{"id":6497,"date":"2011-02-18T09:53:59","date_gmt":"2011-02-18T08:53:59","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=6497"},"modified":"2011-02-18T09:53:59","modified_gmt":"2011-02-18T08:53:59","slug":"arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/","title":{"rendered":"Arsyet e Aleksit dhe rivrasja e tij"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-medium wp-image-6498\" title=\"aleks_nikaj_me_bashkeshorten\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/aleks_nikaj_me_bashkeshorten-300x286.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"286\" \/><br \/>\n<strong>Pre\u00e7 Zogaj<\/strong>, <em>18.02.2011<\/em><\/p>\n<p>&#8220;Aleks&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i p\u00ebrhapur n\u00eb Shqip\u00ebri. Ka shum\u00eb Aleks\u00eb. Por sot ka vet\u00ebn nj\u00eb Aleks q\u00eb u shkon nd\u00ebrmend t\u00eb gjith\u00ebve kur e d\u00ebgjojn\u00eb k\u00ebt\u00eb em\u00ebr. Aleks Nika, 36- vje\u00e7ari nga Lezha.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb ai q\u00eb u godit me plumb n\u00eb kok\u00eb n\u00eb demonstrat\u00ebn e 21 janarit, rreth or\u00ebs kat\u00ebr pasdite, n\u00eb trotuarin e Kullave Binjake p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb dhe kryeministrit Sali Berisha.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ai q\u00eb u shemb n\u00eb koma; \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb mbajti pezull p\u00ebr gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb me radhe pritjen, akthin dhe lutjen e mij\u00ebra e mij\u00ebra shqiptar\u00ebve, q\u00eb d\u00ebshironin me gjith\u00eb fuqin\u00eb e shpirtit q\u00eb Aleksi t\u00eb mbetej n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse ishte i ri. Sepse ishte djal\u00eb d\u00ebshiri, sepse ishte v\u00ebllai i vet\u00ebm i kat\u00ebr motrave, sepse ishte babai i dy vajzave t\u00eb vogla, sepse ishte q\u00eblluar n\u00eb bulevard, n\u00eb nj\u00eb demostrat\u00eb t\u00eb thirrur nga opozita e vendit t\u00eb tij ; sepse arma vrastare q\u00eb u shkreh mbi Aleksin ishte shkrehur mbi gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb ishin rreth e rrotull tij n\u00eb at\u00eb \u00e7ast tragjik; dhe ishte shkrehur po ashtu mbi gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb demonstrat\u00ebn e 21 janarit, dhe mbi gjith\u00eb ata q\u00eb nuk mor\u00ebn pjes\u00eb fizikisht n\u00eb at\u00eb demonstrat\u00eb, por q\u00eb ishin atje me mendje e me zem\u00ebr; dhe ishte shkrehur gjithashtu mbi gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb ishin kund\u00ebr demonstrat\u00ebs dhe opozit\u00ebs, por q\u00eb nuk mund ta pranonin e nuk mund ta pranojn\u00eb kurr\u00eb q\u00eb n\u00eb shekullin e nj\u00ebzet e njet\u00eb, nj\u00ebzet vjet pas r\u00ebnies s\u00eb regjimit komunist, qeveria e tavolin\u00ebs dhe kulisave &#8220;Berisha-Meta&#8221; apo \u00e7do qeveri tjet\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrgjigjet me plumba qytetar\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen e saj.<\/p>\n<p>Ato plumba, ajo masak\u00ebr politike e panjohur n\u00eb tok\u00ebn e Europ\u00ebs, ato jet\u00eb t\u00eb humbura ndan\u00eb n\u00eb dysh koh\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb . Koh\u00ebn para 21 janarit dhe koh\u00ebn pas 21 janarit. Por ndan\u00eb n\u00eb dysh edhe njohjen ton\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb dhe qeverisjen e sotme t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Dinim shum\u00eb, por jo kaq shum\u00eb p\u00ebr ket\u00eb qeveri dhe qeverisje.<\/p>\n<p>Dinim se korrupsioni dhe iracionalizmi, si an\u00eb t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs medalje, ishin b\u00ebr\u00eb karakteristikat e saj dalluese. Pa patur para syve videoskandalet e shfaqura dhe t\u00eb pashfaqura, por thjesht duke vler\u00ebsuar shkall\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb arroganc\u00ebs dhe irracionalizmit n\u00eb oborrin e kryeministrit t\u00eb vendit, ne mund ta kuptonim se korrupsioni dhe abuzimet me pushtetin ishin ngjitur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shkall\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 21 janar dhe pas 21 janarit pam\u00eb se e keqja brenda k\u00ebsaj qeverie kishte shkuar p\u00ebrtej njohjes son\u00eb, m\u00eb sakt\u00eb p\u00ebrtej njohjes sime. Nuk e imagjinoja dot para k\u00ebsaj date se garda e kryeministrit mund t\u00eb vriste protestues opozitar\u00eb n\u00eb bulevard; nuk e mendoja se kryeministri do t&#8217;i shp\u00ebrblente me stimuj moral\u00eb dhe material\u00eb ata q\u00eb hap\u00ebn zjarr, p\u00ebr rrjedhim edhe ata q\u00eb vran\u00eb e plagosen qytetar\u00eb, shi ashtu si\u00e7 shp\u00ebrbleheshin n\u00eb komuniz\u00ebm kufitar\u00ebt q\u00eb vrisnin njer\u00ebz n\u00eb kufi. Nuk e dinim tamam se ku ishim. E m\u00ebsuam me \u00e7mimin e lart\u00eb t\u00eb jet\u00ebve q\u00eb humb\u00ebn. E v\u00ebrteta, ashtu si liria, ka d\u00ebshmor\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Aleks Nika \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej tyre. Tani Shqip\u00ebria politike dhe qeveria e saj jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb qarta se sa ishin para 21 janarit. P\u00ebr gjith\u00eb Per\u00ebndimin. P\u00ebr gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Nuk ka qen\u00eb nevoja t\u00eb derdhej gjak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj transparence. Politika e urt\u00eb dhe moderne e shmang derdhjen e gjakut. Por me sa duket, \u00e7mimin e sakrificave e cakton gjithnj\u00eb masa e s\u00eb keqes q\u00eb duhej shkulur.<\/p>\n<p>Aleks Nik\u00ebs nuk i kishte pushuar ende zemra, kur opozita zhvilloi marshimin-homazh n\u00eb nderim t\u00eb Hekuran Ded\u00ebs, Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit, n\u00eb 28 janar. Aty ku u vra Aleksi kan\u00eb ndezurt qirinj vet\u00ebm n\u00ebna dhe t\u00eb af\u00ebrmit e tij. Sot do t\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb demostrat\u00eb t\u00eb re n\u00eb bulevard. \u00cbsht\u00eb rasti p\u00ebr t&#8217;i blatuar Aleksit heshtjen dhe p\u00ebrkuljen e madhe t\u00eb Tiran\u00ebs opozitare.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb rasti p\u00ebr t\u00eb njohur e nderuar motivet q\u00eb e soll\u00ebn at\u00eb n\u00eb protest\u00ebn e 21 janarit. Jan\u00eb t\u00eb thjeshta sa s&#8217;ka k\u00ebto motive , si\u00e7 jan\u00eb zakonisht gj\u00ebrat e ndershme. Vet\u00eb Aleksi ua kishte th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb, para dit\u00ebs s\u00eb kobshme, miqve dhe shok\u00ebve t\u00eb tij socialist\u00eb, demokrat\u00eb apo pa parti n\u00eb Lezh\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb motivet tipike t\u00eb nj\u00eb qytetari t\u00eb pjekur dhe pun\u00ebtor, q\u00eb ka krijuar konceptet dhe bindjet e tij n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e hapur, q\u00eb ka par\u00eb bot\u00eb me sy, q\u00eb ka ngritur me mund dhe djers\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij t\u00eb re dhe biznesin e tij t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb vendlindje, q\u00eb p\u00ebrpiqet p\u00ebr m\u00eb mir\u00eb, q\u00eb \u00ebnd\u00ebrron p\u00ebr m\u00eb mir\u00eb, q\u00eb rropatet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb me thonj me dh\u00ebmb\u00eb p\u00ebrball\u00eb sfidave t\u00eb jet\u00ebs, q\u00eb u v\u00eb gjoksin v\u00ebshtir\u00ebsive, q\u00eb shqet\u00ebsohet dhe reagon kund\u00ebr demagogjive dhe padrejt\u00ebsive, q\u00eb ndjen rrezikun e falimentimit n\u00eb nj\u00eb ekonomi q\u00eb rrokulliset, q\u00eb kupton dhe p\u00ebrjeton efektet shkat\u00ebrrimtare t\u00eb abuzimeve dhe korrupsionit qeveritar. &#8220;M\u00eb foli p\u00ebr korrupsionin&#8221;, tregon miku i tij Gj. Donaj , me t\u00eb cilin kisht\u00eb pir\u00eb kafe mengjesin e dit\u00ebs kur do t\u00eb nisej p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb. &#8220;Tha se po kalohet \u00e7do mas\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Nuk kam patur rastin ta takoj dhe t\u00eb rri me Aleks Nik\u00ebn. Plagosja dhe mandej vdekja e tij u b\u00ebn\u00eb shkak q\u00eb t\u00eb njihem nga af\u00ebr me pun\u00ebn e tij, me miqt\u00eb dhe shok\u00ebt e tij dhe t\u00eb krijoj permes tyre nj\u00eb mendim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr tipin e opozitarit t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb. I rreshtuar politikisht, por jo fanatik partiak.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorues i liris\u00eb, idhtar i drejt\u00ebsis\u00eb, dikush q\u00eb nuk ia ha qeni shkopin, dikush q\u00eb nuk ia k\u00ebrkon shtetit at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb si individ dhe nga ana tjet\u00ebr nuk t\u00ebrhiqet si individ p\u00ebr at\u00eb q\u00eb duhet t&#8217;ia k\u00ebrkoj\u00eb shtetit; dikush q\u00eb angazhohet, q\u00eb njeh nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb veten n\u00eb nevoj\u00ebn e bashkimit dhe reagimit qytetar kund\u00ebr keqqeverisjes. N\u00eb k\u00ebto konture shohim tipin e opozitarit popullor, tipin e antikoformistit popullor, q\u00eb Shqip\u00ebria vazhdon ta krijoj\u00eb, q\u00eb po vjen duke u shumuar, p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb me kalimin e koh\u00ebs shtylla herkuliane e demokracis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Kushdo q\u00eb do t\u00eb vizitoj\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e bukur t\u00eb Aleksit n\u00eb Gryk\u00eb Manati t\u00eb Lezh\u00ebs , kushdo q\u00eb do t\u00eb vizitoj\u00eb biznesin e tij t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb qytetin e Lezh\u00ebs, kushdo q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb sadopak informacion nga shok\u00ebt e tij p\u00ebr natyr\u00ebn dhe aspiratat e tij, do t\u00eb kuptoj\u00eb se me 21 janar, me selektim apo jo, plumbat e gard\u00ebs q\u00eb u nisen nga selia e kryeministris\u00eb vran\u00eb n\u00eb bulevardin &#8220;D\u00ebshmor\u00ebt e kombit&#8221; k\u00ebt\u00eb tip qytetari dhe opozitari q\u00eb p\u00ebrshkruam pak m\u00eb sip\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Aleks Nika ishte si tre t\u00eb vrar\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7se n\u00eb fatin e d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb liris\u00eb dhe s\u00eb v\u00ebrtetes, ata q\u00eblluan t\u00eb lidhur edhe n\u00eb fatin e baballar\u00ebve q\u00eb lan\u00eb pas nga dy f\u00ebmij\u00eb jetim\u00eb secili.<\/p>\n<p>Por fati i Aleksit, q\u00eb u bashkua me vones\u00eb me tre bashkudh\u00ebtar\u00ebt e tij t\u00eb p\u00ebrjetesis\u00eb, pati edhe nj\u00eb akt shtes\u00eb, at\u00eb t\u00eb rivrasjes me fjal\u00eb dhe me g\u00ebnjeshtra qeveritare , teksa po jepte shpirt n\u00eb Spitalin Ushtarak t\u00eb Tiran\u00ebs dhe nuk kishte asnj\u00eb mund\u00ebsi tu p\u00ebrgjigjej trillimeve dhe shpifjeve t\u00eb kryeministrit Berisha dhe ministrave t\u00eb tij t\u00eb shkalluar.<\/p>\n<p>Tha Sali Berisha p\u00ebr Aleksin, n\u00eb dit\u00ebn e kat\u00ebrt apo t\u00eb pest\u00eb t\u00eb dergjjes s\u00eb tij n\u00eb koma, se kishte ardhur n\u00eb protest\u00eb sepse i kishin premtuar ta b\u00ebnin kryetar komune- nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e trash\u00eb nga ato q\u00eb Berisha i shpik vet\u00eb apo i merr dhe i em\u00ebton nga celulari i tij i prishur pa asnj\u00eb filt\u00ebr logjik dhe njer\u00ebzor. Ministrat e kabinetit t\u00eb tij e ndoq\u00ebn shefin me shpifje dhe trillime t\u00eb tjera akoma m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe antinjer\u00ebzore, shprehje e err\u00ebsimit t\u00eb mendjes nga kompjeksi i fajit apo nga paragjykimi ekstrem i kund\u00ebrshtarit.<\/p>\n<p>Shpifjet kishin p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb b\u00ebnin pis motivet e v\u00ebrteta t\u00eb ardhjes s\u00eb Aleksit n\u00eb demonstrat\u00eb dhe, kryesorja, t&#8217;ia faturonin vrasjen e Aleksit dhe protestuesve t\u00eb tjer\u00eb jo atyre q\u00eb i vran\u00eb, por atyre q\u00eb i ftuan n\u00eb demosntrat\u00eb. T\u00eb riprodhosh aktin e rivrasjes qeveritare t\u00eb Alesk Nik\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj si t\u00eb vizitosh rebuset e mendjeve t\u00eb \u00e7oroditura, ku nuk ka vler\u00eb t\u00eb kapesh kund\u00ebrth\u00ebnie, pasi gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e till\u00eb. Por nj\u00eb gj\u00eb duhet ta n\u00ebnvizojm\u00eb, pasi k\u00ebta t\u00eb \u00e7oroditur na qeverisin.<\/p>\n<p>Me ato q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Aleks Nik\u00ebn kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, thjesht ka dekonspiruar mend\u00ebsin\u00eb sunduese n\u00eb oborrin e tij, mend\u00ebsin\u00eb sipas s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nuk ka njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb, nuk ka motive t\u00eb ndershme, por vet\u00ebm interesa dhe pazare.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e vertet\u00eb, nuk do t\u00eb jet\u00eb e vertet\u00eb. Kat\u00ebr njer\u00ebz u vran\u00eb, qindra mij\u00ebra protestojne e do t\u00eb protestojn\u00eb parreshtur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb. Liria \u00ebsht\u00eb duke e mundur e do ta mund\u00eb tavolin\u00ebn qeveritare t\u00eb pazareve.<\/p>\n<p>Sigurisht, Berisha nuk e ka par\u00eb dhe dhe nuk e ka llogaritur nj\u00eb njeri t\u00eb thjesht\u00eb si Aleks Nika kur ka folur ashtu p\u00ebr t\u00eb. Rivrasja e Aleksit me shpifje \u00ebsht\u00eb vazhdimi i vrasjes s\u00eb tij me plumb. U vra burracak\u00ebrisht, n\u00eb trotuarin e kullave binjake p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb dhe kryeministrit, rreth or\u00ebs kat\u00ebr pasdite, kur demonstrata pothuajse ishte shkrehur dhe shumica d\u00ebrmuese e pjes\u00ebmarresve kishin marr\u00eb e po merrnin rrug\u00ebn e kthimit n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>U vra, sikurse t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebr t&#8217;i hedhur te k\u00ebmb\u00ebt e Edi Ram\u00ebs dhe opozitar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, si nj\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr opozit\u00ebn dhe p\u00ebr popullin opozitar sot dhe nes\u00ebr. Sa e r\u00ebnd\u00eb! Sa e papranueshme n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme euroatllantike! Sa pa t\u00eb ardhme ky m\u00ebsim i zi!<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;<br \/>\n<strong><\/strong><\/p>\n<p><strong>Xhaxhai i Aleks Nik\u00ebs: Dyshimet e mia p\u00ebr vrasjen<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shekulli Online<\/strong>, <em>17.02.2011<\/em><\/p>\n<p>Marku ngjan si nj\u00eb statuj\u00eb e mbushur me dhimbje, nga e cila duket se s&#8217;do nxjerr\u00ebsh asnj\u00eb fjal\u00eb. I heshtur dhe i vrar\u00eb nga \u00e7far\u00eb ka ndodhur m\u00eb 21 janar dhe pas tij, e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb bindet n\u00ebse duhet t\u00eb flas\u00eb fort, apo duhet t\u00eb jet\u00eb i matur p\u00ebr t\u00eb respektuar m\u00eb shum\u00eb kujtimin e nipit t\u00eb tij, djalit t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi kat\u00ebr motra dhe dy vajza. Ka disa brenga t\u00eb cilat k\u00ebrkon t&#8217;i sqaroj\u00eb. Ato kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me Aleksin, me familjen Nika, me Sali Berish\u00ebn dhe njer\u00ebzit e tij q\u00eb po rivrasin sipas tij Aleksin me munges\u00ebn e respektit p\u00ebr ikjen e tij.<\/p>\n<p><strong>A e dinit ku ishte Aleksi m\u00eb 21 Janar?<br \/>\n<\/strong>S&#8217;kam pas nevoj\u00eb t\u00eb pyes. E dija pa m\u00eb th\u00ebn\u00eb as ai vet\u00eb se do ishte n\u00eb Bulevard. Aleksi ishte nj\u00eb socialist. Nuk ka pas nevoj\u00eb t\u00eb m\u00eb thoshte ku ishte. E dija q\u00eb ishte n\u00eb bulevard. Nuk e dija q\u00eb nuk do t\u00eb kthehej m\u00eb gjall\u00eb. Dhe kjo m\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndjehem se jetoj kot, pa asnj\u00eb motiv n\u00ebse drejt\u00ebsia nuk vihet n\u00eb vend.<\/p>\n<p><strong>Si m\u00ebsuat p\u00ebr vdekjen e tij?<\/strong><br \/>\nSi gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Fillimisht nga televizioni, q\u00eb ishte plagosur. Pastaj pash\u00eb Prec Zogaj n\u00eb televizion q\u00eb b\u00ebri thirrje p\u00ebr ndihm\u00eb n\u00eb Spitalin Ushtarak. Duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mik i familjes son\u00eb, u prek\u00ebm dyfish kur dikush tentoi t\u00eb shpif\u00eb dhe p\u00ebr apelin e tij t\u00eb dhimsh\u00ebm nga Spitali Ushtarak. M\u00eb tej si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt jetuam me shpres\u00ebn e pak\u00ebt se Aleksi do t&#8217;ia dilte mban\u00eb. Por nuk mundi si\u00e7 e pat\u00eb.<\/p>\n<p>Duket q\u00eb e p\u00ebrjetoni shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb ikjen e tij. A do ta k\u00ebshillonit t\u00eb mos vinte n\u00eb protest\u00eb m\u00eb 21 janar?<br \/>\nAleksi nuk ishte djal\u00eb q\u00eb mund ta ndalje p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb. Ajo ishte nj\u00eb protest\u00eb e ligjshme, ishte nj\u00eb demonstrat\u00eb e ligjshme dhe kushtetuese. Askush nuk ka tejkaluar t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t&#8217;i merrej jeta. Gjith\u00e7ka q\u00eb ka ndodhur me kat\u00ebr qytetar\u00ebt e vrar\u00eb dhe dhjet\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb plagosur \u00ebsht\u00eb antikushtetuese dhe duhet t\u00eb marr\u00eb d\u00ebnimin kapital. Askush t\u00eb mos mendoj\u00eb se gjaku i tyre do b\u00ebhet uj\u00eb. Un\u00eb jam vet\u00eb jurist dhe kam punuar n\u00eb administrat\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Ashtu si un\u00eb dhjet\u00ebra qindra jurist\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend e din\u00eb mir\u00eb kur mund t\u00eb p\u00ebrdoret arma dhe po aq mir\u00eb se nuk mund t\u00eb merret jeta e nj\u00eb njeriu t\u00eb pafajsh\u00ebm n\u00eb bulevard p\u00ebr arsye politike. Pik\u00ebrisht duke ditur se jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb lir\u00eb dhe demokratike, duke ditur t\u00eb drejtat tona qytetare, nuk do t\u00eb kisha k\u00ebshilluar t\u00eb mos shkonte, pasi nuk shikoja asnj\u00eb rrezik nga nj\u00eb demonstrat\u00eb e qytetareve kund\u00ebr qeveris\u00eb, pasi kane par\u00eb me syt\u00eb e tyre se si zv.kryeministri i vendit b\u00ebn pazare p\u00ebr miliona euro kur n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e mij\u00ebra shqiptar\u00ebve nuk ka as ushqim mjaftuesh\u00ebm. Do t\u00eb m\u00eb dukej krim ta kisha k\u00ebshilluar t\u00eb ndalej, duke e ditur q\u00eb jemi shoq\u00ebri demokratike dhe m\u00eb duket krim i shum\u00ebfisht\u00eb tani p\u00ebrdhosja e vdekjes s\u00eb tij nga ata q\u00eb e vran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A njihej Aleksi si socialist n\u00eb Lezh\u00eb?<br \/>\n<\/strong>&#8211; Po. Gjithkush q\u00eb e njihte e dinte q\u00eb ishte dhe socialist. Ishte nj\u00eb qytetar normal. Kishte nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb mrekullueshme, t\u00eb nd\u00ebrtuar me pun\u00eb t\u00eb ndershme dhe nj\u00eb biznes t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ku kish pun\u00ebsuar motrat dhe familjen e vet. Nuk ishte njeri q\u00eb vuante p\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs. Nuk kishe nevoj\u00eb t\u00eb paguhej p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb miting si\u00e7 k\u00ebrkon ta p\u00ebrdhos\u00eb kujtimin e tij Lul\u00ebzim Basha. Nuk kish nevoj\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn doli n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A mendoni se \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb aksidentalisht apo ka pas goditje selektive ndaj tij?<br \/>\n<\/strong>Nuk e them dot me plot goj\u00ebn pa p\u00ebrfunduar \u00e7do hetim dhe gjykim. Por di t\u00eb them se vrasja e Aleksit ndryshon paksa nga tri vrasjet e tjera. Skaneri t\u00eb krijon dyshime se \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar me snajper me nj\u00eb goditje selektive .<br \/>\nUn\u00eb nuk mund t\u00eb them se dikush porositi vrasjen e tij, por po pres me shpirt n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb t\u00eb mbaroj\u00eb hetimi dhe \u00e7\u00ebshtja t&#8217;i kaloj\u00eb gjykat\u00ebs. Kam nj\u00eb dyshim se segmente t\u00eb caktuara n\u00eb Lezh\u00eb, t\u00eb lidhura me pushtetin, n\u00ebse e kan\u00eb identifikuar n\u00eb bulevard mund ta ken\u00eb seleksionuar p\u00ebr ta vrar\u00eb. Por kjo \u00ebsht\u00eb e gjitha, dyshim i imi. Po presim drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ka pas probleme n\u00eb Lezh\u00eb Aleksi?<br \/>\n<\/strong>Jo. Aleksi nuk ka pasur asnj\u00eb problem. Ai ishte nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb e respektonte gjith\u00eb Lezha dhe ata q\u00eb e njihnin. Por t\u00eb tjer\u00eb, biles nga ata q\u00eb kan\u00eb hapur zjarr nga brenda gardhit t\u00eb kryeministris\u00eb kan\u00eb pas disa probleme n\u00eb Lezh\u00eb, kan\u00eb pas disa interesa financiare n\u00eb zaptime tokash dhe p\u00ebrdorim t\u00eb pushtetit. Lus Zotin t\u00eb mos bashkohen k\u00ebto gj\u00ebra, pasi do t\u00eb ishte nj\u00eb krim i mafies politike.<\/p>\n<p><strong>Kur flisni p\u00ebr vrasjen e Aleksit n\u00eb familje flisni p\u00ebr nj\u00eb vrasje aksidentale apo politike?<br \/>\n<\/strong>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb vrasje p\u00ebr arsye politike e urdh\u00ebruar nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb pushtetit. N\u00eb zyr\u00eb ka qen\u00eb kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i brendsh\u00ebm Lul\u00ebzim Basha. Un\u00eb e njoh Komandantin e Gard\u00ebs Ndrea Prendin dhe kam besim se ai e di mir\u00eb q\u00eb njeriu nuk vritet me duar n\u00eb xhepa n\u00eb bulevard. Ai duhet t\u00eb ruaj\u00eb autoritetin e tij dhe t\u00eb Gard\u00ebs jo duke fshehur gardist\u00ebt, por duke d\u00ebshmuar para drejt\u00ebsis\u00eb kush i urdh\u00ebroi.<br \/>\nGarda por dhe \u00e7do formacion tjet\u00ebr ushtarak e ka t\u00eb ndaluar t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb arm\u00ebn n\u00eb publik. Ne pam\u00eb n\u00eb kamera polic\u00eb q\u00eb gjuanin tek piramida jasht\u00eb kryeministris\u00eb. Ne pam\u00eb polic\u00eb q\u00eb q\u00ebllonin drejt mbi turm\u00ebn. Ligji p\u00ebr p\u00ebrdorimin e arm\u00ebve u shkel publikisht para syve t\u00eb miliona shqiptar\u00ebve. Dhe kjo p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb thjesht\u00eb. Disa nga ata q\u00eb kan\u00eb vrar\u00eb shihet qart\u00eb q\u00eb jan\u00eb militant\u00eb q\u00eb mbrojn\u00eb pasurit\u00eb dhe pushtetin e tyre t\u00eb dyshimt\u00eb. Ndaj ne duam t\u00eb dim\u00eb kush dha urdh\u00ebr. Ne e duam k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje. Po presim n\u00eb qet\u00ebsi, por jo aq t\u00eb qet\u00eb. Po presim n\u00eb gjakftoht\u00ebsi, por jo aq t\u00eb ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>Po presim nj\u00eb fjal\u00eb nga drejt\u00ebsia. Po presim nj\u00eb shenj\u00eb. Di\u00e7ka duhet t\u00eb na thon\u00eb. Lus Zotin t\u00eb mos vazhdojn\u00eb m\u00eb disa fytyra t\u00eb urryera politike t\u00eb vazhdojn\u00eb e t\u00eb thon\u00eb se ishin rruga\u00e7\u00eb, kok\u00ebpalar\u00eb dhe bandit\u00eb. Lus Zotin p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre, jo p\u00ebr ata t\u00eb Aleksit se ata ngel\u00ebn pa bab\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb duhet ta kuptojn\u00eb se ne nuk mund t\u00eb l\u00ebm\u00eb t\u00eb rivrasin ata q\u00eb i vran\u00eb. Nj\u00eb her\u00eb i vran\u00eb tin\u00ebzisht me plumb dhe tash po i vrasin p\u00ebrdit\u00eb me fjal\u00eb. Duhet ta dijn\u00eb se jemi gjall\u00eb.<\/p>\n<p><strong>E keni fjal\u00ebn p\u00ebr fjalorin e kryeministrit?<br \/>\n<\/strong>Edhe p\u00ebr fjal\u00ebt e tij. Un\u00eb e njoh at\u00eb. Kam jetuar vite t\u00eb t\u00ebra komshi me t\u00eb. Ai po na e vret djalin p\u00ebr s\u00eb dyti. Un\u00eb besoj se ai m\u00eb njeh. N\u00ebse do t&#8217;i kishte ndodhur ajo q\u00eb i ndodhi Aleksit, djalit t\u00eb tij, ne nuk do silleshim ashtu si po sillet ai me djalin ton\u00eb. Nuk do ta fyenim, nuk do ta p\u00ebrdhosnim, por do ta respektonim dhe do ta ngush\u00ebllonim. Ai po thot\u00eb gj\u00ebra t\u00eb r\u00ebnda. Po thot\u00eb se vram\u00eb 3 apo 4 por mund t\u00eb vrisnim dhe 300 se ishte pu\u00e7. Pastaj t\u00ebrhiqet nga fjala pu\u00e7. Pastaj fyen p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb vdekurit. Ka nj\u00eb kufi. Nuk ka vet\u00ebm ai f\u00ebmij\u00eb, ka pas dhe Aleksi. Nuk ka vet\u00ebm ai mbesa, kam dhe un\u00eb q\u00eb tani i kam jetime p\u00ebr shkak t\u00eb tij. Ai s&#8217;mund t\u00eb na p\u00ebrdhos\u00eb edhe t\u00eb vdekur. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb t&#8217;i hap\u00eb rrug\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, pasi e drejta vonon por nuk harron. Dikush do ta vendos\u00eb at\u00eb. Ne duam ta vendosin gjykatat e lira.<\/p>\n<p>\u00a0N\u00ebse Berisha k\u00ebrkon rrug\u00eb t\u00eb tjera keq p\u00ebr at\u00eb. Desha t&#8217;u them dy fjal\u00eb dhe atyre t\u00eb tjer\u00ebve rrotull tij. N\u00ebse do t&#8217;u kishte ndodhur atyre kjo fatkeq\u00ebsi, edhe sikur viktima t\u00eb kish faj ne do t\u00eb shkonim t&#8217;i ngush\u00ebllonim dhe nuk do t\u00eb qeshnim si Jozefina, nuk do fyenim gjakun e tyre. Ajo nuk di t\u00eb sillet as si n\u00ebn\u00eb, as si mot\u00ebr as si fem\u00ebr. Desha t&#8217;i them Sokol Olldashit, se Aleksi nuk kish nevoje te pun\u00ebsohej n\u00eb polici bashkiake, se kishte biznesin e tij, ku mund t\u00eb merrte dhe Olldashin polic kur t\u00eb ik\u00eb nga pushteti, me kusht q\u00eb t\u00eb mos pinte m\u00eb.<br \/>\nAta u soll\u00ebn si shtaz\u00eb me vdekjen e Aleksit. Tentuan t\u00eb prishnin me lidhjet e tyre t\u00eb pista dhe funeralin e Aleksit. K\u00ebsaj nuk ja arrit\u00ebn, por tradhtuan veten se kan\u00eb gisht tek kjo plag\u00eb q\u00eb na kan\u00eb hap..<\/p>\n<p><strong>Kan\u00eb tentuar t&#8217;ju prishin funeralin?<br \/>\n<\/strong>Po. Kan\u00eb manipuluar me nj\u00eb njeri t\u00eb tyre t\u00eb sjell\u00eb aty me kamer\u00eb amatore p\u00ebr t\u00eb inskenuar di\u00e7ka t\u00eb turpshme. Nuk ia arrit\u00ebn. Ne e fal\u00ebnderojm\u00eb nga zemra Edi Ramen, dhe ata q\u00eb respektuan kujtimin e Aleksit. Motrat e Aleksit, dhe babai i tij kan\u00eb shprehur fal\u00ebnderimet publikisht t\u00eb nes\u00ebrmen e varrimit. Ata q\u00eb sajuan sken\u00ebn u fsheh\u00ebn si minj dhe mbyll\u00ebn telefonat q\u00eb at\u00eb dit\u00eb. Por ne na kan\u00eb r\u00ebndu, pasi kane dash t\u00eb na p\u00ebrdorin edhe pasi na vran\u00eb. Edi Rama do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e familjes son\u00eb, pasi respektoi at\u00eb q\u00eb b\u00ebri Aleksi. Nga te tjer\u00ebt pres drejt\u00ebsi. Pres t\u00eb mos pengojn\u00eb zbardhjen e krimit.<\/p>\n<p><strong>Meq\u00eb hym\u00eb te politika, a shikoni rrezik q\u00eb politika dhe diplomacia t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb hetim?<br \/>\n<\/strong>Po shikojm\u00eb q\u00eb ka presione. Ka disa her\u00eb dhe deklarata q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pesimist\u00eb. Pash\u00eb dhe ambasadorin amerikan n\u00eb krah t\u00eb nj\u00eb kryepolici duke e lavd\u00ebruar p\u00ebr profesionaliz\u00ebm. Un\u00eb nuk e di \u00e7&#8217;profesionaliz\u00ebm ishte ai, por di t\u00eb them se ata shkel\u00ebn \u00e7do ligj dhe vran\u00eb kat\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm. Un\u00eb di q\u00eb n\u00eb SHBA e kan\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb ligjin.. As deklaratat e tij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb barazim situat\u00ebn e demonstruesve me gjakun e derdhur nga pushteti, nuk m\u00eb duken normale, por kjo \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb vihet n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb shkelja e ligjit mbi tubimin dhe t\u00eb lihet n\u00eb harres\u00eb terrori shteteror q\u00eb derdhi gjak. Por thash\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e atij zot\u00ebris\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, djalin ton\u00eb nuk e vrau ai, por pushteti im dhe un\u00eb ja k\u00ebrkoj qeveris\u00eb shqiptare drejt\u00ebsin\u00eb ose gjakun. Gjakun e Aleksit as e falim dhe as nuk do ta l\u00ebm\u00eb t\u00eb humbas\u00eb. Ne ja k\u00ebrkojm\u00eb shtetit ton\u00eb. Ne presim q\u00eb at\u00eb t\u00eb zbardh\u00eb Prokuroria. Frika e atyre q\u00eb kan\u00eb vrar\u00eb, nuk e mund dot drejt\u00ebsin\u00eb dhe as q\u00eb na frik\u00ebson dot ne q\u00eb kemi mbetur gjall\u00eb. Dikush do ta v\u00ebr\u00eb n\u00eb vend drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pre\u00e7 Zogaj, 18.02.2011 &#8220;Aleks&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i p\u00ebrhapur n\u00eb Shqip\u00ebri. Ka shum\u00eb Aleks\u00eb. Por sot ka vet\u00ebn nj\u00eb Aleks q\u00eb u shkon nd\u00ebrmend t\u00eb gjith\u00ebve kur e d\u00ebgjojn\u00eb k\u00ebt\u00eb em\u00ebr. Aleks Nika, 36- vje\u00e7ari nga Lezha. \u00cbsht\u00eb ai q\u00eb u godit me plumb n\u00eb kok\u00eb n\u00eb demonstrat\u00ebn e 21 janarit, rreth or\u00ebs kat\u00ebr pasdite, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Arsyet e Aleksit dhe rivrasja e tij - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Arsyet e Aleksit dhe rivrasja e tij - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pre\u00e7 Zogaj, 18.02.2011 &#8220;Aleks&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i p\u00ebrhapur n\u00eb Shqip\u00ebri. Ka shum\u00eb Aleks\u00eb. Por sot ka vet\u00ebn nj\u00eb Aleks q\u00eb u shkon nd\u00ebrmend t\u00eb gjith\u00ebve kur e d\u00ebgjojn\u00eb k\u00ebt\u00eb em\u00ebr. Aleks Nika, 36- vje\u00e7ari nga Lezha. \u00cbsht\u00eb ai q\u00eb u godit me plumb n\u00eb kok\u00eb n\u00eb demonstrat\u00ebn e 21 janarit, rreth or\u00ebs kat\u00ebr pasdite, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-02-18T08:53:59+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/aleks_nikaj_me_bashkeshorten-300x286.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Arsyet e Aleksit dhe rivrasja e tij\",\"datePublished\":\"2011-02-18T08:53:59+00:00\",\"dateModified\":\"2011-02-18T08:53:59+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/\"},\"wordCount\":3722,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/aleks_nikaj_me_bashkeshorten-300x286.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/\",\"name\":\"Arsyet e Aleksit dhe rivrasja e tij - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/aleks_nikaj_me_bashkeshorten-300x286.jpg\",\"datePublished\":\"2011-02-18T08:53:59+00:00\",\"dateModified\":\"2011-02-18T08:53:59+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/aleks_nikaj_me_bashkeshorten-300x286.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/aleks_nikaj_me_bashkeshorten-300x286.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Arsyet e Aleksit dhe rivrasja e tij\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Arsyet e Aleksit dhe rivrasja e tij - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Arsyet e Aleksit dhe rivrasja e tij - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Pre\u00e7 Zogaj, 18.02.2011 &#8220;Aleks&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i p\u00ebrhapur n\u00eb Shqip\u00ebri. Ka shum\u00eb Aleks\u00eb. Por sot ka vet\u00ebn nj\u00eb Aleks q\u00eb u shkon nd\u00ebrmend t\u00eb gjith\u00ebve kur e d\u00ebgjojn\u00eb k\u00ebt\u00eb em\u00ebr. Aleks Nika, 36- vje\u00e7ari nga Lezha. \u00cbsht\u00eb ai q\u00eb u godit me plumb n\u00eb kok\u00eb n\u00eb demonstrat\u00ebn e 21 janarit, rreth or\u00ebs kat\u00ebr pasdite, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-02-18T08:53:59+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/aleks_nikaj_me_bashkeshorten-300x286.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Arsyet e Aleksit dhe rivrasja e tij","datePublished":"2011-02-18T08:53:59+00:00","dateModified":"2011-02-18T08:53:59+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/"},"wordCount":3722,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/aleks_nikaj_me_bashkeshorten-300x286.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/","name":"Arsyet e Aleksit dhe rivrasja e tij - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/aleks_nikaj_me_bashkeshorten-300x286.jpg","datePublished":"2011-02-18T08:53:59+00:00","dateModified":"2011-02-18T08:53:59+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/aleks_nikaj_me_bashkeshorten-300x286.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/aleks_nikaj_me_bashkeshorten-300x286.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsyet-e-aleksit-dhe-rivrasja-e-tij\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Arsyet e Aleksit dhe rivrasja e tij"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6497"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6497"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6497\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6497"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6497"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6497"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}