{"id":6529,"date":"2011-02-20T21:33:55","date_gmt":"2011-02-20T20:33:55","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=6529"},"modified":"2011-02-20T21:33:55","modified_gmt":"2011-02-20T20:33:55","slug":"omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/","title":{"rendered":"Omer Stringa: \u201cN\u00eb politik\u00ebn e sotme mungon morali\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-medium wp-image-6530\" title=\"berisha_stringa\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/berisha_stringa-300x193.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"193\" \/><br \/>\n<strong>Fatos Baxhaku<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>INTERVISTA<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Deri n\u00eb 1990-n jeni njohur si nj\u00eb nd\u00ebr pedagog\u00ebt m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb UT-s\u00eb. Si ndodhi q\u00eb vendos\u00ebt t\u00eb merreshit me politik\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb pari, do t\u00eb d\u00ebshiroja t\u2019ju fal\u00ebnderoja p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb m\u00eb jepni t\u00eb shpreh disa mendime t\u00eb miat n\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e respektoj. N\u00ebse do ta korrigjoja k\u00ebt\u00eb pyetje, n\u00eb vend t\u00eb fjal\u00ebs \u201cnd\u00ebr pedagog\u00eb\u201d, do t\u00eb p\u00ebrdorja fjal\u00ebt \u201cnd\u00ebr pedagog\u00ebt e rinj t\u00eb asaj kohe\u201d, megjith\u00ebse n\u00eb vitet \u201890, isha rreth 40 vje\u00e7 dhe kam pasur rreth 18 vite pun\u00eb si pedagog n\u00eb universitet. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se kam qen\u00eb i njohur jo pak n\u00eb ambientet studentore t\u00eb asaj kohe p\u00ebr shum\u00eb arsye, por m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme gjykoj se kan\u00eb qen\u00eb: niveli i duhur profesional, marrja pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha aktivitetet shkollore dhe jasht\u00ebshkollore s\u00eb bashku me student\u00ebt, si st\u00ebrvitja ushtarake, aksionet dhe aktivitetet sportive etj.; kam jetuar n\u00eb Qytetin Studenti nga viti 1967 deri n\u00eb 1984-n, ku 5 vite si student dhe gati 12 vite si pedagog, dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, sipas gjykimit tim gjithmon\u00eb, i kam dashur dhe respektuar student\u00ebt dhe jam p\u00ebrpjekur t\u00eb jem i drejt\u00eb dhe i mir\u00eb me ta. Kur drejt\u00ebsia dhe mir\u00ebsia cenonin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, pothuajse gjithmon\u00eb kam anuar nga mir\u00ebsia, ndoshta p\u00ebr shkak t\u00eb karakterit tim. Student\u00ebt i kam dashur dhe vazhdoj t\u2019i dua dhe se nga ta vazhdoj t\u00eb m\u00ebsoj shum\u00eb gj\u00ebra. Gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb sinqeriteti dhe dashuria e tyre p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Rinia \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e sinqert\u00eb dhe idealiste dhe koha n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kam jetuar dhe vazhdoj t\u00eb jetoj ka pasur dhe ka munges\u00eb t\u00eb madhe sinqeriteti dhe idealizmi. Padyshim, koha e viteve para \u201890 ka pasur mungesa t\u00eb m\u00ebdha sinqeriteti, natyrisht n\u00eb ambiente t\u00eb ndryshme, n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb ndryshme. Sinqeriteti, idealizmi dhe guximi i rinis\u00eb studentore ishte n\u00eb themel t\u00eb L\u00ebvizjes t\u00eb Dhjetorit \u201890. L\u00ebvizja e Dhjetorit ishte shprehje e gjall\u00eb e mendimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, se sistemi duhej ndryshuar. Ishin student\u00ebt e dhjetorit \u201890 q\u00eb k\u00ebrkuan hapur k\u00ebt\u00eb ndryshim q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e d\u00ebshironim prej koh\u00ebsh. Un\u00eb kam qen\u00eb me student\u00ebt pothuajse gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs s\u00eb l\u00ebvizjes p\u00ebr ndryshim nga ana e tyre, nga dhjetori \u201890 deri n\u00eb mars \u201892, kur n\u00eb pushtet erdhi opozita e krijuar nga l\u00ebvizja e student\u00ebve t\u00eb dhjetorit. Gjat\u00eb gjith\u00eb asaj kohe, student\u00ebt m\u00eb kan\u00eb m\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb mua nga ana politike se sa un\u00eb ata. Qenia n\u00eb politik\u00eb deri n\u00eb mars \u201892 ka qen\u00eb nj\u00eb shprehje e d\u00ebshir\u00ebs sime p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe un\u00eb kontributin n\u00eb ndryshimin e sistemit totalitar dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sistemi t\u00eb lir\u00eb demokratik. Motoja \u201cE duam Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa\u201d ishte nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e madhe e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb vitet \u201890. Por t\u00eb gjith\u00eb ne, me nj\u00eb nivel mesatar inteligjence dhe pa paragjykime, gjykoj q\u00eb e kishim t\u00eb qart\u00eb q\u00eb ishte nj\u00eb objektiv afatgjat\u00eb real dhe i bukur. P\u00ebr t\u2019u realizuar ky objektiv, politika e asaj kohe krijoi politika dhe objektiva afatshkurt\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb cilat kam pasur mjaft dilema, t\u00eb cilat p\u00ebr fat t\u00eb keq jan\u00eb duke u v\u00ebrtetuar k\u00ebto 20 vite. Ka qen\u00eb kjo arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb pas vitit \u201892 vazhdova t\u00eb merrem seriozisht me profesionin tim si pedagog n\u00eb fakultet.<\/p>\n<p><strong>Ku e ndjeni veten m\u00eb mir\u00eb, n\u00eb ambientet universitare, apo ato politike?<\/strong><\/p>\n<p>Pa dyshim n\u00eb universitet, miku im. N\u00eb politik\u00eb un\u00eb jam gjendur nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb ndihmuar sadopak vendin tim, p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb lir\u00eb demokratik, se besoja dhe besoj q\u00eb liria b\u00ebn mrekulli p\u00ebr individin dhe shoq\u00ebrin\u00eb. Gjithmon\u00eb jam marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb me politik\u00eb, kur PD\u2013ja ka qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, si\u00e7 duket kjo vjen nga shpirti im \u201crebel\u201d dhe dyshues dhe ndoshta q\u00eb n\u00eb politik\u00eb b\u00ebj m\u00eb mir\u00eb opozitarin. N\u00eb universitet, padashur t\u00eb mburrem, jam nj\u00eb profesionist i mir\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb politik\u00eb nj\u00eb amator i men\u00e7ur dhe i ndersh\u00ebm. Do t\u00eb desha t\u00eb theksoja q\u00eb dhe shumica e atyre q\u00eb merren me politik\u00eb, sot nuk kan\u00eb as m\u00eb t\u00eb voglin profesionaliz\u00ebm n\u00eb politik\u00eb, por ve\u00e7 k\u00ebsaj gjykoj se dhe nga fushat nga t\u00eb cilat kan\u00eb ardhur nuk jan\u00eb cil\u00ebsuar p\u00ebr ndonj\u00eb arritje. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre gjykoj se akoma nuk kan\u00eb zgjedhur raportin e tyre me komunitetin t\u00eb cilit duhet t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb. Shkak ndoshta jan\u00eb interesat personale ose paaft\u00ebsia e tyre. N\u00eb momentet kur un\u00eb kam vendosur t\u00eb merrem seriozisht me politik\u00eb, kam gjykuar se kam element\u00ebt baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion: si\u00e7 jan\u00eb origjina familjare; inteligjenca; edukimi profesional; kultura; ndershm\u00ebria, si dhe d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer komunitetit. Si\u00e7 duket k\u00ebto elemente nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb politikan i \u201csuksessh\u00ebm\u201d n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sa ka ndikuar t\u00eb qenit elbasanas n\u00eb performanc\u00ebn tuaj politike?<\/strong><\/p>\n<p>Jam i mendimit q\u00eb n\u00eb \u00e7do rajon jan\u00eb t\u00eb gjitha llojet e individ\u00ebve, si t\u00eb zgjuarit, t\u00eb mir\u00ebt, t\u00eb k\u00ebqijt\u00eb, dembel\u00ebt etj. Pa dyshim q\u00eb n\u00eb rajone t\u00eb ndryshme, k\u00ebto karakteristika shfaqen n\u00eb raporte t\u00eb ndryshme p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb morie faktor\u00ebsh objektiv\u00eb dhe subjektiv\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb shprehja nj\u00eb elbasanas t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, do t\u00eb mendoja s\u00eb pari nj\u00eb qytetar, s\u00eb dyti q\u00eb \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb (n\u00eb kuptimin q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara, duke punuar dhe pa shkelur t\u00eb tjer\u00ebt) dhe s\u00eb treti i shkolluar. Nga p\u00ebrvoja politike shqiptare q\u00eb un\u00eb njoh, ka pasur mjaft elbasanas q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e politik\u00ebs para viteve 1945. N\u00eb vitet 1945-1991 kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb pak ose aspak politikan\u00eb t\u00eb njohur nga Elbasani (m\u00eb i larti n\u00eb pozit\u00eb, mesa m\u00eb kujtohet, ka qen\u00eb ish-ministri i Arsimit, Thoma Deliana, t\u00eb cilin politika e asaj kohe e burgosi). Nd\u00ebrsa nga 1991 e deri tani, elbasanasit q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me politik\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm kalimtar\u00eb si n\u00eb PD dhe PS. Shpresoj q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, elbasanasit t\u00eb ndryshojn\u00eb di\u00e7ka.<\/p>\n<p><strong>Mendimi juaj p\u00ebr nivelin e klas\u00ebs s\u00eb sotme politike shqiptare. A \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet ky nivel q\u00eb meritojn\u00eb shqiptar\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>Politika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga element\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb \u00e7do shoq\u00ebrie. Jam i mendimit se midis pjes\u00ebs dhe s\u00eb t\u00ebr\u00ebs ekziston nj\u00eb lidhje e fort\u00eb dhe e nd\u00ebrsjell\u00eb. Pjesa p\u00ebrmban informacion p\u00ebr t\u00eb t\u00ebr\u00ebn, sikurse e t\u00ebra ka informacion p\u00ebr pjes\u00ebn. Sh\u00ebnoj q\u00eb k\u00ebto koncepte jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta n\u00eb kuptimin statistikor, me fjal\u00eb t\u00eb tjera v\u00ebrtet\u00ebsia e tyre \u00ebsht\u00eb e p\u00ebraf\u00ebrt dhe se n\u00eb raste t\u00eb ndryshme, kjo p\u00ebraf\u00ebrsi \u00ebsht\u00eb e ndryshme, her\u00eb m\u00eb e madhe e her\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl. P\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb gjykimin tim, politika n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vend t\u00eb ishte mbi nivelin mesatar t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr p\u00ebrpara dhe shpejt shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn nivelin mesatar. Duke qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb gjitha ndryshimeve q\u00eb ndodhin, politika bie m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sy. Natyrisht n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri dob\u00ebsit\u00eb q\u00eb vihen re b\u00ebjn\u00eb efekt shum\u00eb t\u00eb madh mediatik, duke shtuar dhe faktin q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e politikan\u00ebve, p\u00ebr shkak t\u00eb inteligjenc\u00ebs s\u00eb tyre, mendojn\u00eb se duke dal\u00eb n\u00eb TV i rrisin vlerat e tyre, por harrojn\u00eb se TV \u00ebsht\u00eb vras\u00ebs p\u00ebr individ\u00ebt me mendim mediok\u00ebr. Shpresoj q\u00eb dhe politika n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb jet\u00eb pjesa m\u00eb e zhvilluar e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb, megjith\u00ebse n\u00eb gjykimin tim e pres k\u00ebt\u00eb gj\u00eb pas viteve 2024, kur t\u00eb jet\u00eb larguar nga jeta aktive politike i gjith\u00eb brezi i politikan\u00ebve q\u00eb mor\u00ebn drejtimin e politik\u00ebs pas viteve \u201890. Mendoj se 35 vjet mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pension politik nj\u00eb brez i cili akoma nuk ka shp\u00ebtuar nga mentalitetet komuniste.<\/p>\n<p><strong>Si e gjykoni jet\u00ebn e brendshme t\u00eb partive politike n\u00eb Shqip\u00ebri? A ka demokraci t\u00eb brendshme, apo vazhdon t\u00eb vendos\u00eb vet\u00ebm lideri?<\/strong><\/p>\n<p>Partit\u00eb politike jan\u00eb pasuri komb\u00ebtare t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsueshme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. Problemi q\u00ebndron se si do t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb shoq\u00ebria k\u00ebto instrumente, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb eficiente. Ne shqiptar\u00ebt dallohemi p\u00ebr shfryt\u00ebzim jo racional dhe eficient t\u00eb aseteve dhe madje shpeshher\u00eb, i shfryt\u00ebzojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb ato n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jen\u00eb burim zhvillimi, kalojn\u00eb n\u00eb burim pengimi ose n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i sjellin t\u00eb mira shoq\u00ebris\u00eb, i sjellin t\u00eb k\u00ebqija. Kjo vjen nga padia, nga zgjidhja jo e drejt\u00eb e raportit individ-shoq\u00ebri dhe nga mjaft element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb objektiv\u00eb dhe subjektiv\u00eb, pa dashur t\u2019i analizojm\u00eb. Le t\u00eb kujtojm\u00eb burimet ujore. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend shum\u00eb i pasur me uj\u00ebra dhe t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se uji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aset i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri. Si e kemi shfryt\u00ebzuar? Secili mund t\u00eb jap\u00eb mendimin e tij. Shoq\u00ebria jon\u00eb, duke mos zgjidhur drejt raportin individ-shoq\u00ebri n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb aset, shpeshher\u00eb, sidomos koh\u00ebt e fundit, e kemi kaluar k\u00ebt\u00eb aset me vler\u00eb n\u00eb nj\u00eb aset jo vet\u00ebm pa vler\u00eb, por n\u00eb nj\u00eb element q\u00eb ka sjell\u00eb d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha. E nj\u00ebjta gj\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe me partit\u00eb. N\u00ebse partit\u00eb do t\u00eb konsideroheshin si asete n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, ato duhet t\u00eb organizoheshin dhe t\u00eb punonin p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr shoq\u00ebrin\u00eb drejt zhvillimit. Fatkeq\u00ebsisht edhe k\u00ebtu raporti individ-shoq\u00ebri, n\u00eb shumic\u00ebn e partive dhe n\u00eb shumic\u00ebn e koh\u00ebs, nuk jan\u00eb zgjidhur drejt. Ai \u00ebsht\u00eb zgjidhur n\u00eb favor t\u00eb disa individ\u00ebve t\u00eb caktuar. Kjo ka p\u00ebrcaktuar dhe jet\u00ebn e brendshme t\u00eb partive. Kjo shpjegon munges\u00ebn e demokracis\u00eb, munges\u00ebn e ideve politike, ekonomike dhe sociale, munges\u00ebn e debatit. Shpeshher\u00eb partit\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb instrumente n\u00eb dor\u00eb t\u00eb individ\u00ebve p\u00ebr t\u00eb realizuar q\u00ebllimet e tyre, q\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve nuk jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta me shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb sot problemi m\u00eb i madh i politik\u00ebs shqiptare?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb gjykimin tim, politika e sotme shqiptare ka mjaft probleme. N\u00eb gjykimin tim, problemet m\u00eb kryesore jan\u00eb: mungesa e moralit n\u00eb shum\u00eb drejtime, mungesa e ideve, programeve dhe politikave t\u00eb mir\u00ebp\u00ebrgatitura, mungesa e nj\u00eb debati t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb politik, raporti midis propagand\u00ebs dhe pun\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb politike, raport i cili, p\u00ebr fat t\u00eb keq, anon te propaganda ose e th\u00ebn\u00eb ndryshe n\u00ebse politik\u00ebn do ta konsideronim si nj\u00eb makin\u00eb, politikan\u00ebt e sot\u00ebm e kan\u00eb programuar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb karburantin ta d\u00ebrgojn\u00eb te buria dhe aspak aty ku duhet, dhe me k\u00ebt\u00eb b\u00ebjn\u00eb gabime t\u00eb r\u00ebnda si: nuk b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb paguhen nga shoq\u00ebria, propagand\u00ebn e kot\u00eb e b\u00ebjn\u00eb po me parat\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, ofendojn\u00eb n\u00eb maksimum inteligjenc\u00ebn e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Politika nuk duhet t\u00eb harroj\u00eb se n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, inteligjenca e saj \u00ebsht\u00eb mjaft larg inteligjenc\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb politika ka nj\u00eb moral t\u00eb vetin, t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai i njer\u00ebzve t\u00eb zakonsh\u00ebm. T\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Absolutisht aspak, morali \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe i vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjitha pjes\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb gjoja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs kan\u00eb humbur dhe parimet m\u00eb themelore t\u00eb moralit. Ata q\u00eb i njohin sadopak k\u00ebto parime, e shohin q\u00eb dita-dit\u00ebs ato nuk ekzistojn\u00eb aspak, ose takohen shum\u00eb pak n\u00eb veprimet e politikan\u00ebve shqiptar\u00eb dhe forcave politike.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb meritat dhe m\u00ebkatet e politik\u00ebs shqiptare n\u00eb k\u00ebto 20 vitet e fundit?<\/strong><\/p>\n<p>Padyshim politika shqiptare ka arritje. Ndryshimet pozitive t\u00eb ndodhura n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb arritje t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb, ku dhe politika ka kontributin e saj t\u00eb pamohuesh\u00ebm. P\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar m\u00eb mir\u00eb pun\u00ebn e politik\u00ebs, patjet\u00ebr duhet t\u00eb krahasojm\u00eb ndryshimet q\u00eb b\u00ebn shoq\u00ebria jon\u00eb nga viti n\u00eb vit. T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb q\u00eb vler\u00ebsimet b\u00ebhen n\u00ebp\u00ebrmjet krahasimit, por varet dhe nga element\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb d\u00ebshironim t\u00eb b\u00ebnim krahasimin. N\u00ebse gjendjen ekonomike, sociale, kulturore do ta krahasonim me vitet \u201890 padyshim politika ka b\u00ebr\u00eb arritje t\u00eb m\u00ebdha; n\u00ebse zhvillimin ton\u00eb do ta krahasonim me vende t\u00eb tjera ku duam t\u00eb integrohemi, mund t\u00eb themi pa frik\u00eb q\u00eb politika ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe n\u00ebse zhvillimin ton\u00eb do t\u00eb donim ta krahasonim me koh\u00ebn, e th\u00ebn\u00eb ndryshe q\u00eb ne shqiptar\u00ebt t\u00eb kompensojm\u00eb dhe koh\u00ebn e humbur p\u00ebr shum\u00eb arsye objektive dhe subjektive para viteve \u201890, ne jemi shum\u00eb mbrapa dhe me k\u00ebt\u00eb krahasim, politik\u00ebs shqiptare i duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga \u00e7far\u00eb ajo propagandon q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb. Politika shqiptare duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb reforma t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb dhimbshme brenda saj, p\u00ebr t\u00eb ndryshuar veten. K\u00ebto reforma k\u00ebrkojn\u00eb vullnet t\u00eb fort\u00eb dhe gjithashtu k\u00ebrkojn\u00eb ta ristrukturojn\u00eb partin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb largohet nga interesat personale t\u00eb individ\u00ebve dhe grupe individ\u00ebsh brenda saj, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb instrument v\u00ebrtet i p\u00ebrsosur p\u00ebr t\u00eb drejtuar zhvillimin ton\u00eb, me ritmet q\u00eb na k\u00ebrkon koha.<\/p>\n<p><strong>A mund t\u00eb kishte ecur Shqip\u00ebria m\u00eb shpejt p\u00ebrpara, n\u00eb pik\u00ebpamjen ekonomike?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb pranonim q\u00eb asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrsosur, patjet\u00ebr do t\u00eb duhet t\u00eb pretendonim q\u00eb kan\u00eb ekzistuar mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur m\u00eb p\u00ebrpara. Kjo gj\u00eb do t\u00eb ishte realizuar, sipas gjykimit tim, n\u00ebse do t\u00eb kishim zgjidhur drejt: pron\u00ebn si elementin baz\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb tregut t\u00eb lir\u00eb; dilem\u00ebn midis individit dhe shoq\u00ebris\u00eb; dilem\u00ebn midis s\u00eb sotmes dhe s\u00eb nes\u00ebrmes; dilem\u00ebn e t\u00eb qenurit Sokrat i vuajtur apo Derr i k\u00ebnaqur; dilem\u00ebn midis politik\u00ebs dhe ekonomis\u00eb dhe mjaft dilema t\u00eb tjera. Do t\u00eb d\u00ebshiroja t\u00eb kujtoja q\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb rreth viteve 2020, p\u00ebraf\u00ebrsisht t\u00eb barabart\u00eb me nivelin ekonomik t\u00eb vendeve t\u00eb renditura si t\u00eb fundit n\u00eb BE, ne do t\u00eb na duhej t\u00eb k\u00ebnaqeshim me ritmet e rritjes son\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse ato do t\u00eb ishin jo m\u00eb pak se 7% n\u00eb vit. T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se k\u00ebto vite t\u00eb fundit, ritmet tona t\u00eb rritjes kan\u00eb qen\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se 5%, gj\u00eb q\u00eb nuk duhet ta k\u00ebnaq\u00eb politik\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>E majta dhe e djathta. A ka nj\u00eb ndarje reale mes k\u00ebtyre dy grupimeve n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje e v\u00ebshtir\u00eb politike dhe filozofike. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e majta apo \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e djathta ka mjaft p\u00ebrkufizime, t\u00eb cilat kan\u00eb ndryshuar me kalimin e koh\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb dy krah\u00ebt politik\u00eb jan\u00eb element\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm t\u00eb skem\u00ebs politike t\u00eb \u00e7do shoq\u00ebrie. N\u00eb gjykimin tim do t\u00eb d\u00ebshiroja t\u00eb thoja se raporti i q\u00ebndrimit ndaj pron\u00ebs, pun\u00ebs, vlerave t\u00eb individit, shoq\u00ebris\u00eb b\u00ebjn\u00eb dallimin real midis s\u00eb majt\u00ebs dhe s\u00eb djatht\u00ebs. Un\u00eb pranoj q\u00eb shoq\u00ebria n\u00eb momente t\u00eb ndryshme kohe ka nevoj\u00eb p\u00ebr reforma her\u00eb t\u00eb majta, her\u00eb t\u00eb djathta dhe her\u00eb t\u00eb p\u00ebrziera. Me aq sa un\u00eb e njoh t\u00eb djatht\u00ebn, ajo n\u00eb Shqip\u00ebri asnj\u00ebher\u00eb nuk ka ekzistuar si nj\u00eb e djatht\u00eb e mirorganizuar politikisht n\u00eb mendim dhe n\u00eb veprim p\u00ebr shum\u00eb arsye. Edhe Partia Demokratike, vitet e fundit, gjykoj q\u00eb ka anuar shum\u00eb majtas n\u00eb vend t\u00eb drejtimit djathtas. Nd\u00ebr arsyet m\u00eb kryesore \u00ebsht\u00eb se sistemi totalitar komunist punoi gjith\u00eb koh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos lejuar krijimin e s\u00eb djatht\u00ebs reale, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb ishin po ata, komunist\u00ebt q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin ndryshimet kur t\u00eb duheshin sipas m\u00ebnyr\u00ebs dhe interesave t\u00eb tyre. Gjithashtu e djathta reale mungon dhe vazhdon ende t\u00eb mungoj\u00eb sepse e gjith\u00eb shoq\u00ebria vazhdon t\u00eb vuaj\u00eb mentalitetin komunist p\u00ebr hir t\u00eb inercis\u00eb. Mungesa e s\u00eb djatht\u00ebs reale k\u00ebto 20 vite ka qen\u00eb nj\u00eb nga faktor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb tranzicionit t\u00eb tejzgjatur dhe t\u00eb mundimsh\u00ebm dhe me probleme t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr individin. N\u00ebse do t\u00eb analizonim sistemin q\u00eb kemi nd\u00ebrtuar sot pas 20 viteve pas mbarimit t\u00eb tranzicionit, sipas mendimit tim gjykoj q\u00eb jemi shum\u00eb larg asaj q\u00eb kemi menduar dhe pretenduar n\u00eb vitet \u201890. E th\u00ebn\u00eb me fjal\u00eb t\u00eb tjera, jemi mjaft prapa dhe shum\u00eb majtas asaj q\u00eb kemi \u00ebnd\u00ebrruar t\u00eb jemi.<\/p>\n<p><strong>Si e gjykoni opozit\u00ebn e sotme? Cili ka qen\u00eb roli i opozitave n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Opozita e sotme ndryshon nga opozitat e kaluara, vet\u00ebm nga forma. Mund t\u00eb pohoj pa hezitim se ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb tamam shqiptare dhe nj\u00eb an\u00eb e politik\u00ebs son\u00eb. Asaj i mungojn\u00eb mjaft elemente p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb e fort\u00eb dhe e v\u00ebrtet\u00eb. Dua t\u00eb sh\u00ebnoj se, edhe ne kur ishim n\u00eb opozit\u00eb na mungonin po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt element\u00eb dhe gjithashtu k\u00ebta element\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik\u00eb i mungojn\u00eb dhe mazhoranc\u00ebs. N\u00eb gjykimin tim, gjat\u00eb k\u00ebtyre 20 viteve, opozitat dhe mazhorancat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta, si n\u00eb ato q\u00eb i mungojn\u00eb si n\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb diferenca t\u00eb vogla. Nga eksperienca ime, t\u00eb punosh n\u00eb opozit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr dy arsye. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, pasi shumica jon\u00eb gjithmon\u00eb p\u00ebrpiqet t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb pushtetit p\u00ebr t\u00eb pasur p\u00ebrfitime ose e th\u00ebn\u00eb ndryshe, shumic\u00ebs son\u00eb i mungon morali politik dhe s\u00eb dyti, shumica e institucioneve shtet\u00ebrore i sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb \u00e7do hap mazhoranc\u00ebs dhe pengojn\u00eb opozit\u00ebn. Mazhorancat n\u00eb Shqip\u00ebri rr\u00ebzohen ose nga nd\u00ebrhyrja e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve ose se ato bien vet\u00eb nga keqqeverisja. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb debatet politike midis opozit\u00ebs dhe mazhoranc\u00ebs mund t\u00eb p\u00ebrmblidhen si m\u00eb posht\u00eb: e gjith\u00eb e keqja q\u00ebndron te kund\u00ebrshtari politik dhe aspak te vetja. Kjo sjellje m\u00eb kujton nj\u00eb th\u00ebnie t\u00eb Bertolht Breht, e cila pak a shum\u00eb \u00ebsht\u00eb: \u201cAta na thon\u00eb q\u00eb e keqja \u00ebsht\u00eb dhe vjen nga t\u00eb tjer\u00eb, jasht\u00eb tyre, p\u00ebr t\u00eb mos na lejuar ta shohim q\u00eb e keqja jan\u00eb vet\u00eb ata\u201d. Besoj se kjo th\u00ebnie u kujton t\u00eb gjith\u00ebve koh\u00ebt para \u201890.<\/p>\n<p><strong>Mendimi juaj p\u00ebr Berish\u00ebn, Nanon dhe Ram\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Padyshim Berisha, Nano dhe Rama kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb personat m\u00eb me influenc\u00eb n\u00eb politik\u00eb. Ata pa dyshim q\u00eb kan\u00eb meritat e tyre n\u00eb t\u00eb gjitha ndryshimet ekonomike, politike dhe sociale, q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb vendin ton\u00eb. Krahas meritave t\u00eb padiskutueshme, do t\u00eb thoja q\u00eb: t\u00eb tre jan\u00eb politikan\u00eb shqiptar\u00eb; t\u00eb tre kan\u00eb harruar q\u00eb demokracia \u00ebsht\u00eb anonime, se ajo p\u00ebrsos vetveten dhe nuk e b\u00ebjn\u00eb individ\u00ebt q\u00eb mendojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb zgjuar, por \u00e7do individ kontribuon me pun\u00ebn e tij n\u00eb ndryshimet demokratike; t\u00eb tre mendojn\u00eb se Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb, pa qen\u00eb ata n\u00eb majat e politik\u00ebs dhe harrojn\u00eb se Shqip\u00ebria ka qen\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb me dhe pa ata, n\u00eb majat e politik\u00ebs; t\u00eb tre mendojn\u00eb se vet\u00ebm ata mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, por harrojn\u00eb se pun\u00ebt e m\u00ebdha p\u00ebr vendin b\u00ebhen at\u00ebher\u00eb kur ata besojn\u00eb se njer\u00ebzit q\u00eb i rrethojn\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm, shum\u00eb t\u00eb zot\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb aft\u00eb; t\u00eb tre nuk e kan\u00eb zgjidhur drejt raportin midis propagand\u00ebs dhe pun\u00ebs; t\u00eb tre, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, veprimet politike t\u00eb tyre i kan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb forcimit t\u00eb pozit\u00ebs politike t\u00eb tyre dhe jo n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb ecjes para t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb; t\u00eb tre n\u00eb debatet politike m\u00eb shum\u00eb b\u00ebjn\u00eb thashetheme dhe fjal\u00eb se sa debatojn\u00eb p\u00ebr programe dhe ide politike\u2026 P\u00ebr sa i p\u00ebrket diferencave, pavar\u00ebsisht se n\u00eb pamje jan\u00eb shum\u00eb, gjykoj se jan\u00eb shum\u00eb pak n\u00eb raport me pun\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb kryejn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrse ndodhi 21 janari? Ishte v\u00ebrtet grusht shteti?<\/strong><\/p>\n<p>21 janari ishte rezultati i politik\u00ebs s\u00eb ndjekur nga mazhoranca dhe opozita k\u00ebto vitet e fundit. Demonstrata e 21 janarit, n\u00eb gjykimin tim, ishte nj\u00eb demonstrat\u00eb e dhunshme. Kur dy subjekte p\u00ebrleshen dhe p\u00ebrdorin dhun\u00eb, t\u00eb dyja pal\u00ebt jan\u00eb me faj dhe pa dyshim fajin m\u00eb t\u00eb madh e ka pala n\u00eb pushtet. Vrasja e kat\u00ebr personave me arm\u00eb zjarri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje tragjike. Personat q\u00eb urdh\u00ebruan zjarrin me fishek\u00eb luftarak\u00eb, si dhe ata q\u00eb e zbatuan, patjet\u00ebr q\u00eb duhet t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale dhe ligjore. Le t\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb drejt\u00ebsia do t\u00eb jap\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr shkaktar\u00ebt e humbjes s\u00eb jet\u00ebve njer\u00ebzore. P\u00ebr sa i p\u00ebrket pu\u00e7it, me aq sa un\u00eb kam njohuri juridike, gjykoj se nuk \u00ebsht\u00eb grusht shteti dhe madje me aq sa kam par\u00eb dhe d\u00ebgjuar deri tani, nuk shoh asnj\u00eb element t\u00eb k\u00ebtij grushti shteti.<\/p>\n<p><strong>Flitet shum\u00eb p\u00ebr d\u00ebmtimin e imazhit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Sipas jush, \u00e7far\u00eb lloj vendi p\u00ebrfaq\u00ebson sot Shqip\u00ebria?<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7do ngjarje e r\u00ebnd\u00eb dhe sidomos vrasja e kat\u00ebr personave me arm\u00eb zjarri, mendoj q\u00eb e ka d\u00ebmtuar imazhin e vendit ton\u00eb, por n\u00eb gjykimin tim imazhin ton\u00eb e ka d\u00ebmtuar m\u00eb shum\u00eb deklarimi nga ana e Kryeministrit q\u00eb 21 janari ishte grusht shteti. N\u00eb gjykimin tim, imazhin e vendit ton\u00eb e ka d\u00ebmtuar dhe vazhdon ta d\u00ebmtoj\u00eb ende klasa jon\u00eb politike. Sjellja e klas\u00ebs politike aspak qytetare, vet\u00ebm prish imazhin ton\u00eb. Gjuha vulgare e p\u00ebrdorur n\u00eb shumic\u00ebn e debateve politike dhe deklaratave politike n\u00eb mediat e vendit dhe t\u00eb huaja pa tjet\u00ebr q\u00eb krijon p\u00ebrbuzje p\u00ebr vendin ton\u00eb nga persona t\u00eb huaj. \u00c7far\u00eb do t\u00eb mendonte nj\u00eb i huaj p\u00ebr ne kur nga goja e Kryeministrit n\u00eb deklarata publike dhe mediatike d\u00ebgjon se shefi i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb mafioz, \u00ebsht\u00eb kryetrafikant, \u00ebsht\u00eb bandit dhe mjaft epitete t\u00eb sh\u00ebmtuara t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb cilat gjykatat shqiptare do t\u00eb duhej t\u00eb d\u00ebnonin shefin e opozit\u00ebs me qindra vite burg, n\u00ebse ato do t\u00eb ishin t\u00eb v\u00ebrteta. Gjithashtu, n\u00ebse po ky i huaj do t\u00eb d\u00ebgjonte dhe deklaratat e opozit\u00ebs p\u00ebr mazhoranc\u00ebn, ku n\u00eb p\u00ebrmbajtje asgj\u00eb nuk do t\u00eb ndryshonte p\u00ebr shefin e mazhoranc\u00ebs dhe n\u00ebse ai do t\u00eb mendonte q\u00eb politikan\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe jo demagog\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, at\u00ebher\u00eb mendimi i tij p\u00ebr vendin ton\u00eb do t\u00eb ishte i tmerrsh\u00ebm, i shprehur me fjal\u00eb ai do t\u00eb duhej t\u00eb thoshte: mjer\u00eb ky vend, mjer\u00eb ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb at\u00eb vend dhe mjer\u00eb ata q\u00eb drejtohen nga k\u00ebta politikan\u00eb, un\u00eb atje nuk kam pse shkoj as p\u00ebr pun\u00eb dhe as p\u00ebr qejf, as sot dhe as mot. Le t\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb politika jon\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e p\u00ebrgjegjshme dhe t\u00eb kuptoj\u00eb se sjellja e saj ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb reklama m\u00eb negative p\u00ebr vendin ton\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatos Baxhaku INTERVISTA Deri n\u00eb 1990-n jeni njohur si nj\u00eb nd\u00ebr pedagog\u00ebt m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb UT-s\u00eb. Si ndodhi q\u00eb vendos\u00ebt t\u00eb merreshit me politik\u00eb? S\u00eb pari, do t\u00eb d\u00ebshiroja t\u2019ju fal\u00ebnderoja p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb m\u00eb jepni t\u00eb shpreh disa mendime t\u00eb miat n\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e respektoj. N\u00ebse do ta korrigjoja k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Omer Stringa: \u201cN\u00eb politik\u00ebn e sotme mungon morali\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Omer Stringa: \u201cN\u00eb politik\u00ebn e sotme mungon morali\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Fatos Baxhaku INTERVISTA Deri n\u00eb 1990-n jeni njohur si nj\u00eb nd\u00ebr pedagog\u00ebt m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb UT-s\u00eb. Si ndodhi q\u00eb vendos\u00ebt t\u00eb merreshit me politik\u00eb? S\u00eb pari, do t\u00eb d\u00ebshiroja t\u2019ju fal\u00ebnderoja p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb m\u00eb jepni t\u00eb shpreh disa mendime t\u00eb miat n\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e respektoj. N\u00ebse do ta korrigjoja k\u00ebt\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-02-20T20:33:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/berisha_stringa-300x193.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Omer Stringa: \u201cN\u00eb politik\u00ebn e sotme mungon morali\u201d\",\"datePublished\":\"2011-02-20T20:33:55+00:00\",\"dateModified\":\"2011-02-20T20:33:55+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/\"},\"wordCount\":4036,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/berisha_stringa-300x193.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/\",\"name\":\"Omer Stringa: \u201cN\u00eb politik\u00ebn e sotme mungon morali\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/berisha_stringa-300x193.jpg\",\"datePublished\":\"2011-02-20T20:33:55+00:00\",\"dateModified\":\"2011-02-20T20:33:55+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/berisha_stringa-300x193.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/berisha_stringa-300x193.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Omer Stringa: \u201cN\u00eb politik\u00ebn e sotme mungon morali\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Omer Stringa: \u201cN\u00eb politik\u00ebn e sotme mungon morali\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Omer Stringa: \u201cN\u00eb politik\u00ebn e sotme mungon morali\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Fatos Baxhaku INTERVISTA Deri n\u00eb 1990-n jeni njohur si nj\u00eb nd\u00ebr pedagog\u00ebt m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb UT-s\u00eb. Si ndodhi q\u00eb vendos\u00ebt t\u00eb merreshit me politik\u00eb? S\u00eb pari, do t\u00eb d\u00ebshiroja t\u2019ju fal\u00ebnderoja p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb m\u00eb jepni t\u00eb shpreh disa mendime t\u00eb miat n\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e respektoj. N\u00ebse do ta korrigjoja k\u00ebt\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-02-20T20:33:55+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/berisha_stringa-300x193.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Omer Stringa: \u201cN\u00eb politik\u00ebn e sotme mungon morali\u201d","datePublished":"2011-02-20T20:33:55+00:00","dateModified":"2011-02-20T20:33:55+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/"},"wordCount":4036,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/berisha_stringa-300x193.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/","name":"Omer Stringa: \u201cN\u00eb politik\u00ebn e sotme mungon morali\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/berisha_stringa-300x193.jpg","datePublished":"2011-02-20T20:33:55+00:00","dateModified":"2011-02-20T20:33:55+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/berisha_stringa-300x193.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/berisha_stringa-300x193.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/omer-stringa-ne-politiken-e-sotme-mungon-morali\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Omer Stringa: \u201cN\u00eb politik\u00ebn e sotme mungon morali\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6529"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6529"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6529\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6529"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6529"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6529"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}