{"id":7076,"date":"2011-03-14T08:09:22","date_gmt":"2011-03-14T07:09:22","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=7076"},"modified":"2011-03-14T08:09:22","modified_gmt":"2011-03-14T07:09:22","slug":"shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/","title":{"rendered":"SHQIPTAR\u00cbT \u2013 NJ\u00cb GJUH\u00cb, NJ\u00cb HISTORI, NJ\u00cb KOMB"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7138\" title=\"Xhelal Zejneli\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli1-150x150.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"150\" \/><\/p>\n<p><strong>Xhelal Zejneli<\/strong><\/p>\n<p>Koh\u00ebt e fundit n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare n\u00eb Ballkan paraqiten do ide, sipas t\u00eb cilave shqiptar\u00ebt nuk qenk\u00ebshin nj\u00eb komb por dy a m\u00eb shum\u00eb sish. Fatmir\u00ebsisht, numri i atyre q\u00eb thon\u00eb se nd\u00ebrmjet shqiptar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve jasht\u00eb saj, ka dallime t\u00eb caktuara, \u00ebsht\u00eb tejet i vog\u00ebl dhe num\u00ebrohet n\u00eb gishta.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan: n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Kosov\u00ebn lindore (Preshev\u00eb, Bujanovc, Medvegj\u00eb), n\u00eb Maqedoni, n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb Greqi, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe \u00e7am\u00ebt &#8211; jan\u00eb nj\u00eb popull, flasin nj\u00eb gjuh\u00eb, kan\u00eb nj\u00eb histori dhe jan\u00eb nj\u00eb komb. Pjes\u00eb e pandar\u00eb e kombit shqiptar n\u00eb Ballkan jan\u00eb edhe shqiptar\u00ebt n\u00eb diaspor\u00eb: n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb SHBA, n\u00eb Kanada, n\u00eb Australi&#8230;<br \/>\nMidis shqiptar\u00ebve, kudo qofshin ata, nuk ka kurrfar\u00eb dallimesh t\u00eb theksuara, madje mbi kurrfar\u00eb baze. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb.<\/p>\n<p>Ka individ\u00eb q\u00eb thon\u00eb se ekziston kombi shqiptar n\u00eb Shqip\u00ebri si dhe kombi kosovar \u2013 n\u00eb Kosov\u00eb. S\u2019ka komb kosovar. Kosova \u00ebsht\u00eb term gjeografik. Ka komb shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn 92% t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs;<br \/>\n&#8211; q\u00eb \u00ebsht\u00eb trash\u00ebguese e shtet\u00ebsis\u00eb;<br \/>\n&#8211; q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbart\u00ebse e shtet\u00ebsis\u00eb;<br \/>\n&#8211; q\u00eb posedon kapacitet t\u00eb plot\u00eb shtetformues apo shtetkrijues;<br \/>\n&#8211; q\u00eb ka nj\u00eb histori t\u00eb lavdishme;<br \/>\n&#8211; q\u00eb ka perspektiv\u00eb euro-atlantike.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i shqiptar\u00ebve, me t\u00eb drejtat e pakicave, t\u00eb garantuara me ligj, sipas standardeve evropiane. Askush s\u2019mund t\u2019i detyroj\u00eb shqiptar\u00ebt ta nd\u00ebrrojn\u00eb emrin, p\u00ebr hir t\u00eb 5% serb\u00ebve. In ultima linea, a ka forc\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb mund t\u2019ia nd\u00ebrroj\u00eb nj\u00eb populli shpirtin, zemr\u00ebn, mendjen, gjakun, kujtes\u00ebn historike dhe vet\u00ebdijen komb\u00ebtare. S\u2019ka plan n\u00eb bot\u00eb q\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Ca individ\u00eb, q\u00eb num\u00ebrohen n\u00eb gishta, thon\u00eb se shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb nj\u00eb komb, por dy a m\u00eb shum\u00eb kombe. K\u00ebta individ\u00eb, te shqiptar\u00ebt v\u00ebrejn\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; dallime historike;<br \/>\n&#8211; dallime gjuh\u00ebsore;<br \/>\n&#8211; dallime kulturore;<br \/>\n&#8211; dallime psikologjike;<br \/>\n&#8211; dallime arsimore;<br \/>\n&#8211; dallime n\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb emancipimit.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb nga \u201cdallimet\u201d e sip\u00ebrth\u00ebna nuk \u00ebsht\u00eb i bazuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb histori &#8211; N\u00eb vjesht\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb vitit 1912 Ismail Qemali, t\u00eb pavarur e shpalli &#8211; Shqip\u00ebrin\u00eb. E Shqip\u00ebri ishin trojet shqiptare n\u00eb Ballkan q\u00eb shtriheshin deri aty ku buk\u00ebs i thonin buk\u00eb, e ujit uj\u00eb. Fqinj\u00ebt grabitqar\u00eb \u2013 Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia, t\u00eb ndihmuar nga Moska, Parisi dhe Londra, pushtuan m\u00eb tep\u00ebr se gjysm\u00ebn e trojeve etnike dhe historike shqiptare. Nd\u00ebrkaq, shqiptar\u00ebt e viseve t\u00eb pushtuara, q\u00eb nga dita e par\u00eb e pushtimit e deri m\u00eb sot, kur\u00ebn e kur\u00ebs nuk e njoh\u00ebn pushtimin. Pushtuesve t\u00eb eg\u00ebr serb\u00eb, bullgar\u00eb, malazez, sllavo-maqedonas dhe grek\u00eb, u b\u00ebn\u00eb ball\u00eb me sakrifica mbinjer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr (1912-1913) e deri n\u00eb dit\u00ebt tona, shqiptar\u00ebt e viseve t\u00eb pushtuara, Shqip\u00ebrin\u00eb e quajn\u00eb n\u00ebn\u00eb, e konsiderojn\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb dhe t\u00eb shtrenjt\u00eb, e kan\u00eb n\u00eb zem\u00ebr dhe e duan me shpirt. Dhe do ta duan deri n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve. Edhe pas vendimeve t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve (1912-1913), shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan, vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb histori.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nga p\u00ebrkufizimet e kombit q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga sociolog\u00ebt borgjez dhe marksist\u00eb, kombi \u00ebsht\u00eb para s\u00eb gjithash dhe mbi t\u00eb gjitha: gjaku, zemra, shpirti, dhe mendja.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Gjuha popullore shqipe p\u00ebrb\u00ebhet prej dy dialekteve kryesore, prej disa n\u00ebndialekteve dhe prej shum\u00eb t\u00eb folmeve. P\u00ebrkund\u00ebr dialekteve, n\u00ebndialekteve dhe t\u00eb folmeve t\u00eb gjuh\u00ebs popullore shqipe, shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan dhe kudo n\u00eb bot\u00eb, komunikojn\u00eb dhe kuptohen nd\u00ebr vete pa kurrfar\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsish. Gjermani i jugut t\u00eb Gjermanis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb dallimeve dialektore v\u00ebshtir\u00eb merret vesh me at\u00eb t\u00eb veriut t\u00eb vendit. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, asnj\u00eb gjerman nuk thot\u00eb se ekzistojn\u00eb dy a m\u00eb shum\u00eb gjuh\u00eb gjermane dhe se brenda n\u00eb Gjermani duhet t\u00eb ket\u00eb dy a m\u00eb shum\u00eb kombe.<br \/>\nM\u00eb 1972 u mbajt n\u00eb Tiran\u00eb Kongresi i Drejtshkrimit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb studiues t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare n\u00eb Ballkan, p\u00ebrfshi pra edhe intelektual\u00ebt dhe akademik\u00ebt nga Kosova, nga Maqedonia, nga Mali i Zi si dhe arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb. Kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm edhe albanolog\u00eb t\u00eb huaj. Ky kongres mbylli periudh\u00ebn kur gjuha letrare shqipe funksiononte n\u00eb dy a m\u00eb shum\u00eb variante dhe hapi nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb re, periudh\u00ebn e nj\u00eb gjuhe letrare t\u00eb vetme, t\u00eb nj\u00ebsuar. Kongresi i Drejtshkrimit pati nj\u00eb jehon\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore e kulturore t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan dhe n\u00eb diaspor\u00eb dhe ndikoi p\u00ebr forcimin e nj\u00ebsis\u00eb shpirt\u00ebrore t\u00eb tyre. Shqiptar\u00ebt sot, kudo n\u00eb bot\u00eb, flasin n\u00eb gjuh\u00ebn letrare shqipe. Dhe k\u00ebshtu do t\u00eb flasin deri n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve. Shqipja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb. S\u2019ka dy gjuh\u00eb shqipe.<\/p>\n<p>Nacionalist\u00ebt serb\u00eb t\u00eb Beogradit nuk e prit\u00ebn mir\u00eb Kongresin e Drejtshkrimit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe t\u00eb 1972-shit. Sipas inteligjencies serbe, shqiptar\u00ebt kan\u00eb dy gjuh\u00eb: gjuh\u00ebn shqipe q\u00eb flitet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe geg\u00ebrishten \u2013 q\u00eb flitet n\u00eb Kosov\u00eb. Rrjedhimisht shqiptar\u00ebt, sipas akademik\u00ebve serb\u00eb, meq\u00eb flasin dy gjuh\u00eb, jan\u00eb dy popuj t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebta pak shqiptar\u00eb q\u00eb thon\u00eb se nd\u00ebr shqiptar\u00eb ka dallime aq t\u00eb m\u00ebdha saq\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dy popuj t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebr dy kombe t\u00eb ndryshme, me vet\u00ebdije apo pa t\u00eb, me pik\u00ebpamje t\u00eb tilla, i sh\u00ebrbejn\u00eb ideologjis\u00eb antishqiptare serbe dhe greke.<br \/>\nShqiptar\u00ebt jan\u00eb pak, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb dy a m\u00eb shum\u00eb kombe.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt:<\/p>\n<p>&#8211; jan\u00eb populli m\u00eb i lasht\u00eb i Gadishullit Ballkanik;<br \/>\n&#8211; jan\u00eb pasardh\u00ebs t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb ilir\u00ebve;<br \/>\n&#8211; jan\u00eb popull rr\u00ebnj\u00ebs (autokton) i Ballkanit.<\/p>\n<p>Gjuha shqipe:<\/p>\n<p>&#8211; \u00ebsht\u00eb bij\u00eb e ilirishtes;<br \/>\n&#8211; \u00ebsht\u00eb deg\u00eb e par\u00eb e familjes s\u00eb gjuh\u00ebve indo-evropiane.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, prejardhja e p\u00ebrbashk\u00ebt e shqiptar\u00ebve dhe e gjuh\u00ebs s\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej shum\u00eb faktor\u00ebve q\u00eb i bashkon shqiptar\u00ebt.<br \/>\nShqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan dhe kudo n\u00eb rruzullin tok\u00ebsor, kan\u00eb nj\u00eb krye-hero dhe mbi-hero \u2013 Gjergj Kastriotin-Sk\u00ebnderbeun, krenarin\u00eb, nderin dhe lavdin\u00eb e kombit. Shqiptar\u00ebt n\u00eb rajon dhe kudo n\u00eb rruzullin tok\u00ebsor, i bashkon epoka e madhe e kryezotit t\u00eb mesjet\u00ebs \u2013 e Gjergj Kastriotit-Sk\u00ebnderbeut.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb rajon dhe kudo n\u00eb rruzull, e kan\u00eb n\u00eb zem\u00ebr epok\u00ebn e madhe t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare (1840-1912). Kombi shqiptar sot, p\u00ebrulet me nderimin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb para rilind\u00ebsve, q u flijuan p\u00ebr drit\u00ebn ton\u00eb t\u00eb sotme. Shqiptar\u00ebt sot, si dikur, i bashkon nj\u00ebra nga periudhat m\u00eb t\u00eb lavdishme t\u00eb historis\u00eb politike t\u00eb kombit \u2013 ajo e Lidhjes s\u00eb Prizrenit (1878-1881).<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt sot, si dikur, i bashkon Vlora e pavar\u00ebsis\u00eb e vitit 1912.<br \/>\nShqiptar\u00ebt, sot e nj\u00eb mij\u00eb vjet i bashkon himni dhe flamuri komb\u00ebtar \u2013 shqiponja me dy krer\u00eb, n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb kuqe, q\u00eb e p\u00ebrdori Sk\u00ebnderbeu n\u00eb luft\u00ebrat p\u00ebr mbrojtjen e atdheut. \u00c7do shqiptar n\u00eb rajon dhe kudo n\u00eb bot\u00eb, e ka n\u00eb zem\u00ebr flamurin komb\u00ebtar. N\u00eb luft\u00eb, n\u00eb beteja, n\u00eb fitore, n\u00eb paqe, n\u00eb ceremoni mortore, n\u00eb dasma shqiptar\u00ebt shkojn\u00eb me nj\u00eb flamur t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb e kan\u00eb n\u00eb shpirt, n\u00eb zem\u00ebr, n\u00eb gjak dhe n\u00eb mendje \u2013 shqipen me dy krer\u00eb. Flamuri dhe himni komb\u00ebtar jan\u00eb nj\u00eb. Para tyre dhe vet\u00ebm p\u00ebrball\u00eb tyre q\u00ebndron hijer\u00ebnd\u00eb \u00e7do shqiptar n\u00eb Ballkan dhe kudo n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan dhe kudo n\u00eb rruzull, i bashkon virtyti: besa, bujaria, fisnik\u00ebria, mikpritja, trim\u00ebria dhe mendjempreht\u00ebsia.<br \/>\nShqiptar\u00ebt n\u00eb rajon dhe kudo n\u00eb bot\u00eb, shquhen p\u00ebr vitalitetin e rac\u00ebs.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt pra krenohen:<\/p>\n<p>&#8211; me prejardhjen ilire, me lasht\u00ebsin\u00eb, me autoktonin\u00eb, me past\u00ebrtin\u00eb e rac\u00ebs, me vitalitetin e rac\u00ebs, me historin\u00eb e lavdishme, me personalitetet historike, me virtytet etnike;<br \/>\n&#8211; me gjuh\u00ebn e tyre q\u00eb Gjergj Fishta e quajti gjuh\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt jan\u00eb popull solidar dhe human. N\u00eb asnj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb vet, nuk jan\u00eb paraqitur kund\u00ebr fqinj\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Ata individ\u00eb q\u00eb thon\u00eb se kombi kosovar dallohet nga ai shqiptar n\u00eb Shqip\u00ebri, duhet t\u00eb din\u00eb se shqiptar\u00eb \u2013 n\u00eb troje t\u00eb tyre \u2013 ka edhe n\u00eb Kosov\u00ebn lindore (Preshev\u00eb, Bujanovc, Medvegj\u00eb), edhe n\u00eb Maqedoni, edhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, edhe n\u00eb Greqi, edhe n\u00eb diaspor\u00eb. Po qe se shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb quhen shqiptar\u00eb, e k\u00ebta t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 kosovar\u00eb, si do t\u00eb quhen vall\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00ebn lindore, n\u00eb Maqedoni, n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb Greqi dhe n\u00eb diaspor\u00eb?!<\/p>\n<p>Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Greqia jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i quajtur serb\u00eb, maqedonas, malazez\u00eb, grek\u00eb. Ose m\u00eb sakt\u00eb: serb\u00eb me prejardhje shqiptare, maqedonas me prejardhje shqiptare, malazez\u00eb me prejardhje shqiptare etj.<\/p>\n<p>Ku shpie kjo?! Ku shpie ideja e dy gjuh\u00ebve shqipe dhe e dy kombeve shqiptare?!<br \/>\nPik\u00ebpamja: \u201cP\u00ebr t\u00eb pasur shtet t\u00eb pavarur dhe sovran \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb kesh edhe komb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb absolutisht e gabuar. P\u00ebr hir t\u00eb askujt, as edhe t\u00eb qendrave politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendosjes, shqiptar\u00ebt nuk mund ta nd\u00ebrrojn\u00eb emrin, shpirtin, zemr\u00ebn, gjakun dhe mendjen. Edhe korean\u00ebt kan\u00eb dy shtete por kurr\u00eb nuk thon\u00eb se jan\u00eb dy popuj apo dy kombe.<\/p>\n<p>Solidariteti v\u00ebllaz\u00ebror &#8211; Gjat\u00eb pastrimit etnik t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb e nd\u00ebrmori Serbia me forcat e saj militare n\u00eb vitin 1999, u detyruan t\u00eb largohen prej vatrave t\u00eb veta rreth 1 milion\u00eb shqiptar\u00eb.<br \/>\nRreth 600 mij\u00eb sish u strehuan n\u00eb Shqip\u00ebri, nga veriu deri n\u00eb jug. Nd\u00ebrkaq, rreth 350 mij\u00eb u vendos\u00ebn n\u00eb viset shqiptare n\u00eb Maqedoni. U strehuan pra te v\u00ebllez\u00ebrit e gjakut dhe nuk vajt\u00ebn as n\u00eb Greqi, as n\u00eb Bullgari. P\u00ebrse?!<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt:<\/p>\n<p>&#8211; i bashkon fati tragjik i p\u00ebrbashk\u00ebt, armiku dhe rreziku i p\u00ebrbashk\u00ebt, gjat\u00eb historis\u00eb dhe sot;<br \/>\n&#8211; i bashkon k\u00ebnga popullore q\u00eb e mbajti gjall\u00eb nd\u00ebr shekuj;<br \/>\n&#8211; i bashkon krijimtaria gojore e p\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00eb nga k\u00ebng\u00ebt e djepit deri te epika legjendare;<br \/>\n&#8211; i bashkon q\u00ebndresa e p\u00ebrbashk\u00ebt ndaj pushtuesve dhe sundimtar\u00ebve t\u00eb huaj;<br \/>\n&#8211; i bashkon krijimtaria letrare-artistike, q\u00eb nga Buzuku e deri n\u00eb dit\u00ebt tona dhe pas nesh.<br \/>\n&#8211; i bashkon ideali i p\u00ebrbashk\u00ebt \u2013 miq\u00ebsia me SHBA-n\u00eb dhe integrimi n\u00eb familjen per\u00ebndimore;<br \/>\nShqiptar\u00ebt i bashkon ideali i liris\u00eb dhe i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs martire, e cila, pas nj\u00eb shekull gjenocidi, kolonializmi dhe politike t\u00eb aparteidit t\u00eb ndjekur nga Serbia, doli nga ferri dhe terri p\u00ebr t\u00eb ecur drejt shtigjeve t\u00eb p\u00ebrparimit dhe t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt nuk u ndan\u00eb shpirt\u00ebrisht nd\u00ebr vete, as at\u00ebher\u00eb kur boshti i krimit Shkupi-Beogradi-Titogradi, vendos\u00ebn nd\u00ebr shqiptar\u00eb kufij t\u00eb hekurt.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Nd\u00ebr shqiptar\u00eb sot s\u2019ka kufij. Edhe k\u00ebta pak kufij q\u00eb kan\u00eb mbetur nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb hiqen. N\u00eb hap\u00ebsira nd\u00ebr-shqiptare t\u00eb caktuara, shqiptar\u00ebt qarkullojn\u00eb tanim\u00eb, jo me pasaporta, por me let\u00ebrnjoftime. Jan\u00eb edhe detet &#8211; Joni dhe Adriatiku \u2013 bashkues t\u00eb shqiptar\u00ebve. Shqiptar\u00ebt i bashkon dhe r\u00ebra e plazheve, dielli i korrikut dhe i gushtit, ekskursionet e nx\u00ebn\u00ebsve, muzeu i Kruj\u00ebs dhe i Vlor\u00ebs, kalaja e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot shqiptar\u00ebt kan\u00eb mund\u00ebsi komunikimi, si kurr\u00eb n\u00eb histori. Bashkimin ua mund\u00ebson zhvillimi i mediumeve, sidomos i atyre elektronike si dhe programet televizive satelitore apo kabllovike. N\u00eb saje t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb kombit nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb rritet akoma m\u00eb shum\u00eb qarkullimi i njer\u00ebzve, i mallrave, i kapitalit dhe i vlerave kulturore.<\/p>\n<p>Gjerman\u00ebt, v\u00ebrtet kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shtet komb\u00ebtar, si\u00e7 jan\u00eb Austria dhe Zvicra Mir\u00ebpo duhet ditur se:<\/p>\n<p>&#8211; Gjermania jasht\u00eb kufijve t\u00eb vet ka nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb p\u00ebrballueshme t\u00eb popullsis\u00eb dhe t\u00eb territorit gjermano-fol\u00ebs, nd\u00ebrkaq n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb tep\u00ebr se gjysma e popullsis\u00eb dhe e territoreve shqiptare, kan\u00eb mbetur jasht\u00eb saj;<\/p>\n<p>&#8211; Nacionalist\u00ebt gjerman\u00eb, si n\u00eb Gjermani ashtu edhe n\u00eb Austri, kurr\u00eb nuk jan\u00eb pajtuar me ekzistimin e dy shteteve gjermano-fol\u00ebse. Ata gjithmon\u00eb kan\u00eb synuar bashkimin;<br \/>\n&#8211; N\u00eb rastin e Gjermanis\u00eb dhe t\u00eb Austris\u00eb, mund t\u00eb flitet p\u00ebr dy histori t\u00eb ndryshme, por n\u00eb rastin e shqiptar\u00ebve kemi vet\u00ebm nj\u00eb histori \u2013 at\u00eb t\u00eb \u00e7lirimit nga zgjedha osmane, t\u00eb krijimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pavarur si dhe at\u00eb t\u00eb krijimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb etnike dhe natyrale;<br \/>\n&#8211; Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e brisht\u00eb, pik\u00ebrisht pse \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb dhe e cop\u00ebtuar;<br \/>\n&#8211; Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb stabile kur t\u2019i rikthehet gjysma q\u00eb iu shk\u00ebput n\u00eb Lond\u00ebr (1912-13);<\/p>\n<p>Derisa popuj t\u00eb tjer\u00eb, brenda kufijve t\u00eb shteteve t\u00eb veta, mbajn\u00eb territore t\u00eb popujve t\u00eb huaj, p\u00ebr ca shqiptar\u00eb q\u00eb num\u00ebrohen n\u00eb gishta, nd\u00ebrmjet shqiptar\u00ebve pask\u00ebsh dallime historike, gjuh\u00ebsore, psikologjike dhe kulturore&#8230;<\/p>\n<p>Derisa Serbia, me Vojvodin\u00ebn, me Kosov\u00ebn lindore (Preshev\u00eb, Bujanovc, Medvegj\u00eb) dhe me Sanxhakun (t\u00eb banuar me popullsi myslimane) krijon shtetin e madh serb, shqiptar\u00ebt n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2019arrijn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb madhe apo Shqip\u00ebri etnike dhe natyrale, por akoma m\u00eb keq. Ca individ\u00eb gjurmojn\u00eb dallime midis shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shkaktuar ndarje dhe p\u00ebr\u00e7arje nd\u00ebr-shqiptare dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar deri edhe dy popuj dhe dy kombe shqiptare.<br \/>\nShqiptar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb bashkohen. S\u00eb paku shpirt\u00ebrisht. T\u00eb bashkojn\u00eb tregjet, kapitalin, pasurit\u00eb materiale dhe vlerat kulturore. T\u00eb qarkullojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb hap\u00ebsirat brenda-shqiptare. T\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebt\u00eb sot s\u2019ua ndalon kush.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Ballkan p\u00ebrkufizohet si \u00e7\u00ebshtje e popullit t\u00eb ndar\u00eb, t\u00eb rindar\u00eb dhe t\u00eb shtypur. Me \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs (1999) nga Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs dhe nga alenca e NATO-s, padrejt\u00ebsia ndaj shqiptar\u00ebve nisi t\u00eb korrigjohet. Konstelacioni n\u00eb rajon, n\u00eb kontinent dhe n\u00eb planin global sot &#8211; \u00ebsht\u00eb i favorsh\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Ndaj shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb p\u00ebrse t\u00eb formojn\u00eb dy kombe, por nj\u00eb komb t\u00eb bashkuar.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb e mundur kjo?!<br \/>\nShqiptar\u00ebt jan\u00eb i vetmi popull i Ballkanit q\u00eb nuk e kan\u00eb t\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare. Ndon\u00ebse ende s\u2019e kan\u00eb t\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare, shqiptar\u00ebt jan\u00eb i vetmi popull i gadishullit q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb platform\u00eb komb\u00ebtare. Paradoks! Popull me \u00e7\u00ebshtje komb\u00ebtare t\u00eb pazgjidhur dhe pa projekt komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, shqiptar\u00ebt jan\u00eb populli m\u00eb jo-nacionalist i Gadishullit Ballkanik. Mir\u00ebpo, nuk mund t\u00eb thuhet se shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb vet\u00ebdije komb\u00ebtare t\u00eb lart\u00eb. Mungesa e ideologjis\u00eb komb\u00ebtare apo e nj\u00eb platforme nacionaliste te shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb kapaciteteve t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb kombit shqiptar n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, pothuajse t\u00eb gjith\u00eb popujt e tjer\u00eb t\u00eb Ballkanit, nacionalizmin e kan\u00eb t\u00eb inkorporuar n\u00eb politik\u00ebn shtet\u00ebrore. Nacionalizmi turk, serb dhe grek manifestohet n\u00eb \u00e7do pore t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Ideologjia komb\u00ebtare nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje individ\u00ebsh, por e shtetit dhe e institucioneve shkencore t\u00eb kombit. Kur troket ora e madhe e historis\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, me at\u00eb rast nuk pyeten individ\u00ebt apo segmentet anacionale dhe antikomb\u00ebtare t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie. Po ta kishte p\u00ebrfillur Bizmarku pjes\u00ebn e pavet\u00ebdijshme t\u00eb popullit gjerman, bashkimi i principatave gjermane do t\u00eb zvarritej deri n\u00eb mbarim t\u00eb shekullit XIX. Zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare varet prej determinant\u00ebve historik\u00eb dhe sociologjik\u00eb dhe jo prej vullnetit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb individ\u00ebve<\/p>\n<p><strong>Shqiptar\u00ebt flasin nj\u00eb gjuh\u00eb, kan\u00eb nj\u00eb histori dhe jan\u00eb nj\u00eb komb<\/strong>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhelal Zejneli Koh\u00ebt e fundit n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare n\u00eb Ballkan paraqiten do ide, sipas t\u00eb cilave shqiptar\u00ebt nuk qenk\u00ebshin nj\u00eb komb por dy a m\u00eb shum\u00eb sish. Fatmir\u00ebsisht, numri i atyre q\u00eb thon\u00eb se nd\u00ebrmjet shqiptar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve jasht\u00eb saj, ka dallime t\u00eb caktuara, \u00ebsht\u00eb tejet i vog\u00ebl dhe num\u00ebrohet n\u00eb gishta. Shqiptar\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>SHQIPTAR\u00cbT \u2013 NJ\u00cb GJUH\u00cb, NJ\u00cb HISTORI, NJ\u00cb KOMB - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SHQIPTAR\u00cbT \u2013 NJ\u00cb GJUH\u00cb, NJ\u00cb HISTORI, NJ\u00cb KOMB - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xhelal Zejneli Koh\u00ebt e fundit n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare n\u00eb Ballkan paraqiten do ide, sipas t\u00eb cilave shqiptar\u00ebt nuk qenk\u00ebshin nj\u00eb komb por dy a m\u00eb shum\u00eb sish. Fatmir\u00ebsisht, numri i atyre q\u00eb thon\u00eb se nd\u00ebrmjet shqiptar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve jasht\u00eb saj, ka dallime t\u00eb caktuara, \u00ebsht\u00eb tejet i vog\u00ebl dhe num\u00ebrohet n\u00eb gishta. Shqiptar\u00ebt [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-03-14T07:09:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli1-150x150.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"SHQIPTAR\u00cbT \u2013 NJ\u00cb GJUH\u00cb, NJ\u00cb HISTORI, NJ\u00cb KOMB\",\"datePublished\":\"2011-03-14T07:09:22+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-14T07:09:22+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/\"},\"wordCount\":2718,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli1-150x150.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/\",\"name\":\"SHQIPTAR\u00cbT \u2013 NJ\u00cb GJUH\u00cb, NJ\u00cb HISTORI, NJ\u00cb KOMB - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli1-150x150.jpg\",\"datePublished\":\"2011-03-14T07:09:22+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-14T07:09:22+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli1-150x150.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli1-150x150.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SHQIPTAR\u00cbT \u2013 NJ\u00cb GJUH\u00cb, NJ\u00cb HISTORI, NJ\u00cb KOMB\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SHQIPTAR\u00cbT \u2013 NJ\u00cb GJUH\u00cb, NJ\u00cb HISTORI, NJ\u00cb KOMB - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"SHQIPTAR\u00cbT \u2013 NJ\u00cb GJUH\u00cb, NJ\u00cb HISTORI, NJ\u00cb KOMB - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Xhelal Zejneli Koh\u00ebt e fundit n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare n\u00eb Ballkan paraqiten do ide, sipas t\u00eb cilave shqiptar\u00ebt nuk qenk\u00ebshin nj\u00eb komb por dy a m\u00eb shum\u00eb sish. Fatmir\u00ebsisht, numri i atyre q\u00eb thon\u00eb se nd\u00ebrmjet shqiptar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve jasht\u00eb saj, ka dallime t\u00eb caktuara, \u00ebsht\u00eb tejet i vog\u00ebl dhe num\u00ebrohet n\u00eb gishta. Shqiptar\u00ebt [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-03-14T07:09:22+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli1-150x150.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"SHQIPTAR\u00cbT \u2013 NJ\u00cb GJUH\u00cb, NJ\u00cb HISTORI, NJ\u00cb KOMB","datePublished":"2011-03-14T07:09:22+00:00","dateModified":"2011-03-14T07:09:22+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/"},"wordCount":2718,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli1-150x150.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/","name":"SHQIPTAR\u00cbT \u2013 NJ\u00cb GJUH\u00cb, NJ\u00cb HISTORI, NJ\u00cb KOMB - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli1-150x150.jpg","datePublished":"2011-03-14T07:09:22+00:00","dateModified":"2011-03-14T07:09:22+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli1-150x150.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli1-150x150.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-nje-gjuhe-nje-histori-nje-komb\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SHQIPTAR\u00cbT \u2013 NJ\u00cb GJUH\u00cb, NJ\u00cb HISTORI, NJ\u00cb KOMB"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7076"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7076"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7076\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7076"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7076"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7076"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}