{"id":7100,"date":"2011-02-28T15:06:23","date_gmt":"2011-02-28T14:06:23","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=7100"},"modified":"2011-02-28T15:06:23","modified_gmt":"2011-02-28T14:06:23","slug":"meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri\/","title":{"rendered":"Mesh\u00eb drite p\u00ebr Imzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri"},"content":{"rendered":"<p><em>Durr\u00ebs, shkurt 2011<\/em><br \/>\n(2Sel 3,6-15; Ps 137; Mt 22,15-22)<\/p>\n<p>Mbi lumenjt\u00eb e Babilonis\u00eb,<br \/>\nAtje rrinim e vajtonim,<br \/>\nE n\u00ebp\u00ebr mend shkonim Sionin.<br \/>\nAtje, shp\u00ebrngul\u00ebsit tan\u00eb na k\u00ebrkonin k\u00ebng\u00eb:<br \/>\n\u201cNa k\u00ebndoni k\u00ebng\u00ebt e Sionit!\u201d<br \/>\nPo si mund t\u2019i k\u00ebndojm\u00eb<br \/>\nk\u00ebng\u00ebt e Zotit n\u00eb dhe t\u00eb huaj?<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar Zonja dhe zot\u00ebrinj,<br \/>\nT\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr e motra,<br \/>\nPsalmi 137 p\u00ebrshkruan me nota melankonie t\u00eb thell\u00eb gjendjen e hebrenjve larg tok\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb pushtuar e t\u00eb shkretuar nga babilonez\u00ebt para 2500 vjet\u00ebsh. \u201cSi mund t\u2019i k\u00ebndojm\u00eb k\u00ebng\u00ebt e Zotit n\u00eb dhe t\u00eb huaj?\u201d, thot\u00eb psalmisti. Historia biblike e shp\u00ebrnguljes s\u00eb hebrenjve \u00ebsht\u00eb paradigm\u00eb e nj\u00eb populli q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb atdhe ku t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb, sepse vet\u00ebm n\u00eb liri mund t\u00eb k\u00ebndohen k\u00ebng\u00ebt e Zotit.<\/p>\n<p>Sot kemi para nesh mbetjet mortore t\u00eb nj\u00eb burri t\u00eb madh t\u00eb kombit ton\u00eb, q\u00eb gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebs ka k\u00ebrkuar nj\u00eb atdhe t\u00eb lir\u00eb dhe ka vdekur tok\u00eb t\u00eb huaj. Imzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri q\u00ebndron n\u00eb themelet e shtetit shqiptar n\u00eb t\u00eb gjitha kuptimet e fjal\u00ebs themel. S\u00eb pari, sepse ka pasur bindjen e thell\u00eb se shqiptar\u00ebt nuk mund t\u00eb prisnin m\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar nga sundimi i gjat\u00eb osman, dhe kjo bindje e ka shtyr\u00eb t\u00eb angazhohet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur mend\u00ebrisht, kulturalisht dhe politikisht popullin shqiptar p\u00ebr shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, sepse priti n\u00eb Durr\u00ebs delegacionin q\u00eb ishte nisur nga Trieste p\u00ebr t\u00eb shpallur \u201cShqipnin\u00eb e mos varme\u201d dhe, pasi u vu re se shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs vihej n\u00eb rrezik p\u00ebr shkak t\u00eb pasiguris\u00eb s\u00eb atij qyteti t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga pretendimet serbe dhe greke, b\u00ebri t\u00eb mundur sigurin\u00eb e udh\u00ebtimit t\u00eb k\u00ebtij delegacioni drejt Vlor\u00ebs. S\u00eb treti, sepse n\u00eb Vlor\u00eb jo vet\u00ebm se hodhi firm\u00ebn p\u00ebrkrah Ismail Qemalit dhe ishte nd\u00ebr pes\u00eb personat q\u00eb val\u00ebvit\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb flamurin e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pavarur, por u b\u00eb edhe z\u00ebv\u00ebnd\u00ebskryeministri i par\u00eb i shtetit t\u00eb ri shqiptar.<\/p>\n<p>Ai q\u00ebndron n\u00eb themelet e shtetit shqiptar jo vet\u00ebm sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr gur\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb k\u00ebtij themeli, por sepse m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb protagonist\u00ebt e tjer\u00eb ka mbetur i fshehur dhe i mbuluar me heshtje nga historia shqiptare si gjat\u00eb periudh\u00ebs komuniste, ashtu edhe gjat\u00eb k\u00ebtyre nj\u00ebzet vjet\u00ebve. Themelet jan\u00eb t\u00eb padukshme p\u00ebr vet\u00eb funksionin e tyre t\u00eb mbajtjes s\u00eb godin\u00ebs q\u00eb mb\u00ebshtet mbi t\u00eb, por, n\u00ebse njer\u00ebzit q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb at\u00eb godin\u00eb lejojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtohen nga themelet gur\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, rrezikojn\u00eb t\u00eb banojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb t\u00eb l\u00ebkundshme.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb kthimit n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb eshtrave t\u00eb Imzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orrit, m\u00eb lind vetvetish\u00ebm dhe fuqish\u00ebm d\u00ebshira dhe urimi q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet me v\u00ebrtet\u00ebsi, dashuri dhe korrektes\u00eb shkencore hetimi i historis\u00eb son\u00eb t\u00eb hershme dhe t\u00eb von\u00eb, me motivin e vet\u00ebm, q\u00eb kujtesa historike komb\u00ebtare t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb thesar i \u00e7muesh\u00ebm nga i cili t\u00eb mund t\u00eb nxjerrim m\u00ebsime p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen e vendit ton\u00eb. Njohja e turbullt e historis\u00eb s\u00eb shkuar, pa llogaritur pastaj shtremb\u00ebrimin me apo pa dashje t\u00eb saj, r\u00ebndon si nj\u00eb perde e err\u00ebt n\u00eb horizontin e shpirtit t\u00eb kombit, prandaj \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb jo vet\u00ebm e historian\u00ebve, por e \u00e7do shqiptari, t\u00eb jap\u00eb ndihmes\u00ebn e vet p\u00ebr ta shthurur fije p\u00ebr fije k\u00ebt\u00eb perde.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb ndihmes\u00eb e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb kujdesur p\u00ebr kthimin n\u00eb atdhe t\u00eb eshtrave t\u00eb Imzot Ka\u00e7orrit, prandaj atyre u drejtoj me g\u00ebzim dhe k\u00ebnaq\u00ebsi mir\u00ebnjohjen time m\u00eb t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb kthehemi edhe nj\u00eb her\u00eb tek psalmisti i sot\u00ebm. \u201cSi t\u2019i k\u00ebndojm\u00eb k\u00ebng\u00ebt e Hyjit n\u00eb tok\u00eb t\u00eb huaj?\u201d P\u00ebrvoja e tok\u00ebs s\u00eb huaj ka qen\u00eb p\u00ebrvoja e gati gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Imzot Ka\u00e7orrit. Ai lindi n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Lur\u00ebs n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb t\u00eb historis\u00eb kur toka e shqiptar\u00ebve ishte si t\u00eb ishte e huaj, sepse gjendej n\u00ebn zot\u00ebrimin e Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Stambollit. Pas studimeve teologjike baz\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, q\u00eb do ta p\u00ebrgatisnin p\u00ebr meshtari, njohu t\u00eb tjera toka t\u00eb huaja, sepse kaloi disa vite studimi n\u00eb Zvic\u00ebr, p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri me prerjen mendore t\u00eb njeriut europian, p\u00ebr t\u2019iu kushtuar bashk\u00ebsive katolike t\u00eb kurbinit dhe t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>P\u00ebrkushtimi baritor p\u00ebrfshinte realitetin njer\u00ebzor n\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebrmasat e tij, prandaj famullitari i Durr\u00ebsit jo vet\u00ebm q\u00eb nuk la pas dore l\u00ebngat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gendej popullsia shqiptare n\u00ebn sundimin turk, por u vendos n\u00eb krye t\u00eb l\u00ebvizjes p\u00ebr pavar\u00ebsi. Pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, g\u00ebzoi vet\u00ebm p\u00ebr dy vjet shijen aq t\u00eb d\u00ebshiruar t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb vet, sepse barbaria e l\u00ebvizjes s\u00eb Haxhi Qamilit jo vet\u00ebm q\u00eb e rr\u00ebzoi qeverin\u00eb ku ai ishte z\u00ebv\u00ebnd\u00ebskryeminist\u00ebr, por i dogji sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, duke kthyer n\u00eb pluhur e hi nj\u00ebr\u00ebn nd\u00ebr bibliotekat m\u00eb t\u00eb pasura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb asaj kohe, q\u00eb ai kishte mbledhur me pasion. Pas rr\u00ebzimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Ismali Qemalit, largohet nga Shqip\u00ebria p\u00ebr n\u00eb Austri dhe atje vdes pas pes\u00eb vjet\u00ebsh, p\u00ebr t\u2019u l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb.<\/p>\n<p>Harresa, megjithat\u00eb, nuk r\u00ebndon mbi t\u00eb, por mi historin\u00eb ton\u00eb. N\u00ebse Psalmisti nuk i k\u00ebndonte dot k\u00ebng\u00ebt e Zotit mbi lumenjt\u00eb e Babilonis\u00eb, sepse e digjte malli p\u00ebr Jeruzalemin, sikurse malli digjte edhe Imzot Ka\u00e7orrin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb kur gjendej pran\u00eb brigjeve t\u00eb lumit Danub n\u00eb Vjen\u00eb, famullitari i Durr\u00ebsit mund t\u2019i k\u00ebndonte k\u00ebng\u00ebt e Zotit edhe n\u00eb dhe t\u00eb huaj, sepse kishte b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb kishte qen\u00eb e mundur p\u00ebr dheun e vet.<\/p>\n<p>N\u00eb Ungjillin e sot\u00ebm kemi d\u00ebgjuar tregimin e takimit t\u00eb Jezusit me farisenjt\u00eb, q\u00eb duan t\u00eb din\u00eb prej tij a duhet t\u2019i paguhet taksa \u00c7ezarit apo jo. Para se t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigjen, Jezusi k\u00ebrkon nj\u00eb monedh\u00eb dhe, duke par\u00eb mbi t\u00eb sh\u00ebmb\u00ebllimin e \u00c7ezarit, thot\u00eb fjalin\u00eb e famshme: \u201cJepni \u00c7ezarit \u00e7far\u00eb i takon \u00c7ezarit dhe Zotit \u00e7far\u00eb i takon Zotit!\u201d.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb angazhimi politik i Imzot Bum\u00e7it nuk ka qen\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebrpjekje e sinqert\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb \u00c7ezarit \u00e7far\u00eb i takon \u00c7ezarit. Sa her\u00eb q\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn, na krijohet ideja se n\u00eb politik\u00eb hyhet p\u00ebr t\u00eb fituar, ose, edhe m\u00eb keq, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar. Fatkeq\u00ebsisht, historia e shtetit ton\u00eb, q\u00eb, pas pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti, mbush nj\u00ebqind vje\u00e7, \u00ebsht\u00eb e mbushur me shembuj t\u00eb nj\u00eb politike t\u00eb ushtruar e t\u00eb kuptuar si pushtet dhe p\u00ebrfitim. Fatkeq\u00ebsisht, jo vet\u00ebm forcat e Haxhi Qamilit dhe jo vet\u00ebm eg\u00ebrsia e diktatur\u00ebs komuniste, por edhe tranzicioni i st\u00ebrgjatur nj\u00ebzetvje\u00e7ar nuk na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shembull bind\u00ebs t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb kuptuar si sh\u00ebrbim ndaj shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ungjilli q\u00eb sapo kemi d\u00ebgjuar na kujton se n\u00eb politik\u00eb hyhet jo p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb: \u201cJepni \u00c7ezarit \u00e7far\u00eb i takon \u00c7ezarit!\u201d Imzot Ka\u00e7orri, i mbrujtur me fjal\u00ebn e Ungjillit, \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb politik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb jo p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb, dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka, deri edhe fam\u00ebn e emrit t\u00eb vet. Nga ana tjet\u00ebr, duhet t\u00eb angazhohemi ta nxjerrim n\u00eb pah k\u00ebt\u00eb fam\u00eb, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb model jo vet\u00ebm p\u00ebr politikan\u00ebt shqiptar\u00eb, por edhe p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr vizionin e tyre politik.<\/p>\n<p>Duke u kthyer tek Ungjilli i sot\u00ebm, n\u00eb gjestin e Jezusit, q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb shoh\u00eb sh\u00ebmb\u00ebllimin e \u00c7ezarit n\u00eb monedh\u00ebn e perandoris\u00eb, duhet t\u00eb lexojm\u00eb edhe di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb. N\u00ebse n\u00eb monedh\u00eb gjendet sh\u00ebmb\u00ebllimi i \u00c7ezarit, brenda njeriut gjendet sh\u00ebmb\u00ebllimi i Hyjit. Libri i Zanafill\u00ebs, kur tregon krijimin e njeriut, na b\u00ebn me dije se Zoti tha: \u201cTa b\u00ebjm\u00eb njeriun n\u00eb sh\u00ebmb\u00ebllimin ton\u00eb\u201d. Brenda njeriut, brenda \u00e7do njeriu, Jezusi shikon sh\u00ebmb\u00ebllimin e Hyjit, prandaj ai ka ardhur p\u00ebr t\u2019i kthyer njer\u00ebzit tek Hyji. K\u00ebtu gjejm\u00eb edhe p\u00ebrmas\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebskryeministrit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Ai ishte njeri i Zotit, prandaj, sikurse ka jetuar politik\u00ebn si mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb \u00c7ezarit \u00e7far\u00eb i takon \u00c7ezarit, pra si sh\u00ebrbim dhe jo si pushtet, poashtu ka jetuar edhe besimin se thirrejn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb njeriut p\u00ebr t\u2019iu kushtuar t\u00ebr\u00ebsisht Zotit. Madje n\u00eb k\u00ebt\u00eb thirrje t\u00eb Zotit, p\u00ebr t\u00eb realizuar brenda nesh ngjashm\u00ebrin\u00eb me t\u00eb, q\u00ebndron edhe \u00e7el\u00ebsi i thirrjes son\u00eb p\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb jet\u00ebn sociale dhe politike.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht forca e k\u00ebsaj thirrjeje q\u00eb na nxjerr nga p\u00ebrtacia jon\u00eb dhe na angazhon p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve, sikurse na porosit sh\u00ebn Pali n\u00eb leximin e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj liturgjie nga Letra e Dyt\u00eb drejtuar Selanikasve: \u201cPo ju porosisim, o v\u00ebllez\u00ebr, n\u00eb emrin e Zotit Jezu Krisht, t\u00eb largohemi nga \u00e7do v\u00eblla q\u00eb jeton n\u00eb p\u00ebrtaci dhe jo sipas tradit\u00ebs q\u00eb mor\u00ebt prej nesh\u201d (2Sel 3,6).<\/p>\n<p>E m\u00eb tej p\u00ebrs\u00ebri: \u201cPo d\u00ebgjojm\u00eb se disa nga ju jetojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrtaci, nuk b\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb pun\u00eb dhe merretn me gj\u00ebra t\u00eb kota. K\u00ebta i porisisim dhe i lusim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit Jezu Krisht q\u00eb t\u2019i shtrohen pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb buk\u00ebn e goj\u00ebs\u201d (2Sel 3,11-12). Gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij Imzot Ka\u00e7orri ka punuar pa u lodhur p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e vendit t\u00eb vet, prandaj sot, fjal\u00ebt e Apostullit Pal\u00eb duket sikur na i thot\u00eb edhe ai neve, duke na l\u00ebn\u00eb nj\u00eb shembull t\u00eb mir\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb: \u201cJu e dini se si duhet t\u00eb ndiqni shembullin ton\u00eb, sepse ne nuk jetuam n\u00eb p\u00ebrtaci kur ishim mes jush e as nuk kemi ngr\u00ebn\u00eb falas nga ndonj\u00ebri prej jush, por jemi lodhur e munduar duke punuar dit\u00eb e nat\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos iu b\u00ebr\u00eb barr\u00eb ndokujt\u201d (2Sel 3,7-8).<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot historia e Shqip\u00ebris\u00eb nuk e ka shp\u00ebrblyer Imzot Ka\u00e7orrin p\u00ebr kontributin e pamas\u00eb q\u00eb ai i ka dh\u00ebn\u00eb vendit ton\u00eb, por ky fakt nuk na shqet\u00ebson ne q\u00eb jemi mbledhur k\u00ebtu n\u00eb emrin e besimit, sepse e dim\u00eb se shp\u00ebrblimi vjen prej Zotit, prandaj lutemi q\u00eb Zoti t\u00eb shp\u00ebrblej\u00eb me lavdin\u00eb qiellore t\u00eb gjitha vuajtjet e tij. Amen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Durr\u00ebs, shkurt 2011 (2Sel 3,6-15; Ps 137; Mt 22,15-22) Mbi lumenjt\u00eb e Babilonis\u00eb, Atje rrinim e vajtonim, E n\u00ebp\u00ebr mend shkonim Sionin. Atje, shp\u00ebrngul\u00ebsit tan\u00eb na k\u00ebrkonin k\u00ebng\u00eb: \u201cNa k\u00ebndoni k\u00ebng\u00ebt e Sionit!\u201d Po si mund t\u2019i k\u00ebndojm\u00eb k\u00ebng\u00ebt e Zotit n\u00eb dhe t\u00eb huaj? T\u00eb nderuar Zonja dhe zot\u00ebrinj, T\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr e motra, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Mesh\u00eb drite p\u00ebr Imzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mesh\u00eb drite p\u00ebr Imzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Durr\u00ebs, shkurt 2011 (2Sel 3,6-15; Ps 137; Mt 22,15-22) Mbi lumenjt\u00eb e Babilonis\u00eb, Atje rrinim e vajtonim, E n\u00ebp\u00ebr mend shkonim Sionin. Atje, shp\u00ebrngul\u00ebsit tan\u00eb na k\u00ebrkonin k\u00ebng\u00eb: \u201cNa k\u00ebndoni k\u00ebng\u00ebt e Sionit!\u201d Po si mund t\u2019i k\u00ebndojm\u00eb k\u00ebng\u00ebt e Zotit n\u00eb dhe t\u00eb huaj? T\u00eb nderuar Zonja dhe zot\u00ebrinj, T\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr e motra, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-02-28T14:06:23+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Mesh\u00eb drite p\u00ebr Imzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri\",\"datePublished\":\"2011-02-28T14:06:23+00:00\",\"dateModified\":\"2011-02-28T14:06:23+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri\/\"},\"wordCount\":1945,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri\/\",\"name\":\"Mesh\u00eb drite p\u00ebr Imzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2011-02-28T14:06:23+00:00\",\"dateModified\":\"2011-02-28T14:06:23+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mesh\u00eb drite p\u00ebr Imzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mesh\u00eb drite p\u00ebr Imzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Mesh\u00eb drite p\u00ebr Imzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Durr\u00ebs, shkurt 2011 (2Sel 3,6-15; Ps 137; Mt 22,15-22) Mbi lumenjt\u00eb e Babilonis\u00eb, Atje rrinim e vajtonim, E n\u00ebp\u00ebr mend shkonim Sionin. Atje, shp\u00ebrngul\u00ebsit tan\u00eb na k\u00ebrkonin k\u00ebng\u00eb: \u201cNa k\u00ebndoni k\u00ebng\u00ebt e Sionit!\u201d Po si mund t\u2019i k\u00ebndojm\u00eb k\u00ebng\u00ebt e Zotit n\u00eb dhe t\u00eb huaj? T\u00eb nderuar Zonja dhe zot\u00ebrinj, T\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr e motra, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-02-28T14:06:23+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Mesh\u00eb drite p\u00ebr Imzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri","datePublished":"2011-02-28T14:06:23+00:00","dateModified":"2011-02-28T14:06:23+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri\/"},"wordCount":1945,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri\/","name":"Mesh\u00eb drite p\u00ebr Imzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2011-02-28T14:06:23+00:00","dateModified":"2011-02-28T14:06:23+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meshe-drite-per-imzot-nikolle-kacorri\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mesh\u00eb drite p\u00ebr Imzot Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7100"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7100"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7100\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7100"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7100"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7100"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}