{"id":7010,"date":"2011-03-11T23:50:24","date_gmt":"2011-03-11T22:50:24","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=7010"},"modified":"2011-03-11T23:50:24","modified_gmt":"2011-03-11T22:50:24","slug":"kthimi-apo-kultivimi-i-trurit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/","title":{"rendered":"Kthimi apo kultivimi i trurit"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-4499\" title=\"Adri Nurellari\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"128\" \/><strong>Adri Nurellari<\/strong><\/p>\n<p>Qoft\u00eb si pasoj\u00eb e zhvillimeve historike t\u00eb turbullta vendase e qoft\u00eb edhe si pasoj\u00eb e nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb emigracionit mes shqiptar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb tradit\u00eb nj\u00ebshekullore q\u00eb ne t\u00eb hedhim syt\u00eb nga diaspora kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur individ\u00eb t\u00eb kualifikuar. Nevojat dhe politikat e vendit ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn brain gain, apo thithje e trurit, jan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes p\u00ebr sa i p\u00ebrket retorik\u00ebs politike sa her\u00eb q\u00eb p\u00ebrmenden burimet njer\u00ebzore apo arsimi. Padyshim q\u00eb \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb t\u00eb mobilizohen sa t\u00eb munden burimet dhe kapacitetet e diaspor\u00ebs shqiptare, duke ditur q\u00eb shumica e t\u00eb diplomuarve n\u00eb vendet per\u00ebndimore kan\u00eb p\u00ebrgatitje akademike m\u00eb cil\u00ebsore se shumica d\u00ebrrmuese e t\u00eb diplomuarve n\u00eb universitetet shqiptare. Mir\u00ebpo jan\u00eb disa rrethana objektive q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb shum\u00eb thithjen e trurit dhe k\u00ebrkojn\u00eb ndryshim strategjie drejt kultivimit t\u00eb trurit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb element specifik i k\u00ebsaj politike \u00ebsht\u00eb padyshim p\u00ebrpjekja p\u00ebr kthimin e trurit. Kthimi ka padyshim nd\u00ebr mend ata shkenc\u00ebtar\u00eb, akademik\u00eb e profesionist\u00eb t\u00eb zot\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr nevoja ekonomike, por edhe si pasoj\u00eb e paqart\u00ebsis\u00eb s\u00eb zhvillimeve t\u00eb brendshme politike, u larguan n\u00eb Per\u00ebndim duke nisur prej fillimit t\u00eb viteve \u201890. K\u00ebtu p\u00ebrflitet se b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb rreth 70% e atyre q\u00eb kan\u00eb pas marr\u00eb nj\u00eb doktoratur\u00eb para r\u00ebnies s\u00eb komunizmit. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb fatkeq\u00ebsisht vet\u00ebm nj\u00eb fraksion i k\u00ebtij segmenti ka vijuar nj\u00eb karrier\u00eb akademike n\u00eb vendet ku kan\u00eb shkuar. Sikurse e demonstron rasti i emigrant\u00ebve t\u00eb kualifikuar q\u00eb kan\u00eb shkuar n\u00eb Kanada, p\u00ebr t\u00eb siguruar mbijetes\u00ebn, pjesa kryesore \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb nivele profesionale m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta sesa kan\u00eb pasur para se t\u00eb iknin nga Shqip\u00ebria apo sesa do u takonte ta kishin si pasoj\u00eb e kualifikimeve dhe p\u00ebrvoj\u00ebs. Madje dendur atyre u \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb fusha q\u00eb s\u2019kan\u00eb pasur fare lidhje me kualifikimin e tyre. \u00c7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb rikthyer k\u00ebta ish-akademik\u00eb apo ish-studiues, s\u2019do t\u00eb kishte ndonj\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe, pasi pas gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe njohurit\u00eb e tyre jan\u00eb t\u00eb vjetruara ose thjesht i kan\u00eb harruar duke mos i ushtruar.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr duhet pasur parasysh q\u00eb shumica e emigrant\u00ebve t\u00eb rinj, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb larguar kryesisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ilegale, e ka pasur legalizimin dhe sigurimin e dokumenteve t\u00eb q\u00ebndrimit si sfid\u00ebn kryesore gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb vendet prit\u00ebse. Mungesa e lejeq\u00ebndrimit dhe nevoja p\u00ebr mbijetes\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shum\u00eb syresh edhe kur kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb talentuar e me potencial t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr shkoll\u00ebn, t\u00eb detyrohen q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, si p\u00ebr shembull n\u00eb nd\u00ebrtim, n\u00eb sh\u00ebrbime hotelerike, t\u00eb restoranteve apo n\u00eb pastrim. Nj\u00eb pjes\u00eb e atyre q\u00eb ia kan\u00eb dal\u00eb mes nj\u00eb mij\u00eb e nj\u00eb sakrificash q\u00eb t\u00eb futen n\u00eb shkolla t\u00eb larta, u \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb futen n\u00eb pun\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve duke mos vijuar me thellimin e p\u00ebrgatitjes s\u00eb tyre akademike. Me th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn vazhdimi i studimeve akademike drejt doktoratur\u00ebs dhe postdoktoratur\u00ebs p\u00ebr kat\u00ebr pes\u00eb vite t\u00eb tjera pas p\u00ebrfundimit t\u00eb universitetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luks i pap\u00ebrballuesh\u00ebm nga pothuajse t\u00eb gjith\u00eb emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Padyshim q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb integrohen plot\u00ebsisht n\u00eb tregun vendas t\u00eb pun\u00ebs dhe do t\u00eb ken\u00eb shanse m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb akademik\u00eb, mir\u00ebpo a ia vlen t\u00eb presim sa ata t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb kualifikuar? P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb, sipas t\u00eb gjitha gjasave, lidhja e tyre me vendlindjen e prind\u00ebrve t\u00eb tyre do t\u00eb jet\u00eb zbehur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb skajshme. Mjafton t\u00eb hidhet nj\u00eb sy q\u00eb tani n\u00eb Greqi dhe Itali p\u00ebr t\u00eb par\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e emigrant\u00ebve jo rrall\u00eb kan\u00eb humbur edhe njohjen e gjuh\u00ebs shqipe.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos k\u00ebsaj duhet pasur parasysh nj\u00eb element me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, nd\u00ebrprerja e karrier\u00ebs akademike n\u00eb nj\u00eb vend per\u00ebndimor prej atyre q\u00eb ia kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb marrin doktoratura n\u00eb universitete t\u00eb mira me mundim dhe kthimi i tyre n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sakrific\u00eb jasht\u00ebzakonisht e madhe p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb. Kuptohet q\u00eb do ket\u00eb individ\u00eb me tituj akademik\u00eb per\u00ebndimor\u00eb q\u00eb do t\u00eb kthehen qoft\u00eb p\u00ebr patriotiz\u00ebm t\u00eb skajsh\u00ebm e qoft\u00eb sepse nuk ia dalin dot t\u00eb konkurrojn\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebsimit t\u00eb vendeve prit\u00ebse, mir\u00ebpo n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kjo zgjedhje mbart kosto t\u00eb m\u00ebdha. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Observatorit t\u00eb Karrier\u00ebs Akademike n\u00eb Institutin Universitar Europian (EUI), rrogat e asistent pedagog\u00ebve q\u00eb jan\u00eb hapi i par\u00eb i karrier\u00ebs universitare \u00ebsht\u00eb mbi 3000 euro n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve t\u00eb Europ\u00ebs Per\u00ebndimore dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak se 400 euro n\u00eb nj\u00eb universitet publik shqiptar. P\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrmendur k\u00ebtu aspekte subjektive q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb qoft\u00eb me dallimin edhe m\u00eb dramatik kur vjen fjala p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs personale e profesionale dhe p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb hulumtime cil\u00ebsore e p\u00ebr t\u00eb pasur botime prestigjioze.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, edhe sikur politikat e thithjes\/kthimit t\u00eb trurit t\u00eb ishin shum\u00eb efikase dhe sikur tregu shqiptar i pun\u00ebs t\u00eb ishte mikprit\u00ebs ndaj emigrant\u00ebve t\u00eb mir\u00ebkualifikuar, numri potencial i atyre q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb ktheheshin \u00ebsht\u00eb minimal dhe me impakt t\u00eb pap\u00ebrfillsh\u00ebm p\u00ebr nevojat e m\u00ebdha q\u00eb ka shoq\u00ebria jon\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhet t\u00eb ndryshohet kursi prej p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb thithur tru, drejt kultivimit t\u00eb trurit. Bursat e ekselenc\u00ebs jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje modeste n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, por p\u00ebr t\u00eb pasur impakt afatgjat\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb viheshin n\u00eb jet\u00eb skema kredidh\u00ebniesh t\u00eb leht\u00ebsuara p\u00ebr individ\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb vendosin t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr studime n\u00eb universitete cil\u00ebsore per\u00ebndimore. Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr universitetet m\u00eb cil\u00ebsore t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb gjenden n\u00eb vende si SHBA-ja, Mbret\u00ebria e Bashkuar apo Holand\u00eb, kostoja e shkollimit dhe jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb tejet e lart\u00eb edhe p\u00ebr buxhetin e shtetit ton\u00eb, prandaj kredia e zbutur mund ta leht\u00ebsonte k\u00ebt\u00eb barr\u00eb p\u00ebr buxhetin. Skemat e bursave mund t\u00eb abuzohen dhe shp\u00ebrdorohen, nd\u00ebrsa kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kredi, individ\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb kan\u00eb nj\u00eb sens m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie kur vjen fjala te m\u00ebnyra sesi do i p\u00ebrdorin parat\u00eb e siguruara, si dhe p\u00ebrkushtimi ndaj arsimit q\u00eb marrin. Shp\u00ebrdorimi me subvencionimet e shtetit p\u00ebr arsimin e lart\u00eb vihen re qart\u00eb te mungesa masive e seriozitetit, pun\u00ebs dhe p\u00ebrkushtimit t\u00eb student\u00ebve q\u00eb frekuentojn\u00eb falas universitetet publike dhe nuk e kan\u00eb p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb ngelin e t\u00eb rip\u00ebrs\u00ebrisin pafund provime.<\/p>\n<p>Kredit\u00eb mund t\u00eb ishin ose n\u00eb form\u00ebn e atyre q\u00eb jepen nga vende si SHBA-ja, ku individ\u00ebt q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb prej tyre mund t\u2019i p\u00ebrdorin edhe n\u00eb universitete t\u00eb huaja dhe t\u00eb fillojn\u00eb t\u2019i shlyejn\u00eb kur nisin t\u00eb sigurojn\u00eb t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb larta se nj\u00eb dysheme apo prag t\u00eb parap\u00ebrcaktuar nga kontrata dhe vlera e kredis\u00eb. Ose n\u00eb form\u00ebn e kredive t\u00eb pjesshme ku student\u00ebt nuk marrin burs\u00eb t\u00eb plot\u00eb, por nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb shkollimit ia paguan shteti n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb kthimit n\u00eb atdhe pas studimeve dhe nj\u00eb pjes\u00eb e kan\u00eb p\u00ebr detyrim ta paguajn\u00eb vet\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb p\u00ebrdorim sa m\u00eb efikas t\u00eb subvencionimit. P\u00ebrpos k\u00ebsaj, kjo m\u00ebnyr\u00eb e subvencionimit t\u00eb kultivimit t\u00eb trurit n\u00ebp\u00ebrmjet kredive apo formave hibride t\u00eb bursave \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb efikas p\u00ebr sa i p\u00ebrket mbushjes s\u00eb nevojave, pasi qeveria mund t\u00eb specifikoj\u00eb fushat apo temat e kualifikimit q\u00eb marrin p\u00ebrpar\u00ebsi apo q\u00eb gjenden n\u00eb mang\u00ebsi. Ndryshe nga tani ku ndodh shpesh q\u00eb kualifikimi akademik i marr\u00eb nga emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb arsimuar n\u00eb Per\u00ebndim nuk p\u00ebrputhet fare me nevojat kryesore q\u00eb ka vendi yn\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Adri Nurellari Qoft\u00eb si pasoj\u00eb e zhvillimeve historike t\u00eb turbullta vendase e qoft\u00eb edhe si pasoj\u00eb e nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb emigracionit mes shqiptar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb tradit\u00eb nj\u00ebshekullore q\u00eb ne t\u00eb hedhim syt\u00eb nga diaspora kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur individ\u00eb t\u00eb kualifikuar. Nevojat dhe politikat e vendit ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn brain [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kthimi apo kultivimi i trurit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kthimi apo kultivimi i trurit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Adri Nurellari Qoft\u00eb si pasoj\u00eb e zhvillimeve historike t\u00eb turbullta vendase e qoft\u00eb edhe si pasoj\u00eb e nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb emigracionit mes shqiptar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb tradit\u00eb nj\u00ebshekullore q\u00eb ne t\u00eb hedhim syt\u00eb nga diaspora kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur individ\u00eb t\u00eb kualifikuar. Nevojat dhe politikat e vendit ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn brain [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-03-11T22:50:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kthimi apo kultivimi i trurit\",\"datePublished\":\"2011-03-11T22:50:24+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-11T22:50:24+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/\"},\"wordCount\":1432,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/\",\"name\":\"Kthimi apo kultivimi i trurit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg\",\"datePublished\":\"2011-03-11T22:50:24+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-11T22:50:24+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kthimi apo kultivimi i trurit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kthimi apo kultivimi i trurit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kthimi apo kultivimi i trurit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Adri Nurellari Qoft\u00eb si pasoj\u00eb e zhvillimeve historike t\u00eb turbullta vendase e qoft\u00eb edhe si pasoj\u00eb e nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb emigracionit mes shqiptar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb tradit\u00eb nj\u00ebshekullore q\u00eb ne t\u00eb hedhim syt\u00eb nga diaspora kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur individ\u00eb t\u00eb kualifikuar. Nevojat dhe politikat e vendit ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn brain [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-03-11T22:50:24+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kthimi apo kultivimi i trurit","datePublished":"2011-03-11T22:50:24+00:00","dateModified":"2011-03-11T22:50:24+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/"},"wordCount":1432,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/","name":"Kthimi apo kultivimi i trurit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg","datePublished":"2011-03-11T22:50:24+00:00","dateModified":"2011-03-11T22:50:24+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/adri_nurellari-150x128.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kthimi-apo-kultivimi-i-trurit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kthimi apo kultivimi i trurit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7010"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7010"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7010\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}