{"id":6944,"date":"2011-03-08T23:48:57","date_gmt":"2011-03-08T22:48:57","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=6944"},"modified":"2011-03-08T23:48:57","modified_gmt":"2011-03-08T22:48:57","slug":"situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/","title":{"rendered":"Situat\u00ebs i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm intelektual\u00ebt servil\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6945\" title=\"rexhep_qosja1\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/rexhep_qosja1.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"173\" \/><br \/>\nNga <strong>Rexhep QOSJA<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrkufizimi i popullizmit<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb profesor universiteti; dhe shkenc\u00ebtar. \u00cbsht\u00eb ulur karshi gazetares, dikur spikere, kurse tani edhe spikere edhe gazetare.<\/p>\n<p>E ka mbushur mir\u00eb karrigen.<br \/>\nFlet gjithnj\u00eb duke qeshur.<\/p>\n<p>Dhe, ashtu, i shkrir\u00eb n\u00eb gaz, thot\u00eb, pa e pyetur gazetarja, se i do shum\u00eb e i lexon shpesh, Konic\u00ebn dhe Fisht\u00ebn. Vet\u00ebm ata t\u00eb dy, nuk p\u00ebrmend tjet\u00ebrk\u00ebnd -as Naimin, as Nolin, as Lasgushin, as Migjenin! Nuk ka dyshim se Konic\u00ebn e Fisht\u00ebn nuk i lexon pse jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj (\u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta i dyti shkrimtar i madh, kurse i pari mesatar), por pse, ia merr mendja atij, profesorit dhe shkenc\u00ebtarit ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb e leverdishme t\u00eb thot\u00eb se i do shum\u00eb dhe i lexon shpesh!<\/p>\n<p>Shihet: \u00ebsht\u00eb i lumtur.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb ma falte vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb asaj lumturie, ndoshta, do t\u00eb pajtohesha me shum\u00eb \u00e7ka shoh e d\u00ebgjoj sot n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, sidomos, n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb politike. Por, k\u00ebshtu si\u00e7 jam, pa at\u00eb lumturin\u00eb e tij, nuk po mund t\u00eb pajtohem me gjith\u00eb \u00e7ka shoh e d\u00ebgjoj, sado mospajtimi m\u00eb sjell shum\u00eb goditje, fyerje, denoncime, g\u00ebnjeshtra me t\u00eb cilat b\u00ebhen p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00eb ky\u00e7et goja! Kot. Jam m\u00ebsuar t\u2019i duroj.<\/p>\n<p>Dhe, t\u2019i d\u00ebshiroj, sepse e di se sa m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb m\u00eb sulmojn\u00eb sot aq m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb jem i \u00e7muar e i dashur nes\u00ebr, prej brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm. Pse jo? Do t\u00eb kuptojn\u00eb se p\u00ebr ta, p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm, b\u00ebj betejat kund\u00ebr g\u00ebnjeshtrave, mashtrimeve, padrejt\u00ebsive, korrupsionit, dhun\u00ebs e dhun\u00ebtar\u00ebve. D\u00ebshiroj q\u00eb ata, brezat e ardhsh\u00ebm, t\u00eb mos jetojn\u00eb me g\u00ebnjeshtra, e nd\u00ebr g\u00ebnjeshtra, mashtrime, padrejt\u00ebsi, korrupsion, dhun\u00eb si ne, sot dhe deri sot.<\/p>\n<p>Intelektuali, profesori, shkenc\u00ebtari, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ulur karshi gazetares, i shkrir\u00eb n\u00eb gaz, flet p\u00ebr demonstratat n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kurse p\u00ebr demonstratat e 21 janarit n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n<p>Nuk mund ta di a e kan\u00eb thirrur t\u00eb flas\u00eb apo \u00ebsht\u00eb paraqitur vullnetarisht q\u00eb t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr to.<\/p>\n<p>Prej t\u00eb gjitha atyre q\u00eb thot\u00eb n\u00eb bashk\u00ebbisedim me gazetaren, e cila nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb edhe spikere, n\u00eb mendje m\u00eb nguliten dy tema: popullizmi dhe politizimi, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrkufizimet q\u00eb u b\u00ebn ai popullizmit dhe politizmit.<\/p>\n<p>T\u00eb them pa u vonuar: edhe popullizmin, edhe politizimin i shpjegon dhe i p\u00ebrkufizon jo si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, jo si\u00e7 mendon, ndoshta, edhe vet\u00eb, por si\u00e7 i p\u00ebrgjigjet pushtetit, atyre p\u00ebr hir t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve merr pjes\u00eb n\u00eb emision!<\/p>\n<p>Ndihmona, Zot!<\/p>\n<p>Popullizmi, thot\u00eb, natyrisht i buz\u00ebqeshur, t\u00eb \u00e7on n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gabuar!<\/p>\n<p>Dhe, si shembull me t\u00eb cilin do t\u00eb donte ta b\u00ebnte t\u00eb bindsh\u00ebm k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkufizim, i merr pik\u00ebrisht demonstratat e 21 janarit, p\u00ebr d\u00ebnimin e t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb ftuar apo \u00ebsht\u00eb paraqitur vullnetarisht q\u00eb t\u00eb flas\u00eb n\u00eb televizion.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse n\u00eb demonstratat, n\u00eb protestat, n\u00eb grevat \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrmbajtur popullizmi; dhe, meqen\u00ebse demonstratat, protestat, grevat jan\u00eb shprehje e popullizmit, at\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb dy k\u00ebto arsye demonstratat, protestat, grevat jan\u00eb nj\u00eb e keqe politike dhe shoq\u00ebrore, q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb mos ndodh\u00eb!<\/p>\n<p>\u00c7ka t\u00eb them p\u00ebr p\u00ebrkufizimin q\u00eb intelektuali yn\u00eb, profesori yn\u00eb, q\u00eb d\u00ebgjoj, i b\u00ebn popullizmit?<\/p>\n<p>Nuk besoj se ai, intelektuali yn\u00eb, shkenc\u00ebtari yn\u00eb, q\u00eb shikoj dhe d\u00ebgjoj n\u00eb televizion sot, nuk e di se demonstratat, protestat, grevat, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, prandaj edhe protesta e ndodhur e 21 janarit, jan\u00eb institucione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb demokracis\u00eb, t\u00eb pranuara si t\u00eb tilla, si demokratike, n\u00eb kushtetutat e t\u00eb gjitha vendeve demokratike.<\/p>\n<p>Nuk besoj se intelektuali yn\u00eb, shkenc\u00ebtari yn\u00eb, q\u00eb shikoj dhe d\u00ebgjoj sot n\u00eb televizion, nuk e di dhe nuk e sheh se n\u00eb shum\u00eb vende n\u00eb kontinentin evropian dhe n\u00eb kontinente t\u00eb tjera shum\u00eb shpesh b\u00ebhen demonstrata, protesta, greve, t\u00eb cilat, n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e herave, e p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb gjendjen e atyre q\u00eb \u00e7ohen n\u00eb demonstrata, n\u00eb protesta, q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb greva.<\/p>\n<p>Nuk besoj se intelektuali yn\u00eb, shkenc\u00ebtari yn\u00eb, q\u00eb shikoj dhe d\u00ebgjoj sot n\u00eb televizion, nuk e di se n\u00eb saj\u00eb t\u00eb demonstratave, protestave, grevave jan\u00eb zgjidhur dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb zgjidhen \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr hir t\u00eb t\u00eb cilave edhe b\u00ebhen ato demonstrata, protesta, greva.<\/p>\n<p>Nuk besoj se intelektuali yn\u00eb, shkenc\u00ebtari yn\u00eb, q\u00eb shikoj dhe d\u00ebgjoj sot n\u00eb televizion, nuk e di se me demonstrata, protesta, greva shum\u00ebher\u00eb dhe shum\u00ebkund i \u00ebsht\u00eb kontribuar dhe vazhdon t\u2019i kontribuohet shum\u00eb demokracis\u00eb: zhvillimit, ngritjes, p\u00ebrshtrirjes s\u00eb saj. Nuk besoj se intelektuali yn\u00eb, shkenc\u00ebtari yn\u00eb, q\u00eb shikoj dhe d\u00ebgjoj sot n\u00eb televizion nuk e di se edhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb m\u00ebdha komb\u00ebtare jan\u00eb ngritur , jan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarizuar dhe, m\u00eb n\u00eb fund, jan\u00eb zgjidhur, duke sjell\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e disa kombeve, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb demonstratave, protestave dhe grevave.<\/p>\n<p>Pse, at\u00ebher\u00eb, i d\u00ebnon ai demonstratat?<\/p>\n<p>Intelektuali yn\u00eb dhe shkenc\u00ebtari yn\u00eb, q\u00eb shikoj dhe d\u00ebgjoj sot n\u00eb televizion, i d\u00ebnon demonstratat, protestat dhe grevat, sepse , duke i d\u00ebnuar ato, do q\u00eb t\u2019i uroj\u00eb ata q\u00eb demonstruesit, protestuesit dhe grevist\u00ebt i heshtin apo edhe i lajn\u00eb n\u00eb gjak! Si m\u00eb 21 janar!<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrkufizimi i politizimit<\/strong><\/p>\n<p>E thash se p\u00ebrpos p\u00ebr popullizmin, intelektuali yn\u00eb, shkenc\u00ebtari yn\u00eb, q\u00eb shikoj e d\u00ebgjoj n\u00eb televizion sot, flet edhe p\u00ebr politizimin, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb b\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrkufizim t\u00eb politizimit, ashtu si\u00e7 e b\u00ebri edhe p\u00ebrkufizimin e popullizmit.<\/p>\n<p>Dhe, thot\u00eb shkurt: politizim ka n\u00eb shtresat e ulta. Pik\u00ebrisht k\u00ebshtu: politizim ka jo n\u00eb shtresat e larta po n\u00eb shtresat e ulta. Dometh\u00ebn\u00eb: politizimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e keqe q\u00eb karakterizon vet\u00ebm shtresat e ulta! E shtres\u00eb e ult\u00eb, dihet, jan\u00eb fshatar\u00ebt, pun\u00ebtor\u00ebt, zanatlinjt\u00eb, n\u00ebpun\u00ebsit e vegj\u00ebl, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb pangriturit! Skamnor\u00ebt! Sigurt do t\u00eb thot\u00eb, me buz\u00ebqeshtje edhe tani, se si t\u00eb pangritur q\u00eb jan\u00eb, si skamnor\u00eb q\u00eb jan\u00eb ata edhe shfryt\u00ebzohen p\u00ebr demonstrata, p\u00ebr populliz\u00ebm, prej njer\u00ebzve t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr atyre q\u00eb ai, intelektuali yn\u00eb, shkenc\u00ebtari yn\u00eb uron: q\u00eb t\u00eb jen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb pushtet! Qoft\u00eb dhe kur vrasin demonstrues si\u00e7 vran\u00eb m\u00eb 21 janar.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr politizimin prej t\u00eb cilit vuajn\u00eb vet\u00ebm \u201cshtresat e ulta\u201d, intelektuali yn\u00eb, shkenc\u00ebtari yn\u00eb, q\u00eb shikoj dhe d\u00ebgjoj sot n\u00eb televizion, shton: ne jemi Evrop\u00eb! Dometh\u00ebn\u00eb: pik\u00ebrisht pse \u201cjemi Evrop\u00eb\u201d as n\u00eb shtresat tona t\u00eb ulta nuk guxon t\u00eb ket\u00eb politizim si\u00e7 s\u2019paska n\u00eb Evrop\u00eb!<\/p>\n<p>Prej shpjegimeve t\u00eb k\u00ebtilla q\u00eb jep intelektuali yn\u00eb, shkenc\u00ebtari yn\u00eb, q\u00eb shikoj dhe d\u00ebgjoj sot n\u00eb televizion, rrjedh p\u00ebrfundimi: n\u00eb Evrop\u00eb nuk ka politizim t\u00eb \u201cshtresave t\u00eb ulta\u201d, sepse politizimi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes politika, \u00ebsht\u00eb privilegj vet\u00ebm i shtresave t\u00eb larta: i shtresave t\u00eb larta sikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb ky intelektuali yn\u00eb, shkenc\u00ebtari yn\u00eb, q\u00eb shikoj dhe d\u00ebgjoj n\u00eb televizion sot dhe si\u00e7 jan\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebve ai do t\u2019u servilizoj\u00eb sa m\u00eb barkazi me k\u00ebto shpjegime t\u00eb tij jo vet\u00ebm kund\u00ebrdemokratike, por edhe fyese ndaj \u201cshtresave t\u00eb ulta\u201d, ndaj fshatar\u00ebve, pun\u00ebtor\u00ebve, zanatlinjve, n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb vegj\u00ebl, ndaj prind\u00ebrve t\u00eb shum\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb \u201cshtresave t\u00eb larta\u201d, madje, ndaj prind\u00ebrve t\u00eb shum\u00eb pushtetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebve ai u serviloset aq barkazi!<\/p>\n<p>Pse intelektuali yn\u00eb, shkenc\u00ebtari yn\u00eb, q\u00eb shikoj e d\u00ebgjoj n\u00eb televizion sot, e shvler\u00ebson aq shum\u00eb politizimin? Pse intelektuali yn\u00eb, shkenc\u00ebtari yn\u00eb, q\u00eb shikoj dhe d\u00ebgjoj n\u00eb televizion sot, ua merr t\u00eb drejt\u00ebn \u201cshtresave t\u00eb ulta\u201d q\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb politikisht, q\u00eb t\u00eb ken\u00eb bindjet e tyre politike, q\u00eb t\u2019i shprehin edhe me demonstrata, protesta dhe greva p\u00ebrkat\u00ebsit\u00eb dhe d\u00ebshirat e tyre politike?<\/p>\n<p>Pse, v\u00ebrtet, pse?<\/p>\n<p>Pse intelektuali yn\u00eb, shkenc\u00ebtari yn\u00eb, q\u00eb shikoj e d\u00ebgjoj n\u00eb televizion sot, \u00e7ohet kund\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebs demokratike t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u2019u \u00e7uar n\u00eb demonstrata, n\u00eb protesta, n\u00eb greva, duke i quajtur k\u00ebto prodhuese t\u00eb popullizmit: t\u00eb popullizmit q\u00eb, thot\u00eb ai, t\u00eb \u00e7on n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gabuar?<\/p>\n<p>Ka vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb sigurt n\u00eb k\u00ebto dy pyetje: sepse \u00ebsht\u00eb servil; sepse do q\u00eb t\u2019i servilizoj\u00eb pushtetit t\u00eb p\u00ebrtash\u00ebm n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kurse ndonj\u00eb pushtetari t\u00eb p\u00ebrtash\u00ebm n\u00eb ve\u00e7anti; sepse \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar q\u00eb me serviliz\u00ebm ndaj pushtetit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kurse ndaj ndonj\u00eb pushtetari n\u00eb ve\u00e7anti, t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb, t\u2019i shtoj\u00eb leverdit\u00eb, q\u00eb mund t\u2019i ket\u00eb t\u00eb ndryshme. Ato e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb lumtur. Dhe, le ta b\u00ebjn\u00eb. Sot si dje!<\/p>\n<p>Duke e d\u00ebgjuar intelektualin ton\u00eb, shkenc\u00ebtarin ton\u00eb, q\u00eb shikoj dhe d\u00ebgjoj n\u00eb televizion sot, se \u00e7ka flet p\u00ebr demonstratat, p\u00ebr popullizmin dhe p\u00ebr politizimin e \u201cshtresave t\u00eb ulta\u201d, aq shum\u00eb t\u00eb n\u00ebn\u00e7muara prej tij, mendja m\u00eb kthehet n\u00eb Kosov\u00ebn e koh\u00ebs s\u00eb komunizmit dhe n\u00eb demonstratat, protestat, grevat e shpeshta q\u00eb b\u00ebheshin kund\u00ebr regjimit serb. Edhe at\u00ebher\u00eb disa intelektual\u00eb, shkenc\u00ebtar\u00eb, shkrimtar\u00eb e krijues t\u00eb tjer\u00eb pa k\u00ebrkes\u00eb apo, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb komitetit t\u00eb LKK-s\u00eb, ngriheshin kund\u00ebr popullizmit, q\u00eb nuk ishte nocion shpesh i p\u00ebrdorur e, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, kund\u00ebr politizimit.<\/p>\n<p>\u00a0Jo nj\u00ebher\u00eb i kam d\u00ebgjuar disa prej tyre duke th\u00ebn\u00eb se nuk duhet t\u00eb politizohen njer\u00ebzit, nuk duhet t\u00eb politizohet populli; dhe, nuk duhet t\u00eb politizohen njer\u00ebzit, nuk duhet t\u00eb politizohet populli, sepse ka kush merret me politik\u00eb, jan\u00eb t\u00eb merituarit e politik\u00ebs, udh\u00ebheqjet politike q\u00eb merren me politik\u00eb! \u00c7ka do t\u00eb b\u00ebhej po t\u00eb merreshin t\u00eb gjith\u00eb me politik\u00eb? Nuk do t\u00eb kishte kush t\u00eb punonte: as n\u00eb fabrika, as n\u00eb ara e livadhe, as n\u00eb arsim, as n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi!<\/p>\n<p>Pse k\u00ebta intelektual\u00eb \u2013 shkenc\u00ebtar\u00eb, shkrimtar\u00eb e krijues t\u00eb tjer\u00eb ngriheshin kund\u00ebr t\u00eb ashtuquajturit politizim? Pse thoshin se nuk pajtohen q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb fusin hund\u00ebn n\u00eb politik\u00eb? Pse thoshin se ka kush merret me politik\u00eb edhe p\u00ebr ta, n\u00eb vend t\u00eb tyre?<\/p>\n<p>Ka vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb sigurt: sepse ishin intelektual\u00eb servil\u00eb dhe donin t\u2019i servilizonin pushtetit komunist. Ishte koha kur shqiptar\u00ebt, m\u00eb s\u00eb shumti student\u00ebt, pun\u00ebtor\u00ebt, fshatar\u00ebt, kur e kur edhe nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shkollave t\u00eb mesme, b\u00ebnin demonstrata, protesta, greva kund\u00ebr politik\u00ebs s\u00eb shtypjes e t\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb pushtetit serb e me t\u00eb edhe t\u00eb pushtetit jugosllav ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb flitet tani se sa i madh, se sa vendimtar ishte roli i k\u00ebtyre demonstratave, protestave, grevave p\u00ebr ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, p\u00ebr lirin\u00eb dhe p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e padyshimt\u00eb se pa to Kosova nuk do t\u00eb ishte \u00e7ka \u00ebsht\u00eb sot: Kosov\u00eb e lir\u00eb, e pavarur dhe gati sovrane. Dhe, nuk do t\u00eb ishte \u00e7ka \u00ebsht\u00eb sot, sepse pa to nuk do t\u00eb krijohej as Ushtria \u00c7lirimatre e Kosov\u00ebs, q\u00eb e \u00e7liroi Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Sasia sjell cil\u00ebsin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb ngrihesh kund\u00ebr demonstratave, protestave, grevave si\u00e7 ka ndodhur dhe si\u00e7 po ndodh t\u00eb ngrihen disa intelektual\u00eb, shkenc\u00ebtar\u00eb e krijues tan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, si\u00e7 u ngrit kund\u00ebr demonstratave dhe kund\u00ebr politizimit \u201ct\u00eb shtresave t\u00eb ulta\u201d intelektuali yn\u00eb, shkenc\u00ebtari yn\u00eb, q\u00eb shikoj dhe d\u00ebgjoj n\u00eb televizion sot, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb ngrihesh kund\u00ebr demokracis\u00eb pa t\u00eb cil\u00ebn nuk ka liri, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb vihesh n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb regjimeve edhe kur ato shp\u00ebrdorojn\u00eb demokracin\u00eb, edhe kur ato shkelin Kushtetut\u00ebn e vendit, edhe kur ato e humnerojn\u00eb kultur\u00ebn politike dhe kultur\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, edhe kur ato i b\u00ebjn\u00eb mjete t\u00eb tyre g\u00ebnjeshtr\u00ebn dhe dhun\u00ebn, edhe kur ato vrasin protestues q\u00eb protestojn\u00eb kund\u00ebr korrupsionit dhe dhun\u00ebs s\u00eb tyre, si\u00e7 vran\u00eb m\u00eb 21 janar!<\/p>\n<p>Tiran\u00ebt, despot\u00ebt, diktator\u00ebt nuk i b\u00ebn t\u00eb till\u00eb natyra; nuk i b\u00ebn t\u00eb till\u00eb i Madhi Zot. Jo. Tiran\u00ebt, despot\u00ebt, diktator\u00ebt i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb till\u00eb servil\u00ebt, lajkatar\u00ebt, puthador\u00ebsit \u2013 kjo faun\u00eb rr\u00ebshqan\u00ebsish njer\u00ebzor\u00eb, q\u00eb aq shum\u00eb rren\u00ebn, mashtrimin dhe dhun\u00ebn e ka frym\u00ebzuar dhe e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundshme n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit servilizmi ndaj pushtetit do t\u00eb duhej t\u00eb ishte komprometuar nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithshmon\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb politike, kurse servil\u00ebt, lajkatar\u00ebt, puthador\u00ebsit, do t\u00eb duhej t\u00eb kishin marr\u00eb m\u00ebsimin e duhur. Por, sikund\u00ebr po shihet, jo vet\u00ebm prej servilizmit t\u00eb intelektualit ton\u00eb, t\u00eb shkenc\u00ebtarit ton\u00eb, q\u00eb shikoj dhe d\u00ebgjoj sot n\u00eb televizion, q\u00eb nuk do t\u00eb p\u00ebrtonte t\u2019i servilizonte as kolonelit t\u00eb \u00e7mendur t\u00eb Libis\u00eb, si\u00e7 s\u2019po p\u00ebrton t\u2019i servilizoj\u00eb kryeministrit delikuent dhe parak t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kjo nuk ka ndodhur: as servilizmi nuk \u00ebsht\u00eb komprometuar, as servil\u00ebt, puthador\u00ebsit e t\u00eb pushtetshm\u00ebve nuk kan\u00eb marr\u00eb m\u00ebsimin e duhur, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit do t\u00eb duhej t\u2019u drejtohej kurrizi aq shum\u00eb i p\u00ebrtokur.<\/p>\n<p>Servil\u00eb, puthador\u00ebs, sot, ndoshta, mund t\u00eb ket\u00eb pak m\u00eb pak se n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit, por aft\u00ebsia e tyre p\u00ebr t\u00eb servilizuar, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrtokur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrsosur. E kuptueshme: sasia e djeshme e servilizmit ka sjell\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e sotme t\u00eb servilizmit, q\u00eb aq mjesht\u00ebrisht, aq artistikisht, aq puthadorsh\u00ebm e tregoi intelektuali yn\u00eb, profesori yn\u00eb, shkenc\u00ebtari yn\u00eb, q\u00eb shikova e d\u00ebgjova n\u00eb televizion sot, e q\u00eb aq shum\u00eb i do e aq shpesh i lexon vet\u00ebm Konic\u00ebn dhe Fisht\u00ebn! As Naimin, as Nolin, as Lasgushin, as Migjenin, por vet\u00ebm Konic\u00ebn e Fisht\u00ebn!<\/p>\n<p>Medet p\u00ebr ne! Medet p\u00ebr mua! Pes\u00ebdhjet\u00eb vjet b\u00ebj pun\u00eb Sizifi: t\u00eb gjitha betejat kund\u00ebr servilizmit i kam humbur! Shkolla jon\u00eb e servilizmit po tregohet shum\u00eb m\u00eb ndikuese dhe shum\u00eb m\u00eb e \u00e7muar se vepra ime!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Rexhep QOSJA P\u00ebrkufizimi i popullizmit \u00cbsht\u00eb profesor universiteti; dhe shkenc\u00ebtar. \u00cbsht\u00eb ulur karshi gazetares, dikur spikere, kurse tani edhe spikere edhe gazetare. E ka mbushur mir\u00eb karrigen. Flet gjithnj\u00eb duke qeshur. Dhe, ashtu, i shkrir\u00eb n\u00eb gaz, thot\u00eb, pa e pyetur gazetarja, se i do shum\u00eb e i lexon shpesh, Konic\u00ebn dhe Fisht\u00ebn. Vet\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Situat\u00ebs i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm intelektual\u00ebt servil\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Situat\u00ebs i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm intelektual\u00ebt servil\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Rexhep QOSJA P\u00ebrkufizimi i popullizmit \u00cbsht\u00eb profesor universiteti; dhe shkenc\u00ebtar. \u00cbsht\u00eb ulur karshi gazetares, dikur spikere, kurse tani edhe spikere edhe gazetare. E ka mbushur mir\u00eb karrigen. Flet gjithnj\u00eb duke qeshur. Dhe, ashtu, i shkrir\u00eb n\u00eb gaz, thot\u00eb, pa e pyetur gazetarja, se i do shum\u00eb e i lexon shpesh, Konic\u00ebn dhe Fisht\u00ebn. Vet\u00ebm [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-03-08T22:48:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/rexhep_qosja1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Situat\u00ebs i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm intelektual\u00ebt servil\u00eb\",\"datePublished\":\"2011-03-08T22:48:57+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-08T22:48:57+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/\"},\"wordCount\":2433,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/rexhep_qosja1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/\",\"name\":\"Situat\u00ebs i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm intelektual\u00ebt servil\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/rexhep_qosja1.jpg\",\"datePublished\":\"2011-03-08T22:48:57+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-08T22:48:57+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/rexhep_qosja1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/rexhep_qosja1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Situat\u00ebs i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm intelektual\u00ebt servil\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Situat\u00ebs i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm intelektual\u00ebt servil\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Situat\u00ebs i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm intelektual\u00ebt servil\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Rexhep QOSJA P\u00ebrkufizimi i popullizmit \u00cbsht\u00eb profesor universiteti; dhe shkenc\u00ebtar. \u00cbsht\u00eb ulur karshi gazetares, dikur spikere, kurse tani edhe spikere edhe gazetare. E ka mbushur mir\u00eb karrigen. Flet gjithnj\u00eb duke qeshur. Dhe, ashtu, i shkrir\u00eb n\u00eb gaz, thot\u00eb, pa e pyetur gazetarja, se i do shum\u00eb e i lexon shpesh, Konic\u00ebn dhe Fisht\u00ebn. Vet\u00ebm [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-03-08T22:48:57+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/rexhep_qosja1.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Situat\u00ebs i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm intelektual\u00ebt servil\u00eb","datePublished":"2011-03-08T22:48:57+00:00","dateModified":"2011-03-08T22:48:57+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/"},"wordCount":2433,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/rexhep_qosja1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/","name":"Situat\u00ebs i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm intelektual\u00ebt servil\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/rexhep_qosja1.jpg","datePublished":"2011-03-08T22:48:57+00:00","dateModified":"2011-03-08T22:48:57+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/rexhep_qosja1.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/rexhep_qosja1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/situates-i-bejne-dem-intelektualet-servile\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Situat\u00ebs i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm intelektual\u00ebt servil\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6944"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6944"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6944\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6944"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6944"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6944"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}