{"id":7282,"date":"2011-03-20T23:54:49","date_gmt":"2011-03-20T22:54:49","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=7282"},"modified":"2011-03-20T23:54:49","modified_gmt":"2011-03-20T22:54:49","slug":"shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria, nj\u00eb demokraci ambasador\u00ebsh?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shekulli<\/strong>, <em>20.03.2011<\/em><\/p>\n<p><em><strong>N\u00eb forumin e shekullit ndajn\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimet e tyre Erion Kristo, Ermira Danaj, Dejona Mihali, Leart Kola dhe Arlind Qori<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Pyetjet <\/strong><br \/>\n1. Dit\u00ebt e fundit kan\u00eb par\u00eb nj\u00eb angazhim t\u00eb shpesht\u00eb t\u00eb ambasador\u00ebve t\u00eb vendeve t\u00eb tjera n\u00eb Shqip\u00ebri, sidomos pas ashp\u00ebrsimit t\u00eb konfliktit politik. Nd\u00ebr ta m\u00eb aktivi ka qen\u00eb ambasadori amerikan Alexander Arvizu. A mendoni se nd\u00ebrhyrje t\u00eb tilla jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kapacitetit p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet e brendshme, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb zhvillimit t\u00eb diskursit publik n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>2. A mendoni se nd\u00ebrhyrjet e Arvizu mund t\u00eb p\u00ebrdoren elektoralisht nga ndonj\u00ebra prej pal\u00ebve? A mund t\u00eb konsiderohet nj\u00eb diplomat si &#8220;imparcial&#8221;, apo mbi pal\u00ebt?<\/p>\n<p>3. A mund t\u00eb rritet demokracia (shqiptare) n\u00ebn tutorim e n\u00ebn p\u00ebrkujdesje, apo dialektika politike duhet zhvilluar mbi ballafaqimin e pal\u00ebve?<\/p>\n<p><strong>Erion Kristo<\/strong>,  <em>Pedagog UMB<\/em>.<\/p>\n<p>1. Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb perceptim i dit\u00ebve t\u00eb fundit. P\u00ebr ata q\u00eb i ndjekin zhvillimet, nd\u00ebrhyrjet e ambasador\u00ebve jan\u00eb gjith\u00ebvjetore, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe koh\u00ebn e pushimeve. Ambasadori amerikan duket sikur ka p\u00ebrveshur m\u00ebng\u00ebt m\u00eb shum\u00eb se sa t\u00eb tjer\u00ebt, duke u v\u00ebn\u00eb nota dhe institucioneve, me ose pa merit\u00eb, p\u00ebr shkak se ai erdhi di\u00e7ka m\u00eb von\u00eb n\u00eb sken\u00ebn e ndezur t\u00eb politik\u00ebs shqiptare. Dhe kur ai erdhi, flaka kishte arritur n\u00eb \u00e7ati. N\u00ebse nd\u00ebrhyrje t\u00eb tilla jan\u00eb t\u00eb domosdoshme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje me vend, sidomos n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb vijon t\u00eb sillet si djali plangprish\u00ebs. Po t\u00eb kishim kapacitetet, do kishim par\u00eb rezultatet. Shpesh, k\u00ebrkojm\u00eb zgjidhje q\u00eb vijn\u00eb nga per\u00ebndimi, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb institucioneve t\u00eb besimit. P\u00ebrderisa nuk jemi n\u00eb gjendje t\u00eb gatuajm\u00eb vet\u00eb, do k\u00ebnaqemi me at\u00eb \u00e7ka na ofrohet.<\/p>\n<p>2. Pal\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebrdoruese, por dhe shp\u00ebrdoruese t\u00eb mb\u00ebshtetjes per\u00ebndimore. Ne i njohim fare mir\u00eb rastet kur jan\u00eb paguar aq shum\u00eb para p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb fotografi me t\u00eb fuqishmit e bot\u00ebs, sa nuk do mbetej shkoll\u00eb pa u restauruar, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shitur &#8220;parat\u00eb personale&#8221; si mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Edhe nj\u00eb personalitet si z. Arvizu, me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb diplomaci, ka ndjer\u00eb nevoj\u00ebn t\u00eb riformuloj\u00eb disa fraza dhe komente t\u00eb tij. K\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij shp\u00ebrdorimi.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb vend sovran, po sovraniteti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb bashkuar me sovranitete t\u00eb tjera, ndaj t\u00eb cil\u00ebve kemi dhe detyrime. Prandaj, edhe pse mund t\u00eb mos na p\u00eblqej\u00eb, vendet partnere duhet t\u00eb d\u00ebgjohen n\u00eb kumtimin e tyre, edhe kur ky kumtim nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lexuesh\u00ebm. Aq m\u00eb tep\u00ebr, kur \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, se diplomat\u00ebt e huaj kan\u00eb nj\u00eb sasi kolosale informacioni, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se sa mund t\u00eb pandehim ne, dhe n\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr dimensione se sa mund t\u00eb njohim ne.<\/p>\n<p>3. Demokracia shqiptare \u00ebsht\u00eb rritur, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb rritur sadopak, &#8220;n\u00ebn\u00eb thundr\u00ebn e p\u00ebrdhun\u00ebs&#8221; ose m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi t\u00eb p\u00ebrkujdesjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare, aq sa shpesh nuk mund t\u00eb kuptohet demokracia jon\u00eb, n\u00ebse ndonj\u00eb demokraci per\u00ebndimore nuk na kujton se duhet t\u00eb sillemi &#8220;si n\u00eb demokraci&#8221;. Do t\u00eb ishte e pranueshme nj\u00eb dialektik\u00eb politike, po kjo mund t\u00eb vij\u00eb vet\u00ebm kur klasa politike t\u00eb jet\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese e interesave popullore apo grupore, e jo thjesht p\u00ebrfaq\u00ebsuese e interesave klanore. Po kur nuk ke pupla palloi, do v\u00ebsh n\u00eb ball\u00eb ato pupla q\u00eb do gjesh, mjaft q\u00eb t\u00eb mos dukesh krejt lakuriq, si baba Musa. Dialektika nuk ekziston, ajo krijohet, ditamedit\u00eb, e jo thjesht kur ke m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb vez\u00ebs q\u00eb nuk e njeh virtytin e durimit.<\/p>\n<p><strong>Ermira Danaj<\/strong>, <em>Pedagoge UET<\/em>.<\/p>\n<p>1. Nd\u00ebrhyrje t\u00eb tilla nganj\u00ebher\u00eb duket sikur jan\u00eb t\u00eb domosdoshme n\u00eb kontekstin politik zyrtar shqiptar p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb mungese t\u00eb plot\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebrie, analize dhe detyrimi p\u00ebr ti sh\u00ebrbyer njer\u00ebzve, nga ana e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb politik\u00ebs zyrtare n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb kushtet e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie programore, ku pozita dhe opozita do t\u00eb p\u00ebrplaseshin mbi baz\u00eb idesh apo parimesh e programesh, nd\u00ebrhyrje t\u00eb tilla, si t\u00eb tanishmet apo si t\u00eb m\u00ebparshmet, nuk do t\u00eb kishin qen\u00eb t\u00eb nevojshme, madje m\u00eb sakt\u00eb nuk do t\u00eb duhet absolutisht t\u00eb ndodhnin.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrball\u00eb konfliktit personal dhe individual q\u00eb prodhon politika jon\u00eb, duket sikur nd\u00ebrhyrje t\u00eb tilla jan\u00eb t\u00eb domosdoshme. Dhe jo vet\u00ebm kaq, por vasaliteti i d\u00ebshmuar prej shumic\u00ebs s\u00eb politikan\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb k\u00ebto vitet e fundit i ka dh\u00ebn\u00eb dhe nj\u00eb lloj legjitimeti nd\u00ebrhyrjes s\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, e \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja ky vasalitet ka krijuar iden\u00eb tek njer\u00ebzit se ne nuk s&#8217;mundemi t&#8217;ia dalim mban\u00eb problemeve tona pa nd\u00ebrhyrjet nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>2. Nuk besoj shum\u00eb se prononcimet e kujtdo ambasadori mund t\u00eb ndikojn\u00eb elektoralisht. Jan\u00eb faktor\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ata q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ndikonin elektoralisht. Aktualisht dy forcat kryesore luajn\u00eb vet\u00ebm me faktorin &#8220;kund\u00ebr tjetrit&#8221; dhe jo mbi \u00e7far\u00eb mund t\u00eb propozojn\u00eb apo ndryshojn\u00eb ato vet\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst t\u00eb p\u00ebshtir\u00eb lufte politike &#8220;kund\u00ebr tjetrit&#8221;, nuk besoj se ndikojn\u00eb deklarata t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve mbi at\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebhej, apo mbi respektimin e ndonj\u00eb standarti, etj.<\/p>\n<p>3. Dialektika politike duhet b\u00ebr\u00eb mbi ballafaqimin e ideve dhe programeve. U b\u00ebn\u00eb ca koh\u00eb q\u00eb kjo nuk po ndodh m\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ku kemi vet\u00ebm dy forca me programe aktualisht pothuajse t\u00eb nj\u00ebjta. I vetmi ballafaqim i tyre \u00ebsht\u00eb &#8220;posht\u00eb Berisha&#8221; dhe &#8220;posht\u00eb Rama&#8221;. Dhe diskutimi mbi nd\u00ebrhyrjen e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, vet\u00ebm k\u00ebto dit\u00eb po b\u00ebhet aktual, edhe pse nd\u00ebrhyrje ka patur gjithnj\u00eb. Kjo tem\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb &#8220;e nxeht\u00eb&#8221; vet\u00ebm p\u00ebr shkak se nj\u00ebra pal\u00eb duket sikur \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lavd\u00ebruar nga ambasadori Arvizu, meqen\u00ebse iu referuam m\u00eb sip\u00ebr, apo ngaq\u00eb nj\u00ebra pal\u00eb duket si m\u00eb e mbrojtur nga partit\u00eb X apo Y t\u00eb Bashkimit Europian, etj., etj.<\/p>\n<p>Dmth., dhe nga ata politikan\u00eb q\u00eb shprehen sot kund\u00ebr nd\u00ebrhyrjes s\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve \u00e7\u00ebshtja nuk shtrohet n\u00eb baz\u00eb parimesh, por vet\u00ebm n\u00eb form\u00eb t\u00eb interesit personal, meqen\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst ndjehen jo shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelur nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. N\u00ebse do t\u00eb ishte e kund\u00ebrta, do t\u00eb ishin gati t&#8217;u binin n\u00eb gjunj\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, sikund\u00ebr kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebto parti ekzistuese gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb fundit, sepse ua detyrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb konjukturat dhe interesat personale. Fatkeq\u00ebsisht pra, dialektika politike n\u00eb Shqip\u00ebri duket sikur bazohet vet\u00ebm n\u00eb konflikte personale, dhe her\u00eb pas here nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt duhet t&#8217;i t\u00ebrheqin veshin nj\u00ebrit apo tjetrit. E duke qen\u00eb situat\u00eb e till\u00eb, k\u00ebta politikan\u00eb shum\u00eb rrall\u00eb e kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb jen\u00eb partner\u00eb me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, kan\u00eb mbetur vasal\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Leart Kola<\/strong>,  <em>Instituti Antonio Gramshi<\/em><\/p>\n<p>1. Mendoj q\u00eb historia e nd\u00ebrhyrjeve nga ambasador\u00ebt e huaj \u00ebsht\u00eb m\u00eb e hershme, dhe shpeshher\u00eb ka qen\u00eb problematike. Mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb ambasador\u00ebt e &#8217;97, italianin Foresti dhe amerikanen Lino, q\u00eb me q\u00ebndrimet e tyre n\u00eb favor t\u00eb Berish\u00ebs, m\u00eb shum\u00eb se sa zgjidh\u00ebn problemet, lan\u00eb vendin t\u00eb shkoj\u00eb drejt nj\u00eb gjendje katastrofale. M\u00eb von\u00eb dol\u00ebn informacione se si k\u00ebta njer\u00ebz ma pask\u00ebshin p\u00ebrfituar personalisht nga Berisha, \u00e7ka e komplikoi edhe m\u00eb tep\u00ebr situat\u00ebn.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb k\u00ebta ambasador\u00eb nuk vuajt\u00ebn ndonj\u00eb pasoj\u00eb, ve\u00e7 ndonj\u00eb njolle t\u00eb vock\u00ebl n\u00eb biografi, po kjo \u00ebsht\u00eb e pakrahasueshme me at\u00eb q\u00eb paguan shqiptar\u00ebt, afro 3 mij\u00eb t\u00eb vdekur brenda pak muajve t\u00eb vitit 1997. N\u00eb k\u00ebto kushte un\u00eb mendoj se nuk ekziston nj\u00eb nj\u00ebsi &#8220;mat\u00ebse kapaciteti&#8221; q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb na e tregonte nevoj\u00ebn apo jo t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb treta, k\u00ebsisoj i vetmi parim \u00ebsht\u00eb q\u00eb problemet duhet t&#8217;i zgjidhin vet\u00eb ata q\u00eb m\u00eb pas do e p\u00ebrjetojn\u00eb progresin apo regresin q\u00eb rrjedh prej k\u00ebtyre vendimeve.<\/p>\n<p>Pra parimisht nuk duhet t\u00eb merren vendime nga njer\u00ebz q\u00eb as nuk e kan\u00eb n\u00eb plan q\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Sa i p\u00ebrket Arvizu, mendoj se q\u00ebndrimet e tij kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb problematike n\u00eb dy rrafshe. N\u00eb t\u00eb parin, p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb thash\u00eb m\u00eb lart, nd\u00ebrhyrjet e tij kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb paarsyeshme. N\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb Lushnj\u00eb, dit\u00ebt e fundit, z. Arvizu nuk hezitoi t\u00eb deklaroj\u00eb se nuk paska koh\u00eb p\u00ebr ndryshime n\u00eb kodin zgjedhor!!! Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne (shqiptar\u00ebt me t\u00eb drejt\u00eb vote) mund t\u00eb vendosim kur t\u00eb duam q\u00eb ti shtyjm\u00eb zgjedhjet e ta p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb kodin, sepse si popull t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb let\u00ebr jemi sovran\u00eb, kushtetuta ende na e garanton k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejte.<\/p>\n<p>Pra \u00e7&#8217;do t\u00eb thot\u00eb z. Arvizu, kur shprehet se nuk paska koh\u00eb? N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr mendoj q\u00eb z. Arvizu, n\u00eb konfliktin mes Berish\u00ebs dhe Ina Ram\u00ebs, thjesht i dha mb\u00ebshtetje t\u00eb dyve, pa mbajtur asnj\u00eb an\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt u konfliktuan qartazi n\u00eb diskurs publik. Kjo n\u00eb mos tregoft\u00eb naivitet, p\u00ebr s\u00eb paku \u00ebsht\u00eb skizofreni politike. S\u00eb fundi, mendoj q\u00eb nj\u00eb popull duhet t\u00eb angazhohet n\u00eb ruajtjen e stabilitetit t\u00eb vet, me mjetet q\u00eb i ndodhen. Nd\u00ebrhyrja nga jasht\u00eb, po t\u00eb shohim historine dhe kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb stabilitetit, ka rezultuar m\u00eb shum\u00eb si minues i tij.<\/p>\n<p>2. Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb duke ndodhur tashm\u00eb, q\u00ebndrimet e Arvizu duksh\u00ebm jan\u00eb duke u p\u00ebrdorur nga qeveria n\u00eb pushtet p\u00ebr t\u00eb legjitimuar pozicionin e saj, q\u00eb pas dat\u00ebs 21 janar ka humbur shum\u00eb legjitimitet. Pyetja \u00ebsht\u00eb se sa e d\u00ebshiron nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb politika amerikane? E k\u00ebtu fillon problemi. Ambasador\u00ebt kan\u00eb si mision p\u00ebrfaq\u00ebsimin e interesave t\u00eb nj\u00eb shteti, e jo domosdoshm\u00ebrisht k\u00ebto rezultojn\u00eb n\u00eb interes t\u00eb vendit ku ata jan\u00eb d\u00ebrguar, apo n\u00eb interes t\u00eb zhvillimit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb at\u00eb vend. Do t\u00eb qe naiv ky k\u00ebndv\u00ebshtrim, do t\u00eb linte m\u00ebnjan\u00eb interesa t\u00eb prosperimit ekonomik privat, q\u00eb kan\u00eb korporata tep\u00ebr t\u00eb forta n\u00eb lobbying, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Bechtel p\u00ebrshembull, q\u00eb pasi siguroi kontrat\u00ebn e rrug\u00ebs Durr\u00ebs-Kuk\u00ebs, tanim\u00eb ka siguruar dhe at\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs Tiran\u00eb-Elbasan. Ne e kemi t\u00eb leht\u00eb si popull ta p\u00ebsojm\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj hegjemonie, duke qen\u00eb se n\u00eb mentalitetin mbizot\u00ebrues shqiptar Amerika shihet si vendi i Demokracis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, p\u00ebr ta sqaruar nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, ne duhet t\u00eb zgjedhim mes principit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe atij t\u00eb &#8220;stabilitetit&#8221; t\u00eb padrejt\u00ebsis\u00eb, mes zhvillimit ekonomik n\u00eb interes t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, apo vet\u00ebm interesin partikular t\u00eb disa kompanive. Ky debat p\u00ebr fat t\u00eb keq nuk ekziston ne Shqip\u00ebri, k\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ne e p\u00ebsojm\u00eb k\u00ebt\u00eb hegjemoni dhunsh\u00ebm. Hegjemonia e lobby-ve pasi kalon nga ambasadat, \u00e7ertifikohet nga opinionist\u00ebt dhe i paketohet qytetar\u00ebve gati p\u00ebr t&#8217;u ngr\u00ebn\u00eb, e pasi konsumohet i k\u00ebrkohet po k\u00ebtyre qytetar\u00ebve q\u00eb pavar\u00ebsisht se n\u00eb goj\u00eb ndjejn\u00eb shijen e zeherit, t\u00eb dalin n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb e t&#8217;i b\u00ebjn\u00eb lavde \u00ebmb\u00eblsis\u00eb.<\/p>\n<p>3. Un\u00eb mendoj q\u00eb pik\u00ebrisht si pasoj\u00eb e k\u00ebtij tutorimi, n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka nj\u00eb ballafaqim ideor. Tutorimi i vazhduesh\u00ebm ka sjell\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku e gjith\u00eb politika \u00ebsht\u00eb substancialisht e nj\u00ebjt\u00eb, por e amballazhuar ndryshe. Si\u00e7 do t\u00eb thoshte Ervin Hatibi &#8220;politika shqiptare i ngjan nj\u00eb rimorkioje t\u00eb vjet\u00ebr, q\u00eb t\u00ebrhiqet nga nj\u00eb fuoristrad\u00eb me targa t\u00eb huaja&#8221;. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mendoj q\u00eb duhet t\u00eb jemi m\u00eb kritik\u00eb ndaj nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb huaja, t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb debat e diskutime mbi to.<\/p>\n<p>E ky debat duhet b\u00ebr\u00eb duke patur interesin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb popullit n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb, ne k\u00ebto kushte do t\u00eb kish qen\u00eb m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr ne q\u00eb t\u00eb diferenconim se cilat jan\u00eb nd\u00ebrhyrjet q\u00eb realisht e pasurojn\u00eb debatin politik zhvillimor, e cilat jan\u00eb ato q\u00eb nuk e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Kjo do t\u00eb ishte nisja, mendoj un\u00eb, edhe e nj\u00eb politizimi m\u00eb t\u00eb madh shoq\u00ebror, \u00e7ka do t\u00eb sillte dhe nj\u00eb rritje t\u00eb diversitetit t\u00eb ofert\u00ebs politike n\u00eb vend. Vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb mund\u00ebsohej q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb alternativ\u00eb elektorale &#8220;p\u00ebr&#8221; e jo gjithmon\u00eb &#8220;kund\u00ebr&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Dejona Mihali<\/strong>,  <em>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje<\/em><\/p>\n<p>1. Asnj\u00eb nd\u00ebrhyrje e ndonj\u00eb ambasadori nuk \u00ebsht\u00eb e domosdoshme. Vet\u00eb em\u00ebrtesa &#8220;e domosdoshme&#8221; bie ndesh me statusin e diplomatit. Po ashtu zgjidhja e konflikteve t\u00eb brendshme m\u00eb shum\u00eb partiake se politike, t\u00eb nj\u00eb vendi nuk matet me munges\u00ebn ose jo t\u00eb kapacitetit zgjidh\u00ebs. Pik\u00ebrisht nd\u00ebrhyrja e koh\u00ebpaskohshme e diplomat\u00ebve t\u00eb huaj pas 1997 e kan\u00eb pamund\u00ebsuar krijimin e dispozitivit Politik dhe kushtetuimit t\u00eb Publikes.<\/p>\n<p>N\u00ebse ka tension nd\u00ebrpartiak apo institucional n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb e ka instanc\u00ebn &#8220;popull&#8221;, k\u00ebt\u00eb tension i takon pik\u00ebrisht atij populli ta p\u00ebrballoj\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb ta thelloj\u00eb apo ta ndal\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb vullnetit t\u00eb tij.<br \/>\nQ\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ambasador\u00ebt nuk kan\u00eb zgjidhur asnj\u00ebher\u00eb asgj\u00eb sepse n\u00eb modalitetin e qenies s\u00eb tyre nuk kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e popullit ku shkojn\u00eb por t\u00eb institucioneve nga vijn\u00eb. Duhet nj\u00eb aft\u00ebsi e madhe e t\u00eb qenit alogjik apo kontradiktor q\u00eb t\u00eb pohosh se ndonj\u00eb ambasador do t\u00eb mund t\u00eb zgjidh\u00eb mosmarr\u00ebveshjet qoft\u00eb partiake e ler\u00eb m\u00eb politike t\u00eb nj\u00eb vendi.<\/p>\n<p>2. Ambasador\u00ebt e SHBA-ve n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kan\u00eb m\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb kan\u00eb pasur n\u00eb vitet &#8217;90 e aq m\u00eb tep\u00ebr influenc\u00ebn n\u00eb opinionin e votuesve. Si zakonisht, popullata \u00ebsht\u00eb disa hapa p\u00ebrpara partive politike. K\u00ebt\u00eb &#8220;mbipal\u00eb&#8221; e kan\u00eb krijuar si konstrukt t\u00eb gjitha agjensit\u00eb mediako-zyrtare.<br \/>\nT\u00eb gjitha marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike q\u00eb ka sot Republika e Shqip\u00ebris\u00eb nuk jan\u00eb pasoj\u00eb e ndonj\u00eb qeverie apo institucioni, por pasoj\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e nj\u00eb populli i cili merr pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje dhe delegon q\u00eb t\u00eb qeveriset.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, dit\u00ebn q\u00eb askush s&#8217;do t\u00eb dal\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar, nuk do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi askush t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb apo t\u00eb bisedoj\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e Shqip\u00ebris\u00eb me ndonj\u00eb qeveri t\u00eb huaj apo me ndonj\u00eb diplomat. Sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb dikush nga ata q\u00eb e quajn\u00eb veten politikan ta kuptoj\u00eb k\u00ebt\u00eb relacion aq m\u00eb shpejt do t\u00eb ndodh\u00eb t\u00eb kemi shpresat p\u00ebr themelimin e politik\u00ebs.<br \/>\nNuk ka ndodhur q\u00eb nj\u00eb qeveri apo opozit\u00eb t\u00eb ket\u00eb probleme me diplomat\u00ebt e huaj n\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe me legjitimitet interesat e shoq\u00ebris\u00eb dhe shtetit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Problemet me k\u00ebta diplomat\u00eb dhe mund\u00ebsia e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb tyre jan\u00eb kur qoft\u00eb qeveria qoft\u00eb opozita nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb as p\u00ebr s\u00eb largu ndonj\u00eb interes konkret apo parimor t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tyre. Sa m\u00eb larg jan\u00eb nga qytetar\u00ebt e tyre aq m\u00eb af\u00ebr jan\u00eb m\u00eb nd\u00ebrhyrjet dhe deklaratat e Departamentit t\u00eb shtetit t\u00eb SHBA-ve. Prej vitesh k\u00ebto subjekte politike po e k\u00ebrkojn\u00eb legjitimitetin aty ku nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb ShBA apo n\u00eb BE, kur m\u00eb af\u00ebr nga t\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb qytetar\u00ebt e tyre, marr\u00ebdh\u00ebnia e drejt\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt do t&#8217;i afronte m\u00eb t\u00eb gjitha instancat e tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>3. Si\u00e7 edhe u p\u00ebrmend m\u00eb lart, nj\u00eb popull e di m\u00eb mir\u00eb se \u00e7dokush tjet\u00ebr se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vetveten. N\u00ebse jemi popull n\u00eb munges\u00eb at\u00ebher\u00eb le t\u00eb dor\u00ebzohemi plot\u00ebsisht pa shpenzuar energji n\u00eb institucione gjysmake. \u00c7\u00ebshtja e demokracis\u00eb implikon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb imediate popullin. Dialektika politike implikon form\u00ebn e organizimit t\u00eb tij, n\u00eb rastin ton\u00eb, Republik\u00ebn. N\u00ebse i kuptojm\u00eb drejt k\u00ebto terma dhe i praktikojm\u00eb ato, nuk ka vend p\u00ebr tutorim.<br \/>\nTermat demokraci dhe republik\u00eb nuk kan\u00eb si mund\u00ebsi kuptime apo q\u00ebndrime t\u00eb treta, pra ose i kuptojm\u00eb e praktikojm\u00eb, ose i keqkuptojm\u00eb dhe i anashkalojm\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb lloj anashkalimi kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sot. Organizimi politik i nj\u00eb vendi dhe i popullit \u00ebsht\u00eb dhe mbetet \u00e7\u00ebshtje e tij. Edhe at\u00ebher\u00eb kur duket t\u00eb ket\u00eb tensione.<br \/>\nMadje pse nuk kemi pasur mjaftuesh\u00ebm tensione politike (jo partiake) sot \u00ebsht\u00eb v\u00ebne n\u00eb pik\u00ebpyetje Republika e l\u00ebre m\u00eb demokracia.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa mbi ballafiqimin e pal\u00ebve nuk duhet harruar pyetja se cilat konsiderojm\u00eb ne si pal\u00eb? N\u00ebse pal\u00eb quajm\u00eb partit\u00eb politike sapo kemi konfirmuar keqkuptimin p\u00ebr t\u00eb cilin fol\u00ebm m\u00eb sip\u00ebr. Pal\u00eb \u00ebsht\u00eb populli, pjes\u00ebt jan\u00eb partit\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie na mbetet q\u00eb pjes\u00ebt t&#8217;i lexojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb tilla e ta b\u00ebjm\u00eb konceptualisht e praktikisht popullin pal\u00eb, duke e mbushur me kuptimin em\u00ebrtes\u00ebn q\u00eb e kemi Republik\u00eb madje dhe demokratike.<\/p>\n<p><strong>Arlind Qori<\/strong>, <em>Pedagog UT<\/em>.<\/p>\n<p>1. Pik\u00eb s\u00eb pari duhet p\u00ebrkufizuar problematika e konfliktit. Nd\u00ebrhyrja e ambasadoreve p\u00ebr t\u00eb zgjidhur kriz\u00ebn do te mund te konsiderohet si domosdoshm\u00ebri vet\u00ebm n\u00ebse operojm\u00eb intelektualisht brenda cekt\u00ebsis\u00eb s\u00eb kuptimit t\u00eb kriz\u00ebs politiko-shoq\u00ebrore shqiptare. Kjo e fundit varf\u00ebrisht p\u00ebrkufizohet n\u00eb termat private t\u00eb ndeshjes p\u00ebr pushtet t\u00eb dy pal\u00ebve, t\u00eb cilat t\u00eb konsideruara n\u00eb stadet grindavec\u00ebrore f\u00ebminore perceptohen si te paafta p\u00ebr te zgjidhur kriz\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebt\u00eb te fundit do ta kuptonin ne shum\u00ebp\u00ebrmasin\u00eb e vet politiko-shoq\u00ebrore, qe sintetikisht mund te p\u00ebrkufizohet si kriz\u00eb e rolit te qytetareve si subjekte politike ne hap\u00ebsir\u00ebn publike dhe e shtr\u00ebngesave te struktur\u00ebs ekonomike, at\u00ebher\u00eb kjo form\u00eb nd\u00ebrhyrjeje e pamund\u00ebson zgjidhjen e problemit. Gjithsesi, nd\u00ebrhyrja e ambasadoreve nuk duhet pare foshnj\u00ebrisht si mungesa e kapacitetit shoq\u00ebror p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar kriz\u00ebn, por si nj\u00eb prej faktor\u00ebve te shtyrjes se pafund\u00ebsi te zgjidhjes se kriz\u00ebs, sa koh\u00eb q\u00eb kjo e fundit nuk \u00ebsht\u00eb thjesht mosmarr\u00ebveshja private p\u00ebr vij\u00ebn e ujit mes dy bah\u00e7eve.<\/p>\n<p>2. S&#8217;di t\u00eb them me siguri t\u00eb plot\u00eb se cila pal\u00eb private (dmth. parti elektoraliste) e ka n\u00eb krah ambasadorin. Gjithsesi, edhe n\u00ebse marrim rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, kur ambasadori \u00ebsht\u00eb i paanshem ndaj pal\u00ebve, kjo nuk e shnd\u00ebrron k\u00ebt\u00eb n\u00eb paan\u00ebsi totale. Ne fund te fundit, ato q\u00eb konsiderohen pale nuk perfaq\u00ebsojne gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se minimumin e antagonizmit brenda te nj\u00ebjtit identitet politiko-programor, qe p\u00ebrmes veprimeve pushtetore e pushtetkerkuese p\u00ebrjashtojn\u00eb krye-pal\u00ebn, popullin shqiptar, ku ky i fundit nuk duhet marre si shumatorja aritmetike e votave, por si subjekti politik autonom, i cili ne mos gjallon realisht, v\u00ebrtitet si fantazme qe pret te behet mish. Pra veprimtaria ambasadoriale ne te gjitha rastet p\u00ebrballet me pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr te mos qene pale, madje me pal\u00ebn e gabuar.<\/p>\n<p>3. Immanuel Kanti kur i referohet popullit t\u00eb paorganizuar e jo pjes\u00ebmarr\u00ebs politikisht p\u00ebrdor konceptin e tutel\u00ebs apo mituris\u00eb. Kjo e fundit n\u00ebnkupton paaft\u00ebsin\u00eb e te shnd\u00ebrruarit te privat\u00ebsis\u00eb se opinionit apo interesit individual ne nj\u00eb dimension universalist. Sipas k\u00ebsaj qasjeje, reduktimi i popullit shqiptar ne gjendjen e mituris\u00eb, sidomos te asaj nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nuk p\u00ebrb\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se largimin gjithnj\u00eb e me te nxituar nga arsyeja politike. Prandaj, demokracia e tuteluar p\u00ebrb\u00ebn oksimoron. Demokracia nuk e pranon tutel\u00ebn, ajo vet\u00ebzhvillohet n\u00ebp\u00ebrmjet pjes\u00ebmarrjes e debatit kritik te t\u00eb gjith\u00ebve me te gjith\u00eb.<\/p>\n<p>E vetmja gj\u00eb qe ndonj\u00eb dashamires nd\u00ebrkomb\u00ebtar do t\u00eb mund te b\u00ebnte p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare do te ishte garantimi teknik i ndonj\u00eb hap\u00ebsire p\u00ebr g\u00eblimin e debatit (psh. le te hapnin dyert e mjediseve te tyre pa asnj\u00eb interes apo kusht ndaj debatit politik mbar\u00ebqytetar) e jo &#8220;p\u00ebrk\u00ebdhelja&#8221; intensive paternaliste qe duke e fjetur nd\u00ebrgjegjen politike mban ne k\u00ebmbe form\u00ebn me te papranueshme te despotizmit, qe serish sipas Kantit trup\u00ebzohet ne qeverisjen paternaliste, apo me keq akoma ne at\u00eb pastorale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shekulli, 20.03.2011 N\u00eb forumin e shekullit ndajn\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimet e tyre Erion Kristo, Ermira Danaj, Dejona Mihali, Leart Kola dhe Arlind Qori Pyetjet 1. Dit\u00ebt e fundit kan\u00eb par\u00eb nj\u00eb angazhim t\u00eb shpesht\u00eb t\u00eb ambasador\u00ebve t\u00eb vendeve t\u00eb tjera n\u00eb Shqip\u00ebri, sidomos pas ashp\u00ebrsimit t\u00eb konfliktit politik. Nd\u00ebr ta m\u00eb aktivi ka qen\u00eb ambasadori amerikan Alexander [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Shqip\u00ebria, nj\u00eb demokraci ambasador\u00ebsh? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shqip\u00ebria, nj\u00eb demokraci ambasador\u00ebsh? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shekulli, 20.03.2011 N\u00eb forumin e shekullit ndajn\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimet e tyre Erion Kristo, Ermira Danaj, Dejona Mihali, Leart Kola dhe Arlind Qori Pyetjet 1. Dit\u00ebt e fundit kan\u00eb par\u00eb nj\u00eb angazhim t\u00eb shpesht\u00eb t\u00eb ambasador\u00ebve t\u00eb vendeve t\u00eb tjera n\u00eb Shqip\u00ebri, sidomos pas ashp\u00ebrsimit t\u00eb konfliktit politik. Nd\u00ebr ta m\u00eb aktivi ka qen\u00eb ambasadori amerikan Alexander [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-03-20T22:54:49+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Shqip\u00ebria, nj\u00eb demokraci ambasador\u00ebsh?\",\"datePublished\":\"2011-03-20T22:54:49+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-20T22:54:49+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh\/\"},\"wordCount\":3524,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh\/\",\"name\":\"Shqip\u00ebria, nj\u00eb demokraci ambasador\u00ebsh? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2011-03-20T22:54:49+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-20T22:54:49+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shqip\u00ebria, nj\u00eb demokraci ambasador\u00ebsh?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shqip\u00ebria, nj\u00eb demokraci ambasador\u00ebsh? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Shqip\u00ebria, nj\u00eb demokraci ambasador\u00ebsh? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shekulli, 20.03.2011 N\u00eb forumin e shekullit ndajn\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimet e tyre Erion Kristo, Ermira Danaj, Dejona Mihali, Leart Kola dhe Arlind Qori Pyetjet 1. Dit\u00ebt e fundit kan\u00eb par\u00eb nj\u00eb angazhim t\u00eb shpesht\u00eb t\u00eb ambasador\u00ebve t\u00eb vendeve t\u00eb tjera n\u00eb Shqip\u00ebri, sidomos pas ashp\u00ebrsimit t\u00eb konfliktit politik. Nd\u00ebr ta m\u00eb aktivi ka qen\u00eb ambasadori amerikan Alexander [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-03-20T22:54:49+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Shqip\u00ebria, nj\u00eb demokraci ambasador\u00ebsh?","datePublished":"2011-03-20T22:54:49+00:00","dateModified":"2011-03-20T22:54:49+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh\/"},"wordCount":3524,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh\/","name":"Shqip\u00ebria, nj\u00eb demokraci ambasador\u00ebsh? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2011-03-20T22:54:49+00:00","dateModified":"2011-03-20T22:54:49+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-nje-demokraci-ambasadoresh\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shqip\u00ebria, nj\u00eb demokraci ambasador\u00ebsh?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7282"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7282"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7282\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7282"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7282"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7282"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}