{"id":6505,"date":"2011-02-18T06:17:26","date_gmt":"2011-02-18T05:17:26","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=6505"},"modified":"2011-02-18T06:17:26","modified_gmt":"2011-02-18T05:17:26","slug":"hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\/","title":{"rendered":"Hajde ta b\u00ebjm\u00eb Salep Sulltanin president!"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-full wp-image-6506\" title=\"pacolli_romantica\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/pacolli_romantica.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"214\" \/><br \/>\n<em>Nj\u00eb parodi e d\u00ebmshme p\u00ebr Kosov\u00ebn: pazari i Partis\u00eb Demokratike me postin e presidentit e f\u00eblliq fund e krye nj\u00ebrin prej funksioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shtetit. Protagonist i k\u00ebsaj loje t\u00eb neveritshme, p\u00ebrve\u00e7 Hashim Tha\u00e7it, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe Behgjet Pacolli, i cili n\u00eb Kosov\u00eb g\u00ebzon m\u00eb pak mb\u00ebshtetje se Hosni Mubarak n\u00eb Egjipt<\/em><\/p>\n<p>Nga <strong>Enver Robelli<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb poezin\u00eb \u201cK\u00ebnga e Salep Sulltanit\u201d Fan Noli e p\u00ebrshkruan me ironi p\u00ebshtjellimin politik n\u00eb Shqip\u00ebri pas largimit t\u00eb tij nga pushteti. Duke iu drejtuar miletit Noli tallet me Ahmet Zogun: \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb ky sheqer-k\u00ebsmet? \/ Hallvaxhin\u2019 e pam\u00eb mbret. \u2013 Peshkopi shqiptar s\u2019kishte ndonj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb politike, madje nga shum\u00eb historian\u00eb qeverisja e tij e shkurt\u00ebr n\u00eb vitin 1924 shikohet si tep\u00ebr problematike, por si Homme de lettres, si njeri i letrave, ai kishte shije t\u00eb holl\u00eb p\u00ebr eleganc\u00ebn e shtetit, p\u00ebr funksionet e larta dhe dinjitetin e zyrtar\u00ebve. Noli s\u2019d\u00ebshironte ta shihte politikanin shqiptar t\u00eb ngjash\u00ebm me zyrtar\u00ebt barkm\u00ebdhenj otoman\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt pin\u00eb salep e limonad\u00eb, han\u00eb hallv\u00eb dhe bakllava derisa kuvendojn\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vendit. Noli ishte \u00ebnd\u00ebrrimtar n\u00eb politik\u00eb. T\u00eb till\u00ebt nuk kan\u00eb jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sfer\u00eb, por pa ta s\u2019b\u00ebn!<\/p>\n<p>Historia p\u00ebrs\u00ebritet p\u00ebr ata q\u00eb s\u2019i m\u00ebsojn\u00eb leksionet e saj. K\u00ebto dit\u00eb jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrs\u00ebritjeje n\u00eb Kosov\u00eb, disa decenie pas poezis\u00eb s\u00eb Nolit dhe rrafsh tri vite pas shpalljes s\u00eb m\u00ebvet\u00ebsis\u00eb. Krer\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike (PDK) jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb tyxhar\u00eb pazari, q\u00eb shesin jo vet\u00ebm salep e hallv\u00eb, bajame e lajthi, por edhe poste t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb funksioni i presidentit t\u00eb shtetit. N\u00ebn dritat e kamerave lider\u00eb t\u00eb PDK-s\u00eb vrapojn\u00eb nat\u00ebn (sidomos nat\u00ebn!) dhe dit\u00ebn n\u00eb takime, t\u00eb cilat kryesisht zhvillohen n\u00eb sht\u00ebpi private, restorante dhe qymeze, atje ku ngrihen kurthe dhe nd\u00ebrtohen prapaskena. Nj\u00eb tem\u00eb, nj\u00eb pyetje mbizot\u00ebron k\u00ebto muhabete: kush do t\u00eb b\u00ebhet president? Duke e futur n\u00eb pazar kusuritjesh p\u00ebr koalicion k\u00ebt\u00eb funksion PDK \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shkat\u00ebrrimtare e institucionit t\u00eb presidentit. N\u00ebse ekziston nj\u00eb post q\u00eb duhet t\u00eb ruhet nga \u00e7do st\u00ebrpikje prej mo\u00e7alit politik, at\u00ebher\u00eb ky \u00ebsht\u00eb posti i presidentit. Megjith\u00ebse ndonj\u00eb hallvaxhiu politik s\u2019i intereson fare Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb k\u00ebtu t\u00eb sjellim n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb publikut nenin 83, i cili thot\u00eb: \u201cPresidenti \u00ebsht\u00eb kreu i shtetit dhe p\u00ebrfaq\u00ebson unitetin e popullit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201c. Udh\u00ebheq\u00ebsit e PDK-s\u00eb n\u00ebse mendojn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebrtej interesave personale e din\u00eb se unitetin e popullit s\u2019mund ta p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb Behgjet Pacolli, i cili n\u00eb Kosov\u00eb g\u00ebzon m\u00eb pak mb\u00ebshtetje se Hosni Mubaraku n\u00eb Egjipt apo Ben Aliu n\u00eb Tunizi. (Krahasimi i k\u00ebtush\u00ebm i Pacollit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm m\u00eb p\u00ebrkrahjen nga shoq\u00ebria, jo me m\u00ebnyr\u00ebn se si kan\u00eb sunduar k\u00ebta dy autokrat\u00eb). Sikur t\u00eb mos kishte mb\u00ebshtetjen e ndonj\u00eb shverceri politik kosovar n\u00eb t\u00eb ashtuquajturat zgjedhje parlamentare Pacolli dhe partia e tij ndoshta nuk do ta kishin kaluar as pragun zgjedhor.<\/p>\n<p>Liri dhe tagji<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nen tjet\u00ebr t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs thuhet se kryetari i shtetit \u201cgaranton funksionimin kushtetues t\u00eb institucioneve t\u00eb p\u00ebrcaktuara me k\u00ebt\u00eb Kushtetut\u00eb\u201d. Pyetja q\u00eb duhet t\u2019ia shtrojn\u00eb vetes prij\u00ebsit e PDK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb se a mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb biznesmen q\u00eb me vite t\u00eb t\u00ebra ka qen\u00eb n\u00ebn hetime nga drejt\u00ebsia n\u00eb Zvic\u00ebr dhe i ka shp\u00ebtuar procesit gjyq\u00ebsor p\u00ebr shkak se drejt\u00ebsia n\u00eb Rusi ka refuzuar bashk\u00ebpunimin. Zakonisht thuhet se n\u00eb politik\u00eb nuk ka moral. Duhet t\u00eb ket\u00eb! Prandaj, lider\u00ebt e PDK-s\u00eb duhet t\u00eb pyesin veten: a \u00ebsht\u00eb moralisht e pranueshme q\u00eb nj\u00eb tyxhar politik si Pacolli t\u00eb b\u00ebhet Komandant Suprem i Forcave t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs (FSK)? Historia p\u00ebrs\u00ebritet p\u00ebr ata q\u00eb s\u2019i m\u00ebsojn\u00eb leksionet e saj: Dihet se n\u00eb mars t\u00eb vitit 1998 Pacolli ka ardhur si korrier i Rusis\u00eb dhe i Serbis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb bind klas\u00ebn politike t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb pranoj\u00eb negociata me Slobodan Milosheviqin \u2013 pa nd\u00ebrmjet\u00ebsim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, pa amerikan\u00eb dhe europian\u00eb per\u00ebndimor\u00eb! (K\u00ebt\u00eb e thon\u00eb edhe mediat me prestigjioze n\u00eb Europ\u00eb). Q\u00ebllimi i luft\u00ebs s\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs ka qen\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimi edhe m\u00eb i madh i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs dhe sigurimi i mb\u00ebshtetjes per\u00ebndimore p\u00ebr iden\u00eb e \u00e7lirimit nga terrori serb. Tani komandant suprem i FSK-s\u00eb, pra i trup\u00ebs pasardh\u00ebse t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb ka gjasa t\u00eb b\u00ebhet personi q\u00eb para hi\u00e7 m\u00eb larg se 13 vitesh \u2013 me apo pa vet\u00ebdije, me q\u00ebllim apo nga naiviteti \u2013 erdhi t\u00eb sabotoj\u00eb luft\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb dhe politik\u00ebn shtetformuese t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs. Jan\u00eb disa hallvaxhinj n\u00eb Partin\u00eb Demokratike q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb s\u2019b\u00ebhen merak fare; ata para syve t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs e kan\u00eb d\u00ebshmuar se nuk kan\u00eb luftuar p\u00ebr liri, por p\u00ebr tagji, s\u2019kan\u00eb luftuar p\u00ebr \u00e7lirim, por p\u00ebr fitim. Mbetet t\u00eb shihet n\u00ebse ndonj\u00ebri nga deputet\u00ebt e PDK-s\u00eb n\u00eb Kuvendin e ri t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb ket\u00eb guxim t\u00eb votoj\u00eb sipas nd\u00ebrgjegjes dhe jo sipas direktivave partiake, t\u00eb cilat k\u00ebnaqin vet\u00ebm apetitet p\u00ebr pushtet t\u00eb nj\u00eb tarafi.<\/p>\n<p>Behgjet Pacolli s\u2019e fsheh dot zem\u00ebrimin irracional ndaj atyre q\u00eb e kritikojn\u00eb dhe p\u00ebrher\u00eb arsyetohet se s\u2019i pask\u00ebsh b\u00ebr\u00eb gj\u00eb t\u00eb keqe askujt. Kjo retorik\u00eb vet\u00ebm shpalos munges\u00ebn e p\u00ebrvoj\u00ebs q\u00eb ai ka n\u00eb aren\u00ebn politike. Shpesh nd\u00ebrton konspiracione, duke akuzuar kritik\u00ebt e tij se po i bashk\u00ebrendojn\u00eb aktivitetet e tyre \u201cme media beogradase\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metod\u00eb e ul\u00ebt e fyerjes s\u00eb kritik\u00ebve n\u00eb munges\u00eb t\u00eb argumenteve bind\u00ebse. Pacolli nuk arrin t\u00eb kuptoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb ai vet\u00eb q\u00eb e ka diskualifikuar veten p\u00ebr \u00e7do post t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik n\u00eb Kosov\u00eb. I rrethuar shpesh me gazetar\u00eb t\u00eb bler\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt duke p\u00ebrtypur narezak\u00eb t\u00eb importuar i thurin elozhe, pretendenti p\u00ebr president t\u00eb Kosov\u00ebs nuk ka arritur t\u00eb kuptoj\u00eb se faktet s\u2019rr\u00ebzohen duke shar\u00eb lajm\u00ebsit.<\/p>\n<p>Shpalosja vullnetare<\/p>\n<p>Disa prej k\u00ebtyre fakteve po i p\u00ebrmendim k\u00ebtu. P\u00ebrve\u00e7 Pacollit n\u00eb vitet e fundit nuk ekziston ndonj\u00eb figur\u00eb nga jeta publike e Kosov\u00ebs q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb intervista dhe deklarata aq problematike p\u00ebr mediat serbe. Dhe \u00e7doher\u00eb kur k\u00ebto muhabete t\u00eb tij jan\u00eb ribotuar n\u00eb mediat e Kosov\u00ebs Pacolli \u00ebsht\u00eb munduar t\u2019i demantoj\u00eb. T\u00eb p\u00ebrmendim k\u00ebtu intervist\u00ebn p\u00ebr gazet\u00ebn serbe \u201cNedeljni Telegraf\u201d, botuar m\u00eb 4 janar 2006. Aty Pacolli citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u201cfati i rajonit \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e Beogradit\u201d, se \u201cKosova s\u2019mundet pa Serbin\u00eb\u201d (\u201cKosovo ne mo\u017ee bez Srbije\u201d), se \u201c\u00ebsht\u00eb koha q\u00eb ai (presidenti Ibrahim Rugova, v.j.) t\u00eb t\u00ebrhiqet\u201d, se p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr gjakderdhjen dhe luft\u00ebrat n\u00eb Ballkan \u00ebsht\u00eb Richard Holbrooke. Menj\u00ebher\u00eb pas botimit Pacolli \u00ebsht\u00eb ngutur t\u2019i p\u00ebrg\u00ebnjeshtroj\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto, por vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb t\u00eb Prishtin\u00ebs, jo n\u00eb \u201cNedeljni Telegraf\u201d. Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb fund e krye gazetar\u00ebt serb\u00eb ta citojn\u00eb keq personin, i cili i kishte pritur ata n\u00eb Lugano t\u00eb Zvicr\u00ebs (gazetar\u00ebt bile thon\u00eb se i kishte gostitur n\u00eb sht\u00ebpi, nd\u00ebrsa Pacolli thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb takuar me ta n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb \u201chotelit tim n\u00eb Lugano\u201d)? Si \u00ebsht\u00eb e mundshme q\u00eb Pacolli t\u2019i jap intervist\u00eb bash nj\u00eb gazete bulevardeske dhe senzacionaliste serbe si \u201cNedeljni Telegraf\u201d? Madje intervista \u00ebsht\u00eb ilustruar edhe me shum\u00eb fotografi nga jeta e bujshme e Pacollit, mes tyre edhe nj\u00eb fotografi me k\u00ebt\u00eb legjend\u00eb: \u201cSelim Broshai i Pacoli u pri\u0161tinskom restoranu Dora, 1981\u201d. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Selim Brosh\u00ebn, nj\u00eb pun\u00ebtor veteran i sh\u00ebrbimeve sekrete jugosllave dhe serbe dhe, th\u00ebn\u00eb m\u00eb s\u00eb buti, mbik\u00ebqyr\u00ebs i veprimtarive t\u00eb emigracionit shqiptar n\u00eb Europ\u00eb. Selim Brosha \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb pas luft\u00ebs s\u00eb fundit. Vras\u00ebsi i vet\u00ebdeklaruar Nazim Bllaca lidhur me k\u00ebt\u00eb rast ka th\u00ebn\u00eb: \u201cSa i p\u00ebrket Selim Brosh\u00ebs, m\u00eb kan\u00eb \u00e7uar mua ta shoh n\u00eb (restorantin v.j.) \u2018Dubrovnik\u2019. E kam p\u00ebrcjell\u00eb, ka qen\u00eb nj\u00eb person i sh\u00ebndosh\u00eb, shtatshkurt\u00ebr dhe at\u00eb e kemi p\u00ebrcjell\u00eb deri n\u00eb momentin, n\u00eb dit\u00ebn e ekzekutimit. Nuk kam marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e ekzekutimit t\u00eb tij, por kam marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb parap\u00ebrgatitjen e vrasjes s\u00eb tij. Selim Brosha e ka pasur banes\u00ebn prapa \u2018Qaf\u00ebs\u2019 dhe aty un\u00eb kam q\u00ebndruar nj\u00eb muaj duke shitur cigare pas orarit t\u00eb pun\u00ebs kinse po shesim cigare, jemi tregtar\u00eb, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb Selim Brosha, i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka pasur nj\u00eb Golf 2 t\u00eb bardh\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Skandal pas skandali<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb dhjetorit 2010 Pacolli i dha nj\u00eb intervist\u00eb skandaloze gazet\u00ebs serbe \u201cPolitika\u201d. Ende pa filluar negociatat, si\u00e7 po thuhet, \u201cteknike\u201d ai paralajm\u00ebron kapitullimin preventiv t\u00eb Kosov\u00ebs, kur thot\u00eb: \u201cVeriu (i Kosov\u00ebs, v.j.) do t\u00eb kishte autonomi ekonomike\u201d. N\u00ebse si pal\u00eb negociatore Prishtina tregon q\u00eb tani se me \u00e7ka pajtohet, at\u00ebher\u00eb p\u00ebr pal\u00ebn tjet\u00ebr hapet rruga t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr, p\u00ebr shembull autonomi politike. K\u00ebtu ekziston edhe nj\u00eb dallim me disa krer\u00eb t\u00eb PDK-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb premtuar se veriu s\u2019do t\u00eb jet\u00eb \u00e7\u00ebshtje e bisedimeve me Serbin\u00eb, kurse Pacolli mendon krejt di\u00e7ka tjet\u00ebr. Deklarata tjet\u00ebr skandaloze e Pacollit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me premtimin se do t\u2019i kthej\u00eb \u201ct\u00eb gjith\u00eb serb\u00ebt e p\u00ebrndjekur n\u00eb Kosov\u00eb\u201d. S\u00eb pari: Nuk jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekur, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e tyre jan\u00eb vendosur n\u00eb Serbi n\u00eb munges\u00eb t\u00eb perspektiv\u00ebs ekonomike n\u00eb Kosov\u00eb ose pasi i kan\u00eb humbur privilegjet e fituara nga politika e terrorit. S\u00eb dyti: Shifrat e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb manipuluar shpesh nga Beogradi, prandaj pa nj\u00eb regjistrim t\u00eb popullsis\u00eb s\u2019mund t\u00eb flitet kuturu. S\u00eb treti: Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs tashm\u00eb i kan\u00eb shitur pronat e tyre. Si do t\u2019i kthej\u00eb k\u00ebta Pacolli? Edhe kjo intervist\u00eb p\u00ebr \u201cPolitik\u00ebn\u201d e Beogradit tregon se ai ose \u00ebsht\u00eb naiv ose q\u00ebllimkeq n\u00eb politik\u00eb. Ende pa u b\u00ebr\u00eb president ai tashm\u00eb i jep autonomi ekonomike veriut. E kur t\u00eb b\u00ebhet kryetar?<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim nj\u00eb shembull tjet\u00ebr: Pak para zgjedhjeve t\u00eb vitit 2007 Pacolli i dha nj\u00eb intervist\u00eb \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d ku akuzoi bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare pse i kishte zhvilluar negociatat p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb \u201cVjen\u00eb e Lond\u00ebr\u201d. K\u00ebto negociata, sipas tij, \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb zhvillohen \u201cn\u00eb Beograd, Kragujevc, n\u00eb Prishtin\u00eb, Prizren\u201d. Ai kishte k\u00ebrkuar q\u00eb bisedimet t\u00eb b\u00ebhen pa p\u00ebrkthyes, sepse \u201csecili prej nesh e njeh gjuh\u00ebn, mentalitetin (serb, v.j.)\u201d. I pari q\u00eb hi\u00e7gj\u00eb s\u2019merr vesh nga serbishtja \u00ebsht\u00eb Hashim Tha\u00e7i. Dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Nj\u00eb propozim tjet\u00ebr i Pacollit \u00ebsht\u00eb po ashtu qesharak: Bisedimet me Serbin\u00eb, thoshte ai, duhet t\u00eb zhvillohen \u201cdiku n\u00eb mes, oficiale dhe jo oficiale\u201d. Si t\u00eb kuptohet kjo p\u00ebrve\u00e7 se si apel bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare: ne mund t\u00eb merremi vesh vet\u00eb me serb\u00ebt, sepse dim\u00eb serbisht dhe takohemi me ta diku tin\u00ebz. Me k\u00ebt\u00eb ide Pacolli kishte ardhur edhe n\u00eb vitin 1998 n\u00eb Prishtin\u00eb, me mandat t\u00eb Kremlinit. N\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d Pacolli flet edhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb shpall\u00eb \u201cnj\u00ebansh\u00ebm\u201d pavar\u00ebsin\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb tamam vokabulari i diplomacis\u00eb serbe \u2013 \u201cjednostrano progla\u0161ena nezavisnost Kosova\u201d. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se Kosova e ka shpallur pavar\u00ebsin\u00eb n\u00eb koordinim me shtetet m\u00eb me ndikim n\u00eb per\u00ebndim, jo nj\u00ebansh\u00ebm. Sikur t\u00eb ishte nj\u00ebansh\u00ebm, at\u00ebher\u00eb as shtat\u00eb shtete s\u2019do ta kishin pranuar Kosov\u00ebn deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>\u201cE kam par\u00eb Titon cullak\u201d<\/p>\n<p>Para disa muajsh Pacolli i dha intervist\u00eb revist\u00ebs kroate \u201cGlobus\u201d. Citohej t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb Tito i Kosov\u00ebs. Sikur n\u00eb rastin e \u201cNedeljni Telegrafit\u201d edhe k\u00ebsaj radhe ai u ngut ta demantoj\u00eb k\u00ebt\u00eb, por jo n\u00eb \u201cGlobus\u201d; e d\u00ebrgoi nj\u00eb reagim te \u201cKoha Ditore\u201d; me gjas\u00eb nuk e kishte shkruar vet\u00eb. Sa i p\u00ebrket Titos deklaratat e Pacollit v\u00ebrtet jan\u00eb zbavit\u00ebse. N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb botuar n\u00eb n\u00ebntor 2007 n\u00eb gazet\u00ebn gjermane \u201cFrankfurter Allgemeine Zeitung\u201d Pacolli e kishte l\u00ebn\u00eb goj\u00ebhapur gazetarin kur i kishte th\u00ebn\u00eb se n\u00eb vitet 70-t\u00eb kishte punuar shum\u00eb af\u00ebr Titos. N\u00eb pyetjen se a e kishte par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb personalisht liderin jugosllav, Pacolli ishte p\u00ebrgjigjur: \u201cPo, madje edhe cullak\u201d. Dhe vazhdon: \u201cUn\u00eb kam qen\u00eb adjutant i tij. I kam ndihmuar n\u00eb gard\u00ebrob\u00eb dhe ia kam bartur valixhet\u201d. Sipas \u201cFrankfurter Allgemeine Zeitung\u201d Pacolli nuk \u00ebsht\u00eb orator i mir\u00eb, se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs e ka thyer nj\u00eb tabu, duke b\u00ebr\u00eb aleanc\u00eb me dinjitar\u00eb mysliman\u00eb. Kjo po shihet edhe tani, kur mashtrues me mask\u00eb t\u00eb fes\u00eb islame dalin dhe thon\u00eb: \u201c\u00cbsht\u00eb sevap t\u00eb votosh p\u00ebr Pacollin dhe haram p\u00ebr Albin Kurtin\u201d. Gazeta gjermane ka zbuluar po ashtu se shum\u00eb projekte me t\u00eb cilat krenohet Pacolli nuk ekzistojn\u00eb fare, se n\u00eb Zvic\u00ebr firma e tij pothuaj nuk \u00ebsht\u00eb e njohur, se informata se gjoja ka realizuar me sukses disa projekte p\u00ebr nd\u00ebrtimin e ambasadave n\u00eb Berlin \u00ebsht\u00eb e rrejshme. Lidhur me misionin e tij si nd\u00ebrmjet\u00ebsues p\u00ebr interesa t\u00eb Mosk\u00ebs dhe Beogradit n\u00eb vitin 1998 Pacolli m\u00eb von\u00eb ishte arsyetuar se e kishte takuar Milosheviqin vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019ia bler\u00eb atij Kosov\u00ebn p\u00ebr \u201cdy miliard\u00eb dollar\u00eb\u201d. N\u00eb mars t\u00eb vitit 2006 n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me gazet\u00ebn \u201cZ\u00ebri\u201d Pacolli kishte th\u00ebn\u00eb se Rusia nuk do ta pengoj\u00eb rrug\u00ebn e Kosov\u00ebs drejt pavar\u00ebsis\u00eb. Realiteti rezultoi krejt ndryshe. Para t\u00eb ashtuquajturave zgjedhje t\u00eb 12 dhjetorit ish-valixhebart\u00ebsi i Titos tha se Kosova n\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm (2011) do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara. Dhe premtoi se do ta bashkoj\u00eb Kosov\u00ebn me Shqip\u00ebrin\u00eb brenda \u201c10-15 viteve\u201d. Gjuha \u00ebsht\u00eb prej tuli dhe shkon ngado. Thon\u00eb se n\u00eb fushata elektorale b\u00ebhen premtime t\u00eb m\u00ebdha. Por, edhe politikan\u00ebt m\u00eb t\u00eb paskrupullt nuk do t\u00eb duhej t\u2019i lejonin vetes t\u00eb plasonin t\u00eb pav\u00ebrteta kaq t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb presidenti i duhet Kosov\u00ebs? Si shtet Kosov\u00ebs s\u2019i ka mbetur t\u00eb krahasohet me dik\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 se me vende sikur Shqip\u00ebria. Por, sa i p\u00ebrket president\u00ebve madje edhe n\u00eb Tiran\u00eb pun\u00ebt q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Tre president\u00ebt e fundit \u2013 Rexhep Mejdani, Alfred Mojsiu dhe Bamir Topi \u2013 kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar, p\u00ebrkund\u00ebr disa t\u00eb metave, unitetin e popullit. Edhe n\u00eb vende me demokraci stabile si Gjermania p\u00ebrher\u00eb ekzistojn\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb n\u00eb postin e presidentit t\u00eb zgjidhen figura q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb mbi p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb politike. N\u00eb vitin 2004 dhe 2009 kandidate e Partis\u00eb Socialdemokrate p\u00ebr postin e presidentes ka qen\u00eb Gesine Schwan, nj\u00eb profesoresh\u00eb e respektuar e shkencave politike. Kandidati fitues ishte Horst K\u00f6hler, nj\u00eb ekonomist i njohur dhe ish-drejtor i Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar. A nuk do ishte e udh\u00ebs q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb politike Kosova t\u00eb kishte nj\u00eb president nga bota akademike, universitare, nj\u00eb personalitet q\u00eb ka q\u00ebndruar larg mo\u00e7alit politik dhe q\u00eb reflekton dinjitet mendor dhe moral? Jehona e zgjedhjes s\u00eb Behgjet Pacollit n\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare do t\u00eb jet\u00eb kjo: \u201cKuvendi i Kosov\u00ebs zgjodhi president t\u00eb vendit nj\u00eb biznesmen, i cili dyshohet t\u00eb ket\u00eb korruptuar klanin e Jelcinit gjat\u00eb viteve 90-t\u00eb\u201d. Mandati i presidentit zgjat 5 vjet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb vendimtare p\u00ebr Kosov\u00ebn. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve do t\u00eb dihet a b\u00ebhet Kosova shtet funksional apo dovlet i d\u00ebshtuar. Kushtetuta e Kosov\u00ebs parasheh shkarkimin e presidentit vet\u00ebm n\u00eb rast se ai shkel r\u00ebnd\u00eb Kushtetut\u00ebn, n\u00ebse d\u00ebnohet p\u00ebr krim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe n\u00ebse s\u2019mund t\u00eb ushtroj\u00eb funksionin p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjes. Leht\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb zgjidhet nj\u00eb kandidat i padenj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb post, por v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb hiqet pastaj. Por, me k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje nuk merret gati askush n\u00eb PDK, me r\u00ebnd\u00ebsi tani \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ndahet kula\u00e7i i pushtetit, t\u00eb vazhdoj\u00eb manipulimi i tender\u00ebve dhe firmat e nj\u00ebjta, t\u00eb lidhura me ministra, t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb objekte shtet\u00ebrore, pastaj fitimi t\u00eb ndahet p\u00ebrpjes\u00ebtimisht. Me k\u00ebt\u00eb mend\u00ebsi vazhdojm\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb si n\u00eb vaktin e Salep Sulltanit.<\/p>\n<p>robelli@bluewin.ch<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb parodi e d\u00ebmshme p\u00ebr Kosov\u00ebn: pazari i Partis\u00eb Demokratike me postin e presidentit e f\u00eblliq fund e krye nj\u00ebrin prej funksioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shtetit. Protagonist i k\u00ebsaj loje t\u00eb neveritshme, p\u00ebrve\u00e7 Hashim Tha\u00e7it, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe Behgjet Pacolli, i cili n\u00eb Kosov\u00eb g\u00ebzon m\u00eb pak mb\u00ebshtetje se Hosni Mubarak n\u00eb Egjipt Nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-6505","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Hajde ta b\u00ebjm\u00eb Salep Sulltanin president! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Hajde ta b\u00ebjm\u00eb Salep Sulltanin president! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nj\u00eb parodi e d\u00ebmshme p\u00ebr Kosov\u00ebn: pazari i Partis\u00eb Demokratike me postin e presidentit e f\u00eblliq fund e krye nj\u00ebrin prej funksioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shtetit. Protagonist i k\u00ebsaj loje t\u00eb neveritshme, p\u00ebrve\u00e7 Hashim Tha\u00e7it, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe Behgjet Pacolli, i cili n\u00eb Kosov\u00eb g\u00ebzon m\u00eb pak mb\u00ebshtetje se Hosni Mubarak n\u00eb Egjipt Nga [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-02-18T05:17:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/pacolli_romantica.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Hajde ta b\u00ebjm\u00eb Salep Sulltanin president!\",\"datePublished\":\"2011-02-18T05:17:26+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\\\/\"},\"wordCount\":2920,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/02\\\/pacolli_romantica.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\\\/\",\"name\":\"Hajde ta b\u00ebjm\u00eb Salep Sulltanin president! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/02\\\/pacolli_romantica.jpg\",\"datePublished\":\"2011-02-18T05:17:26+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/02\\\/pacolli_romantica.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/02\\\/pacolli_romantica.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Hajde ta b\u00ebjm\u00eb Salep Sulltanin president!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Hajde ta b\u00ebjm\u00eb Salep Sulltanin president! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Hajde ta b\u00ebjm\u00eb Salep Sulltanin president! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nj\u00eb parodi e d\u00ebmshme p\u00ebr Kosov\u00ebn: pazari i Partis\u00eb Demokratike me postin e presidentit e f\u00eblliq fund e krye nj\u00ebrin prej funksioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shtetit. Protagonist i k\u00ebsaj loje t\u00eb neveritshme, p\u00ebrve\u00e7 Hashim Tha\u00e7it, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe Behgjet Pacolli, i cili n\u00eb Kosov\u00eb g\u00ebzon m\u00eb pak mb\u00ebshtetje se Hosni Mubarak n\u00eb Egjipt Nga [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-02-18T05:17:26+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/pacolli_romantica.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Hajde ta b\u00ebjm\u00eb Salep Sulltanin president!","datePublished":"2011-02-18T05:17:26+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\/"},"wordCount":2920,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/pacolli_romantica.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\/","name":"Hajde ta b\u00ebjm\u00eb Salep Sulltanin president! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/pacolli_romantica.jpg","datePublished":"2011-02-18T05:17:26+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/pacolli_romantica.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/pacolli_romantica.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hajde-ta-bejme-salep-sulltanin-president\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Hajde ta b\u00ebjm\u00eb Salep Sulltanin president!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6505","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6505"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6505\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6505"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6505"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6505"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}