{"id":7016,"date":"2011-03-13T08:08:07","date_gmt":"2011-03-13T07:08:07","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=7016"},"modified":"2011-03-13T08:08:07","modified_gmt":"2011-03-13T07:08:07","slug":"shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/","title":{"rendered":"Shfytyrimi ose topallizimi i parlamentarizmit"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-medium wp-image-3454\" title=\"Kaos n\u00eb Kuvend\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/kaos_kuvend1-300x185.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"185\" \/><br \/>\nNga: <strong>Ki\u00e7o BLUSHI<\/strong><\/p>\n<p><em>TIRANE<\/em> &#8211; Shum\u00ebkujt Kuvendi i sot\u00ebm i ngjan vulgar, fjal\u00ebndyr\u00eb, sherrxhi, pa ide, pa debat, pa demokraci, nj\u00eb gjenerator i pashtersh\u00ebm shpif-shpifjesh t\u00eb nd\u00ebrsjella i ndoca t\u00eb zgjedhurve t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt nuk do t\u00eb guxonin t\u00eb silleshin aq rruga\u00e7\u00ebrisht as n\u00eb mejhanet e humb\u00ebtirave. Natyrisht q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arritje \u201cdemokratike\u201d merit\u00ebn e ka kryetarja e Kuvendit, zonja Topalli, fal\u00eb s\u00eb cil\u00ebs, pas promovimit t\u00eb \u201cdiplomacis\u00eb parlamentare\u201d, parlamentarizmi i k\u00ebtush\u00ebm p\u00ebsoi shfytyrimin m\u00eb t\u00eb thiksh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e pluralizmit t\u00eb vonuar shqiptar.<\/p>\n<p>D\u00ebmi i k\u00ebtij parlamentarizmi tashm\u00eb t\u00eb topallizuar keq e mos m\u00eb keq, ku t\u00eb drejt\u00ebn e g\u00ebzon vet\u00ebm ai q\u00eb ka pushtet, do t\u00eb jet\u00eb afatgjat\u00eb. Nes\u00ebr, kur largqoft\u00eb PD e Berisha t\u00eb bien n\u00eb opozit\u00eb, mbi Kuvendin e mbi institucionet e pavarura do t\u00eb vihet nj\u00eb tjet\u00ebr Topall fem\u00ebr, ose mashkull, i cili do t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb mbi opozit\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjtat \u201crrufe\u201d, \u00e7\u2019ka do t\u00eb thot\u00eb se parlamentarizmi do t\u00eb mbetet po aq i topallizuar prej argumentit: a nuk e b\u00ebt\u00eb ju k\u00ebt\u00eb Rregullore? A nuk u soll\u00ebt ju k\u00ebshtu me ne?<\/p>\n<p>Nuk do ish e drejt\u00eb q\u00eb zonja Topalli t\u00eb cil\u00ebsohet si arkitektja e vetme e k\u00ebtij parlamentarizmi hokatar, pun\u00ebpab\u00ebr\u00eb, monofonik, paraplegjik. Ajo zbaton at\u00eb model q\u00eb projekton dhe imponon \u201ckarizmatiku\u201d i palodhur e i pangopur me z\u00ebrin e me b\u00ebmat e veta, kryeministri Berisha, i cili quan politik\u00eb sherrin dhe sulmin sipas parimit stalinist: \u201csulmi \u00ebsht\u00eb arma m\u00eb e mir\u00eb dhe m\u00eb e sigurt p\u00ebr fitoren\u201d. Kryetarja e em\u00ebruar e Kuvendit nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 nj\u00eb megafon i keqp\u00ebrdorur prej Doktorit me mang\u00ebsi t\u00eb theksuara gjuh\u00ebsore.<\/p>\n<p>Zonja Topalli \u00ebsht\u00eb pasqyr\u00eb konkave e nj\u00eb maxhorance gjysm\u00eb analfabete, ku reflektohen fytyrat e lloj-lloj n\u00ebndialektor\u00ebsh e hi\u00e7intelektual\u00ebsh t\u00eb dehur nga nj\u00eb pushtet i pakufizuar t\u00eb cil\u00ebt, bash p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, nuk pranojn\u00eb asnj\u00eb kontroll mbi veten e aq m\u00eb pak mbi Fjal\u00ebn e hedhur mbi foltoren e Kuvendit, para kamerave, her\u00eb si bajg\u00eb e her\u00eb si balt\u00eb\u2026 Dikur deputet\u00ebt populli i quante \u201cbaballar\u00eb t\u00eb Kombit\u201d, sot ata mund t\u00eb etiketohen \u201catllar\u00eb t\u00eb Kombit\u201d, sepse Kuvendin ata e trajtojn\u00eb si nj\u00eb stall\u00eb ku nuk mbahet asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi para publikut.<\/p>\n<p>Dikur n\u00eb Kuvend ligj\u00ebronte Noli e Fishta, sot ligj\u00ebrojn\u00eb n\u00eb mos gardist\u00ebt, ish sekretar\u00ebt e partis\u00eb, ish spiun\u00ebt, ish aktor\u00ebt, ish k\u00ebshilltar\u00ebt, ose ish bodigard\u00ebt. Parlamentarizmi sa vjen e p\u00ebrkeq\u00ebsohet fal\u00eb diplomave t\u00eb blera t\u00eb deputet\u00ebve dhe votave \u201ct\u00eb lira\u201d q\u00eb ne qytetar\u00ebt u japim listave me servil\u00eb partiak\u00eb, d.m.th, me konkubina politike t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm t\u00eb partive. N\u00eb Gjirokast\u00ebr thuhet: Po vure prapanic\u00ebn n\u00eb kuzhin\u00eb, dihet se \u00e7far\u00eb gjelle do t\u00eb gatuash!<\/p>\n<p>U b\u00eb e udh\u00ebs q\u00eb n\u00eb muret e sallat e Kuvendit her\u00eb pas here, si n\u00eb stendat e dikurshme t\u00eb emulacionit socialist, zonja J. t\u00eb var\u00eb fotografi t\u00eb vjetra ngjarjesh politike p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb propagand\u00eb figurative \u201ckund\u00ebr\u201d; ajo fton madje edhe f\u00ebmij\u00eb e gra militante, flet kund\u00ebr dhun\u00ebs ndaj grave, flet edhe p\u00ebr piktur\u00ebn, merakoset p\u00ebr kancerin e gjirit\u2026 N\u00eb muret ish KQ rrin\u00eb varur foto t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb nderuar t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Zogut, ose t\u00eb pushkatuar nga diktatura. Por ajo nuk e di se m\u00eb tep\u00ebr se fotografit\u00eb e deputet\u00ebve t\u00eb djesh\u00ebm dhe sfilatat e saj propagandistike duhet t\u00eb flasin ligjet e miratuara, klima parlamentare q\u00eb ka mbjell\u00eb n\u00eb Kuvend, arkivi dhe botimet e nes\u00ebrme me fjalimet dhe batutat e deputet\u00ebve.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb zonja J. nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb nuk ka as kultur\u00ebn dhe as vet\u00ebdijen e mjaftueshme t\u00eb pyes\u00eb veten s\u00eb paku nj\u00eb her\u00eb: Si do t\u00eb m\u00eb gjykojn\u00eb nes\u00ebr p\u00ebr kontributin n\u00eb Kuvend? Si do t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb <em>Fjala ime <\/em>kur t\u00eb kem dal\u00eb nga politika? Sa dhe si kam ndikuar n\u00eb forcimin e parlamentarizmit dhe demokracis\u00eb? A ka qen\u00eb e dobishme dhe frytdh\u00ebn\u00ebse veprimtaria ime politike e publike p\u00ebr Kombin, apo mos kam sjell\u00eb e mbjell\u00eb, sipas tradit\u00ebs drumepre, vet\u00ebm zhele, sherre, grindje, g\u00ebrm\u00ebre, prapambetje e p\u00ebr\u00e7arje?<\/p>\n<p>Nuk ka politikan m\u00eb t\u00eb keq se ai q\u00eb nuk ka frik\u00eb nga Fjala publike e q\u00eb b\u00ebn t\u00eb pamundur\u00ebn e t\u00eb pab\u00ebr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar maksimumin nga e sotmja (t\u00eb siguroj\u00eb vota, pushtet, karrier\u00eb, pasuri p\u00ebr vete!), pa pasur droj\u00eb nga gjykim-vler\u00ebsim-nd\u00ebshkimi q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndaj tij e nes\u00ebrmja, historia, kujtesa njer\u00ebzore! N\u00eb historin\u00eb ton\u00eb t\u00eb af\u00ebrt e t\u00eb larg\u00ebt fatkeq\u00ebsisht kemi pasur jo pak lider\u00eb anadollak\u00eb, qofshin monarkist\u00eb, diktator\u00eb, demokrat\u00eb, socialist\u00eb q\u00eb sapo kan\u00eb hipur n\u00eb pushtet nj\u00eblloj jan\u00eb b\u00ebr\u00eb zullumqar\u00eb duke l\u00ebn\u00eb, si trash\u00ebgim, k\u00ebt\u00eb amanet t\u00eb pashkruar: t\u00eb shfytyrohet me \u00e7do mjet parlamentarizmi, si m\u00ebnyr\u00eb e vetme p\u00ebr t\u00eb mbetur gjat\u00eb n\u00eb pushtet!<\/p>\n<p>Vet\u00ebdehja nga nj\u00eb fuqi e pamat\u00eb, e pap\u00ebrfytyruar as n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, e shtyn kryetaren e kompleksuar Topalli (q\u00eb edhe pritjet zyrtare i b\u00ebn para nj\u00eb pasqyre e cila vihet vet\u00ebm n\u00eb dhoma gjumi!) t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb leht\u00ebsisht kufijt\u00eb e arroganc\u00ebs dhe prepotenc\u00ebs, m\u00eb keq edhe se nj\u00eb burr\u00eb i frustruar\u2026 Kryetarja aktuale e Kuvendit pandeh se politik\u00eb e djatht\u00eb quhet ajo q\u00eb d\u00ebrrmon \u201cn\u2019nji far feje anmikun\u201d me sulme posht\u00ebronj\u00ebse e fyerje e kur i m\u00e7ilet goja opozit\u00ebs me \u201crregullore\u201d, me mbyllje t\u00eb mikrofonit, me dhun\u00ebn e kartonit!<\/p>\n<p>Tash nuk lipsen shum\u00eb prova p\u00ebr t\u2019u bindur se parlamentarizmi \u00ebsht\u00eb topallizuar pandreqshm\u00ebrisht jo vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb! E nj\u00ebjta klim\u00eb p\u00ebrcillet automatikisht n\u00ebp\u00ebr media, n\u00eb debate, n\u00eb sht\u00ebpi, madje edhe n\u00eb Prishtin\u00eb, edhe te partit\u00eb shqiptare n\u00eb Maqedoni, n\u00eb kurdo e n\u00eb kudo ku ka k\u00ebshilla e forume pluraliste, si p.sh, n\u00eb K\u00ebshillat bashkiake, ku nuk miratohen buxhetet vjetore; n\u00eb KQZ-n\u00eb e Republik\u00ebs, ku kryetar Ristani sillet si nj\u00eb Joz mashkull; n\u00eb KRRTSH-t\u00eb ku mbahen \u201ct\u00eb ngrira\u201d lejet e nd\u00ebrtimit\u2026<\/p>\n<p>Politik\u00eb e suksesshme sot quhet bllokimi me \u00e7do mjet e m\u00ebnyr\u00eb i institucioneve, mosfunksionimi i tyre, mposhtja, posht\u00ebrimi dhe n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbja e atij q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl e q\u00eb ndodhet n\u00eb opozit\u00eb! Sipas k\u00ebsaj mend\u00ebsie nj\u00eb opozit\u00eb e denatyruar, e nxjerr\u00eb jasht\u00eb loje \u201cp\u00ebr zhelesh\u201d do t\u00eb humbas\u00eb jo vet\u00ebm nderin e dinjitetin, por nuk mund t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb respekt nga zgjedh\u00ebsit, prandaj, o burra, sa m\u00eb tep\u00ebr shpifje, fyerje e p\u00ebrbaltje, se \u201c<em>ma t\u00eb nderuem dhe ma t\u00eb fituem kena me dal nes\u00ebr nadje! Sepse anmiku ma i rreziksh\u00ebm asht nj\u2019ai qi harrohet<\/em>!\u201d Ky \u00ebsht\u00eb motori q\u00eb ve n\u00eb l\u00ebvizje parlamentarizmin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Pas marr\u00ebveshjes p\u00ebr ndryshimin e Kushtetut\u00ebs (ndryshime q\u00eb u b\u00ebn\u00eb me \u201cmarr\u00ebveshje e konsensus\u201d, sepse secila pal\u00eb shpresonte se do t\u00eb fitonte zgjedhjet dhe p\u00ebrfitimi i nes\u00ebrm do t\u00eb ishte n\u00eb krahin e vet), nuk \u00ebsht\u00eb miratuar me marr\u00ebveshje asnj\u00eb ligj themelor, q\u00eb k\u00ebrkon mbi 50% t\u00eb votave, pas nj\u00eb ujdie pozit\u00eb-opozit\u00eb. Ky nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi argument q\u00eb provon se sa keq ka funksionuar parlamentarizmi e p\u00ebrse mund t\u00eb quhet Kuvendi i sot\u00ebm nj\u00eb Kuvend gjasme pluralist si dhe p\u00ebrse ne qytetar\u00ebt sot ushqehemi jo vet\u00ebm me ushqime e ila\u00e7e t\u00eb skaduara e t\u00eb helmuara, por edhe me nj\u00eb parlamentariz\u00ebm fals i cili dialogun, marr\u00ebveshjen, kompromisin e konsensusin me kund\u00ebrshtarin e rivalin politik i ka armiq t\u00eb papajtuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>D\u00ebmi i parlamentarizmit fals, edhe pse shum\u00ebkush k\u00ebt\u00eb nuk e vler\u00ebson, \u00ebsht\u00eb rreziksjell\u00ebs e rrezikzi p\u00ebr \u00e7do shoq\u00ebri n\u00eb tranzicion q\u00eb aspiron demokraci dhe integrim n\u00eb BE. N\u00ebse biem dakord q\u00eb tek ne parlamentarizmi send\u00ebrtohet me gjasme, nuk mund t\u00eb ket\u00eb Drejt\u00ebsi, nuk mund t\u00eb ket\u00eb Shtet t\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebs, nuk mund t\u00eb ket\u00eb kontroll t\u00eb pushteteve dhe drejtuesve t\u00eb tyre, as luft\u00eb ndaj korrupsionit apo krimit t\u00eb organizuar! Sepse autoritarizmin \u201ce ligj\u00ebron\u201d vet\u00ebm nj\u00eb parlamentariz\u00ebm i deformuar, i topallizuar, i denatyruar, pa funksionim normal t\u00eb dialogut e marr\u00ebveshjes p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb Japoni p\u00ebr nj\u00eb ryshfet 440 dollar\u00eb dha dor\u00ebheqje nj\u00eb minist\u00ebr e po bie qeveria e kjo k\u00ebrkohet nga opozita n\u00eb rrug\u00eb parlamentare. Po \u00e7far\u00eb dreq parlamentarizmi \u201cplanetar\u201d \u00ebsht\u00eb ky? Nd\u00ebrsa tek ne sa m\u00eb i topallizuar t\u00eb jet\u00eb Kuvendi, aq m\u00eb tep\u00ebr rriten shanset e autoritarist\u00ebve dhe delirant\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbetur sa m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb pushtet, sepse kontrolli dhe ndikimi mbi opinionin publik i medias, i opozit\u00ebs dhe i oponenc\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile ka dal\u00eb jasht\u00eb funksionit.<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb shembuj q\u00eb mund t\u00eb ilustrojn\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr. N\u00eb Prishtin\u00eb p.sh, me nj\u00eb Kuvend t\u00eb till\u00eb t\u00eb topallizuar u zgjodh Presidenti i Republik\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb mos shkuar larg n\u00eb koh\u00eb, q\u00eb t\u00eb shembet Piramida, q\u00eb nes\u00ebr t\u00eb mos mbaj\u00eb askush p\u00ebrgjegj\u00ebsi, prishja do t\u00eb \u00e7imentohet me \u201cligj\u201d, me nj\u00eb vendim-votim-verdikt jo qeveritar, por parlamentar! Q\u00eb t\u00eb terrorizohej e trembej Prokurorja e P\u00ebrgjithshme, Presidenti i Republik\u00ebs, kryetari i ShIK-ut dhe gazetar\u00ebt kund\u00ebrshtar\u00eb, me \u201cligj\u201d u krijua nj\u00eb komision hetimor parlamentar p\u00ebr 21 Janarin, detyra e t\u00eb cilit, p\u00ebrve\u00e7 mediatizimit t\u00eb g\u00ebnjeshtr\u00ebs dhe frik\u00ebs, \u201cn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike\u201d do t\u00eb provonte edhe nj\u00eb her\u00eb, \u201cme fakte e grupfakte\u201d, se deri n\u00eb \u00e7\u2019shkall\u00eb ka p\u00ebrfunduar parlamentarizmi!&#8230; Q\u00eb t\u2019i mbyllej \u201cme ligj\u201d goja opozit\u00ebs, me votat e shumic\u00ebs u ndryshua shpejt e shpejt edhe Rregullorja e Kuvendit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb zonja Topalli t\u00eb jet\u00eb \u201ce detyruar t\u00eb zbatoj\u00eb ligjin dhe vet\u00ebm ligjin\u201d!&#8230;<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb mos nd\u00ebshkohej askush p\u00ebr tenderin e rrug\u00ebs s\u00eb Kombit, qeveria vendimin e b\u00ebri \u201ckolegjial\u201d, sepse, sipas ligjit, si e tha vet\u00eb kryeministri, nuk mund t\u00eb ket\u00eb \u201cd\u00ebnime kolegjiale\u201d, pavar\u00ebsisht n\u00ebse d\u00ebmi i shkaktuar ishte mbi 200 milion euro! Shum\u00eb monopole t\u00eb naft\u00ebs, t\u00eb drithit, t\u00eb \u00e7imentos, t\u00eb uj\u00ebrave, t\u00eb miellit, si dhe privatizimet, koncesionet e favorizimet klienteliste jan\u00eb t\u00eb \u201cmb\u00ebshtetura n\u00eb ligj\u201d! Me ligje e VKM-\u00ebra q\u00eb miratohen \u201cme vot\u00eb demokratike\u201d ose nga Kuvendi nj\u00ebngjyr\u00ebsh, ose nga qeveria nj\u00ebz\u00ebr\u00ebshe, ligj\u00ebrohen jo vet\u00ebm vjedhjet, abuzimet, klientelizmi, trafiqet, po edhe krimet e vrasjet, pa pasur frik\u00eb nga nd\u00ebshkimi i nes\u00ebrm\u2026<\/p>\n<p>Kulmi \u00ebsht\u00eb kur k\u00ebto vendime e VKM-ra, edhe kur jan\u00eb antikomb\u00ebtare, si p.sh, ligji p\u00ebr regjistrimin e popullsis\u00eb, dh\u00ebnia e detit Greqis\u00eb, etj., na thuhet se b\u00ebhen jo vet\u00ebm n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn, por edhe n\u00eb emrin ton\u00eb, sepse jemi ne ata q\u00eb u kemi deleguar t\u00eb drejt\u00ebn parlamentar\u00ebve t\u00eb sillen ashtu si sillen! Por ama nuk ka qytetar n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nuk e di se institucionet drejtohen e komandohen vet\u00ebm nga nj\u00eb njeri, Sali Berisha!<\/p>\n<p>Jo, jo, me ligj t\u00eb Kuvendit, madje edhe me Kushtetut\u00eb, gjykatat si dhe disa \u201cinstitucione t\u00eb pavarura\u201d nuk varen nga kryeministri, por ama t\u00eb gjith\u00eb gjykat\u00ebsit e sidomos kryetar\u00ebt e tyre e din\u00eb se me \u201cligj\u201d ata varen nga Kuvendi, i cili, duke qen\u00eb i topallizuar, i takon Berish\u00ebs t\u00eb vendos\u00eb kush nga ta do t\u00eb quhet i inkriminuar e kush e meriton t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar e kryetar i KLD-s\u00eb, i Gjykatave Kushtetuese, t\u00eb Lart\u00eb apo t\u00eb Apelit! Ja p\u00ebrse nuk mund t\u00eb nd\u00ebshkohen vras\u00ebsit e G\u00ebrdecit e t\u00eb 21 Janarit!<\/p>\n<p>Fuqia dhe mund\u00ebsia e mosnd\u00ebshkimit q\u00eb po kancerizon drejt\u00ebsin\u00eb q\u00ebndron n\u00eb Kuvend!<br \/>\nKy gjasme Kuvend me gjasme t\u00eb zgjedhur nga populli (m\u00eb sakt\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb: me t\u00eb em\u00ebruar nga kryetar\u00ebt e partive) nuk mund t\u00eb ket\u00eb as fytyr\u00eb, as z\u00eb dhe as sjellje normale demokratike, pasi tanim\u00eb parlamentarizmi \u00e7alon nga t\u00eb dy k\u00ebmb\u00ebt. Kryetarja e Kuvendit tani \u201cdetyrohet\u201d t\u00eb mas\u00eb me kronomet\u00ebr koh\u00ebn sa dhe si duhet t\u00eb flas\u00eb nj\u00eb deputet.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb opozita lipset t\u00eb \u00e7oj\u00eb fjalimet te zyra e Topallit, q\u00eb kjo t\u00eb num\u00ebroj\u00eb paraprakisht rreshtat, dmth koh\u00ebn, si dhe t\u00eb verifikoj\u00eb se mos n\u00eb seanc\u00ebn e ardhshme dikush do t\u00eb guxoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u201cagjitacion e propagand\u00eb\u201d kund\u00ebr partis\u00eb e ve\u00e7an\u00ebrisht kund\u00ebr kryeministrit, familjes s\u00eb tij, ministrave dhe asaj vet\u00eb! Aq r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb shfytyruar ky Kuvend sa opozita, edhe p\u00ebr ndryshimet e Rregullores s\u00eb Kuvendit, u detyrua (nj\u00eb tjet\u00ebr shenj\u00eb pafuqie e d\u00ebshp\u00ebrimi, n\u00eb fakt edhe nj\u00eb q\u00ebndrim i pahijsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb normale t\u00eb nj\u00eb vendi an\u00ebtar i NATO-s!) t\u2019i drejtohet me nj\u00eb let\u00ebr ankes\u00eb Brukselit, Washingtonit, OSBE-s\u00eb e sidomos ambasadorit Arvizu\u2026<\/p>\n<p>Nj\u00eb let\u00ebr e till\u00eb ankuese p\u00ebr Rregulloren d\u00ebrguar n\u00eb zyrat e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha nga nj\u00eb Parlament \u201csovran\u201d duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rast i pad\u00ebgjuar e i pashembullt edhe n\u00eb vendet ish-koloniale t\u00eb Afrik\u00ebs! Por frika se nes\u00ebr, pas zgjedhjeve t\u00eb 8 Majit e n\u00eb rast fitoreje \u201ct\u00eb paralajm\u00ebruar\u201d t\u00eb PD-s\u00eb, ky Kuvend i topallizuar do t\u00eb zgjedh\u00eb\/em\u00ebroj\u00eb Presidentin e ri, kryetar\u00ebt e Gjykatave, Kryeprokuroren, kryetarin e SHIK-ut, drejtuesit e RTSH, KRRTSH, KLSH, KLD-s\u00eb etj., etj., e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb lloj parlamentarizmi nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim tejet serioz p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit e t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>(<em>BalkanWebGSH<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Ki\u00e7o BLUSHI TIRANE &#8211; Shum\u00ebkujt Kuvendi i sot\u00ebm i ngjan vulgar, fjal\u00ebndyr\u00eb, sherrxhi, pa ide, pa debat, pa demokraci, nj\u00eb gjenerator i pashtersh\u00ebm shpif-shpifjesh t\u00eb nd\u00ebrsjella i ndoca t\u00eb zgjedhurve t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt nuk do t\u00eb guxonin t\u00eb silleshin aq rruga\u00e7\u00ebrisht as n\u00eb mejhanet e humb\u00ebtirave. Natyrisht q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arritje \u201cdemokratike\u201d merit\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Shfytyrimi ose topallizimi i parlamentarizmit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shfytyrimi ose topallizimi i parlamentarizmit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga: Ki\u00e7o BLUSHI TIRANE &#8211; Shum\u00ebkujt Kuvendi i sot\u00ebm i ngjan vulgar, fjal\u00ebndyr\u00eb, sherrxhi, pa ide, pa debat, pa demokraci, nj\u00eb gjenerator i pashtersh\u00ebm shpif-shpifjesh t\u00eb nd\u00ebrsjella i ndoca t\u00eb zgjedhurve t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt nuk do t\u00eb guxonin t\u00eb silleshin aq rruga\u00e7\u00ebrisht as n\u00eb mejhanet e humb\u00ebtirave. Natyrisht q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arritje \u201cdemokratike\u201d merit\u00ebn [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-03-13T07:08:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/kaos_kuvend1-300x185.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Shfytyrimi ose topallizimi i parlamentarizmit\",\"datePublished\":\"2011-03-13T07:08:07+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-13T07:08:07+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/\"},\"wordCount\":2332,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/kaos_kuvend1-300x185.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/\",\"name\":\"Shfytyrimi ose topallizimi i parlamentarizmit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/kaos_kuvend1-300x185.jpg\",\"datePublished\":\"2011-03-13T07:08:07+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-13T07:08:07+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/kaos_kuvend1-300x185.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/kaos_kuvend1-300x185.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shfytyrimi ose topallizimi i parlamentarizmit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shfytyrimi ose topallizimi i parlamentarizmit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Shfytyrimi ose topallizimi i parlamentarizmit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga: Ki\u00e7o BLUSHI TIRANE &#8211; Shum\u00ebkujt Kuvendi i sot\u00ebm i ngjan vulgar, fjal\u00ebndyr\u00eb, sherrxhi, pa ide, pa debat, pa demokraci, nj\u00eb gjenerator i pashtersh\u00ebm shpif-shpifjesh t\u00eb nd\u00ebrsjella i ndoca t\u00eb zgjedhurve t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt nuk do t\u00eb guxonin t\u00eb silleshin aq rruga\u00e7\u00ebrisht as n\u00eb mejhanet e humb\u00ebtirave. Natyrisht q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arritje \u201cdemokratike\u201d merit\u00ebn [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-03-13T07:08:07+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/kaos_kuvend1-300x185.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Shfytyrimi ose topallizimi i parlamentarizmit","datePublished":"2011-03-13T07:08:07+00:00","dateModified":"2011-03-13T07:08:07+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/"},"wordCount":2332,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/kaos_kuvend1-300x185.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/","name":"Shfytyrimi ose topallizimi i parlamentarizmit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/kaos_kuvend1-300x185.jpg","datePublished":"2011-03-13T07:08:07+00:00","dateModified":"2011-03-13T07:08:07+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/kaos_kuvend1-300x185.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/07\/kaos_kuvend1-300x185.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shfytyrimi-ose-topallizimi-i-parlamentarizmit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shfytyrimi ose topallizimi i parlamentarizmit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7016"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7016"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7016\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7016"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7016"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7016"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}