{"id":6780,"date":"2011-03-01T22:04:28","date_gmt":"2011-03-01T21:04:28","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=6780"},"modified":"2011-03-01T22:04:28","modified_gmt":"2011-03-01T21:04:28","slug":"pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/","title":{"rendered":"Pse jan\u00eb identik\u00eb fjalimet e Berish\u00ebs dhe Gaddafit?"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-medium wp-image-6249\" title=\"Rexhep Qosja\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/rexhep_qosja-300x225.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"225\" \/><br \/>\n<strong>Rexhep Qosja<\/strong>, <em>01.03.2011<\/em><\/p>\n<p>Prej se po shkruaj p\u00ebr kriz\u00ebn politike, institucionale, kushtetuese, morale, t\u00eb p\u00ebrgjithshme, n\u00eb Shqip\u00ebri, kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim, q\u00eb nuk ia fal vetes: kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, e kam krahasuar me kryetarin e Tunizis\u00eb, Ben Alin\u00eb, dhe me kryetarin e Egjiptit, Hosni Mubarakun. E ndiej se, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb krahasim, u kam hyr\u00eb n\u00eb hak edhe kryetarit tunizian, edhe kryetarit egjiptian. Them k\u00ebshtu, sepse, si i pari, Ben Alia, ashtu edhe i dyti, Hosni Mubaraku, doli se ishin shtetar\u00eb me p\u00ebrgjegjshm\u00ebri politike dhe shtet\u00ebrore t\u00eb cil\u00ebn kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, nuk e ka d\u00ebshmuar ndonj\u00ebher\u00eb. Kur e v\u00ebrejt\u00ebn se sundimi i tyre nuk i p\u00ebrgjigjet m\u00eb nj\u00ebmend\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendeve t\u00eb tyre, kur e kuptuan se popujt e tyre nuk i donin m\u00eb, si kryetari i Tunizis\u00eb, Ben Alia, ashtu edhe kryetari i Egjiptit, Hosni Mubaraku, edhe pse n\u00eb zgjedhje kishin fituar me shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr vota se kryeministri shqiptar, u t\u00ebrhoq\u00ebn prej pushtetit.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-medium wp-image-6815\" title=\"berisha_kadafi\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/03\/berisha_kadafi-300x93.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"93\" \/><\/p>\n<p>Dhe, pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, p\u00ebr arsye se u t\u00ebrhoq\u00ebn prej pushtetit pa pritur zhvillime tragjike si\u00e7 i priti kryeministri shqiptar n\u00eb vitin 1997 dhe si\u00e7 tregoi se ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb priste pas 21 janarit, krahasimi i tij me ata \u00ebsht\u00eb cenimi i dinjitetit politik dhe shtetar t\u00eb Ben Alis\u00eb dhe t\u00eb Hosni Mubarakut. Shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se k\u00ebtyre dy shtetar\u00ebve arab\u00eb, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, me mend\u00ebsin\u00eb politike dhe, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, me natyr\u00ebn e tij, i sh\u00ebmb\u00ebllen nj\u00eb sundimtari tjet\u00ebr arab: i sh\u00ebmb\u00ebllen kryetarit t\u00eb Libis\u00eb, Moamer el-Gadaf. Dhe, k\u00ebt\u00eb sh\u00ebmb\u00eblles\u00eb e shfaqi qart\u00eb, vet\u00eb, edhe k\u00ebto dit\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo sh\u00ebmb\u00eblles\u00eb e natyr\u00ebs politike dhe e asaj pushtetore e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, me diktatorin e Libis\u00eb, Moamer el &#8211; Gadafi, duhet ta shqet\u00ebsoj\u00eb shum\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e shqet\u00ebsuar pse kryeministri i saj, Sali Berisha, flet me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb politike me t\u00eb cil\u00ebn flet edhe kryetari i Libis\u00eb, Moamer el-Gadafi, p\u00ebr popullin q\u00eb proteston.<\/p>\n<p>E d\u00ebgjuat fjalimin e Moamer el-Gadafit t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, m\u00eb 23 shkurt 2011? E dhan\u00eb disa televizione t\u00eb huaja. U dha edhe n\u00eb ndonj\u00eb televizion t\u00eb Tiran\u00ebs. Nuk u dha n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi &#8211; se Moamer el-Gadafi flet gjat\u00eb, sado tani, i jan\u00eb shkurtuar fjal\u00ebt: ia shkurtoi populli i Libis\u00eb.<\/p>\n<p>E keni d\u00ebgjuar edhe fjalimin e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, menj\u00ebher\u00eb pas protestave t\u00eb 21 janarit 2011. Keni pasur rastin ta d\u00ebgjoni shum\u00eb e shum\u00eb her\u00eb. E kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha televizionet. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur shum\u00eb her\u00eb televizionet q\u00eb kan\u00eb qejf dhe detyr\u00eb ta kall\u00ebzojn\u00eb shpesh, sa m\u00eb shpesh, kryeministrin, qoft\u00eb edhe kur, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryeministrit, mori pjes\u00eb n\u00eb garat komb\u00ebtare t\u00eb notit krol n\u00eb Detin Adriatik, qoft\u00eb edhe kur, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, mori pjes\u00eb n\u00eb garat e ngjitjes n\u00eb Murin kinez, n\u00eb t\u00eb cilat merrnin pjes\u00eb kryetar\u00ebt dhe kryeministrat e shum\u00eb shteteve!<\/p>\n<p>\u00c7&#8217;\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, tani, as televizionet q\u00eb kan\u00eb qejf dhe detyr\u00eb ta kall\u00ebzojn\u00eb shpesh kryeministrin, qoft\u00eb edhe n\u00eb garat e notit n\u00eb Adriatik, qoft\u00eb edhe n\u00eb garat e ngjitjes n\u00eb Murin kinez, nuk po e japin m\u00eb fjalimin e tij t\u00eb mbajtur menj\u00ebher\u00eb pas protest\u00ebs s\u00eb 21 janarit.<\/p>\n<p>Disa dit\u00eb kam menduar: nuk po e japin sepse kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb mban shum\u00eb fjalime, nga disa fjalime n\u00eb dit\u00eb, prandaj po t\u00eb jepej edhe ai i 21 janarit prap\u00eb e prap\u00eb nuk do t\u00eb dihej se cili \u00ebsht\u00eb i sotmi, m\u00eb i fundit! Dhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi! Por, sot, kur e d\u00ebgjova fjalimin e diktatorit t\u00eb Libis\u00eb, Moamer el-Gadafit, sikur e kuptova pse televizionet tona, sidomos ato q\u00eb kan\u00eb qejf dhe detyr\u00eb, detyr\u00eb demokratike, ta kall\u00ebzojn\u00eb aq shpesh kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, nuk po e japin m\u00eb fjalimin e tij t\u00eb 21 janarit.<\/p>\n<p>E pse nuk po e japin m\u00eb at\u00eb fjalim historik e revolucionar?<\/p>\n<p>Nuk po e japin m\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ngjash\u00ebm, diku-diku plot\u00ebsisht i nj\u00ebjt\u00eb, me fjalimin e diktatorit t\u00eb Libis\u00eb, Moamer el-Gadafit, dhe frik\u00ebsohen mos ky fjalim do t&#8217;i frym\u00ebzoj\u00eb shikuesit e tyre t\u00eb mendojn\u00eb e t\u00eb thon\u00eb: diktator\u00ebt, tiran\u00ebt, despot\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb &#8211; gjuh\u00ebn e k\u00ebrc\u00ebnimeve, t\u00eb frik\u00ebsimeve, t\u00eb dhun\u00ebs, t\u00eb vrasjeve.<\/p>\n<p>E televizionet tona, sidomos televizionet tona q\u00eb kan\u00eb qejf dhe detyr\u00eb ta kall\u00ebzojn\u00eb kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb jo vet\u00ebm si noton dhe si ngjitet n\u00eb Murin kinez, madje, edhe n\u00eb Malin e Dajtit, por edhe si flet dhe \u00e7ka flet, ndoshta nuk jan\u00eb t\u00eb lumtura pse ai, dometh\u00ebn\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb dhe kryetari i Libis\u00eb flasin gjuh\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjashme politike, diku-diku gjuh\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb politike. Revolucionare! T\u00eb pakoht\u00eb! Parake!<\/p>\n<p>Por, n\u00eb qoft\u00eb se televizionet, q\u00eb kan\u00eb qejf dhe detyr\u00eb ta kall\u00ebzojn\u00eb shpesh kryeministrin, nuk kan\u00eb qejf t\u00eb d\u00ebgjohet m\u00eb fjalimi i tij i 21 janarit, dometh\u00ebn\u00eb nuk kan\u00eb qejf ta b\u00ebjn\u00eb popullin t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se kryeministri i tyre flet me gjuh\u00eb politike shum\u00eb t\u00eb ngjashme, diku-diku plot\u00ebsisht t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me gjuh\u00ebn politike t\u00eb kryetarit t\u00eb Libis\u00eb, populli e ka sh\u00ebnuar n\u00eb kujtes\u00eb at\u00eb fjalim dhe nuk e harron leht\u00eb. Ata q\u00eb e kan\u00eb kujtes\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme si Gjergj Fishta, si Fan Noli, si Faik Konica, si ish kryetari i Shqip\u00ebris\u00eb, Rexhep Mejdani, si ish kryetari i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ylli Popa, si un\u00eb e si nj\u00eb num\u00ebr tjet\u00ebr i mjek\u00ebve, i fizikan\u00ebve, i shkrimtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb shtet\u00ebrore dhe t\u00eb Kosov\u00ebs, nuk do ta harrojn\u00eb kurr\u00eb, kurr\u00ebn e kurr\u00ebs, at\u00eb fjalim. Dhe, nuk do ta harrojn\u00eb kurr\u00eb, sepse ishte fjalim antologjik revolucionar, si edhe fjalimi i kryetarit t\u00eb Libis\u00eb i mbajtur m\u00eb 23 shkurt.<\/p>\n<p>\u00c7&#8217;\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta numri m\u00eb i madh i qytetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb intelektual\u00ebt e sip\u00ebrp\u00ebrmendur, e din\u00eb fare mir\u00eb se fjalimet e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, gjat\u00eb shum\u00eb e shum\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb pushtet, qoft\u00eb si kryetar i Shqip\u00ebris\u00eb, qoft\u00eb si kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb, qoft\u00eb si kryetar i p\u00ebrjetsh\u00ebm i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, qoft\u00eb, m\u00eb her\u00ebt, si sekretar i organizat\u00ebs themelore t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs n\u00eb Universitetin Shtet\u00ebror t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb ishin edhe m\u00eb revolucionare se fjalimi i 21 janarit apo se fjalimi i Moamer el-Gadafit i 23 shkurtit. Krahasojini fjalimet e kryeministrit ton\u00eb, q\u00eb ka mbajtur si sekretar i organizat\u00ebs themelore t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb mbledhjet e k\u00ebsaj organizate n\u00eb Universitetin Shtet\u00ebror t\u00eb Tiran\u00ebs; fjalimet q\u00eb ka mbajtur si kryetar i Shqip\u00ebris\u00eb, mbasi u shp\u00ebrb\u00eb organizata themelore e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte sekretar; fjalimet q\u00eb ka mbajtur si kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb; fjalimet q\u00eb ka mbajtur, oh sa shum\u00eb fjalime, si kryetar i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, qe nj\u00ebzet e sa vjet &#8211; krahasojini t\u00eb gjitha k\u00ebto fjalime t\u00eb tij me fjalimet e kryetarit t\u00eb Libis\u00eb dhe do t\u00eb shihni, do t\u00eb shihni e do t\u00eb bindeni, se fjalimet e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb vazhdim\u00ebsi ishin fjalime revolucionare sa fjalimet e kryetarit t\u00eb Libis\u00eb, Moamer el-Gadaf.<\/p>\n<p>Ngjashm\u00ebria, kur e kur nj\u00ebjt\u00ebsimi i plot\u00eb i fjalimeve t\u00eb fundit t\u00eb k\u00ebtyre dy shtetar\u00ebve, u b\u00eb m\u00eb i duksh\u00ebm se i fjalimeve t\u00eb tyre t\u00eb m\u00ebparshme, sepse ishin fjalime kur edhe nj\u00ebri edhe tjetri e ndien veten pisk, u gjet\u00ebn n\u00eb, si e quan filozofi Karl Jaspers, situat\u00eb skajore, t\u00eb rrezikuar n\u00eb fronin n\u00eb t\u00eb cilin ishin venduar. Fjalime m\u00eb t\u00eb mira gjithmon\u00eb mbahen kur goj\u00ebtari \u00ebsht\u00eb i tronditur. Ishin ato dy fjalime antologjike revolucionare t\u00eb dy politikan\u00ebve t\u00eb tronditur shum\u00eb emblematik\u00eb t\u00eb popujve t\u00eb tyre, q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb dy kontinente: nj\u00ebri n\u00eb kontinentin afrikan, kurse tjetri n\u00eb kontinentin evropian, q\u00eb jetojn\u00eb larg nj\u00ebri-tjetrit, por q\u00eb shum\u00eb i p\u00ebrngjasojn\u00eb nj\u00ebri &#8211; tjetrit pik\u00eb s\u00eb pari sepse e duan pushtetin si t&#8217;i kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb n\u00ebn\u00eb! Dy fjalime sh\u00ebmb\u00ebllyese. Revolucionare historike!<\/p>\n<p>\u00c7ka i b\u00ebn\u00eb t\u00eb ngjashme, jo, m\u00eb falni, \u00e7ka n\u00eb thelb i b\u00ebn\u00eb identike k\u00ebto dy fjalime t\u00eb t\u00eb dy shtetar\u00ebve prej t\u00eb cil\u00ebve nj\u00ebri sundon dyzet vjet, kurse tjetri nj\u00ebzet vjet? Ngjashm\u00ebrin\u00eb, kur e kur nj\u00ebjt\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre dy fjalimeve t\u00eb par\u00ebt e kan\u00eb v\u00ebrejtur dhe paraqitur matur, kujdessh\u00ebm, m\u00eb mir\u00eb se un\u00eb, n\u00eb tv, Filip \u00c7akuli, Saimiri dhe Doktori &#8211; tre artist\u00ebt, q\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, p\u00ebr sh\u00ebndetin e tyre politik e moral, p\u00ebr demokracin\u00eb, po b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se shum\u00eb institucione dhe se shum\u00eb intelektual\u00eb bashkarisht. Un\u00eb, nd\u00ebrkaq, po merrem edhe me shkaqet q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ngjashme k\u00ebto dy fjalime.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbajtja e sh\u00ebmb\u00eblles\u00ebs<\/p>\n<p>T\u00eb dy fjalimet i drejtohen popullit, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Natyrisht. Tiran\u00ebt, despot\u00ebt dhe diktator\u00ebt kan\u00eb qejf t&#8217;u drejtohen t\u00eb gjith\u00ebve, por t\u00eb q\u00ebrojn\u00eb hesape me t\u00eb ve\u00e7antit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dy fjalimet b\u00ebhet dallimi midis atyre n\u00ebnshtetasve q\u00eb rrin\u00eb urt\u00eb, qet\u00eb, q\u00eb jan\u00eb besnik\u00eb, ndaj sundimtarit t\u00eb tyre dhe atyre q\u00eb jan\u00eb ngritur n\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr atij sundimtari.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dy fjalimet thuhet, shum\u00eb vendosm\u00ebrisht, se pavar\u00ebsisht prej numrit t\u00eb protestuesve, as kryeministri, as kryetari, nuk do t\u00eb t\u00ebrhiqen. Jo! Kurr\u00ebn e kurr\u00ebs. Pavar\u00ebsisht sa do t\u00eb zgjasin aty protestat.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dy fjalimet ftohen an\u00ebtar\u00ebt e partis\u00eb s\u00eb kryeministrit Sali Berisha dhe besnik\u00ebt e kryetarit Moamer el-Gadaf q\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebri kur t&#8217;u thuhet t\u00eb dalin n\u00eb protest\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn i pari e quan miting, kurse i dyti e quan popull, p\u00ebr t\u00eb treguar p\u00ebrkrahjen ndaj sundimtarit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dy fjalimet, protestuesit, her\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e her\u00eb disa grupe t\u00eb tyre, quhen kriminel\u00eb, jo, m\u00eb falni, bandit\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dy fjalimet, protestuesit zhvler\u00ebsohen si p\u00ebrdorues t\u00eb drog\u00ebs dhe t\u00eb alkoolit, q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb sillen pakontrolluesh\u00ebm e t\u00eb ushtrojn\u00eb dhun\u00eb kund\u00ebr forcave t\u00eb rendit!<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dy fjalimet, protestuesit quhen t\u00eb paguar, m\u00eb s\u00eb shumti prej armikut t\u00eb brendsh\u00ebm &#8211; opozit\u00ebs, por nuk p\u00ebrjashtohen as parat\u00eb e armikut t\u00eb jasht\u00ebm, t\u00eb vjet\u00ebr a t\u00eb ri.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dy fjalimet arsyetohen vrasjet e protestuesve me &#8220;argumentet&#8221; e gjithmonshme t\u00eb tiran\u00ebve, despot\u00ebve e diktator\u00ebve &#8211; jan\u00eb vrar\u00eb duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb pushtojn\u00eb institucionet dhe t\u00eb marrin pushtetin!<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dy fjalimet akuzohen protestuesit se kan\u00eb plagosur e kan\u00eb vrar\u00eb nj\u00ebri-tjetrin me q\u00ebllim q\u00eb p\u00ebr vrasjen e plagosjen e tyre t\u00eb akuzohen forcat e rendit, dometh\u00ebn\u00eb mbrojt\u00ebsit e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb kryetarit t\u00eb Libis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dy fjalimet, t\u00eb dy sundimtar\u00ebt, ky i Shqip\u00ebris\u00eb gojavet\u00eb dhe me goj\u00ebn e ministrit t\u00eb ushtris\u00eb, kurse ai i Libis\u00eb, me goj\u00ebn e t\u00eb birit, i p\u00ebrkujtojn\u00eb protestuesit se, po e deshi puna, protestuesit do t&#8217;i paqesoj\u00eb ushtria!<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dy fjalimet autor\u00ebt e tyre tregojn\u00eb se e duan shum\u00eb krahasimin si figur\u00eb t\u00eb shprehjes politiko-poetike: edhe kryeministri shqiptar, edhe kryetari i Libis\u00eb, i krahasojn\u00eb organizuesit e protest\u00ebs, dometh\u00ebn\u00eb armiqt\u00eb politik\u00eb, me miun q\u00eb lyp vrim\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u fshehur kur hidh\u00ebrohen ata!<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dy fjalimet, si\u00e7 shihet, mbizot\u00ebrojn\u00eb dy trajta t\u00eb ligj\u00ebrimit: akuza dhe k\u00ebrc\u00ebnimi.<\/p>\n<p>Pikat e takimit, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pikat e nj\u00ebjt\u00ebsimit t\u00eb fjalimit t\u00eb kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, dhe t\u00eb kryetarit t\u00eb Libis\u00eb, Moamer el-Gadafi, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shumta, por edhe k\u00ebto t\u00eb theksuarat jan\u00eb t\u00eb mjafta p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se koncepti pushtetor i kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, dhe i kryetarit t\u00eb Libis\u00eb, Moamer el-Gadafi, \u00ebsht\u00eb n\u00eb mos plot\u00ebsisht i nj\u00ebjt\u00eb, s\u00eb paku tep\u00ebr i ngjash\u00ebm.<\/p>\n<p>Si t\u00eb mos jet\u00eb, o Zot!<\/p>\n<p>Edhe kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, edhe kryetari i Libis\u00eb, Moamer el-Gadafi, e nj\u00ebjt\u00ebsojn\u00eb qeverisjen me sundimin, kontrat\u00ebn shoq\u00ebrore midis popullit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb zgjedhur me sundimin e pakufizuar.<\/p>\n<p>Edhe kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, edhe kryetari i Libis\u00eb, e d\u00ebshirojn\u00eb sundimin e tyre si sundim t\u00eb pafund, derisa t\u00eb jen\u00eb gjall\u00eb. P\u00ebr arsye pse e d\u00ebshirojn\u00eb dhe e kuptojn\u00eb k\u00ebshtu sundimin, kryeministri shqiptar u drejtohet qytetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb k\u00ebshtu: do t\u00eb jem n\u00eb politik\u00eb, e kjo p\u00ebr t\u00eb do t\u00eb thot\u00eb n\u00eb pushtet, edhe tridhjet\u00eb vjet, derisa t\u00eb b\u00ebhet 110 vje\u00e7, kurse kryetari i Libis\u00eb i drejtohet popullit k\u00ebshtu: nuk do t\u00eb largohem prej vendit. Kurr\u00eb!<\/p>\n<p>Edhe kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, edhe kryetari i Libis\u00eb nuk e fshehin fare se jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb vdesin p\u00ebr t\u00eb mbetur aty ku jan\u00eb: n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, u drejtohet protestuesve, opozit\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb shprehin d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb t\u00eb largohet prej pushtetit: ata q\u00eb do t\u00eb provojn\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb t&#8217;i afrohen nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb kryeministris\u00eb do t\u00eb marrin p\u00ebrgjigjen q\u00eb nuk e kan\u00eb imagjinuar kurr\u00eb!<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kryetarit i Libis\u00eb i drejtohet popullit: do t\u00eb vdes si martir. Natyrisht: n\u00eb fron.<\/p>\n<p>\u00c7ka e shkakton sh\u00ebmb\u00eblles\u00ebn?<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb shtjellimit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, pashmangsh\u00ebm shtrohet pyetja: nga vjen kjo ngjashm\u00ebri, kur e kur nj\u00ebjt\u00ebsim, midis konceptit pushtetor t\u00eb kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, dhe konceptit pushtetor t\u00eb kryetarit t\u00eb Libis\u00eb, Moamer el-Gadafi? Nga vjen nj\u00ebjt\u00ebsimi ideor dhe ndjenjor i fjalimeve t\u00eb tyre t\u00eb mbajtura m\u00eb 21 janar &#8211; i t\u00eb parit, dhe m\u00eb 23 shkurt &#8211; i t\u00eb dytit.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: vjen prej nj\u00ebmend\u00ebsis\u00eb pushtetore q\u00eb ka krijuar &#8211; i pari, apo q\u00eb b\u00ebn \u00e7mos t\u00eb krijoj\u00eb dhe n\u00eb disa fusha ka krijuar &#8211; i dyti. Kryetari i Libis\u00eb sundon m\u00eb gjat\u00eb, tash e dyzet vjet, dhe nj\u00ebmend\u00ebsin\u00eb shoq\u00ebrore dhe juridike-kushtetuese t\u00eb Libis\u00eb e ka &#8220;sistemuar&#8221; ashtu si\u00e7 ka dashur: ai \u00ebsht\u00eb vet\u00eb kryetar, kryeminist\u00ebr, kryeprokuror dhe komandant i Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Libis\u00eb. Sundimtar absolut.<\/p>\n<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, duke nd\u00ebrruar institucionet sunduese, duke qen\u00eb kur kryetar, kur kryeminist\u00ebr, por gjithnj\u00eb kryetar i Partis\u00eb Demokratike, sundon m\u00eb shkurt se Moamer el-Gadafi, sundon &#8220;vet\u00ebm&#8221; nj\u00ebzet vjet, por gjat\u00eb k\u00ebtyre nj\u00ebzet vjet\u00ebve ka b\u00ebr\u00eb e po b\u00ebn \u00e7mos, nuk ka l\u00ebn\u00eb e nuk l\u00eb mjet pa p\u00ebrdorur, p\u00ebr ta shtuar pushtetin vetjak ashtu si Gadafi: q\u00eb t\u00eb mbetet qeveria e tij, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb t\u00eb mbetet ai edhe kryeminist\u00ebr, edhe kryetar i Shqip\u00ebris\u00eb, edhe prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, edhe komandant i Forcave t\u00eb Armatosura, edhe komandant i Policis\u00eb dhe i Gard\u00ebs Republikane. Q\u00eb t\u00eb mbetet sundimtar absolut! Botim i dyt\u00eb i Gadafit. K\u00ebto p\u00ebrpjekje t\u00eb tij, ku e ku t\u00eb send\u00ebrtuara plot\u00ebsisht, n\u00eb versionin e tyre m\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm, m\u00eb tragjik, i kemi par\u00eb m\u00eb 1997, 1998 dhe, m\u00eb pas, m\u00eb 21 janar 2011.<\/p>\n<p>Por, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb pyetjen se nga vjen ngjashm\u00ebria midis konceptit pushtetor t\u00eb kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb kryetarit t\u00eb Libis\u00eb?<\/p>\n<p>Jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm se p\u00ebrgjigjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje nj\u00eb num\u00ebr jo i vog\u00ebl i lexuesve do ta d\u00ebgjojn\u00eb me mospajtim dhe, do ta d\u00ebgjojn\u00eb me mospajtim, pak pse nuk e supozojn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, pse nuk d\u00ebshirojn\u00eb ta d\u00ebgjojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ngjashm\u00ebria, kur e kur nj\u00ebjt\u00ebsimi midis konceptit pushtetor t\u00eb kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, dhe kryetarit t\u00eb Libis\u00eb, Moamer el-Gadaf, vjen edhe nga kultura e tyre politike, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga mend\u00ebsia e tyre. E si\u00e7 dihet, kultura politike e njeriut, mend\u00ebsia e njeriut, \u00ebsht\u00eb prodhim i kultur\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrgjithshme, i qytet\u00ebrimit n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb formuar, shkurt i rrethanave kulturore, qytet\u00ebruese, politike, historike dhe t\u00eb p\u00ebrtashme.<\/p>\n<p>Si kryetari i Libis\u00eb, Moamer el-Gadafi, ashtu edhe kryetari i Egjiptit, Hosni Mubaraku, kryetari i Tunizis\u00eb, Ben Alia, nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kryetar\u00ebsh, kryeministrash, mbret\u00ebrish, emir\u00ebsh t\u00eb vendeve arabe, ashtu edhe kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, kan\u00eb ide t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb ose t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt shtet\u00ebrore, koncept t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb ose sh\u00ebmb\u00ebllyes pushtetor, pasion t\u00eb pap\u00ebrmbajtur p\u00ebr pushtet absolut, sepse kan\u00eb mend\u00ebsi t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt ose t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, q\u00eb vjen prej nj\u00eb qytet\u00ebrimi me shum\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb vendet e sundimtar\u00ebve arab\u00eb dhe n\u00eb vendin e sundimtarit shqiptar.<\/p>\n<p>Gjuha politike \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuese e rendit politik-shoq\u00ebror: \u00ebsht\u00eb e prodhuar prej tij, por mund t\u00eb jet\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe shnd\u00ebrruese e tij.<\/p>\n<p>Rendet politike-shoq\u00ebrore demokratike, sado mund t\u00eb dallojn\u00eb nj\u00ebri prej tjetrit, kan\u00eb gjuh\u00eb politike demokratike.<\/p>\n<p>Rendet politike-shoq\u00ebrore despotike, tiranike, diktatoriale, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi rendet politike-shoq\u00ebrore autoritare kan\u00eb gjuh\u00eb g\u00ebnjeshtare, shtyp\u00ebse, k\u00ebrc\u00ebnuese, dhunuese.<\/p>\n<p>Gjuha politike e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, dhe gjuha politike e kryetarit t\u00eb Libis\u00eb, Moamer el-Gadafi, jan\u00eb gjuh\u00eb politike g\u00ebnjeshtare, shtyp\u00ebse, frik\u00ebsuese, dhunuese, sepse sundimi i tyre, rendet politiko-shoq\u00ebrore, n\u00eb t\u00eb cilat sundojn\u00eb, me gjith\u00eb ndryshimet sip\u00ebrfaq\u00ebsore, a proceduriale, n\u00eb thelbin e tyre, jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb; rende politiko-shoq\u00ebrore despotike.<\/p>\n<p>T\u00eb p\u00ebrs\u00ebris: Shqip\u00ebria duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e shqet\u00ebsuar pse kryeministri i saj, Sali Berisha, flet me gjuh\u00ebn politike me t\u00eb cil\u00ebn flet edhe diktatori i Libis\u00eb, Moamer el-Gadafi. Dhe, duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e shqet\u00ebsuar Shqip\u00ebria sepse gjuha politike e t\u00eb parit si edhe gjuha politike e t\u00eb dytit burojn\u00eb prej mend\u00ebsis\u00eb pushtetore n\u00eb thelb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mend\u00ebsi e k\u00ebrc\u00ebnimit, e frik\u00ebsimit, e shtypjesh, e vrasjes.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se do q\u00eb t\u00eb jet\u00eb shtet i qytet\u00ebruar, me rend politik-shoq\u00ebror demokratik, n\u00eb t\u00eb cilin demokracia do t\u00eb jet\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie midis njer\u00ebzve, shtet i s\u00eb drejt\u00ebs, shtet me q\u00ebndrueshm\u00ebri, me sh\u00ebndet moral, me nderim e autoritet n\u00eb bot\u00eb dhe, m\u00eb n\u00eb fund, shtet i pranuar n\u00eb Bashkimin Evropian, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb lirohet prej konceptit pushtetor berishian &#8211; gadafian. Kur t\u00eb lirohet prej k\u00ebtij koncepti t\u00eb tejskajsh\u00ebm p\u00ebr pushtetin, Shqip\u00ebria do t\u00eb lirohet edhe prej asaj gjuhe revolucionare, shtyp\u00ebse, k\u00ebrc\u00ebnuese dhe frik\u00ebsuese, q\u00eb e d\u00ebgjon nga goja e kryeministrit dhe e kryetares s\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb a &#8211; m\u00eb sakt\u00eb e th\u00ebn\u00eb &#8211; nga goja e kryetares s\u00eb Kuvendit t\u00eb tij. E v\u00eb peng vepr\u00ebn dhe etik\u00ebn time mendore dhe them: Shqip\u00ebria do t\u00eb lirohet prej atij koncepti vrastar pushtetor dhe, m\u00eb n\u00eb fund, prej asaj gjuhe shtyp\u00ebse, k\u00ebrc\u00ebnuese dhe frik\u00ebsuese, gadafiane, vet\u00ebm n\u00eb qoft\u00eb se lirohet prej kryeministrit t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb saj, Sali Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rexhep Qosja, 01.03.2011 Prej se po shkruaj p\u00ebr kriz\u00ebn politike, institucionale, kushtetuese, morale, t\u00eb p\u00ebrgjithshme, n\u00eb Shqip\u00ebri, kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim, q\u00eb nuk ia fal vetes: kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, e kam krahasuar me kryetarin e Tunizis\u00eb, Ben Alin\u00eb, dhe me kryetarin e Egjiptit, Hosni Mubarakun. E ndiej se, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb krahasim, u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Pse jan\u00eb identik\u00eb fjalimet e Berish\u00ebs dhe Gaddafit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pse jan\u00eb identik\u00eb fjalimet e Berish\u00ebs dhe Gaddafit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Rexhep Qosja, 01.03.2011 Prej se po shkruaj p\u00ebr kriz\u00ebn politike, institucionale, kushtetuese, morale, t\u00eb p\u00ebrgjithshme, n\u00eb Shqip\u00ebri, kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim, q\u00eb nuk ia fal vetes: kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, e kam krahasuar me kryetarin e Tunizis\u00eb, Ben Alin\u00eb, dhe me kryetarin e Egjiptit, Hosni Mubarakun. E ndiej se, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb krahasim, u [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-03-01T21:04:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/rexhep_qosja-300x225.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Pse jan\u00eb identik\u00eb fjalimet e Berish\u00ebs dhe Gaddafit?\",\"datePublished\":\"2011-03-01T21:04:28+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-01T21:04:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/\"},\"wordCount\":3307,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/rexhep_qosja-300x225.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/\",\"name\":\"Pse jan\u00eb identik\u00eb fjalimet e Berish\u00ebs dhe Gaddafit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/rexhep_qosja-300x225.jpg\",\"datePublished\":\"2011-03-01T21:04:28+00:00\",\"dateModified\":\"2011-03-01T21:04:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/rexhep_qosja-300x225.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/rexhep_qosja-300x225.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pse jan\u00eb identik\u00eb fjalimet e Berish\u00ebs dhe Gaddafit?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pse jan\u00eb identik\u00eb fjalimet e Berish\u00ebs dhe Gaddafit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Pse jan\u00eb identik\u00eb fjalimet e Berish\u00ebs dhe Gaddafit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Rexhep Qosja, 01.03.2011 Prej se po shkruaj p\u00ebr kriz\u00ebn politike, institucionale, kushtetuese, morale, t\u00eb p\u00ebrgjithshme, n\u00eb Shqip\u00ebri, kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim, q\u00eb nuk ia fal vetes: kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, e kam krahasuar me kryetarin e Tunizis\u00eb, Ben Alin\u00eb, dhe me kryetarin e Egjiptit, Hosni Mubarakun. E ndiej se, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb krahasim, u [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-03-01T21:04:28+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/rexhep_qosja-300x225.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Pse jan\u00eb identik\u00eb fjalimet e Berish\u00ebs dhe Gaddafit?","datePublished":"2011-03-01T21:04:28+00:00","dateModified":"2011-03-01T21:04:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/"},"wordCount":3307,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/rexhep_qosja-300x225.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/","name":"Pse jan\u00eb identik\u00eb fjalimet e Berish\u00ebs dhe Gaddafit? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/rexhep_qosja-300x225.jpg","datePublished":"2011-03-01T21:04:28+00:00","dateModified":"2011-03-01T21:04:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/rexhep_qosja-300x225.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/rexhep_qosja-300x225.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-jane-identike-fjalimet-e-berishes-dhe-gaddafit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pse jan\u00eb identik\u00eb fjalimet e Berish\u00ebs dhe Gaddafit?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6780"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6780"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6780\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6780"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6780"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6780"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}