{"id":6927,"date":"2011-03-08T11:31:08","date_gmt":"2011-03-08T10:31:08","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=6927"},"modified":"2011-03-08T11:31:08","modified_gmt":"2011-03-08T10:31:08","slug":"pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen\/","title":{"rendered":"Pro e Kund\u00ebr: A duhet t\u00eb kandidoj\u00eb Edi Rama p\u00ebr Tiran\u00ebn?"},"content":{"rendered":"<p>\u00a0FORUM &#8211; <strong>Ermira Danaj, Gilman Bakalli, Mustafa Nano, Mero Baze, Erion Kristo<\/strong>, <em>08.03.2011<\/em><\/p>\n<p><strong>Pyetjet<\/strong><br \/>\n<em>1. Nj\u00eb kandidim potencial i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, a krijon nj\u00eb kontradikt\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn e vazhdueshme t\u00eb PS p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme t\u00eb p\u00ebrgjithshme? Mendoni se ky kandidim do t\u00eb ket\u00eb impakt pozitiv apo negativ p\u00ebr opozit\u00ebn, n\u00eb k\u00ebt\u00eb stad politik ku ndodhet (pas 21 janarit, dhe konfliktimit t\u00eb skajsh\u00ebm me Berish\u00ebn)<\/em><br \/>\n<em>2. A mendoni se nj\u00eb mandat i kat\u00ebrt p\u00ebr bashkin\u00eb e kryeqytetit do ta konsumonte politikisht Edi Ram\u00ebn, si lider i opozit\u00ebs, nj\u00ebkoh\u00ebsisht si alternativ\u00eb e kryeministrit (shef i mazhoranc\u00ebs)?<\/em><br \/>\n<em>3. A mendoni se ka figura t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrshtatshme, ve\u00e7 Ram\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb kandiduar p\u00ebr Tiran\u00ebn nga ana e opozit\u00ebs, e n\u00ebse po, cilat mund t\u00eb ishin k\u00ebto?<\/em><\/p>\n<p><strong>Gilman Bakalli<\/strong>, <em>pedagog<\/em><\/p>\n<p>1. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb vazhdueshme t\u00eb PS p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare kam t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb pyes, se pse k\u00ebsaj radhe z. Rama beson se me zgjedhje t\u00eb tjera t\u00eb parakohshme do t\u00eb jet\u00eb ai fituesi dhe jo s\u00ebrish Berisha fjala vjen? Cilat jan\u00eb garancit\u00eb se k\u00ebsaj here pro\u00e7esi i num\u00ebrimit do t\u00eb jet\u00eb ndryshe nga ai i 2009-\u00ebs? \u00c7&#8217;dobi do t\u00eb kishim po t\u00eb hynim me t\u00eb nj\u00ebjtat probleme ende t\u00eb pazgjidhura nga fushatat e kaluara elektorale, me t\u00eb nj\u00ebjtin Kod Zgjedhor, me t\u00eb nj\u00ebjtin KQZ e TVSH t\u00eb politizuar apo me t\u00eb nj\u00ebjtat mungesa garancish q\u00eb nuk e lejojn\u00eb rinum\u00ebrimin e votave kur kjo k\u00ebrkohet nga kandidati apo nj\u00eb parti? Shkurt, ka di\u00e7ka t\u00eb pasinqert\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb vazhdueshme t\u00eb PS p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>Pretendimi i z. Rama p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt e b\u00ebn akoma m\u00eb t\u00eb pavler\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb PS p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme t\u00eb p\u00ebrgjithshme. T\u00eb dyja k\u00ebrkesat nuk mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht: nj\u00ebra ia heq baz\u00ebn e v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb tjetr\u00ebs.<\/p>\n<p>Me kushtin q\u00eb dilema e mesip\u00ebrme zgjidhet dhe z. Rama kandidon p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt, gjykoj se ky akt do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb impakt pozitiv p\u00ebr opozit\u00ebn, sepse luan me kart\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb. Shpeshher\u00eb n\u00eb politik\u00eb t\u00eb q\u00ebndrosh tek e sigurta, tek e st\u00ebrprovuara sjell m\u00eb tep\u00ebr sukses se loja me elementin e risis\u00eb. Edi Rama ia b\u00ebn shum\u00eb, po shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb loj\u00ebn rivalit t\u00eb tij demokrat. Imagjinoni frustrimin e k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebrball\u00eb Edi Ram\u00ebs! A ka ngelur m\u00eb gj\u00eb pa u konsumuar nga fjalori denigrues politik kund\u00ebr z. Rama? \u00c7far\u00eb ka p\u00ebrtej lakuriq\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, dhun\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb supozuar ndaj grave apo familjar\u00ebve t\u00eb tij?<\/p>\n<p>2. Jo, nuk ka asnj\u00eb konsumim politik t\u00eb Z. Rama (si lider i opozit\u00ebs) p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb mandati t\u00eb kat\u00ebrt si kryetar bashkie. Argumentet q\u00eb paraqesin rikandidimin e z. Rama n\u00ebn nj\u00eb drit\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme (si\u00e7 b\u00ebnte dje z. \u00c7ili) nuk q\u00ebndrojn\u00eb, kryesisht sepse ngrihen mbi baz\u00ebn e nj\u00eb ndarjeje t\u00eb prer\u00eb midis &#8220;politikes&#8221; dhe &#8220;lokales&#8221;. Un\u00eb besoj se gjithnj\u00eb e m\u00eb pak ka nj\u00eb ndarje t\u00eb prer\u00eb midis problemeve politike dhe atyre lokale. \u00c7do problem lokal \u00ebsht\u00eb edhe politik. Dhe anasjelltas. (kujtoni betejat e kaluara dhe aktuale t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr probleme &#8220;lokale&#8221;). P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, standardi i ndarjes s\u00eb postit ekzekutiv nga ai partiak nuk \u00ebsht\u00eb realizuar deri m\u00eb sot nga asnj\u00eb parti. T\u00eb dy partit\u00eb q\u00eb drejtojn\u00eb sot vendin, PD dhe LSI kan\u00eb n\u00eb krye nj\u00eb kryetar me koh\u00eb t\u00eb pjesshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, pse paraqitet si dizavantazh p\u00ebr Ram\u00ebn mbivendosja e dy pozicioneve?<\/p>\n<p>3. Vazhdojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin gabim (p\u00ebr t\u00eb cilin Karl Popper kritikonte Platonin apo Marksin), kur shtrojm\u00eb pyetjen &#8220;kush duhet t\u00eb qeveris\u00eb?&#8221; Ta harrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje! \u00c7&#8217;do t\u00eb thot\u00eb &#8220;figura t\u00eb p\u00ebrshtatshme&#8221;? Kemi plot shembuj figurash politike q\u00eb na jan\u00eb dukur shum\u00eb &#8220;t\u00eb p\u00ebrshtatshme&#8221; n\u00eb fillim t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tyre dhe q\u00eb, tani q\u00eb nuk i duam m\u00eb sepse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb &#8220;t\u00eb pap\u00ebrshtatshme&#8221;, nuk pranojn\u00eb t\u00eb largohen paq\u00ebsisht nga pushteti?<br \/>\nFigura ka plot n\u00eb PS, por figura ama!<\/p>\n<p><strong>Erion Kristo<\/strong>, <em>pedagog<\/em><\/p>\n<p>1. Zgjedhjet vendore k\u00ebsaj here jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Duke ardhur n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb skandaloze politike, ato do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si test p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme. Askush nuk i bekoi zgjedhjet e parakohshme n\u00eb Shqip\u00ebri, prandaj u pa m\u00eb e arsyeshme nj\u00eb betej\u00eb elektorale e radh\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vot\u00ebbesim p\u00ebr pal\u00ebt n\u00eb konflikt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje, loja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe dhe p\u00ebrputhet me l\u00ebvizjet e opozit\u00ebs. Kandidimi i Ram\u00ebs nuk ndryshon ndonj\u00eb gj\u00eb, p\u00ebrkundrazi tregon angazhimin e t\u00ebr\u00ebfuqis\u00eb politike t\u00eb opozit\u00ebs. Kandidimi i kreut t\u00eb PS e \u00e7on betej\u00ebn politike n\u00eb agoni.<\/p>\n<p>2. P\u00ebr qytetar\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb fare i pranuesh\u00ebm nj\u00eb mandat i kat\u00ebrt i nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm. Kjo tregon se demokracia bazohet tek njer\u00ebzit dhe jo tek idet\u00eb apo interesat e qytetar\u00ebve. Edhe nj\u00eb qenie ideale po t\u00eb ishte, nuk do t\u00eb duhej t\u00eb pranohej n\u00eb drejtim p\u00ebr kat\u00ebr mandate radhazi, edhe pse merr vot\u00ebbesim. Grek\u00ebt e lasht\u00eb e ndiqnin nga qyteti nj\u00eb njeri q\u00eb b\u00ebhej kaq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe fitonte kaq pesh\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb nuk dua t\u00eb them asnj\u00eb mesazh p\u00ebr qytetar\u00ebt, thjesht po tregoj p\u00ebrfytyrimin tim p\u00ebr demokracin\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrfytyrim tekefundit libror. Edi Rama n\u00eb rast fitoreje, \u00ebsht\u00eb alternativ\u00eb e kryeministrit, nj\u00eb alternativ\u00eb serioze. Zgjedhjet nuk do ta konsumonin, p\u00ebrkundrazi, do ta forconin. Kuptohet, gjithmon\u00eb n\u00eb rast fitoreje. Tani loja ka kapur zenitin e vet, gabimet jan\u00eb t\u00eb pafalshme.<\/p>\n<p>3. Edi Rama me loj\u00ebn e tij ngriva-shkriva, nuk lejoi prodhimin e kandidat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Tanim\u00eb ai nuk mund t\u00eb t\u00ebrhiqet nga kandidimi, sepse nuk ka koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb prodhuar kandidat\u00eb. Edhe pse mendoj se qoft\u00eb brenda opozit\u00ebs, qoft\u00eb jasht\u00eb saj ka figura shum\u00eb t\u00eb spikatura q\u00eb jan\u00eb administrator\u00eb t\u00eb zot\u00eb dhe mund t\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr fatet e qytetit, q\u00eb ka koh\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb ket\u00eb n\u00eb krye nj\u00eb njeri q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb full-time, vet\u00ebm p\u00ebr qytetin. Figura brenda s\u00eb majt\u00ebs ka shum\u00eb, q\u00eb nga Pandeli Majko q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha rastet \u00ebsht\u00eb vark\u00eb shp\u00ebtimi e PS, dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur shpesh nga PS si gom\u00eb rezerv\u00eb; nj\u00eb njeri q\u00eb mund t\u00eb kap\u00eb vota edhe majtas edhe djathtas, e mbi t\u00eb gjitha n\u00eb qend\u00ebr, ku nj\u00eb mas\u00eb gjigande njer\u00ebzish rri e tulatur nga politika aktuale.<\/p>\n<p>Majko \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb humane p\u00ebr at\u00eb se \u00e7ka njohin njer\u00ebzit. Do t\u00eb ishte nj\u00eb bonus i madh n\u00eb fushat\u00eb, nj\u00eb fushat\u00eb me parametra human\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn nga ana e opozit\u00ebs. Po ka edhe figura t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si P\u00ebllumb Xhufi, apo qoft\u00eb dhe Blendi Klosi, q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb administrator interesant n\u00eb krye t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs. Figura ka plot, po p\u00ebr shkak t\u00eb politikave personale jan\u00eb kthyer n\u00eb figurant\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mustafa Nano<\/strong>, <em>publicist<\/em><\/p>\n<p>1. Nuk ka diskutim q\u00eb e krijon at\u00eb kontradikt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flisni ju. U b\u00eb disa koh\u00eb tanim\u00eb q\u00eb, fal\u00eb disa betejave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme (kund\u00ebr korrupsionit, p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme, rrejdhimisht p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme, etj), Edi Rama fitoi nj\u00eb autoritet q\u00eb s&#8217;e kish, n\u00eb planin politik e nacional. Nuk \u00ebsht\u00eb se i fitoi k\u00ebto beteja (n\u00eb fakt, asnj\u00eb s&#8217;ka fituar), por ishin beteja q\u00eb e nxirrnin n\u00eb evidenc\u00eb si aspirant p\u00ebr kryeminist\u00ebr. Mir\u00ebpo ja, vjen dita e zgjedhjeve lokale, dhe at\u00eb fap, e kap &#8220;ngasja p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb administrator lokal&#8221;. Duket sikur don t&#8217;u thot\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve: hej, mua m\u00eb intereson bashkia.<\/p>\n<p>Kur vjen puna tek impakti q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn kjo l\u00ebvizje e hamend\u00ebsuar e Ram\u00ebs, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb impakti elektoral, e nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb impakti politik. Kjo l\u00ebvizje elektorale e Ram\u00ebs nuk ndikon p\u00ebr keq n\u00eb terma elektoral\u00eb; por n\u00eb terma politik\u00eb ndikon ve\u00e7 p\u00ebr keq.<\/p>\n<p>2. Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb pata parasysh kur fola p\u00ebrmas\u00ebn politike t\u00eb impaktit; jo vet\u00ebm e konsumon, por edhe e zvog\u00eblon.<\/p>\n<p>3. E kam d\u00ebgjuar shpesh her\u00eb t\u00eb thuhet nga goj\u00eb socialist\u00ebsh, se &#8220;ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb sondazhe t\u00eb tyret, dhe nga ato sondazhe rezulton q\u00eb vet\u00ebm Rama \u00ebsht\u00eb fitues i sigurt\u00eb i Tiran\u00ebs&#8221;. Nuk i besoj k\u00ebto sondazhe t\u00eb socialist\u00ebve; jan\u00eb nj\u00eb send\u00ebrgji e Ram\u00ebs, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave ky i fundit don t\u00eb na thot\u00eb se &#8220;po kandidon, jo se ka qejf, por sepse \u00ebsht\u00eb i detyruar&#8221;. P\u00ebr t\u00eb \u00e7uar uj\u00eb tek kjo tez\u00eb, ai, p\u00ebrve\u00e7 &#8220;loj\u00ebs s\u00eb sondazheve&#8221;, b\u00ebri dhe nj\u00eb loj\u00eb tjet\u00ebr: hodhi p\u00ebr testim n\u00eb tregun e thashethemeve metropolitane dy-tre emra t\u00eb tjer\u00eb krejt t\u00eb refuzuesh\u00ebm, dhe me k\u00ebt\u00eb synoi t\u00eb p\u00ebrforconte iden\u00eb, se &#8220;ai \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebm&#8221;. Kjo ishte nj\u00eb hile jo dhe aq e holl\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, jan\u00eb t\u00eb gjitha gjasat q\u00eb Rama t\u00eb dal\u00eb mir\u00eb n\u00eb sondazhe, rrjedhimisht t\u00eb jet\u00eb fitues, n\u00ebse kandidon; por puna \u00ebsht\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Rama ai q\u00eb fiton. Edhe sikur dikush i mirinformuar e i besuesh\u00ebm t\u00eb m\u00eb thot\u00eb, se &#8220;jan\u00eb t\u00eb gjitha provat se askush tjet\u00ebr s&#8217;mund t\u00eb fitoj\u00eb p\u00ebrball\u00eb Lulzim Bash\u00ebs&#8221;, edhe n\u00eb k\u00ebto rrethana pra, fajtori do ish Edi Rama. Cili \u00ebsht\u00eb faji i tij? Faji \u00ebsht\u00eb q\u00eb e ka rrethuar veten me njer\u00ebz, statura e t\u00eb cil\u00ebve b\u00ebn plot t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb t\u00eb thon\u00eb po at\u00eb q\u00eb e thon\u00eb dhe ata vet\u00eb, dmth q\u00eb &#8220;Edi Rama \u00ebsht\u00eb m\u00eb i miri, i vetmi, i pakonkurueshmi&#8221;. E dini? Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga fajet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb k\u00ebtij njeriu.<\/p>\n<p><strong>Ermira Danaj<\/strong>, <em>sociologe<\/em><\/p>\n<p>1. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb ku jemi, dhe duke analizuar t\u00eb pakt\u00ebn informacionin q\u00eb merret nga konferencat p\u00ebr shtyp apo fjalimet, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohet se cila \u00ebsht\u00eb strategjia e opozit\u00ebs, se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb, n\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje apo jo. Kjo gjendje vazhdon q\u00eb prej qershorit t\u00eb 2009, k\u00ebshtu q\u00eb nuk di t\u00eb them n\u00ebse opozita k\u00ebrkon v\u00ebrtet zgjedhje t\u00eb parakohshme, apo n\u00ebse do t&#8217;i vazhdoj\u00eb protestat q\u00eb kontestojn\u00eb legjitimitetin e qeveris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, kandidimi apo jo i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr mua duket m\u00eb shum\u00eb si pjes\u00eb llogarish imediate politike, se sa si pjes\u00eb e nj\u00eb strategjie programore q\u00eb p\u00ebrmban k\u00ebrkesa t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>2. Ne radh\u00eb t\u00eb par\u00eb do t\u00eb ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb dihej publikisht motivimi, pse do t\u00eb kandidonte p\u00ebrs\u00ebri Edi Rama. Dmth. cilat ndryshime apo zhvillime premton se do t&#8217;i sjell\u00eb ai kryeqytetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb mandat, \u00e7far\u00eb politikash zhvilluese do t\u00eb ndjek\u00eb, p\u00ebrshembull, \u00e7far\u00eb programi ka nd\u00ebrmend t\u00eb paraqes\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimet sociale, qendrat kulturore, pun\u00ebsimin e t\u00eb rinjve (q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr problemet kryesore), apo politikat e strehimit p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, t\u00eb cilat mungojn\u00eb totalisht. Un\u00eb k\u00ebto lloj motivimesh do t\u00eb prisja nga kandidati socialist p\u00ebr kryetar bashkie. Mir\u00ebpo deri m\u00eb tash duket se programi apo politikat nuk jan\u00eb aspak n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb ndonj\u00eb diskutimit.<\/p>\n<p>Dhe emrat qe p\u00ebrfliten ngjallin thjesht diskutime mbi kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb nga kandidat\u00ebt, cil\u00ebt jan\u00eb klanet, klientelat apo biznesmenet q\u00eb mb\u00ebshtesin nj\u00ebrin apo tjetrin em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfolur. N\u00ebse Rama do ta argumentonte kandidimin e vet me politika e programe sociale dhe zhvillimore, dhe n\u00ebse gjat\u00eb fushat\u00ebs do t\u00eb impenjohej p\u00ebr zbatimin e tyre, nuk besoj se ka rrezik p\u00ebr t&#8217;u konsumuar. Ama n\u00ebse do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb mbetemi te politika e fjalimeve dhe konfliktit individual politik, nuk shoh ndonj\u00eb p\u00ebrfitim p\u00ebr qytetar\u00ebt. Kam frike se do t\u00eb ndodh\u00eb kjo e fundit, p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>3. Duke vazhduar p\u00ebrgjigjen e mesiperme, n\u00ebse kandidimi i Ram\u00ebs do t\u00eb bazohej vet\u00ebm te justifikimi se PS nuk ka asnj\u00eb kandidat tjet\u00ebr t\u00eb denj\u00eb, apo se nuk fitok\u00ebrka dot nj\u00eb tjet\u00ebr nga PS, at\u00ebher\u00eb k\u00ebtu do t\u00eb isha plot\u00ebsisht kund\u00ebr. Nuk besoj se Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb e varur nga nj\u00eb njeri i vet\u00ebm, nuk besoj se vet\u00ebm ky mund t\u00eb jet\u00eb i vetmi dhe i p\u00ebrhershmi fitues. Ka plot burra e gra ne PS q\u00eb mund t\u00eb ishin kandidat\u00eb p\u00ebr bashkin\u00eb. Sepse aty nuk po kandidon individi kunder individit, por partia kund\u00ebr partis\u00eb. Pra, edhe n\u00eb zgjedhje lokale, pretendohet se garojn\u00eb dy qasje politike programore, e jo dy individ\u00eb q\u00eb premtojn\u00eb thjesht spektak\u00ebl.<\/p>\n<p><strong>Mero Baze<\/strong>, <em>publicist<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb debatin e para disa jav\u00ebve rreth kushteve t\u00eb pafavorshme p\u00ebr zgjedhje vendore, ambasadori i SHBA n\u00eb Tiran\u00eb Aleksand\u00ebr Arvizu, inkurajoi opozit\u00ebn dhe shqiptar\u00ebt t&#8217;i kthejn\u00eb zgjedhjet vendore n\u00eb nj\u00eb referendum p\u00ebr qeverisjen. Amabsadori Arvizu \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb i paragjykuar si mb\u00ebshtet\u00ebs i Berish\u00ebs, por kjo nuk na pengon ta marrim seriozisht deklarat\u00ebn e tij. Por a mund t\u00eb jen\u00eb zgjedhjet lokale nj\u00eb referendum politik?<\/p>\n<p>Pa diskutim q\u00eb jan\u00eb, por jo n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tyre, por n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ballafaqimit t\u00eb tyre. N\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb se kush do ta fitoj\u00eb Peqinin apo Rrogozhin\u00ebn, nuk kam siguri t\u00eb them se aty qytetar\u00ebt do t&#8217;i konsiderojn\u00eb zgjedhjet referendum. Por ka nj\u00eb kampion t\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mund t\u00eb merren si referendum dhe ai \u00ebsht\u00eb votimi n\u00eb qytetet e m\u00ebdha dhe zonat e ndri\u00e7uara politikisht. Tirana, Durr\u00ebsi, Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Kor\u00e7a p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb padyshim nj\u00eb kampion elektoral ku edhe zgjedhjet vendore mund t&#8217;i konsiderosh referendum.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebr arsyen e vetme se elektorati n\u00eb k\u00ebto qytete \u00ebsht\u00eb m\u00eb i qart\u00eb politikisht dhe nuk joshet n\u00eb votime nga p\u00ebr\u00e7arjet brendapartiake apo premtimet banale p\u00ebr uj\u00ebrat e zeza, rrugicat me asfalt apo lejet e nd\u00ebrtimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb mund t\u00eb thuhet pa frik\u00eb se rezultati n\u00eb qytetet kryesore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, qofshin k\u00ebto bastione t\u00eb PD apo PS, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb referendum.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb deklarata e ambasadorit Arvizu \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, n\u00ebse ai e ka th\u00ebn\u00eb seriozisht. Kur them \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme kam parasysh se referendumi duhet t\u00eb vler\u00ebsohet si referendum, pra duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb efekt pas. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb i qart\u00eb ambasadori duhet t\u00eb sakt\u00ebsoj\u00eb se n\u00ebse opozita fiton referendumin, vendi duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme. Kjo \u00ebsht\u00eb logjika e vetme q\u00eb mund ta na shtyj\u00eb t&#8217;i quajm\u00eb zgjedhjet vendore referendum. Ndryshe ato jan\u00eb zgjedhje vendore, ku mund t\u00eb fitoj\u00eb dhe i pari i fshatit q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as i PS, as i PD.<\/p>\n<p>Por duke mbetur tek ideja q\u00eb zgjedhjet edhe n\u00ebse nuk kan\u00eb kusht\u00ebzime, do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb lloj referendumi, ato kan\u00eb t\u00eb nevojshme kandidimin e figurave t\u00eb forta politike n\u00eb krye t\u00eb gar\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb debati p\u00ebr Tiran\u00ebn duket qesharak dhe as q\u00eb duhet t\u00eb hamend\u00ebsohet. Referendumi \u00ebsht\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vot\u00ebbesimin ose mosbesimin Edi Rama dhe ai duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb gar\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. Ai duhet t\u00eb vot\u00ebbesohet nga kryeqytetasit n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb politike me Sali Berish\u00ebn, pavar\u00ebsisht k\u00eb lolo do t&#8217;i nxjerr\u00eb atij p\u00ebrball\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb normale t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij politike, pasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb st\u00ebrzgjatur politike p\u00ebr transparenc\u00ebn e zgjedhjeve, ku akuza kryesore q\u00eb po i b\u00ebhet \u00ebsht\u00eb se nuk do t\u00eb njoh\u00eb humbjen e Qershorit 2009. Ai ka rastin m\u00eb 8 Maj t\u00eb hap kutit\u00eb q\u00eb nuk ja hapi Berisha dhe t\u00eb testoj\u00eb vot\u00ebbesimin popullor ndaj tij. K\u00ebtu komentet apo skenar\u00ebt s&#8217;kan\u00eb m\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb dhe nuk duhet krijuar asnj\u00eb m\u00ebdyshje. Ai duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb gar\u00ebs dhe t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb fushat\u00ebn e opozit\u00ebs duke garuar n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Dhe modeli i tij duhet t\u00eb ndiqet n\u00eb \u00e7do bashki t\u00eb madhe t\u00eb vendit, ku duhet t\u00eb jen\u00eb ose kryetar\u00ebt ekzistues ose figurat e spikatura politike.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebto zgjedhje t\u00eb kthehen n\u00eb referendum dhe i vetmi shans q\u00eb t\u00eb detyrohet dhe faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb imponoj\u00eb rezultatet q\u00eb imponon nj\u00eb referendum i fituar apo i humbur. \u00c7do arsyetim se \u00e7&#8217;do b\u00ebhet m\u00eb tej me zgjedhjet dhe debatin politik n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb debate q\u00eb thjesht duan t\u00eb kompleksojn\u00eb Edi Ram\u00ebn p\u00ebr t&#8217;i l\u00ebn\u00eb fush\u00ebn e lir\u00eb lolos s\u00eb radh\u00ebs s\u00eb Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb betej\u00eb e Lul-ave dhe tulave, por e Berish\u00ebs me Edi Ram\u00ebn. Si e till\u00eb ajo duhet t\u00eb b\u00ebhet e fort\u00eb, transparente dhe shum\u00eb politike. Opozita nuk ka luksin t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb asnj\u00eb centimet\u00ebr katror pushtet p\u00ebrball\u00eb Berish\u00ebs dhe as q\u00eb duhet t\u00eb d\u00ebgjoj sirenat q\u00eb duan ta t\u00ebrheqin n\u00eb breg lidershipin e opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb par\u00eb si i shqyejn\u00eb ushtar\u00ebt e saj pa autoritet pla\u00e7kit\u00ebsit e pushtetit.<br \/>\nVet\u00ebm nj\u00eb referendum i till\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb vendin n\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb re politike. M\u00eb shum\u00eb se kushdo Per\u00ebndimi e di mir\u00eb se n\u00eb vitin 2012 n\u00ebse Berisha \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb pushtet, ai merr t\u00eb gjitha pushtetet q\u00eb ka pasur Enver Hoxha dikur.<\/p>\n<p>Ai merr p\u00ebrfundimisht dhe presidentin, kryeprokuroren dhe SHISH, dhe pastaj kostoja e \u00e7&#8217;montimit t\u00eb tij ka p\u00ebr t&#8217;i kaluar kostos s\u00eb largimit t\u00eb Gadafit nga Libia. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Per\u00ebndimi ka nevoj\u00eb t\u00eb shikoj\u00eb nj\u00eb referendum t\u00eb pakontestuar p\u00ebr ta ndalur m\u00eb t\u00eb keqen q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse vendi nuk shkon n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme. Dhe ajo e keqe nuk ik\u00ebn m\u00eb me zgjedhje, dhe as me intifad\u00eb gur\u00ebsh dhe \u00e7adrash. Ajo e keqe q\u00eb mund t\u00eb gjej\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vitin 2012, nuk ik\u00ebn si\u00e7 tha Berisha as me 3 mij\u00eb t\u00eb vrar\u00eb. As sa n\u00eb vitin 1997.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0FORUM &#8211; Ermira Danaj, Gilman Bakalli, Mustafa Nano, Mero Baze, Erion Kristo, 08.03.2011 Pyetjet 1. Nj\u00eb kandidim potencial i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, a krijon nj\u00eb kontradikt\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn e vazhdueshme t\u00eb PS p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme t\u00eb p\u00ebrgjithshme? Mendoni se ky kandidim do t\u00eb ket\u00eb impakt pozitiv apo negativ p\u00ebr opozit\u00ebn, n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Pro e Kund\u00ebr: A duhet t\u00eb kandidoj\u00eb Edi Rama p\u00ebr Tiran\u00ebn? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pro e Kund\u00ebr: A duhet t\u00eb kandidoj\u00eb Edi Rama p\u00ebr Tiran\u00ebn? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u00a0FORUM &#8211; Ermira Danaj, Gilman Bakalli, Mustafa Nano, Mero Baze, Erion Kristo, 08.03.2011 Pyetjet 1. Nj\u00eb kandidim potencial i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, a krijon nj\u00eb kontradikt\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn e vazhdueshme t\u00eb PS p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme t\u00eb p\u00ebrgjithshme? Mendoni se ky kandidim do t\u00eb ket\u00eb impakt pozitiv apo negativ p\u00ebr opozit\u00ebn, n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-03-08T10:31:08+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Pro e Kund\u00ebr: A duhet t\u00eb kandidoj\u00eb Edi Rama p\u00ebr Tiran\u00ebn?\",\"datePublished\":\"2011-03-08T10:31:08+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-08T10:31:08+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen\/\"},\"wordCount\":3162,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen\/\",\"name\":\"Pro e Kund\u00ebr: A duhet t\u00eb kandidoj\u00eb Edi Rama p\u00ebr Tiran\u00ebn? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2011-03-08T10:31:08+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-08T10:31:08+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pro e Kund\u00ebr: A duhet t\u00eb kandidoj\u00eb Edi Rama p\u00ebr Tiran\u00ebn?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pro e Kund\u00ebr: A duhet t\u00eb kandidoj\u00eb Edi Rama p\u00ebr Tiran\u00ebn? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Pro e Kund\u00ebr: A duhet t\u00eb kandidoj\u00eb Edi Rama p\u00ebr Tiran\u00ebn? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"\u00a0FORUM &#8211; Ermira Danaj, Gilman Bakalli, Mustafa Nano, Mero Baze, Erion Kristo, 08.03.2011 Pyetjet 1. Nj\u00eb kandidim potencial i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, a krijon nj\u00eb kontradikt\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn e vazhdueshme t\u00eb PS p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme t\u00eb p\u00ebrgjithshme? Mendoni se ky kandidim do t\u00eb ket\u00eb impakt pozitiv apo negativ p\u00ebr opozit\u00ebn, n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-03-08T10:31:08+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Pro e Kund\u00ebr: A duhet t\u00eb kandidoj\u00eb Edi Rama p\u00ebr Tiran\u00ebn?","datePublished":"2011-03-08T10:31:08+00:00","dateModified":"2011-03-08T10:31:08+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen\/"},"wordCount":3162,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen\/","name":"Pro e Kund\u00ebr: A duhet t\u00eb kandidoj\u00eb Edi Rama p\u00ebr Tiran\u00ebn? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2011-03-08T10:31:08+00:00","dateModified":"2011-03-08T10:31:08+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pro-e-kunder-a-duhet-te-kandidoje-edi-rama-per-tiranen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pro e Kund\u00ebr: A duhet t\u00eb kandidoj\u00eb Edi Rama p\u00ebr Tiran\u00ebn?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6927"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6927"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6927\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6927"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6927"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6927"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}