{"id":6806,"date":"2011-03-03T22:18:10","date_gmt":"2011-03-03T21:18:10","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=6806"},"modified":"2011-03-03T22:18:10","modified_gmt":"2011-03-03T21:18:10","slug":"italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze\/","title":{"rendered":"Italia, NATO-s: Shqip\u00ebria, deri n\u00eb Prevez\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Thanas Mustaqi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb maj 1960 Italia e NATO-s p\u00ebrshkruante si territor shqiptar at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb veriore nga kufiri i sot\u00ebm jugor shtet\u00ebror deri n\u00eb gjirin e Art\u00ebs, kurse Bashkimi Sovjetik i Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs nuk kishte kund\u00ebrshtim q\u00eb Greqis\u00eb t&#8217;i plot\u00ebsohej k\u00ebrkesa p\u00ebr autonomi t\u00eb Vorio-Epirit.<\/p>\n<p>Ky shkrim paraqet fakte pak t\u00eb njohura p\u00ebr dy ngjarje paralele, teksa p\u00ebr Greqin\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb u krijua nj\u00eb situat\u00eb paradoksale n\u00eb aleancat ushtarake ku ishin inkuadruar. Mesi i vitit 1960 sh\u00ebnon nj\u00eb sherr t\u00eb paprecedent\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, mes dy vendeve, Italis\u00eb dhe Greqis\u00eb, an\u00ebtare t\u00eb Paktit t\u00eb Atlantikut t\u00eb Veriut. Po ashtu, mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqip\u00ebris\u00eb, an\u00ebtare t\u00eb Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs, shp\u00ebrthen nj\u00eb konflikt, lidhur m\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn autonomi t\u00eb Vorio Epirit, ku Moska i k\u00ebrkon Tiran\u00ebs t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb orekset e Athin\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb maj 1960 Italia, n\u00eb nj\u00eb raport q\u00eb i drejtonte komand\u00ebs s\u00eb NATO-s, p\u00ebrshkruante si territor shqiptar at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb veriore nga kufiri i sot\u00ebm jugor shtet\u00ebror deri n\u00eb gjirin e Art\u00ebs. N\u00eb vitin 1960 Hrushovi u takua me Sofokli Venezellosin, politikan i majt\u00eb grek. Hrushovi s&#8217;ishte kund\u00ebr konceptit t\u00eb nj\u00eb autonomie t\u00eb Epirit grek t\u00eb Veriut dhe shpresonte t\u00eb shfryt\u00ebzonte pretendimet greke p\u00ebr ta detyruar lidershipin shqiptar t\u00eb ndiqte vij\u00ebn e interesave sovjetik\u00eb. Shkrimi paraqet fakte pak t\u00eb njohura p\u00ebr dy ngjarje paralele, teksa p\u00ebr Greqin\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb u krijua nj\u00eb situat\u00eb paradoksale n\u00eb aleancat ushtarake ku ishin inkuadruar.<\/p>\n<p><strong>GREQIA E VERIUT, SHQIPTAR\u00cb 2\/3 E POPULLSIS\u00cb<\/strong><br \/>\nSipas autorit britanik Ouen Pirs\u00ebn (Owen Pearson n\u00eb librin &#8220;Albania as dictatorship and democracy: from isolation to the Kosovo War, 1946-1998&#8221;, London, New York 2006), n\u00eb maj t\u00eb vitit 1960, Greqia i d\u00ebrgoi nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb fort\u00eb qeveris\u00eb italiane ndaj nj\u00eb raporti zyrtar &#8220;tejet tendencioz&#8221; mbi Shqip\u00ebrin\u00eb, q\u00eb ishte d\u00ebrguar nga Shtabi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm italian i mbrojtjes dhe i qarkulluar mes komandave t\u00eb tjera t\u00eb NATO-s n\u00eb selin\u00eb supreme, at\u00eb koh\u00eb, n\u00eb Paris. Fragmente nga raporti italian u botuan n\u00eb shtypin grek m\u00eb 29 maj 1960 dhe q\u00eb u konfirmuan nga burime zyrtare.<\/p>\n<p>Raporti, i cili i tha se p\u00ebrs\u00ebrit &#8220;t\u00eb gjitha pasakt\u00ebsit\u00eb e Musolinit&#8221;, avanconte teorin\u00eb &#8220;absurde&#8221; q\u00eb provinca greke e Epirit, nga kufiri i sot\u00ebm grek-shqiptar deri n\u00eb pik\u00ebn e gjirit t\u00eb Art\u00ebs, ishte n\u00eb fakt territor shqiptar. Kjo tronditi thell\u00eb dhe befasoi qeverin\u00eb greke, e cila asnj\u00ebher\u00eb nuk kishte hequr dor\u00eb nga pretendimet territoriale ndaj t\u00eb ashtuquajturit &#8220;Epiri i Veriut&#8221;, pra Shqip\u00ebria e Jugut. Raporti, duke folur mbi p\u00ebrb\u00ebrjen etnologjike t\u00eb kombit shqiptar, v\u00ebren se qytetet epirote t\u00eb Janin\u00ebs, Prevez\u00ebs, Kosturit, Parg\u00ebs, Konic\u00ebs etj. ndodhen n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut, dhe se dy t\u00eb tretat e popullsis\u00eb s\u00eb Epirit p\u00ebrb\u00ebhen nga shqiptar\u00eb etnik\u00eb &#8220;q\u00eb formojn\u00eb element\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb zon\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p><strong>SENSACIONI<\/strong><br \/>\nNj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb pak e njohur ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me fillimin e vitit 1960, teksa jo udh\u00ebheq\u00ebsi shqiptar Enver Hoxha, por disa&#8230; &#8220;aleat\u00eb&#8221; n\u00eb NATO k\u00ebrkonin shtrirjen e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe n\u00eb territoret e sotme greke, shkruan shtypi helen. M\u00eb 29 maj 1960 shp\u00ebrtheu si bomb\u00eb skupi i gazetarit grek Ilia Dimitrakopoulos, bashk\u00ebpun\u00ebtor i gazet\u00ebs &#8220;Ethnos&#8221;, q\u00eb zbuloi se qeveria e Rom\u00ebs m\u00eb an\u00eb t\u00eb shtabit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ushtris\u00eb kishte d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr sekrete n\u00eb komandat e vendeve an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ende me seli n\u00eb Paris. Dokumenti kishte t\u00eb b\u00ebnte me Epirin, q\u00eb paraqitej i banuar gjithmon\u00eb nga shqiptar\u00ebt. Ky artikull shkaktoi zhurm\u00eb n\u00eb Greqi. N\u00eb shum\u00eb qytete u zhvilluan mitingje antiitaliane.<\/p>\n<p><strong>PROTESTAT<\/strong><br \/>\nPas artikullit, n\u00eb fakt n\u00eb Janin\u00eb dhe pati parulla t\u00eb tilla si: &#8220;Sicilia &#8230; ne mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb greke!&#8221;. Raporti italian u konsiderua i pasakt\u00eb, i papranuesh\u00ebm, dhe anti-helen, gj\u00eb q\u00eb indinjoi opinionin publik grek. Qeveria italiane u akuzua se ambasada ka shp\u00ebrndar\u00eb nj\u00eb njoftim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, shoq\u00ebruar me nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe. Ministri i Jasht\u00ebm grek Evangjelos Averof, me origjin\u00eb nga Mecovo (Me\u00e7ova), nj\u00eb qytet epirot q\u00eb raporti italian thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht shqiptar, i ka k\u00ebrkuar qeveris\u00eb italiane ta anulonte menj\u00ebher\u00eb raportin dhe t\u00eb jepte shpjegime t\u00eb plota dhe t\u00eb k\u00ebrkonte ndjes\u00eb. Ambasada italiane n\u00eb Athin\u00eb b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb n\u00eb nj\u00eb reagim paraprak se raporti nuk pasqyronte pik\u00ebpamjet e qeveris\u00eb italiane dhe se ky hetim i plot\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb me porosi.<\/p>\n<p><strong>SHBA: JA PSE U NXEH TIRANA<\/strong><br \/>\nPo ashtu, \u00e7udit\u00ebrisht, nj\u00eb ngjarje t\u00eb till\u00eb ka ndodhur n\u00eb Traktatin e Varshav\u00ebs, ku Shqip\u00ebria ende ishte an\u00ebtare e tij, t\u00eb pakt\u00ebn, deri n\u00eb vitin 1961. N\u00eb nj\u00eb studim p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb brendsh\u00ebm p\u00ebr stafin e radios amerikane &#8220;Radio Evropa e Lir\u00eb \/ Radio Liria&#8221; t\u00eb 4 n\u00ebntorit 1961 mbi p\u00ebrplasjet shqiptare-sovjetike, thuhet se &#8220;lideri liberal grek, Sofokli Venizellos, kishte takuar Hrushovin n\u00eb fund t\u00eb muajit maj [1960] dhe i kishte paraqitur, nd\u00ebr t\u00eb tjera, \u00e7\u00ebshtjen e popullsis\u00eb greke n\u00eb Epirin e Veriut. Venizellosi tha se Hrushovi i kishte premtuar ta trajtonte \u00e7\u00ebshtjen e autonomis\u00eb s\u00eb zon\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri kur t\u00eb takonte Hoxh\u00ebn n\u00eb Bukuresht. Hoxha mund t\u00eb jet\u00eb zem\u00ebruar nga ky lajm.<\/p>\n<p>Kombinuar me p\u00ebrk\u00ebdheljet ndaj Jugosllavis\u00eb, Hrushovi tani po forconte miq\u00ebsin\u00eb me grek\u00ebt &#8211; t\u00eb gjitha n\u00eb kurriz t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebto konsiderata shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme komb\u00ebtare kurr\u00eb nuk mund t&#8217;ua heq\u00ebsh nga mendja ndonj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi shqiptar. N\u00eb rastin e Hoxh\u00ebs ato jan\u00eb nj\u00eb nga shkaqet kryesore t\u00eb kund\u00ebrshtimit t\u00eb tij ndaj politik\u00ebs s\u00eb Hrushovit&#8221;. Po k\u00ebshtu n\u00eb vitin 1999 n\u00eb librin e botuar n\u00eb Nju Jork me titullin &#8220;Mb\u00ebrritje epoke: Shqip\u00ebria n\u00ebn sundimin e Enver Hoxh\u00ebs&#8221; (A Coming of Age: Albania under Enver Hoxha), autori i tij, Xhejms (James) S. O&#8217;Donell, shkruan se &#8220;Hrushovi e p\u00eblqente konceptin e nj\u00eb autonomie t\u00eb Epirit grek t\u00eb Veriut dhe shpresonte t\u00eb shfryt\u00ebzonte pretendimet greke p\u00ebr ta detyruar lidershipin shqiptar t\u00eb ndiqte vij\u00ebn e interesave sovjetik\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p><strong>DY AMBASADOR\u00cbT SOVJETIK\u00cb<\/strong><br \/>\nPor ngjarja kishte filluar m\u00eb her\u00ebt. N\u00eb Ditarin e tij sekret Enver Hoxha sh\u00ebnon se &#8220;m\u00eb 11 maj 1960, thirra n\u00eb takim ambasadorin sovjetik Ivanov, t\u00eb cilit i thash\u00eb se protestoja dhe se i hidhja posht\u00eb pik\u00ebpamjet e shprehura nga ambasadori sovjetik n\u00eb Athin\u00eb, Sergejev, sipas t\u00eb cilit vendi yn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar marr\u00ebdh\u00ebniet me Greqin\u00eb, duhet t\u00eb ngrej\u00eb ose n\u00eb OKB ose n\u00eb Gjyqin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Hag\u00ebs \u00e7\u00ebshtjen se p\u00ebrse Greqia thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb &#8220;n\u00eb gjendje lufte&#8221; me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe &#8220;pse ka rivendikime territoriale&#8221; ndaj vendit ton\u00eb. I thash\u00eb Ivanovit se pik\u00ebpamje t\u00eb tilla t\u00eb ambasadorit Sergejev jan\u00eb t\u00eb dyshimta dhe t\u00eb padrejta mbasi favorizojn\u00eb reaksionin grek q\u00eb ai t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb zhurm\u00eb rreth k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve. Ivanovi, natyrisht, si ngaher\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga situatat, tha se nuk dinte gj\u00eb dhe se do t&#8217;ia transmetonte udh\u00ebheqjes s\u00eb vet protest\u00ebn ton\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p><strong>TAKIMI N\u00cb MOSK\u00cb<\/strong><br \/>\nSituata b\u00ebhet m\u00eb e mpreht\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb &#8220;lajthitje&#8221; diplomatike e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Kremlinit n\u00eb Athin\u00eb. Shefi i Tiran\u00ebs m\u00ebson pas af\u00ebr 3 muajsh p\u00ebr ujdin\u00eb e kreut t\u00eb Bashkimit Sovjetik dhe Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs, Nikita Hrushov, me nj\u00eb politikan grek jo pa ndikim, si Sofokli Venizellos. Enver Hoxha shkruan n\u00eb Ditar se &#8220;m\u00eb 8 korrik 1960, prita ambasadorin sovjetik Ivanov [Vasilij Ivanovi\u00e7 Ivanov (1905-1989), ambasador fuqiplot\u00eb dhe i jashtzakonsh\u00ebm i BRSS n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 7.3.1957 &#8211; 24.11.1960 &#8211; sqarim i autorit t\u00eb shkrimit], i cili m\u00eb informoi rreth bised\u00ebs q\u00eb kishte pasur Hrushovi me Sofokli Venizellosin. Gjat\u00eb k\u00ebsaj bisede, ky i kishte propozuar Hrushovit se, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar marr\u00ebdh\u00ebniet me Shqip\u00ebrin\u00eb, duhet q\u00eb minoritetit grek n\u00eb Shqip\u00ebri t&#8217;i jepet &#8220;autonomi&#8221;.<\/p>\n<p>Hrushovi, n\u00eb mes t\u00eb tjerash, i ishte p\u00ebrgjigjur Venizellosit, duke i th\u00ebn\u00eb se d\u00ebshir\u00ebn dhe propozimin e tij do t&#8217;ua transmetonte &#8220;shok\u00ebve shqiptar\u00eb&#8221;, pse me ta do t\u00eb takohej n\u00eb Bukuresht etj. I thash\u00eb Ivanovit se e kund\u00ebrshtoj q\u00ebndrimin q\u00eb ka mbajtur Hrushovi, se nuk jam fare dakord me p\u00ebrgjigjen q\u00eb ai i ka dh\u00ebn\u00eb Venizellosit dhe e konsideroj si p\u00ebrgjigje jo t\u00eb nj\u00eb miku t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe aspak t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr postin e lart\u00eb q\u00eb ka Hrushovi. Ne e hedhim posht\u00eb me vendosm\u00ebri e indinjat\u00eb propozimin e Venizellosit. P\u00ebr kufijt\u00eb e vendit ton\u00eb, ne nuk lejojm\u00eb asnjeri t\u00eb diskutoj\u00eb, qoft\u00eb ky edhe Hrushovi!&#8221;.<\/p>\n<p><strong>DEMONSTRIMI N\u00cb KUFI<\/strong><br \/>\nNj\u00eb muaj e gjysm\u00eb pas takimit t\u00eb acaruar me ambasadorin sovjetik n\u00eb Tiran\u00eb, Ivanov, ndon\u00ebse dit\u00eb pushimi, t\u00eb diel\u00ebn, m\u00eb 21 gusht, Enver Hoxha shkoi p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb rrethin kufitar t\u00eb Kolonj\u00ebs. Ishte nj\u00eb demonstrim force e Tiran\u00ebs ndaj Athin\u00ebs (&#8220;nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr monarko-fashist\u00ebt grek\u00eb dhe Venizellosin, si dhe p\u00ebr miqt\u00eb e tij t\u00eb hap\u00ebt dhe t\u00eb maskuar&#8221;, shkruan diktatori komunist). Greqia, an\u00ebtare e NATO-s kishte gjetur nj\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs n\u00eb Traktatin e Varshav\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn kur e kishte &#8220;tradhtuar&#8221; Italia. Fillimisht kreu i regjimit shqiptar shkoi n\u00eb Leskovik, ku vizitoi edhe shtabin e garnizonit t\u00eb kufirit. K\u00ebtu i raportuan mbi situat\u00ebn n\u00eb kufi. Enver Hoxha shkruan se &#8220;u fola edhe un\u00eb kufitar\u00ebve mbi situat\u00ebn dhe mbi detyrat. Pastaj vizitova repartin ushtarak dhe kooperativ\u00ebn bujq\u00ebsore t\u00eb Leskovikut.<br \/>\nDuke u kthyer p\u00ebr n\u00eb Ersek\u00eb, u ndala n\u00eb Borov\u00eb, ku vura nj\u00eb buqet\u00eb me lule p\u00ebrpara monumentit t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve dhe b\u00ebra vizita n\u00eb disa familje fshatar\u00ebsh. N\u00eb Ersek\u00eb, ku h\u00ebngr\u00ebm drek\u00ebn, vizitova edhe shkoll\u00ebn e re, shum\u00eb t\u00eb bukur dhe t\u00eb mbajtur mir\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimi i ujdis\u00eb ruse-greke<\/strong><br \/>\nN\u00eb p\u00ebrplasjen ideologjike me Hrushovin Enver Hoxha nxjerr nga m\u00ebnga dhe asin e nacionalizmit. K\u00ebshtu, m\u00eb 2 shtator 1960, ai bisedon me Ramiz Alin\u00eb lidhur me p\u00ebrgatitjen e shqiptar\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Mbledhjen e partive komuniste dhe pun\u00ebtore n\u00eb Mosk\u00eb. U diskutua gjithashtu edhe p\u00ebr botimin e nj\u00eb artikulli kund\u00ebr pretendimeve t\u00eb Sofokli Venizellosit.<\/p>\n<p><strong>JO BASHKEKZISTENC\u00cbS ME KONCENSIONE<\/strong><br \/>\nN\u00eb fjal\u00ebn e mbajtur n\u00eb mbledhjen e 81 partive komuniste dhe pun\u00ebtore n\u00eb Mosk\u00eb, m\u00eb 16 n\u00ebntor 1960, Enver Hoxha u shpreh se ishte kund\u00ebr nj\u00eb bashkekzistence t\u00eb atill\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs shqiptar\u00ebt duhet t&#8217;i b\u00ebnin koncesione territoriale dhe politike Sofokli Venizellosit. &#8220;Ne nuk mund t\u00eb jemi kurrsesi dakord me shokun Hrushov, dhe k\u00ebt\u00eb protest\u00eb ia b\u00ebm\u00eb atij n\u00eb koh\u00ebn e duhur, p\u00ebr bisedimet q\u00eb ai pati me Sofokli Venizellosin n\u00eb lidhje me minoritetin grek n\u00eb Shqip\u00ebri&#8221;. Enver Hoxha vazhdoi me retorik\u00eb: &#8220;Shoku Hrushov e di se kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb t\u00eb papreksh\u00ebm dhe t\u00eb shenjt\u00eb; kush i prek ata \u00ebsht\u00eb agresor. Populli shqiptar do t\u00eb derdh\u00eb gjak, po t&#8217;ia prek\u00eb kush kufijt\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, bie n\u00eb sy fakti q\u00eb Hrushovi, gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb vit e gjysm\u00eb m\u00eb par\u00eb, maj 1959, kishte qen\u00eb dhe n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Enver Hoxha \u00ebsht\u00eb nxehur shum\u00eb dhe e akuzon para samitit t\u00eb komunist\u00ebve t\u00eb globit: &#8220;Shoku Hrushov gaboi r\u00ebnd\u00eb kur i tha Venizellosit se ai pa n\u00eb Kor\u00e7\u00eb grek\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt q\u00eb punonin si v\u00ebllez\u00ebr. N\u00eb Kor\u00e7\u00eb s&#8217;ka fije minoriteti grek, por ka lakmi shekullore t\u00eb grek\u00ebve p\u00ebr krahin\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs, si p\u00ebr gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Nj\u00eb minoritet shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl grek ka n\u00eb Gjirokast\u00ebr. Shoku Hrushov e di se ata kan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat, kane gjuh\u00ebn greke, shkollat greke dhe ve\u00e7 k\u00ebtyre po ato t\u00eb drejta q\u00eb kan\u00eb edhe t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebnshtetasit e tjer\u00eb shqiptar\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p><strong>IDEOLOGJI DHE NACIONALIZ\u00cbM<\/strong><br \/>\nEnver Hoxha b\u00ebn akrobaci n\u00eb kombinimin e ideologjis\u00eb dhe nacionalizmit: &#8220;Rivendikimet e grek\u00ebve, midis t\u00eb cil\u00ebve edhe t\u00eb Sofokli Venizellosit, birit t\u00eb Elefter Venizellosit, vras\u00ebsit t\u00eb shqiptar\u00ebve, djeg\u00ebsit t\u00eb krahinave shqiptare t\u00eb Jugut, shovinistit m\u00eb t\u00eb t\u00ebrbuar grek dhe babait t\u00eb megaliidhes\u00eb greke, t\u00eb cop\u00ebtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb aneksimit t\u00eb saj n\u00ebn parull\u00ebn e autonomis\u00eb, jan\u00eb te njohura fare mir\u00eb. Shoku Hrushov e njeh fare mir\u00eb q\u00ebndrimin e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb Qeveris\u00eb Shqiptare dhe t\u00eb popullit shqiptar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. At\u00ebher\u00eb t\u00eb mos i p\u00ebrgjigjesh, si\u00e7 e meriton, t&#8217;i lesh shpresa e iluzione dhe t&#8217;i thuash se do t&#8217;u transmetoj shok\u00ebve shqiptar\u00eb d\u00ebshirat e nj\u00eb agjenti anglez, t\u00eb nj\u00eb shovinisti, t\u00eb nj\u00eb armiku t\u00eb komunizmit dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme nga ne dhe \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnueshme.<br \/>\nNe ia dham\u00eb p\u00ebrgjigjen Sofokli Venizellosit, shoku Hrushov, dhe me an\u00ebn e shtypit besojm\u00eb se ke marr\u00eb dijeni. Ne s&#8217;jemi n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb b\u00ebni politik\u00eb me Sofokli Venizellosin, por me kufijt\u00eb dhe t\u00eb drejtat tona duhet t\u00eb mos b\u00ebni politik\u00eb, pse ne as kemi lejuar, as do t\u00eb lejojm\u00eb. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk jemi nacionalist\u00eb, por internacionalist\u00eb&#8221;. Dhe retorika nuk doli huq. Mediet per\u00ebndimore n\u00ebnvizuan goditjen q\u00eb iu bu ujdis\u00eb greke-sovjetike.<\/p>\n<p><strong>&#8220;VENIZELLOSI NUK \u00cbSHT\u00cb I KEQ&#8221;<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb interesante se Hrushovi mobilizoi edhe komunist\u00ebt grek\u00eb q\u00eb t\u00eb nxiste turbullira brenda PPSH-s\u00eb dhe pas Mbledhjes s\u00eb 81 partive komuniste. K\u00ebshtu, pas 4 muajsh, n\u00eb Kongresin IV t\u00eb PPSH, q\u00eb i zhvilloi punimet m\u00eb 13 &#8211; 20 shkurt 1961, &#8220;delegati grek e quajti jo t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrgjigjen q\u00eb i kishim dh\u00ebn\u00eb ne bised\u00ebs antishqiptare q\u00eb Sofokli Venizellosi kishte b\u00ebr\u00eb me Hrushovin p\u00ebr &#8220;Vorio Epirin&#8221;. &#8220;Venizellosi &#8211; i tha delegati grek shokut ton\u00eb q\u00eb e shoq\u00ebronte &#8211; nuk \u00ebsht\u00eb i keq, \u00ebsht\u00eb borgjez demokrat p\u00ebrparimtar&#8221;.<\/p>\n<p>Shoku yn\u00eb ia ktheu p\u00ebrgjigjen duke i th\u00ebn\u00eb se pik\u00ebpamjet e &#8220;demokratit&#8221; Venizellos mbi &#8220;Vorio Epirin&#8221; nuk ndryshojn\u00eb nga ato t\u00eb shovinistit dhe t\u00eb antishqiptarit t\u00eb t\u00ebrbuar Elefterios Venizellos. P\u00ebrve\u00e7 akteve t\u00eb tjera, edhe fjalimi q\u00eb do t\u00eb mbante n\u00eb Kongresin ton\u00eb delegati grek kishte nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb hap\u00ebt provokuese, dhe Mehmeti, i zem\u00ebruar, n\u00eb sy t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve ia dha grekut p\u00ebrgjigjen q\u00eb meritonte, duke e cil\u00ebsuar me emrin e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb: provokator&#8221; shkruan Enver Hoxha n\u00eb librin &#8220;Hrushovian\u00ebt&#8221;.<\/p>\n<p><strong>HAKMARRJA<\/strong><br \/>\nN\u00eb shenj\u00eb hakmarrjeje ndaj trajtimit q\u00eb iu b\u00eb n\u00eb Kongresin IV t\u00eb PPSH delegacionit grek, Sekretari i par\u00eb i KQ t\u00eb Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Greqis\u00eb, Kosta Koligianis (1909-1979), mb\u00ebshteti Nikita Hrushovin n\u00eb Kongresin e 22 t\u00eb PK t\u00eb BS, q\u00eb i zhvilloi punimet m\u00eb 17-31 tetor 1961, duke deklaruar: &#8220;Ne jemi plot\u00ebsisht dakord me kritik\u00ebn q\u00eb u b\u00eb k\u00ebtu n\u00eb adres\u00eb t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb partis\u00eb s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb ka rr\u00ebshqitur nga pozitat e marksiz\u00ebm-leninizmit dhe parimet e internacionalizmit proletar. Udh\u00ebheq\u00ebsit e PPSH gjithashtu dhe ndaj partis\u00eb son\u00eb lejojn\u00eb veprime t\u00eb papajtueshme me parimet e Deklarat\u00ebs s\u00eb Mbledhjes s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb partive komuniste dhe pun\u00ebtore, q\u00eb u mbajt n\u00eb Mosk\u00eb n\u00eb n\u00ebntor 1960. Ata krijojn\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb tjera n\u00eb luft\u00ebn, q\u00eb po zhvillon partia jon\u00eb n\u00eb krye t\u00eb popullit grek kund\u00ebr reaksionit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe imperializmit amerikan n\u00eb kushte jasht\u00ebzakonisht t\u00eb v\u00ebshtira&#8221;. \/th.m.\/<\/p>\n<p><strong>Paditja te Stalini<\/strong><br \/>\n<strong>Komunist\u00ebt helen\u00eb me pretendime territoriale<\/strong><\/p>\n<p>Edhe komunist\u00ebt grek\u00eb, deri dhe lideri i tyre, Niko Zahariadhis, kishin pretendime territoriale ndaj Shqip\u00ebris\u00eb. Sikurse kujton Enver Hoxha, n\u00eb fillim te janarit 1950, u b\u00eb nj\u00eb ballafaqim te Stalini lidhur me mosmarr\u00ebveshjet parimore nd\u00ebrmjet udh\u00ebheqjes s\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb PK Greke. Shefi i Tiran\u00ebs i tregoi diktatorit sovjetik p\u00ebr p\u00ebrplasjen e tij me Niko Zahariadhisin, i pranish\u00ebm n\u00eb takim: &#8220;N\u00eb nj\u00eb miting masiv n\u00eb stadiumin e Athin\u00ebs, ku fol\u00ebn me radh\u00eb krer\u00ebt e partive borgjeze greke, foli edhe shoku Niko Zahariadhis, si udh\u00ebheq\u00ebs i Partis\u00eb Komuniste Greke, i cili, n\u00eb mes t\u00eb tjerash, deklaroi: &#8220;N\u00eb rast se partit\u00eb e tjera demokratike greke k\u00ebrkojn\u00eb autonomin\u00eb e &#8220;Vorio-Epirit&#8221;, Partia Komuniste Greke do t\u00eb bashkohej me to&#8221;(!).<\/p>\n<p>Partia jon\u00eb protestoi menj\u00ebher\u00eb haptazi dhe paralajm\u00ebroi se ajo do t&#8217;i luftoj\u00eb pa m\u00ebshir\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb tilla. Pas k\u00ebsaj ngjarjeje, ne ftuam n\u00eb nj\u00eb takim shokun Niko Zahariadhis, t\u00eb cilin e kritikova ashp\u00ebr, duke e kons\u00edderuar deklarat\u00ebn e tij si nj\u00eb q\u00ebndrim antimarksist dhe antishqiptar dhe i b\u00ebra mir\u00eb t\u00eb qart\u00eb se &#8220;Vorio-Epiri&#8221;, q\u00eb \u00ebsht\u00eb tok\u00eb shqiptare, nuk do t\u00eb b\u00ebhej kurr\u00eb Greqi. D\u00ebshiroj t\u00eb them me k\u00ebt\u00eb rast se shoku Niko Zahariadhis e njohu gabimin e tij, pohoi para nesh q\u00eb kishte gabuar r\u00ebnd\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe premtoi se do ta ndreqte gabimin q\u00eb b\u00ebri&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Pas 50 vjet\u00ebsh<\/strong><br \/>\n<strong>Biznesi me kufirin detar<\/strong><br \/>\n&#8220;N\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Mbrojtjes \u00ebsht\u00eb zgjidhur problemi i kufirit detar jugor t\u00eb bllokut Joni-5, ngritur nga pala greke&#8221;, deklaronte ish-ministri i Ekonomis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Energjetik\u00ebs, Genc Ruli. P\u00ebr hir t\u00eb marr\u00ebveshjeve me bos\u00ebt grek\u00eb t\u00eb arit t\u00eb zi me mb\u00ebshtetje qeveritare t\u00eb dyanshme, mund t\u00eb sakrifikohen edhe sip\u00ebrfaqe t\u00eb t\u00ebra detare t\u00eb vendit.<\/p>\n<p><strong>KARABURUN-KORFUZ<\/strong><br \/>\nIsh- Ministri Genc Ruli ka sqaruar publikisht, m\u00eb 4 shtator 2006, se &#8220;Joni 5 \u00ebsht\u00eb blloku detar m\u00eb jugor dhe fillon n\u00eb vij\u00ebn horizontale q\u00eb kalon n\u00eb maj\u00ebn e gadishullit t\u00eb Karaburunit dhe vazhdon deri n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb jugore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb pjes\u00ebn detare n\u00ebn k\u00ebt\u00eb vij\u00eb horizontale n\u00eb kufi me Greqin\u00eb dhe Italin\u00eb&#8221;.<br \/>\nN\u00eb fakt, k\u00ebto fjal\u00eb jan\u00eb shqiptuar nga Ministri i Ekonomis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Energjetik\u00ebs, Genc Ruli, kur ka n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjen hidrokarbure me ndarje prodhimi p\u00ebr k\u00ebrkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve n\u00eb bllokun detar Joni 5 me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e kompanis\u00eb britanike Medoil plc., Joseph McKniff, drejtor ekzekutiv.<\/p>\n<p><strong>GREK\u00cbT: &#8220;DET ME AR T\u00cb ZI&#8221;<\/strong><br \/>\nP\u00ebr shkak t\u00eb kund\u00ebrshtimit t\u00eb grek\u00ebve, miratimi nga qeveria i k\u00ebsaj kontrate \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pas 11 muajsh, me Vendim Nr. 507, dat\u00eb 8.8.2007. Shkakun e shtyrjes e shpjegon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elokuente vet\u00eb n\u00ebnshkruesi i kontrat\u00ebs. Genc Ruli, n\u00eb analiz\u00ebn vjetore t\u00eb vitit 2007 t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Energjetik\u00ebs, b\u00ebri t\u00eb ditur se &#8220;n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Mbrojtjes \u00ebsht\u00eb zgjidhur problemi i kufirit detar jugor t\u00eb bllokut Joni-5, ngritur nga pala greke&#8221;.<br \/>\nTashm\u00eb kryeministri Sali Berisha i kishte duart e lira p\u00ebr t\u00eb hedhur n\u00ebnshkrimin e tij n\u00eb Vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Nr. 507, dat\u00eb 8.8.2007 &#8220;P\u00ebr miratimin e kontrat\u00ebs, me ndarje prodhimi, p\u00ebr k\u00ebrkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve n\u00eb Shqip\u00ebri, blloku detar Joni-5, nd\u00ebrmjet Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Energjetik\u00ebs dhe Medoil, plc&#8221;. M\u00eb 7 shtator 2007, shpallet n\u00eb mediet bot\u00ebrore transaksioni me Medoil PLC p\u00ebr t\u00eb operuar si filial i &#8220;Capricorn Energy Limited&#8221;, q\u00eb kontrollon 100 p\u00ebr qind t\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr bllokun Joni 5.<\/p>\n<p><strong>ND\u00cbRMINISTRORE<\/strong><br \/>\nM\u00eb 25 shtator 2009, Ledia Hysi, drejtore juridike n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, deklaronte para Komisionit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm parlamentar p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Ligjore, Administrat\u00ebn Publike dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut: &#8220;Prej dy vjet\u00ebsh kan\u00eb nisur negociatat me ekspert\u00ebt grek\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb grup pune me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme, Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, Bujq\u00ebsis\u00eb, Mjedisit, Transportit, Drejt\u00ebsis\u00eb, pra t\u00eb t\u00eb gjitha institucioneve shtet\u00ebrore&#8221;.<\/p>\n<p>Hysi u tha deputet\u00ebve se marr\u00ebveshja &#8220;ka p\u00ebrcaktuar dhe ka b\u00ebr\u00eb parashikime p\u00ebr gjith\u00e7ka, ndarjen e pasurive ujore e n\u00ebnujore, mineraleve, ngritjen e platformave p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e gazit apo naft\u00ebs n\u00eb det, dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr&#8221;. Si\u00e7 duket, p\u00ebr t&#8217;u shfaj\u00ebsuar para deputet\u00ebve, Hysi, po m\u00eb 25 shtator 2009, b\u00ebn pohimin se &#8220;p\u00ebr momentin nuk ka asnj\u00eb lloj kompanie q\u00eb shfryt\u00ebzon detin territorial, qoft\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb, qoft\u00eb nga ana tjet\u00ebr&#8221;. Po p\u00ebrmendim nj\u00eb fakt, q\u00eb flet p\u00ebr pasakt\u00ebsin\u00eb e deklarimit t\u00eb funksionares s\u00eb lart\u00eb t\u00eb dikasterit t\u00eb diplomacis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>PO ITALIAN\u00cbT?<\/strong><br \/>\nM\u00eb 25 shtator 2009, 11 deputet\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm parlamentar p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Ligjore, Administrat\u00ebn Publike dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut miratuan nj\u00ebz\u00ebri projektligjin &#8220;P\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjes nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Republik\u00ebs s\u00eb Greqis\u00eb p\u00ebr delimitimin e zonave t\u00eb tyre p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb shelfit kontinental dhe t\u00eb zonave t\u00eb tjera detare q\u00eb u p\u00ebrkasin n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare&#8221;. Por deputet\u00ebt ishin tejet t\u00eb pav\u00ebmendsh\u00ebm me nj\u00eb deklarim t\u00eb Hysit: &#8220;Greqia ka n\u00ebnshkruar me Italin\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb jemi n\u00eb kontakte me ekspert\u00ebt italian\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrt do t\u00eb fillojn\u00eb negociatat nd\u00ebrmjet tri pal\u00ebve negociuese p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e pik\u00ebs s\u00eb fundit&#8221;.<\/p>\n<p>Kaq gj\u00eb duhet t\u00eb ndikonte n\u00eb moskalimin e projektligjit. N\u00ebse Greqia me Italin\u00eb jan\u00eb marr\u00eb vesh mes nj\u00ebra tjetr\u00ebs, nuk do t\u00eb thot\u00eb se mund t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb pe n\u00eb negociatat trepal\u00ebshe. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kur fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr naft\u00eb! N\u00ebse p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e ekzekutivit dhe legjislativit shqiptar l\u00ebshojn\u00eb pe, ka gjasa t\u00eb mos ndodh\u00eb k\u00ebshtu me Rom\u00ebn. Nuk p\u00ebrjashtohet q\u00eb rezultatet e sondimeve sizmike t\u00eb kompanive britanike t&#8217;u vihen n\u00eb dispozicion edhe italian\u00ebve. Kjo mund t&#8217;i hap\u00eb telashe jo vet\u00ebm shtetit shqiptar, por dhe n\u00eb plan personal atyre q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb &#8220;biznes&#8221;.<br \/>\nT\u00eb gjitha k\u00ebto hesape i prishi Gjykata Kushtetuese q\u00eb anuloi marr\u00ebveshjen p\u00ebr kufirin detar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Thanas Mustaqi N\u00eb maj 1960 Italia e NATO-s p\u00ebrshkruante si territor shqiptar at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb veriore nga kufiri i sot\u00ebm jugor shtet\u00ebror deri n\u00eb gjirin e Art\u00ebs, kurse Bashkimi Sovjetik i Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs nuk kishte kund\u00ebrshtim q\u00eb Greqis\u00eb t&#8217;i plot\u00ebsohej k\u00ebrkesa p\u00ebr autonomi t\u00eb Vorio-Epirit. Ky shkrim paraqet fakte pak t\u00eb njohura p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Italia, NATO-s: Shqip\u00ebria, deri n\u00eb Prevez\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Italia, NATO-s: Shqip\u00ebria, deri n\u00eb Prevez\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Thanas Mustaqi N\u00eb maj 1960 Italia e NATO-s p\u00ebrshkruante si territor shqiptar at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb veriore nga kufiri i sot\u00ebm jugor shtet\u00ebror deri n\u00eb gjirin e Art\u00ebs, kurse Bashkimi Sovjetik i Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs nuk kishte kund\u00ebrshtim q\u00eb Greqis\u00eb t&#8217;i plot\u00ebsohej k\u00ebrkesa p\u00ebr autonomi t\u00eb Vorio-Epirit. Ky shkrim paraqet fakte pak t\u00eb njohura p\u00ebr [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-03-03T21:18:10+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Italia, NATO-s: Shqip\u00ebria, deri n\u00eb Prevez\u00eb\",\"datePublished\":\"2011-03-03T21:18:10+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-03T21:18:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze\/\"},\"wordCount\":3713,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze\/\",\"name\":\"Italia, NATO-s: Shqip\u00ebria, deri n\u00eb Prevez\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2011-03-03T21:18:10+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-03T21:18:10+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Italia, NATO-s: Shqip\u00ebria, deri n\u00eb Prevez\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Italia, NATO-s: Shqip\u00ebria, deri n\u00eb Prevez\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Italia, NATO-s: Shqip\u00ebria, deri n\u00eb Prevez\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Thanas Mustaqi N\u00eb maj 1960 Italia e NATO-s p\u00ebrshkruante si territor shqiptar at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb veriore nga kufiri i sot\u00ebm jugor shtet\u00ebror deri n\u00eb gjirin e Art\u00ebs, kurse Bashkimi Sovjetik i Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs nuk kishte kund\u00ebrshtim q\u00eb Greqis\u00eb t&#8217;i plot\u00ebsohej k\u00ebrkesa p\u00ebr autonomi t\u00eb Vorio-Epirit. Ky shkrim paraqet fakte pak t\u00eb njohura p\u00ebr [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-03-03T21:18:10+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Italia, NATO-s: Shqip\u00ebria, deri n\u00eb Prevez\u00eb","datePublished":"2011-03-03T21:18:10+00:00","dateModified":"2011-03-03T21:18:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze\/"},"wordCount":3713,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze\/","name":"Italia, NATO-s: Shqip\u00ebria, deri n\u00eb Prevez\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2011-03-03T21:18:10+00:00","dateModified":"2011-03-03T21:18:10+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/italia-nato-s-shqiperia-deri-ne-preveze\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Italia, NATO-s: Shqip\u00ebria, deri n\u00eb Prevez\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6806"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6806"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6806\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6806"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6806"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6806"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}