{"id":6580,"date":"2011-02-24T07:26:28","date_gmt":"2011-02-24T06:26:28","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=6580"},"modified":"2011-02-24T07:26:28","modified_gmt":"2011-02-24T06:26:28","slug":"debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/","title":{"rendered":"Debate midis ambasadorit amerikan Dell dhe gazet\u00ebs Koha n\u00eb Prishtin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-medium wp-image-6581\" title=\"Christofer Dell\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/christofer_dell-300x173.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"173\" \/><br \/>\nNga <strong>Korresp. 24-ore.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ambasadori i SHBA-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, Christopher Dell<\/strong> ka reaguar ndaj publikimit t\u00eb sms porosive t\u00eb k\u00ebmbyera gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb djeshme t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u votua p\u00ebr zgjedhjen e presidentit dhe qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn d\u00ebrguar K\u00ebshillit t\u00eb Pavarur t\u00eb Medieve t\u00eb Kosov\u00ebs, Dell shkruan: \u201cIsha i zhg\u00ebnjyer kur m\u00ebsova sot se mjetet e shtypit kishin p\u00ebrgjuar dhe regjistruar dhe rrjedhimisht edhe kishin shtypur ose transmetuar n\u00eb shkall\u00eb vendi korrespodencat dhe bisedat private. K\u00ebto medie, p\u00ebrfshir\u00eb edhe \u201cKoh\u00ebn Ditore\u201d, \u201cExpress\u201d dhe KTV, kan\u00eb tejkaluar kufirin duke transmetuar komunikimin privat q\u00eb ka ndodhur n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit m\u00eb 22 shkurt, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb thirrje t\u00eb qart\u00eb telefonike q\u00eb m\u00eb p\u00ebrfshin mua.<\/p>\n<p>Po ju shkruaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KPM-s\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb veprimtari joprofesionale, joetike dhe potencialisht t\u00eb paligjshme. Un\u00eb nuk jam i trazuar nga p\u00ebrmbajtja e k\u00ebtyre komunikimeve, t\u00eb cilat nuk pasqyrojn\u00eb asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa p\u00ebrpjekje t\u00eb zakonshme p\u00ebr t\u00eb mbledhur informata n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb hutuar dhe komentet dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb shprehura nga pal\u00ebt e treta, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb pohim plot\u00ebsisht t\u00eb respektuar se udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb t\u00eb vendit duhej t\u00eb merrnin vet\u00eb disa vendime p\u00ebr vetvete, por m\u00eb shum\u00eb nga veprimi i qart\u00eb i paligjsh\u00ebm i medieve.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 i kam ftuar an\u00ebtar\u00ebt e Qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrqafojn\u00eb standardet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qeverisjes transparente dhe t\u00eb past\u00ebr, un\u00eb po ashtu i nxis pjes\u00ebtar\u00ebt e medieve q\u00eb t\u2019u p\u00ebrmbahen t\u00eb nj\u00ebjtave standarde dhe sjelljes profesionale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb pajtuar kur kan\u00eb n\u00ebnshkruar Kodin e mir\u00ebsjelljes t\u00eb shtypit.<\/p>\n<p>Kosova ka kode t\u00eb mir\u00ebsjelljes si p\u00ebr shtypin e shkruar, ashtu edhe p\u00ebr at\u00eb elektronik. K\u00ebto kode k\u00ebrkojn\u00eb nga n\u00ebnshkruesit e tyre q\u00eb t\u2019u p\u00ebrmbahen standardeve m\u00eb t\u00eb larta nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb gazetaris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe privat\u00ebsis\u00eb. \u201cKoha Ditore\u201d, \u201cExpressi\u201d dhe KTV-ja kan\u00eb thyer shpirtin dhe q\u00ebllimin e k\u00ebtyre kodeve kur kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb komunikime personale. Sjellja e tyre ishte e pafalshme.<\/p>\n<p>Kjo sjellje po ashtu mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb edhe e paligjshme, pasi q\u00eb Kodi penal i Kosov\u00ebs ndalon p\u00ebrgjimin e paautorizuar t\u00eb bisedave dhe deklaratave personale.<\/p>\n<p>\u2022 Neni 170 (1) Kushdo q\u00eb me an\u00eb t\u00eb pajisjeve t\u00eb posa\u00e7me pa autorizim p\u00ebrgjon apo b\u00ebn p\u00ebrgjimin tonik ose incizon bised\u00ebn a deklarat\u00ebn, e cila nuk i \u00ebsht\u00eb drejtuar atij ose i mund\u00ebson personit tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr bised\u00ebn apo deklarat\u00ebn e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjuar tonikisht apo \u00ebsht\u00eb incizuar pa autorizim d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb nj\u00eb vit.<\/p>\n<p>Besoj se KPM-ja do t\u00eb ushtroj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e saj n\u00eb zbatimin e Kodit t\u00eb saj t\u00eb mir\u00ebsjelljes dhe ua l\u00eb autoriteteve ligjore q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb se a ka pasur apo jo shkelje t\u00eb ligjit dhe cil\u00ebt hapa ligjor\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb pasonin. Megjithat\u00eb, besoj se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi q\u00eb gazetar\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe redaktor\u00ebt\/botuesit q\u00eb kan\u00eb autorizuar raportet, qartazi kan\u00eb thyer standardet etike dhe profesionale t\u00eb pritshme nga gazetaria n\u00eb nj\u00eb shtet demokratik.<\/p>\n<p>Opinioni publik \u2013 lexuesit dhe d\u00ebgjuesit e lajmeve tuaja \u2013 meriton t\u2019i k\u00ebrkohet ndjes\u00eb. An\u00ebtar\u00ebt e medieve kan\u00eb shkelur standardet e tyre dhe besimin e publikut. Tre vjet pas pavar\u00ebsis\u00eb, vendi juaj do t\u00eb duhej t\u00eb mb\u00ebshtetej n\u00eb media t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, etike dhe profesionale. Un\u00eb jam i shkurajuar q\u00eb me gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen e fuqishme dhe investimeve t\u00eb konsiderueshme t\u00eb qeveris\u00eb sime p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vjet, disa prej mjeteve m\u00eb t\u00eb popullarizuara tuaja t\u00eb shtypit ende nuk e kan\u00eb arritur as edhe nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb llogaridh\u00ebnies dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb profesionale q\u00eb korrespondojn\u00eb me pozicionin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb publike q\u00eb ata ushtrojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigja e Koh\u00ebs Ditore dhe KTV-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin e larg\u00ebt 1734, New Yorku ishte koloni britanike, brenda nj\u00eb sistemi autoritar. P\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, vendin e t\u00eb lir\u00ebve, duhej pritur edhe m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr dekada.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb vitin 1734, n\u00eb New York, guvernatori kolonial William Cosby kishte hedhur n\u00eb gjyq botuesin e gazet\u00ebs New York Weekly Journal, Peter Zengerin, p\u00ebr njollosje t\u00eb autoritetit (konkretisht p\u00ebr \u2018libel\u2019, termi i sakt\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb gazetaris\u00eb).<\/p>\n<p>Gazeta e Peter Zengerit kishte botuar disa artikuj, t\u00eb cilat \u201ce njollosnin\u201d guvernatorin kolonial Cosby. Artikujt lidheshin me nj\u00eb vendim q\u00eb Cosby kishte marr\u00eb p\u00ebr ta shkarkuar nj\u00ebrin nga gjykat\u00ebsit e Gjykat\u00ebs Supreme, nd\u00ebrsa gazeta kishte m\u00ebsuar se Cosby e kishte shkarkuar gjykat\u00ebsin, p\u00ebr shkak se ky i fundit kishte marr\u00eb nj\u00eb vendim n\u00eb nj\u00eb rast q\u00eb kishte prekur interesat personale t\u00eb guvernatorit.<\/p>\n<p>Pjesa e par\u00eb e shekullit XVIII sh\u00ebnonte sistem autoritar dhe ligjet ndalonin njollosjen dhe ishte e ndaluar t\u00eb botohej \u00e7kado q\u00eb mund t\u00eb dukej keq p\u00ebr qeveris\u00ebsit ose qeverisjen.<br \/>\nPrandaj, m\u00eb 1734, Peter Zenger u burgos, nd\u00ebrsa guvernatori i kishte zgjedhur personalisht gjykat\u00ebsit p\u00ebr ta gjykuar.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, rastin e mbrojtjes s\u00eb Zengerit e kishte marr\u00eb nj\u00eb avokat i shquar i koh\u00ebs, Andrew Hamilton.<br \/>\nGjyqi vazhdoi m\u00eb 1735, por avokati Hamilton arriti t\u00eb bindte jurin\u00eb se, ndon\u00ebse ishte njollosur personaliteti i guvernatorit, e gjith\u00eb ajo q\u00eb ishte shkruar n\u00eb gazet\u00eb kishte qen\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe se e v\u00ebrteta asnj\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb njollos\u00ebse.<\/p>\n<p>Hamiltoni kishte arritur t\u00eb d\u00ebshmonte se njeriu nuk mund t\u00eb nd\u00ebshkohej, p\u00ebr shkak se ka raportuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, p\u00ebr shkak se e ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, p\u00ebr shkak se t\u00eb tjer\u00ebve ua ka paraqitur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Ky ishte triumfi i liris\u00eb s\u00eb shtypit, i liris\u00eb s\u00eb t\u00eb shprehurit n\u00eb vendin q\u00eb do t\u00eb njihet sot e gjith\u00eb dit\u00ebn si djepi i demokracis\u00eb.<br \/>\nGati treqind vjet m\u00eb par\u00eb, mbi nj\u00eb rast si ky u nd\u00ebrtua demokracia shembullore e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, e vendit t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>KOHA nuk e ka as dyshimin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se ky rast do t\u2019i jet\u00eb i njohur ambasadorit Dell, por e kemi par\u00eb t\u00eb nevojshme q\u00eb k\u00ebshtu t\u2019ia nisim reagimit ndaj letr\u00ebs s\u00eb hapur q\u00eb ambasadori ia ka drejtuar K\u00ebshillit t\u00eb Pavarur t\u00eb Mediave, n\u00eb shenj\u00eb zhg\u00ebnjimi p\u00ebr shkak t\u00eb raportimit q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb KOHA Ditore dhe Kohavisioni p\u00ebr ngjarjet n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, me rastin e zgjedhjes s\u00eb Kryetarit dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Zoti Dell ka shprehur zhg\u00ebnjimin e tij p\u00ebr kinse p\u00ebrgjimin, regjistrimin e korrespondencave private e q\u00eb m\u00eb pas jan\u00eb transmetuar dhe botuar n\u00eb shkall\u00eb vendi dhe i ka kualifikuar k\u00ebto veprime si joprofesionale, joetike dhe potencialisht t\u00eb paligjshme. Mir\u00ebpo, vet\u00ebm nj\u00eb paragraf m\u00eb posht\u00eb i ka etiketuar ato si t\u00eb paligjshme, p\u00ebr shkak se nuk e kan\u00eb respektuar privat\u00ebsin\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, e ka cituar nj\u00eb nen t\u00eb Kodit Penal p\u00ebr t\u00eb cilin beson se \u00ebsht\u00eb shkelur, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar seriozitetin e asaj q\u00eb e konsideron si shkelje t\u00eb pafalshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr zotin Dell \u201c\u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi\u201d se t\u00eb dy mediumet tona, gazetar\u00ebt, redaktor\u00ebt dhe udh\u00ebheq\u00ebsit i kemi thyer standardet etike dhe profesionale t\u00eb pritshme n\u00eb nj\u00eb shtet demokratik. Kjo p\u00ebr shkak se pat\u00ebm guximin t\u2019i botonim fotografit\u00eb e komunikimit me sms-a nd\u00ebrmjet k\u00ebshilltarit t\u00eb kryetarit t\u00eb porsazgjedhur t\u00eb Kosov\u00ebs, i cili fliste n\u00eb em\u00ebr t\u00eb zotit Dell, apo transmetonte at\u00eb q\u00eb e thoshte zoti Dell n\u00eb lidhje me momentet e caktuara t\u00eb procesit, me vet\u00eb, at\u00ebher\u00eb kandidatin p\u00ebr kryetar. Gjithashtu, p\u00ebr shkak se kishim transmetuar incizimin e nj\u00eb bisede q\u00eb po e zhvillonte ai, dhe e kishim p\u00ebrkthyer.<\/p>\n<p>Zoti Dell nuk ishte i k\u00ebnaqur me faktin se k\u00ebto i kishim b\u00ebr\u00eb publike, por nuk shfaqte breng\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e asaj q\u00eb kishim b\u00ebr\u00eb publike. E ajo q\u00eb e kishim botuar, megjithat\u00eb, nuk ishte \u201c&#8230;p\u00ebrpjekje t\u00eb zakonshme p\u00ebr t\u00eb mbledhur informata n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb hutuar&#8230;\u201d, por, n\u00eb fakt, ishte ndikim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb nd\u00ebrprerjen e procedur\u00ebs s\u00eb zgjedhjes s\u00eb kryetarit, t\u00eb cil\u00ebn edhe vet\u00eb kryesuesi e cil\u00ebsoi si shkelje t\u00eb Rregullores s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit, e madje edhe t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Ishte nd\u00ebrhyrje e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb procesin e zgjedhjes s\u00eb institucioneve. P\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ne zgjodh\u00ebm t\u2019i zbulojm\u00eb si fakte t\u00eb pamohueshme.<\/p>\n<p>Duam ta sigurojm\u00eb si zotin Dell ashtu edhe opinionin publik se qasja jon\u00eb ka qen\u00eb absolutisht etike dhe profesionale, pra p\u00ebr pasoj\u00eb edhe e ligjshme. Kodi etik e ndalon nd\u00ebrhyrjen n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e thjesht\u00eb private apo personale, pos n\u00eb rastin kur k\u00ebto kan\u00eb ndikim n\u00eb interesin publik (neni 5.1., Kodi Etik i mediumeve elektronike). Ne kemi vler\u00ebsuar se zgjedhja e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ndikimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb proces me an\u00eb t\u00eb porosive q\u00eb rrjedhin nga telefonat dhe komunikimet private, megjithat\u00eb jan\u00eb n\u00eb interes t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, e t\u00ebra ka ndodhur n\u00eb ambientin e sall\u00ebs s\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe jo n\u00eb nj\u00eb ambient privat, nd\u00ebrsa shk\u00ebmbimi i sms-ve u b\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e votimit p\u00ebr President t\u00eb Republik\u00ebs dhe jo n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb ahengu familjar, ku privat\u00ebsia do t\u00eb mund t\u00eb konsiderohej mbrojtje.<\/p>\n<p>Fotoreporter\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt mor\u00ebn pamjet aty, nuk ishin futur fshehurazi, por ishin t\u00eb akredituar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb dhe raportuar p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb ndodh gjat\u00eb seanc\u00ebs, e cila me t\u00eb drejt\u00eb kishte nxitur v\u00ebmendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb opinionit.<\/p>\n<p>Prandaj, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb misionin ton\u00eb, informimin e drejt\u00eb t\u00eb opinionit publik, kemi pasur p\u00ebr obligim q\u00eb me k\u00ebt\u00eb ta njoftojm\u00eb publikun. Sepse n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn do t\u00eb fshihnim informata shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, e kjo do t\u00eb ishte barazi me mashtrimin, apo g\u00ebnjimin e publikut.<\/p>\n<p>Jemi t\u00eb habitur me reagimin, i cili na u p\u00ebrcoll, ngase rridhte nga ambasadori, i cili me nj\u00eb deklarat\u00eb shum\u00eb t\u00eb fuqishme vjet mbrojti integritetin e pronares s\u00eb kompanis\u00eb KOHA, n\u00eb koh\u00ebn e vendosjes s\u00eb nj\u00eb pllake n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb Prishtin\u00ebs q\u00eb ftonte n\u00eb lin\u00e7. At\u00ebbot\u00eb, ambasadori Dell pati dal\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes q\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, tash p\u00ebrpiqet ta inkriminoj\u00eb sipas nenit 170 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Jemi t\u00eb shokuar me konstatimin se \u201cp\u00ebrkund\u00ebr mb\u00ebshtetjes s\u00eb fuqishme dhe investimeve t\u00eb konsiderueshme t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vjet disa prej mjeteve m\u00eb t\u00eb popullarizuara tuaja t\u00eb shtypit ende nuk e kan\u00eb arritur as edhe nivelin m\u00eb t\u00eb ult\u00eb t\u00eb llogaridh\u00ebnies dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb profesionale q\u00eb korrespondojn\u00eb me pozicionin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb publike q\u00eb ata ushtrojn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kjo deklarat\u00eb \u00ebsht\u00eb trondit\u00ebse mu p\u00ebr shkak t\u00eb faktit se organizmat implementues t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb amerikane p\u00ebr mediumet elektronike pas luft\u00ebs, i kan\u00eb vler\u00ebsuar projektin e Kohavisionit (krahas RTV21) si projektet m\u00eb t\u00eb suksesshme q\u00eb i ka zbatuar qeveria amerikane. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, arsyeja se pse \u00ebsht\u00eb investuar n\u00eb mediumet elektronike private ka qen\u00eb vendosja e liris\u00eb s\u00eb shprehjes, e profesionalizmit dhe mbi t\u00eb gjitha pavar\u00ebsia editoriale, e cila \u00ebsht\u00eb vlera m\u00eb e madhe q\u00eb e ka Grupi KOHA.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb shum\u00eb e \u00e7mueshme q\u00eb Kosov\u00ebs i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga populli amerikan \u2013 q\u00eb t\u00eb kemi edhe mediume t\u00eb lira dhe absolutisht t\u00eb pavarura, pavar\u00ebsin\u00eb q\u00eb Grupi KOHA do ta ruaj\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha rrethanave dhe presioneve, qofshin ato edhe m\u00ebtime p\u00ebr t\u2019u kontrolluar nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i shtetit amerikan. Ngase k\u00ebt\u00eb ia kemi borxh shoq\u00ebris\u00eb kosovare\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Koh\u00ebs Ditore dhe KTV-s\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Korresp. 24-ore.com Ambasadori i SHBA-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, Christopher Dell ka reaguar ndaj publikimit t\u00eb sms porosive t\u00eb k\u00ebmbyera gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb djeshme t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u votua p\u00ebr zgjedhjen e presidentit dhe qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb letr\u00ebn d\u00ebrguar K\u00ebshillit t\u00eb Pavarur t\u00eb Medieve t\u00eb Kosov\u00ebs, Dell shkruan: \u201cIsha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Debate midis ambasadorit amerikan Dell dhe gazet\u00ebs Koha n\u00eb Prishtin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Debate midis ambasadorit amerikan Dell dhe gazet\u00ebs Koha n\u00eb Prishtin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Korresp. 24-ore.com Ambasadori i SHBA-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, Christopher Dell ka reaguar ndaj publikimit t\u00eb sms porosive t\u00eb k\u00ebmbyera gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb djeshme t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u votua p\u00ebr zgjedhjen e presidentit dhe qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb letr\u00ebn d\u00ebrguar K\u00ebshillit t\u00eb Pavarur t\u00eb Medieve t\u00eb Kosov\u00ebs, Dell shkruan: \u201cIsha [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-02-24T06:26:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/christofer_dell-300x173.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Debate midis ambasadorit amerikan Dell dhe gazet\u00ebs Koha n\u00eb Prishtin\u00eb\",\"datePublished\":\"2011-02-24T06:26:28+00:00\",\"dateModified\":\"2011-02-24T06:26:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/\"},\"wordCount\":2081,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/christofer_dell-300x173.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/\",\"name\":\"Debate midis ambasadorit amerikan Dell dhe gazet\u00ebs Koha n\u00eb Prishtin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/christofer_dell-300x173.jpg\",\"datePublished\":\"2011-02-24T06:26:28+00:00\",\"dateModified\":\"2011-02-24T06:26:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/christofer_dell-300x173.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/christofer_dell-300x173.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Debate midis ambasadorit amerikan Dell dhe gazet\u00ebs Koha n\u00eb Prishtin\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Debate midis ambasadorit amerikan Dell dhe gazet\u00ebs Koha n\u00eb Prishtin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Debate midis ambasadorit amerikan Dell dhe gazet\u00ebs Koha n\u00eb Prishtin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Korresp. 24-ore.com Ambasadori i SHBA-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, Christopher Dell ka reaguar ndaj publikimit t\u00eb sms porosive t\u00eb k\u00ebmbyera gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb djeshme t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u votua p\u00ebr zgjedhjen e presidentit dhe qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb letr\u00ebn d\u00ebrguar K\u00ebshillit t\u00eb Pavarur t\u00eb Medieve t\u00eb Kosov\u00ebs, Dell shkruan: \u201cIsha [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-02-24T06:26:28+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/christofer_dell-300x173.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Debate midis ambasadorit amerikan Dell dhe gazet\u00ebs Koha n\u00eb Prishtin\u00eb","datePublished":"2011-02-24T06:26:28+00:00","dateModified":"2011-02-24T06:26:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/"},"wordCount":2081,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/christofer_dell-300x173.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/","name":"Debate midis ambasadorit amerikan Dell dhe gazet\u00ebs Koha n\u00eb Prishtin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/christofer_dell-300x173.jpg","datePublished":"2011-02-24T06:26:28+00:00","dateModified":"2011-02-24T06:26:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/christofer_dell-300x173.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/christofer_dell-300x173.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/debate-midis-ambasadorit-amerikan-dell-dhe-gazetes-koha-ne-prishtine\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Debate midis ambasadorit amerikan Dell dhe gazet\u00ebs Koha n\u00eb Prishtin\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6580"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6580"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6580\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6580"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6580"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6580"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}