{"id":6910,"date":"2011-03-08T08:50:23","date_gmt":"2011-03-08T07:50:23","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=6910"},"modified":"2011-03-08T08:50:23","modified_gmt":"2011-03-08T07:50:23","slug":"veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/","title":{"rendered":"VELESHTA SI METAFOR\u00cb (Ode p\u00ebr vendlindjen)"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-full wp-image-6911\" title=\"Agim Vinca\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/agim_vinca.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"214\" \/><\/p>\n<p>\u201c\u2026 <em>dhe kudo q\u00eb shkoj, kahdo q\u00eb shkel \/ Jam nj\u00eb cop\u00eb Velesht\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><strong>Agim Vinca<\/strong><\/p>\n<p>Nuk e kam t\u00eb leht\u00eb t\u00eb flas para Jush, un\u00eb njeriu i pen\u00ebs dhe i fjal\u00ebs publike, sepse njeriu i shkret\u00eb, sado mosh\u00eb e p\u00ebrvoj\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb, para N\u00ebn\u00ebs dhe Vendlindjes mbetet gjithmon\u00eb f\u00ebmij\u00eb, e shumta adoleshent.<\/p>\n<p>Do t\u00eb p\u00ebrpiqem, megjithat\u00eb, t\u00eb them di\u00e7ka p\u00ebr raportin tim me vendlindjen dhe p\u00ebr fenomenin vendlindje n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, me shpres\u00eb se nuk do t\u2019Ju bezdis.<\/p>\n<p>Dyzet vjet m\u00eb par\u00eb, si student i posadiplomuar n\u00eb Prishtin\u00eb, shkrova poem\u00ebn Vargje p\u00ebr Velesht\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn e pata botuar fillimisht te gazeta e at\u00ebhershme \u201cFlaka e v\u00ebllaz\u00ebrimit\u201d dhe pastaj edhe n\u00eb librin tim t\u00eb par\u00eb me poezi Feniksi (\u201cFlaka\u201d, Shkup 1972). N\u00eb vargjet e k\u00ebsaj poeme, shum\u00eb t\u00eb dashur p\u00ebr mua, nd\u00ebr t\u00eb tjera, shkruaja:<\/p>\n<p>\u201cJam un\u00eb, biri yt, Velesht\u00eb\/ un\u00eb &#8211; biri yt shkollari,\/ jam un\u00eb q\u00eb po t\u00eb flas.\/ Jam un\u00eb q\u00eb t\u00eb rri para e mbas\/ dhe pulsin ta mas\/ dhe hapat t\u2019i num\u00ebroj.\/ Let\u00ebrnjoftimin t\u00ebnd mbaj n\u00eb xhep\/ dhe e shfletoj kudo q\u00eb \u00ebsht\u00eb nevoja, emrin dhe mbiemrin ta shqiptoj,\/ pa m\u2019u marr\u00eb goja.\/ Un\u00eb flas me gjuh\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb thjesht\u00eb\/ dhe kudo q\u00eb shkoj, kahdo q\u00eb shkel\/ Jam nj\u00eb cop\u00eb Velesht\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>S\u00eb shpejti do t\u00eb mbushen plot dyzet vjet nga koha kur jan\u00eb shkruar k\u00ebto vargje (prill-maj 1971), q\u00eb p\u00ebr\u00e7ojn\u00eb edhe sot, pak a shum\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjtin emocion: dashurin\u00eb p\u00ebr vendlindjen dhe mish\u00ebrimin me fatin e saj.<\/p>\n<p>Shum\u00eb uj\u00eb ka rrjedhur nga ajo koh\u00eb, shum\u00eb gj\u00ebra kan\u00eb ndryshuar, shum\u00eb njer\u00ebz nuk jan\u00eb m\u00eb n\u00eb mesin ton\u00eb; kan\u00eb ikur p\u00ebrgjithmon\u00eb. As un\u00eb nuk jam ai poeti entuziast, q\u00eb shkroi vargjet e m\u00ebsip\u00ebrme. Por vazhdoj t\u00eb jem, sikurse Ju, secili ve\u00e7 e ve\u00e7 dhe t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, kudo q\u00eb jam dhe n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, \u201cnj\u00eb cop\u00eb Velesht\u00eb\u201d! Sepse, t\u00eb gjith\u00eb ne, pa p\u00ebrjashtim, jemi t\u00eb lidhur ngusht\u00eb, pazgjidhshm\u00ebrisht, me k\u00ebt\u00eb vend ku kemi par\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb drit\u00ebn e diellit dhe ku kemi b\u00ebr\u00eb hapat e par\u00eb n\u00eb jet\u00eb dhe q\u00eb e duam secili n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>\u201cNe me demandez pas pourquoi j\u2019aime la Touraine? (Mos m\u00eb pyesni pse e dua Turenin?) &#8211; thoshte Balzaku i madh p\u00ebr krahin\u00ebn nga e cila vinte dhe p\u00ebrgjigjej: \u00abUn\u00eb e dua at\u00eb jo si f\u00ebmija djepin, as si\u00e7 e duam nj\u00eb oaz\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb; un\u00eb e dua ashtu si nj\u00eb artist e do artin\u00bb, duke shtuar se pa Turenin, ndoshta, nuk do t\u00eb mund t\u00eb jetonte.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu shkruan Balzaku te romani Zambaku n\u00eb lugin\u00eb.<\/p>\n<p>Mos m\u00eb pyetni pse e dua Velesht\u00ebn, t\u00eb djeshmen dhe t\u00eb sotmen; at\u00eb t\u00eb sht\u00ebpive p\u00ebrdhese me qita, t\u00eb varf\u00ebr, por plot jet\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb vilave luksoze, t\u00eb bukura e komode, por shum\u00eb her\u00eb bosh, pa njer\u00ebz brenda; Velesht\u00ebn t\u00eb qerreve me qe dhe t\u00eb veturave super-moderne. T\u00eb par\u00ebn sidomos.<\/p>\n<p>Ka ndryshuar shum\u00eb Veleshta jon\u00eb; nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ajo e dikurshmja. Koha e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb vet\u00ebn; jeta \u00ebsht\u00eb modernizuar; kurbeti s\u2019ka pushuar, por ka nd\u00ebrruar form\u00eb, duke u shnd\u00ebrruar shum\u00eb her\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim. Sot, ndryshe nga pes\u00ebdhjet\u00eb a nj\u00ebqind vjet m\u00eb par\u00eb, jo t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb quhen veleshtar\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Velesht\u00eb. Veleshtar\u00eb ka edhe n\u00eb Strug\u00eb e n\u00eb Oh\u00ebr, edhe n\u00eb Shkup e Tetov\u00eb, edhe n\u00eb Prishtin\u00eb e Tiran\u00eb, e edhe n\u00eb Evrop\u00eb e Amerik\u00eb; n\u00eb Austri, Gjermani, Suedi, SHBA. E ku nuk ka? Vet\u00ebm n\u00eb Zvic\u00ebr, si\u00e7 dihet fare mir\u00eb, ka nj\u00eb Velesht\u00eb t\u00eb dyt\u00eb! Nj\u00eb kanton i pashpallur veleshtar n\u00eb tok\u00ebn helvetike!<\/p>\n<p>Jetojm\u00eb n\u00eb er\u00ebn e globalizmit dhe pakkush nga ne jeton m\u00eb n\u00eb fshatin e tij t\u00eb lindjes, si\u00e7 pat th\u00ebn\u00eb nobelisti polak, \u00c7esllav Millosh, i cili pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb jet\u00ebs e kaloi n\u00eb Paris e Nju-Jork, p\u00ebr t\u2019u kthyer s\u00ebrish n\u00eb fund si elefanti n\u00eb vendin lindor, ku mbylli syt\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb. (Vdiq m\u00eb 19 gusht 2004 n\u00eb Krakov\u00eb).<\/p>\n<p>Vendlindja apo vendlermi, si thoshin rilind\u00ebsit tan\u00eb, shumica syresh m\u00ebrgimtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb vendi me t\u00eb cil\u00ebn na lidhin fije t\u00eb shumta, t\u00eb dukshme e t\u00eb padukshme dhe mbi t\u00eb gjitha kujtimet e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, stin\u00ebs m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb vij tek ti,\/ t\u00eb zhytem kryehutas n\u00eb Dri\u2019\/ t\u00eb kridhem thell\u00eb n\u00eb uj\u00ebrat e tij\/ t\u00eb notoj sy\u00e7el\u00eb pas f\u00ebmij\u00ebris\u00eb\/ si pas gur\u00ebve t\u00eb bardh\u00eb dikur\u201d &#8211; shkruaja n\u00eb at\u00eb poem\u00ebn time rinore p\u00ebr Velesht\u00ebn, me t\u00eb cil\u00ebn e nisa k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb fjal\u00eb timen modeste, t\u00eb shkruar apostafat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u2019ju them, t\u00eb dashur miq, se kjo \u201czhytje\u201d ende s\u2019ka marr\u00eb fund (sa do t\u00eb zgjas\u00eb nuk e di, por jam i bindur se do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe pas meje); un\u00eb jam n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Velesht\u00ebs sime t\u00eb dikurshme, e cila, p\u00ebr mua personalisht, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vendbanim konkret, real, tok\u00ebsor, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet virtual dhe nj\u00eb metafor\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb vendlindja? A mund t\u00eb p\u00ebrkufizohet ajo?<\/p>\n<p>T\u00eb provosh ta p\u00ebrkufizosh vendlindjen \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si ta fus\u00ebsh n\u00eb kall\u00ebp zjarrin, dashurin\u00eb, mallin\u2026<\/p>\n<p>Vendlindje \u00ebsht\u00eb toka dhe qielli, bari q\u00eb mbin n\u00eb pranver\u00eb dhe streh\u00ebt q\u00eb pikojn\u00eb n\u00eb vjesht\u00eb; xix\u00ebllonjat n\u00eb net\u00ebt verore dhe qirinjt\u00eb e akullit n\u00eb dim\u00ebr; vendlindje jan\u00eb ritet e Dit\u00ebs s\u00eb Ver\u00ebs dhe festave t\u00eb tjera t\u00eb motmotit, t\u00eb lashta sa vet\u00eb bota; vez\u00ebt e skuqura me l\u00ebvore qepe dhe kukurek\u00ebt herak\u00eb, kasnec\u00eb t\u00eb stin\u00ebs s\u00eb re, q\u00eb stolisin dyer e dritare, tok me shamit\u00eb e nuseve veleshtare; jan\u00eb jargavan\u00ebt (agravonat) q\u00eb \u00e7elin oborreve pran\u00eb avllive dhe aroma e tyre deh\u00ebse; vendlindje jan\u00eb dasmat, k\u00ebng\u00ebt, vallet, por edhe takimet, ndarjet, vdekjet dhe varret (ah, varret!)\u2026 \u201cSt\u00ebrgjysh\u00ebrit ku kan\u00eb q\u00ebn\u00eb dhe varret q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb\u201d, si\u00e7 do t\u00eb shoshte \u00c7ajupi i p\u00ebrgj\u00ebruar p\u00ebr Sheperin e tij atje n\u00eb Misir.<\/p>\n<p>Vendlindja \u00ebsht\u00eb djep i frym\u00ebzimit, arkiv i kujtes\u00ebs, peng i shpres\u00ebs. Shkronja \u201cV\u201d si vet\u00ebtim\u00eb n\u00eb ball\u00eb! Rr\u00ebfimet p\u00ebr trima e ka\u00e7ak\u00eb me nam; p\u00ebr rapsod\u00eb e valltar\u00eb me talent t\u00eb rrall\u00eb, q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e kujtes\u00ebs son\u00eb kolektive dhe d\u00ebshmi e dhuntis\u00eb krijuese t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb k\u00ebsaj treve. Vallet dyshe t\u00eb burrave dhe vajtimet e grave veleshtare, q\u00eb t\u2019i kujtojn\u00eb tragjedit\u00eb antike, e q\u00eb na shtyjn\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb se Veleshta jon\u00eb, sikurse edhe simotrat e saj p\u00ebrreth, ka pasur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn Safot dhe Homer\u00ebt e vet anonim\u00eb, ashtu si\u00e7 i ka sot poet\u00ebt, artist\u00ebt dhe intelektual\u00ebt e vet me em\u00ebr.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb imazhi i vendlindjes p\u00ebr brezin tim dhe ata para nesh. P\u00ebr brezat q\u00eb vijn\u00eb, ata q\u00eb i takojn\u00eb Velesht\u00ebs s\u00eb re, k\u00ebsaj q\u00eb quhet New Veleshta, si shkruan n\u00eb at\u00eb tabel\u00ebn n\u00eb hyrje t\u00eb fshatit, ky imazh mund t\u00eb jet\u00eb krejt ndryshe.<\/p>\n<p>Gjithkush ka Velesht\u00ebn e vet, q\u00eb e ruan n\u00eb kujtes\u00eb si gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb ka r\u00ebn\u00eb t\u00eb flas n\u00ebp\u00ebr tribunat e bot\u00ebs, deri edhe n\u00eb Rom\u00eb, Paris, Berlin e Nju-Jork, por shum\u00eb rrall\u00eb k\u00ebtu ku kam lindur e jam rritur. (Dhe kur them k\u00ebshtu, m\u00eb shum\u00eb se Velesht\u00ebn, kam parasysh Strug\u00ebn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb qend\u00ebr komunale dhe ku pushtetin tash sa vjet e kan\u00eb shqiptar\u00ebt). Nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb ky shans n\u00eb vendlindjen time t\u00eb dashur. Nuk e di pse.<\/p>\n<p>Si bir i saj, kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb aq sa kam mundur. (T\u00eb tjer\u00ebt le ta vler\u00ebsojn\u00eb n\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb a pak). Jam p\u00ebrpjekur t\u2019ia rris namin, t\u2019ia lart\u00ebsoj emrin dhe t\u2019i dal zot n\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Si poet kam thurur shum\u00eb vargje p\u00ebr t\u00eb, kurse si njeri e intelektual jam v\u00ebn\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb nderit t\u00eb saj me shkrimet (dhe veprimet) e mia edhe n\u00eb koh\u00ebn kur fjala matej n\u00eb kandarin e farmacistit, si i thon\u00eb nj\u00eb fjale, kurse \u00e7do hap i b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e saj si pjes\u00eb e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb q\u00eb i takon, bot\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb flasin shqip dhe q\u00eb e quajn\u00eb veten shqiptar\u00eb, ndiqej hap pas hapi nga qent\u00eb roje t\u00eb regjimit.<\/p>\n<p>\u201cPak kam b\u00ebr\u00eb &#8211; thoshte Brehti, nj\u00ebri nga kund\u00ebrshtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb nazizmit dhe t\u00eb \u00e7do ideologjie totalitare, n\u00eb testamentin e tij poetik Atyre q\u00eb vijn\u00eb pas nesh, por jam i bindur se sunduesit m\u00eb t\u00eb qet\u00eb do t\u00eb ishin pa mua\u201d.<\/p>\n<p>Do t\u00eb mund t\u00eb flisja gjat\u00eb p\u00ebr raportin tim me vendlindjen dhe t\u00eb vendlindjes me mua, sigurisht, por nuk jam k\u00ebtu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Jam ftuar t\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim dhe t\u00eb lexoj di\u00e7ka nga krijimtaria ime. Dhe k\u00ebtu fillon dilema: \u00e7\u2019t\u00eb zgjedh, cil\u00ebn poezi, cilin tekst?<\/p>\n<p>Citova pjes\u00eb nga poema e hershme Vargje p\u00ebr Velesht\u00ebn. Do t\u00eb mund ta lexoja poezin\u00eb Plepat e vendlindjes, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn miku im poet, Jusuf G\u00ebrvalla, qe shprehur me fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb koh\u00ebn kur u botua (e pata takuar rast\u00ebsisht n\u00eb hotel \u201cMetohia\u201d n\u00eb Pej\u00eb, dit\u00ebn q\u00eb doli vjersha n\u00eb fjal\u00eb te \u201cRilindja\u201d, gusht 1978 dhe m\u00eb pat th\u00ebn\u00eb: \u201cEdhe kat\u00ebr-pes\u00eb poezi si kjo po qe se shkruan, mjafton!\u201d); do t\u00eb mund t\u2019jua thosha p\u00ebrmendsh vjersh\u00ebn Veleshtare, moj kokone, t\u00eb shkruar mbi motivet e k\u00ebng\u00ebs s\u00eb njohur me t\u00eb nj\u00ebjtin titull, q\u00eb mund t\u00eb quhet lirisht \u201ck\u00ebng\u00eb e shekullit\u201d dhe himn i vendlindjes son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt; do t\u00eb mund t\u2019jua lexoja vjersh\u00ebn Abetarja e par\u00eb, kushtuar Fejzi Vinc\u00ebs dhe simotr\u00ebn e saj K\u00ebng\u00eb p\u00ebr Osman Kic\u00ebn, q\u00eb flasin p\u00ebr dy figura t\u00eb bukura t\u00eb vendlindjes &#8211; p\u00ebr pishtarin e arsimit (e para) dhe luft\u00ebtarin kryengrit\u00ebs (e dyta); do t\u00eb mund ta shpalosja satir\u00ebn P\u00ebrralla p\u00ebr mashat, p\u00ebr t\u2019i rikujtuar ose, m\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos i harruar t\u00eb zezat q\u00eb ia kemi b\u00ebr\u00eb shum\u00eb her\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb vetvetes, e edhe sa e sa poezi t\u00eb tjera, por u p\u00ebrcaktova p\u00ebr nj\u00eb krijim poetik n\u00eb t\u00eb cilin flas p\u00ebr figur\u00ebn e n\u00ebnave tona, grave veleshtare, duke evokuar kujtimin e tyre dhe t\u00eb vendlindjes nga larg, nga ku vendlindja duhet m\u00eb shum\u00eb dhe jo rrall\u00eb edhe shihet m\u00eb mir\u00eb e m\u00eb qart\u00eb. Kjo poezi, e cila p\u00ebr nga forma i ngjan nj\u00eb proze poetike, \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb Paris, n\u00eb vitin 2002 dhe e p\u00ebrmbyll ciklin Fletorja e Parisit t\u00eb librit tim tani p\u00ebr tani t\u00eb fundit me poezi Psalmet e rr\u00ebnj\u00ebs (2007).<\/p>\n<p>(Fjal\u00eb e mbajtur n\u00eb takimin e intelektual\u00ebve veleshtar\u00eb, m\u00eb 5 mars 2011, n\u00eb Velesht\u00eb)<\/p>\n<p>PARIS! PARRIZ!<\/p>\n<p>(N\u00eb vend t\u00eb epilogut)<\/p>\n<p>Grat\u00eb e fshatit tim, q\u00eb s\u2019dinin gjeografi as shkrim-lexim, sa her\u00eb shihnin ndonj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb bukur, t\u00eb past\u00ebr e t\u00eb rregulluar me shije, qoft\u00eb edhe p\u00ebrdhese, psher\u00ebtinin me pahir: \u201cParis, he bir!\u201d. Ishin analfabete, por shijen e t\u00eb bukur\u00ebs e kishin t\u00eb lindur, n\u00eb vete. Ishin t\u00eb pastra e qibare dhe visheshin bukur si kokona. Tamam ashtu si\u00e7 thot\u00eb k\u00ebnga. Nuk e di si e nga, por n\u00eb katundin tim Parisi ishte most\u00ebr e rregullit, past\u00ebrtis\u00eb, bukuris\u00eb, shk\u00eblqimit, ndon\u00ebse askush nga banor\u00ebt e tij nuk e kishte vizituar ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet magjik. Dhe, doemos, edhe i \u00ebndrr\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, me m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb. E besa dhe i luleve, t\u00eb bukura e shum\u00ebngjyr\u00ebshe, q\u00eb n\u00ebnat tona i mbillnin vet\u00eb me duart e tyre, rreth sht\u00ebpive. Me po ato duar me t\u00eb cilat milnin lop\u00ebt, lanin rrobat me finj\u00eb e gatuanin buk\u00eb n\u00eb \u00e7erep. Dhe p\u00ebrkundnin djepin. Djepat. E ishte nj\u00eb koh\u00eb kur Veleshta ime rebele nuk ishte b\u00ebr\u00eb ende zog shtegtar. Kur banor\u00ebt e saj buz\u00ebdrinas lindnin e vdisnin aty, n\u00eb at\u00eb lugin\u00eb rrethuar me male, larg syve t\u00eb bot\u00ebs e bukurive t\u00eb saj, pa par\u00eb dynja me sy, si thon\u00eb ata&#8230;<\/p>\n<p>E thoshin shpesh: \u201cSi n\u2019Paris!\u201d. \u201cSi n\u2019Paris!\u201d. Burra e gra, pleq e t\u00eb rinj. Grat\u00eb sidomos. Dhe ime \u00ebm\u00eb, ndjes\u00eb past\u00eb. M\u00eb e mira e t\u00eb gjithave, m\u00eb e men\u00e7ura, m\u00eb e bukura, m\u00eb e ditura, m\u00eb bujarja. M\u00eb poetja.<\/p>\n<p>Dhe ja, tani, un\u00eb sugari i saj (I teti n\u00eb bronx!), tek endem rrug\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij qyteti me nj\u00eb \u00e7ant\u00eb n\u00eb krah e syze n\u00eb sy &#8211; e vizitoj Notr\u00eb Dam\u00eb e Luv\u00ebr e Tyjl\u00ebri &#8211; m\u00eb vjen n\u00eb mend f\u00ebmij\u00ebria ime e varf\u00ebr me sht\u00ebpi p\u00ebrdhese e lehe lulesh streh\u00ebve, mbjell\u00eb nga duart e vyeshme t\u00eb n\u00ebnave tona, q\u00eb kaher\u00eb kan\u00eb shkuar n\u00eb at\u00eb bot\u00eb (n\u00eb parajs\u00eb a parriz). E n\u00eb shpirt m\u00eb ther si thik\u00eb nj\u00eb mall e m\u00eb dok\u00ebndis: Paris! Paris! Parriz!<\/p>\n<p>(<em>Paris, 2002-2005<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201c\u2026 dhe kudo q\u00eb shkoj, kahdo q\u00eb shkel \/ Jam nj\u00eb cop\u00eb Velesht\u00eb\u201d. Agim Vinca Nuk e kam t\u00eb leht\u00eb t\u00eb flas para Jush, un\u00eb njeriu i pen\u00ebs dhe i fjal\u00ebs publike, sepse njeriu i shkret\u00eb, sado mosh\u00eb e p\u00ebrvoj\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb, para N\u00ebn\u00ebs dhe Vendlindjes mbetet gjithmon\u00eb f\u00ebmij\u00eb, e shumta adoleshent. Do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>VELESHTA SI METAFOR\u00cb (Ode p\u00ebr vendlindjen) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"VELESHTA SI METAFOR\u00cb (Ode p\u00ebr vendlindjen) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u201c\u2026 dhe kudo q\u00eb shkoj, kahdo q\u00eb shkel \/ Jam nj\u00eb cop\u00eb Velesht\u00eb\u201d. Agim Vinca Nuk e kam t\u00eb leht\u00eb t\u00eb flas para Jush, un\u00eb njeriu i pen\u00ebs dhe i fjal\u00ebs publike, sepse njeriu i shkret\u00eb, sado mosh\u00eb e p\u00ebrvoj\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb, para N\u00ebn\u00ebs dhe Vendlindjes mbetet gjithmon\u00eb f\u00ebmij\u00eb, e shumta adoleshent. Do t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-03-08T07:50:23+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/agim_vinca.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"VELESHTA SI METAFOR\u00cb (Ode p\u00ebr vendlindjen)\",\"datePublished\":\"2011-03-08T07:50:23+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-08T07:50:23+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/\"},\"wordCount\":2281,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/agim_vinca.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/\",\"name\":\"VELESHTA SI METAFOR\u00cb (Ode p\u00ebr vendlindjen) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/agim_vinca.jpg\",\"datePublished\":\"2011-03-08T07:50:23+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-08T07:50:23+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/agim_vinca.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/agim_vinca.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"VELESHTA SI METAFOR\u00cb (Ode p\u00ebr vendlindjen)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"VELESHTA SI METAFOR\u00cb (Ode p\u00ebr vendlindjen) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"VELESHTA SI METAFOR\u00cb (Ode p\u00ebr vendlindjen) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"\u201c\u2026 dhe kudo q\u00eb shkoj, kahdo q\u00eb shkel \/ Jam nj\u00eb cop\u00eb Velesht\u00eb\u201d. Agim Vinca Nuk e kam t\u00eb leht\u00eb t\u00eb flas para Jush, un\u00eb njeriu i pen\u00ebs dhe i fjal\u00ebs publike, sepse njeriu i shkret\u00eb, sado mosh\u00eb e p\u00ebrvoj\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb, para N\u00ebn\u00ebs dhe Vendlindjes mbetet gjithmon\u00eb f\u00ebmij\u00eb, e shumta adoleshent. Do t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-03-08T07:50:23+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/agim_vinca.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"VELESHTA SI METAFOR\u00cb (Ode p\u00ebr vendlindjen)","datePublished":"2011-03-08T07:50:23+00:00","dateModified":"2011-03-08T07:50:23+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/"},"wordCount":2281,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/agim_vinca.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/","name":"VELESHTA SI METAFOR\u00cb (Ode p\u00ebr vendlindjen) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/agim_vinca.jpg","datePublished":"2011-03-08T07:50:23+00:00","dateModified":"2011-03-08T07:50:23+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/agim_vinca.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/agim_vinca.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/veleshta-si-metafore-ode-per-vendlindjen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"VELESHTA SI METAFOR\u00cb (Ode p\u00ebr vendlindjen)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6910"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6910"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6910\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6910"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6910"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6910"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}