{"id":7137,"date":"2011-03-03T01:26:46","date_gmt":"2011-03-03T00:26:46","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=7137"},"modified":"2011-03-03T01:26:46","modified_gmt":"2011-03-03T00:26:46","slug":"shqiptaret-ne-udhekryq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/","title":{"rendered":"SHQIPTAR\u00cbT N\u00cb UDH\u00cbKRYQ"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7138\" title=\"Xhelal Zejneli\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli1-150x150.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"150\" \/><\/p>\n<p><strong>Xhelal Zejneli<\/strong><\/p>\n<p>Koh\u00ebt e fundit, n\u00eb hap\u00ebsirat shqiptare n\u00eb Ballkan v\u00ebrehen zhvillime negative:<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb Shqip\u00ebri, opozita i konteston zgjedhjet e 28 qershorit. Midis forcave politike kryesore, jo vet\u00ebm nuk ka dialog, por ka edhe nj\u00eb konflikt verbal, t\u00eb p\u00ebrshkuar nga nj\u00eb gjuh\u00eb jopolitike.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb Kosov\u00eb, po ashtu u kontestuan zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb 12 dhjetorit 2010. U publikua edhe raporti i Dik Martit. Prishtin\u00ebs i imponohen do far\u00eb bisedimesh me Beogradin. Nd\u00ebrkaq, pushteti paralel i serb\u00ebve, vazhdon t\u00eb mbetet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb Maqedoni, shqiptar\u00ebt ballafaqohen me nacionalizmin e VMRO-ve, t\u00eb tipit t\u00eb shekullit XIX. Sh\u00ebrbime sekrete t\u00eb caktuara apo m\u00eb sakt\u00eb qendra t\u00eb caktuara \u2013 demonike dhe satanike, publikuan do t\u00eb ashtuquajtura dosje. Partit\u00eb politike shqiptare n\u00eb Maqedoni, ndaj nj\u00ebra-tjetr\u00ebs p\u00ebrdorin gjuh\u00ebn e intoleranc\u00ebs dhe t\u00eb urrejtjes.<br \/>\nKudo ku ka shqiptar\u00eb \u2013 vlon!<br \/>\nE gjith\u00eb kjo ndodh, p\u00ebrkund\u00ebr pranis\u00eb s\u00eb aleat\u00ebve dhe t\u00eb miqve tan\u00eb per\u00ebndimor\u00eb, d.m.th. n\u00eb prani t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb qendrave politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendosjes \u2013 Uashingtonit dhe Brukselit.<br \/>\nP\u00ebrse miqt\u00eb tan\u00eb per\u00ebndimor\u00eb nuk nd\u00ebrhyjn\u00eb p\u00ebr t\u2019i parandaluar n\u00eb koh\u00eb disa procese negative t\u00eb sken\u00ebs politike shqiptare n\u00eb Ballkan?!<br \/>\nNuk nd\u00ebrhyjn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb arsye themelore: Presin q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb piqen, d.m.th. t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohen komb\u00ebtarisht, t\u00eb manifestojn\u00eb kapacitet politik.<\/p>\n<p>SHQIPTAR\u00cbT DHE FEJA &#8211; N\u00eb koh\u00ebn e regjimit komunist, p\u00ebr shkak t\u00eb politik\u00ebs izolacioniste, ndikimi i Turqis\u00eb, i vendeve arabe, i Teheranit, i Greqis\u00eb dhe i Vatikanit \u2013 mbi baza fetare \u2013 n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nd\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan, ishte i pamundur.<br \/>\nPrej vitit 1991, pra n\u00eb koh\u00ebn e pluralizmit, Shqip\u00ebria i hapi kufijt\u00eb e saj. Rrjedhimisht, vendet e sip\u00ebrth\u00ebna shfaq\u00ebn interesimin e tyre p\u00ebr ta rikthyer dhe p\u00ebr ta shtrir\u00eb ndikimin e tyre historik mbi shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>A kan\u00eb shqiptar\u00ebt kriz\u00eb identiteti?! A e din\u00eb shqiptar\u00ebt se cilit qytet\u00ebrim i takojn\u00eb?! A jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm shqiptar\u00ebt se me \u00e7far\u00eb sistemi vlerash funksionojn\u00eb?! A e din\u00eb shqiptar\u00ebt se kush jan\u00eb miq dhe aleat\u00eb t\u00eb tyre?! A kan\u00eb shqiptar\u00ebt partner\u00eb, aleat\u00eb dhe miq t\u00eb natyrsh\u00ebm?! A jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm shqiptar\u00ebt se SHBA-ja ishte faktori vendimtar i \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe i pranimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO? A jan\u00eb shqiptar\u00ebt mir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj miqve t\u00eb vet, p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb ua kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ata?! A kan\u00eb shqiptar\u00ebt nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre?! Kush mund ta zgjidh\u00eb \u00e7\u00ebshtjen shqiptare n\u00eb Ballkan:<\/p>\n<p>&#8211; Turqia, bota arabe, Teherani \u2013 d.m.th. bota islamike;<br \/>\n&#8211; Greqia, Serbia dhe Rusia \u2013 d.m.th. bota sllave, ortodokse dhe bizantine;<br \/>\n&#8211; Roma dhe Vatikani \u2013 d.m.th. bota latine dhe katolike; apo<\/p>\n<p>&#8211; SHBA-ja, NATO-ja dhe BE-ja?!<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt, i takojn\u00eb nj\u00eb qytet\u00ebrimi, apo u takojn\u00eb tre qytet\u00ebrimeve?!<\/p>\n<p>&#8211; qytet\u00ebrimit turk arab, persian \u2013 islamik;<br \/>\n&#8211; qytet\u00ebrimit grek, bizantin dhe ortodoks;<br \/>\n&#8211; qytet\u00ebrimit latin, katolik dhe per\u00ebndimor?!<\/p>\n<p>Po qe se shqiptar\u00ebt i takojn\u00eb nj\u00eb qytet\u00ebrimi, p\u00ebr shembull atij per\u00ebndimor, at\u00ebbot\u00eb \u00ebsht\u00eb e vet\u00ebkuptueshme t\u00eb ken\u00eb partner\u00eb, miq dhe aleat\u00eb per\u00ebndimor\u00eb.<br \/>\nPor, po qe se shqiptar\u00ebt u takojn\u00eb tre qytet\u00ebrimeve, at\u00ebher\u00eb shtrohet pyetja: Kush jan\u00eb partner\u00eb, aleat\u00eb dhe miq t\u00eb shqiptar\u00ebve?! A do t\u2019i kishte pranuar Per\u00ebndimi shqiptar\u00ebt p\u00ebr partner\u00eb, p\u00ebr aleat\u00eb dhe p\u00ebr miq, po qe se k\u00ebta (shqiptar\u00ebt), p\u00ebrpos qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor, u takojn\u00eb edhe dy qytet\u00ebrimeve t\u00eb tjera:<\/p>\n<p>&#8211; qytet\u00ebrimit oriental turk, arab, persian \u2013 islamik;<br \/>\n&#8211; si dhe qytet\u00ebrimit grek, bizantin dhe ortodoks?!<\/p>\n<p>Duke forcuar aleanc\u00ebn, miq\u00ebsin\u00eb dhe partneritetin me SHBA-n\u00eb, shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan do ta p\u00ebrballojn\u00eb m\u00eb leht\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; ndikimin n\u00eb rritje t\u00eb Turqis\u00eb, t\u00eb vendeve arabe dhe t\u00eb Teheranit;<br \/>\n&#8211; ndikimin n\u00eb rritje t\u00eb Greqis\u00eb si dhe ndikimin e mundsh\u00ebm t\u00eb Rusis\u00eb;<br \/>\n&#8211; ndikimin real t\u00eb Rom\u00ebs.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb dallimin nd\u00ebrmjet fes\u00eb, n\u00eb nj\u00eb an\u00eb dhe popujve q\u00eb i takojn\u00eb asaj feje. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, feja islame, nuk mund t\u00eb identifikohet vet\u00ebm me turqit, me arab\u00ebt dhe me persian\u00ebt. K\u00ebsaj feje i p\u00ebrkasin edhe shum\u00eb popuj t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb rruzullit. Me fen\u00eb ortodokse, nuk mund t\u00eb identifikohen vet\u00ebm grek\u00ebt. Edhe k\u00ebsaj feje i takojn\u00eb shum\u00eb popuj t\u00eb tjer\u00eb jogrek\u00eb.<br \/>\nPra, shqiptar\u00ebt duhet ta predikojn\u00eb fen\u00eb s\u00eb cil\u00ebs i p\u00ebrkasin, pavar\u00ebsisht nga Turqia, nga bota arabe, nga Teherani, nga Greqia apo edhe nga Vatikani.<br \/>\nKa edhe shqiptar\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb publik deklarohen si shqiptar\u00eb \u2013 madje edhe si shqiptaro-m\u00ebdhenj, nd\u00ebrkaq n\u00eb sht\u00ebpi funksionojn\u00eb me vlera joshqiptare, d.m.th. turke, arabe, persiane; greke apo bizantine; latine. K\u00ebta shqiptar\u00eb, n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e veta kan\u00eb shum\u00eb pak simbole t\u00eb shqiptarizmit. Me vlera joshqiptare funksionojn\u00eb madje edhe ata shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk din\u00eb as edhe nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme n\u00eb gjuh\u00ebn turke, arabe, persiane, greke apo latine.<br \/>\nKuptohet, nuk mund t\u00eb flitet p\u00ebr nj\u00eb kriz\u00eb identiteti nd\u00ebr shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>S\u2019ka dyshim se, p\u00ebr arsye t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, midis shqiptar\u00ebve, n\u00eb nj\u00eb an\u00eb dhe Turqis\u00eb, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ka pasur dhe ka lidhje t\u00eb caktuara.<br \/>\nLidhje t\u00eb caktuara, ka pasur dhe ka edhe midis shqiptar\u00ebve, n\u00eb nj\u00eb an\u00eb, dhe grek\u00ebve, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, si dy popuj fqinj &#8211; p\u00ebrkund\u00ebr tragjedive q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar shqiptar\u00ebt gjat\u00eb historis\u00eb, si prej Turqis\u00eb perandorake, ashtu edhe prej pushtuesve grek\u00eb.<br \/>\nLidhje shpirt\u00ebrore, shqiptar\u00ebt kan\u00eb pasur dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb edhe me bot\u00ebn latine.<br \/>\nMarr\u00ebdh\u00ebniet e ngushta t\u00eb shqiptar\u00ebve me SHBA-n\u00eb nuk duhet t\u2019i shqet\u00ebsojn\u00eb shtetet e sip\u00ebrth\u00ebna. K\u00ebshtu sepse, disa prej tyre si Turqia, ca vende arabe, Greqia, Italia dhe Vatikani kan\u00eb lidhje t\u00eb ngushta, n\u00eb mos dhe partnerike me SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht, bashk\u00ebpunimi, sidomos n\u00eb l\u00ebmin e ekonomis\u00eb, t\u00eb tregtis\u00eb, t\u00eb kultur\u00ebs etj. me Turqin\u00eb, me vendet arabe dhe islamike, me Greqin\u00eb fqinje etj. \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka normale, n\u00eb mos dhe e domosdoshme.<\/p>\n<p>Popujt e tjer\u00eb, r\u00ebndom kan\u00eb nj\u00eb kish\u00eb apo nj\u00eb kler komb\u00ebtar. Populli polak p\u00ebr shembull, ka nj\u00eb kler, p\u00ebrkat\u00ebsisht nj\u00eb kish\u00eb komb\u00ebtare. Kisha polake luajti rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u2019i mbrojtur vlerat shpirt\u00ebrore t\u00eb popullit t\u00eb vet gjat\u00eb regjimin komunist t\u00eb mbik\u00ebqyrur nga Moska.<br \/>\nShqiptar\u00ebt nd\u00ebrkaq, duke qen\u00eb popull me tre religjione, nuk kan\u00eb nj\u00eb kler, por tre sish: klerin islamik, klerin ortodoks dhe klerin katolik. Nj\u00eb popull jo aq i madh, me tre religjione! Rast i rrall\u00eb n\u00eb histori.<br \/>\n\u00c7do t\u00eb kishte ndodhur me kombin shqiptar, sikur:<\/p>\n<p>&#8211; kleri islamik t\u00eb vepronte n\u00ebn ndikimin e Turqis\u00eb, t\u00eb bot\u00ebs arabe apo t\u00eb Teheranit;<br \/>\n&#8211; kleri ortodoks t\u00eb vepronte n\u00ebn ndikimin e Kish\u00ebs Ortodokse Greke;<br \/>\n&#8211; kleri katolik t\u00eb vepronte n\u00ebn ndikimin e Vatikanit?<\/p>\n<p>A do t\u00eb kishim Shqip\u00ebri dhe komb shqiptar?<\/p>\n<p>Kleri islamik, kleri ortodoks dhe kleri katolik n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kudo n\u00eb trojet shqiptare duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb kultivimit dhe t\u00eb mbrojtjes s\u00eb vlerave shpirt\u00ebrore t\u00eb kombit shqiptar.<br \/>\nNatyrisht duhet dalluar institucionin e fes\u00eb, nga predikimi i lir\u00eb dhe joinstitucional i besimit fetar.<br \/>\nShqiptari mund t\u00eb jet\u00eb mysliman i devotsh\u00ebm, edhe pa qen\u00eb turk, arab dhe persian.<br \/>\nShqiptari mund t\u00eb jet\u00eb ortodoks i devotsh\u00ebm, edhe pa qen\u00eb progrek dhe rusofil.<br \/>\nShqiptari mund t\u00eb jet\u00eb katolik i mir\u00eb, edhe pa u b\u00ebr\u00eb m\u00eb katolik se Papa.<\/p>\n<p>Ndokush mund t\u00eb thot\u00eb: Sikur shqiptar\u00ebt t\u00eb ishin nj\u00eb popull 20 milion\u00ebsh dhe n\u00ebn premis\u00ebn q\u00eb p\u00ebrqindja e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb fetare t\u00eb kishte qen\u00eb pak a shum\u00eb e barabart\u00eb, me at\u00eb rast, konflikti brendashqiptar mbi baza fetare, mbase do t\u00eb kishte qen\u00eb i mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt, duke e drejtuar nj\u00ebrin sy nga Turqia, nga bota arabe, nga Persia dhe nga Greqia, nuk do ta ken\u00eb mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb t\u00eb qendrave politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendosjes &#8211; Uashingtonit dhe Brukselit.<br \/>\nRruga e shqiptar\u00ebve drejt liris\u00eb nuk kalon n\u00ebp\u00ebr Beograd, Mosk\u00eb dhe Pekin.<br \/>\n\u00c7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Ballkan nuk zgjidhet me marksiz\u00ebm-leniniz\u00ebm.<br \/>\nN\u00eb \u00e7astin historik t\u00eb pik\u00ebrish\u00ebm, shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohen drejt.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan synojn\u00eb: t\u00eb forcojn\u00eb miq\u00ebsin\u00eb me SHBA-n\u00eb dhe t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e familjes per\u00ebndimore. Rrjedhimisht, familja e madhe e vendeve demokratike, ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019i mbroj\u00eb shqiptar\u00ebt nga ndikimet bot\u00ebs joper\u00ebndimore.<\/p>\n<p>SHQIPTAR\u00cbT DHE SHBA-ja &#8211; Shqiptar\u00ebt shpesh e p\u00ebrdorin shprehjen: miqt\u00eb tan\u00eb per\u00ebndimor\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb shprehje n\u00ebnkuptohen kryesisht amerikan\u00ebt. Por, nuk mjafton vet\u00ebm ne t\u2019i quajm\u00eb amerikan\u00ebt miq. T\u00eb shohim se \u00e7\u2019mendojn\u00eb ata p\u00ebr ne, apo p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb me ne. Miq\u00ebsin\u00eb me nj\u00eb fuqi t\u00eb madhe, duhet ta meritosh. P\u00ebr miq\u00ebsi me nj\u00eb superfuqi duhet t\u00eb jesh i denj\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt i kan\u00eb borxh SHBA-s\u00eb, p\u00ebr arsye se:<\/p>\n<p>&#8211; Amerika luajti rol vendimtar p\u00ebr ta \u00e7liruar Kosov\u00ebn nga kolonializmi serb;<br \/>\n&#8211; Amerika e mb\u00ebshteti shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs;<br \/>\n&#8211; Uashingtoni ndihmoi q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e NATO-s.<\/p>\n<p>SHBA-ja kurr\u00eb nuk e mb\u00ebshtet nj\u00eb qeveri, cilado qoft\u00eb ajo dhe e cil\u00ebsdo provinienc\u00eb, djathtiste apo majtiste q\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; e abuzon procesin zgjedhor;<br \/>\n&#8211; nuk e lufton korrupsionin e niveleve t\u00eb larta t\u00eb pushtetit;<br \/>\n&#8211; nuk vepron p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar shtet ligjor dhe shoq\u00ebri civile;<br \/>\n&#8211; e ngulfat lirin\u00eb e fjal\u00ebs;<br \/>\n&#8211; i v\u00eb n\u00ebn kontroll mediumet e pavarura dhe<br \/>\n&#8211; nuk i respekton parimet themelore t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Segmente t\u00eb caktuara t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, me veprime t\u00eb caktuara, ndikojn\u00eb n\u00eb ftohjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira t\u00eb kombit shqiptar me popullin hebre. Dihet mir\u00eb se \u00e7far\u00eb ndikimi ka lobi hebraik n\u00eb politik\u00ebn amerikane. Ftohja e marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-hebraike mund t\u00eb reflektohet edhe n\u00eb politik\u00ebn amerikane ndaj shqiptar\u00ebve. P\u00ebrkund\u00ebr faktit se SHBA-ja te shqiptar\u00ebt ka interes strategjik.<br \/>\nS\u2019ka kurrfar\u00eb dyshimi se shqiptar\u00ebt, kudo q\u00eb jan\u00eb, midis bot\u00ebs arabe dhe Izraelit, gjithmon\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur nj\u00eb zgjidhje t\u00eb drejt\u00eb dhe paq\u00ebsore, p\u00ebrfshi edhe zgjidhjen e drejt\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes palestineze.<\/p>\n<p>INTELIGJENCIA SHQIPTARE DHE MENDIMI KRITIK &#8211; Ideolog\u00ebt komb\u00ebtar\u00eb bashk\u00ebkohor\u00eb, inteligjencia shqiptare si dhe analist\u00ebt politik\u00eb nuk parap\u00eblqejn\u00eb t\u2019i trajtojn\u00eb temat q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me dimensionin fetar t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. N\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, nj\u00eb teme e till\u00eb konsiderohet e paprekshme. Mir\u00ebpo, duke i par\u00eb tendencat e qendrave t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb ndikimet e veta te shqiptar\u00ebt, nj\u00eb tem\u00eb e till\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, mund t\u00eb jet\u00eb imperativ.<br \/>\nInteligjencia shqiptare dhe analist\u00ebt politik\u00eb, mostrajtimin e temave t\u00eb caktuara, e kompensojn\u00eb me shkrime t\u00eb tjera &#8211; t\u00eb ngarkuara me frym\u00eb patriotike. Kjo, s\u2019\u00ebsht\u00eb ve\u00e7se demagogji.<br \/>\nPopujt, me shkall\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb zhvillimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mendimet kritike konstruktive t\u00eb bijve t\u00eb vet t\u00eb shkolluar.<br \/>\nAnashkalimi i temave t\u00eb caktuara &#8211; p\u00ebr interesa meskine &#8211; \u00ebsht\u00eb oportuniz\u00ebm, konformiz\u00ebm dhe provincializ\u00ebm.<br \/>\nOportunizmi, konformizmi dhe provincializmi i inteligjencies shqiptare shpiejn\u00eb n\u00eb trazira &#8211; si k\u00ebto t\u00eb 21 janarit.<\/p>\n<p>Trazirat n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje prokuror\u00ebsh apo gjykat\u00ebsish.<br \/>\nPyetje themelore \u00ebsht\u00eb: P\u00ebrse ndodhin trazira n\u00eb Shqip\u00ebri?!<\/p>\n<p>Intelektual\u00ebt e popujve t\u00eb vegj\u00ebl, t\u00eb cil\u00ebt me \u201catdhetarizmin\u201d e vet, shnd\u00ebrrohen edhe n\u00eb et\u00ebr t\u00eb kombit, b\u00ebjn\u00eb gara n\u00eb oborr t\u00eb vet, e mundin nj\u00ebri-tjetrin dhe vetveten. Hiqen patriot\u00eb para bashk\u00ebkomb\u00ebsve t\u00eb vet.<br \/>\nPatriotiz\u00ebm i mir\u00ebfillt\u00eb i nj\u00eb intelektuali \u00ebsht\u00eb q\u00eb vlerat shpirt\u00ebrore, mendore, letrare, artistike, shkencore, kulturore dhe materiale t\u00eb popullit t\u00eb vet &#8211; n\u00eb drit\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb &#8211; t\u2019ia prezantoj\u00eb bot\u00ebs. Dhe jo lagjes, katundit apo provinc\u00ebs s\u00eb vet.<br \/>\nNj\u00eb popull \u00ebsht\u00eb i madh, i fort\u00eb dhe i konsoliduar, kur bijt\u00eb e tij i kritikojn\u00eb bot\u00ebrisht dukurit\u00eb negative t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<br \/>\nTa himnizosh popullin t\u00ebnd, n\u00eb shekullin XXI, nuk ke b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb. Ti mund ta himnizosh popullin t\u00ebnd me dekada n\u00ebp\u00ebr shkrime, por nj\u00eb protest\u00eb si ajo e 21 janarit, ta rr\u00ebnon imazhin n\u00eb p\u00ebrmasa planetare.<\/p>\n<p>SHQIP\u00cbRIA ETNIKE APO NATYRORE &#8211; Shqiptar\u00ebt aspirojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb etnike apo natyrore. A mund t\u00eb realizohet kjo ide, historikisht e drejt\u00eb?! N\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb mund t\u00eb realizohet kjo ide? Shqiptar\u00ebt, a mund ta realizojn\u00eb vet\u00eb &#8211; nj\u00eb ide t\u00eb till\u00eb, apo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet pasur miq?! \u00c7\u2019mendojn\u00eb miqt\u00eb tan\u00eb amerikan\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ide t\u00eb till\u00eb?!<br \/>\nShqiptar\u00ebt, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb konflikt kaq t\u00eb ashp\u00ebr nd\u00ebr vete, a mund ta realizojn\u00eb nj\u00eb ide kaq t\u00eb madhe \u2013 bashkimin komb\u00ebtar?!<br \/>\nP\u00ebr ta realizuar iden\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb etnike apo natyrore, shqiptar\u00ebt duhet t\u2019i mundin fqinj\u00ebt grabitqar\u00eb ballkanik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i mbajn\u00eb t\u00eb pushtuara trojet etnike historike shqiptare: Serbin\u00eb, Greqin\u00eb, Maqedonin\u00eb dhe Malin e Zi. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, duhet ta mundin boshtin dhe rrethimin sllavo-ortodoks t\u00eb gadishullit.<br \/>\nPor, para se shqiptar\u00ebt ta mundin rrethimin e vet sllavo-ortodoks, duhet m\u00eb par\u00eb ta mundin vetveten. Duhet ta din\u00eb se \u00e7\u2019jan\u00eb? \u00c7\u2019ka synojn\u00eb dhe ku synojn\u00eb?<br \/>\nShqip\u00ebria etnike apo natyrore nuk b\u00ebhet me fjal\u00eb. .<\/p>\n<p>Popujt e vegj\u00ebl ushqehen me idealiz\u00ebm. Jetojn\u00eb me mite dhe legjenda. Jetojn\u00eb me t\u00eb kaluar\u00ebn. E idealizojn\u00eb veten dhe t\u00eb kaluar\u00ebn e vet. Jan\u00eb t\u00eb paaft\u00eb t\u00eb ballafaqohen me realitetin dhe me vrazhd\u00ebsin\u00eb e tij. Idealizmi u sh\u00ebrben popujve t\u00eb Ballkanit p\u00ebr t\u00eb mbuluar paaft\u00ebsin\u00eb vetanake q\u00eb t\u00eb ballafaqohen me eg\u00ebrsin\u00eb e realitetit. Shembull tipik jan\u00eb serb\u00ebt, t\u00eb vet\u00ebshpallur si popull hyjnor.<br \/>\nPopujt e vegj\u00ebl nuk kan\u00eb kapacitet t\u00eb duhur p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kritik\u00eb politike, kritik\u00eb shoq\u00ebrore dhe mendim kritik.<br \/>\nKjo q\u00eb u tha m\u00eb sip\u00ebr, nd\u00ebrmjet tjerash \u00ebsht\u00eb edhe pasoj\u00eb e rrethanave historike dhe t\u00eb p\u00ebrtashme q\u00eb e karakterizojn\u00eb rajonin, n\u00eb t\u00eb cilin prore \u00ebsht\u00eb zhvilluar bellum omnium in omnes.<br \/>\nSlloven\u00ebt p\u00ebr shembull, jan\u00eb popull shum\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl se shqiptar\u00ebt. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, ata manifestojn\u00eb aft\u00ebsi shtet-nd\u00ebrtuese t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, saq\u00eb edhe per\u00ebndimor\u00ebt ua kan\u00eb lakmi. Por, p\u00ebr dallim nga shqiptar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt figurojn\u00eb n\u00eb gadishullin grindavec, slloven\u00ebt figurojn\u00eb pran\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore.<\/p>\n<p>Popujt e vegj\u00ebl, edhe proceset demokratike me v\u00ebshtir\u00ebsi i zhvillojn\u00eb. Popujt e vegj\u00ebl, me v\u00ebshtir\u00ebsi e nd\u00ebrtojn\u00eb shtetin ligjor dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile. Kuptohet, s\u2019ka demokraci pa baz\u00eb ekonomike. Zhvillimi ekonomik dhe zhvillimi i proceseve demokratike shkojn\u00eb paralel.<br \/>\nPopujt e vegj\u00ebl, i parap\u00eblqejn\u00eb fjal\u00ebt, m\u00eb shum\u00eb se veprat. Por, s\u2019duhet harruar se me fjal\u00eb b\u00ebhen p\u00ebrrallat dhe jo pun\u00ebt e m\u00ebdha<br \/>\nKarakteristik\u00eb e popujve t\u00eb Ballkanit \u00ebsht\u00eb atdhetarizmi verbal dhe manipulimi &#8211; p\u00ebr q\u00ebllime vetjake &#8211; me vlerat komb\u00ebtare.<br \/>\nPopujt e vegj\u00ebl leht\u00eb m\u00ebsohen t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb me t\u00eb keqen.<br \/>\nP\u00ebr shembull, nj\u00eb popull me shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjes komb\u00ebtare dhe me sistem t\u00eb p\u00ebrsosur t\u00eb vlerave etike, destabilizimin e shtetit dhe t\u00eb institucioneve t\u00eb tij, e p\u00ebrjeton tragjikisht<\/p>\n<p>T\u00eb sillesh sikur m\u00eb 21 janar n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ndodhi di\u00e7ka e tmerrshme dhe t\u00eb thuash se ndodhi di\u00e7ka q\u00eb ndodh n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs, kjo do t\u00eb thot\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; se ai popull nuk posedon vlera etike t\u00eb mir\u00ebfillta;<br \/>\n&#8211; se ai popull nuk ka ndjenja atdhetare t\u00eb nj\u00ebmendta;<br \/>\n&#8211; se ai popull \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb bashk\u00ebjetoj\u00eb me t\u00eb keqen;<br \/>\n&#8211; se atij populli nuk i b\u00ebhet von\u00eb n\u00ebse trazirat rikthehen dhe p\u00ebrs\u00ebriten;<br \/>\n&#8211; se atij populli nuk i b\u00ebhet von\u00eb se \u00e7\u2019do t\u00eb mendoj\u00eb bota p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Me fjal\u00ebn popull duhet n\u00ebnkuptuar n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb elit\u00ebn politike, elit\u00ebn intelektuale, elit\u00ebn shoq\u00ebrore, elit\u00ebn kulturore dhe elit\u00ebn ekonomike t\u00eb nj\u00eb vendi.<\/p>\n<p>TRAZIRAT E 21 JANARIT &#8211; Trazirat n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk kan\u00eb baz\u00eb fetare apo rajonale \u2013 veri-jug, si\u00e7 mund t\u00eb pretendojn\u00eb t\u2019i kualifikojn\u00eb armiqt\u00eb historik\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve: Beogradi-Moska-Athina.<br \/>\nNd\u00ebr shqiptar\u00eb, v\u00ebrtet ka ekzistuar nj\u00eb harmoni nd\u00ebrfetare. Teoria mbi harmonin\u00eb nd\u00ebrfetare t\u00eb shqiptar\u00ebve, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mit i sajuar, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet objektiv, i d\u00ebshmuar gjat\u00eb historis\u00eb.<br \/>\nTre personalitetet kolosale t\u00eb kombit \u2013 Konica (m\u00eb 20 qershor 1912 magjistroi n\u00eb Harvard) &#8211; ishte nga prind\u00ebr mysliman\u00eb. Noli, edhe ky studiues n\u00eb Harvard, ishte ortodoks. Nd\u00ebrkaq, Homeri shqiptar dhe z\u00ebri i kombit \u2013 Fishta &#8211; ishte katolik.<br \/>\nQ\u00eb t\u00eb tre nd\u00ebr vete, ishin n\u00eb raporte miq\u00ebsore dhe t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn punuan p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt.<br \/>\nNdon\u00ebse, kishte \u00e7aste kur midis Nolit dhe Konic\u00ebs, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje parimore rreth fatit t\u00eb kombit, kishte edhe dallime n\u00eb pik\u00ebpamje.<\/p>\n<p>Shum\u00eb trazira n\u00eb histori, kan\u00eb karakter politik, ideologjik dhe ekonomiko-social. N\u00eb vendet demokratike, protestat joviolente por edhe violente &#8211; konsiderohen veprime t\u00eb justifikueshme, por derisa me to nuk cenohen institucionet vitale t\u00eb shtetit.<br \/>\nN\u00eb vendet arabe si n\u00eb Tunizi, n\u00eb Egjipt, n\u00eb Jemen, n\u00eb Jordani, n\u00eb Liban etj. protestat violente, pra t\u00eb dhunshme jan\u00eb t\u00eb natyrshme dhe t\u00eb domosdoshme, p\u00ebr arsye se mbi k\u00ebta popuj sundojn\u00eb me dekada dhe shekuj diktator\u00eb, tiran\u00eb, despot\u00eb, gjakpir\u00ebs dhe vras\u00ebs, duke i mbajtur popujt e vet n\u00ebn obskurantiz\u00ebm mesjetar. Protestat e vendeve t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebna nuk jan\u00eb demonstrata t\u00eb thjeshta. Ato n\u00eb fakt jan\u00eb kryengritje popullore kund\u00ebr regjimeve jodemokratike, diktatoriale, tiranike dhe monarkiste.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri shpesh ka pasur trazira sociale. N\u00eb vitet \u201920 t\u00eb qindvje\u00e7arit t\u00eb kaluar, trazirat n\u00eb Shqip\u00ebri, me baz\u00eb t\u00eb thell\u00eb ekonomiko-sociale, midis ithtar\u00ebve t\u00eb Nolit dhe forcave t\u00eb A. Zogut, arrijn\u00eb kulmin n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1924. Kjo n\u00eb histori njihet si Revolucion i Qershorit apo si Revolucion Demokratik. Trazira pati edhe n\u00eb vitin 1997, me \u00e7\u2019rast u rr\u00ebnuan institucionet e shtetit.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb popull t\u00eb m\u00ebsohet me trazira p\u00ebrmasash t\u00eb tilla q\u00eb rr\u00ebnojn\u00eb themelet e shtetit. N\u00eb vitin 1997, n\u00ebn trysnin\u00eb e protestave, Sali Berisha e dor\u00ebzoi pushtetin. Nuk mund t\u00eb pritet q\u00eb k\u00ebt\u00eb ta b\u00ebj edhe nj\u00eb her\u00eb.<br \/>\nGjendja ekonomiko-sociale n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme, nuk \u00ebsht\u00eb si ajo e viteve \u201920 t\u00eb qindvje\u00e7arit t\u00eb kaluar, e as si ajo e vitit 1997. As aparati shtet\u00ebror nuk \u00ebsht\u00eb si ai i viteve t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebna.<br \/>\nAskush nuk mund t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri s\u2019ka probleme ekonomike dhe sociale. Shqiptar\u00ebt, kudo q\u00eb jan\u00eb, e kan\u00eb tepruar me glamurozitetin dhe luksin. Me \u00e7do kusht duan t\u00eb duken si amerikan\u00ebt dhe t\u2019ua kalojn\u00eb italian\u00ebve. T\u00eb dukesh si amerikan, pran\u00eb nj\u00eb t\u00eb papuni dhe t\u00eb pangopuri \u00ebsht\u00eb tragjikomike.<br \/>\nMir\u00ebpo, asnj\u00eb arsye, me p\u00ebrjashtim t\u00eb krizave politike, ideologjike dhe ekonomiko-sociale \u2013 me p\u00ebrmasa dramatike &#8211; nuk mund ta arsyetoj\u00eb rr\u00ebnimin e institucioneve t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendet demokratike, \u00e7do popull apo \u00e7do segment i shoq\u00ebris\u00eb &#8211; me an\u00eb t\u00eb protestave t\u00eb qeta &#8211; ka t\u00eb drejt\u00eb ta manifestoj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e vet.<br \/>\nNd\u00ebrkaq, n\u00eb vendet diktatoriale si\u00e7 jan\u00eb disa nga vendet arabe, dhe jo vet\u00ebm ato, lejohen t\u00eb gjitha llojet e protestave, deri n\u00eb shembjen e diktator\u00ebve gjakpir\u00ebs q\u00eb sundojn\u00eb mbi popujt e vet me dekada.<br \/>\nProtestat n\u00eb Shqip\u00ebri mbase mund t\u00eb ken\u00eb edhe prapavij\u00eb ekonomike dhe sociale, por jo n\u00eb ato p\u00ebrmasa sa t\u00eb rr\u00ebnohen edhe themelet e shtetit.<br \/>\nTrazirat n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00eb pazhvilluar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, leht\u00eb mund t\u2019i rr\u00ebnojn\u00eb institucionet e shtetit.<br \/>\nTrazirat n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb banuar nga nj\u00eb popull me tre religjione, q\u00ebllimisht mund t\u00eb keqinterpretohen prej armiqve t\u00eb shqiptar\u00ebve. Trazirat n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare mund t\u00eb ken\u00eb baz\u00eb politike, ideologjike dhe sociale. Armiqt\u00eb e shqiptar\u00ebve nd\u00ebrkaq, mund t\u2019u japin trazirave dimension fetar dhe rajonal &#8211; veri-jug.<br \/>\nPik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, klasa politike shqiptare, politik\u00ebs komb\u00ebtare duhet t\u2019i qaset, jo me emocione dhe eufori, por me racionaliz\u00ebm.<br \/>\nPo qe se lejohet marrja me dhun\u00eb e institucioneve, at\u00ebher\u00eb krijohet nj\u00eb precedent. E kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u2019u v\u00ebrsulet institucioneve edhe partia politike q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos k\u00ebsaj, nuk duhet harruar se prej vitit 1991 e deri m\u00eb sot, Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb qeverisur prej nj\u00eb partie politike &#8211; vet\u00ebm prej PD-s\u00eb, apo vet\u00ebm prej PS-s\u00eb &#8211; por alternativisht \u00ebsht\u00eb qeverisur nga t\u00eb dyja partit\u00eb kryesore.<br \/>\nS\u00eb k\u00ebndejmi, p\u00ebr gjendjen ekonomiko-shoq\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrgjegj\u00ebsi nuk mban vet\u00ebm nj\u00eb forc\u00eb politike, por t\u00ebr\u00eb klasa politike e vendit.<\/p>\n<p>Edhe po t\u00eb mbahen zgjedhje t\u00eb parakohshme n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kudo nd\u00ebr shqiptar\u00eb, apriori mund t\u00eb supozohet se pala humb\u00ebse do t\u2019i kontestonte ato, duke e fajsuar pal\u00ebn fituese p\u00ebr abuzim votash.<br \/>\nNdon\u00ebse n\u00eb zgjedhjet parlamentare dhe n\u00eb ato vendore, kudo n\u00eb trojet shqiptare, n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb v\u00ebzhguesit dhe t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebsit, marrin pjes\u00eb mij\u00ebra p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vendeve per\u00ebndimore, p\u00ebrs\u00ebri epilogu \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtues dhe d\u00ebshp\u00ebrues \u2013 ato vler\u00ebsohen n\u00ebn standardet evropiane. P\u00ebrse vall\u00eb gjith\u00eb ato shpenzime?!<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt, me at\u00eb q\u00eb ndodhi m\u00eb 21 janar 2011 nuk duhet t\u00eb sillen sikur s\u2019ka ndodhur gj\u00eb. Ende pa u b\u00ebr\u00eb homazh tre viktimave t\u00eb protestave t\u00eb dhunshme t\u00eb 21 janarit, disa studio televizive shqiptare n\u00eb Ballkan, transmetonin porno-muzik\u00eb. K\u00ebshtu nderuakan viktimat?!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhelal Zejneli Koh\u00ebt e fundit, n\u00eb hap\u00ebsirat shqiptare n\u00eb Ballkan v\u00ebrehen zhvillime negative: &#8211; N\u00eb Shqip\u00ebri, opozita i konteston zgjedhjet e 28 qershorit. Midis forcave politike kryesore, jo vet\u00ebm nuk ka dialog, por ka edhe nj\u00eb konflikt verbal, t\u00eb p\u00ebrshkuar nga nj\u00eb gjuh\u00eb jopolitike. &#8211; N\u00eb Kosov\u00eb, po ashtu u kontestuan zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>SHQIPTAR\u00cbT N\u00cb UDH\u00cbKRYQ - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SHQIPTAR\u00cbT N\u00cb UDH\u00cbKRYQ - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xhelal Zejneli Koh\u00ebt e fundit, n\u00eb hap\u00ebsirat shqiptare n\u00eb Ballkan v\u00ebrehen zhvillime negative: &#8211; N\u00eb Shqip\u00ebri, opozita i konteston zgjedhjet e 28 qershorit. Midis forcave politike kryesore, jo vet\u00ebm nuk ka dialog, por ka edhe nj\u00eb konflikt verbal, t\u00eb p\u00ebrshkuar nga nj\u00eb gjuh\u00eb jopolitike. &#8211; N\u00eb Kosov\u00eb, po ashtu u kontestuan zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-03-03T00:26:46+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli1-150x150.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"SHQIPTAR\u00cbT N\u00cb UDH\u00cbKRYQ\",\"datePublished\":\"2011-03-03T00:26:46+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-03T00:26:46+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/\"},\"wordCount\":3714,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli1-150x150.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/\",\"name\":\"SHQIPTAR\u00cbT N\u00cb UDH\u00cbKRYQ - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli1-150x150.jpg\",\"datePublished\":\"2011-03-03T00:26:46+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-03T00:26:46+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli1-150x150.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli1-150x150.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SHQIPTAR\u00cbT N\u00cb UDH\u00cbKRYQ\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SHQIPTAR\u00cbT N\u00cb UDH\u00cbKRYQ - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"SHQIPTAR\u00cbT N\u00cb UDH\u00cbKRYQ - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Xhelal Zejneli Koh\u00ebt e fundit, n\u00eb hap\u00ebsirat shqiptare n\u00eb Ballkan v\u00ebrehen zhvillime negative: &#8211; N\u00eb Shqip\u00ebri, opozita i konteston zgjedhjet e 28 qershorit. Midis forcave politike kryesore, jo vet\u00ebm nuk ka dialog, por ka edhe nj\u00eb konflikt verbal, t\u00eb p\u00ebrshkuar nga nj\u00eb gjuh\u00eb jopolitike. &#8211; N\u00eb Kosov\u00eb, po ashtu u kontestuan zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-03-03T00:26:46+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli1-150x150.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"SHQIPTAR\u00cbT N\u00cb UDH\u00cbKRYQ","datePublished":"2011-03-03T00:26:46+00:00","dateModified":"2011-03-03T00:26:46+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/"},"wordCount":3714,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli1-150x150.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/","name":"SHQIPTAR\u00cbT N\u00cb UDH\u00cbKRYQ - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli1-150x150.jpg","datePublished":"2011-03-03T00:26:46+00:00","dateModified":"2011-03-03T00:26:46+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli1-150x150.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli1-150x150.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-ne-udhekryq\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SHQIPTAR\u00cbT N\u00cb UDH\u00cbKRYQ"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7137"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7137"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7137\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7137"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7137"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7137"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}