{"id":7058,"date":"2011-03-13T21:33:46","date_gmt":"2011-03-13T20:33:46","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=7058"},"modified":"2011-03-13T21:33:46","modified_gmt":"2011-03-13T20:33:46","slug":"shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/","title":{"rendered":"Shqiptar\u00ebt pa identitet komb\u00ebtar: nj\u00eb kthim te Mesjeta"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-4499\" title=\"Adri Nurellari\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"128\" \/><br \/>\n<strong>Adri Nurellari<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e p\u00ebrfshirjes s\u00eb pyetjeve p\u00ebr komb\u00ebsin\u00eb dhe fen\u00eb n\u00eb regjistrimin e ri t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ka riv\u00ebn\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes zbehjen dhe sabotimin q\u00eb po i b\u00ebhet identitetit dhe \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare prej p\u00ebrfaq\u00ebsuesve kryesor\u00eb t\u00eb elit\u00ebs politike shqiptare. E nj\u00ebjta kast\u00eb n\u00eb pushtet q\u00eb sikurse e d\u00ebshmoi edhe vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, i fali Greqis\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs detare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ka vendosur q\u00eb t\u00eb trazoj\u00eb keq dhe n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbi akoma m\u00eb tej identitetin komb\u00ebtar shqiptar pa u nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar aspak p\u00ebr impaktin negativ e afatgjat\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb shkaktuar.<\/p>\n<p>Pas paqes s\u00eb Dejtonit, \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare shqiptare ka qen\u00eb padyshim n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb Ballkanit dhe komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Lufta n\u00eb Kosov\u00eb, e pastaj n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs dhe n\u00eb Maqedoni, b\u00ebri q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ta konsideronte nacionalizmin shqiptar si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim stabiliteti dhe b\u00ebn presion t\u00eb madh q\u00eb k\u00ebrkesa legjitime e popullit shqiptar p\u00ebr liri, barazi e jet\u00eb me dinjitet n\u00eb trojet e tij t\u00eb zbehej sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb stabilitetit.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e prit\u00ebn me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe elitat e krimbura politike shqiptare, t\u00eb cilat rend\u00ebn me ngut q\u00eb t\u2019u serviloseshin nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve duke garuar kush e kush dukej m\u00eb antinacionalist. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebn\u00eb edhe eksponent\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb e pan\u00eb k\u00ebt\u00eb retorik\u00eb antipatriotike, si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb vjel\u00eb fonde nga t\u00eb huajt.<\/p>\n<p>Padyshim q\u00eb Shqip\u00ebria nuk duhej t\u00eb ngelej peng i mllefeve t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs historike apo t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e ksenofobis\u00eb dhe shovinizmit q\u00eb kan\u00eb karakterizuar fqinj\u00ebt tan\u00eb, mir\u00ebpo zelli i madh i retorik\u00ebs antinacionaliste, kombinuar edhe me rrethana t\u00eb tjera kontekstuale, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb identiteti komb\u00ebtar shqiptar t\u00eb jet\u00eb zbehur e venitur shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa do u duhej edhe vet\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr gjerat q\u00eb shpesh keqkuptohet n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb se pavar\u00ebsisht nga retorika kozmopolitane, ende nuk njihen shembuj alternativ\u00eb t\u00eb shtet-kombit. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb deri diku Bashkimi Europian po e sfidon deri diku dimensionin shtet-komb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb identiteti t\u00eb ri supra-nacional. Mir\u00ebpo thellimi i integrimit \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb proces n\u00eb rrug\u00eb e sip\u00ebr dhe shtetet an\u00ebtare vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb identitet komb\u00ebtar t\u00eb theksuar.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb shteti pa kombin. Identiteti komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb u jep qytetar\u00ebve nj\u00eb ndjesi solidariteti, p\u00ebrkat\u00ebsie, pron\u00ebsie dhe bashk\u00ebsie. Po ashtu nj\u00eb nd\u00ebr elementet kryesore q\u00eb do u jepte qytetar\u00ebve nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sociale p\u00ebr veprimet e tyre, si dhe respekt e vler\u00ebsim p\u00ebr institucionet shtet\u00ebrore, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht imagjinimi i b\u00ebrjes pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb komunitet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Vet\u00ebm duke pasur nj\u00eb vet\u00ebdije komb\u00ebtare mundet q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb shohin institucionet shtet\u00ebrore dhe ligjet si di\u00e7ka q\u00eb u takon edhe atyre e p\u00ebr t\u00eb cilat duhet q\u00eb edhe ata t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrkushtuar.<\/p>\n<p>Edhe demokracia nuk funksionon si\u00e7 duhet n\u00ebse nuk ekziston nj\u00eb demos, pra nj\u00eb bashk\u00ebsi e konsoliduar, n\u00ebse nuk ka nj\u00eb komb, pra nj\u00eb nyje lidh\u00ebse t\u00eb qytetar\u00ebve. N\u00ebse nuk ka ndjesi t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare edhe qytetar\u00ebt do i shohin qeveritar\u00ebt e korruptuar me zili dhe lakmi e jo me urrejtje dhe revoltim sikurse do e lypte nevoja. P\u00ebr nj\u00eb njeri, t\u00eb cilit nuk i dhimbset Shqip\u00ebria, nj\u00eb politikan hajdut \u00ebsht\u00eb thjesht dikush q\u00eb ai do t\u00eb donte t\u00eb ishte, e n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb vet\u00eb si ai, e sheh me xhelozi. P\u00ebr nj\u00eb patriot, nj\u00eb politikan i kalbur, si\u00e7 fati i keq e do q\u00eb t\u00eb jen\u00eb goxha t\u00eb shumt\u00eb k\u00ebsaj dite, konsiderohet si nj\u00eb d\u00ebm i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj di\u00e7kaje t\u00eb shtrenjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb, nj\u00eb patriot sheh nj\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb shkak pasoj\u00eb mes prap\u00ebsive t\u00eb politikanit dhe vuajtjes s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, vendit dhe atij personalisht. Prandaj vet\u00ebm patriot\u00ebt mund ta shporrin k\u00ebt\u00eb klik\u00eb t\u00eb kalbur q\u00eb po p\u00ebrhapet si fruthi anemban\u00eb trojeve shqiptare, jo patriot\u00ebt jan\u00eb thjesht lakmitar\u00eb q\u00eb mezi presin q\u00eb t\u2019u z\u00ebn\u00eb vendin atyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem q\u00eb vihet re n\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb \u00ebsht\u00eb se identiteti komb\u00ebtar nuk \u00ebsht\u00eb duke u braktisur p\u00ebr t\u2019u z\u00ebvend\u00ebsuar nga identitete m\u00eb t\u00eb avancuara se ai komb\u00ebtar, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb identitetit europian, kozmpolitan apo t\u00eb nj\u00eb dimensioni human universal. Kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb pothuajse e pamundur, duke pasur parasysh stadin e zhvillimit ekonomik, social, kulturor e arsimor t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Me heqjen apo zbehjen e identitetit komb\u00ebtar, shteti yn\u00eb ngelet nj\u00eb shtet d\u00ebshtak dhe shoq\u00ebria jon\u00eb rr\u00ebshqet n\u00eb humb\u00ebtirat e Mesjet\u00ebs, pasi vakumin e identitetit dhe krenaris\u00eb komb\u00ebtare e z\u00ebn\u00eb menj\u00ebher\u00eb identitete t\u00eb tjera dyt\u00ebsore primitive, provinciale e n\u00eb disa raste madje edhe t\u00eb rrezikshme. Fashitja e identitetit dhe krenaris\u00eb komb\u00ebtare i hap rrug\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri krahinorizmit t\u00eb theksuar, q\u00eb duket qart\u00eb me em\u00ebrimet n\u00eb administrat\u00eb, si dhe identiteteve klanore e farefisnore. N\u00eb kushtet kur nj\u00eb identitet komb\u00ebtar shqiptar n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbet dhe kur nj\u00eb identitet i ri kosovar v\u00ebshtir\u00eb se nd\u00ebrtohet, p\u00ebr sa koh\u00eb serb\u00ebt ngelen barrier\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit, at\u00ebher\u00eb marrin rrug\u00eb identitetet krahinore dhe p\u00ebr shum\u00eb syresh besnik\u00ebria politike ndaj identitetit drenicak, llapjan apo dukagjinas po b\u00ebhet m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se e ardhmja e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo p\u00ebrtej rrezikut t\u00eb krahinorizmit e provincializmit q\u00eb ka qen\u00eb gjithnj\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb bot\u00ebn shqiptare, k\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb i madh vjen nga p\u00ebr\u00e7arja fetare dhe p\u00ebrqafimi i fondamentalizmit fetar si shenja kryesore dalluese e bashk\u00ebsis\u00eb. Kjo gj\u00eb ka ndodhur masivisht n\u00eb Sanxhak, ku ish-shqiptar\u00ebt, sapo hoq\u00ebn dor\u00eb nga identiteti komb\u00ebtar identifikohen thjesht si Muslimanac, nj\u00eb di\u00e7ka hibride q\u00eb t\u00eb vetmen lidhje ka p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb fetare. Gjurm\u00ebt e fondamentalizmit fetar jan\u00eb alarmuese dhe rasti i fundit i shqiptarit t\u00eb Mitrovic\u00ebs Arif Arid Uka, q\u00eb vrau n\u00eb Frankfurt dy ushtar\u00eb t\u00eb shtetit m\u00eb aleat t\u00eb shqiptar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e qart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 2009-n u arrestuan n\u00eb SHBA tre shqiptar\u00eb, v\u00ebllez\u00ebrit Dritan, Elvir dhe Shain Duka si terrorist\u00eb nga Dibra e Madhe q\u00eb synonin t\u00eb kryenin nj\u00eb sulm n\u00eb Fort Dix n\u00eb Nju Xhersi. N\u00eb 2009-n u arrestua gjithashtu n\u00eb Karolin\u00ebn e Veriut qytetari nga Kosova Hysen Sherifi. N\u00eb vitin 2010, n\u00eb Tiran\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn akuz\u00eb jan\u00eb arrestuar Artan Kristo dhe Xhelal Sherifi. Po k\u00ebshtu deklaratat e pabesueshme t\u00eb mitropolitit ortodoks t\u00eb Beratit q\u00eb e quante Kosov\u00ebn, Jerusalemin e Serbis\u00eb dhe shprehte maksimumin e solidaritetit ortodoks ndaj serb\u00ebve duke n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur historin\u00eb dhe fatet e shqiptar\u00ebve tregojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb kishim nj\u00eb identitet komb\u00ebtar m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, do t\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb k\u00ebto l\u00ebvizje fondamentaliste fetare t\u00eb rekrutonin qytetar\u00eb e t\u00eb siguronin mb\u00ebshtetje publike. N\u00eb t\u00eb tilla rrethana, jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb tejet e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar struktura dinjitoze shtet\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb, por sipas t\u00eb gjitha gjasave k\u00ebto dy vende do t\u00eb ngelen me institucione t\u00eb pakonsoliduara dhe mund t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb burim konflikti dhe turbullire p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Adri Nurellari \u00c7\u00ebshtja e p\u00ebrfshirjes s\u00eb pyetjeve p\u00ebr komb\u00ebsin\u00eb dhe fen\u00eb n\u00eb regjistrimin e ri t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ka riv\u00ebn\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes zbehjen dhe sabotimin q\u00eb po i b\u00ebhet identitetit dhe \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare prej p\u00ebrfaq\u00ebsuesve kryesor\u00eb t\u00eb elit\u00ebs politike shqiptare. E nj\u00ebjta kast\u00eb n\u00eb pushtet q\u00eb sikurse e d\u00ebshmoi edhe vendimi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Shqiptar\u00ebt pa identitet komb\u00ebtar: nj\u00eb kthim te Mesjeta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shqiptar\u00ebt pa identitet komb\u00ebtar: nj\u00eb kthim te Mesjeta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Adri Nurellari \u00c7\u00ebshtja e p\u00ebrfshirjes s\u00eb pyetjeve p\u00ebr komb\u00ebsin\u00eb dhe fen\u00eb n\u00eb regjistrimin e ri t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ka riv\u00ebn\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes zbehjen dhe sabotimin q\u00eb po i b\u00ebhet identitetit dhe \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare prej p\u00ebrfaq\u00ebsuesve kryesor\u00eb t\u00eb elit\u00ebs politike shqiptare. E nj\u00ebjta kast\u00eb n\u00eb pushtet q\u00eb sikurse e d\u00ebshmoi edhe vendimi i [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-03-13T20:33:46+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Shqiptar\u00ebt pa identitet komb\u00ebtar: nj\u00eb kthim te Mesjeta\",\"datePublished\":\"2011-03-13T20:33:46+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-13T20:33:46+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/\"},\"wordCount\":1335,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/\",\"name\":\"Shqiptar\u00ebt pa identitet komb\u00ebtar: nj\u00eb kthim te Mesjeta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg\",\"datePublished\":\"2011-03-13T20:33:46+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-13T20:33:46+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shqiptar\u00ebt pa identitet komb\u00ebtar: nj\u00eb kthim te Mesjeta\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shqiptar\u00ebt pa identitet komb\u00ebtar: nj\u00eb kthim te Mesjeta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Shqiptar\u00ebt pa identitet komb\u00ebtar: nj\u00eb kthim te Mesjeta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Adri Nurellari \u00c7\u00ebshtja e p\u00ebrfshirjes s\u00eb pyetjeve p\u00ebr komb\u00ebsin\u00eb dhe fen\u00eb n\u00eb regjistrimin e ri t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ka riv\u00ebn\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes zbehjen dhe sabotimin q\u00eb po i b\u00ebhet identitetit dhe \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare prej p\u00ebrfaq\u00ebsuesve kryesor\u00eb t\u00eb elit\u00ebs politike shqiptare. E nj\u00ebjta kast\u00eb n\u00eb pushtet q\u00eb sikurse e d\u00ebshmoi edhe vendimi i [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-03-13T20:33:46+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Shqiptar\u00ebt pa identitet komb\u00ebtar: nj\u00eb kthim te Mesjeta","datePublished":"2011-03-13T20:33:46+00:00","dateModified":"2011-03-13T20:33:46+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/"},"wordCount":1335,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/","name":"Shqiptar\u00ebt pa identitet komb\u00ebtar: nj\u00eb kthim te Mesjeta - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg","datePublished":"2011-03-13T20:33:46+00:00","dateModified":"2011-03-13T20:33:46+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiptaret-pa-identitet-kombetar-nje-kthim-te-mesjeta\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shqiptar\u00ebt pa identitet komb\u00ebtar: nj\u00eb kthim te Mesjeta"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7058"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7058"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7058\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7058"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7058"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7058"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}