{"id":6948,"date":"2011-03-09T00:18:11","date_gmt":"2011-03-08T23:18:11","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=6948"},"modified":"2011-03-09T00:18:11","modified_gmt":"2011-03-08T23:18:11","slug":"loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/","title":{"rendered":"Loj\u00eb me zjarr pa zjarrfik\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4240\" title=\"Enver Robelli\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/enver_robelli.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/><\/p>\n<p>Si po keqp\u00ebrdoret n\u00eb Kosov\u00eb feja islame p\u00ebr q\u00ebllime politike dhe pse Qeveria e Prishtin\u00ebs urgjentisht duhet t\u00eb insistoj\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb diaspor\u00eb t\u00eb integrohen n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb nikoqire?<\/p>\n<p>Nga <strong>Enver Robelli<\/strong><\/p>\n<p>Tani t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb tronditur. T\u00eb shokuar. T\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar. T\u00eb hidh\u00ebruar. T\u00eb zhg\u00ebnjyer. Jo pak p\u00ebshp\u00ebritin: \u201cSi \u00ebsht\u00eb e mundshme q\u00eb nj\u00eb shqiptar t\u00eb hap\u00eb zjarr kund\u00ebr ushtar\u00ebve amerikan\u00eb, shp\u00ebtimtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij populli, atyre q\u00eb soll\u00ebn lirin\u00eb bashk\u00eb me ushtar\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb tjera evropiane?\u201d Ka nj\u00eb lloj irracionaliteti n\u00eb reagimet shqiptare pas vrasjes n\u00eb Frankfurt, sepse dorasi me emrin Arid Uka \u00ebsht\u00eb rritur dhe radikalizuar islamikisht n\u00eb Gjermani, pra pak ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb njoftimeve mediale dhe hetimeve t\u00eb deritanishme ky kosovar me origjin\u00eb nga Mitrovica duket se e ka p\u00ebrqafuar terrorizmin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fes\u00eb tek gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit, pasi \u00ebsht\u00eb sh\u00ebtitur n\u00ebp\u00ebr internet, duke shikuar disa video me propagand\u00eb islamike dhe duke lexuar predikime urrejt\u00ebse n\u00eb forumet fundamentaliste. Thuhet po ashtu se ai ishte i ndikuar nga disa predikues ekstrem fetar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb njohur p\u00ebr autoritetet e siguris\u00eb n\u00eb Gjermani. Profili kriminalistik i Arid Uk\u00ebs \u00ebsht\u00eb frik\u00ebsues p\u00ebr \u00e7do hetues kund\u00ebr terrorizmit: Kosovari, me sa duket, ishte nj\u00eb lloj \u201cujku i vetmuar\u201d (Lone Wolf), pra pas tij s\u2019q\u00ebndronte ndonj\u00eb rrjet q\u00eb e kishte nxitur p\u00ebr t\u00eb kryer krimin e llahtarsh\u00ebm, vrasjen e dy ushtar\u00ebve amerikan\u00eb n\u00eb aeroportin e Frankfurtit.<\/p>\n<p>Persona t\u00eb till\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt radikalizohen brenda mureve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, duke e kompletuar nga interneti koktejin privat me helm pseudofetar, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb zbulohen, parandalohen dhe arrestohen. Ata mund t\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb digjitale n\u00eb internet, por jo di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb. Ndon\u00ebse Arid Uka \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb Gjermani dhe mbase islami radikal kosovar nuk ka pasur ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb shtyt\u00ebs mbi t\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer krimin kund\u00ebr ushtris\u00eb amerikane, megjithat\u00eb ky rast duhet t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb politik\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, sidomos autoriteteve t\u00eb siguris\u00eb, q\u00eb ta marrin shum\u00eb seriozisht ballafaqimin me rrezikun e terrorizmit q\u00eb vjen nga qarqet e vet\u00ebshpallura si islamike.<\/p>\n<p><strong>Patriotizmi i rasojit<\/strong><\/p>\n<p>Tre zyrtar\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb par\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb bllokuar dhe \u00e7rr\u00ebnjosur aktivitetet radikale islamike n\u00eb Kosov\u00eb: Bajram Rexhepi si minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Reshat Maliqi si shef i policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Ram\u00eb Buja si minist\u00ebr i Arsimit. Q\u00eb t\u00eb tre duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mb\u00ebshtetje nga vendet evropiane dhe nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr element\u00ebve q\u00eb keqp\u00ebrdorin fen\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime politike, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shamia n\u00ebp\u00ebr shkolla, pasi e kan\u00eb lexuar ideologjikisht Kuranin dhe synojn\u00eb shtypjen dhe degradim shoq\u00ebror t\u00eb femr\u00ebs. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga shtetasit kosovar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Gjermani, Zvic\u00ebr, Austri, Suedi dhe vende t\u00eb tjera evropiane q\u00eb t\u00eb integrohen n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb nikoqire. Integrimi nuk \u00ebsht\u00eb humbje identiteti. Kush \u00ebsht\u00eb i integruar mir\u00eb e ka m\u00eb leht\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb vlerat komb\u00ebtare dhe identitare.<\/p>\n<p>Kush s\u2019pranon t\u00eb integrohet, mbetet i konservuar n\u00eb arkaizmin kulturor dhe b\u00ebn nj\u00eb jet\u00eb jasht\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nikoqire, ku lidhja e vetme me bot\u00ebn \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes anten\u00ebs satelitore. Qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb apeloj\u00eb sidomos te prind\u00ebrit shqiptar\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre t\u2019ua m\u00ebsojn\u00eb s\u00eb pari gjuh\u00ebn e vendit nikoqir, pastaj, gjithsesi, edhe gjuh\u00ebn shqipe. Por, ata shqiptar\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, Gjermani, Austri e gjetiu, duhet patjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb gjuh\u00ebn vendore. \u00cbsht\u00eb e tmerrshme q\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb ardhur n\u00eb m\u00ebrgim para 30 vitesh ende flasin tep\u00ebr dob\u00ebt, ta z\u00ebm\u00eb, gjermanisht apo fr\u00ebngjisht.<\/p>\n<p>Shpesh t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb e ndjekin edhe f\u00ebmij\u00ebt e tyre, t\u00eb cil\u00ebt rriten n\u00eb ambiente sht\u00ebpiake t\u00eb dominuara me disa fotografi t\u00eb zverdhura t\u00eb figurave komb\u00ebtare, por pa asnj\u00eb lib\u00ebr n\u00eb raft, sepse t\u00eb gjitha raftet jan\u00eb t\u00eb z\u00ebna me turshi t\u00eb sjella nga vendlindja. Diaspora konservative duhet t\u00eb heq dor\u00eb nga patriotizmi i rasojit, sepse Kosova ka ndryshuar, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ajo e viteve 60-t\u00eb dhe 70-t\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr edhe shoq\u00ebria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb heq dor\u00eb nga nj\u00eb lloj etnoracizmi ndaj diaspor\u00ebs, e cila nuk \u00ebsht\u00eb trup homogjen.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebr keqardhje q\u00eb politikan\u00ebt e Kosov\u00ebs vazhdojn\u00eb ta injorojn\u00eb si rrezikun nga radikalizmi islamik ashtu edhe refuzimin e jo pak shqiptar\u00ebve n\u00eb diaspor\u00eb p\u00ebr t\u2019u integruar. Pas sulmit n\u00eb Frankfurt kryeministri Hashim Tha\u00e7i ose s\u00eb paku ministri i tij (edhe) p\u00ebr diaspor\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019u drejtohen opinionit kosovar p\u00ebrmes televizionit dhe gazetave dhe t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb apele n\u00eb drejtim t\u00eb diaspor\u00ebs mbi domosdoshm\u00ebrin\u00eb e integrimit. Nuk mjafton q\u00eb politikan\u00ebt e Prishtin\u00ebs vet\u00ebm t\u00eb n\u00ebnshkruhen n\u00eb \u201cLibrin e Zis\u00eb\u201d n\u00eb Ambasad\u00ebn e SHBA-ve, t\u00eb ngrysin fytyrat dhe t\u00eb shprehen me fjal\u00eb trondit\u00ebse mbi at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb Frankfurt.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs kurrsesi nuk duhet ta b\u00ebj\u00eb gabimin e kryeministrit popullist turk Recep Tayyip Erdogan, i cili para disa dit\u00ebsh q\u00ebndroi n\u00eb D\u00fcsseldorf t\u00eb Gjermanis\u00eb, ku mbajti nj\u00eb fjalim para bashk\u00ebkomb\u00ebsve t\u00eb tij, me \u00e7\u2019rast tha se turqishtja, jo gjermanishtja, duhet t\u00eb jet\u00eb gjuha e par\u00eb q\u00eb duhet ta m\u00ebsojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e prind\u00ebrve turq. \u201cJu jeni shtetas t\u00eb mi\u201d, tha Erdogan me ton polemist. Gazetat gjermane e quajt\u00ebn fjalimin e tij \u201cnj\u00eb predikim urrejt\u00ebs\u201d. Sulltani nga Allamani, si\u00e7 e p\u00ebrshkroi revista \u201cDer Spiegel\u201d kryeministrin turk, bashk\u00ebkomb\u00ebsve t\u00eb tij t\u00ebrthorazi u tha q\u00eb t\u00eb mos integrohen n\u00eb Gjermani dhe t\u00eb ruajn\u00eb rolet tradicionale n\u00eb familje, ku babai \u00ebsht\u00eb ma\u00e7o dhe femrat martohen fare t\u00eb reja. Nuk \u00ebsht\u00eb befasuese q\u00eb edhe gjenerata e tret\u00eb e turqve n\u00eb Gjermani shpesh jeton n\u00eb geto.<\/p>\n<p>Para tri vitesh Erdogan n\u00eb K\u00f6ln kishte th\u00ebn\u00eb se asimilimi \u00ebsht\u00eb krim kund\u00ebr njer\u00ebzimit, ndon\u00ebse askush n\u00eb Gjermani nuk k\u00ebrkon as prej turqve, as prej shqiptar\u00ebve q\u00eb t\u00eb asimilohen, por vet\u00ebm t\u00eb integrohen. Paraqitje t\u00eb tilla t\u00eb Erdoganit vet\u00ebm sa e shtojn\u00eb skepticizmin n\u00eb Bashkimin Evropian (BE) se Turqia, p\u00ebrkund\u00ebr demokratizimit gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, megjithat\u00eb, n\u00eb thelb, nuk \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsoj\u00eb vlerat e shtetit modern, prandaj, nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr nj\u00ebher\u00eb, as q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb BE. Kosova nuk duhet t\u00eb shkoj\u00eb k\u00ebsaj rruge.<\/p>\n<p><strong>Damkosja me kamxhik<\/strong><\/p>\n<p>Republika e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb ndjek nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr, pra rrug\u00ebn thell\u00ebsisht proevropiane, duke p\u00ebrvet\u00ebsuar ligjet, rregullat, vlerat, iluminizmin tradicional evropian. Kosova dhe politikan\u00ebt e saj duhet t\u00eb ballafaqohen edhe me nj\u00eb fenomen an\u00ebsor, por jo t\u00eb parreziksh\u00ebm: radikalizmin islamist, i cili p\u00ebrdhos islamin tradicional shqiptar, fyen ndjenjat fetare paq\u00ebsore t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt nuk duan ta nd\u00ebrrojn\u00eb plisin me k\u00ebsula arabe, as tirqit dhe xhinset me pelerina t\u00eb \u201cmod\u00ebs\u201d shkretinore.<\/p>\n<p>Kjo shoq\u00ebri dhe politikan\u00ebt e saj serioz\u00eb (n\u00ebse ka mbetur ndonj\u00eb i till\u00eb) duhet t\u00eb shqet\u00ebsohen kur n\u00eb Prizren \u201cpersona t\u00eb panjohur\u201d rrahin brutalisht nj\u00eb qytetar t\u00eb krishter\u00eb protestant, i cili shp\u00ebrndan Bibla. Kjo shoq\u00ebri duhet t\u00eb shqet\u00ebsohet kur nj\u00eb provokator religjioz, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shefqet Krasniqi, e fyen N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, duke th\u00ebn\u00eb se kjo murgesh\u00eb dhe humaniste e ka vendin n\u00eb ferr, sepse, sipas k\u00ebsaj logjike t\u00eb mbrapsht\u00eb teologjike, parajsa qenka e rezervuar vet\u00ebm p\u00ebr mysliman\u00eb.<\/p>\n<p>Kush e ka par\u00eb Shefqet Krasniqin duke predikuar, leht\u00eb mund t\u00eb mendoj\u00eb se gjendet para nj\u00eb drejtuesi t\u00eb ndonj\u00eb sekti, t\u00eb till\u00eb q\u00eb predikojn\u00eb sh\u00eblbim kolektiv t\u00eb shpirtit. Ky kolumnist i mediave t\u00eb af\u00ebrta me Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK) shfaqet para besimtar\u00ebve n\u00eb xhami, fillon t\u00eb tregoj\u00eb p\u00ebr \u00e7astet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb profetit Muhamed dhe befas i shkojn\u00eb lot\u00ebt rr\u00ebke, thua se Shefqet Krasniqi ia pask\u00ebsh flladitur ballin t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb para se ai t\u00eb largohet n\u00eb parajs\u00eb. Ky teolog s\u2019\u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 se nj\u00eb manipulator shpirtrash n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb varf\u00ebr e t\u00eb posht\u00ebruar nga pushteti, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga kjo pozit\u00eb Krasniqi ka filluar, sidomos koh\u00ebve t\u00eb fundit, t\u00eb merret edhe me politik\u00eb, t\u00eb damkos me kamxhik disa parti politike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u201cVet\u00ebvendosja\u201d, dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb propagand\u00eb p\u00ebr parti t\u00eb tjera, t\u00eb cilat udh\u00ebhiqen nga persona q\u00eb n\u00eb opinion \u00e7irren se jan\u00eb mysliman\u00eb, por gjat\u00eb net\u00ebve t\u00eb gjata n\u00eb metropolet evropiane ekzaltohen me sh\u00ebrbimet q\u00eb ofrohen n\u00eb k\u00ebso ambientesh me drita t\u00eb kuqe. T\u00eb till\u00ebt s\u2019e kan\u00eb problem t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb xhami p\u00ebr vota, t\u2019ua puthin dor\u00ebn imam\u00ebve injorant\u00eb dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, t\u00eb kap\u00ebrdijn\u00eb mish t\u00eb gjithfarsh\u00ebm, si\u00e7 njoftonte k\u00ebto dit\u00eb shtypi kroat. K\u00ebta jan\u00eb aleat\u00ebt e vet\u00ebshpallur t\u00eb Shefqet Krasniqit \u2013 aleat\u00eb q\u00eb sot kapardisen nga fronet e zaptuara t\u00eb (pu)shtetit.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte interesante p\u00ebr opinionin e Kosov\u00ebs t\u00eb dinte se me \u00e7far\u00eb dokumentesh e kaloi vitin e kaluar Shefqet Krasniqi kufirin me Serbin\u00eb dhe shkoi n\u00eb Preshev\u00eb, ku n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e kultur\u00ebs mbajti nj\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb fetare p\u00ebr shqiptar\u00ebt e atjesh\u00ebm? Policia serbe nuk lejon asnj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs politik shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, prandaj opinioni ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pyes pse mund t\u00eb shkoj\u00eb atje Shefqet Krasniqi e jo Jakup Krasniqi ose ndonj\u00eb lider tjet\u00ebr politik? Ndoshta shteti serb ka interes q\u00eb n\u00eb Preshev\u00eb t\u00eb predikojn\u00eb teolog\u00eb radikal\u00eb islamik\u00eb nga Kosova dhe jo profesor\u00eb universiteti.<\/p>\n<p>Shefqet Krasniqi mund t\u00eb predikoj\u00eb lirsh\u00ebm n\u00eb Serbi, kurse profesor\u00ebt e Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs me origjin\u00eb nga ky rajon shpesh jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb shkojn\u00eb fshehurazi n\u00eb vendlindje nga frika e arrestimit. Atje, n\u00eb Preshev\u00eb, mund t\u00eb shkoj\u00eb edhe Myftiu i Kosov\u00ebs Naim T\u00ebrnava, i cili stoikisht hesht pas \u00e7do skandali q\u00eb shkakton Shefqet Krasniqi. \u2013 Sidoqoft\u00eb, \u00e7do mysliman i v\u00ebrtet\u00eb e i ndersh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb fen\u00eb e sheh si pasurim personal dhe si \u00e7\u00ebshtje private t\u00eb ndar\u00eb nga shteti, duhet ta kujtoj\u00eb p\u00ebrher\u00eb porosin\u00eb e profetit Muhamed, i cili thoshte: \u201cN\u00eb syt\u00eb e Allahut krim m\u00eb i vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb prishja e Qabes\u00eb se sa vrasja e nj\u00eb njeriu\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb nga qarqet islamiste supozohet se jan\u00eb rrahur teolog\u00eb liberal\u00eb, nd\u00ebrsa kritik\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes selafiste-vahabiste jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar me vrasje dhe jan\u00eb fyer me shprehjet m\u00eb vulgare. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb argumenteve kjo duket t\u00eb jet\u00eb rruga e tmerrshme e k\u00ebtyre element\u00ebve; pas botimit t\u00eb k\u00ebtij teksti as autori i k\u00ebtyre radh\u00ebve nuk pret ndonj\u00eb reagim logjik nga ky fraksion ideolog\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt fen\u00eb islame prej vitesh po e keqp\u00ebrdorin p\u00ebr q\u00ebllime politike. Sjelljet e tyre t\u00eb kujtojn\u00eb nazist\u00ebt e viteve 1930-t\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kur nuk kishin argumente p\u00ebr t\u2019u ballafaquar me hebrenj, dilnin e propagandonin me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb: \u201cT\u00eb gjith\u00eb hebrenjt\u00eb e kan\u00eb hund\u00ebn e shtremb\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p><strong>Populliz\u00ebm fetar<\/strong><\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs deri m\u00eb tani e ka injoruar \u00e7do paraqitje skandaloze publike t\u00eb Shefqet Krasniqit, k\u00ebtij agjitpropi t\u00eb islamit politik. Si\u00e7 e ka injoruar me vite edhe aktivitetin pseudoislam, n\u00eb fakt radikal t\u00eb nj\u00ebfar\u00eb Kastriot Duk\u00ebs n\u00ebp\u00ebr fshatrat e varfra t\u00eb Drenic\u00ebs. Kosova ka nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb imam\u00ebve patriot\u00eb, por pas luft\u00ebs i erdhi radha nj\u00eb imami-prevarant nga Shqip\u00ebria t\u00eb predikoj\u00eb islamin n\u00eb trevat tona. Ishin disa gra t\u00eb ndershme dhe t\u00eb guximshme t\u00eb Drenic\u00ebs q\u00eb iniciuan d\u00ebbimin e Duk\u00ebs nga Kosova, ndon\u00ebse ai, sipas disa njoftimeve, prap\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer. Mbetet t\u00eb shihet a do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb duarkryq ministri Bajram Rexhepi.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani piroman\u00ebt fetar\u00eb kan\u00eb vepruar gati t\u00eb papenguar, sepse n\u00eb Kosov\u00eb mungojn\u00eb zjarrfik\u00ebsit q\u00eb mbrojn\u00eb shtetin. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb manipulimit me fe hyn edhe parada me lutje fetare e kryeministrit turk Erdogan dhe e kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs Hashim Tha\u00e7i vjesht\u00ebn e kaluar n\u00eb nj\u00eb xhami n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs. Erdogani dhe v\u00ebllai i tij Tha\u00e7i dol\u00ebn n\u00eb oborr t\u00eb xhamis\u00eb dhe luteshin s\u00eb bashku. Hashim Tha\u00e7i k\u00ebt\u00eb nuk e b\u00ebri pse \u00ebsht\u00eb besimtar i devotsh\u00ebm, por sepse p\u00ebrpiqej t\u2019u hynte n\u00eb hat\u00ebr mysliman\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs para zgjedhjeve t\u00eb 12 dhjetorit.<\/p>\n<p>Ky veprim nuk ka em\u00ebr tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 se populliz\u00ebm fetar. Si person privat Tha\u00e7i mund t\u00eb falet pes\u00eb her\u00eb n\u00eb dit\u00eb, por k\u00ebt\u00eb duhet ta ndaj\u00eb nga jeta publike, sepse feja \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje private; si kryeminist\u00ebr i vendit, nd\u00ebrkaq, ai duhet t\u00eb ket\u00eb parasysh se nuk \u00ebsht\u00eb prij\u00ebs fetar, por politikan q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson shtresa t\u00eb gjera t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe besimtar\u00eb t\u00eb feve t\u00eb ndryshme n\u00eb nj\u00eb shtet q\u00eb zyrtarisht \u00ebsht\u00eb laik. Por, shpesh Tha\u00e7i dhe parimet jan\u00eb si dy cop\u00eb magneti, q\u00eb kur kthehen n\u00eb an\u00ebn e kund\u00ebrt s\u2019ngjiten kurr\u00eb!<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr skenat m\u00eb absurde t\u00eb keqp\u00ebrdorimit t\u00eb fes\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime politike jan\u00eb edhe paraqitjet e tashm\u00eb ministrit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ferid Agani n\u00ebp\u00ebr disa xhami n\u00ebp\u00ebr zona industriale t\u00eb Zvicr\u00ebs. Ekzistojn\u00eb edhe video t\u00eb postuara n\u00eb internet nga k\u00ebto paraqitje. Aty ky mjek flet p\u00ebr rrezikun q\u00eb u kanoset t\u00eb rinjve nga droga dhe si shp\u00ebtim propagandon fen\u00eb islame. Dhe k\u00ebt\u00eb e thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet si Zvicra, ku ekzistojn\u00eb institucione sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr trajtimin e t\u00eb droguarve, ku aradhe mjek\u00ebsh hulumtojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Sikur Zvicra t\u00eb mund t\u2019i zgjidhte problemet me narkoman\u00eb duke iu th\u00ebn\u00eb atyre q\u00eb vet\u00ebm duhet t\u00eb besojn\u00eb n\u00eb Jezu Krishtin, at\u00ebher\u00eb pun\u00ebt do t\u00eb ishin shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb do t\u00eb kurseheshin qindra miliona franga q\u00eb qeveria n\u00eb Bern\u00eb dhe kantonet zvicerane ndajn\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar k\u00ebt\u00eb problem. T\u00eb p\u00ebrkujtojm\u00eb se Ferid Agani ka b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb zbulim epokal, kur ka th\u00ebn\u00eb se homoseksualiteti na qenk\u00ebsh s\u00ebmundje mendore. N\u00ebse ai si minist\u00ebr i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb viziton ndonj\u00ebher\u00eb Z\u00fcrich-un, at\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb mund t\u2019ia thot\u00eb edhe kryetares s\u00eb qytetit, e cila \u00ebsht\u00eb lesbike dhe kjo dihet publikisht, si\u00e7 dihet edhe p\u00ebr shum\u00eb politikan\u00eb evropian\u00eb, mes tyre edhe ministra.<\/p>\n<p>Fal\u00eb koalicionit me partin\u00eb e nj\u00eb tyxhari politik partia e Aganit i futi n\u00eb parlament edhe tre deputet\u00eb, agjenda e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb miks fetar-ideologjik n\u00eb kund\u00ebrshtim me tradit\u00ebn religjioze dhe komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve. K\u00ebto dit\u00eb edhe nj\u00eb eksponent tjet\u00ebr i qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, ministri i Kultur\u00ebs Memli Krasniqi, befas u b\u00eb pjes\u00eb e imazhit negativ t\u00eb vendit. P\u00ebr karrier\u00ebn e tij politike sigurisht ka qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb ai t\u00eb mos portretizohej n\u00eb gazet\u00ebn \u201cFrankfurter Rundschau\u201d si islamist i rreziksh\u00ebm q\u00eb heq fotografi t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs dhe Ibrahim Rugov\u00ebs nga selia e tij.<\/p>\n<p>Edhe pse ky gabim tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar, dinamik\u00ebn e lajmit t\u00eb keq s\u2019mund ta ndal\u00eb askush, madje as Saatchi &amp; Saatchi me ato 6 milion\u00eb euro q\u00eb i fshiu nga buxheti i Kosov\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb imazhit. Ka qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb sikur pushtetar\u00ebt e Kosov\u00ebs k\u00ebta 6 milion\u00eb euro t\u2019ia kishin ndar\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsie t\u00eb specializuar t\u00eb policis\u00eb, e cila do t\u00eb kishte hulumtuar edhe burimet e mb\u00ebshtetjes financiare t\u00eb element\u00ebve radikal\u00eb islamik\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb ia don\u00eb t\u00eb mir\u00ebn k\u00ebtij vendi do t\u00eb ishin tronditur me zbulimet q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte kjo nj\u00ebsi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si po keqp\u00ebrdoret n\u00eb Kosov\u00eb feja islame p\u00ebr q\u00ebllime politike dhe pse Qeveria e Prishtin\u00ebs urgjentisht duhet t\u00eb insistoj\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb diaspor\u00eb t\u00eb integrohen n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb nikoqire? Nga Enver Robelli Tani t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb tronditur. T\u00eb shokuar. T\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar. T\u00eb hidh\u00ebruar. T\u00eb zhg\u00ebnjyer. Jo pak p\u00ebshp\u00ebritin: \u201cSi \u00ebsht\u00eb e mundshme q\u00eb nj\u00eb shqiptar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Loj\u00eb me zjarr pa zjarrfik\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Loj\u00eb me zjarr pa zjarrfik\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Si po keqp\u00ebrdoret n\u00eb Kosov\u00eb feja islame p\u00ebr q\u00ebllime politike dhe pse Qeveria e Prishtin\u00ebs urgjentisht duhet t\u00eb insistoj\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb diaspor\u00eb t\u00eb integrohen n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb nikoqire? Nga Enver Robelli Tani t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb tronditur. T\u00eb shokuar. T\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar. T\u00eb hidh\u00ebruar. T\u00eb zhg\u00ebnjyer. Jo pak p\u00ebshp\u00ebritin: \u201cSi \u00ebsht\u00eb e mundshme q\u00eb nj\u00eb shqiptar [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-03-08T23:18:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/enver_robelli.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Loj\u00eb me zjarr pa zjarrfik\u00ebs\",\"datePublished\":\"2011-03-08T23:18:11+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-08T23:18:11+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/\"},\"wordCount\":2755,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/enver_robelli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/\",\"name\":\"Loj\u00eb me zjarr pa zjarrfik\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/enver_robelli.jpg\",\"datePublished\":\"2011-03-08T23:18:11+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-08T23:18:11+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/enver_robelli.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/enver_robelli.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Loj\u00eb me zjarr pa zjarrfik\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Loj\u00eb me zjarr pa zjarrfik\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Loj\u00eb me zjarr pa zjarrfik\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Si po keqp\u00ebrdoret n\u00eb Kosov\u00eb feja islame p\u00ebr q\u00ebllime politike dhe pse Qeveria e Prishtin\u00ebs urgjentisht duhet t\u00eb insistoj\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb diaspor\u00eb t\u00eb integrohen n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb nikoqire? Nga Enver Robelli Tani t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb tronditur. T\u00eb shokuar. T\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar. T\u00eb hidh\u00ebruar. T\u00eb zhg\u00ebnjyer. Jo pak p\u00ebshp\u00ebritin: \u201cSi \u00ebsht\u00eb e mundshme q\u00eb nj\u00eb shqiptar [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-03-08T23:18:11+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/enver_robelli.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Loj\u00eb me zjarr pa zjarrfik\u00ebs","datePublished":"2011-03-08T23:18:11+00:00","dateModified":"2011-03-08T23:18:11+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/"},"wordCount":2755,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/enver_robelli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/","name":"Loj\u00eb me zjarr pa zjarrfik\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/enver_robelli.jpg","datePublished":"2011-03-08T23:18:11+00:00","dateModified":"2011-03-08T23:18:11+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/enver_robelli.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/enver_robelli.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/loje-me-zjarr-pa-zjarrfikes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Loj\u00eb me zjarr pa zjarrfik\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6948"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6948"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6948\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6948"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6948"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6948"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}