{"id":6672,"date":"2011-02-27T12:36:27","date_gmt":"2011-02-27T11:36:27","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=6672"},"modified":"2011-02-27T12:36:27","modified_gmt":"2011-02-27T11:36:27","slug":"shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/","title":{"rendered":"SHQIP\u00cbRIA NE UDH\u00cbKRYQ APO POLITIKA E KRYQ\u00cbZUAR"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Libri 5<\/strong><\/em>.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-full wp-image-6673\" title=\"vasil_tabaku_shqiperia_ne_udhekryq\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/vasil_tabaku_shqiperia_ne_udhekryq.jpg\" alt=\"\" width=\"220\" height=\"326\" \/><\/p>\n<p><strong>Vasil Tabaku <\/strong><\/p>\n<p>Vasil Tabaku:\u201d SHQIP\u00cbRIA NE UDH\u00cbKRYQ APO POLITIKA E KRYQ\u00cbZUAR\u201d<br \/>\nSht\u00ebpia Botuese \u201cEPOS\u201d Tirane 2001<br \/>\nRedaktor \u2013 Muj\u00eb Bu\u00e7papaj<br \/>\nRecensent: Kostaq Xoxi, Bardhyl Vu\u00e7it\u00ebrni, Behar Sinani<\/p>\n<p>(<em>Fragmente nga libri<\/em>)<\/p>\n<p>1. HISTORIA KOMB\u00cbTARE, VETVETJA JONE Q\u00cb DUHET RISHKRUAR<\/p>\n<p>Nocioni \u201chistori\u201d, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb ngjarje, nj\u00eb rr\u00ebfenj\u00eb, apo nj\u00eb shkruarje datash, ky nocion ka p\u00ebrmasa madh\u00ebshtore, t\u00eb ngjizura nga e v\u00ebrteta e madhe, e pakontestueshme, e pa trillueshme dhe pa zhber\u00ebshme. Shpesh, Brenda historis\u00eb kan\u00eb penetruar gjithfar\u00eb manipulator\u00ebsh, q\u00eb nga politikan\u00ebt, shkruesit e saj apo th\u00ebn\u00eb ndryshe pseudohistorian\u00eb, d\u00ebshtak\u00eb, diktatore dhe smir\u00ebzinj komb\u00ebtar\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto, na japin t\u00eb drejt\u00ebn legjitime si shqiptar\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb jo vet\u00ebm rishikimin e Historis\u00eb, por edhe rishkrimin dinj\u00ebtoz t\u00eb saj sipas t\u00eb v\u00ebrtetave t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebrmes shekujve. Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb grup njer\u00ebzish t\u00eb implikuar n\u00eb krimin e madh ndaj historis\u00eb, por edhe ndonj\u00eb i keqinformuar, e kund\u00ebrshtojn\u00eb rishkrimin e Historis\u00eb. Debati i gjer\u00eb q\u00eb vazhdon prej vitesh, shpesh politizohet, duke veshur korac\u00ebn e \u201cimunitetit\u201d t\u00eb deputetit apo liderit politik\u00eb. Por Historia Komb\u00ebtare, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm historiografia politike, pasi k\u00ebtu g\u00ebrshetohen vlerat artistike, letrare, shkencore, arsimore dhe sociale. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb rrafsh tep\u00ebr t\u00eb gjer\u00eb, I cili natyrisht meriton v\u00ebmendjen e studiuesve dhe historian\u00ebve p\u00ebrkat\u00ebs sipas fushave respektive.<br \/>\nKur Historia Komb\u00ebtare, trajtohet si pron\u00eb dhe shp\u00ebrfytyrohet<br \/>\nP\u00ebrmes dekadave t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, u tentua tjet\u00ebrsimi, nxirja dhe falsifikimi i HISTORIS\u00cb si nj\u00eb vler\u00eb e madhe komb\u00ebtare. Njer\u00ebzit e diktatorit e trajtuan Historin\u00eb si pron\u00eb dhe p\u00ebrmes nj\u00eb sakrilegji t\u00eb p\u00ebrfytyruar e shp\u00ebrfytyruan Historin\u00eb me gjithfar\u00eb deformimesh, sajimesh dhe falsifikimesh absurde. Diktatori paranojak Enver Hoxha, duke hyr\u00eb arbitrarisht n\u00eb panteonin e Historis\u00eb, falsifikoj ngjarje data emra dhe mbi t\u00eb gjitha shp\u00ebrfytyroj t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn komb\u00ebtare. Nuk e shoh t\u00eb rrug\u00ebs t\u00eb ndalem n\u00eb detaje konkrete, por do t\u00eb p\u00ebrmend dy nga kolonat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb historis\u00eb, identitetin komb\u00ebtar dhe panteonin e lavdis\u00eb komb\u00ebtare. T\u00eb dyja t\u00eb manipuluara tragjikisht nga Enver Hoxha dhe shkruesit mjeran q\u00eb i manipulonin vlerat duke i atribuuar Enver Hoxh\u00ebs gjith\u00e7ka. K\u00ebta shkrues t\u00eb p\u00ebrunjur e fut\u00ebn diktatorin n\u00eb histori si liderin q\u00eb p\u00ebrcaktoj identitetin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, kur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet, diktatori e shkat\u00ebrroj at\u00eb duke aplikuar monstr\u00ebn e \u201csocializmit fitimtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. K\u00ebta pseudo shkrues, e zhvesh\u00ebn kombin dhe Shqip\u00ebrin\u00eb nga \u00e7do merit\u00eb historike, t\u00eb shtetformimit. Z\u00ebvend\u00ebsuan emrat e themeluesve t\u00eb shtetit t\u00eb par\u00eb shqiptar, n\u00eb vitin 1912 me shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare. Kujtojm\u00eb k\u00ebtu atdhetarin Lef Nosi , i cili u sfumua krejt\u00ebsisht dhe u vendos emir i \u201cBaba \u00c7enit\u201d, babai i diktatorit. P\u00ebr ta servirur k\u00ebt\u00eb krim ndaj Historis\u00eb, u zhduk dhe procesverbali i shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare, firmosur nga gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit, ku natyrisht nuk ekzistonte emir i Baba \u00c7enit. Ky mashtrim, u server p\u00ebr gati pes\u00eb dekada, deri sa u rigjet Procesverbali i Shpalljes se Pavar\u00ebsis\u00eb. Po i nj\u00ebjti krim i sh\u00ebmtuar u b\u00eb nga t\u00eb zellshmit shkrues t\u00eb indoktrinuar t\u00eb Historis\u00eb edhe me emrat e shquar t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare, t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, periudh\u00ebs s\u00eb qeverisjes s\u00eb Mbretit Ahmet Zogu dhe periudh\u00ebn e pushtetit diktatorial. Po sjell k\u00ebtu rastet e paprecedent t\u00eb dhunimit t\u00eb vlerave t\u00eb Mbretit Zog, fshirjen e aktivitetit dhe vlerave t\u00eb patriot\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj Faik Konica, Gjergj Fishta, Mehdi Frash\u00ebri, Bilal Xhaferri, Musine Kokolarit apo dhe hedhjen e hijes s\u00eb zez\u00eb t\u00eb harres\u00ebs mbi Shenjtoren e madhe N\u00ebn\u00eb Tereza, duke i mohuar asaj edhe identitetin si shqiptare.<br \/>\nShqiptar\u00ebt njohin historin\u00eb e \u201chelmuar\u201d p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe m\u00eb gjer\u00eb<br \/>\nHistoria e Shqip\u00ebris\u00eb, nuk mund t\u00eb ndahet nga historia e Kosov\u00ebs. Ky realitet i madh historik, tashm\u00eb nuk ka pse t\u00eb diskutohet apo t\u00eb hidhet p\u00ebr debat. Gjith\u00eb etapat historike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb nga fillesa jon\u00eb si komb e gjer m\u00eb sot, jan\u00eb t\u00eb g\u00ebrshetuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pandashme me Kosov\u00ebn, me Shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb apo ata t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Historiografia e Kosov\u00ebs, nga ana e k\u00ebtejme e kufijve politik,pra Brenda Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb trajtuar n\u00ebn censur\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb tiran\u00ebve t\u00eb diktatorit Hoxha, n\u00eb fokusin e interesave politike t\u00eb komunizmit shqiptar. Shitja e Kosov\u00ebs tek Serbia e Titos, ishte nj\u00eb vep\u00ebr makab\u00ebr e Enver Hoxh\u00ebs, por n\u00eb histori, kjo masak\u00ebr komb\u00ebtare u trajtua si nj\u00eb verdikt i Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, kur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte nj\u00eb tradhti e madhe e Enver Hoxh\u00ebs ndaj Kosov\u00ebs dhe kosovar\u00ebve. Po ashtu dhe trajtimi i figurave atdhetare t\u00eb Kosov\u00ebs, u trajtuan sipas interesave t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri. Manipulimi i historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga shteti komunist shqiptar, i kaloj t\u00eb gjith\u00eb kufijt\u00eb, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb krim t\u00eb madh. Manipulator t\u00eb historis\u00eb, nuk ishin vet\u00ebm historian\u00ebt servile, por edhe figurat qendrore t\u00eb politik\u00ebs komuniste, t\u00eb cil\u00ebt ndryshonin datat, emrat dhe ngjarjet sipas interesave t\u00eb diktatorit dhe komunizmit shqiptar. Historiografi t\u00eb tipit Paskal Milo apo P\u00ebllumb Xhufi, edhe pse i p\u00ebrkasin nj\u00eb brezi m\u00eb t\u00eb avancuar historian\u00ebsh, ishin nga manipulator\u00ebt m\u00eb t\u00eb zellsh\u00ebm t\u00eb historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe Kosov\u00ebn. Helmi komunist mbi historin\u00eb e Kosov\u00ebs si pjes\u00eb e Historis\u00eb komb\u00ebtare, vazhdoj gjat\u00eb gjer n\u00eb vitet 90, kur n\u00eb Shqip\u00ebri shp\u00ebrtheu L\u00ebvizja p\u00ebr Demokraci, e cila shkat\u00ebrroj t\u00eb gjitha \u00e7erdhet antikomb\u00ebtare dhe filloj korrigjimin e drejt t\u00eb Historis\u00eb.<br \/>\nNgjarjet madhore Historike dhe plagjiatura e diktatur\u00ebs komuniste<br \/>\nDuke filluar nga mbret\u00ebrimi i Ahmet Zogut dhe ngjarjet q\u00eb e pasuan, p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb periudha m\u00eb t\u00eb avancuara si Konferenca e Mukjes, Kongresi i P\u00ebrmetit, lufta kund\u00ebr mendimit ndryshe politik dhe eliminimi i partive t\u00eb tjera politike, ishin nj\u00eb nga manipulimet m\u00eb flagrante t\u00eb komunist\u00ebve. Shum\u00eb evenimente historike, u p\u00ebrvet\u00ebsuan, u p\u00ebrpunuan dhe iu adresuan PS dhe Enver Hoxh\u00ebs, duke sh\u00ebnuar k\u00ebshtu plagjiatur\u00ebn me t\u00eb madhe n\u00eb Historin\u00eb Komb\u00ebtare. Shum\u00eb atribute historike, Enver Hoxha i p\u00ebrvet\u00ebsoj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paturpshme duke e v\u00ebn\u00eb veten n\u00eb epiqend\u00ebr t\u00eb tyre. Kujtojm\u00eb k\u00ebtu Frontin e Luft\u00ebs kund\u00ebr Fashizmit, m\u00eb von\u00eb etapat e zhvillimit t\u00eb vendit n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme si arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi,shkenc\u00eb, art, kultur\u00eb dhe let\u00ebrsi. T\u00eb gjitha k\u00ebto zhvillime, kishin si stamp\u00eb sloganin komunist \u201cn\u00ebn drejtimin e Partis\u00eb dhe Shokut Enver\u201d Ky p\u00ebrvet\u00ebsim i paskrupullt dhe deformim, \u00e7onte edhe n\u00eb manipulimin e t\u00eb v\u00ebrtetave historike. T\u00eb gjitha k\u00ebto nd\u00ebrhyrje flagrante p\u00ebr rreth 50 vjet diktatur\u00eb komuniste, servir\u00ebn p\u00ebrpara opinionit, nx\u00ebn\u00ebsve, student\u00ebve dhe bot\u00ebs, nj\u00eb histori t\u00eb rreme, mashtrues, t\u00eb deformuar dhe cinike. Ndaj dhe k\u00ebrkohet me t\u00eb drejt ndryshimi thelb\u00ebsor, rishkruajtja e plot\u00eb dhe dinjitoze e Historis\u00eb son\u00eb Komb\u00ebtare, e cila \u00ebsht\u00eb dhe fytyra jon\u00eb, nd\u00ebrgjegjja dhe veprimtaria jon\u00eb, pra \u00ebsht\u00eb vetvetja jon\u00eb e madhe dhe unike.<\/p>\n<p>1. GJERGJ FISHTA : HOMERI I KOH\u00cbVE MODERNE<br \/>\nPoeti yn\u00eb Gjergj Fishta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vazhduesit autentik\u00eb dhe t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare, shpreh\u00ebs i idealeve atdhetare dhe demokratike n\u00eb kushtet e krijuara n\u00eb shekullin e nj\u00ebzet dhe kjo se dhe m\u00ebnyrat e pasqyrimit t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb krijimtarin\u00eb e tij, jan\u00eb vazhdim i natyrsh\u00ebm i teknik\u00ebs letrare t\u00eb Rilindjes, ku mbizot\u00ebron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. Gjergj Fishta lindi n\u00eb fshatin e vog\u00ebl Fisht\u00eb t\u00eb Zadrim\u00ebs m\u00eb 23 tetor 1871. Fillimisht punoi si bari, por shum\u00eb shpejt, kur ishte 6 vje\u00e7ar, zgjuarsia e tij i bie n\u00eb sy famullitarit t\u00eb fshatit, i cili e d\u00ebrgon Fisht\u00ebn n\u00eb Seminarin Fran\u00e7eskan t\u00eb Shkodr\u00ebs. M\u00eb 1880, kur hapet seminari n\u00eb Troshan, ai vijon n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb. K\u00ebtu ai shfaqi trillin poetik. M\u00eb 1886 d\u00ebrgohet p\u00ebr studime n\u00eb Bosnj\u00eb. Vitin e par\u00eb e kaloi n\u00eb Gu\u00e7jagor\u00eb, af\u00ebr Travanikut. M\u00ebsimet filozofike i mori n\u00eb kuvendin e Sutidk\u00ebs, nd\u00ebrsa ato teologjike n\u00eb kuvendin e Livnos. T\u00eb k\u00ebsaj kohe jan\u00eb edhe &#8220;Ushtrimet e para poetike&#8221;. M\u00eb 1893 i kreu studimet shk\u00eblqyesh\u00ebm. Vdiq n\u00eb Shkod\u00ebr m\u00eb 30 dhjetor 1940.<br \/>\nKrijimtaria artistike Gjergj Fishta ishte i pari shkrimtar shqiptar, i propozuar p\u00ebr \u00e7mim Nobel, prozator, poet, p\u00ebrkthyes; &#8220;Militant i let\u00ebrsis\u00eb shqipe&#8221; &#8211; cil\u00ebsuar nga Lasgush Poradeci dhe &#8220;Poet komb\u00ebtar i shqiptar\u00ebve&#8221; nga Eqrem \u00c7abej. Poezin\u00eb e par\u00eb Fishta e botoi n\u00eb &#8220;Albania&#8221;, m\u00eb 1899, me pseudonimin e popullit. Gjat\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb dendur botuese, e cila p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb librat u publikua edhe n\u00eb 15 gazeta e revista t\u00eb koh\u00ebs brenda edhe jasht\u00eb vendit, veprimtaria e tij p\u00ebrfshin 40 vite t\u00eb jet\u00ebs, ku ai p\u00ebrdori 24 pseudonime. Si krijues Fishta, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb ishte poet. P\u00ebrkushtimin m\u00eb t\u00eb madh e pati ndaj epik\u00ebs. &#8220;Lahut\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb&#8221;, vepr\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs, ai i kushtoi 40 vjet pun\u00eb. Nd\u00ebrsa, vepra tjet\u00ebr epike &#8220;Moisi Golemi dhe Deli Cena&#8221; u botua jo plot\u00ebsisht n\u00eb shtypin periodik. Tonet e madh\u00ebrishme heroike, burim\u00ebsia e pap\u00ebrs\u00ebritshme e p\u00ebrfytyrimeve, shqiptar\u00ebsia n\u00eb dh\u00ebnien e mjediseve, heronjve dhe rrethanave kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb Fishta, si epik t\u00eb quhej &#8220;Homer i Shqip\u00ebris\u00eb&#8221;.<br \/>\nNd\u00ebrthurjet e ndryshme t\u00eb mitologjis\u00eb me realitetin, ashp\u00ebrsia e stilit , mendimi i fuqish\u00ebm filozofik, dramaciteti i vepr\u00ebs kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb Fishta t\u00eb krahasohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebm\u00eb me G\u00ebten e Danten. Fishta arriti t\u00eb botoj\u00eb k\u00ebng\u00ebt e para te &#8220;Lahuta e Malcis\u00eb&#8221;, kryevep\u00ebr e poezis\u00eb epike shqiptare, m\u00eb 1904. Tre vjet m\u00eb von\u00eb botoi p\u00ebrmbledhjen satirike &#8220;Anzat e Parnasit&#8221; dhe m\u00eb 1909 p\u00ebrmbledhjen lirike &#8220;Pika v\u00ebset&#8221;, m\u00eb 1913 boton &#8220;Mrizi i Zanave&#8221;. P\u00ebr veprimtarin\u00eb poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime t\u00eb ndryshme. M\u00eb 1931, Greqia i jep dekorat\u00ebn &#8220;Foenix &#8220;. M\u00eb 1939, Italia e b\u00ebn an\u00ebtar t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb saj.<br \/>\nN\u00eb tetor 1913 botoi revist\u00ebn &#8220;Hylli i drit\u00ebs&#8221;, nd\u00ebrsa m\u00eb 23 tetor 1913 shpalosi flamurin komb\u00ebtar n\u00eb kish\u00ebn e Shkodr\u00ebs, duke e lidhur at\u00eb me drita me xhamin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb treguar unitetin mes shqiptar\u00ebve. Gjergj Fishta mori shum\u00eb medalje t\u00eb ndryshme nga populli i Shkodr\u00ebs, i Beratit, mbreti i Austris\u00eb, nga Greqia dhe Turqia. Vet\u00ebm pas viteve &#8216; 90&#8217;-t\u00eb, krijimtaria e Fisht\u00ebs zuri vendin e merituar n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb dhe n\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb komb\u00ebtare.<br \/>\nAktiviteti i tij patriotik Deri m\u00eb 1899, Fishta shkruante me alfabetin shqip t\u00eb fran\u00e7eskan\u00ebve. N\u00eb janar t\u00eb 1899 ai u b\u00eb bashk\u00ebthemelues dhe pjes\u00ebtar aktiv i shoq\u00ebris\u00eb &#8220;Bashkimi&#8221;, t\u00eb cil\u00ebn e drejtoi poeti atdhetar Preng Do\u00e7i. Me alfabetin e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie u botuan edhe krijimet e Fisht\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj periudhe. M\u00eb 1902 em\u00ebrohet drejtor i shkoll\u00ebs fran\u00e7eskane n\u00eb Shkod\u00ebr, deri at\u00ebher\u00eb e drejtuar nga klerik\u00eb t\u00eb huaj. Menj\u00ebher\u00eb ai instaloi gjuh\u00ebn shqipe si gjuh\u00eb m\u00ebsimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb. Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. M\u00eb 1908 ai mori pjes\u00eb n\u00eb Kongresin e Manastirit si p\u00ebrfaq\u00ebsues i shoq\u00ebris\u00eb &#8220;Bashkimi&#8221;. U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi pun\u00ebn e Komisionit t\u00eb Alfabetit. Shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ai e priti me entuziaz\u00ebm t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, por Luft\u00ebn Ballkanike dhe Konferenc\u00ebn e Ambasador\u00ebve me nj\u00eb breng\u00eb t\u00eb madhe. Shkodra, qyteti i tij, t\u00eb cilin k\u00ebrkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte n\u00eb duart e fuqive nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Brenga dhe entuziazmi duken n\u00eb poezit\u00eb, por edhe n\u00eb shkrimet publicistike q\u00eb boton n\u00eb revist\u00ebn &#8220;Hylli i drit\u00ebs&#8221;, revist\u00eb letrare-kulturore, t\u00eb cil\u00ebn e themeloi n\u00eb tetor t\u00eb 1913 dhe u b\u00eb drejtor i saj. N\u00ebn pushtimin austriak boton gazet\u00ebn &#8220;Posta e Shypnis\u00eb&#8221; (1916-1917) dhe m\u00eb 1916 themelon, bashk\u00eb me Luigj Gurakuqin &#8220;Komisin\u00eb letrare&#8221; q\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim krijimin e gjuh\u00ebs letrare komb\u00ebtare. Mbarimi i Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore p\u00ebrkon me pjekurin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb personalitetit t\u00eb Fisht\u00ebs si poet, si intelektual, dhe politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit t\u00eb 1919 dhe gjat\u00eb vitit 1920 \u00ebsht\u00eb sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i delegacionit shqiptar n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris. N\u00eb dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodr\u00ebs. N\u00eb prill 1921, n\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb parlamentit shqiptar zgjidhet n\u00ebnkryetar, ku kreu veprimtari t\u00eb dendura politike. Merr pjes\u00eb n\u00eb Revolucionin e Qershorit m\u00eb 1924. P\u00ebrndiqet pas rikthimit t\u00eb Zogut n\u00eb Shqip\u00ebri dhe vitet 1925 e 1926 i kalon n\u00eb Itali, ku nd\u00ebrkoh\u00eb krijon, boton e riboton pareshtur. T\u00eb k\u00ebsaj kohe jan\u00eb edhe pjesa m\u00eb e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit n\u00eb Shqip\u00ebri nis etapa e fundit e krijimtaris\u00eb s\u00eb Fisht\u00ebs. K\u00ebsaj etape i v\u00eb vul\u00ebn p\u00ebrfundimi e botimi i plot\u00eb i &#8220;Lahut\u00ebs s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb&#8221; n\u00eb 1937.<br \/>\nKorrespondenca e Fisht\u00ebs me Musolinin dhe Jakomonin Njihen dy letra q\u00eb Pat\u00ebr Gjergj Fishta i ka drejtuar Benito Musolinit. Letra e par\u00eb i takon vitit 1934 dhe \u00ebsht\u00eb e postuar n\u00eb Livorno, Itali. Kjo let\u00ebr \u00ebsht\u00eb e shkruar italisht, her\u00eb-her\u00eb me fjal\u00eb jo t\u00eb italishtes s\u00eb sotme. Duke ndjer\u00eb se nuk i mbetej shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar, Fishta i k\u00ebrkoi Musolinit q\u00eb vepra e tij t\u00eb botohet e plot\u00eb dhe &#8220;e paraqitshme&#8221;, gj\u00eb q\u00eb nuk mund ta b\u00ebnte Urdhri Fran\u00e7eskan dhe as Provinca e Fisht\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb ardhurat nga shitja e vepr\u00ebs t\u2019i kalonin k\u00ebsaj province. Deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dijetari shqiptar thuajse e kishte mbyllur ciklin e gjith\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb tij, pavar\u00ebsisht rishikimeve t\u00eb m\u00ebvonshme. Lutja konsistonte n\u00eb botimin e t\u00eb shtat\u00eb v\u00ebllimeve t\u00eb vepr\u00ebs, ku p\u00ebrfshihen poezia ajo epike me &#8220;Lahut\u00ebn e Malcis\u00eb&#8221;, lirika, drama, satira politike dhe sociale, proza, p\u00ebrkthimet nga Iliada e Homerit, Molieri, etj. Nd\u00ebrsa letra e dyt\u00eb e Fisht\u00ebs drejtuar Musolinit \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb Rom\u00eb, me dat\u00eb 27 prill t\u00eb 1940 dhe po ashtu si letra e par\u00eb mban edhe vitin p\u00ebrkat\u00ebs fashist, viti XVIII, i drejtohet tashm\u00eb Udh\u00ebheq\u00ebsit \u2013 Du\u00e7e. N\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr t\u00eb shkurt\u00ebr i shkruan p\u00ebr prof. Gino Bottiglioni, i Universitetit t\u00eb Bolonj\u00ebs, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte thirrur nga Akademia Italiane \u2013 an\u00ebtar i k\u00ebsaj Akademie Gjergj Fishta u b\u00eb n\u00eb 1939 \u2013 i ngarkuar me misionin p\u00ebr t\u00eb promovuar studime n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e dijes dhe p\u00ebr t\u00eb drejtuar t\u00eb rinjt\u00eb student\u00eb. &#8220;Qendra jon\u00eb e Studimeve Shqiptare do donte nj\u00eb impuls t\u00eb duksh\u00ebm nga profesori i Universitetit t\u00eb Bolonj\u00ebs ku me iniciativ\u00ebn e tij, po organizohet nj\u00eb grup t\u00eb rinjsh ve\u00e7an\u00ebrisht i p\u00ebrkushtuar ndaj albanologjis\u00eb&#8221;. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Fishta &#8220;guxoi&#8221; t\u2019i drejtohet Du\u00e7es dhe &#8220;gjykimit t\u00eb tij t\u00eb ndritur&#8221; p\u00ebr t\u2019u gjetur nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta shtyj\u00eb m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb nism\u00eb. Letra drejtuar Jakomonit, m\u00ebk\u00ebmb\u00ebsit t\u00eb mbretit Viktor Emanuel III, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lutje p\u00ebr t\u00eb ndihmuar albanologun Norbert<\/p>\n<p>P\u00ebrgatiti: Sh. DIBRANI<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Libri 5. Vasil Tabaku Vasil Tabaku:\u201d SHQIP\u00cbRIA NE UDH\u00cbKRYQ APO POLITIKA E KRYQ\u00cbZUAR\u201d Sht\u00ebpia Botuese \u201cEPOS\u201d Tirane 2001 Redaktor \u2013 Muj\u00eb Bu\u00e7papaj Recensent: Kostaq Xoxi, Bardhyl Vu\u00e7it\u00ebrni, Behar Sinani (Fragmente nga libri) 1. HISTORIA KOMB\u00cbTARE, VETVETJA JONE Q\u00cb DUHET RISHKRUAR Nocioni \u201chistori\u201d, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb ngjarje, nj\u00eb rr\u00ebfenj\u00eb, apo nj\u00eb shkruarje datash, ky nocion [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>SHQIP\u00cbRIA NE UDH\u00cbKRYQ APO POLITIKA E KRYQ\u00cbZUAR - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SHQIP\u00cbRIA NE UDH\u00cbKRYQ APO POLITIKA E KRYQ\u00cbZUAR - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Libri 5. Vasil Tabaku Vasil Tabaku:\u201d SHQIP\u00cbRIA NE UDH\u00cbKRYQ APO POLITIKA E KRYQ\u00cbZUAR\u201d Sht\u00ebpia Botuese \u201cEPOS\u201d Tirane 2001 Redaktor \u2013 Muj\u00eb Bu\u00e7papaj Recensent: Kostaq Xoxi, Bardhyl Vu\u00e7it\u00ebrni, Behar Sinani (Fragmente nga libri) 1. HISTORIA KOMB\u00cbTARE, VETVETJA JONE Q\u00cb DUHET RISHKRUAR Nocioni \u201chistori\u201d, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb ngjarje, nj\u00eb rr\u00ebfenj\u00eb, apo nj\u00eb shkruarje datash, ky nocion [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-02-27T11:36:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/vasil_tabaku_shqiperia_ne_udhekryq.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"SHQIP\u00cbRIA NE UDH\u00cbKRYQ APO POLITIKA E KRYQ\u00cbZUAR\",\"datePublished\":\"2011-02-27T11:36:27+00:00\",\"dateModified\":\"2011-02-27T11:36:27+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/\"},\"wordCount\":2620,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/vasil_tabaku_shqiperia_ne_udhekryq.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/\",\"name\":\"SHQIP\u00cbRIA NE UDH\u00cbKRYQ APO POLITIKA E KRYQ\u00cbZUAR - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/vasil_tabaku_shqiperia_ne_udhekryq.jpg\",\"datePublished\":\"2011-02-27T11:36:27+00:00\",\"dateModified\":\"2011-02-27T11:36:27+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/vasil_tabaku_shqiperia_ne_udhekryq.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/vasil_tabaku_shqiperia_ne_udhekryq.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SHQIP\u00cbRIA NE UDH\u00cbKRYQ APO POLITIKA E KRYQ\u00cbZUAR\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SHQIP\u00cbRIA NE UDH\u00cbKRYQ APO POLITIKA E KRYQ\u00cbZUAR - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"SHQIP\u00cbRIA NE UDH\u00cbKRYQ APO POLITIKA E KRYQ\u00cbZUAR - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Libri 5. Vasil Tabaku Vasil Tabaku:\u201d SHQIP\u00cbRIA NE UDH\u00cbKRYQ APO POLITIKA E KRYQ\u00cbZUAR\u201d Sht\u00ebpia Botuese \u201cEPOS\u201d Tirane 2001 Redaktor \u2013 Muj\u00eb Bu\u00e7papaj Recensent: Kostaq Xoxi, Bardhyl Vu\u00e7it\u00ebrni, Behar Sinani (Fragmente nga libri) 1. HISTORIA KOMB\u00cbTARE, VETVETJA JONE Q\u00cb DUHET RISHKRUAR Nocioni \u201chistori\u201d, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb ngjarje, nj\u00eb rr\u00ebfenj\u00eb, apo nj\u00eb shkruarje datash, ky nocion [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-02-27T11:36:27+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/vasil_tabaku_shqiperia_ne_udhekryq.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"SHQIP\u00cbRIA NE UDH\u00cbKRYQ APO POLITIKA E KRYQ\u00cbZUAR","datePublished":"2011-02-27T11:36:27+00:00","dateModified":"2011-02-27T11:36:27+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/"},"wordCount":2620,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/vasil_tabaku_shqiperia_ne_udhekryq.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/","name":"SHQIP\u00cbRIA NE UDH\u00cbKRYQ APO POLITIKA E KRYQ\u00cbZUAR - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/vasil_tabaku_shqiperia_ne_udhekryq.jpg","datePublished":"2011-02-27T11:36:27+00:00","dateModified":"2011-02-27T11:36:27+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/vasil_tabaku_shqiperia_ne_udhekryq.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/vasil_tabaku_shqiperia_ne_udhekryq.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shqiperia-ne-udhekryq-apo-politika-e-kryqezuar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SHQIP\u00cbRIA NE UDH\u00cbKRYQ APO POLITIKA E KRYQ\u00cbZUAR"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6672"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6672"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6672\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6672"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6672"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6672"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}