{"id":7406,"date":"2011-03-28T00:04:36","date_gmt":"2011-03-27T23:04:36","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=7406"},"modified":"2011-03-28T00:04:36","modified_gmt":"2011-03-27T23:04:36","slug":"e-drejta-per-vetembrojtje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/","title":{"rendered":"E drejta p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Arb\u00ebn Xhaferi\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/arben_xhaferi.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/><strong>Arb\u00ebn XHAFERI<\/strong>, <em>27.03.2011<\/em><\/p>\n<p>Prej vitit 1976 deri n\u00eb vitin 1981, Redaksia e filmit i TVP-s\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme, arriti t&#8217;i shfaq\u00eb n\u00eb rrjetin e p\u00ebrbashk\u00ebt televiziv jugosllav, pothuajse t\u00eb gjitha filmat e produksionit t\u00eb kinostudios &#8220;Shqip\u00ebria e Re&#8221;. N\u00eb mesin e tyre, edhe filmin &#8220;Udha e shkronjave&#8221; t\u00eb regjisorit Vladimir Prifti, me aktor\u00ebt Sand\u00ebr Prosi, Bujar Lako, Ndrek Luca etj.<\/p>\n<p>Edhe pse isha redaktor i k\u00ebsaj redaksie, megjithat\u00eb vendosa ta p\u00ebrktheja dhe subtitroja vet\u00eb, i bindur se p\u00ebrvoja ime shum\u00ebvje\u00e7are n\u00eb k\u00ebt\u00eb redaksi \u00ebsht\u00eb garanci p\u00ebr cil\u00ebsi dhe sukses. Filmi u emetua dhe pat&#8217; shikueshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb, pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha viset jugosllave. Shumica e shikuesve joshqiptar\u00eb ishin t\u00eb befasuar nga fakti se paska edhe shqiptar\u00eb ortodoks\u00eb. Mir\u00ebpo, pat reagime edhe negative, kryesisht ndaj p\u00ebrkthimit tim. K\u00ebt\u00eb e konstatova t\u00eb nes\u00ebrmen kur, si zakonisht, dit\u00ebn e re e nisnim me kafe ose nj\u00eb got\u00eb raki n\u00eb kafenen\u00eb me emrin pretencioz &#8220;Parnas&#8221;.<\/p>\n<p>U ula n\u00eb tavolin\u00ebn e miqve, t\u00eb cil\u00ebt \u00e7udit\u00ebrisht m\u00eb prit\u00ebn ftoht\u00eb. Nuk arrija t\u00eb kuptoja arsyen dhe ashtu i shkujdesur, duke dashur t\u00eb hap bised\u00ebn p\u00ebr tema konkrete i pyeta p\u00ebr filmin e emetuar. Pas nj\u00eb heshtje dramatike, nj\u00ebri prej tyre, duke thithur thell\u00eb tymin e cigares, r\u00ebnd\u00eb-r\u00ebnd\u00eb tha: &#8220;e ndoq\u00ebm&#8230;e ndoq\u00ebm&#8221;. &#8220;Ani?&#8221; &#8220;&#8230;e kishe ba fet (e k\u00ebnaqe)&#8221; . Kjo ishte hyrje n\u00eb nj\u00eb debat t\u00eb ashp\u00ebr gjuh\u00ebsor. Shok\u00ebt e mi ishin t\u00eb mllefosur ndaj p\u00ebrkthimit n\u00eb serbisht t\u00eb fjal\u00ebs &#8220;ortodoks&#8221; me fjal\u00ebn &#8220;pravosllav&#8221; . U p\u00ebrpoqa t&#8217;u shpjegoj se fjala &#8220;ortodoksi&#8221; n\u00eb gjuh\u00ebt sllave p\u00ebrkthehet me &#8220;pravosllavlje&#8221;.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta mbrojtur tez\u00ebn time q\u00eb koleg\u00ebt e mi cil\u00ebsonin si herezi, si blasfemi e nxiti edhe m\u00eb shum\u00eb polemik\u00ebn. Kund\u00ebrshtar\u00ebt e mi m\u00eb r\u00ebndonin me akuz\u00ebn se e paskam barazuar \u00e7ilt\u00ebrsin\u00eb e ortodoksis\u00eb shqiptare, Kristoforidhin, Veqilharxhin, Nolin me sllav\u00ebt e sojit t\u00eb \u00c7ubrilloviqit. Orvatja ime e fundit q\u00eb t&#8217;i bind shok\u00ebt e mi kishte t\u00eb b\u00ebnte me faktin se fjala &#8220;sllava&#8221;, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka dometh\u00ebnien e besimit dhe jo t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike. Por kot. Ata edhe m\u00eb shum\u00eb t\u00ebrboheshin nga orvatjet e mia p\u00ebr ta arsyetuar p\u00ebrkthimin tim. Mbase me t\u00eb drejt\u00eb e ruanin konotacionin pozitiv t\u00eb fjal\u00ebs &#8220;ortodoks&#8221; dhe at\u00eb negativ p\u00ebr fjal\u00ebn &#8220;pravosllavlje&#8221; (besim i v\u00ebrtet\u00eb).<\/p>\n<p>Ky episod m&#8217;u kujtua teksa i ndiqja debatet lidhur me modelin, pyet\u00ebsorin e regjistrimit, p\u00ebrkat\u00ebsisht me dilem\u00ebn a duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb rubrika p\u00ebr identitetin fetar dhe etnik t\u00eb qytetarit. Tani fjala &#8220;ortodoksi&#8221; merr konotacione greke ngaq\u00eb ngarkohet me elemente q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb identitetin etnik. Pak nga pak, b\u00ebhen p\u00ebrpjekje tin\u00ebzare q\u00eb ortodoksia shqiptare t\u00eb identifikohet me Bollanon dhe jo me Kristoforidhin ose fundja me Spartak Ngjel\u00ebn, i cili, koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb frym\u00ebzuese e mbrojti shqiptar\u00ebsin\u00eb e ortodoksis\u00eb shqiptare. Jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb fjalia e fundit \u00ebsht\u00eb tautologji, por s&#8217;gjeta zgjidhje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr se b\u00ebhet fjal\u00eb? P\u00ebr gjuh\u00ebn, p\u00ebr fen\u00eb, p\u00ebr politik\u00ebn apo p\u00ebr aktin e ri t\u00eb shpalljes s\u00eb armiq\u00ebsis\u00eb? Mendoj se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb model t\u00eb ri t\u00eb armiq\u00ebsis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr. Do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb jap disa argumente.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb insistojn\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet regjistrimi i p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike dhe fetare, si Poncie Pilati i lajn\u00eb duart duke marr\u00eb si shembull Greqin\u00eb, Maqedonin\u00eb, Serbin\u00eb, Malin e Zi, Kosov\u00ebn etj. Ky krahasim nuk \u00ebsht\u00eb argument ngaq\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr procese t\u00eb ndryshme historike. Greqia me ligj ndalon, ose mohon ekzistimin e grupeve t\u00eb tjera etnike. Prandaj atje, n\u00eb da\u00e7 regjistrohu, n\u00eb da\u00e7 mos u regjistro rezultati do t\u00eb mbetet i nj\u00ebjt\u00eb: atje ka vet\u00ebm grek\u00eb. Bie fjala, ish ministri grek i pun\u00ebve t\u00eb jashtme, Pangallos gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shkup(1998), n\u00eb pyetjen e gazetar\u00ebve lidhur me t\u00eb drejtat e pakicave, ai jo vet\u00ebm q\u00eb e mohoi ekzistimin e tyre, por ata( maqedonas) q\u00eb qenkan t\u00eb organizuar n\u00eb shoqat\u00ebn &#8220;Vinozhito&#8221;(&#8220;Ylberi&#8221;)i quajti homoseksual\u00eb dhe marksist\u00eb-leninist\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, Greqia, pasi q\u00eb paraprakisht, sidomos pas Traktatit t\u00eb Lozan\u00ebs t\u00eb vitit 1923, t\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb mes t\u00eb Turqis\u00eb dhe Greqis\u00eb e pastroi etnikisht territorin e vet nga pakicat ndryshme (edhe \u00e7am\u00ebt), pasi q\u00eb me ligj ndaloi ekzistimin e pakicave etnike, lirisht mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb regjistrim t\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloji, por rezultati si\u00e7 u tha, do t\u00eb mbetet i nj\u00ebjt\u00eb: n\u00eb Greqi ka vet\u00ebm grek\u00eb ortodoks\u00eb dhe nj\u00eb pakic\u00eb myslimane greke.<\/p>\n<p>Ekziston edhe nj\u00eb dallim i madh nd\u00ebrmjet m\u00ebnyr\u00ebs se si u formua shteti grek dhe ai shqiptar. I pari u formua me fushata luftarake, me pastrime makabre etnike q\u00eb krijonte kushte p\u00ebr zgjerim t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb territorit grek n\u00eb d\u00ebm t\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb, nd\u00ebrkaq i dyti mbi baz\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb komisioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pra ka vul\u00ebn, legjitimitetin neutral nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Gjithsesi, sikur t\u00eb ishin shqiptar\u00ebt ortodoks\u00eb grek\u00eb etnik\u00eb, at\u00ebher\u00eb k\u00ebto territore do t&#8217;i takonin Greqis\u00eb q\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Po ashtu p\u00ebrdorimi i shembullit q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me modelin regjistrues q\u00eb p\u00ebrdoret te shtetet q\u00eb dol\u00ebn nga ish-Jugosllavia nuk mund t\u00eb trajtohet si argument. Pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, pasi q\u00eb artificialisht u krijua Jugosllavia e par\u00eb, shum\u00eb faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm dhe t\u00eb brendsh\u00ebm ishin t\u00eb mendimit se ky shtet duhet t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhet. K\u00ebt\u00eb opinion e mb\u00ebshtetnin edhe komunist\u00ebt jugosllav\u00eb. Madje edhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb standardit t\u00eb ri, t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr vet\u00ebvendosje, p\u00ebrmendej ideja e bashkimit t\u00eb territoreve t\u00eb banuara me shqiptar\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb p\u00ebrkufizimit t\u00eb interesave gjeostrategjike, popullit shqiptar i d\u00ebrgohej ftesa q\u00eb t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebn antifashiste, p\u00ebr ta fituar k\u00ebshtu t\u00eb drejt\u00ebn e vet\u00ebvendosjes. Si\u00e7 dihet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj klime u mbajt Konferenca e Bujanit ku komunist\u00ebt shqiptar\u00eb, serb\u00eb dhe malazez\u00eb u pajtuan q\u00eb Kosova t&#8217;i bashkohet Shqip\u00ebris\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb Maqedonin\u00eb e okupuar nga bullgar\u00ebt nuk mund t\u00eb zhvillohej lufta ngaq\u00eb shumica e popullat\u00ebs kishin ndjenja nacionale bullgare. P\u00ebr ta nxitur kryengritjen u desh q\u00eb t\u00eb formohej nj\u00eb brigad\u00eb e p\u00ebrzier kosovaro-maqedonase e cila shum\u00eb shpejt filloi t\u00eb jap\u00eb efektet e saja.<\/p>\n<p>Pra, e drejta q\u00eb identiteti komb\u00ebtar t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb pyet\u00ebsorin e regjistrimit t\u00eb popullat\u00ebs buron nga lufta ku shqiptar\u00ebt e fituan t\u00eb drejt\u00ebn e vet\u00ebvendosjes. E gjith\u00eb Jugosllavia u formua mbi parimet e njohjes s\u00eb identiteteve t\u00eb ve\u00e7anta etnike. S\u00eb k\u00ebndejmi, Jugosllavia si shtetet federal nuk mund t\u00eb kishte pyet\u00ebsor pa rubrikat p\u00ebr p\u00ebrkat\u00ebsi etnike apo fetare. Shembulli i pakic\u00ebs greke n\u00eb Shqip\u00ebri nuk mundet n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb krahasohet me at\u00eb t\u00eb shteteve, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb popujve q\u00eb dol\u00ebn nga struktura e Jugosllavis\u00eb s\u00eb shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Insistimi k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs i p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb pakic\u00ebs greke q\u00eb n\u00eb pyet\u00ebsor t\u00eb p\u00ebrfshihen edhe rubrika e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike dhe fetare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sulm i drejtp\u00ebrdrejt ndaj m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb kombformimit shqiptar. Si\u00e7 dihet shqiptar\u00ebt identitetin e tyre komb\u00ebtar e kan\u00eb nd\u00ebrtuar mbi baza etnike( modeli gjerman), n\u00eb dallim prej popujve p\u00ebrreth q\u00eb identitetin e tyre e nd\u00ebrtojn\u00eb mbi baza t\u00eb fes\u00eb. Bie fjala gjerman\u00ebt e Bavaris\u00eb, kryesisht katolik\u00eb e ndjejn\u00eb veten gjerman\u00eb po aq sa edhe gjerman\u00ebt protestant\u00eb.<\/p>\n<p>Popujt q\u00eb ve\u00e7orin\u00eb komb\u00ebtare e nd\u00ebrtojn\u00eb edhe mbi premis\u00ebn fetare nuk \u00e7ajn\u00eb kok\u00ebn se si i nd\u00ebrtojn\u00eb relacionet me besimet e tjera, nd\u00ebrkaq popujt q\u00eb identitetin komb\u00ebtar e nd\u00ebrtojn\u00eb mbi parimet jo fetare duhet t\u00eb ken\u00eb kujdes maksimal p\u00ebr kultivimin e toleranc\u00ebs fetare. Popujt nj\u00eb fetar jan\u00eb m\u00eb ekskluziv, m\u00eb ksenofob, nd\u00ebrkaq popujt shum\u00eb fetar kan\u00eb mend\u00ebsi inkluzive, tolerante. Po t\u00eb ndryshoj\u00eb pak modeli unik shqiptar do t\u00eb fillonte procesi i bosnizimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebt\u00eb e din\u00eb mir\u00eb ata q\u00eb synojn\u00eb ta destabilizojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Shquarja tej mase e dallimeve fetare shpie n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim.<\/p>\n<p>Modeli shqiptar nga aspekti human dhe qytet\u00ebrues \u00ebsht\u00eb m\u00eb i avancuar se t\u00eb tjer\u00ebt. P\u00ebr grek\u00ebt, serb\u00ebt, kroat\u00ebt apo bullgar\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb kurrfar\u00eb problemi q\u00eb t\u00eb regjistrojn\u00eb edhe p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb fetare, p\u00ebr shkak se ata, gati qind p\u00ebr qind, jan\u00eb ose ortodoks\u00eb, katolik\u00eb ose mysliman\u00eb si me rastin e boshnjak\u00ebve. T\u00eb qenit kroat praktikisht do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebrjashtimin e t\u00eb qenit ortodoks, nd\u00ebrkaq t\u00eb qenit serb p\u00ebrjashton t\u00eb qenit katolik. T\u00eb qenit shqiptar nuk p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb jesh ortodoks, katolik, mysliman, protestant, bahai etj. N\u00eb modelin inkluziv shqiptar p\u00ebr secilin ka vend.<br \/>\nDetyrimi q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga modeli i saj i kombformimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide thell\u00ebsisht antishqiptare dhe jo qytet\u00ebruese.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra se si imponohet kjo ide, ai naivitet shtir\u00ebs \u00ebsht\u00eb fyes p\u00ebr intelektin e shqiptar\u00ebve. Me pretendime t\u00eb k\u00ebtilla nuk besoj se fiton di\u00e7ka kauza greke e cila, tashm\u00eb krahas pretendimeve sllave p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Egjeut, turke p\u00ebr frym\u00ebmarrje t\u00eb lir\u00eb n\u00eb Detin Egje, ballafaqohet edhe me koston e mir\u00ebmbajtjes s\u00eb shtetit. Tashm\u00eb u b\u00eb qart\u00eb se Greqia e k\u00ebtill\u00eb \u00ebsht\u00eb shtet jo rentab\u00ebl. Pas zbulimit skandaloz t\u00eb borxhit grek (300 mlrd. euro) Greqia, si\u00e7 porosit\u00ebn gjerman\u00ebt duhet t&#8217;i shes\u00eb ishujt e saj q\u00eb t\u00eb mbijetoj\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj Greqia shpesh her\u00eb ka qen\u00eb peng i ambicieve t\u00eb m\u00ebdha. Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore ushtria greke u turr ta pushtoj\u00eb Anadolin\u00eb mir\u00ebpo shum\u00eb shpejt p\u00ebsoi kolaps. Ushtria turke i ndoq deri n\u00eb Izmir. Thon\u00eb se hakmarrja turke ishte e pam\u00ebshirshme po aq sa indiferenca e aleat\u00ebve t\u00eb deridjesh\u00ebm t\u00eb Greqis\u00eb, Franc\u00ebs dhe Anglis\u00eb q\u00eb nga distanca v\u00ebshtronin djegien e Izmirit, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e banuar me shumic\u00eb greke. Me keqardhje i p\u00ebrmendi k\u00ebto p\u00ebrvoja t\u00eb hidhura p\u00ebr t\u00eb kuptuar thell\u00ebsisht shqet\u00ebsimet, por edhe shtirjet greke. Ato nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fare me logjik\u00ebn e bollanove dhe t\u00eb ngjashm\u00ebve si ai.<\/p>\n<p>Shteti shqiptar \u00ebsht\u00eb i obliguar q\u00eb ta mbroj\u00eb modelin e shtetformimit dhe kombformimit q\u00eb e stabilizon shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Duke shpjeguar me durim holl\u00ebsirat e k\u00ebsaj natyre, qeveria shqiptare duhet t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb mbrojtjes s\u00eb interesave t\u00eb saja, t\u00eb shtetit dhe t\u00eb kombit. Si \u00e7do shtet, duhet ta mbroj\u00eb veten.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arb\u00ebn XHAFERI, 27.03.2011 Prej vitit 1976 deri n\u00eb vitin 1981, Redaksia e filmit i TVP-s\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme, arriti t&#8217;i shfaq\u00eb n\u00eb rrjetin e p\u00ebrbashk\u00ebt televiziv jugosllav, pothuajse t\u00eb gjitha filmat e produksionit t\u00eb kinostudios &#8220;Shqip\u00ebria e Re&#8221;. N\u00eb mesin e tyre, edhe filmin &#8220;Udha e shkronjave&#8221; t\u00eb regjisorit Vladimir Prifti, me aktor\u00ebt Sand\u00ebr Prosi, Bujar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>E drejta p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"E drejta p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Arb\u00ebn XHAFERI, 27.03.2011 Prej vitit 1976 deri n\u00eb vitin 1981, Redaksia e filmit i TVP-s\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme, arriti t&#8217;i shfaq\u00eb n\u00eb rrjetin e p\u00ebrbashk\u00ebt televiziv jugosllav, pothuajse t\u00eb gjitha filmat e produksionit t\u00eb kinostudios &#8220;Shqip\u00ebria e Re&#8221;. N\u00eb mesin e tyre, edhe filmin &#8220;Udha e shkronjave&#8221; t\u00eb regjisorit Vladimir Prifti, me aktor\u00ebt Sand\u00ebr Prosi, Bujar [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-03-27T23:04:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/arben_xhaferi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"E drejta p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje\",\"datePublished\":\"2011-03-27T23:04:36+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-27T23:04:36+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/\"},\"wordCount\":1867,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/arben_xhaferi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/\",\"name\":\"E drejta p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/arben_xhaferi.jpg\",\"datePublished\":\"2011-03-27T23:04:36+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-27T23:04:36+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/arben_xhaferi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/arben_xhaferi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"E drejta p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"E drejta p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"E drejta p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Arb\u00ebn XHAFERI, 27.03.2011 Prej vitit 1976 deri n\u00eb vitin 1981, Redaksia e filmit i TVP-s\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme, arriti t&#8217;i shfaq\u00eb n\u00eb rrjetin e p\u00ebrbashk\u00ebt televiziv jugosllav, pothuajse t\u00eb gjitha filmat e produksionit t\u00eb kinostudios &#8220;Shqip\u00ebria e Re&#8221;. N\u00eb mesin e tyre, edhe filmin &#8220;Udha e shkronjave&#8221; t\u00eb regjisorit Vladimir Prifti, me aktor\u00ebt Sand\u00ebr Prosi, Bujar [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-03-27T23:04:36+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/arben_xhaferi.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"E drejta p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje","datePublished":"2011-03-27T23:04:36+00:00","dateModified":"2011-03-27T23:04:36+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/"},"wordCount":1867,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/arben_xhaferi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/","name":"E drejta p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/arben_xhaferi.jpg","datePublished":"2011-03-27T23:04:36+00:00","dateModified":"2011-03-27T23:04:36+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/arben_xhaferi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/arben_xhaferi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-drejta-per-vetembrojtje\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"E drejta p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7406"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7406"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7406\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7406"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7406"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7406"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}