{"id":723,"date":"2014-03-16T09:43:25","date_gmt":"2014-03-16T08:43:25","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=723"},"modified":"2014-03-16T09:43:25","modified_gmt":"2014-03-16T08:43:25","slug":"a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/","title":{"rendered":"A ia vlen t\u00eb vdes\u00ebsh p\u00ebr Sirin\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Kujdes, po vijn\u00eb shqiptar\u00ebt\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kujdes_po_vijne_shqiptaret.jpg\" width=\"300\" \/> <strong>Vladimir Karaj<\/strong>, <em>Mapo<\/em>: <\/p>\n<p><strong>ResPublica.al<\/strong> | <em>15 March 2014<\/em><\/p>\n<p>Gazeta Mapo e ka patur lajm kryesor n\u00eb numrin e sot\u00ebm lajmin mbi arrestimet q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa imam\u00ebve dhe njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb lidhur me rekrutimet q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa shqiptar\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Siri. Titulli n\u00eb faqe t\u00eb par\u00eb \u00ebhst\u00eb \u201cA ia vlen t\u00eb vdes\u00ebsh p\u00ebr Sirin\u00eb?\u201d, dhe autori Vladimir Karaj b\u00ebn nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb ka ndodhur. Ja shkrimi i tij q\u00eb \u00ebsht\u00eb midis raportimit e komentit:<\/p>\n<p>T\u00eb dilje apo hyje n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs dje ishte nj\u00eb makth. Qindra e mij\u00ebra kishin z\u00ebn\u00eb bulevardin n\u00eb kremtimet \u201cpagane\u201d t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Ver\u00ebs. Rast\u00ebsisht, i pari q\u00eb na tha \u201cg\u00ebzuar\u201d ishte nj\u00eb hoxh\u00eb. Kjo sigurisht nuk \u00ebsht\u00eb pamja e nj\u00eb vendi t\u00eb pushtuar prej ndonj\u00eb ekstremizmi fetar t\u00eb \u00e7far\u00ebdolloji, di\u00e7ka q\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre duhet t\u00eb na qet\u00ebsoj\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pavar\u00ebsisht bindjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme se nuk ka nj\u00eb situat\u00eb ekstremizmi, arrestimi i 8 personave dhe shpallja n\u00eb k\u00ebrkim e 5 t\u00eb tjer\u00ebve ka krijuar nj\u00eb situat\u00eb alarmi dhe nj\u00eb gjendje ankthi p\u00ebr krijimin e celulave terroriste apo grupeve t\u00eb ekstremizmit fetar. <\/p>\n<p>Grupi q\u00eb akuzohet nga prokuroria si i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rekrutimet e luft\u00ebn s\u00eb Siris\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb i pari me t\u00eb tilla akuza. M\u00eb her\u00ebt, Artan Kristo u mbajt p\u00ebr rreth dy vite n\u00eb qeli, por u shpall i pafajsh\u00ebm n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb pak a shum\u00eb mbi t\u00eb nj\u00ebjtat akuza. Arrestimet e fundit, q\u00eb vijn\u00eb pas zbardhjes s\u00eb disa rasteve t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb shkuar t\u00eb luftojn\u00eb n\u00eb Siri kund\u00ebr diktatorit Bashar al Assad, por q\u00eb dyshohet se u jan\u00eb bashkuar grupeve terroriste atje, duket se kan\u00eb \u201czbuluar\u201d rrezikun e p\u00ebrfshirjes s\u00eb vendit n\u00eb hart\u00ebn e shteteve t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuara prej terrorizmit fetar. Por sa real \u00ebsht\u00eb ky rrezik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Ekstremist\u00ebt, t\u00eb ve\u00e7uar<\/strong><\/p>\n<p>Akte t\u00eb tilla deri m\u00eb tani nuk ka pasur dhe gjuha e urrejtjes q\u00eb grupe t\u00eb ndryshme fetare i adresojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrhapur kryesisht n\u00eb forume dhe media virtuale dhe n\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, n\u00eb form\u00eb letrash k\u00ebrc\u00ebnuese apo lajmesh bizare. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr grupe ekstremist\u00ebsh q\u00eb pretendojn\u00eb se p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb islamin, por edhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb feve t\u00eb tjera. P\u00ebrballja e fundit dhe e dukshme e k\u00ebsaj natyre gjendej leht\u00eb dje n\u00eb nj\u00eb faqe t\u00eb krijuar n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb arrestuarve. Komentues n\u00eb faqe, jo vet\u00ebm i akuzonin an\u00ebtar\u00ebt e grupit si \u201carab\u00eb\u201d, por edhe k\u00ebrc\u00ebnonin: \u201cDo ju shfarosim nga faqja e dheut!\u201d. Si p\u00ebrgjigje merrnin fotografi kokash t\u00eb prera n\u00eb Siri, prej atyre q\u00eb mbronin imamin e arrestuar. <\/p>\n<p>Gjuha e ashp\u00ebr, fyerjet, racizmi, k\u00ebrc\u00ebnimet e nd\u00ebrsjellta jan\u00eb pjes\u00eb e zhargonit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm n\u00eb faqet e ngjashme. Kryesisht jan\u00eb t\u00eb shkruara me nj\u00eb shqipe t\u00eb keqe, ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb pakuptueshme, pavar\u00ebsisht dialektit q\u00eb p\u00ebrdor shkruesi dhe reflekton se pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb angazhuarve n\u00eb t\u00eb tilla debate jan\u00eb kryesisht t\u00eb pashkolluar. E gjith\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kuptuar se ka nj\u00eb terren q\u00eb do e ushqente ekstremizmin, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb edhe p\u00ebrtej celulave dhe grupeve t\u00eb \u201cp\u00ebrjashtuara\u201d n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre prej komuniteteve t\u00eb tyre. Madje, n\u00eb rastin e fundit Komuniteti Mysliman b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb publike distancimi duke cil\u00ebsuar se hoxha Genci (Abdurrahim) Balla nuk ishte pjes\u00eb e Komunitetit dhe se nuk njihej prej tij. Nga ana tjet\u00ebr, edhe grupime t\u00eb tjera t\u00eb mysliman\u00ebve n\u00eb vend kan\u00eb b\u00ebr\u00eb distancim nga t\u00eb arrestuarit. E-zani.com, edhe pse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faqe q\u00eb mban q\u00ebndrim kritik ndaj m\u00ebnyr\u00ebs si drejtohet Komuniteti Mysliman, po ashtu kritikon aktivitetin e t\u00eb arrestuarve. <\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, organeve shtet\u00ebrore u k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb sqarojn\u00eb rastin, duke mos lejuar gjuh\u00ebn e urrejtjes kund\u00ebr gjith\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb islame n\u00eb vend.  \u201c\u2026do ishte e nevojshme q\u00eb autoritetet e rendit t\u00eb ishin treguar m\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr publikun dhe t\u00eb qart\u00ebsonin se kan\u00eb qen\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs fetar\u00eb t\u00eb xhamive t\u00eb vendit ata q\u00eb u kan\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen dhe u kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb q\u00eb imami Genc Balla t\u00eb ndalte retorik\u00ebn inflamatore n\u00eb lidhje me luft\u00ebn n\u00eb Siri\u201d, &#8211; thuhet n\u00eb shkrim. Besnik Sinani, nj\u00eb shkrues n\u00eb faqe \u201ce-zani.com\u201d ngre nd\u00ebrkoh\u00eb shqet\u00ebsimin se n\u00eb rastin n\u00eb fjal\u00eb, media n\u00eb vend priret drejt raportimit t\u00eb videove bizare t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb shkuar n\u00eb luft\u00ebn e Siris\u00eb dhe b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr rekrutime t\u00eb reja, nd\u00ebrsa duksh\u00ebm kan\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb hoxhallar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri, q\u00eb u k\u00ebrkon mysliman\u00ebve t\u00eb mos bien pre e thirrjeve t\u00eb ngjashme dhe t\u00eb mos i bashkohen grupeve terroriste. Sinani thot\u00eb se media n\u00eb Shqip\u00ebri u fokusua n\u00eb pjes\u00ebn e videos q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte me prerje koke, por sipas tij, pjesa m\u00eb interesante e saj ishin akuzat kund\u00ebr hoxhallar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr t\u00eb dekurajuar rekrutimin e shqiptar\u00ebve p\u00ebr luft\u00eb n\u00eb Siri. <\/p>\n<p>\u201cI b\u00ebj thirrje \u00e7do v\u00ebllai shqiptar q\u00eb ndodhet n\u00eb radh\u00ebt e shtetit Islam t\u00eb Irakut dhe Shamit (Emri i grupit terrorist q\u00eb lufton n\u00eb Siri) q\u00eb t\u00eb largohet dhe ta thyej\u00eb arm\u00ebn e tij p\u00ebrpara se ta takoj\u00eb Zotin e tij me gjak t\u00eb marr\u00eb padrejt\u00ebsisht\u201d, &#8211; citohet nga Sinani nj\u00eb prej hoxhallar\u00ebve shqiptar\u00eb. T\u00eb tjer\u00eb njoh\u00ebs t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes na thon\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr persona q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb shkolluar mjaftuesh\u00ebm dhe as e njohin fen\u00eb apo rregullat e saj. Njer\u00ebz leht\u00ebsisht t\u00eb manipuluesh\u00ebm. Vet\u00eb grupi i krijuar n\u00eb Facebook, n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb arrestuarve, e b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se ka nj\u00eb ndarje mes tyre dhe hoxhallar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, Maqedoni dhe Shqip\u00ebri. \u201cHoxhallar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb ngritur z\u00ebrin kund\u00ebr burgosjes s\u00eb hoxh\u00ebs Abdurrahim Balla, le t\u00eb marrin m\u00ebsim nga fjala e urt\u00eb popullore: Sot n\u00eb kojshi, nes\u00ebr te ti\u201d, -shkruhet n\u00eb nj\u00eb nga postimet e grupit.<\/p>\n<p><strong>Historia e t\u00eb arrestuarve<\/strong><\/p>\n<p>Grupi i t\u00eb arrestuarve, me n\u00eb krye Genci Ball\u00ebn dhe Bujar Hys\u00ebn dhe t\u00eb shpallurit n\u00eb k\u00ebrkim akuzohen se kan\u00eb predikuar p\u00ebr t\u00eb nxitur shkuarjen e shqiptar\u00ebve n\u00eb Siri dhe kan\u00eb organizuar d\u00ebrgimin e k\u00ebtyre personave atje. Prokuroria thot\u00eb se zbulimi i disa deklaratave bankare dhe prova t\u00eb tjera t\u00eb l\u00ebvrimit t\u00eb parave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grup ka hapur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb hetuar burimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave dhe p\u00ebr t\u00eb zbuluar n\u00ebse financimet vijn\u00eb prej grupeve t\u00eb skeduara m\u00eb par\u00eb nga Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara. E paqart\u00eb \u00ebsht\u00eb se si b\u00ebhej rekrutimi i personave q\u00eb d\u00ebrgoheshin m\u00eb pas n\u00eb Siri dhe po ashtu, edhe rruga q\u00eb ata merrnin. Prokuroria po ashtu po punon p\u00ebr t\u00eb zbardhur d\u00ebrgimin e f\u00ebmij\u00ebve dhe grave bashk\u00eb me personat e rekrutuar p\u00ebr luft\u00eb. Zamir Mani, 39 vje\u00e7 nga Shkodra ka denoncuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda imamin e vet\u00ebshpallur t\u00eb xhamis\u00eb s\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Re, Genci Abdurrahim Balla se i ka d\u00ebrguar n\u00eb Siri bashk\u00ebshorten dhe djalin e tij 7 vje\u00e7. <\/p>\n<p>Burri ka th\u00ebn\u00eb se nuk ka dijeni ku ka t\u00eb birin dhe dyshon se ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Siri. Nj\u00eb tjet\u00ebr rast \u00ebsht\u00eb ai i Shk\u00eblzen Dumanit, i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim, q\u00eb mendohet se ka marr\u00eb me vete n\u00eb Siri edhe dy f\u00ebmij\u00ebt e tij.  Po ashtu nuk dihet kush dhe si \u00ebsht\u00eb financuar nd\u00ebrtimi i xhamis\u00eb tek Unaza e Re, e cila nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Komunitetit Mysliman dhe nuk kontrollohet prej k\u00ebtij t\u00eb fundit. Ka dyshime se Organizata Humanitare Turke, IHH ndodhet pas k\u00ebtyre rekrutimeve. E akuzuar p\u00ebr mbledhje mercenar\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr Assadit n\u00eb Siri, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe shqiptar\u00eb, i  ka mohuar akuzat, duke i cil\u00ebsuar trillime konspirative p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tyre humanitare. Organizata sidoqoft\u00eb ishte pre e nj\u00eb goditje policore disa muaj m\u00eb par\u00eb. 25 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb saj u arrestuan n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p>Prokuroria thot\u00eb se mes moris\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjimeve t\u00eb kryera n\u00eb xhamin\u00eb e Unaz\u00ebs s\u00eb Re, ve\u00e7 t\u00eb tjerash ka mundur t\u00eb siguroj\u00eb edhe disa seanca predikimi, ku t\u00eb rekrutuarve p\u00ebr t\u2019u d\u00ebrguar n\u00eb Siri u vendoseshin kushte p\u00ebr koh\u00ebn e q\u00ebndrimit n\u00eb vendin ku sipas tyre zhvillohej lufta e shenjt\u00eb.  N\u00eb nj\u00eb prej k\u00ebtyre regjistrimeve, prokuroria thot\u00eb se imami i vet\u00ebshpallur i Xhamis\u00eb s\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Re, Abdurrahim Balla u k\u00ebrkon ndjek\u00ebsve t\u00eb tij q\u00eb do t\u00eb d\u00ebrgoheshin n\u00eb Siri q\u00eb duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb jo m\u00eb pak se tre muaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Ende nuk dihet p\u00ebrse ishte vendosur nj\u00eb kusht i till\u00eb, por imami \u201ck\u00ebrc\u00ebnonte\u201d t\u00eb rekrutuarit, se n\u00eb rast se ktheheshin p\u00ebrpara se t\u00eb mbusheshin tre muaj, at\u00eb do t\u00eb largoheshin nga grupi i besimtar\u00ebve. \u201cPersonat q\u00eb niseshin n\u00eb Siri duhet t\u00eb q\u00ebndronin jo m\u00eb pak se tre muaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. <\/p>\n<p>Ata \u201ck\u00ebrc\u00ebnoheshin\u201d me largim nga komuniteti n\u00ebse nuk respektonin afatin e q\u00ebndrimit prej tre muajsh n\u00eb Siri\u201d, &#8211; tha nj\u00eb burim i prokuroris\u00eb.  Nd\u00ebr predikimet publike t\u00eb Ball\u00ebs, t\u00eb publikuara n\u00eb Youtube jan\u00eb ato kund\u00ebr Per\u00ebndimit dhe kund\u00ebr harmonis\u00eb fetare. \u201cBashkojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn me t\u00eb kot\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb harmonis\u00eb fetare, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs mes feve. Ky lloj kurthi ka marr\u00eb p\u00ebrmasa shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebrmasa bot\u00ebrore. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb paqes ata duan t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb islamin, ata duan q\u00eb mysliman\u00ebt t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb falen n\u00eb kish\u00eb dhe prift\u00ebrinjt\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb mesh\u00eb n\u00eb xhami\u201d, -thot\u00eb Abdurrahim Balla p\u00ebr toleranc\u00ebn fetare n\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto video. Para gjykat\u00ebsit, t\u00eb cilin grupi thot\u00eb se nuk e njeh, ata kan\u00eb pohuar se predikimet e tyre jan\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb Kuran dhe se nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb nga veprat p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohen.<\/p>\n<p><strong>Shqiptar\u00ebt n\u00eb rajon dhe fondamentalizmi<\/strong> <\/p>\n<p>E nd\u00ebrsa n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kryesisht me akuza p\u00ebr predikim t\u00eb dhun\u00ebs, n\u00eb Kosov\u00eb gjendja ka qen\u00eb m\u00eb e r\u00ebnduar. Vet\u00ebm pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb grup n\u00eb Kosov\u00eb u arrestua pasi po p\u00ebrgatisnin nj\u00eb akt terrorist sipas policis\u00eb dhe prokuroris\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, dikush q\u00eb e em\u00ebrtonte veten si \u201cxhihadist\u201d, k\u00ebrc\u00ebnoi policin\u00eb e Kosov\u00ebs me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb e-maili. M\u00eb her\u00ebt, deputet\u00eb t\u00eb kuvendit jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar dhe ka pasur sulme publike edhe ndaj organizatave t\u00eb ndryshme. Por dje Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Ditmir Bushati, tha se Shqip\u00ebria dhe Kosova jan\u00eb t\u00eb sigurta, sa i p\u00ebrket terrorizmit fetar. \u201cFakti q\u00eb ka celula dhe goditen nga organet e siguris\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria dhe Kosova kan\u00eb b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb sigurt dhe drejt\u00eb p\u00ebr luftimin e k\u00ebtij fenomeni\u201d, -tha Bushati n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Klan Kosov\u00ebn. Nd\u00ebrkoh\u00eb, po dje n\u00eb Prishtin\u00eb, Kuvendi ka miratuar n\u00eb parim nj\u00eb ligj q\u00eb i d\u00ebnon deri n\u00eb 15 vjet burg mercenar\u00ebt q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr. Edhe pse p\u00ebr ligjin ka pasur debate dhe kritika q\u00eb e kan\u00eb par\u00eb si shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, ai \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb parim dhe pritet t\u00eb shikohen nen p\u00ebr nen n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim. <\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po ashtu ka n\u00eb parlament nj\u00eb ligj t\u00eb ngjash\u00ebm, q\u00eb do t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb luft\u00ebn si mercenar n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr. Miratimi i ligjeve vjen vet\u00ebm pasi jan\u00eb raportuar disa t\u00eb vrar\u00eb prej t\u00eb dy vendeve. Vet\u00ebm nga Shqip\u00ebria mendohet t\u00eb ket\u00eb 10 persona q\u00eb kan\u00eb humbur jet\u00ebn n\u00eb luft\u00ebn e Siris\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e shqiptar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Siri mendohet se ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb kontakt me grupet terroriste. Nga ana tjet\u00ebr, shum\u00eb besimtar\u00eb thon\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb e justifikuar zhurma e madhe rreth rastit n\u00eb fjal\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb theksin se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grupim t\u00eb ve\u00e7uar. Ata thon\u00eb se zhurma dhe mosb\u00ebrja e qart\u00eb e faktit se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb grup me fare pak ndjek\u00ebs, ve\u00e7se sa e p\u00ebrshkall\u00ebzon situat\u00ebn, duke nxitur gjuh\u00ebn e urrejtjes. P\u00ebrkrah\u00ebsit e Ball\u00ebs dhan\u00eb dje para gjykat\u00ebs imazhin e nj\u00eb grupi q\u00eb njeh ve\u00e7 ligjet e veta, nd\u00ebrsa th\u00ebrrisnin \u201cAllahu Ekber\u201d.<\/p>\n<p><strong>Historia e terrorizmit n\u00eb Shqip\u00ebri  <\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrballja e par\u00eb e bujshme e Shqip\u00ebris\u00eb me terrorizmin nga vendet arabe ka qen\u00eb n\u00eb vitin 1998. Sh\u00ebrbimet sekrete dhe policia e vendit organizoi arrestimin dhe d\u00ebnimin n\u00eb mas\u00eb t\u00eb disa personave q\u00eb akuzoheshin p\u00ebr terroriz\u00ebm nga Egjipti apo SHBA. Mediat at\u00ebher\u00eb raportuan se sulmet terroriste n\u00eb ambasadat e SHBA n\u00eb Kenia dhe Tanzani ishin hakmarrje p\u00ebr arrestimin dhe d\u00ebbimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb quajtur \u2018Xhihadi Egjiptian\u2019. N\u00eb operacionet p\u00ebr arrestimin u plagos Artan Didi, tani Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, nd\u00ebrsa mbeti i vrar\u00eb nj\u00eb prej t\u00eb k\u00ebrkuarve. Nd\u00ebr t\u00eb arrestuarit ishte Muhamed al Zavahiri, v\u00ebllai i pasuesit t\u00eb Bin Ladenit n\u00eb kryet Al-Kaed\u00ebs. <\/p>\n<p>Muhamet al Zavahiri u shpall i pafajsh\u00ebm m\u00eb 2012 nga Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb Egjipt p\u00ebr akuzat p\u00ebr terroriz\u00ebm. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pas sulmeve terroriste t\u00eb 11 shtatorit 2001, Shqip\u00ebria ishte nd\u00ebr t\u00eb parat shtete q\u00eb u angazhuan n\u00eb koalicionin antiterror. Qeveria q\u00eb drejtohej at\u00ebher\u00eb nga Ilir Meta, miratoi masa shtr\u00ebnguese p\u00ebr fondacionet q\u00eb dyshohej se financonin terrorizmin duke sekuestruar pasurit\u00eb e tyre dhe mbyllur aktivitetet apo d\u00ebbuar nga vendi an\u00ebtar\u00ebt e tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb, deri tani jan\u00eb 5 raste ku shqiptar\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb diaspor\u00ebs dhe emigrant\u00eb prej vitesh jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb akte terroriste.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vladimir Karaj, Mapo: ResPublica.al | 15 March 2014 Gazeta Mapo e ka patur lajm kryesor n\u00eb numrin e sot\u00ebm lajmin mbi arrestimet q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa imam\u00ebve dhe njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb lidhur me rekrutimet q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa shqiptar\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Siri. Titulli n\u00eb faqe t\u00eb par\u00eb \u00ebhst\u00eb \u201cA ia vlen t\u00eb vdes\u00ebsh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>A ia vlen t\u00eb vdes\u00ebsh p\u00ebr Sirin\u00eb? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"A ia vlen t\u00eb vdes\u00ebsh p\u00ebr Sirin\u00eb? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Vladimir Karaj, Mapo: ResPublica.al | 15 March 2014 Gazeta Mapo e ka patur lajm kryesor n\u00eb numrin e sot\u00ebm lajmin mbi arrestimet q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa imam\u00ebve dhe njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb lidhur me rekrutimet q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa shqiptar\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Siri. Titulli n\u00eb faqe t\u00eb par\u00eb \u00ebhst\u00eb \u201cA ia vlen t\u00eb vdes\u00ebsh [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-03-16T08:43:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kujdes_po_vijne_shqiptaret.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"A ia vlen t\u00eb vdes\u00ebsh p\u00ebr Sirin\u00eb?\",\"datePublished\":\"2014-03-16T08:43:25+00:00\",\"dateModified\":\"2014-03-16T08:43:25+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/\"},\"wordCount\":2441,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kujdes_po_vijne_shqiptaret.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/\",\"name\":\"A ia vlen t\u00eb vdes\u00ebsh p\u00ebr Sirin\u00eb? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kujdes_po_vijne_shqiptaret.jpg\",\"datePublished\":\"2014-03-16T08:43:25+00:00\",\"dateModified\":\"2014-03-16T08:43:25+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kujdes_po_vijne_shqiptaret.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kujdes_po_vijne_shqiptaret.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"A ia vlen t\u00eb vdes\u00ebsh p\u00ebr Sirin\u00eb?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"A ia vlen t\u00eb vdes\u00ebsh p\u00ebr Sirin\u00eb? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"A ia vlen t\u00eb vdes\u00ebsh p\u00ebr Sirin\u00eb? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Vladimir Karaj, Mapo: ResPublica.al | 15 March 2014 Gazeta Mapo e ka patur lajm kryesor n\u00eb numrin e sot\u00ebm lajmin mbi arrestimet q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa imam\u00ebve dhe njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb lidhur me rekrutimet q\u00eb u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb disa shqiptar\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Siri. Titulli n\u00eb faqe t\u00eb par\u00eb \u00ebhst\u00eb \u201cA ia vlen t\u00eb vdes\u00ebsh [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-03-16T08:43:25+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kujdes_po_vijne_shqiptaret.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"A ia vlen t\u00eb vdes\u00ebsh p\u00ebr Sirin\u00eb?","datePublished":"2014-03-16T08:43:25+00:00","dateModified":"2014-03-16T08:43:25+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/"},"wordCount":2441,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kujdes_po_vijne_shqiptaret.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/","name":"A ia vlen t\u00eb vdes\u00ebsh p\u00ebr Sirin\u00eb? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kujdes_po_vijne_shqiptaret.jpg","datePublished":"2014-03-16T08:43:25+00:00","dateModified":"2014-03-16T08:43:25+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kujdes_po_vijne_shqiptaret.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kujdes_po_vijne_shqiptaret.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-ia-vlen-te-vdesesh-per-sirine\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"A ia vlen t\u00eb vdes\u00ebsh p\u00ebr Sirin\u00eb?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/723"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=723"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/723\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=723"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=723"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=723"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}