{"id":7390,"date":"2011-03-27T23:03:18","date_gmt":"2011-03-27T22:03:18","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=7390"},"modified":"2011-03-27T23:03:18","modified_gmt":"2011-03-27T22:03:18","slug":"topalli-nje-spiune-ruse","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/","title":{"rendered":"Topalli, nj\u00eb spiune ruse?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Topalli dhe Grizillov\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topalli_grizllov.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><br \/>\nNga <strong>Thanas Mustaqi<\/strong><\/p>\n<p>Urdh\u00ebri i kryeparlamentares i qershorit 2010 p\u00ebr shk\u00ebmbimin e informacioneve t\u00eb klasifikuara mes Shqip\u00ebris\u00eb, an\u00ebtare t\u00eb NATO-s dhe Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Heqja e lajmit kompromentues nga faqja e Kuvendit, vizita e n\u00ebnkryetares s\u00eb PDSH-s\u00eb n\u00eb takimin e partis\u00eb s\u00eb Putinit, thirrja ndaj Mosk\u00ebs p\u00ebr shtrirjen e gazsjell\u00ebsit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe s\u00eb fundi akuza e KE-s\u00eb ndaj kryetares s\u00eb Kuvendit p\u00ebr arroganc\u00eb<\/p>\n<p>Pa kaluar as dy jav\u00eb q\u00ebkurse KE-ja kritikoi nominalisht kryetaren e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Jozefina Topalli p\u00ebr arroganc\u00eb, rus\u00ebt nxitojn\u00eb ta dekorojn\u00eb dit\u00ebt e fundit gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb vendin e tyre.<br \/>\nE p\u00ebrditshmja \u201cShekulli\u201d ka zbuluar se n\u00eb qershor t\u00eb viti 2010, me urdh\u00ebr t\u00eb Topallit, kryetari i komisionit t\u00eb jasht\u00ebm Fatos Beja, ka biseduar me qeverin\u00eb ruse rreth shk\u00ebmbimit t\u00eb informacioneve t\u00eb klasifikuara mes nj\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb NATO-s dhe nj\u00eb tjetri joan\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor spikerja e parlamentit shqiptar Jozefina Topalli sajdiset n\u00eb vendin e stepave, pasi u prit nga njer\u00ebz t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb kan\u00eb vler\u00ebsuar \u201ckonceptin e ri t\u00eb qeveris\u00eb Berisha p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme\u201d.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shkoi n\u00eb Federat\u00ebn Ruse, n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare dyditore, me ftes\u00eb t\u00eb Kryetarit t\u00eb Dum\u00ebs Shtet\u00ebrore, Boris Grizllov, politikan rus nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit n\u00eb Mosk\u00eb, kryetar i k\u00ebshillit suprem t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet, forc\u00eb politike konservatore e qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, \u201cRusia e Bashkuar\u201d nga viti 2002. Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy, vizit\u00ebn e n\u00ebnkryetares s\u00eb PDSH-s\u00eb n\u00eb \u201cRom\u00ebn e Tret\u00eb\u201d pushtetar\u00ebt e Kremlinit e paraqit\u00ebn si veprimtari partiake n\u00eb organin zyrtar \u201cRusia e Bashkuar\u201d.<\/p>\n<p>Pas institucionalizimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit mes PDSH-s\u00eb dhe Partis\u00eb Komuniste s\u00eb Kin\u00ebs, tani e tutje demokrat\u00ebt shqiptar\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb edhe kuqeverdh\u00eb komunist\u00eb edhe \u201carinj\u201d bardheblu konservator\u00eb.<\/p>\n<p><strong>RIDIMENSIONIM<\/strong><br \/>\nPa u mbushur dy jav\u00eb nga raporti i KE-s\u00eb m\u00eb vler\u00ebsime negative p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr kryeparlamentaren, nj\u00eb delegacion i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i kryesuar nga Jozefina Topalli, zhvilloi m\u00eb 22 dhe 23 n\u00ebntor 2010 nj\u00eb vizit\u00eb dyditore n\u00eb Federat\u00ebn Ruse. Vizita u b\u00eb m\u00eb ftes\u00eb t\u00eb kryetarit t\u00eb Dum\u00ebs Shtet\u00ebrore (Dhoma e Ul\u00ebt e parlamentit rus), Boris Grizllov.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga vizita e kreut t\u00eb Parlamentit shqiptar (Pjet\u00ebr Arbnori), t\u00eb cilit zyra e shtypit e Topallit nuk ia p\u00ebrmend emrin n\u00eb njoftimin zyrtar) n\u00eb vitin 1995, kjo \u00ebsht\u00eb vizita e nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb dialogun politik dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e bashk\u00ebpunimit mes dy vendeve, b\u00ebn t\u00eb ditur njoftimi i Kuvendit. Topalli i ka th\u00ebn\u00eb Grizllovit se \u201c\u00ebsht\u00eb momenti t\u00eb ridimensionojm\u00eb dialogun politik dhe bashk\u00ebpunimin n\u00eb fushat me interes reciprok\u201d.<\/p>\n<p>Duke theksuar se Shqip\u00ebria dhe Rusia kan\u00eb njohur lidhje historike sidomos ato pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore t\u00eb iniciuar nga Enver Hoxha dhe Stalini, t\u00eb dy homolog\u00ebt vler\u00ebsuan se \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr nj\u00eb kapitull t\u00eb ri bashk\u00ebpunimi dhe se kjo vizit\u00eb nxit bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrparlamentar, por edhe inkurajon hapa konkret\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi midis dy vendeve.<\/p>\n<p><strong>GAZSJELL\u00cbSI<\/strong><br \/>\nN\u00eb njoftimin e Kuvendit thuhet se Topalli e konsideron si di\u00e7ka t\u00eb kryer \u201cp\u00ebrfshirjen e Shqip\u00ebris\u00eb, si deg\u00ebzim n\u00eb projektet e gazsjell\u00ebsve t\u00eb m\u00ebdhenj, si \u2018Rryma e Jugut\u2019 (rusisht \u2018Juzhnij Potok\u2019, anglisht \u2018South Stream\u2019)\u201d.<\/p>\n<p>Por n\u00eb njoftimin zyrtar t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb shtypit t\u00eb Dum\u00ebs Ruse nuk p\u00ebrmendet fare ajo q\u00eb thot\u00eb zyra e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb se \u201cKryetari i Dum\u00ebs tha se Rusia, si eksportuese e naft\u00ebs dhe e gazit, sheh me interes edhe ngritjen e industris\u00eb p\u00ebrpunuese n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq kryetari i Komitetit p\u00ebr Politik\u00ebn e Jashtme n\u00eb Dum\u00ebn ruse, Konstantin Koza\u00e7ov, i tha televizionit publik shqiptar se \u201cnuk e di n\u00ebse Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse ose jo n\u00eb projektet e South Stream-it\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme q\u00eb politikani i lart\u00eb rus q\u00eb kryeson komitetin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Dum\u00ebs nuk e di se \u00e7\u2019plane ka qeveria e tij, por k\u00ebt\u00eb e din\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Sali Berisha dhe spikerja e Kuvendit Jozefina Topalli. Ndon\u00ebse as nj\u00ebri as tjetra nuk jan\u00eb takuar me Presidentin Dmitri Medvedev apo me kryeministrin Vladimir Putin.<\/p>\n<p><strong>MESAZH<\/strong><br \/>\nPor Koza\u00e7ovi dha nj\u00eb mesazh kuptimplot\u00eb: \u201cPavar\u00ebsisht disa mosmarr\u00ebveshjeve, kemi nevoj\u00eb p\u00ebr dialog t\u00eb mir\u00eb dhe, n\u00ebse do t\u00eb kemi mir\u00ebkuptim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb politik me njeri-tjetrin, do t\u00eb kemi nevoj\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim thelb\u00ebsor n\u00eb sektorin ekonomik. Aktualisht, ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb pak\u00ebnaqsh\u00ebm\u2026<\/p>\n<p>Mendoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kemi bashk\u00ebpunim t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr integrimin e ekonomive t\u00eb t\u00eb dy vendeve, si dhe, n\u00eb ve\u00e7anti, bashk\u00ebpunim me interes reciprok, p\u00ebrsa i p\u00ebrket sektorit energjetik\u2026 N\u00eb rast se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e interesuar, kam bindjen se n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr bashk\u00ebpunimi nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb penges\u00eb politike\u201d p\u00ebr gazsjell\u00ebsin rus n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>PUTINI<\/strong><br \/>\nM\u00eb 25 qershor 2007, ish-Presidenti Vladimir Putin, aktualisht kryeminist\u00ebr, duke folur n\u00eb samitin energjetik t\u00eb Ballkanit deklaroi: \u201cRusia interesohet p\u00ebr vazhdimin e negociatave p\u00ebr shitjet e gazit, shfryt\u00ebzimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb mund\u00ebsive tranzituese t\u00eb rajonit, si dhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin e depozitave t\u00eb n\u00ebndheshme t\u00eb gazit n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shtetesh ballkanike.<\/p>\n<p>Kjo, padyshim, do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb jo vet\u00ebm furnizimin energjetik t\u00eb rajonit, por dhe do ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb atraktiv, m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga pik\u00ebpamja e zgjidhjes s\u00eb problemeve energjetike n\u00eb krejt Evrop\u00ebn. Paraqet interes gazifikimi i territorit t\u00eb Maqedonis\u00eb duke zgjeruar rrjetin e gazsjell\u00ebsve n\u00eb Shqip\u00ebri,<br \/>\nSerbin\u00eb Jugore, Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por \u00ebsht\u00eb fakt se, m\u00eb 23 n\u00ebntor, kur Topalli i k\u00ebrkonte Mosk\u00ebs shtrirjen e \u201cSouth Stream\u201d-it n\u00eb Shqip\u00ebri, KE-ja nuk miratoi marr\u00ebveshjen midis Bullgaris\u00eb dhe Rusis\u00eb p\u00ebr projektin \u201cRryma jugore\u201d.<br \/>\nMarr\u00ebveshja duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin evropian. Shkaku konkret p\u00ebr reagimin e Brukselit u b\u00eb marr\u00ebveshja e n\u00ebnshkruar mes Rusis\u00eb dhe Bullgaris\u00eb p\u00ebr krijimin e nj\u00eb kompanie t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr nd\u00ebrtimin e gazsjell\u00ebsit, e n\u00ebnshkruar m\u00eb 13 n\u00ebntor 2010 n\u00eb Sofje, n\u00eb prani t\u00eb Putinit.<\/p>\n<p><strong>SPY STORY<\/strong><br \/>\nPersonalisht, Topalli ka urdh\u00ebruar shk\u00ebmbimin e informacioneve sekrete midis SHISH-it dhe Sh\u00ebrbimit Federal t\u00eb Sigurimit t\u00eb Federat\u00ebs Ruse (FSB). M\u00eb 8-9 qershor 2010, me ftes\u00eb t\u00eb kryetarit t\u00eb komisionit p\u00ebr Politik\u00ebn e Jashtme t\u00eb Dum\u00ebs ruse Konstantin Kosa\u00e7ov vizitoi Mosk\u00ebn nj\u00eb delegacion i komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00ebsohet se delegacioni i kryesuar nga kryetari i komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm Fatos Beja, u takua n\u00eb komisionin e Jasht\u00ebm t\u00eb Dum\u00ebs ruse me drejtues t\u00eb tij, si dhe n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Federat\u00ebs Ruse, me z\u00ebvend\u00ebsministrin e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Vladimir Titov. Ka ngjallur shqet\u00ebsim n\u00eb strukturat e NATO-s informacioni se n\u00eb takimin e Bej\u00ebs me Titovin \u201cu shk\u00ebmbyen mendime edhe p\u00ebr bashk\u00ebrendimin e politikave dhe eksperiencave dypal\u00ebshe n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr terrorizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, trafiqeve t\u00eb paligjshme etj.\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb ka pohuar n\u00eb dhjetor 2009 dhe shkurt 2010 ambasadori shqiptar n\u00eb Mosk\u00eb, Sokol Gjoka (\u201cnj\u00eb nga drejtimet e bashk\u00ebpunimit aktiv nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dhe me Federat\u00ebn Ruse, p\u00ebrfshin kooperimin e sh\u00ebrbimeve inteligjente, shk\u00ebmbimin e informacionit dhe veprimet operative konkrete\u201d). Por njoftimi \u00ebsht\u00eb hequr nga uebi i Kuvendit, por ka mbetur n\u00eb arkivin e \u201cGoogle-it\u201d n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb njoftimi t\u00eb ATSH-s\u00eb, gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb skandal m\u00eb vete.<\/p>\n<p>Gjoka ka pohuar se n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb krijuar tradit\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar diplomat\u00ebt e ardhsh\u00ebm p\u00ebr studime n\u00eb universitetin MGIMO pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Federat\u00ebs Ruse, t\u00eb diplomuarit e t\u00eb cilit jan\u00eb disa nga ambasador\u00ebt e tanish\u00ebm shqiptar\u00eb n\u00eb vende t\u00eb ndryshme.<br \/>\nI till\u00eb \u00ebsht\u00eb ambasadori shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb, Islam Lauka, q\u00eb \u00ebsht\u00eb doktoruar n\u00eb Akademin\u00eb Diplomatike t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb vitin 1994, teksa punonte si sekretar i ambasad\u00ebs shqiptare n\u00eb Mosk\u00eb. Dhe tem\u00ebn e ka mbrojtur me\u2026 problemin e Kosov\u00ebs!<\/p>\n<p>Jemi informuar se t\u00eb pakt\u00ebn dy shqiptar\u00eb, t\u00eb trajnuar n\u00eb strukturat e t\u00eb diplomacis\u00eb ruse, aktualisht punojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsin\u00eb e Mosk\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>TROJKA ENVERISTE-STALINISTE-MAOISTE<\/strong><br \/>\nVizit\u00ebn e spikeres s\u00eb parlamentit, n\u00ebnkryetare e PDSH-s\u00eb Jozefina Topalli n\u00eb \u201cRom\u00ebn e Tret\u00eb\u201d \u201carinjt\u00eb\u201d e reklamuan si veprimtari partiake n\u00eb organin zyrtar \u201cRusia e Bashkuar\u201d. Logoja e \u201cRusis\u00eb s\u00eb Bashkuar\u201d ka nj\u00eb ari n\u00eb ngjyr\u00eb bardhe e blu dhe mbi t\u00eb flamuri komb\u00ebtar. An\u00ebtar\u00ebt e \u201cRusis\u00eb s\u00eb Bashkuar\u201d e quajn\u00eb veten dhe \u201carinj\u201d.<\/p>\n<p>Pas institucionalizimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit mes PDSH-s\u00eb dhe Partis\u00eb Komuniste s\u00eb Kin\u00ebs, tani e tutje demokrat\u00ebt shqiptar\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb edhe kuqeverdh\u00eb komunist\u00eb edhe \u201carinj\u201d bardheblu konservator\u00eb.<\/p>\n<p>Me sa duket, m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi kan\u00eb gjigant\u00ebt euro-aziatik\u00eb se sa BE dhe SHBA. Fill pas refuzimit t\u00eb statusit t\u00eb vendit kandidat t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, Topalli k\u00ebrkoi shtrirje drejt Adriatikut t\u00eb gazsjell\u00ebsit \u201cSouth Stream\u201d, rival i \u201cNabu\u00e7o-s\u201d evropian dhe AMBO-s amerikane.<\/p>\n<p>N\u00eb komentin e gazet\u00ebs ER (inicialet p\u00ebr \u201cEdinaja Rossija\u201d \u2013 \u201cRusia e Bashkuar\u201d, partia e Putinit) t\u00eb 22 n\u00ebntorit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e k\u00ebsaj partie dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00ebnkryetare e Dum\u00ebs Shtet\u00ebrore Nadezhda Gerasimova tha mes t\u00eb tjerave: \u201cVitet e fundit kontaktet parlamentare ruse-shqiptare jan\u00eb karakterizuar nga nj\u00ebfar\u00eb nd\u00ebrprerjeje relative.<\/p>\n<p>Por pas adaptimit t\u00eb nj\u00eb konceptimi t\u00eb ri t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme nga ana e qeveris\u00eb Berisha dhe vizit\u00ebs m\u00eb 6-9 qershor 2010 t\u00eb delegacionit t\u00eb komisionit p\u00ebr pun\u00ebt e jashtme t\u00eb parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb kryesuar nga kryetari i komisionit [Fatos] Beja pala shqiptare filloi t\u00eb demonstroj\u00eb interes n\u00eb rritje p\u00ebr forcimin e bashk\u00ebpunimit t\u00eb gjithansh\u00ebm me Rusin\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe n\u00eb sfer\u00ebn parlamentare\u201d.<\/p>\n<p>Gazeta e partis\u00eb n\u00eb pushtet ER shkruan se \u201cmiratimi pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb nga parlamenti shqiptar i projektligjit p\u00ebr mbrojtjen e investimevc t\u00eb huaja synon nxitjen e zhvillimit t\u00eb t\u00eb lidhjeve me interes reciprok dhe krijimin e kushteve t\u00eb favorshme p\u00ebr bashk\u00ebpunim midis biznesit rus dhe atij shqiptar\u201d.<br \/>\nBoris Grizllov, kryetar i Dum\u00ebs Shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb dhe kryetar i k\u00ebshillit suprem t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet, forc\u00eb politike konservatore e qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, \u201cRusia e Bashkuar\u201d nga viti 2002.<\/p>\n<p><strong>SALLA E KUQE<\/strong><br \/>\nNga \u201cgropa\u201d ku e futi KE-ja, Topalli fluturon n\u00eb qiellin e shtat\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb. Edhe pse e urren ngjyr\u00ebn e kuqe, pik\u00ebrisht n\u00eb \u201cKrasnij Zall\u201d (Salla e Kuqe) t\u00eb Pallatit Marijinskij t\u00eb Sh\u00ebn Peterburgut, kryetares s\u00eb Kuvendit Jozefina Topalli iu rezervua nj\u00eb pritje e ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu kryetari i Asambles\u00eb Legjislative i bashkis\u00eb s\u00eb \u201ckryeqytetit\u201d t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb Vadim Tjulpanov i dor\u00ebzoi Topallit Medaljen e Nderit, dekorat\u00eb q\u00eb u jepet vet\u00ebm personaliteteve me kontribut t\u00eb shquar n\u00eb politik\u00eb (63 vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 10 mars 1948, n\u00eb selin\u00eb e legat\u00ebs sovjetike n\u00eb Tiran\u00eb, shefit t\u00eb regjimit komunist Enver Hoxha iu dor\u00ebzua \u201cUrdhri Suvorov kl. I\u201d akorduar nga ish-Presidiumi i Sovjetit Suprem t\u00eb BRSS. Pastaj, pas prishjes me Titon, Hoxha u b\u00eb stalinist i thekur).<\/p>\n<p>Tjulpanov dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Asambles\u00eb Legjislative p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare Vatanjar Jagia diskutuan me delegacionin e kryesuar nga Topalli p\u00ebr zhvillimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Sh\u00ebn Peterburgut dhe Shqip\u00ebris\u00eb, hapjen e konsullat\u00ebs s\u00eb nderit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Peterburg.<br \/>\nLajmi 10 qershorit 2010 u hoq nga faqja e Kuvendit p\u00ebr bisedimet Beja-Kosa\u00e7ov n\u00eb Mosk\u00eb<\/p>\n<p><strong>Topalli: Bashk\u00ebrendim mes sh\u00ebrbimeve sekrete ruse-shqiptare<\/strong><\/p>\n<p>Personalisht, Topalli ka urdh\u00ebruar shk\u00ebmbimin e informacioneve sekrete midis SHISH-it dhe Sh\u00ebrbimit Federal t\u00eb Sigurimit t\u00eb Federat\u00ebs Ruse (FSB). M\u00eb 8-9 qershor 2010, me ftes\u00eb t\u00eb kryetarit t\u00eb komisionit p\u00ebr Politik\u00ebn e Jashtme t\u00eb Dum\u00ebs ruse Konstantin Kosa\u00e7ov vizitoi Mosk\u00ebn nj\u00eb delegacion i komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00ebsohet se delegacioni i kryesuar nga kryetari i komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm Fatos Beja, u takua n\u00eb komisionin e Jasht\u00ebm t\u00eb Dum\u00ebs ruse me drejtues t\u00eb tij, si dhe n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Federat\u00ebs Ruse, me z\u00ebvend\u00ebsministrin e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Vladimir Titov.<\/p>\n<p>Ka ngjallur shqet\u00ebsim n\u00eb strukturat e NATO-s informacioni se n\u00eb takimin e Bej\u00ebs me Titovin \u201cu shk\u00ebmbyen mendime edhe p\u00ebr bashk\u00ebrendimin e politikave dhe eksperiencave dypal\u00ebshe n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr terrorizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, trafiqeve t\u00eb paligjshme etj.\u201d. K\u00ebt\u00eb fakt mundohet ta fsheh\u00eb kryetarja e Parlamentit, pasi e ka fshir\u00eb nga arkivi i uebit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Por k\u00ebt\u00eb e pranon uebi i Dum\u00ebs Shtet\u00ebrore Ruse. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb ka pohuar n\u00eb dhjetor 2009 dhe shkurt 2010 ambasadori shqiptar n\u00eb Mosk\u00eb, Sokol Gjoka (\u201cnj\u00eb nga drejtimet e bashk\u00ebpunimit aktiv nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dhe me Federat\u00ebn Ruse, p\u00ebrfshin kooperimin e sh\u00ebrbimeve inteligjente, shk\u00ebmbimin e informacionit dhe veprimet operative konkrete\u201d).<\/p>\n<p>Gjoka ka pohuar se n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb krijuar tradit\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar diplomat\u00ebt e ardhsh\u00ebm p\u00ebr studime n\u00eb universitetin MGIMO pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Federat\u00ebs Ruse, t\u00eb diplomuarit e t\u00eb cilit jan\u00eb disa nga ambasador\u00ebt e tanish\u00ebm shqiptar\u00eb n\u00eb vende t\u00eb ndryshme.<br \/>\nFill pas skandalit t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik, n\u00eb muajin gusht 2010, mbi deklarimin e ambasadorit shqiptar n\u00eb<\/p>\n<p>Mosk\u00eb se ka bashk\u00ebpunim mes sh\u00ebrbimeve sekrete (rusisht: \u201cspecslluzhb\u201d) t\u00eb Rusis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb, administrata e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka nxituar t\u00eb heq\u00eb lajmin. Duket se deklarimi i ambasadorit Gjoka nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me kok\u00ebn e vet, por me bekimin e Ilir Met\u00ebs (at\u00ebher\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr dhe minist\u00ebr i Jasht\u00ebm) dhe, t\u00eb pakt\u00ebn, t\u00eb Jozefina Topallit.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb u b\u00eb zhurm\u00eb e madhe dhe reagoi Brukseli (selia e NATO-s) dhe u k\u00ebrkuan sqarime, detyroi Ilir Met\u00ebn t\u00eb mbyll\u00eb goj\u00ebn, por t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr Kim Filbi! Topalli nxitoi t\u00eb fshij\u00eb gjurm\u00ebt e saj. Por ambasador\u00ebt kan\u00eb var\u00ebsi dhe nga Presidenti. Nuk dihet n\u00ebse ky i fundit \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr prapaskenat e sekreteve t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p><em><strong>Ja njoftimi i fshir\u00eb nga arkivi i uebit t\u00eb Kuvendit<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb delegacion parlamentar shqiptar viziton Federat\u00ebn Ruse<\/strong><br \/>\nNxitja e bashk\u00ebpunimit dypal\u00ebsh me Rusin\u00eb n\u00eb fushat me interes reciprok ishte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vizit\u00ebs q\u00eb nj\u00eb delegacion i komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb zhvilloi n\u00eb Mosk\u00eb m\u00eb 8-9 qershor, me ftese t\u00eb kryetarit t\u00eb komisionit p\u00ebr Politik\u00ebn e Jashtme t\u00eb Dum\u00ebs ruse, Konstantin Kosacov.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Mosk\u00eb, delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryetari i komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm, Fatos Beja u takua n\u00eb komisionin e Jasht\u00ebm t\u00eb Dum\u00ebs ruse me drejtues t\u00eb tij, si dhe n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Federat\u00ebs Ruse, me zv\/ministrin e Jasht\u00ebm, Vladimir Titov.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto takime pal\u00ebt parashtruan vullnetin e tyre politik p\u00ebr t\u00eb nxitur bashk\u00ebpunimin n\u00eb t\u00eb gjitha fushat me interes t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb. Ata ju referuan bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrparlamentar, si nj\u00eb nga drejtimet baz\u00eb t\u00eb tij, ku mund t\u00eb diskutohen \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve dypal\u00ebshe, por dhe ato mbi zhvillimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimit me zv.ministrin e Jasht\u00ebm rus, Titov u shk\u00ebmbyen mendime p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kuadrit ligjor n\u00eb bashk\u00ebpunimin dypal\u00ebsh, bashk\u00ebrendimin e politikave dhe eksperiencave dypal\u00ebshe n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr terrorizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, trafiqeve t\u00eb paligjshme [theksimi \u00ebsht\u00eb i autorit t\u00eb shkrimit] etj, si dhe nxitjen e bashk\u00ebpunimit n\u00eb fush\u00ebn ekonomiko-tregtare, t\u00eb arsimit, shkenc\u00ebs, kultur\u00ebs, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare etj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tem\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e bisedimeve ishin dhe zhvillimet n\u00eb rajonin e Ballkanit, ato n\u00eb Kosov\u00eb dhe q\u00ebndrimet e pal\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht, p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pala ruse vler\u00ebsoi rolin dhe kontributin konstruktiv t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit, paqes, siguris\u00eb dhe zhvillimit n\u00eb rajonin e Ballkanit.<\/p>\n<p>Kryetari i komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Dum\u00ebs ruse, Kosa\u00e7ov, gjat\u00eb takimit me parlamentar\u00ebt shqiptar\u00eb tha se mir\u00ebpret vizit\u00ebn zyrtare t\u00eb kryetares s\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebrise, Jozefina Topalli, n\u00eb Federat\u00ebn Ruse.<\/p>\n<p><strong>Ambasadori shqiptar n\u00eb Prishtin\u00eb, i kualifikuar n\u00eb MPJ-n\u00eb e Rusis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ambasadori i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, Islam Lauka, \u00ebsht\u00eb kualifikuar nga n\u00ebpun\u00ebsit e dikasterit p\u00ebrkat\u00ebs rus pas vendosjes s\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Rusi. Dhe pse n\u00eb periudh\u00ebn 1991 deri n\u00eb 1995, punonte n\u00eb ambasad\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb si sekretar i par\u00eb dhe i ngarkuar me pun\u00eb, n\u00eb vitin 1994, Islam Lauka ka kryer nj\u00eb kurs n\u00eb Akademin\u00eb Diplomatike t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Federat\u00ebs Ruse.<\/p>\n<p>K\u00ebtu, ka k\u00ebrkuar grad\u00ebn e kandidatit t\u00eb shkencave politike me disertacionin \u201cEvoluimi i problemit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe situata e saj e sotme\u201d, [fondi: KX, shifra: \u0410v 7 \/9720, inventar.nr.: 0624501].<br \/>\nIslam Lauka u em\u00ebrua m\u00eb 12 dhjetor 2008 ambasador i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb i pari ambasador zyrtar n\u00eb Prishtin\u00eb pas shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. Lauka e njeh mir\u00eb Kosov\u00ebn dhe kjo p\u00ebr faktin se ka shkruar disa libra mbi \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, \u201cKosova rast universal apo sui generis\u201d dhe \u201cShk\u00ebputja e Kosov\u00ebs nga Rusia\u201d, dy libra me studime.<\/p>\n<p>Ka lindur n\u00eb Tropoj\u00eb m\u00eb 26.06.1954, ka mbaruar studimet e larta p\u00ebr rusisht n\u00eb Tiran\u00eb, ka kryer nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kualifikimesh, duke mbajtur edhe titullin doktor i shkencave politike, etj.<\/p>\n<p>Doktor i shkencave politike, mban dhe grad\u00ebn personale diplomatike, me titullin \u201ck\u00ebshilltar\u201d.<br \/>\nDrejtor i Institutit Shqiptar t\u00eb Studimeve Politike, president i Qendr\u00ebs Shqiptare t\u00eb Studimeve Amerikano-Britanike. Ka p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb pasur si diplomat, duke nisur q\u00eb nga puna referent dhe m\u00eb pas p\u00ebrgjegj\u00ebs sektori. Prej nj\u00eb viti ka qen\u00eb drejtor n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve Shum\u00ebpal\u00ebshe n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme.<\/p>\n<p>N\u00eb CV e tij p\u00ebrmend kursin e diplomacis\u00eb n\u00eb vitin 1985 dhe kursin e filozofis\u00eb [marksiste-leniniste-staliniste-enveriste] n\u00eb vitin 1982, por p\u00ebr modesti nuk p\u00ebrmend kursin n\u00eb Mosk\u00eb, n\u00eb vitin 1994 n\u00eb ministrin\u00eb e Jashtme Ruse, t\u00eb kontrolluar nga sh\u00ebrbimet sekrete, teksa ishte nr. 2 i ambasad\u00ebs shqiptare n\u00eb Mosk\u00eb.<\/p>\n<p><strong>2006, ujdi sekrete kosovare \u2013 osetine?<\/strong><\/p>\n<p>Ish-kryeministri kosovar Agim \u00c7eku gjen gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt me delegacionin nga Abhazia dhe Osetia Jugore n\u00eb korridoret e Duma-s shtet\u00ebrore, m\u00eb 30 n\u00ebntor 2006, faktin e bujsh\u00ebm e t\u00eb panjohur e b\u00ebn t\u00eb ditur e p\u00ebrditshmja RG (\u201cRossijskaja Gazeta\u201d \u2013 Gazeta Ruse), fletore zyrtare dhe e p\u00ebrditshme informative e Qeveris\u00eb s\u00eb Federat\u00ebs Ruse, me tirazh 400 mij\u00eb kopje.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb 19 gushtit 2009 n\u00eb \u201cRossijskaja gazeta\u201d, korrespondenti n\u00eb Tiran\u00eb i k\u00ebsaj gazete, Sergej Zharkih, ka shkruar, nd\u00ebr t\u00eb tjera:<br \/>\n\u201c\u2026 na duhet t\u00eb kujtojm\u00eb nj\u00eb fakt p\u00ebr t\u00eb cilin, ndoshta, pak kush ka dijeni. Gjat\u00eb vizit\u00ebs q\u00eb b\u00ebri n\u00eb vitin 2006 kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm i Kosov\u00ebs Agim \u00c7eku n\u00eb Mosk\u00eb, komunikoi mjaft gjat\u00eb dhe miq\u00ebsisht n\u00eb korridoret dhe kthinat e parlamentit ton\u00eb [Duma e shtetit] me delegacionin nga Abhazia dhe Osetia Jugore.<\/p>\n<p>Kreu i qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb ende nuk ishte njohur n\u00eb at\u00eb moment, gjeti shpejt gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt me bashk\u00ebbiseduesit, u uroi sukses, pasi u tha se i mir\u00ebkupton ata\u201d. K\u00ebtij lajmi t\u00eb nj\u00eb korrespodenti rus n\u00eb Tiran\u00eb mund t\u00eb mos i jepej r\u00ebnd\u00ebsi apo t\u00eb konsiderohej spekulativ, por redaksia e RG-s\u00eb ndodhet n\u00eb Kremlin.<\/p>\n<p>Vizita e \u00c7ekut n\u00eb Mosk\u00eb ka pasur jehon\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb SHBA, Britani e Madhe, por dhe n\u00eb Prishtin\u00eb, Beograd dhe n\u00eb Mosk\u00eb. Deputet\u00eb rus\u00eb, qarqe nacionaliste dhe proserbe n\u00eb Mosk\u00eb e konsideruan ftes\u00ebn e b\u00ebr\u00eb \u00c7ekut si tradhti. U n\u00ebnvizua fakti se ish-komandanti i U\u00c7K-s\u00eb u ftua nga z\u00ebvend\u00ebsministri i Jasht\u00ebm Vladimir Titov dhe kryetari i komitetit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare i dhom\u00ebs s\u00eb ul\u00ebt t\u00eb parlamentit rus, Konstantin Kosa\u00e7ov dhe u prit nga disa deputet\u00eb. Titovi e konsideroi vizit\u00eb jozyrtare, n\u00eb linj\u00ebn e kontakteve parlamentare.<\/p>\n<p>Rus\u00ebt n\u00eb fund t\u00eb vitit 2006 kishin dhe interesa ekonomik\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb (investimet n\u00eb minier\u00ebn e aluminit dhe energjitik\u00eb \u2013 TEC-et e Kosov\u00ebs). Nga ana tjet\u00ebr, Rusin\u00eb e preokupon q\u00ebndrimi proamerikan i shqiptar\u00ebve dhe prania e nj\u00eb baze ushtarake n\u00eb Ferizaj. N\u00eb 9 qershor 2007, kur ish-Presidenti amerikan Xhorxh Bush vizitonte Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00eb Budva t\u00eb Malit t\u00eb Zi ndodhej p\u00ebr pushime shefi i zbulimit t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb FSB-s\u00eb, pasardh\u00ebses s\u00eb KGB-s\u00eb, gjenerali Lebedev.<\/p>\n<p><em>www.shekulli.com.al<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Thanas Mustaqi Urdh\u00ebri i kryeparlamentares i qershorit 2010 p\u00ebr shk\u00ebmbimin e informacioneve t\u00eb klasifikuara mes Shqip\u00ebris\u00eb, an\u00ebtare t\u00eb NATO-s dhe Rusis\u00eb. Heqja e lajmit kompromentues nga faqja e Kuvendit, vizita e n\u00ebnkryetares s\u00eb PDSH-s\u00eb n\u00eb takimin e partis\u00eb s\u00eb Putinit, thirrja ndaj Mosk\u00ebs p\u00ebr shtrirjen e gazsjell\u00ebsit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe s\u00eb fundi akuza e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Topalli, nj\u00eb spiune ruse? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Topalli, nj\u00eb spiune ruse? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Thanas Mustaqi Urdh\u00ebri i kryeparlamentares i qershorit 2010 p\u00ebr shk\u00ebmbimin e informacioneve t\u00eb klasifikuara mes Shqip\u00ebris\u00eb, an\u00ebtare t\u00eb NATO-s dhe Rusis\u00eb. Heqja e lajmit kompromentues nga faqja e Kuvendit, vizita e n\u00ebnkryetares s\u00eb PDSH-s\u00eb n\u00eb takimin e partis\u00eb s\u00eb Putinit, thirrja ndaj Mosk\u00ebs p\u00ebr shtrirjen e gazsjell\u00ebsit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe s\u00eb fundi akuza e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-03-27T22:03:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topalli_grizllov.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Topalli, nj\u00eb spiune ruse?\",\"datePublished\":\"2011-03-27T22:03:18+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-27T22:03:18+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/\"},\"wordCount\":3578,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topalli_grizllov.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/\",\"name\":\"Topalli, nj\u00eb spiune ruse? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topalli_grizllov.jpg\",\"datePublished\":\"2011-03-27T22:03:18+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-27T22:03:18+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topalli_grizllov.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topalli_grizllov.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Topalli, nj\u00eb spiune ruse?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Topalli, nj\u00eb spiune ruse? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Topalli, nj\u00eb spiune ruse? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Thanas Mustaqi Urdh\u00ebri i kryeparlamentares i qershorit 2010 p\u00ebr shk\u00ebmbimin e informacioneve t\u00eb klasifikuara mes Shqip\u00ebris\u00eb, an\u00ebtare t\u00eb NATO-s dhe Rusis\u00eb. Heqja e lajmit kompromentues nga faqja e Kuvendit, vizita e n\u00ebnkryetares s\u00eb PDSH-s\u00eb n\u00eb takimin e partis\u00eb s\u00eb Putinit, thirrja ndaj Mosk\u00ebs p\u00ebr shtrirjen e gazsjell\u00ebsit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe s\u00eb fundi akuza e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-03-27T22:03:18+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topalli_grizllov.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Topalli, nj\u00eb spiune ruse?","datePublished":"2011-03-27T22:03:18+00:00","dateModified":"2011-03-27T22:03:18+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/"},"wordCount":3578,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topalli_grizllov.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/","name":"Topalli, nj\u00eb spiune ruse? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topalli_grizllov.jpg","datePublished":"2011-03-27T22:03:18+00:00","dateModified":"2011-03-27T22:03:18+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topalli_grizllov.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/topalli_grizllov.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topalli-nje-spiune-ruse\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Topalli, nj\u00eb spiune ruse?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7390"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7390"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7390\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7390"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7390"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7390"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}