{"id":7505,"date":"2011-04-03T09:04:17","date_gmt":"2011-04-03T08:04:17","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=7505"},"modified":"2011-04-03T09:04:17","modified_gmt":"2011-04-03T08:04:17","slug":"artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/","title":{"rendered":"Artan Hoxha: Lidhjet e krimit n\u00eb Shqip\u00ebri shkojn\u00eb deri tek politika"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Flet gazetari i emisionit \u201cXhung\u00ebl\u201d n\u00eb News 24<\/strong><\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Makina policie\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/policia.jpg\" alt=\"\" width=\"250\" \/><\/p>\n<p>Bisedoi: <strong>Bledar Lumani<\/strong>, <em>Free Press<\/em><\/p>\n<p><strong>N\u00eb k\u00ebto vitet e fundit, krimi ka ardhur n\u00eb r\u00ebnie apo e kund\u00ebrta?<\/strong><\/p>\n<p>Kurba e nivelit t\u00eb kriminalitetit ka nj\u00eb var\u00ebsi t\u00eb madhe nga situatat e ndryshme politike dhe ekonomike q\u00eb kalon vendi. Statistikat e deritanishme kan\u00eb d\u00ebshmuar se, n\u00eb rastet kur situata politike \u00ebsht\u00eb e ngarkuar dhe e acaruar, edhe niveli i kriminalitetit p\u00ebson rritje. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr situat\u00ebn ekonomike t\u00eb vendit. Sjellja e agjencive ligj-zbatuese t\u00eb vendit dhe efikasiteti i tyre n\u00eb luft\u00ebn ndaj krimit, \u00ebsht\u00eb pandashm\u00ebrisht e lidhur me situat\u00ebn politike dhe at\u00eb ekonomike. Gjithsesi, statistikat kan\u00eb d\u00ebshmuar se gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe kohore ka p\u00ebsuar nj\u00eb r\u00ebnie krimi i vrasjes, por \u00ebsht\u00eb rritur krimi ordiner, kryesisht grabitjet dhe krimi ndaj pron\u00ebs. Gjendja e v\u00ebrtet\u00eb e k\u00ebtij lloji krimi nuk pasqyrohet n\u00eb statistikat zyrtare t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, pasi shifrat falsifikohen, duke u minimizuar rastet q\u00eb ndodhin n\u00eb territorin e vendit. Gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb rritje e krimit t\u00eb vrasjes, sidomos vrasjet e organizuara dhe t\u00eb sofistikuara, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese autor\u00ebt t\u00eb mos zbulohen. Pra, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb ulur niveli i krimeve t\u00eb regjistruara n\u00eb shkall\u00eb vendi, por \u00ebsht\u00eb rritur numri i vrasjeve t\u00eb organizuara.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebgjojm\u00eb shum\u00eb, sidomos nga politikan\u00ebt, p\u00ebr krim t\u00eb organizuar. A ekziston v\u00ebrtet krimi i organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00ebse po, sa i rreziksh\u00ebm mund t\u00eb jet\u00eb ai?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrpara se ta thon\u00eb politikan\u00ebt, nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb media dhe raportet e agjencive t\u00eb huaja q\u00eb monitorojn\u00eb nivelin e kriminalitetit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rajonin e Ballkanit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka krim t\u00eb organizuar. Por, ende nuk kemi nj\u00eb nivel t\u00eb till\u00eb organizimi sa ai i organizatave mafioze t\u00eb njohura n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Pra, n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka ende nj\u00eb organizat\u00eb mafioze t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. Grupet kriminale shqiptare jan\u00eb treguar t\u00eb suksessh\u00ebm deri tani, jo vet\u00ebm brenda vendit, por edhe jasht\u00eb tij, p\u00ebr shkak se jan\u00eb tep\u00ebr operativ\u00eb, t\u00eb formuar mbi baz\u00eb gjaku, miq\u00ebsie apo shoq\u00ebrie t\u00eb ngusht\u00eb. K\u00ebto grupe veprojn\u00eb si celula guerile, me num\u00ebr t\u00eb kufizuar personash dhe jan\u00eb t\u00eb afta t\u00eb p\u00ebrshtaten n\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloj terreni. Ato nuk jan\u00eb t\u00eb specializuara vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb lloj natyre krimi, si\u00e7 ndodh r\u00ebndom me organizatat kriminale t\u00eb huaja. Grupet kriminale shqiptare jan\u00eb t\u00eb afta t\u00eb kalojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb nga nj\u00eb fush\u00eb krimi n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebrkes\u00eb-ofert\u00ebs n\u00eb treg dhe mund\u00ebsive p\u00ebr t\u00eb fituar sa m\u00eb shum\u00eb. Nj\u00eb tjet\u00ebr detaj q\u00eb i dallon ato, q\u00eb ka ndikuar s\u00eb tep\u00ebrmi p\u00ebr t\u00eb rritur namin e tyre t\u00eb keq dhe ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e mediave evropiane, \u00ebsht\u00eb fakti se grupet kriminale shqiptare jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb dhunshme, gj\u00eb q\u00eb i ekspozon n\u00eb krahasim me bandat nga vendet e tjera. N\u00ebse v\u00ebm\u00eb re lajmet q\u00eb publikohen gati \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr grupet kriminale shqiptare q\u00eb arrestohen n\u00eb vendet e Bashkimit Evropian, konstatojm\u00eb se, pavar\u00ebsisht rasteve n\u00eb rritje, asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mundur q\u00eb t\u2019i jepet nj\u00eb goditje vendimtare k\u00ebsaj veprimtarie. P\u00ebr t\u00eb ilustruar k\u00ebt\u00eb fenomen po jap nj\u00eb shembull. N\u00ebse policia italiane godet nj\u00eb grup trafikant\u00ebsh droge n\u00eb nj\u00eb lagje t\u00eb Milanos, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb n\u00eb at\u00eb lagje ka marr\u00eb fund trafiku i drog\u00ebs. Mjaftojn\u00eb vet\u00ebm disa jav\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kuptuar q\u00eb n\u00eb at\u00eb territor t\u00eb lir\u00eb \u00ebsht\u00eb shfaqur nj\u00eb bande e re kriminale, e cila ka z\u00ebn\u00eb vendin e s\u00eb par\u00ebs dhe vazhdon aktivitetin. Duke patur k\u00ebt\u00eb natyr\u00eb organizimi, pra n\u00eb banda t\u00eb vogla, mjaft operative dhe me lidhje kryesisht farefisnie, grupet kriminale shqiptare kan\u00eb patur sukses, duke u shtrir\u00eb gjithandej n\u00eb vendet e BE-s\u00eb. Kjo ndodh p\u00ebr shkak se k\u00ebto lloj grupesh nuk kan\u00eb nj\u00eb kok\u00eb apo nj\u00eb shtab qendror (si organizatat e mir\u00ebfillta mafioze), goditja e t\u00eb cilit do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb asgj\u00ebsimin e gjith\u00eb organizat\u00ebs. N\u00ebse n\u00eb nj\u00eb lagje apo qytet goditet nj\u00eb grup kriminal shqiptar, brenda pak koh\u00ebsh aty shfaqet nj\u00eb grup i ri, i cili z\u00eb vendin e t\u00eb parit. Kjo m\u00ebnyr\u00eb funksionimi e ka b\u00ebr\u00eb mjaft t\u00eb rreziksh\u00ebm kriminalitetin shqiptar dhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u asgj\u00ebsuar me operacione n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, si\u00e7 ndodh r\u00ebndom ndaj organizatave mafioze.<\/p>\n<p><strong>A ka marr\u00eb fund epoka e bandave t\u00eb organizuara n\u00eb Shqip\u00ebri, pas shkat\u00ebrrimit t\u00eb disa prej tyre, si ajo e Durr\u00ebsit apo e Lushnj\u00ebs apo ato vazhdojn\u00eb q\u00eb t\u00eb funksionojn\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Kriminaliteti, si \u00e7do aktivitet tjet\u00ebr i natyr\u00ebs njer\u00ebzore, ka faza zhvillimi dhe evolucioni. Pra, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri ka ndodhur ky fenomen. Krimi ka kaluar nga nj\u00eb faz\u00eb zhvillimi n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb organizuar dhe sofistikuar. Sot nuk jan\u00eb m\u00eb n\u00eb \u201cmod\u00eb\u201d bandat kriminale q\u00eb mbin\u00eb si k\u00ebrpudhat pas shiut gjat\u00eb vitit 1997. Natyra e krimit ka evoluar. N\u00ebse sjellim shembuj konkret, shohim se bandat e viteve 1997-1999 kan\u00eb qen\u00eb kryesisht banda shum\u00eb t\u00eb dhunshme, me shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb, q\u00eb vepronin haptazi, q\u00eb kishin territore t\u00eb vogla n\u00ebn kontroll, kryesisht lagje apo dhe qytete t\u00eb ve\u00e7anta. Ato kryesisht merreshin me vrasje, grabitje me dhun\u00eb d\u00ebmtim prone etj. Goditja e k\u00ebtyre bandave u krye menj\u00ebher\u00eb sapo shteti nisi t\u00eb stabilizohej dhe gjat\u00eb vjesht\u00ebs s\u00eb vitit 1999, pjesa d\u00ebrrmuese e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tyre ose u arrestuan, ose u larguan jasht\u00eb vendit, duke u shpartalluar. P\u00ebrmendim band\u00ebn e \u00c7oles (Zani \u00c7aushit), band\u00ebn e Gaxhait dhe Kakamit, band\u00ebn e Arben Xhelit\u00ebs, band\u00ebn e Pusit t\u00eb Mezinit, band\u00ebn e Altin Dardh\u00ebs, band\u00ebn e Rrug\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs, band\u00ebn e Mandel\u00ebs etj. M\u00eb von\u00eb u krijuan organizata kriminale q\u00eb u specializuan p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge, prostitucioni, klandestin\u00ebsh dhe kontraband\u00eb cigaresh apo hidrokarburesh. Organizimi, logjistika, territori dhe p\u00ebrb\u00ebrja e k\u00ebtyre bandave ishte shum\u00eb her\u00eb m\u00eb e mir\u00eb dhe m\u00eb e madhe nga paraardh\u00ebset e tyre. Por, k\u00ebto grupe s\u00ebrish vazhdonin t\u00eb tregoheshin shum\u00eb t\u00eb dhunshme dhe t\u00eb pam\u00ebshirshme ndaj rival\u00ebve t\u00eb tyre. Ky tipar i ekspozoi dhe pavar\u00ebsisht mb\u00ebshtetjes q\u00eb kishin n\u00eb shum\u00eb raste nga politikan\u00eb apo forca t\u00eb caktuara politike, u godit\u00ebn nga policia. Ky \u00ebsht\u00eb rasti tipik i Band\u00ebs s\u00eb Lushnjes apo band\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit. Nga mesi i dekad\u00ebs q\u00eb sapo lam\u00eb pas, krimi kaloi n\u00eb nj\u00eb etap\u00eb tjet\u00ebr. Parat\u00eb e siguruara nga aktivitete t\u00eb paligjshme, nis\u00ebn t\u00eb investohen n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, n\u00eb investime publike, e deri n\u00eb media dhe n\u00eb fushata politike. Aktualisht, n\u00eb vend veprojn\u00eb disa grupe kriminale me nuanca t\u00eb familjeve mafioze, por ende nuk kan\u00eb arritur t\u00eb ken\u00eb qart\u00ebsisht nj\u00eb status t\u00eb till\u00eb. K\u00ebto lloj grupesh nuk e shohin vrasjen si nj\u00eb zgjidhje, por si nj\u00eb problem q\u00eb i ekspozon p\u00ebrball\u00eb agjencive ligj-zbatuese, medias, politik\u00ebs. Besoj q\u00eb shum\u00eb prej k\u00ebtyre grupeve kriminale do t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb fushat\u00ebn elektorale p\u00ebr zgjedhjet vendore q\u00eb sapo ka nisur.<\/p>\n<p><strong>Flitet shum\u00eb p\u00ebr munges\u00eb profesionalizmi nga ana e policis\u00eb shqiptare, pasi jo vet\u00ebm q\u00eb shum\u00eb rrall\u00eb i parandalon vrasjet, por l\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar edhe n\u00eb hetime. Sa e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo gj\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht evoluimit q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb shum\u00eb drejtime, Policia e Shtetit ka ende probleme t\u00eb dukshme. L\u00ebvizja e titullar\u00ebve dhe oficer\u00ebve drejtues t\u00eb policis\u00eb sa her\u00eb ndryshon situata politike, e ka d\u00ebmtuar vazhdim\u00ebsin\u00eb e luft\u00ebs ndaj krimit. Pun\u00ebn q\u00eb e nis nj\u00eb staf drejtues i policis\u00eb, nuk e vazhdon stafi pasardh\u00ebs, duke i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi krimit t\u00eb humb\u00eb gjurm\u00ebt dhe t\u00eb fitoj\u00eb terren. Policia pas ngjarjeve t\u00eb vitit 1997 humbi besimin te qytetar\u00ebt dhe gati gjith\u00eb rrjetin e informator\u00ebve t\u00eb saj. Mungesa e informacionit t\u00eb siguruar n\u00eb rrug\u00eb operative, pra nga informator\u00ebt e thjesht\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb policia t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb parandaloj\u00eb krimet e r\u00ebnda, e sidomos vrasjet. Metodat e p\u00ebrdoruara n\u00eb hetime nga policia kan\u00eb d\u00ebshmuar se jan\u00eb ende larg profesionalizmit dhe standardeve evropiane, ku ne aspirojm\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A ka nj\u00eb bashk\u00ebpunim real t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb prokuroris\u00eb dhe policis\u00eb n\u00eb hetimin e krimeve, pasi rasti i hetimeve t\u00eb 21 janarit dha nj\u00eb shembull jo shum\u00eb pozitiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim?<\/strong><\/p>\n<p>Rasti i demonstrat\u00ebs s\u00eb 21 janarit sh\u00ebrbeu vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb alarmin mbi munges\u00ebn e nj\u00eb bashk\u00ebpunimi reciprok polici-prokurori. N\u00eb fakt, n\u00eb munges\u00ebn e k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi ka ndikuar s\u00eb tep\u00ebrmi p\u00ebrfshirja e politik\u00ebs, e cila ka synuar t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebto dy institucione sipas interesave t\u00eb \u00e7astit. 21 janari sh\u00ebrbeu vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se deri ku kishin arritur kontradiktat dhe p\u00ebrplasjet mes dy agjencive q\u00eb mbajn\u00eb barr\u00ebn kryesore n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit. Kjo situat\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb e till\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn deri pas zgjedhjeve t\u00eb 8 majit. P\u00ebrgjegj\u00ebsia kryesore p\u00ebr mendimin tim bie mbi Policin\u00eb e Shtetit, e cila ka treguar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb pastra politike.<\/p>\n<p><strong>Koh\u00ebt e fundit ka pasur akuza q\u00eb drejtues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari t\u00eb dyshuara kriminale. Sa e v\u00ebrtet\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb kjo gj\u00eb dhe a stimulohet krimi nga struktura shtet\u00ebrore, si p.sh policia?<\/strong><\/p>\n<p>Ka pasur raste kur drejtues t\u00eb lart\u00eb apo oficer\u00eb t\u00eb policis\u00eb jan\u00eb implikuar n\u00eb afera t\u00eb pista, me persona me precedent\u00eb penale apo trafiqe ilegale. Nuk ka se si, n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb ken\u00eb l\u00ebvizur brenda dy vitesh dhjet\u00ebra autobote me naft\u00eb virxhin, q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb mij\u00ebra rrug\u00eb dhe Policia e Shtetit q\u00eb kontrollon territorin, t\u00eb mos ket\u00eb ditur asgj\u00eb. Jan\u00eb konstatuar raste flagrante t\u00eb korrupsionit dhe implikimit t\u00eb oficer\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb, madje dhe sektor\u00ebve t\u00eb t\u00ebr\u00eb me grupe kriminale. Nj\u00eb ngjarje e till\u00eb me pasoja t\u00eb r\u00ebnda \u00ebsht\u00eb vrasja e 4 oficer\u00ebve t\u00eb skuadr\u00ebs s\u00eb operacioneve speciale, m\u00eb 7 gusht 2009 n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, gjat\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb kapur personin e shum\u00ebk\u00ebrkuar Dritan Dajti. Shpresoj q\u00eb nj\u00eb gjykim i drejt\u00eb i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb ideator\u00ebt dhe personat p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb kupol\u00ebn drejtuese t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, q\u00eb \u00e7uan drejt vdekjes s\u00eb sigurt kat\u00ebr d\u00ebshmor\u00eb t\u00eb atdheut, t\u00eb cil\u00ebt lan\u00eb pas tet\u00eb f\u00ebmij\u00eb jetim\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb nga problemet e m\u00ebdha t\u00eb krimit \u00ebsht\u00eb trafiku i drog\u00ebs, q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti lidhet me Lazaratin. P\u00ebrse nuk ka nd\u00ebrhyr\u00eb shteti gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve aty, cilat jan\u00eb motivet e v\u00ebrteta?<\/strong><\/p>\n<p>Lazarati, p\u00ebr fat t\u00eb keq \u00ebsht\u00eb njolla e zez\u00eb, q\u00eb tregon fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb kriminalitetit t\u00eb organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri. Aty \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka e organizuar, qysh nga kontaktimi i fermer\u00ebve q\u00eb do t\u00eb kultivojn\u00eb bim\u00ebn narkotike, sigurimi i far\u00ebs, pagesa e kaparit p\u00ebr prodhimin, ruajtja me grupe t\u00eb armatosura e parcelave m\u00eb hashash, grumbullimi i drog\u00ebs nga jo m\u00eb shum\u00eb se 7 \u201cgrosist\u00eb\u201d t\u00eb m\u00ebdhenj. Nga investigimi q\u00eb emisioni \u201cXhung\u00ebl\u201d kreu vitin e kaluar n\u00eb Lazarat, rezultoi se aty ishin mbjell\u00eb sip\u00ebrfaqe me bim\u00eb narkotike q\u00eb n\u00eb tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar kapin nj\u00eb vler\u00eb prej t\u00eb pakt\u00ebn 60-70 milion\u00eb euro. N\u00eb fshat rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb tre presa t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb bim\u00ebs narkotike. Nd\u00ebrsa policia lokale, Policia e Shtetit dhe gjith\u00eb strukturat e tjera t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr krimit, d\u00ebshmuan dhe nj\u00ebher\u00eb se d\u00ebshtuan me turp n\u00eb fushat\u00ebn e tyre anti-kanabis. Gjendja reale e Lazaratit \u00ebsht\u00eb ajo e trafikant\u00ebve q\u00eb kapen p\u00ebr dit\u00eb me sasi prej qindra kilogram\u00ebsh hashash t\u00eb presuar. Mjafton t\u00eb kujtoj se policia arrin t\u00eb kap\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb ose dy ngarkesa n\u00eb dhjet\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb dalin nga Lazarati. N\u00eb fakt, drejtues t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb policis\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb biznes miliona eurosh. Por, asgj\u00eb nuk do t\u00eb kishte pasur sukses, sikur organizator\u00ebt dhe drejtuesit e k\u00ebsaj industrie ilegale t\u00eb mos kishin mb\u00ebshtetje politike. Pse nuk ka nd\u00ebrhyr\u00eb shteti gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve?! Mjafton t\u00eb shikoni se cila forc\u00eb politike i ka fituar n\u00eb vijim\u00ebsi zgjedhjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00ebsi vendore dhe sa i thell\u00eb ka qen\u00eb rezultati i fitores n\u00eb krahasim me komunat e tjera t\u00eb vendit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Flet gazetari i emisionit \u201cXhung\u00ebl\u201d n\u00eb News 24 Bisedoi: Bledar Lumani, Free Press N\u00eb k\u00ebto vitet e fundit, krimi ka ardhur n\u00eb r\u00ebnie apo e kund\u00ebrta? Kurba e nivelit t\u00eb kriminalitetit ka nj\u00eb var\u00ebsi t\u00eb madhe nga situatat e ndryshme politike dhe ekonomike q\u00eb kalon vendi. Statistikat e deritanishme kan\u00eb d\u00ebshmuar se, n\u00eb rastet kur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Artan Hoxha: Lidhjet e krimit n\u00eb Shqip\u00ebri shkojn\u00eb deri tek politika - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Artan Hoxha: Lidhjet e krimit n\u00eb Shqip\u00ebri shkojn\u00eb deri tek politika - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Flet gazetari i emisionit \u201cXhung\u00ebl\u201d n\u00eb News 24 Bisedoi: Bledar Lumani, Free Press N\u00eb k\u00ebto vitet e fundit, krimi ka ardhur n\u00eb r\u00ebnie apo e kund\u00ebrta? Kurba e nivelit t\u00eb kriminalitetit ka nj\u00eb var\u00ebsi t\u00eb madhe nga situatat e ndryshme politike dhe ekonomike q\u00eb kalon vendi. Statistikat e deritanishme kan\u00eb d\u00ebshmuar se, n\u00eb rastet kur [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-04-03T08:04:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/policia.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Artan Hoxha: Lidhjet e krimit n\u00eb Shqip\u00ebri shkojn\u00eb deri tek politika\",\"datePublished\":\"2011-04-03T08:04:17+00:00\",\"dateModified\":\"2011-04-03T08:04:17+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/\"},\"wordCount\":2203,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/policia.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/\",\"name\":\"Artan Hoxha: Lidhjet e krimit n\u00eb Shqip\u00ebri shkojn\u00eb deri tek politika - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/policia.jpg\",\"datePublished\":\"2011-04-03T08:04:17+00:00\",\"dateModified\":\"2011-04-03T08:04:17+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/policia.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/policia.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Artan Hoxha: Lidhjet e krimit n\u00eb Shqip\u00ebri shkojn\u00eb deri tek politika\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Artan Hoxha: Lidhjet e krimit n\u00eb Shqip\u00ebri shkojn\u00eb deri tek politika - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Artan Hoxha: Lidhjet e krimit n\u00eb Shqip\u00ebri shkojn\u00eb deri tek politika - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Flet gazetari i emisionit \u201cXhung\u00ebl\u201d n\u00eb News 24 Bisedoi: Bledar Lumani, Free Press N\u00eb k\u00ebto vitet e fundit, krimi ka ardhur n\u00eb r\u00ebnie apo e kund\u00ebrta? Kurba e nivelit t\u00eb kriminalitetit ka nj\u00eb var\u00ebsi t\u00eb madhe nga situatat e ndryshme politike dhe ekonomike q\u00eb kalon vendi. Statistikat e deritanishme kan\u00eb d\u00ebshmuar se, n\u00eb rastet kur [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-04-03T08:04:17+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/policia.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Artan Hoxha: Lidhjet e krimit n\u00eb Shqip\u00ebri shkojn\u00eb deri tek politika","datePublished":"2011-04-03T08:04:17+00:00","dateModified":"2011-04-03T08:04:17+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/"},"wordCount":2203,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/policia.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/","name":"Artan Hoxha: Lidhjet e krimit n\u00eb Shqip\u00ebri shkojn\u00eb deri tek politika - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/policia.jpg","datePublished":"2011-04-03T08:04:17+00:00","dateModified":"2011-04-03T08:04:17+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/policia.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/policia.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/artan-hoxha-lidhjet-e-krimit-ne-shqiperi-shkojne-deri-tek-politika\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Artan Hoxha: Lidhjet e krimit n\u00eb Shqip\u00ebri shkojn\u00eb deri tek politika"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7505"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7505"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7505\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7505"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7505"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7505"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}