{"id":749,"date":"2009-12-08T16:14:59","date_gmt":"2009-12-08T15:14:59","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=749"},"modified":"2009-12-08T16:14:59","modified_gmt":"2009-12-08T15:14:59","slug":"100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare\/","title":{"rendered":"100 vjet helme n\u00eb politik\u00ebn shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Ben Andoni<\/strong>, \u201c<em>Mapo<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Askush prej politikan\u00ebve shqiptar\u00eb nuk ka marr\u00eb m\u00ebsime t\u00eb t\u00eb folurit skenik. T\u00eb pakt\u00ebn me at\u00eb q\u00eb dihet de jure. Por historia 100-vje\u00e7are e ekzistenc\u00ebs s\u00eb shtetit ka treguar se ata i kan\u00eb kaluar n\u00eb intensitetin dhe llojin e ofendimeve, stigmave dhe politikan\u00ebt e vendeve me tradit\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb hershme parlamentare. Duke shkuar me count-down q\u00eb nga fjalimi i fundit i kryeministrit aktual, Sali Berisha, dhe duke vazhduar me Fatos Nanon etj., politikan\u00ebt do t\u00eb mbahen mend m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr batutat dhe fjalimet ofenduese publike sesa p\u00ebr veprat q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb vendit. Argumenti i fundit, n\u00ebse do mund t\u00eb merret ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb shqyrtim me paan\u00ebsi, do t\u00eb tregoj\u00eb se impenjimi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdhosur kund\u00ebrshtarin politik ka marr\u00eb pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje energjit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb politik\u00ebs. \u00cbsht\u00eb kaq e v\u00ebrtet\u00eb kjo, saq\u00eb z. Berisha dit\u00ebt e fundit n\u00eb nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij, n\u00eb vend t\u00eb merret me problemin e tij kryesor, zgjodhi t\u00eb anatemoj\u00eb ashp\u00ebr kund\u00ebrshtarin e tij, Edi Rama, me fjal\u00ebt m\u00eb fyese q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb hasur ndonj\u00ebher\u00eb foltorja e parlamentit shqiptar. U prek\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb n\u00ebna, gruaja dhe deri te f\u00ebmij\u00ebt. N\u00eb nj\u00eb gjat\u00ebsi vale, por me tonalitete m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebrgjigjja e krye-opozitarit nuk vonoi, por pa mundur t\u00eb hiqte zulm\u00ebn e frikshme t\u00eb fjalimit parlamentar t\u00eb kryeministrit shqiptar. Sikur mos t\u00eb kishte ndodhur asgj\u00eb, nga dy krah\u00ebt e politik\u00ebs, nd\u00ebrsa zyrtar\u00ebt e rangjeve m\u00eb inferiore duhet t\u00eb ulnin tonalitetet, ata u munduan t\u2019i shtonin dhe disa nota t\u00eb tjera. Pak vite m\u00eb par\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebri personazhi m\u00eb i njohur politik i fillimviteve \u201890, Fatos Nano. N\u00eb mbledhjen e famshme t\u00eb KPD, nd\u00ebrsa gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e forumeve t\u00eb tij dhe simpatizant\u00ebt prisnin q\u00eb t\u00eb dilej me v\u00ebrejtjet reale p\u00ebr gjendjen politike, ai iu p\u00ebrvesh an\u00ebtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb partis\u00eb, me nj\u00eb fjalor halabak\u00ebror, t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr mejhanet e dikurshme t\u00eb harruara t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Gati 20 vjet m\u00eb par\u00eb, ai q\u00eb do t\u2019i kalonte k\u00ebto retorika, ishte padyshim lideri politik m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb shqiptar, Enver Hoxha. N\u00eb mbledhjet e plenumeve dhe t\u00eb KQ t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, me fjalimet p\u00ebrgatiste stigm\u00ebn, q\u00eb i \u00e7onte pastaj n\u00eb Ferr kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij. N\u00eb fund, ata q\u00eb pat\u00ebn fat p\u00ebrfunduan n\u00eb burg, ngaq\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebrfunduan n\u00eb varr.<\/p>\n<p>M\u00eb i kursyer n\u00eb fjal\u00eb ka qen\u00eb Mbreti i shqiptar\u00ebve, Ahmet Zogu, jo sepse ishte m\u00eb i duruari, por nuk e zot\u00ebronte aft\u00ebsin\u00eb e elokuenc\u00ebs, q\u00eb kishin disa nga bashk\u00ebkoh\u00ebsit e tij, t\u00eb shkolluar dhe st\u00ebrvitur n\u00eb shkolla dhe politika t\u00eb njohura lindore. Ai foli pak, shpesh pa hequr syt\u00eb nga fjalimet q\u00eb ia p\u00ebrgatisnin me kujdes. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb koh\u00ebn e tij, n\u00ebse do e etiketojm\u00eb k\u00ebshtu, kan\u00eb mbetur t\u00eb paharruara anatemat kundrejt nj\u00ebri-tjetrit t\u00eb dy prej personazheve protagonist\u00eb t\u00eb historis\u00eb son\u00eb: Faik Konic\u00ebs me Fan Nolin, apo t\u00eb dyve bashk\u00eb kund\u00ebr Zogut&#8230;<\/p>\n<p>\u00c7udit\u00ebrisht, fundi \u00ebsht\u00eb zakonisht me happy end. Konica p\u00ebrfundon duke e respektuar Zogun. Ky i fundit i jep parat\u00eb e nj\u00eb operacioni dhe i k\u00ebrkon madje Nolit q\u00eb t\u00eb kryesoj\u00eb qeverin\u00eb e tij t\u00eb m\u00ebrgimit. Noli flet me veneracion p\u00ebr Konic\u00ebn dhe mundohet t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb eshtrat e tij n\u00eb Shqip\u00ebri. Vet\u00ebm Enver Hoxha nuk fal ask\u00ebnd, madje as Mehmet Shehun, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb tablo sinoptike i nxjerr nga barku dhe ato q\u00eb Mehmeti rrezik t\u2019i ket\u00eb d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb&#8230; Kurse Sali Berisha, pasi e ka futur n\u00eb burg Fatos Nanon, pak vite m\u00eb von\u00eb do p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb honeymoon, q\u00eb e shastis, kur ndodh &#8211; turm\u00ebn e simpatizant\u00ebve t\u00eb krahut t\u00eb majt\u00eb dhe t\u00eb djatht\u00eb. E tek e fundit t\u00eb gjitha bashk\u00eb provojn\u00eb at\u00eb q\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb postulat: Shqiptar\u00ebt e kan\u00eb kujtes\u00ebn e shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>Mes Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb dhe t\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore<\/p>\n<p>Fjalimet fyese fillojn\u00eb her\u00ebt n\u00eb koh\u00eb dhe pa\u00e7ka brisht\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetit, ata nuk ia kursejn\u00eb fjal\u00ebt m\u00eb ther\u00ebse nj\u00ebri-tjetrit. Preng Bib Pasha, n\u00eb takimin e vet\u00ebm me Princ Vidin, ku gjenden p\u00ebrball\u00eb kat\u00ebr burrat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb shtetit shqiptar, i thot\u00eb: \u201cMadh\u00ebri, n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebsh Shqip\u00ebrin\u00eb, ke vet\u00ebm nj\u00eb mund\u00ebsi. Ismail Beun, Esat Pash\u00ebn dhe mua t\u00eb na largosh nga Shqip\u00ebria. Secili nga ne \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb dhe asnjeri nga ne nuk ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb urdh\u00ebrohet nga t\u00eb tjer\u00ebt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk b\u00ebn dot shtet\u201d.<\/p>\n<p>Ko\u00e7o Tasi, nj\u00eb figur\u00eb interesante parlamentare e koh\u00ebve t\u00eb para, do t\u00eb shprehet n\u00eb foltore: \u201cT\u00eb gjitha mjerimet e Shqip\u00ebris\u00eb i kan\u00eb shkaktuar muhamedan\u00ebt, si n\u00eb koh\u00ebn e shkuar, ashtu edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Muhamedan\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb e qenkan tradh\u00ebtor\u00eb kund\u00ebr atdheut. Sikur t\u00eb kish qen\u00eb puna n\u00eb dor\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre, Shqip\u00ebris\u00eb nuk do t\u2019i kishte dhembur koka asfare\u201d. Publicisti Faik Konica i drejtohet atij, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet pak m\u00eb von\u00eb Mbret i shqiptar\u00ebve: \u201cGjarp\u00ebr, malok e njeri me mend\u00ebsi tipike orientale\u201d. Sotir Peci kund\u00ebr Zogut shkon edhe m\u00eb tej: \u201cAhmet Zogu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aventurier dhe autor kryesor i turbullimeve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgjakur Shqip\u00ebrin\u00eb, nj\u00eb hipokrit e nep\u00ebrk\u00eb dhe i zhveshur nga \u00e7do skrupull njer\u00ebzor dhe nj\u00eb agjent i shkeljes s\u00eb tok\u00ebs shqiptare me fuqi t\u00eb huaj, i cili p\u00ebr t\u00eb siguruar p\u00ebrkrahjen e fqinj\u00ebve arriti n\u00eb kulmin e tradhtis\u00eb duke u falur k\u00ebtyre vise t\u00eb vlefshme t\u00eb atdheut\u201d. Ai q\u00eb do jet\u00eb n\u00eb fokus t\u00eb shumic\u00ebs prej ngacmimeve do b\u00ebhet burri m\u00eb i fort\u00eb i shtetit shqiptar. Prof. Jorgaqi e ka sjell\u00eb k\u00ebshtu portretin e kund\u00ebrshtarit t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve: \u201cZogu ishte njeri i veprimit dhe jo i fjal\u00ebve. I mungonte elokuenca, rrinte i heshtur si sfinks. Ishte i zgjuar dhe dinak, trim dhe oportunist, i eg\u00ebr, realist dhe pragmatist i paskrupullt, konsekuent n\u00eb synimet e veta dhe dyshues i p\u00ebrhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb do mbetet e paharruar n\u00eb kujtes\u00ebn e njer\u00ebzve do jet\u00eb polemika e madhe n\u00eb \u00e7do fush\u00eb e dy burrave. Konica do shprehet p\u00ebr Nolin: \u201cTi jeton vet\u00ebm me parat\u00eb e Kish\u00ebs. Je i pagdhendur&#8230;\u201d. Fan Noli \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i ashp\u00ebr n\u00eb ofendimet e tij: Kund\u00ebr Konic\u00ebs do t\u00eb thot\u00eb: \u201cPseudonacionalisti Faik Bej Konica \u00ebsht\u00eb feudal, e vet\u00ebm feudal. S\u2019duhet nj\u00eb mundim i math q\u00eb ta provojm\u00eb. E kund\u00ebrshtoi Ismail Qemalin dhe u hoth me Esat Pash\u00ebn, me t\u00eb cilin themeloi qeverin\u00eb e Durr\u00ebsit. Kund\u00ebr Avni Rustemit s\u2019la gj\u00eb pa th\u00ebn\u00eb e s\u2019la intrig\u00eb pa b\u00ebr\u00eb, pse ky harbut kuxoi t\u00eb vras\u00eb nj\u00eb bej feudal. E kund\u00ebrshtoi Ahmet Zogun sa e kujtonet demokrat, i puthi \u00e7izmet e bardha posa u bind se \u00ebsht\u00eb bej feudal\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej:<\/p>\n<p>Noli kund\u00ebr Zogut*<\/p>\n<p>Ja tani pasqyra e qeveris\u00eb s\u00eb sotme n\u00eb qoft\u00eb se munt t\u00eb quhet qeveri nj\u00eb \u00e7et\u00eb e hurit dhe e litarit.<\/p>\n<p>1-Jan\u00eb tradh\u00ebtor\u00eb. Hip\u00ebn n\u00eb fuqi me ndihm\u00ebn e Pashi\u00e7it dhe, p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb fuqi, i fal\u00ebn Serbis\u00eb cop\u00ebra t\u00eb tok\u00ebs shqiptare, t\u00eb fituara me nj\u00eb mij\u00eb mundime.<\/p>\n<p>2-Jan\u00eb kusar\u00eb t\u00eb pasurive t\u00eb shtetit. U shesin kapitalist\u00ebve t\u00eb huaj pasurit\u00eb e shtetit dhe p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb fuqi i fal\u00ebn Serbis\u00eb Cop\u00ebra t\u00eb tok\u00ebs shqiptare, t\u00eb fituara me nj\u00eb mij\u00eb mundime<\/p>\n<p>3-Jan\u00eb \u00e7kat\u00ebrronj\u00ebs. \u00c7kallmojn\u00eb buxhetin, dyke e balancuar me kle\u00e7ka p\u00ebr sy e faqe, e dyke krijuar n\u00eb realitet nj\u00eb deficit prej tre milionash t\u00eb pak\u00ebn, i cili do t\u00eb rritet me kredite t\u00eb pasakon\u00ebshme.<\/p>\n<p>4-Jan\u00eb kriminal\u00eb. Me an\u00ebn e veglave t\u00eb tyre kan\u00eb asasinuar prapa kurrizit kat\u00ebr patriot\u00eb antiserb\u00eb si Bajram Curri, Luigj Guakuqi, Elez Isufi dhe Zija Dibra dhe dyzina t\u00eb tjer\u00eb, emrat e t\u00eb cil\u00ebve ca i dim\u00eb e ca do t\u2019i m\u00ebsojm\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>5-Jan\u00eb tiran\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb lirit\u00eb e popullit jan\u00eb marr\u00eb n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb. Liria e shtypit nuk ekziston. \u201cDielli\u201d q\u00eb mban nj\u00eb paan\u00ebsi mir\u00ebdash\u00ebse \u00ebsht\u00eb i ndaluar.<\/p>\n<p>6-Jan\u00eb armiq t\u00eb kanunit. \u00c7kat\u00ebrruan ushtrin\u00eb dhe xhandarm\u00ebrin\u00eb komb\u00ebtare dhe l\u00ebshuan bashibozuk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shtypur, p\u00ebr t\u00eb pla\u00e7kitur e p\u00ebr t\u00eb terrorizuar popullin e gjor\u00eb&#8230;Kjo fjal\u00eb u botua edhe n\u00eb \u201cLiria Komb\u00ebtare\u201d 1925. Por, Konica ia kthen me argumente: \u201cDeshm\u00eb t\u00eb tregojm\u00eb se t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb sheshin e dipllomatis\u00eb kem\u00eb m\u00eb tep\u00ebr zot\u00ebsi se Ahmed Zogu. Po dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh, maloku genial na mundi. Ne \u00e7faqm\u00eb zot\u00ebsin\u00eb q\u00eb kemi duke mos e b\u00ebr\u00eb dot \u201cguvern\u00ebn\u201d t\u2019on\u00eb t\u00eb pranohet dhe t\u00eb njihet nga bota e qytet\u00ebruar, duke \u00e7k\u00ebnaqur me talljet tona n\u00eb Genev\u00eb, ata nga t\u00eb cilat ka nevoj\u00eb Shteti yn\u00eb, dhe duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim Fuqit\u00eb e per\u00ebndimit me intrigat t\u2019ona me Bolshevik\u00ebt. Ahmed Zogu, nga ana tjat\u00ebr, qe i zoti t\u00eb fitoj\u00eb besimin e Evrop\u00ebs dhe t\u2019Amerik\u00ebs n\u00eb pak\u00eb koh\u00eb, e b\u00ebri guvern\u00ebn e tij t\u00eb pranohet zyrtarisht, ngreu kreditin e Shtetit jasht\u00eb dhe fitoj n\u00eb syt\u00eb e Bot\u00ebs emrin e nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ne me frazat tona bombastike, kallm\u00eb anarqin\u00eb an\u00eb mb\u2019an\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kurse st\u00ebrvitja jon\u00eb intellektuale duhej t\u00eb na kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb zot\u00ebt, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb theori, t\u2019i jipnim popullit nj\u00eb frym\u00eb regulle. Ahmed Zogu nga ana tjat\u00ebr, me instiktin genialt\u00eb tij, e vuri turm\u00ebn n\u00ebn nj\u00eb disiplin\u00eb e cila, sado e m\u00ebrzitshme, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dobishme se anarqia jon\u00eb. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh na mundi Ahmed Zogu. I mir\u2019 ai lik. Ahmed Zogu \u00ebsht\u00eb mund\u00ebs. Ne m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se ay jemi t\u00eb mundur. I mir\u00eb\u2019 a i lik, Ahmed Zogu ka fituar besimin e popullit shqiptar dhe jasht\u00eb besimin e Fuqive t\u00eb mb\u00ebdha\u201d.<\/p>\n<p>Zogu i shikon me kujdes t\u00eb gjitha, por ruhet. Nj\u00eb moment do t\u00eb shprehej publikisht se \u00ebsht\u00eb i t\u00ebrhequr p\u00ebr arsye t\u00eb tjera: \u201cJam gati t\u00eb vdes si luft\u00ebtar, por nuk kam asnj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb vritem me nj\u00eb plumb ne nj qoshe rruge, si nj\u00eb qen\u201d, thot\u00eb lakonik.<\/p>\n<p>Pak vite m\u00eb von\u00eb, nd\u00ebrsa Konica ia begenis n\u00eb SHBA t\u00eb motrat Mbretit dhe i sh\u00ebrben edhe tej pozicionit t\u00eb tij si zyrtar deri si ciceron i thjesht\u00eb, i shprehet Abdurrahim Krosit: \u201cE p\u00ebrbuz mbretin p\u00ebr k\u00ebto arsye: E kam v\u00ebzhguar q\u00eb kur ka qen\u00eb tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7ar dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk e kam d\u00ebgjuar t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Kurr\u00eb nuk e ka mbajtur fjal\u00ebn e bes\u00ebs. Nuk ka asnj\u00eb ndjenj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie. \u00cbsht\u00eb i pandersh\u00ebm, i pashpirt, egoist, i pangopur. Ai i urren t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb di\u00e7ka, qoft\u00eb kultur\u00eb, prejardhje, pasuri, \u00e7far\u00ebdo aft\u00ebsie n\u00eb ndonj\u00eb fush\u00eb ose qoft\u00eb dhe patriotiz\u00ebm t\u00eb pagdhendur por t\u00eb ndersh\u00ebm. Ai i injoron gj\u00ebrat themelore dhe u jep r\u00ebnd\u00ebsi groteske \u00e7ik\u00ebrrimave. Shqip\u00ebria kurdoher\u00eb ka qen\u00eb njohur si nj\u00eb komb me nj\u00ebfar\u00eb dinjiteti tragjik, ai e ka ulur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nivelin e nj\u00eb farse muzikore t\u00eb pavler\u00eb\u201d&#8230;<\/p>\n<p>Pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb<\/p>\n<p>Kan\u00eb mbetur t\u00eb paharruara fjalimet e Ko\u00e7i Xoxes, ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb par\u00eb t\u00eb dal\u00eb pas lufte. At\u00eb e kan\u00eb frik\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. \u00c7do gj\u00eb q\u00eb thot\u00eb ai p\u00ebrcillet me represion. Por m\u00eb e egra \u00ebsht\u00eb kjo e nj\u00eb plenumi. Tashti s\u2019ka shum\u00eb retorik\u00eb personale, por flitet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb parimeve dhe statuteve t\u00eb partis\u00eb: \u201cPartia Komuniste Shqiptare \u00ebsht\u00eb si t\u00eb gjitha partit\u00eb e tjera, parti e klas\u00ebs pun\u00ebtore, dhe si e till\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb n\u00eb udh\u00ebheqjen e saj t\u00eb vijn\u00eb kuadro t\u00eb klas\u00ebs pun\u00ebtore\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim gjen m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb sulmuar Sejfulla Mal\u00ebshov\u00ebn: \u201cPartia, pavar\u00ebsisht se nuk kishte nevoj\u00eb p\u00ebr kuadro t\u00eb domosdosh\u00ebm t\u00eb dal\u00eb nga klasa pun\u00ebtore, kjo nuk do t\u00eb thoshte q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb saj t\u00eb vinin intelektual\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb dhe me dy fytyra. Partin\u00eb e d\u00ebmtojn\u00eb shum\u00eb intelektual\u00eb t\u00eb till\u00eb. Fjala \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 Sejfulla Mal\u00ebshov\u00ebs edhe p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn, Omer Nishanin, Medar Shtyll\u00ebn, Spiro Kolek\u00ebn, q\u00eb at\u00ebher\u00eb trajtoheshin sipas nj\u00eb fjale \u201cnjer\u00ebz q\u00eb v\u00ebn\u00eb njeriun p\u00ebr nj\u00eb kungull\u201d. Por Enveri tregon se \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb. Eliminon me radh\u00eb Ko\u00e7i Xoxen, Mal\u00ebshov\u00ebn etj. Tani retorika e tij \u00ebsht\u00eb e frikshme. \u00c7do fjali p\u00ebrkthehet direkt n\u00eb dhun\u00eb dhe n\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet Diktatura e Proletariatit. I paharruar ka qen\u00eb diskutimi n\u00eb mbledhjen e organizat\u00ebs-baz\u00eb t\u00eb Partis\u00eb t\u00eb aparatit t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb PPSH, m\u00eb 26 prill 1956 (Pas Konferenc\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs): \u201cP\u00ebr armikun kjo udh\u00ebheqje duhet t\u00eb hiqet e t\u00ebra dhe, natyrisht, n\u00eb vend t\u00eb saj t\u00eb vijn\u00eb njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb si Tuk Jakova e Bedri Spahiu me shok\u00eb, sepse k\u00ebta njer\u00ebz, n\u00eb k\u00ebto situata, q\u00eb mendojn\u00eb se u b\u00eb deti kos, gabimet e tyre nuk i konsiderojn\u00eb gabime, pra gabimet e tyre duhet t\u00eb fshihen.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb puna armiq\u00ebsore q\u00eb u shfaq n\u00eb Konferenc\u00ebn e Tiran\u00ebs kishte p\u00ebr q\u00ebllim shkat\u00ebrrimin e Partis\u00eb son\u00eb. Zbulimi i veprimtaris\u00eb armiq\u00ebsore n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore e madhe p\u00ebr ne, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht Partia m\u00ebson nga gabimet e veta. Shikoni se si u shkund organizata e Partis\u00eb e Tiran\u00ebs nga kjo ngjarje\u201d. 10 vjet m\u00eb von\u00eb do t\u00eb vijoj\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr fjalim dhe Shqip\u00ebria, pas tij do t\u00eb jet\u00eb institucionalisht ateiste(?!) N\u00eb letr\u00ebn drejtuar komiteteve t\u00eb Partis\u00eb t\u00eb rretheve mbi luft\u00ebn kund\u00ebr fes\u00eb, paragjykimeve e zakoneve fetare m\u00eb 27 shkurt 1967 do t\u00eb thot\u00eb&#8230; Feja \u00ebsht\u00eb opiumi i popullit. Duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7mos q\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb madhe ta kuptoj\u00eb \u00e7do njeri, edhe ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb helmatisur (e q\u00eb nuk jan\u00eb pak), duhet t\u2019i sh\u00ebrojm\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e leht\u00eb, por as edhe e pamundur.<\/p>\n<p>Populli yn\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nuk \u00ebsht\u00eb fetar n\u00eb at\u00eb kuptim si\u00e7 jan\u00eb mjaft popuj t\u00eb tjer\u00eb, por prap\u00ebseprap\u00eb edhe ai di\u00e7ka beson. Klerik\u00ebt, me p\u00ebrjashtim t\u00eb katolik\u00ebve, aktualisht jan\u00eb injorant\u00eb dhe fen\u00eb q\u00eb predikojn\u00eb e mb\u00ebshtetin m\u00eb shum\u00eb n\u00eb ruajtjen e disiplinave fetare, me an\u00ebn e nj\u00eb liturgjie arkaike, me psoma dhe duara ose me lutje t\u00eb m\u00ebsuara p\u00ebrmend\u00ebsh, n\u00eb rastin e hoxhallar\u00ebve, pa u kuptuar as brendin\u00eb, pa l\u00ebre interpretimin e tyre filozofik&#8230;<\/p>\n<p>\u00c7\u2019lidhje mund t\u00eb ken\u00eb k\u00ebto \u00ebnd\u00ebrrime t\u00eb Muhamedit me realitetin ton\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb 20? Asnj\u00eb lidhje! Prandaj duhen zhdukur p\u00ebrfundimisht dhe pa nishan k\u00ebto lidhje q\u00eb e shtr\u00ebngojn\u00eb njeriun k\u00ebmb\u00eb e duar dhe e posht\u00ebrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb arm\u00eb historike kund\u00ebr fes\u00eb dhe klerik\u00ebve reaksionar\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe fakti se feja myslimane ka qen\u00eb ideologji e pushtuesve turq, feja ortodokse ideologji e shovinist\u00ebve grek\u00eb, q\u00eb kan\u00eb pushtuar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn vendin ton\u00eb, dhe feja katolike, me qend\u00ebr Vatikanin ka qen\u00eb ideologji e pushtuesve italian\u00eb, e imperializmit austriak dhe e fashizmit italian. Nj\u00ebsoj i ashp\u00ebr \u00ebsht\u00eb raporti n\u00eb Plenumin e 4 t\u00eb KQ t\u00eb PPSH, m\u00eb 26 qershor 1973, i cili e p\u00ebrcjell vendin n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb pafundme represioni dhe internimesh: \u201cLiberalizimi nuk bie nga qielli, ai \u00ebsht\u00eb produkt i presionit ideologjik t\u00eb armikut t\u00eb jasht\u00ebm e t\u00eb brendsh\u00ebm, q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb minoj\u00eb pushtetin popullor dhe socializmin. Por shfaqja e k\u00ebtij fenomeni, dhe sidomos shkalla e p\u00ebrhapjes s\u00eb tij, varen shum\u00eb nga puna e Partis\u00eb, nga kuptimi i rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij dhe nga lufta q\u00eb b\u00ebn Partia p\u00ebr edukimin dhe kalitjen revolucionare t\u00eb komunist\u00ebve dhe t\u00eb punonj\u00ebsve\u201d.<\/p>\n<p>Me radh\u00eb goditen shum\u00eb figura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kultur\u00ebs, luft\u00ebs dhe socializmit dhe m\u00ebnjanohen bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb tij. Kulmi arrin me vet\u00ebvrasjen e kryeministrit, Mehmet Shehu, t\u00eb cilit, p\u00ebrve\u00e7se etiketohet si armik, i zhduket \u00e7do merit\u00eb.<\/p>\n<p>Pas \u201890<\/p>\n<p>Por, n\u00ebse Enveri \u00ebsht\u00eb larguar prej natyr\u00ebs, shqiptar\u00ebt nuk mund t\u00eb heqin vesin e ofendimit publik. N\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs politike kan\u00eb zbritur dy personazhe, q\u00eb do jen\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebt e fundit protagonist\u00eb. Sali Berisha, fillimisht si president dhe n\u00eb vitet e fundit si kryeminist\u00ebr, do t\u00eb jet\u00eb i pashembullt n\u00eb anatemat e tij. M\u00eb 1997, fjalori i tij negativ do t\u00eb arrij\u00eb kulmin me rizgjedhjen e tij si president me p\u00ebrcaktimin e asaj q\u00eb ndodhi m\u00eb 1997, duke e cil\u00ebsuar gati si kryengritje e t\u00eb kuqve. Kryetari i Sh\u00ebrbimit Informativ, Bashkim Gazidede, nj\u00eb nga besnik\u00ebt e tij, do t\u00eb shprehej p\u00ebr nj\u00eb plan me pes\u00eb pika dhe implikimin e Greqis\u00eb direkt n\u00eb t\u00eb: \u201cSillogjet vorioepiriote gjat\u00eb viteve 1991-1994 kan\u00eb pasur edhe mb\u00ebshtetjen e qeveris\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme greke, t\u00eb drejtuar nga Micotaqis dhe qeveritar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. K\u00ebshtu, secilit nga ju mund t\u2019i kujtohet n\u00eb at\u00eb koh\u00eb deklarata prej pes\u00eb pikash e ish-kryeministrit Micotaqis, nd\u00ebr t\u00eb cilat \u00e7\u00ebshtja e minoritetit grek n\u00eb Shqip\u00ebri krahasohej me problemin e Kosov\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb njohur gjendjen sa m\u00eb mir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri u infiltruan ish-oficer\u00eb t\u00eb liruar t\u00eb ushtris\u00eb, t\u00eb policis\u00eb, t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe ish-ministrin e Mbrojtjes t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit, Ki\u00e7o Mustaqi, i cili ka informuar, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb sakta q\u00eb kemi, mbi gjendjen e teknik\u00ebs luftarake n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr vendndodhjen e armatimit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, t\u00eb aviacionit, p\u00ebr bazat ushtarake detare dhe pothuajse holl\u00ebsisht p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb. Po k\u00ebshtu, nga ish-oficer\u00eb t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit \u00ebsht\u00eb dekonspiruar rrjeti i bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tyre, si dhe t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera me karakter sekret. Nga ana jon\u00eb disponohen t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb edhe Gramoz Ru\u00e7i, s\u00eb bashku me Ki\u00e7o Mustaqin kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb dijeni dhe jan\u00eb integruar n\u00eb planet p\u00ebr organizimin e k\u00ebsaj kryengritjeje t\u00eb armatosur. N\u00eb vitet 1991-1993, platforma e ndjekur nga qarqet shoviniste greke, duke gjetur edhe mb\u00ebshtetjen e qeveris\u00eb s\u00eb Micotaqisit, synonte tjet\u00ebrsimin e territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo do t\u00eb realizohej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nd\u00ebrmjet dy rrug\u00ebve&#8230;\u201d. Por, s\u2019mbaron me kaq. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn seanc\u00eb, ish-kryetari i Komisionit t\u00eb Kontrollit, Blerim \u00c7ela, do t\u00eb shprehet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr dhe pa takt: \u201cLobi grek n\u00eb Amerik\u00eb dihet bot\u00ebrisht se \u00ebsht\u00eb i fuqish\u00ebm dhe se, n\u00eb administrat\u00ebn e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, k\u00ebshilltar\u00ebt e presidentit Klinton, jan\u00eb me origjin\u00eb greke e miq t\u00eb Nikollas Geixh. Ambasadorja e SHBA, zonja Mariza Lino, b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d se nuk ka nd\u00ebrhyrje t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Ne politikan\u00ebt po b\u00ebjm\u00eb sikur e besojm\u00eb. Por, a e beson populli shqiptar k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb? Edhe f\u00ebmija i djepit e di se k\u00ebt\u00eb katrahur\u00eb e kurdisi Amerika dhe nuk \u00ebsht\u00eb zor i madh t\u00eb \u00e7ekuilibrosh Shqip\u00ebrin\u00eb e varf\u00ebr ku, njer\u00ebzit pa karakter, blihen p\u00ebr nj\u00ebqind dollar\u00eb\u201d. \u00c7udit\u00ebrisht e pasojn\u00eb duartrokitje. Koh\u00ebt kalojn\u00eb dhe n\u00eb fuqi jan\u00eb socialist\u00ebt. M\u00eb e paharruar n\u00eb jet\u00ebn politike shqiptare do t\u00eb mbetet fjala e hallakatur e ish-kryeministrit, Fatos Nano, para bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb KPD e famshme t\u00eb dhjetorit t\u00eb vitit 2001: Nano do t\u2019i drejtohej ish-kryeministrit Bashkim Fino: \u201cLargohu nga Miri i Xhikes, sepse ai nuk \u00ebsht\u00eb mikut yt\u201d. Kurse me batutat e tij \u2018t\u00eb famshme\u2019 do e akuzoj\u00eb Gramoz Ru\u00e7in me Bardhyl Agasin me fjal\u00ebt: \u201cTi Bardhi mos e mbro Ru\u00e7in, se keni konflikt interesash, pasi votoni t\u00eb dy n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shport\u00eb\u201d. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb tallen dhe Anastas Angjeli dhe Mustafa Mu\u00e7i, por edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Jeta politike shqiptare zbret n\u00eb kuotat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb besimit p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb fjalimin e pak dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs q\u00eb e ngjit s\u00ebrish n\u00eb apogje kultur\u00ebn vulgare t\u00eb fjalimeve publike t\u00eb zyrtar\u00ebve shqiptar\u00eb. Ai i drejtohet direkt kund\u00ebrshtarit t\u00eb tij, z. Edi Rama, me nj\u00eb fjalor q\u00eb ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb t\u00eb mbahet gjat\u00eb n\u00eb mend: \u201cTi vuan nga nj\u00eb kompleks i tmerrsh\u00ebm, nga nj\u00eb kompleks patologjik si askush tjet\u00ebr&#8230;.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb ai burr\u00eb, \u00e7far\u00eb burri \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb bashk\u00ebshorten e vet e akuzon se ka f\u00ebmij\u00eb me t\u00eb atin e tij, ashtu si\u00e7 ka botuar dokumentet ndihm\u00ebsi i tij nd\u00ebr m\u00eb kryesor\u00ebt, Erion Baze, n\u00eb fletushk\u00ebn e tij?! Cili \u00ebsht\u00eb ai baba, zoti Rama, q\u00eb i mohon djalit kafshat\u00ebn e goj\u00ebs?! \u00c7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb djali, kafshata nuk i mohohet, aq m\u00eb tep\u00ebr kur ai ishte i vog\u00ebl, i mitur&#8230;. Cili \u00ebsht\u00eb ai burr\u00eb, shqiptar, ballkanas, ai evropian q\u00eb nxjerr gruan e tij lakuriq n\u00eb plazhet e bot\u00ebs? A mund t\u00eb na e thuash pak, zoti Rama, ti q\u00eb p\u00ebrmend familjen \u00e7do dit\u00eb dhe \u00e7do nat\u00eb? A e di ti q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb n\u00ebn\u00eb, nj\u00eb mot\u00ebr, nj\u00eb bij\u00eb, \u00ebsht\u00eb shqiptare, por edhe po t\u00eb mos ishte shqiptare, po t\u00eb ishte serbe, gjermane, franceze, italiane, nuk i b\u00ebhej kurr\u00eb ajo q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb ti. Dhe e ke fotografuar. A e di ti q\u00eb sot ajo sh\u00ebtit rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs dhe e ke ndar\u00eb? Cili je ti q\u00eb lakon familjen \u00e7do dit\u00eb, duke d\u00ebshmuar kompleksin e tmerrsh\u00ebm q\u00eb ke, urrejtjen patologjike q\u00eb ke p\u00ebr familjen si t\u00eb till\u00eb? Ke akuzuar bab\u00ebn, si baba t\u00eb djalit, ke nxjerr\u00eb gruan lakuriq n\u00eb plazhet e bot\u00ebs. K\u00ebt\u00eb s\u2019e ka b\u00ebr\u00eb kush kurr\u00eb. Zoti Rama, cili \u00ebsht\u00eb ai burr\u00eb, q\u00eb ngrihet nga shtrati i t\u00eb shoqes n\u00eb kull\u00ebn e Myslym Pez\u00ebs dhe shkon n\u00eb shtratin e Dashit dhe t\u00eb deshve dhe e detyron t\u00eb largohet nat\u00ebn e lemerisur? Cili \u00ebsht\u00eb ai burr\u00eb? Ke muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb q\u00eb m\u00eb lakon, me di\u00e7ka q\u00eb e kam krenari shum\u00eb t\u00eb madhe. Edhe ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zonj\u00eb, nj\u00eb mot\u00ebr, nj\u00eb vajz\u00eb shqiptare. Ti q\u00eb lakon familjen \u00e7do dit\u00eb, a mund t\u00eb m\u00eb thuash, cili \u00ebsht\u00eb ai burr\u00eb q\u00eb rreh si kafsh\u00eb te \u201cPiazza\u201d dhe i mbush fytyr\u00ebn me gjak bashk\u00ebshortes n\u00eb prani t\u00eb personaliteteve shqiptare dhe kosovare? Je ti dhe askush tjet\u00ebr. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta\u201d.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb shkruhet dhe shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, por k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb mjafta, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb radiografi t\u00eb politik\u00ebs, q\u00eb ka drejtuar fatin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb 100 vitet e fundit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ben Andoni, \u201cMapo\u201d Askush prej politikan\u00ebve shqiptar\u00eb nuk ka marr\u00eb m\u00ebsime t\u00eb t\u00eb folurit skenik. T\u00eb pakt\u00ebn me at\u00eb q\u00eb dihet de jure. Por historia 100-vje\u00e7are e ekzistenc\u00ebs s\u00eb shtetit ka treguar se ata i kan\u00eb kaluar n\u00eb intensitetin dhe llojin e ofendimeve, stigmave dhe politikan\u00ebt e vendeve me tradit\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb hershme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>100 vjet helme n\u00eb politik\u00ebn shqiptare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"100 vjet helme n\u00eb politik\u00ebn shqiptare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Ben Andoni, \u201cMapo\u201d Askush prej politikan\u00ebve shqiptar\u00eb nuk ka marr\u00eb m\u00ebsime t\u00eb t\u00eb folurit skenik. T\u00eb pakt\u00ebn me at\u00eb q\u00eb dihet de jure. Por historia 100-vje\u00e7are e ekzistenc\u00ebs s\u00eb shtetit ka treguar se ata i kan\u00eb kaluar n\u00eb intensitetin dhe llojin e ofendimeve, stigmave dhe politikan\u00ebt e vendeve me tradit\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb hershme [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-12-08T15:14:59+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"100 vjet helme n\u00eb politik\u00ebn shqiptare\",\"datePublished\":\"2009-12-08T15:14:59+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-08T15:14:59+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare\/\"},\"wordCount\":3986,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare\/\",\"name\":\"100 vjet helme n\u00eb politik\u00ebn shqiptare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2009-12-08T15:14:59+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-08T15:14:59+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"100 vjet helme n\u00eb politik\u00ebn shqiptare\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"100 vjet helme n\u00eb politik\u00ebn shqiptare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"100 vjet helme n\u00eb politik\u00ebn shqiptare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Ben Andoni, \u201cMapo\u201d Askush prej politikan\u00ebve shqiptar\u00eb nuk ka marr\u00eb m\u00ebsime t\u00eb t\u00eb folurit skenik. T\u00eb pakt\u00ebn me at\u00eb q\u00eb dihet de jure. Por historia 100-vje\u00e7are e ekzistenc\u00ebs s\u00eb shtetit ka treguar se ata i kan\u00eb kaluar n\u00eb intensitetin dhe llojin e ofendimeve, stigmave dhe politikan\u00ebt e vendeve me tradit\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb hershme [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-12-08T15:14:59+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"100 vjet helme n\u00eb politik\u00ebn shqiptare","datePublished":"2009-12-08T15:14:59+00:00","dateModified":"2009-12-08T15:14:59+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare\/"},"wordCount":3986,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare\/","name":"100 vjet helme n\u00eb politik\u00ebn shqiptare - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2009-12-08T15:14:59+00:00","dateModified":"2009-12-08T15:14:59+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjet-helme-ne-politiken-shqiptare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"100 vjet helme n\u00eb politik\u00ebn shqiptare"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/749"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=749"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/749\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=749"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=749"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=749"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}