{"id":6797,"date":"2011-03-02T10:09:46","date_gmt":"2011-03-02T09:09:46","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=6797"},"modified":"2011-03-02T10:09:46","modified_gmt":"2011-03-02T09:09:46","slug":"shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria libiane me Gadaf dhe KryeGadaf\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-full wp-image-4159\" title=\"Bledar H. Prifti\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/bledar_prifti.jpg\" alt=\"\" width=\"180\" height=\"240\" \/><br \/>\n<strong>Bledar H. Prifti<\/strong>, <em>02.03.2011<\/em><\/p>\n<p>Kam d\u00ebgjuar t\u00eb flitet lart\u00eb e poshte se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb as Egjipt, as Tunizi, dhe aq m\u00eb pak, as Libi. E kam d\u00ebgjuar k\u00ebt\u00eb shprehje nga mendimtar\u00eb, analist\u00eb dhe diplomat t\u00eb br\u00ebndsh\u00ebm dhe t\u00eb huaj. Ndonj\u00ebher\u00eb me duket si shprehje e hedhur nga papagaj q\u00eb nuk e din\u00eb realisht racionalitetin q\u00eb q\u00ebndron pas k\u00ebsaj shprehje. Diplomat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe at\u00eb Amerikan, kan\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kur flasin p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as si Egjipti, as si Tunizia, dhe as si Libia. Por k\u00ebt\u00eb shprehje ata e b\u00ebjn\u00eb si Per\u00ebndimor (dhe jo si Shqiptar\u00eb) dhe bazuar n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e interesave t\u00eb tyre rajonale dhe globale. P\u00ebr Per\u00ebndimin, Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb si Egjipti, Tunizia, dhe Libia pasi n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ekziston frika e ardhjes n\u00eb pushtet e forcave opozitare anti-per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e vendeve t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrm\u00ebndura, dhe n\u00eb ve\u00e7anti, n\u00eb rastin e Libis\u00eb, diplomacia per\u00ebndimore ndodhet n\u00eb kaos pasi jan\u00eb t\u00eb vendosur midis dy alternativave: (1) t\u00eb mb\u00ebshtesin pa z\u00eb regjimin diktatorial dhe antihuman t\u00eb Muamar Gadafit ose (2) t\u00eb krijojn\u00eb premisat p\u00ebr ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb nj\u00eb opozite t\u00eb lidhur ngusht\u00eb me organizat\u00ebn terroriste Al Qaeda.<\/p>\n<p>P\u00ebr mir\u00eb a p\u00ebr keq, ka q\u00ebn\u00eb Gadafi ai q\u00eb me budallall\u00ebkun e tij politik (dhe mbase jo vet\u00ebm i till\u00eb) ka krijuar situata t\u00eb pak\u00ebndshme\/t\u00eb pakuptueshme dhe antagoniste me Per\u00ebndimin n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur interesat e t\u00eb dy pal\u00ebve ishin t\u00eb nj\u00ebjta. Mbase ka q\u00ebn\u00eb &#8220;sho\u00eb&#8221; ashtu si\u00e7 b\u00ebn ndonj\u00ebher\u00eb edhe Premieri i Italis\u00eb, Silvio Berluskoni. Situata b\u00ebhet edhe m\u00eb e komplikuar kur kupton se Libia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prodhues i fuqish\u00ebm i naft\u00ebs dhe ka fuqin\u00eb t\u00eb diktoj\u00eb tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, potenciali i ardhjes n\u00eb pushtet n\u00eb Libi t\u00eb forcave anti-per\u00ebndimore \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se ai n\u00eb rastin e Egjiptit dhe ndaj diplomacit\u00eb per\u00ebndimore nuk e ngren\u00eb shum\u00eb z\u00ebrin kund\u00ebr Gadafit. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend me 140 klane dhe tribu (dhe me 6 milion\u00eb banor\u00eb) t\u00eb p\u00ebr\u00e7ara zgjuarsisht nga Gadafi \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetosh protesta si ato n\u00eb Egjipt.<\/p>\n<p>Duhet kuptuar r\u00ebnd\u00ebsia e kohezionit social pasi prezenca e tij limiton n\u00eb maksimum influencat e faktor\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm n\u00eb rrjedh\u00ebn e politikave t\u00eb br\u00ebndshme t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie. Ndaj mund t\u00eb themi se Gadafi ka nj\u00eb probabilitet shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet, e ndihmuar kjo kryesisht edhe nga mungesa e kohezionit social t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 140 klane dhe tribu t\u00eb ndryshme t\u00eb p\u00ebr\u00e7ara nga pushteti dhe i mb\u00ebshtetur ky q\u00ebndrim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte nga frika e per\u00ebndimor\u00ebve p\u00ebr ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb forcave anti-per\u00ebndimore. Bazuar n\u00eb ato \u00e7far\u00eb theksuam m\u00eb lart, \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht e kuptueshme se p\u00ebrse Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb si Libia n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e interesave afat-shkurt\u00ebra t\u00eb vendeve per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Po p\u00ebr Shqiptar\u00ebt dhe k\u00ebta shtetas t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar, a \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria si Libia? Mjafton q\u00eb t\u00eb analizojm\u00eb disa aspekte t\u00eb thjeshta ekonomike dhe politike p\u00ebr t\u00eb kuptuar se Shqip\u00ebria NUK \u00ebsht\u00eb totalisht si Libia. Do t\u00eb thoni ju mos kam shkalluar gj\u00eb?? Jo jo, nuk kam shkalluar!!!<br \/>\nEkonomikisht, Libia \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb mir\u00eb se Shqip\u00ebria kurse politikisht jan\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyra e nj\u00ebra tjetr\u00ebs. N\u00eb aspektin ekonomik, me nj\u00eb popullsi sa dyfishi i popullsis\u00eb son\u00eb, Libia ka nj\u00eb prodhim t\u00eb br\u00ebndsh\u00ebm bruto (GDP) 4 her\u00eb m\u00eb t\u00eb madh se GDP-ja jon\u00eb.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb llogari shum\u00eb t\u00eb thj\u00ebsht\u00eb, nj\u00eb Libian prodhon dy her\u00eb me shum\u00eb sesa nj\u00eb Shqiptar. Bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e marra nga website i CIA n\u00eb lidhje me &#8220;CIA The World Factbook&#8221;, GDP-ja e Libis\u00eb \u00ebsht\u00eb afro 89 bilion\u00eb dollar\u00eb kurse GDP-ja e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb afro 23.9 bilion\u00eb dollar. N\u00eb vitin 2010, sipas CIA (U.S. Central Intelligence Agency), Libia kishte nj\u00eb rritje ekonomike prej 3.3% kurse Shqip\u00ebria kishte nj\u00eb rritje prej 3.1%. Po nga i nj\u00ebjti burim, p\u00ebr vitin 2010, t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb n\u00eb Libi ishin 13, 800 dollar\u00eb Amerikan\u00eb kurse n\u00eb Shqip\u00ebri ishin 8.000 dollar\u00eb Am\u00ebrikan\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2010, borxhi publik n\u00eb Libi ishte 3.3% e GDP-s\u00eb kurse n\u00eb Shqip\u00ebri kjo shif\u00ebr ishte 59.3%. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit, inflacioni n\u00eb Libi ishte 3% kurse n\u00eb Shqip\u00ebri niveli i inflacionit i afrohej 3.5%. Po sipas t\u00eb nj\u00ebjtit burim, borxhi i jasht\u00ebm i Libis\u00eb \u00ebsht\u00eb 6.378 bilion\u00eb dollar\u00eb kurse borxhi i Shqip\u00ebris\u00eb nuk jepet nga agjensia dhe informacioni i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb ai i vitit 2004 kur borxhi ishte 1.55 bilion dollar.<\/p>\n<p>Ne vet\u00ebm mund t\u00eb imagjinojm\u00eb se sa ka vajtur borxhi yn\u00eb i jasht\u00ebm q\u00eb nga 2004 deri m\u00eb tani dhe se sa i lart\u00eb \u00ebsht\u00eb ai n\u00eb krahasim me borxhin e jasht\u00ebm t\u00eb Libis\u00eb. Boll me aspektin ekonomik me bindjen se k\u00ebto shifra ju hap\u00ebn sadopak syt\u00eb dhe mendjet e mbyllura atyre q\u00eb i kan\u00eb t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Po n\u00eb aspektin politik, a mund t\u00eb krahasohet Shqip\u00ebria me Libin\u00eb? Me plot goj\u00ebn do t\u00eb deklaroja se n\u00eb aspektin politik, Shqip\u00ebria dhe Libia jan\u00eb simotra. N\u00ebse do e masja prezenc\u00ebn e demokracis\u00eb nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i dhe me kutin e Ambasadorit Amerikan, Arvizu, un\u00eb do t\u00eb thoja se Libia \u00ebsht\u00eb vend demokratik pasi ka media si ato t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb edhe flasin kund\u00ebr regjimit n\u00eb fuqi. Media opozitare ka edhe n\u00eb Libi, pavar\u00ebsisht faktit se ato \u00e7ensurohen dhe se gazetar\u00ebt persekutohen e vriten. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh edhe k\u00ebtu tek ne. K\u00ebtu tek ne, mediat dhe gazetar\u00ebt \u00e7ensurohen, rrihen, k\u00ebrc\u00ebnohen, dhe madje edhe mund t\u00eb vriten n\u00ebse e k\u00ebrkon nevoja e pushtetit dhe krijohen mund\u00ebsit\u00eb. Fundja, nj\u00eb regjim q\u00eb vret 4 protestues n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs nuk e ka p\u00ebr gj\u00eb q\u00eb t\u00eb eleminoj\u00eb fizikisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb mafioze gazetar\u00eb &#8220;t\u00eb rreziksh\u00ebm&#8221; p\u00ebr pushtetin.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, ashtu si regjimi i Tripolit, regjim i Tiran\u00ebs tentoi edhe publikisht\/institucionalisht t\u00eb persekutonte gazetar\u00eb n\u00ebn pretendimin e vjet\u00ebr komunist t\u00eb grupit t\u00eb pu\u00e7ist\u00ebve. Besoj se Ambasadorit Amerikan \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtyre fakteve kur vlerson demokracin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ambasadori Amerikan ka shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb gjithashtu edhe kur deklaron se Shqip\u00ebria, ashtu si Libia, nuk \u00ebsht\u00eb shtet i d\u00ebshtuar. Shtetet ndahen n\u00eb kat\u00ebr kategori: (1) shtete t\u00eb zhvilluara, (2) shtet\u00eb n\u00eb tranzicion, (3) shtete n\u00eb zhvillim, dhe (4) shtete t\u00eb d\u00ebshtuara. Tek shtetet e d\u00ebshtuara futet Somalia, Etiopia, dhe t\u00eb gjitha ato shtete q\u00eb nuk kan\u00eb potencial as p\u00ebr tu zhvilluar. Normalisht, Ambasadori nuk mund t\u00eb na krahasonte me Somalin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhd\u00ebn e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb demokracis\u00eb me kutin e Ambasadorit Amerikan, ne mund t\u00eb p\u00ebrmendim edhe faktin q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri njer\u00ebzia proteston. P\u00ebr Ambasadorin, kjo do t\u00eb thot\u00eb &#8220;demokraci&#8221;. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh edhe n\u00eb Libi; bile n\u00eb Libi protestohet me kallashnikov (AK-47) dhe krijohen formacione t\u00eb mirfillta ushtarake nga protestuesit kund\u00ebr pushtetit.<\/p>\n<p>Mos vall\u00eb diplomacia nd\u00ebrkomb\u00ebtare ec\u00ebn me shprehjen (q\u00eb p\u00ebrdorej shpesh nga profesori im i nderuar, Mohsen M. Milani) se ndryshmi midis nj\u00eb vepre kriminale dhe nj\u00eb revolucioni q\u00ebndron n\u00eb faktin se revolucionet triumfojn\u00eb dhe se ato revolucione q\u00eb nuk triumfojn\u00eb konsiderohen vepra penale? \u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme se si Libia, nga pikpamja e Ambasadorit \u00ebsht\u00eb kaq e zhvilluar n\u00eb aspektin e demokracis\u00eb dhe lirive t\u00eb individit, p\u00ebr mos t&#8217;i kujtuar k\u00ebtu Ambasadorit protestat n\u00eb 2008-2009-\u00ebn e grupimit &#8220;anti-Washington&#8221;, &#8220;Tea Party&#8221;, anemban\u00eb Amerik\u00ebs ku njer\u00ebzit shfaqeshin me arm\u00eb zjarri n\u00eb brez, nj\u00eb e drejt\u00eb kjo q\u00eb rridhte nga Amendamenti II i Kushtetut\u00ebs Amerikane.<\/p>\n<p>A nuk duket sikur Shqip\u00ebria, Libia, dhe Amerika kan\u00eb standarde t\u00eb larta p\u00ebrsa i p\u00ebrket s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb protestuar? Diferenca e vetme \u00ebsht\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Libi, protestuesit vriten dhe bambardohen nga forcat qeveritare.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim, regjimi i Berish\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me regjimin e Gadafit n\u00eb Tripoli si n\u00eb aspektin institucional dhe n\u00eb at\u00eb psikologjik, apo n\u00eb at\u00eb q\u00eb ka lidhje me mentalitetin e drejtimit t\u00eb vendit. Faktet tregojn\u00eb se pas rr\u00ebzimit t\u00eb komunizmit, p\u00ebr 20 vite me radh\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb qeverisur nga tre Gadaf\u00eb t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs tuf\u00eb, dhe ky q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb kryeGadafi 20 vje\u00e7ar q\u00eb synon t\u00eb arrij\u00eb rekordin 40 vje\u00e7ar t\u00eb Gadafit t\u00eb Tripolit. Gjat\u00eb k\u00ebtyre 20 viteve t\u00eb sundimit t\u00eb familjes s\u00eb Gadaf\u00ebve, ne asnj\u00ebher\u00eb nuk kemi pasur zgjedhje demokratike dhe t\u00eb lira, dhe k\u00ebt\u00eb e konfiromojn\u00eb t\u00eb gjitha burimet dhe kancelarit\u00eb e huaja.<\/p>\n<p>Gadaf\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, ashtu si Gadafi i Tripolit, flasin shum\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb, institucionet, dhe pushtetin e popullit. Por p\u00ebr 20 vite me radh\u00eb, ashtu si pushteti familjar dhe klanor i Gadafi t\u00eb Tripolit, Gadaf\u00ebt tan\u00eb vet\u00ebm sa nd\u00ebrronin rolet por jo synimin e pushtetit t\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt familjar dhe klanor. N\u00eb Libi kemi djalin e Gadafit s\u00eb bashku me kryetar\u00ebt e disa klaneve kurse n\u00eb Shqip\u00ebri kemi goc\u00ebn dhe djalin e kryeGadafit bashk\u00eb me krer\u00ebt e klaneve, Nano dhe Meta. Analizojini n\u00eb aspektin ekonomik dhe politik dhe do t\u00eb shihni q\u00eb nuk ka as m\u00eb t\u00eb voglin ndryshim midis struktur\u00ebs dhe q\u00ebllimeve t\u00eb &#8220;paris\u00eb&#8221; s\u00eb Tiran\u00ebs dhe asaj t\u00eb Libis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket mentalitetit politik t\u00eb regjimit, mund t\u00eb themi se ai \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ngjash\u00ebm se \u00e7dogj\u00eb tjet\u00ebr. N\u00eb shkencat politike, n\u00eb fush\u00ebn e politikave t\u00eb krahasuara, si nj\u00eb metod\u00eb shkencore p\u00ebr studimin e aktor\u00ebve dhe fenomeneve politike, politolog\u00ebt fokusohen tek studimet e thelluara t\u00eb nj\u00eb ngjarje apo n\u00eb krahasimin e detajuar t\u00eb saj me nj\u00eb ngjarje tjet\u00ebr. Mjafton t\u00eb krahasojm\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsisht reagimin e regjimit t\u00eb Gadaf\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb lidhje ngjarjet e 21 Janarit me reagimin e regjimit t\u00eb Gadafit t\u00eb Tripolit n\u00eb lidhje me protestat opozitare n\u00eb Libi p\u00ebr t\u00eb kuptuar ngashm\u00ebrin\u00eb e theksuar t\u00eb mentaliteteve t\u00eb dy regjimeve.<\/p>\n<p>Ashtu si regjimi i Tiran\u00ebs, edhe regjimi i Tripolit vrau protestuesit e pafajsh\u00ebm. N\u00eb Tiran\u00eb, fillimisht, kryeGadafi reagoi plot djall\u00ebzi duke ia faturuar vrasjen e protestuesve opozit\u00ebs dhe liderit t\u00eb saj. Por pasi u zbulua nga mediat se vrasjen e kryen forcat qeveritare, kryeGadafi dhe Gadaf\u00ebt e tjer\u00eb filluan t\u00eb akuzonin protestuesit si element &#8220;kok\u00ebpalar\u00eb&#8221;, &#8220;hajdut\u00eb&#8221;, &#8220;kriminel\u00eb&#8221;, dhe njer\u00ebz te bler\u00eb nga opozita p\u00ebr interesa anti-shqiptare dhe p\u00ebr t\u00eb prishur imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, edhe Gadafi i Libis\u00eb i quajti opozit\u00ebn dhe protestuesit kriminel\u00eb te droguar q\u00eb duan t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb rendin kushtetues dhe t\u00eb nxijn\u00eb imazhin e Libis\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>KryeGadafi i Shqip\u00ebris\u00eb premtoi publikisht se do t\u00eb vriste jo 4 por 300 njer\u00ebz n\u00ebse sulmoheshin institucionet dhe rendi kushtetues i regjimit. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb vazhdonte edhe Gadafi i Libis\u00eb kur deklaronte para disa dit\u00ebsh se do t\u00eb luftonte deri ne fishekun e fundit dhe se do ta shnd\u00ebrronte Libin\u00eb n\u00eb nj\u00eb det me gjak.<\/p>\n<p>Gjithashtu, fill pas protest\u00ebs, kryeGadafi i Shqip\u00ebris\u00eb deklaronte se kishte marr\u00eb me qindra mij\u00ebra telefonata nga qytetar\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb mbrojtje t\u00eb institucioneve t\u00eb regjimit. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb do t\u00eb deklaronte edhe simotra Gadafi e regjimit t\u00eb Libis\u00eb kur deklaronte se nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e Libis\u00eb po vinin qindra dhe mij\u00ebra autobuz\u00eb me Libian q\u00eb do t\u00eb mbronin institucionet e regjimit t\u00eb Gadafit. Me pak fjal\u00eb, si Gadafi i Libis\u00eb dhe kryeGadafi i Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm ta \u00e7ojn\u00eb vendin drejt nj\u00eb lufte civile vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetitn.<\/p>\n<p>KryeGadafi i Shqip\u00ebris\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb edhe n\u00eb vitin 1997, por q\u00eb fatkeq\u00ebsisht u harrua nga shoq\u00ebria. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur po varroseshin viktimat e krimit qeveritar, kryeGadafi i Tiran\u00ebs deklaroi se do t\u00eb sillte n\u00eb Shqip\u00ebri k\u00ebng\u00ebtaret e famshme si Shakira dhe Lady Gaga. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb po organizonte edhe djali i Gadafit t\u00eb Tripolit i cili, bazuar n\u00eb burimet konfidenciale t\u00eb medias Amerikane, kishte filluar negociatat p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Libi k\u00ebng\u00ebtar\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs. K\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm disa element q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb mentalitetin e simotrave Gadafi t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Libis\u00eb.<\/p>\n<p>Deklarata dyt\u00ebsore dhe pathosi i tyre v\u00ebrtetojn\u00eb nj\u00eb ngjashm\u00ebri edhe m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb ju duhet ta keni kuptuar tashm\u00eb.<br \/>\nPor pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre fakteve, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb shoq\u00ebria dhe opozita Shqiptare. Un\u00eb besoj fuqish\u00ebm se shoq\u00ebria civile dhe opozita duhet t\u00eb \u00e7ojn\u00eb deri n\u00eb fund, p\u00ebrmes \u00e7do sakrifice, at\u00eb kauz\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn derdh\u00ebn gjakun Faiku, Ziveri, Hekurani, dhe Aleksi.<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebdo t\u00eb kuptoj\u00eb se jeta e nj\u00eb Shqiptari t\u00eb vet\u00ebm vlen shum\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se vlera e kulltukut t\u00eb kryeGadafit dhe Gadaf\u00ebve simotra t\u00eb kujtdo vendi dhe cil\u00ebsdo kohe. N\u00ebse e l\u00ebm\u00eb p\u00ebrgjys\u00ebm k\u00ebt\u00eb q\u00eb kemi nisur, ather\u00eb ne do t&#8217;i tregonim bot\u00ebs mbar\u00eb dhe brezave q\u00eb do t\u00eb na pasojn\u00eb se ne jemi nj\u00eb shoq\u00ebri primitive pa integritet dhe kurajo morale p\u00ebrderisa jeta e \u00e7do pjes\u00ebtari t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebria nuk vlen m\u00eb shum\u00eb se vlera e nj\u00eb kolltuku apo e nj\u00eb rroge n\u00eb administrat\u00eb.<\/p>\n<p>Dje fati i zi i ra Faikut, Ziverit, Hekuranit, Aleksit, dhe familjeve t\u00eb tyre dhe qindrave t\u00eb tjer\u00ebve. Po nes\u00ebr, bashk\u00ebkombasit e mi, kush e ka radh\u00ebn? Me siguri, p\u00ebrs\u00ebri dikush mes jush\/nesh! Si kudo anemban\u00eb bot\u00ebs, fatin tuaj e shkruani VET\u00cbM ju dhe askush tjet\u00ebr, aq m\u00eb keq Gadaf\u00ebt dhe soji i tyre!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bledar H. Prifti, 02.03.2011 Kam d\u00ebgjuar t\u00eb flitet lart\u00eb e poshte se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb as Egjipt, as Tunizi, dhe aq m\u00eb pak, as Libi. E kam d\u00ebgjuar k\u00ebt\u00eb shprehje nga mendimtar\u00eb, analist\u00eb dhe diplomat t\u00eb br\u00ebndsh\u00ebm dhe t\u00eb huaj. Ndonj\u00ebher\u00eb me duket si shprehje e hedhur nga papagaj q\u00eb nuk e din\u00eb realisht racionalitetin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Shqip\u00ebria libiane me Gadaf dhe KryeGadaf\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shqip\u00ebria libiane me Gadaf dhe KryeGadaf\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Bledar H. Prifti, 02.03.2011 Kam d\u00ebgjuar t\u00eb flitet lart\u00eb e poshte se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb as Egjipt, as Tunizi, dhe aq m\u00eb pak, as Libi. E kam d\u00ebgjuar k\u00ebt\u00eb shprehje nga mendimtar\u00eb, analist\u00eb dhe diplomat t\u00eb br\u00ebndsh\u00ebm dhe t\u00eb huaj. Ndonj\u00ebher\u00eb me duket si shprehje e hedhur nga papagaj q\u00eb nuk e din\u00eb realisht racionalitetin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-03-02T09:09:46+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/bledar_prifti.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Shqip\u00ebria libiane me Gadaf dhe KryeGadaf\u00eb\",\"datePublished\":\"2011-03-02T09:09:46+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-02T09:09:46+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/\"},\"wordCount\":2402,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/bledar_prifti.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/\",\"name\":\"Shqip\u00ebria libiane me Gadaf dhe KryeGadaf\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/bledar_prifti.jpg\",\"datePublished\":\"2011-03-02T09:09:46+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-02T09:09:46+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/bledar_prifti.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/bledar_prifti.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shqip\u00ebria libiane me Gadaf dhe KryeGadaf\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shqip\u00ebria libiane me Gadaf dhe KryeGadaf\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Shqip\u00ebria libiane me Gadaf dhe KryeGadaf\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Bledar H. Prifti, 02.03.2011 Kam d\u00ebgjuar t\u00eb flitet lart\u00eb e poshte se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb as Egjipt, as Tunizi, dhe aq m\u00eb pak, as Libi. E kam d\u00ebgjuar k\u00ebt\u00eb shprehje nga mendimtar\u00eb, analist\u00eb dhe diplomat t\u00eb br\u00ebndsh\u00ebm dhe t\u00eb huaj. Ndonj\u00ebher\u00eb me duket si shprehje e hedhur nga papagaj q\u00eb nuk e din\u00eb realisht racionalitetin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-03-02T09:09:46+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/bledar_prifti.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Shqip\u00ebria libiane me Gadaf dhe KryeGadaf\u00eb","datePublished":"2011-03-02T09:09:46+00:00","dateModified":"2011-03-02T09:09:46+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/"},"wordCount":2402,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/bledar_prifti.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/","name":"Shqip\u00ebria libiane me Gadaf dhe KryeGadaf\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/bledar_prifti.jpg","datePublished":"2011-03-02T09:09:46+00:00","dateModified":"2011-03-02T09:09:46+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/bledar_prifti.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/bledar_prifti.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-libiane-me-gadaf-dhe-kryegadafe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shqip\u00ebria libiane me Gadaf dhe KryeGadaf\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6797"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6797"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6797\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6797"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6797"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6797"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}