulevard\/\",\"name\":\"Nj\u00eb kancer n\u00eb bulevard - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2011-04-03T20:14:24+00:00\",\"dateModified\":\"2011-04-03T20:14:24+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-kancer-ne-bulevard\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-kancer-ne-bulevard\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-kancer-ne-bulevard\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb kancer n\u00eb bulevard\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb kancer n\u00eb bulevard - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-kancer-ne-bulevard\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nj\u00eb kancer n\u00eb bulevard - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Klejdi Eski, 03.04.2011 Dukuria e autokrat\u00ebve q\u00eb duan t\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb histori n\u00ebp\u00ebrmjet aktesh gjigante arkitektonike \u00ebsht\u00eb e njohur. Mjafton t\u00eb kujtosh Napoleonin, Luigjin XIV, Leninin, Hitlerin, Jul Qesarin etj. E vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb \u00e7udit dhe nuk e shpjegoj dot, \u00ebsht\u00eb &#8220;P\u00ebrse diktatori i sot\u00ebm zgjedh t\u00eb firmos\u00eb fiks mbi firm\u00ebn e Enver [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-kancer-ne-bulevard\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-04-03T20:14:24+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-kancer-ne-bulevard\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-kancer-ne-bulevard\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Nj\u00eb kancer n\u00eb bulevard","datePublished":"2011-04-03T20:14:24+00:00","dateModified":"2011-04-03T20:14:24+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-kancer-ne-bulevard\/"},"wordCount":1976,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-kancer-ne-bulevard\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-kancer-ne-bulevard\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-kancer-ne-bulevard\/","name":"Nj\u00eb kancer n\u00eb bulevard - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2011-04-03T20:14:24+00:00","dateModified":"2011-04-03T20:14:24+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-kancer-ne-bulevard\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-kancer-ne-bulevard\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-kancer-ne-bulevard\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb kancer n\u00eb bulevard"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7522"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7522"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7522\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7522"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7522"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7522"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}