{"id":6876,"date":"2011-03-06T07:29:05","date_gmt":"2011-03-06T06:29:05","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=6876"},"modified":"2011-03-06T07:29:05","modified_gmt":"2011-03-06T06:29:05","slug":"ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/","title":{"rendered":"\u00c7\u00cbSHTJA SHQIPTARE N\u00cb MAQEDONI \u2013 RIDEFINIMI I MAQEDONIS\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-medium wp-image-6877\" title=\"xhelal_zejneli\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli-140x300.jpg\" alt=\"\" width=\"140\" height=\"300\" \/><br \/>\n<strong>Xhelal Zejneli<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Jugosllavin\u00eb e Versaj\u00ebs, shqiptar\u00ebt nuk njiheshin si komb. Politika kolonialiste e Beogradit dhe e Shkupit, mbi shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni vazhdoi edhe pas vitit 1945, p\u00ebrkund\u00ebr demagogjis\u00eb politike dhe ideologjike t\u00eb LKJ-s\u00eb (Lidhjes s\u00eb Komunist\u00ebve t\u00eb Jugosllavis\u00eb), e cila thoshte se nd\u00ebrton politik\u00ebn e barazis\u00eb s\u00eb kombeve dhe t\u00eb komb\u00ebsive.<\/p>\n<p>Maqedonasit nuk trash\u00ebgojn\u00eb shtet\u00ebsi, as nga Mbret\u00ebria Jugosllave, e as nga RSFJ-ja. Ata, m\u00eb par\u00eb se shtet\u00ebsi, trash\u00ebgojn\u00eb aparatin shtet\u00ebror represiv, ideologjin\u00eb totalitariste, konceptet unitariste, paragjykimet antishqiptare, albanofobin\u00eb dhe projektet e Vasa \u00c7ubriloviqit p\u00ebr shfarosjen e shqiptar\u00ebve. Maqedonasit trash\u00ebgojn\u00eb nj\u00eb status kolonial ndaj shqiptar\u00ebve, ndon\u00ebse edhe vet\u00eb kan\u00eb qen\u00eb koloni serbe apo serbosllave.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1991, faktori politik maqedonas synonte q\u00eb statusin politik t\u00eb shqiptar\u00ebve ta ruante t\u00eb pandryshuar. N\u00ebn trysnin\u00eb e faktorit shqiptar, pala maqedonase ishte e detyruar t\u00eb b\u00ebnte ca ndryshime. Me ndryshimet q\u00eb pasuan, \u00e7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Maqedoni, nuk l\u00ebvizi nga vendi. Ndryshimi ishte ky: N\u00eb moniz\u00ebm shqiptar\u00ebt ishin popull i shtypur, nd\u00ebrsa n\u00eb pluraliz\u00ebm u shnd\u00ebrruan n\u00eb popull t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, d.m.th. n\u00eb pakic\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 t\u00eb shekullit XX, Shkupi i refuzoi k\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve, historikisht t\u00eb justifikueshme. Madje me kushtetut\u00ebn maqedonase t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pluralizmit politik, d.m.th. t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Kiro Gligorovit, statusi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni, krahasuar me at\u00eb t\u00eb vitit 1974, sh\u00ebnoi degradim.<\/p>\n<p>Qeveria maqedonase q\u00eb drejtohej nga kryeministri Lub\u00e7o Georgievski, p\u00ebr diskriminimin e shqiptar\u00ebve hiqej sikur e faj\u00ebsonte t\u00eb kaluar\u00ebn. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, vet\u00eb ai dhe partia e tij VMRO, ndoq\u00ebn ndaj shqiptar\u00ebve po at\u00eb politik\u00eb restriktive, represive dhe diskriminuese &#8211; si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. As qeveria e tij pra, nuk tregoi kurrfar\u00eb gatishm\u00ebrie p\u00ebr korrigjimin e padrejt\u00ebsive t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja shqiptare sh\u00ebnoi l\u00ebvizje para, gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb viteve 2002-2005. Ishte kjo e para qeverisje e pas 2001-shit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 2006-2011, me rikthimin n\u00eb qeverisje t\u00eb nacionalist\u00ebve VMRO-ist\u00eb, tani t\u00eb drejtuar nga Nikola Gruevski, \u00e7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Maqedoni filloi t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb r\u00ebnie. Ka q\u00eb thon\u00eb: \u201cGjendja e shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni sot \u00ebsht\u00eb po ajo e para 2001-shit\u201d . Madje ca t\u00eb tjer\u00eb shtojn\u00eb: \u201cSot \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq se n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit\u201d. \u201cAs n\u00eb komuniz\u00ebm s\u2019kemi qen\u00eb m\u00eb keq\u201d etj.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, \u00e7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Maqedoni, n\u00eb dy dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00ebt e fundit, u p\u00ebrplas midis Skil\u00ebs dhe Haribd\u00ebs.<\/p>\n<p>Kuptohet, \u00e7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Maqedoni, nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb qeverish dhe individ\u00ebsh, por e marr\u00ebveshjes historike nd\u00ebrmjet dy popujve. T\u00eb drejtat e nj\u00eb populli nuk maten n\u00eb shtratin e Prokrustit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr riorganizimin e faktorit politik shqiptar n\u00eb Maqedoni dhe e formimit t\u00eb nj\u00eb fronti politik t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Sot shqiptar\u00ebt s\u2019kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr luft\u00eb. Mjafton q\u00eb asnj\u00eb parti politike shqiptare t\u00eb mos hyj\u00eb n\u00eb qeveri, dhe Maqedonia t\u00eb rr\u00ebnohet. S\u2019ka Maqedoni pa shqiptar\u00ebt n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>Padrejt\u00ebsit\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni, nuk jan\u00eb padrejt\u00ebsi t\u00eb rastit. Ato jan\u00eb p\u00ebrpunuar dhe jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb projekte dhe n\u00eb elaborate t\u00eb cilat jan\u00eb institucionalizuar dhe jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb politik\u00eb shtet\u00ebrore, n\u00eb politik\u00eb komb\u00ebtare sllavo-maqedonase. Na\u00e7ertanija (1844) e Ilija Garashaninit dhe vendimet e Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn Stefanit (1878) jan\u00eb djepi dhe promotori i politik\u00ebs antishqiptare. Sllavo-maqedonasit nuk jan\u00eb ve\u00e7se zbatues t\u00eb verb\u00ebt t\u00eb projekteve serbo-bullgare ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ideologjit\u00eb retrograde, anakronike, johistorike dhe antidemokratike Shkupi tenton t\u2019i mbaj\u00eb n\u00eb jet\u00eb edhe sot, n\u00eb koh\u00ebn e zhvillimeve demokratike dhe t\u00eb integrimeve euro-atlantike. \u00c7far\u00eb paradoksi?!<\/p>\n<p>Sot jan\u00eb pjekur t\u00eb gjitha kushtet p\u00ebr zgjidhjen e dejt\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Maqedoni, p\u00ebr arsye se:<\/p>\n<p>&#8211; Faktori shqiptar n\u00eb Maqedoni, p\u00ebrkund\u00ebr politik\u00ebs restriktive dhe diskriminuese, n\u00eb saje t\u00eb vitalitetit t\u00eb pashembullt, n\u00eb dy dekadat e fundit sh\u00ebnoi nj\u00eb zhvillim dinamik n\u00eb shum\u00eb l\u00ebmenj: n\u00eb fush\u00ebn politike, ekonomiko-shoq\u00ebrore dhe kulturore;<\/p>\n<p>&#8211; Populli shqiptar n\u00eb Maqedoni, n\u00eb dy dekadat e fundit, p\u00ebrjetoi nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit komb\u00ebtar;<\/p>\n<p>&#8211; Populli shqiptar n\u00eb Maqedoni, n\u00eb dy dekadat e fundit, arriti nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs politike;<\/p>\n<p>&#8211; Shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni, nj\u00ebsoj si dhe mbar\u00eb kombi shqiptar n\u00eb Ballkan, gjat\u00eb viteve t\u00eb kriz\u00ebs n\u00eb rajon, duke ndjekur nj\u00eb filozofi politike paqeruajt\u00ebse dhe konstruktive, d\u00ebshmuan nj\u00eb pjekuri politike t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb lart\u00eb. Krejt kjo, n\u00eb funksion t\u00eb ruajtjes s\u00eb paqes dhe t\u00eb stabilitetit n\u00eb rajon dhe t\u00eb demokratizimit t\u00eb tij;<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Maqedoni p\u00ebrjetoi faz\u00ebn e emancipimit, t\u00eb afirmimit, t\u00eb aktualizimit dhe t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimit;<\/p>\n<p>&#8211; Faktori koh\u00eb, d.m.th. kalimi i nj\u00eb periudhe prej nj\u00ebzet vjet\u00ebsh n\u00eb pluraliz\u00ebm politik dhe ideologjik e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm trajtimin politik dhe jo policor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Maqedoni. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, shqiptar\u00ebt e kan\u00eb tejkaluar tanim\u00eb faz\u00ebn e pritjes. Edhe sa duhet t\u00eb presin shqiptar\u00ebt q\u00eb kauza e tyre t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me nj\u00eb epilog politik e juridik t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe jo me nj\u00eb trajtim gjyq\u00ebsor dhe epilog politik fiktiv?!<\/p>\n<p>&#8211; Shqiptar\u00ebt dhe maqedonasit, brenda dy dekadave t\u00eb demokracis\u00eb parlamentare dhe t\u00eb pluralizmit politik, tanim\u00eb e kan\u00eb tejkaluar faz\u00ebn e p\u00ebrshtatjes, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb adaptimit ndaj nj\u00ebri-tjetrit;<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve, duke qen\u00eb se jan\u00eb shtruar n\u00eb institucionet e shtetit dhe n\u00eb instancat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb tij, si p.sh. n\u00eb organin ligjv\u00ebn\u00ebs, ato vetvetiu posedojn\u00eb legjitimitetin dhe justifikimin e tyre;<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve, duke qen\u00eb se jan\u00eb shtruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike, t\u00eb organizuar dhe n\u00eb rrug\u00ebn politike e institucionale, g\u00ebzojn\u00eb edhe mb\u00ebshtetjen e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar;<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve, p\u00ebrpos q\u00eb jan\u00eb historikisht t\u00eb justifikueshme, p\u00ebr ta, ato kan\u00eb edhe r\u00ebnd\u00ebsi jetike dhe ekzistenciale.<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve nuk jan\u00eb t\u00eb skajshme dhe radikale, por reale dhe racionale. Njohja e statusit t\u00eb popullit shtetformues p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni dhe krijimi i nj\u00eb Maqedonie me dy entitete nuk i v\u00eb n\u00eb dyshim kufijt\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Maqedonia hiqet si shtet demokratik. Por, karakterin e vet demokratik ajo duhet ta d\u00ebshmoj\u00eb n\u00eb praktik\u00eb. Zgjidhja p\u00ebrfundimtare e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb testi i demokracis\u00eb s\u00eb saj dhe d\u00ebshmi e demokratizimit t\u00eb saj. Maqedonia pluraliste, shum\u00ebpartiake dhe me demokraci parlamentare, duhet t\u00eb dallohet nga Maqedonia moniste, jodemokratike dhe e periudh\u00ebs s\u00eb vet\u00ebqeverisjes socialiste. Maqedonia e sotme pretendon t\u00eb quhet demokratike. Zgjidhja e drejt\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare do t\u00eb ishte vlera q\u00eb do ta dallonte at\u00eb nga ajo moniste dhe jodemokratike. K\u00ebshtu sepse zgjidhja e drejt\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare:<\/p>\n<p>&#8211; \u00ebsht\u00eb interes, sa i shqiptar\u00ebve aq edhe i maqedonasve;<\/p>\n<p>&#8211; \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb stabilitetit t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe t\u00eb rajonit, si dhe t\u00eb zhvillimit t\u00eb proceseve demokratike dhe integruese n\u00eb vend dhe n\u00eb rajon;<\/p>\n<p>&#8211; \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me tendenc\u00ebn historike;<\/p>\n<p>&#8211; do ta konsolidonte, do ta forconte dhe do ta stabilizonte Maqedonin\u00eb p\u00ebrbrenda. Si e till\u00eb, ajo do t\u00eb ishte m\u00eb e denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb an\u00ebtare e respektuar e BE-s\u00eb dhe NATO-s.<\/p>\n<p>Zgjidhjen e drejt\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Maqedoni e leht\u00ebsojn\u00eb edhe zhvillimet dhe tendencat demokratike si dhe klima dhe integrimet demokratike n\u00eb rajon. Me zgjidhjen e drejt\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Maqedoni do t\u00eb respektoheshin edhe parimet e demokracis\u00eb dhe vlerat e qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>In ultima linea, zgjidhja e drejt\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb imperativ i koh\u00ebs. Moszgjidhja e drejt\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare, e prolongon zhvillimin e proceseve demokratike n\u00eb Maqedoni, tensionon marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebr-etnike, e dekonsolidon dhe e destabilizon at\u00eb, parandalon zhvillimin ekonomik, vonon transformimin demokratik si dhe integrimin e saj n\u00eb familjen e bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se \u00e7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dimension i \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare, zgjidhja e saj ka r\u00ebnd\u00ebsi gjith\u00ebkomb\u00ebtare. Zgjidhja e drejt\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Maqedoni, krahas Kosov\u00ebs s\u00eb pavarur dhe demokratike dhe Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb konsoliduar dhe an\u00ebtare e NATO-s jan\u00eb conditio sine qua non p\u00ebr faktorizimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan dhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb ekuilibri politik t\u00eb ri n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se shqiptar\u00ebt jan\u00eb p\u00ebr\u00e7ues t\u00eb natyrsh\u00ebm t\u00eb interesit per\u00ebndimor n\u00eb rajon, zgjidhja integrale e \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare n\u00eb Ballkan \u00ebsht\u00eb interes i Uashingtonit dhe i Brukselit. Duke qen\u00eb se shqiptar\u00ebt jan\u00eb dig\u00eb e par\u00eb e Evrop\u00ebs latine dhe gjermanike nga m\u00ebsymjet sllavo-bizantine, bolshevike dhe rusomadhe \u00ebsht\u00eb e vet\u00ebkuptueshme q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb mb\u00ebshteten prej aleat\u00ebve t\u00eb tyre per\u00ebndimor\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb shqiptar\u00ebt ata q\u00eb kontribuan n\u00eb shembjen e Serbosllavis\u00eb, mini-perandori kjo e s\u00eb keqes, e dhun\u00ebs dhe e tmerrit, q\u00eb mbante n\u00eb k\u00ebmb\u00eb Serbin\u00eb e madhe &#8211; k\u00ebt\u00eb murtaj\u00eb t\u00eb zez\u00eb t\u00eb Ballkanit. Jan\u00eb shqiptar\u00ebt ata q\u00eb dhan\u00eb ndihmes\u00ebn e vet dhe luajt\u00ebn rolin historik n\u00eb k\u00ebt\u00eb fundshekull, p\u00ebr ta larguar nga rajoni i Ballkanit Rusin\u00eb cariste dhe bolshevike. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, me shp\u00ebrb\u00ebrjen e Jugosllavis\u00eb s\u00eb AVNOJ-it, rus\u00ebt s\u2019kishin \u00e7\u2019t\u00eb k\u00ebrkonin m\u00eb n\u00eb gadishullin q\u00eb ringritej.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se ishin shqiptar\u00ebt ata t\u00eb cil\u00ebt kontribuan q\u00eb SHBA-ja dhe demokracia t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb gadishullin grindavec do t\u00eb ishte e natyrshme q\u00eb faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar influent t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb zgjidhjen e drejt\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Maqedoni dhe krijimin e Maqedonis\u00eb dykomb\u00ebshe, demokratike dhe euro-atlantike.<\/p>\n<p>Shtetet fragjile dhe t\u00eb brishta t\u00eb rajonit \u2013 N\u00eb rajonin e ex-Jugosllavis\u00eb lind\u00ebn ca shtete me stabilitet t\u00eb brisht\u00eb, si: Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi. Sipas Beogradit, k\u00ebtij grupi shtetesh t\u00eb paq\u00ebndrueshme i takon edhe Kosova. Tre shtetet e sip\u00ebrth\u00ebna, p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme historike, etnike, kulturore, linguistike dhe konfesionale kan\u00eb stabilitet t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb p\u00ebr shembull, nga serb\u00ebt dhe nga kroat\u00ebt kontestohet identiteti i mysliman\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt veten e quajn\u00eb boshnjak\u00eb, nd\u00ebrsa gjuh\u00ebn q\u00eb e flasin \u2013 boshnjakishte. Sipas serb\u00ebve dhe kroat\u00ebve, k\u00ebta mysliman\u00eb nuk jan\u00eb ve\u00e7se serb\u00eb apo kroat\u00eb t\u00eb islamizuar, nd\u00ebrsa gjuha q\u00eb e flasin na qenk\u00ebsh nj\u00eb serbishte apo kroatishte e ngarkuar me turqizma, arabizma dhe persizma.<\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr malazezt\u00eb, sipas nacionalist\u00ebve serb\u00eb, s\u2019ka komb malazias. Ata jan\u00eb serb\u00eb, nd\u00ebrsa gjuha q\u00eb flasin nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb dialekt i serbishtes. Kur Milo Gjukanoviqi e shpalli referendumin p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Malit t\u00eb Zi, ishin votat e shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb mysliman\u00ebve ato q\u00eb vendos\u00ebn p\u00ebr shk\u00ebputjen e k\u00ebtij vendi t\u00eb vog\u00ebl nga Serbia. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, shoq\u00ebria malazeze \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb m\u00eb dysh: n\u00eb nj\u00eb an\u00eb jan\u00eb malazezt\u00eb, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr \u2013 serb\u00ebt apo malazezt\u00eb proserb\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e sllavo-maqedonasve dihet. K\u00ebta mohohen si prej bullgar\u00ebve, ashtu edhe prej serb\u00ebve dhe grek\u00ebve. Vet\u00eb sllavo-maqedonasit ndahen n\u00eb: proserb\u00eb dhe n\u00eb probullgar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb q\u00eb t\u00eb tre shtetet e sip\u00ebrth\u00ebna \u00ebsht\u00eb e implikuar Serbia, me ideologjin\u00eb e saj nacionaliste, hegjemoniste, ekspansioniste, etatiste, centraliste, unitariste, dominuese dhe kolonialiste.<\/p>\n<p>Kosova nuk b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb grupin e vendeve me stabilitet t\u00eb brisht\u00eb p\u00ebr arsye se mbi 90% e popullsis\u00eb s\u00eb saj jan\u00eb shqiptar\u00eb &#8211; popull ky me identitet t\u00eb pakontestuesh\u00ebm dhe me kapacitet t\u00eb duhur shtetnd\u00ebrtues.<\/p>\n<p>T\u00eb kat\u00ebr shtetet e lartp\u00ebrmendura kaluan n\u00ebp\u00ebr faz\u00ebn e luft\u00ebs. Rregullimi i brendsh\u00ebm i Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs \u00ebsht\u00eb rezultat i luft\u00ebs dhe i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Dejtonit. Pjes\u00eb e luft\u00ebrave pushtuese t\u00eb Serbis\u00eb ishte edhe Mali i Zi. N\u00eb vitin 2001 lufta shp\u00ebrtheu edhe n\u00eb Maqedoni. Rezultat i saj ishte Marr\u00ebveshja e Ohrit. Dhjet\u00eb vjet pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb saj, u pa se ajo nuk arriti t\u2019ua siguroj\u00eb shqiptar\u00ebve statusin e popullit shtetformues. P\u00ebrse? P\u00ebr arsye se Marr\u00ebveshja e Ohrit:<\/p>\n<p>&#8211; Nuk u zbatua brenda afatit t\u00eb parashikuar;<\/p>\n<p>&#8211; Nuk u zbatua plot\u00ebsisht dhe deri n\u00eb fund;<\/p>\n<p>&#8211; U interpretua nj\u00eb-ansh\u00ebm;<\/p>\n<p>&#8211; U shtremb\u00ebrua p\u00ebrmbajtja e saj;<\/p>\n<p>&#8211; U keqinterpretua;<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb praktik\u00eb, nuk u zbatua me p\u00ebrpik\u00ebri;<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrjetoi dhe p\u00ebsoi kompromise;<\/p>\n<p>&#8211; Vet\u00eb marr\u00ebveshja, n\u00eb \u00e7astin e n\u00ebnshkrimit, ishte nj\u00eb kompromis. N\u00eb fazat e m\u00ebtejme, ajo p\u00ebsoi kompromise t\u00eb tjera, duke u shnd\u00ebrruar k\u00ebsisoj n\u00eb kompromis t\u00eb kompromiseve;<\/p>\n<p>&#8211; Pala maqedonase, ndon\u00ebse n\u00ebnshkruese e saj, asnj\u00ebher\u00eb nuk e njohu at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rrethana t\u00eb tilla, shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni s\u2019u mbetet tjet\u00ebr, pos t\u00eb riorganizohen p\u00ebr t\u00eb realizuar t\u00eb drejtat e tyre legjitime.<\/p>\n<p>P\u00ebrse pra t\u00eb mos njihet t\u00eb pakt\u00ebn e drejta e natyrshme e tyre p\u00ebr komb n\u00eb nj\u00eb Maqedoni dykomb\u00ebshe?!<\/p>\n<p>Kur mund faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb krijoj\u00eb dy shtete serbe n\u00eb Ballkan, si\u00e7 jan\u00eb Serbia dhe Republika S\u00ebrpska, p\u00ebrse t\u00eb mos formohen tre shtete shqiptare n\u00eb rajon, si Shqip\u00ebria, Kosova dhe Maqedonia dykomb\u00ebshe, kur dihet se shqiptar\u00ebt, n\u00eb krahasim me sllav\u00ebt, p\u00ebrkat\u00ebsisht me mysliman\u00ebt e BH-s\u00eb, jan\u00eb popull i lasht\u00eb, popull historik, me identitet t\u00eb pakontestuesh\u00ebm dhe popull autokton i Gadishullit. Meq\u00eb nuk mund\u00ebsohet formimi i nj\u00eb shteti komb\u00ebtar shqiptar, at\u00ebher\u00eb le t\u2019i lejohet k\u00ebtij populli t\u00eb krijoj\u00eb tre t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb njihet nga qendrat politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendosjes kreatura fantomike n\u00eb BH \u2013 Republika S\u00ebrpska, e cila ishte rezultat i agresionit dhe i gjenocidit serb, e t\u00eb zvarritet njohja e subjektivitetit politik t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb l\u00ebvduar sa e sa her\u00eb nga t\u00eb huajt p\u00ebr pjekuri politike, p\u00ebr politik\u00eb konstruktive, paqeruajt\u00ebse dhe stabilizuese.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Maqedoni dhe modeli i konfederat\u00ebs zvicerane &#8211; P\u00ebrse t\u00eb zvarritet krijimi i Maqedonis\u00eb binacionale, kur ekziston Zvicra me tre popuj shtetformues. Zvicra \u00ebsht\u00eb republik\u00eb federative. Rregullimi federativ i ka kontribuar shum\u00eb zgjidhjes s\u00eb drejt\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare n\u00eb Zvic\u00ebr, me tre grupe etnike kryesore: gjerman\u00eb 65%; francez\u00eb 18,4% dhe italian\u00eb 9,8%. Fisi i vog\u00ebl \u2013 retoroman\u00ebt ose romansh\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt flasin nj\u00eb dialekt t\u00eb posa\u00e7\u00ebm me prejardhje latine, paraqesin grupin e kat\u00ebrt etnik t\u00eb Zvicr\u00ebs me 0,8%. T\u00eb kat\u00ebr gjuh\u00ebt jan\u00eb gjuh\u00eb zyrtare t\u00eb konfederat\u00ebs. Fet\u00eb: katolik\u00eb 48%; protestant\u00eb 44%; \u00e7ifut\u00eb 0,3%. (T\u00eb dh\u00ebna t\u00eb vitit 2005).<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Maqedoni dhe modeli i federat\u00ebs belge &#8211; P\u00ebrse zvarritet krijimi i Maqedonis\u00eb dykomb\u00ebshe, shqiptaro-maqedonase, i Maqedonis\u00eb federale, kur shembull identik kemi n\u00eb rastin e Belgjik\u00ebs, e cila me ndryshimin e Kushtetut\u00ebs m\u00eb 1993 u b\u00eb shtet federal me tri bashk\u00ebsi kulturore: flaman\u00ebt, valon\u00ebt, d.m.th. francez\u00ebt dhe gjermanofon\u00ebt dhe me tre rajone: Flandria, Valonia dhe kryeqyteti Bruksel. Grupet etnike: flaman\u00eb 56,3% n\u00eb veri; valon\u00eb 32% n\u00eb jug; gjerman\u00eb 0.6%; hebrej 0,3% (t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb vitit 1977). Valon\u00ebt, banor\u00eb t\u00eb pjes\u00ebs jugore dhe juglindore t\u00eb Belgjik\u00ebs, flasin fr\u00ebngjisht me elemente holandeze dhe gjermane. Gjuh\u00ebt: flamandishtja, fr\u00ebngjishtja, gjermanishtja (t\u00eb tria zyrtare).<\/p>\n<p>Parlamenti federal i Belgjik\u00ebs p\u00ebrb\u00ebhet prej dy dhomave, t\u00eb zgjedhura p\u00ebr kat\u00ebr vjet: Dhoma e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve dhe Senati. Komunat n\u00eb Belgjik\u00eb g\u00ebzojn\u00eb nj\u00eb vet\u00ebqeverisje vendore t\u00eb gjer\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, komunat kan\u00eb nj\u00eb autonomi t\u00eb gjer\u00eb. N\u00eb Belgjik\u00eb dikur, fliteshin dy gjuh\u00eb: gjuha flamane, e cila pothuajse \u00ebsht\u00eb identike me gjuh\u00ebn holandeze dhe gjuha fr\u00ebnge. Gjuha fr\u00ebnge deri n\u00eb vitin 1914 ka qen\u00eb e vetmja gjuh\u00eb zyrtare. Shtypi, arsimi, radioja dhe mediumet n\u00eb Belgjik\u00eb, \u00e7\u2019prej koh\u00ebsh jan\u00eb n\u00eb dy gjuh\u00eb: n\u00eb gjuh\u00ebn fr\u00ebnge dhe n\u00eb at\u00eb flamane. N\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb qeveris\u00eb, n\u00eb administrat\u00ebn e vendit dhe n\u00eb gjyq\u00ebsi jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje gjithnj\u00eb e m\u00eb konsekuente p\u00ebr sigurimin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb t\u00eb dy grupeve etnike kryesore. N\u00eb sistemin e arsimit universitar u flak dominimi i m\u00ebparsh\u00ebm i gjuh\u00ebs fr\u00ebnge. K\u00ebrkesat p\u00ebr rregullimin federativ t\u00eb vendit fituan gjithnj\u00eb m\u00eb shum\u00eb ithtar\u00eb. Me reformat kushtetuese m\u00eb 1967 dhe 1971 u harmonizuan marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet bashk\u00ebsive gjuh\u00ebsore \u2013 flaman\u00ebve dhe valon\u00ebve, me \u00e7ka u krijua baza p\u00ebr autonomin\u00eb e tyre t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs politike dhe ekonomike. Belgjika sot, pas shum\u00eb peripecish\u00eb nd\u00ebretnike \u00ebsht\u00eb shtet federativ. Tendencat qend\u00ebrik\u00ebse n\u00eb t\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr sistemit federativ, sot jan\u00eb mjaft t\u00eb fuqishme.<\/p>\n<p>E till\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb edhe Maqedonia. Kuptohet, rrethanat historike, gjeografike, ekonomike, kulturore dhe shkalla e zhvillimit ekonomik n\u00eb Belgjik\u00eb, n\u00eb nj\u00eb an\u00eb, dhe n\u00eb Maqedoni, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr &#8211; dallohen.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrmjet Belgjik\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb sa ka dallime, po aq ka edhe gjashm\u00ebri.<\/p>\n<p>Moszgjidhja e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Maqedoni mund t\u2019i trim\u00ebroj\u00eb nj\u00eb dit\u00eb forcat nacionaliste dhe radikale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Moszgjidhja e drejt\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Maqedoni mund ta destabilizoj\u00eb Maqedonin\u00eb dhe ta rrezikoj\u00eb paqen n\u00eb rajon. Pik\u00ebpamja se zgjidhja \u201cradikale\u201d e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Maqedoni mund t\u2019i nxit\u00eb tendencat proserbe, p\u00ebrkat\u00ebsisht probullgare n\u00eb t\u00eb, nxjerr n\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn evidente &#8211; kriz\u00ebn e identitetit t\u00eb sllavo-maqedonasve.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpamja se zgjidhja e drejt\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Maqedoni mund t\u00eb \u00e7el\u00eb kutin\u00eb e Pandor\u00ebs dhe t\u00eb destabilizoj\u00eb vendin, nxjerr n\u00eb sip\u00ebrfaqe dilem\u00ebn historike &#8211; identitetin e dyshimt\u00eb t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb sllavo-fol\u00ebse n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedoni nuk ka tendenca proserbe, p\u00ebrkat\u00ebsisht probullgare. Ka forca politike proserbe, p\u00ebrkat\u00ebsisht probullgare q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb sistemin politik dhe juridik t\u00eb saj, q\u00eb ndodhen n\u00eb shtet dhe q\u00eb e drejtojn\u00eb at\u00eb, radhazi, her\u00eb nj\u00ebra e her\u00eb tjetra. N\u00eb Maqedoni pra, m\u00eb par\u00eb se tendenca proserbe, p\u00ebrkat\u00ebsisht probullgare, ka forca proserbe, p\u00ebrkat\u00ebsisht probullgare q\u00eb jan\u00eb dishepuj t\u00eb bindur dhe epigon\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm t\u00eb ideologjive garashaniniste dhe sh\u00ebnstefaniste. Forcat dhe nomenklaturat proserbe n\u00eb Maqedoni jan\u00eb ithtar\u00eb t\u00eb ideologjis\u00eb serbomadhe t\u00eb Garashaninit dhe t\u00eb Projektit t\u00eb tij. Nd\u00ebrkaq forcat politike probullgare n\u00eb Maqedoni, jan\u00eb romantik\u00ebt e vonuar t\u00eb Bullgaris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebn-Stefanit.<\/p>\n<p>Populli sllavo-maqedonas sot, ashtu si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, ballafaqohet me kriz\u00eb identiteti. Rrjedhimisht, edhe ideologjia komb\u00ebtare e Maqedonis\u00eb vihet n\u00eb dyshim ose m\u00eb sakt\u00eb ajo b\u00ebhet inekzistente. P\u00ebr ta kap\u00ebrcyer kriz\u00ebn nacionalist\u00ebt sllavo-maqedonas lansojn\u00eb tez\u00ebn e prejardhjes antike t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht kjo politik\u00eb e padefinuar e Shkupit, her\u00eb pro Beogradit, e her\u00eb pro Sofjes, i determinon forcat politike shqiptare n\u00eb Maqedoni ta rishqyrtojn\u00eb politik\u00ebn paqesore dhe konstruktive, n\u00eb thelb shterpe, t\u00eb pafrytshme dhe joefektive t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Politika e faktorit politik shqiptar n\u00eb Maqedoni, n\u00eb vitet e fundit ka filluar t\u2019i ngjaj\u00eb gandizmit.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Maqedoni nuk mund t\u00eb reduktohet n\u00eb \u00e7\u00ebshtje kulturore. \u00c7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e territorit t\u00eb pushtuar, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e popullit t\u00eb shtypur, t\u00eb shfryt\u00ebzuar, t\u00eb d\u00ebbuar, t\u00eb shp\u00ebrngulur, t\u00eb akulturuar, t\u00eb margjinalizuar dhe t\u00eb getoizuar, q\u00eb nga viti 1912 e deri n\u00eb dit\u00ebt tona.<\/p>\n<p>Zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Maqedoni parakupton:<\/p>\n<p>&#8211; Krijimin e Maqedonis\u00eb federale;<br \/>\n&#8211; Njohjen e kombit shqiptar n\u00eb Maqedoni;<br \/>\n&#8211; Krijimin e Maqedonis\u00eb dykomb\u00ebshe,<br \/>\n&#8211; Krijimin e Maqedonis\u00eb me dy entitete;<br \/>\n&#8211; T\u00eb drejt\u00ebn e popullit shqiptar p\u00ebr vet\u00ebvendosje;<\/p>\n<p>Krijimi i Maqedonis\u00eb federale justifikohet: me argumentin historik, me argumentin e bashk\u00ebkoh\u00ebsis\u00eb dhe me argumentin hipotetik.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Maqedoni, d.m.th. federalizimi i Maqedonis\u00eb po e destabilizuaka Maqedonin\u00eb, at\u00ebher\u00eb, m\u00eb par\u00eb se \u00e7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Maqedoni, duhet t\u00eb shtrohet \u00e7\u00ebshtja e Maqedonis\u00eb n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Maqedonis\u00eb n\u00eb rajon vetvetiu zgjidh edhe \u00e7\u00ebshtjen shqiptare n\u00eb t\u00eb, p\u00ebr arsye se bashk\u00ebsia etnike, gjuh\u00ebsore dhe kulturore shqiptare n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb faktor historik dhe politik, \u00ebsht\u00eb potencial ekonomik, kreativ, prodhues dhe riprodhues\u2026 q\u00eb jeton si popullsi autoktone n\u00eb trojet ilire.<\/p>\n<p>Populli sllavo-maqedonas nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb tok\u00eb t\u00eb huaj. N\u00eb qoft\u00eb se paqja n\u00eb Maqedoni dhe stabiliteti n\u00eb t\u00eb, vareshkan nga viktimizimi i interesave jetike dhe ekzistenciale t\u00eb shqiptar\u00ebve, at\u00ebher\u00eb nj\u00eb kreatur\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos ekzistoj\u00eb. Shqiptar\u00ebt nuk mund t\u00eb pranojn\u00eb vullnetarisht t\u00eb sakrifikojn\u00eb interesin komb\u00ebtar, p\u00ebr hir t\u00eb ekzistimit t\u00eb kreaturave artificiale.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpamja se zgjidhja \u201cradikale\u201d e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Maqedoni mund ta destabilizoj\u00eb at\u00eb, \u00ebsht\u00eb johistorike d.m.th. n\u00eb kund\u00ebrshti me tendenc\u00ebn historike.<\/p>\n<p>N\u00eb jet\u00ebn e brendshme politike t\u00eb Maqedonis\u00eb, krahas f\u00ebrkimeve dhe koalicioneve nd\u00ebr-partiake, vend qendror duhet t\u00eb z\u00ebn\u00eb edhe raportet nd\u00ebretnike. Raportet midis dy komuniteteve, p\u00ebrve\u00e7 dimensionit etnik, kan\u00eb edhe rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella ekonomiko-shoq\u00ebrore: shkalla e pabarabart\u00eb e zhvillimit t\u00eb rajoneve, p\u00ebrb\u00ebrja sociale, papun\u00ebsia, problemet sociale, shkalla e emancipimit t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb t\u00eb dy bashk\u00ebsive etnike, p\u00ebrqindja e popullsis\u00eb rurale, p\u00ebrkat\u00ebsisht urbane t\u00eb t\u00eb dy bashk\u00ebsive etnike, p\u00ebrqindja e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb dy bashk\u00ebsive etnike n\u00eb krijimin e t\u00eb ardhurave etj.<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedoni gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr do t\u00eb forcohen tendencat q\u00eb do t\u00eb konsiderojn\u00eb se problemet akute n\u00eb l\u00ebmin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrnacionale nuk do t\u00eb mund t\u00eb zgjidhen brenda suazave t\u00eb unitarizmit tradicional.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat p\u00ebr rregullim federativ nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb fitojn\u00eb gjithnj\u00eb m\u00eb shum\u00eb ithtar\u00eb. Forcat dominuese n\u00eb Maqedoni, m\u00eb kot p\u00ebrpiqen t\u2019i k\u00ebnaqin aspiratat komb\u00ebtare me masa gjysmake. As n\u00eb k\u00ebt\u00eb plan nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Nuk jan\u00eb duke u realizuar sa duhet as masat paliative.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Maqedoni nuk mund t\u00eb zgjidhet as me zgjidhjet q\u00eb ndodhen nd\u00ebrmjet rregullimit federativ dhe atij unitar. N\u00eb realitetin politik t\u00eb Maqedonis\u00eb duhet t\u00eb paraqiten elementet e trajtimit t\u00eb ri t\u00eb problemit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb struktur\u00ebn politike t\u00eb Maqedonis\u00eb duhet t\u00eb form\u00ebsohen qartas dy pjes\u00eb themelore vendim-marr\u00ebse: pjesa shqiptare dhe ajo maqedonase. N\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb qeveris\u00eb, n\u00eb administrat\u00ebn e vendit dhe n\u00eb gjyq\u00ebsi duhet t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebrpjekje m\u00eb dinamike dhe gjithnj\u00eb m\u00eb konsekuente p\u00ebr sigurimin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit plot\u00ebsisht t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb t\u00eb dy grupeve etnike kryesore, duke zgjidhur sa m\u00eb par\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtjen e zyrtarizimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e vendit; duke u kryer sa m\u00eb par\u00eb decentralizimi i plot\u00eb i pushtetit qendror n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb komunat t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb vet\u00ebqeverisje vendore t\u00eb gjer\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht nj\u00eb autonomi t\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedoni gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr po dep\u00ebrton vet\u00ebdija se n\u00eb thelbin e trazirave nd\u00ebrmjet dy bashk\u00ebsive etnike ndodhen probleme t\u00eb m\u00ebdha ekonomike strukturore.<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedoni duhet t\u00eb zbatohen reforma kushtetuese t\u00eb mir\u00ebfillta me q\u00ebllim t\u00eb harmonizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet bashk\u00ebsive gjuh\u00ebsore \u2013 shqiptar\u00ebve dhe maqedonasve, me \u00e7ka do t\u00eb krijohej baza p\u00ebr autonomin\u00eb e tyre t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs politike dhe ekonomike.<\/p>\n<p>Ndryshimi radikal i kushtetut\u00ebs maqedonase, n\u00eb thelb duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb rip\u00ebrkufizimit t\u00eb nj\u00ebmend\u00ebt t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe t\u00eb krijimit t\u00eb shtetit federativ dyk\u00ebmb\u00ebsh. Duhet t\u00eb njihet kombi shqiptar n\u00eb Maqedoni, duhet t\u00eb njihet subjektiviteti politik i shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrsa gjuha shqipe duhet t\u00eb zyrtarizohet n\u00eb shkall\u00eb vendi. Mbart\u00ebs i pushtetit ligjv\u00ebn\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb parlamenti dydhom\u00ebsh i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga dhoma e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve dhe nga dhoma e qytetar\u00ebve. N\u00eb t\u00eb par\u00ebn do t\u00eb duhej t\u00eb zbatohej institucioni i demokracis\u00eb konsenzuale. Koha e d\u00ebshmoi se parimi i badinterit nuk u respektua sa duhet.<\/p>\n<p>Raporti i forcave politike n\u00eb parlamentin maqedonas sot b\u00ebn t\u00eb mundur ngritjen e nism\u00ebs p\u00ebr ndryshime kushtetuese t\u00eb nj\u00ebmend\u00ebta. \u00c7do vonim n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim do t\u2019i kthehej Maqedonis\u00eb si bumerang. Sikund\u00ebr iu kthye Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Koncepti dyetnik dhe koncepti i shoq\u00ebris\u00eb binacionale n\u00eb Maqedoni duhet t\u00eb institucionalizohet.<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedoni kemi ballafaqimin e dy koncepteve:<\/p>\n<p>&#8211; Koncepti unitarist &#8211; maqedonas, i cili \u00ebsht\u00eb johistorik, antidemokratik dhe anakronik; dhe<\/p>\n<p>&#8211; Koncepti federativ &#8211; shqiptar, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me tendenc\u00ebn historike.<\/p>\n<p>Ishte Serbia ajo e cila pretendonte imponimin e konceptit unitarist n\u00eb Jugosllavin\u00eb shum\u00eb-komb\u00ebshe. Epilogu dihet: shp\u00ebrb\u00ebrja me luft\u00eb e RSFJ-s\u00eb, \u00e7integrimi i Serbis\u00eb s\u00eb madhe, r\u00ebnia e saj n\u00eb konflikt me faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Federalizimi i Maqedonis\u00eb nuk ka alternativ\u00eb. Refuzimi i konceptit federativ n\u00eb Maqedoni mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb pashmangsh\u00ebm n\u00eb dezintegrimin e saj. Zgjidhjet gjysmake: Maqedonia unitare me koncept demokratik qytetar, nuk jan\u00eb ve\u00e7se mashtrim.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpamja: Maqedonia \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebsi e qytetar\u00ebve, synon t\u2019i mbaj\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtruar. Maqedonia, m\u00eb par\u00eb se bashk\u00ebsi e qytetar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebsi e dy komuniteteve etnike, gjuh\u00ebsore, kulturore, konfesionale, shqiptaro-maqedonase.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhelal Zejneli N\u00eb Jugosllavin\u00eb e Versaj\u00ebs, shqiptar\u00ebt nuk njiheshin si komb. Politika kolonialiste e Beogradit dhe e Shkupit, mbi shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni vazhdoi edhe pas vitit 1945, p\u00ebrkund\u00ebr demagogjis\u00eb politike dhe ideologjike t\u00eb LKJ-s\u00eb (Lidhjes s\u00eb Komunist\u00ebve t\u00eb Jugosllavis\u00eb), e cila thoshte se nd\u00ebrton politik\u00ebn e barazis\u00eb s\u00eb kombeve dhe t\u00eb komb\u00ebsive. Maqedonasit nuk trash\u00ebgojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u00c7\u00cbSHTJA SHQIPTARE N\u00cb MAQEDONI \u2013 RIDEFINIMI I MAQEDONIS\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u00c7\u00cbSHTJA SHQIPTARE N\u00cb MAQEDONI \u2013 RIDEFINIMI I MAQEDONIS\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xhelal Zejneli N\u00eb Jugosllavin\u00eb e Versaj\u00ebs, shqiptar\u00ebt nuk njiheshin si komb. Politika kolonialiste e Beogradit dhe e Shkupit, mbi shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni vazhdoi edhe pas vitit 1945, p\u00ebrkund\u00ebr demagogjis\u00eb politike dhe ideologjike t\u00eb LKJ-s\u00eb (Lidhjes s\u00eb Komunist\u00ebve t\u00eb Jugosllavis\u00eb), e cila thoshte se nd\u00ebrton politik\u00ebn e barazis\u00eb s\u00eb kombeve dhe t\u00eb komb\u00ebsive. Maqedonasit nuk trash\u00ebgojn\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-03-06T06:29:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli-140x300.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u00c7\u00cbSHTJA SHQIPTARE N\u00cb MAQEDONI \u2013 RIDEFINIMI I MAQEDONIS\u00cb\",\"datePublished\":\"2011-03-06T06:29:05+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-06T06:29:05+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/\"},\"wordCount\":4272,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli-140x300.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/\",\"name\":\"\u00c7\u00cbSHTJA SHQIPTARE N\u00cb MAQEDONI \u2013 RIDEFINIMI I MAQEDONIS\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli-140x300.jpg\",\"datePublished\":\"2011-03-06T06:29:05+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-06T06:29:05+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli-140x300.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli-140x300.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u00c7\u00cbSHTJA SHQIPTARE N\u00cb MAQEDONI \u2013 RIDEFINIMI I MAQEDONIS\u00cb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u00c7\u00cbSHTJA SHQIPTARE N\u00cb MAQEDONI \u2013 RIDEFINIMI I MAQEDONIS\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u00c7\u00cbSHTJA SHQIPTARE N\u00cb MAQEDONI \u2013 RIDEFINIMI I MAQEDONIS\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Xhelal Zejneli N\u00eb Jugosllavin\u00eb e Versaj\u00ebs, shqiptar\u00ebt nuk njiheshin si komb. Politika kolonialiste e Beogradit dhe e Shkupit, mbi shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni vazhdoi edhe pas vitit 1945, p\u00ebrkund\u00ebr demagogjis\u00eb politike dhe ideologjike t\u00eb LKJ-s\u00eb (Lidhjes s\u00eb Komunist\u00ebve t\u00eb Jugosllavis\u00eb), e cila thoshte se nd\u00ebrton politik\u00ebn e barazis\u00eb s\u00eb kombeve dhe t\u00eb komb\u00ebsive. Maqedonasit nuk trash\u00ebgojn\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-03-06T06:29:05+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli-140x300.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u00c7\u00cbSHTJA SHQIPTARE N\u00cb MAQEDONI \u2013 RIDEFINIMI I MAQEDONIS\u00cb","datePublished":"2011-03-06T06:29:05+00:00","dateModified":"2011-03-06T06:29:05+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/"},"wordCount":4272,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli-140x300.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/","name":"\u00c7\u00cbSHTJA SHQIPTARE N\u00cb MAQEDONI \u2013 RIDEFINIMI I MAQEDONIS\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli-140x300.jpg","datePublished":"2011-03-06T06:29:05+00:00","dateModified":"2011-03-06T06:29:05+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli-140x300.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/xhelal_zejneli-140x300.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ceshtja-shqiptare-ne-maqedoni-ridefinimi-i-maqedonise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u00c7\u00cbSHTJA SHQIPTARE N\u00cb MAQEDONI \u2013 RIDEFINIMI I MAQEDONIS\u00cb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6876"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6876"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6876\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6876"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6876"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6876"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}