{"id":6472,"date":"2012-12-27T08:48:43","date_gmt":"2012-12-27T07:48:43","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=6472"},"modified":"2012-12-27T08:48:43","modified_gmt":"2012-12-27T07:48:43","slug":"hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina\/","title":{"rendered":"Hane Sina (1928-2012) &#8211; Ikon\u00eb e kalvarit t\u00eb vuajtjes t\u00eb familjes Sina"},"content":{"rendered":"<p><i>In Memoriam<\/i><\/p>\n<p><b>Klajd Kapinova<\/b> <\/p>\n<p><b><i>Vuajtja, ka mbetur pa sh\u00ebrim. Ajo ishte pjes\u00eb e jet\u00ebs n\u00eb familjen Sina, gjat\u00eb 5 dekadave t\u00eb sistemit komunist.<\/i><\/b><\/p>\n<p>Refreni i zakonsh\u00ebm dhe monoton ishte: dhimbje pakufi, keqtrajtime shtazarake, p\u00ebrbuzje e fyerje ekstreme, varf\u00ebri me buk\u00eb mjerimi, n\u00ebn\u00e7mime sistematike, dhun\u00eb psiqike e fizike t\u00eb vijueshme, internime dhe mallkime proletare, privim nga \u00e7do e drejt\u00eb elementare njer\u00ebzore, n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbje deri n\u00eb disa breza,\u2026<\/p>\n<p>K\u00ebto dhe shum\u00eb t\u00eb tjera, kan\u00eb qen\u00eb em\u00ebruesi i p\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00eb e ka shoq\u00ebruar kalvarin e vuajtjeve dhe st\u00ebrmundimeve, familjen e mo\u00e7me etnike shqiptare Sina, e shquar historikisht gjithnj\u00eb, p\u00ebr ruajtjen dhe respektimin e traditave me vlera tipike autoktone dibrane.<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb t\u00eb ftohta dhjetori, n\u00eb qytetin Brooklyn, n\u00eb shtetin e New York-ut, mbylli syt\u00eb, nj\u00eb prej grave m\u00eb stoike t\u00eb kampeve t\u00eb komunizmit, nj\u00eb nga n\u00ebnat m\u00eb fjal\u00eb \u00ebmb\u00ebl, m\u00eb e thjeshta, modestja deri n\u00eb p\u00ebrvuajturi shembullore, mbas gjith\u00eb historis\u00eb plot dhimbje dhe plag\u00eb t\u00eb thella, q\u00eb e ka shoq\u00ebruar pambarim nd\u00ebr dekada, t\u00eb pavdekshmen dhe t\u00eb paharruaren, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb vendlindje dhe Amerik\u00eb, n\u00ebn\u00ebn e vuajtjeve Hane Sina! <\/p>\n<p>Por historia e familjes s\u00eb njohur t\u00eb Dibr\u00ebs s\u00eb Madhe, z\u00eb fill tek drama, q\u00eb p\u00ebrfshiu n\u00ebn\u00eb Han\u00ebn, kur ajo ishte ende f\u00ebmij\u00eb i brisht\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu nga burimet historike dhe dokumentet e familjes Sina, m\u00ebsojm\u00eb se n\u00eb mosh\u00ebn 11-vjecare u vra Haxhi Dishi, babai i vog\u00eblushes (sikurse thuhet n\u00eb Dib\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb \u201cvij\u00eb uji\u201d) nga njeriu m\u00eb i af\u00ebrm i familjes (djali i axh\u00ebs) babai i t\u00eb cilit asokohe, punonte si qarkkomandant xhandarmarie n\u00eb Dib\u00ebr t\u00eb Madhe\u2026<br \/>\nVrasjen e babait t\u00eb Han\u00ebs, Beqir Sina e p\u00ebrjetoj r\u00ebnd\u00eb, nga q\u00eb e donte aq shum\u00eb, sa nuk ia falte k\u00ebrkujt gjakun e Haxhi Dishit. Por dhimbja e madhe kthehet n\u00eb forc\u00eb, p\u00ebr burrat shqiptar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb dijn\u00eb t\u00eb falin gjakun, mbi dhimbjen e thell\u00eb. Si besnik q\u00eb e kishte, m\u00eb von\u00eb e b\u00ebri mik sht\u00ebpie. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i rrall\u00eb, q\u00eb ka ndodhur deri m\u00eb sot n\u00eb krahin\u00ebn e Dibr\u00ebs s\u00eb Madhe dhe bot\u00ebn shqiptare. <\/p>\n<p><b>Nj\u00eb jet\u00eb mes vuajtjes dhe mjerimit komunist<\/b><\/p>\n<p>Hana, lindi m\u00eb 18 maj t\u00eb vitit 1928, n\u00eb katundin Rreth Kale-Muhurr Peshkopi.<br \/>\nSikurse kujton sot i biri, gazetari pasionant e i palodhur i komunitetit shqiptaro-amerikan\u00eb Beqir Sina (n\u00ebn\u00ebn Hana), n\u00eb mosh\u00ebn 12-vjecare propoganda fashiste e d\u00ebrgoi s\u00ebbashku me nj\u00eb grup f\u00ebmij\u00ebsh nga Dibra n\u00eb Itali. Atyre, iu bashkuan edhe disa f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb familjeve t\u00eb m\u00ebdha nga e gjith\u00eb Shqip\u00ebria. K\u00ebt\u00eb mir\u00ebsi asokohe f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb zgjuar, ia b\u00ebri qarkkomandanti Beqir Sina, p\u00ebr t\u00eb harruar ndoshta edhe vrasjen e babait t\u00eb saj&#8230;<\/p>\n<p>Ngjarjet n\u00eb vendlindje precipitojn\u00eb me shp\u00ebjt\u00ebsi. Atje, komunist\u00ebt, p\u00ebrmes propagand\u00ebs s\u00eb g\u00ebnj\u00ebshtr\u00ebs, kishin arritur t\u00eb trudhosin me bolsheviz\u00ebm t\u00eb rinjt\u00eb dhe njer\u00ebz naiv, q\u00eb nuk e njihnin fytyr\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb proletar\u00ebve, q\u00eb ndryshe fliste dhe ndryshe vepronte. <\/p>\n<p>Kjo u duk shum\u00eb qart\u00eb n\u00eb Rusi, me triumfin e luft\u00ebs civile ose sikurse njihet si \u201crevolucioni bolshevik\u201d, ku, pushtetin e mori ideologu marksist Lenini dhe siamezi diktatori famkeq gjeorgjian Stalinin. Ai sot p\u00ebr nga krimet n\u00eb koh\u00ebn e tij (sipas burimeve historike bashk\u00ebkohore), \u00ebsht\u00eb i pari n\u00eb bot\u00eb dhe i dyti nazisti gjerman Hitleri. <\/p>\n<p>Si shum\u00eb t\u00eb rinj idealist, me \u00ebndrra dhe q\u00ebllime p\u00ebrparimtare, mbushur plot ndjenja t\u00eb ngrohta atdhedashurie, rikthimin n\u00eb vendlindje e shihnin si shpres\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb dhe liri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb demokratike, sikurse ishte Italia dhe shum\u00eb shtete t\u00eb tjera t\u00eb Europ\u00ebs Perendimore.<br \/>\nPor shpejt, \u00ebnd\u00ebrra e adolishentes err\u00ebsohet dhe vendin e saj e z\u00eb mjerimi dhe vuajtjet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme, q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb sosur n\u00eb familjen Sina, p\u00ebr shum\u00eb dekada, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb sundimit t\u00eb kuqalash\u00ebve me hu, litar dhe mashtrim propagandist t\u00eb Tiran\u00ebs s\u00eb kuqe prej 1944-1990. <\/p>\n<p>N\u00eb fakt, kthimi saj n\u00eb Shqip\u00ebri, ishte nj\u00eb kthim n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb ngadalsh\u00ebm drejt varrezave, pa e kuptuar vdekjen e ngadalshme, q\u00eb po u vinte t\u00eb gjith\u00eb nacionalist\u00ebve dhe familjeve t\u00eb tyre, t\u00eb cil\u00ebt e donin Atdheun si sht\u00ebpin\u00eb e tyre\u2026 Nisi k\u00ebshtu p\u00ebrjetimi i udh\u00ebs s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kalvarit t\u00eb vuajtjeve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme&#8230;<\/p>\n<p>E reja fisnike dhe zem\u00ebrbujare Hana, nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur pranvere, n\u00eb mosh\u00ebn 19-vjecare, martohet me djalin e Beqir Sin\u00ebs, t\u00eb riun Rasim Sina, q\u00eb vinte nga nj\u00eb der\u00eb e fort\u00eb e nacionalizmit shqiptar.<br \/>\nNga burimet historike m\u00ebsojm\u00eb, burrat e dy kunatave t\u00eb veja (Dijen e Biden), i kishte pushkatur regjimi sllavo-komunist n\u00eb Maqedoni, nd\u00ebrsa dy motrat: Mihanen e Remen dhe tre v\u00ebll\u00ebz\u00ebrit e tij: Mus\u00ebn, Hashimin dhe Besimin dhe gruan fisnike Kafile Kaloshen, jan\u00eb kthyer m\u00eb 1949 nga Kampi i Uznov\u00ebs, mbas nj\u00eb amnestie t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb katundin e tyre n\u00eb Rreth Kale.<\/p>\n<p>Kthim ishte pa shpres\u00eb dhe t\u00eb ardhme. Ata e gjet\u00ebn kull\u00ebn e djegur nga komunist\u00ebt. Jevxhit\u00ebt e hoxhistit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs m\u00eb pare e kishin vjedhur gjithcka q\u00eb ndodhej brenda,\u2026  e shkat\u00ebrruan dhe m\u00eb pas e kthyen n\u00eb kazerm\u00eb mallrash p\u00ebr ushtrin\u00eb e tyre.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb me interest t\u00eb thuhet, se shpesh bujaria e shqiptarit mes varf\u00ebris\u00eb, ka treguar vlera fisnik\u00ebrie e mir\u00ebsie, n\u00eb momentet m\u00eb dramatike t\u00eb bashk\u00ebvendasve. <\/p>\n<p>K\u00ebshtu, m\u00ebsohet se kur vendasit mor\u00ebn vesht, se kulla e famshme e familjes Sina ishte djegur, menj\u00ebher\u00eb shprehen humanizmin konkret, q\u00eb buronte nga shpirti flori i tyre, duke e ndihmuar, q\u00eb t\u00eb ngrinte streh\u00ebn e varf\u00ebr p\u00ebr t\u00eb hapur familjen e tij te re. Pa dallim, i gjith\u00eb katundi dhe nga trevat e tjera u ngrit\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Aty u mblodh\u00ebn fshatar\u00ebt dhe brenda nat\u00ebs i ngrit\u00ebn nj\u00eb kasolle familjes s\u00eb Beqir Sin\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke shfryt\u00ebzuar mjetet rrethanore dhe teknik\u00ebn e nd\u00ebrtimit asokohe, ata e  rrethuan me qepa (nj\u00eb lloj materiali i p\u00ebrdorur gjer\u00ebsisht asokohe) e vesh\u00ebn me thupra dhe m\u00eb pas e suvatuan me balt\u00eb e harasan.<br \/>\nKjo ishte gjendja e mjeruar asokohe e Dibr\u00ebs dhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb askohe po p\u00ebrpiqej t\u00eb luftonte mjerimin dhe prapambetjen, q\u00eb u thellua me ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb proletar\u00ebve pa fe, atdhe e ide. Tashm\u00eb varf\u00ebria ekstreme u ul k\u00ebmbkryq ne familjet shqiptare n\u00eb qytet e katund\u2026<br \/>\nPor nga ana e tjet\u00ebr, gjesti bujar, p\u00ebr t\u2019iu gjendur n\u00eb nevoj k\u00ebsaj familje fisnike nuk mungoi, sepse t\u00eb gjith\u00eb i donin dhe respektonin Sinajt\u2026<\/p>\n<p>Mjerimin si bashk\u00ebudh\u00ebtare, q\u00eb pllakosi k\u00ebt\u00eb familje, nj\u00eb mik me banim sot n\u00eb New York, e rikujton k\u00ebshtu: \u201cSina, q\u00eb dikur kishte q\u00ebn\u00eb e para e k\u00ebtij v\u00ebndi \u201cKulla e Sin\u00ebve\u201d, i thoshin tani, ishte edhe pa buk\u00eb, pa drita, pa tasa e lug, pa tenexhere, pa jorgan e dyshek&#8230;\u201d<\/p>\n<p>Fshatar\u00ebt e t\u00eb af\u00ebrmit e tyre, menj\u00ebher\u00eb filluan kush e kush t\u00eb ofronte di\u00e7ka nga bujaria mes varf\u00ebris\u00eb q\u00eb si s\u00ebmundje ngjit\u00ebse i kishte prekur t\u00eb gjith\u00eb. Dit\u00ebt iknin me shp\u00ebjt\u00ebsi dhe po afrohej koha, kur Rasimi do t\u00eb martohej me Hanen, nga fjala e dh\u00ebn\u00eb, sipas tradit\u00ebs dhe zakonit.<br \/>\nIshte v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb das\u00ebm e thjesht\u00eb shqiptare, pa zhurm\u00eb e krisma arm\u00ebsh, q\u00eb ndodhnin shpesh n\u00eb g\u00ebzimet shqiptare dje dhe sot\u2026<\/p>\n<p>\u201cDhe k\u00ebshtu u b\u00eb dasma. N\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi, nuk u d\u00ebgjuan daullet e fest\u00ebs, por u b\u00eb nj\u00eb das\u00ebm me ceremoni simbolike dhe g\u00ebzim t\u00eb thjesht\u00eb, pa mish,\u2026 dhe vet\u00ebm disa t\u00eb af\u00ebrm i ran\u00eb \u00e7iftelis\u00eb dhe k\u00ebnduan pak at\u00eb nat\u00eb\u2026\u201d, kujtonte shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb nusja e re asokohe Hana 19-vje\u00e7e dhe dh\u00ebndrri Rasimi 16-vje\u00e7.<br \/>\nN\u00eb at\u00eb kasolle t\u00eb thjesht\u00eb, \u00e7iftit t\u00eb ri, Zoti u dha tre f\u00ebmij\u00eb. F\u00ebmija e par\u00eb ishte vajz\u00eb Zenepja, i dyti Dika dhe i treti gazetari i mir\u00ebnjohur Beqir Sina, u nis n\u00eb at\u00eb kasolle\u2026 dhe lindi n\u00eb barakat e kampit t\u00eb internimit famkeq t\u00eb shfarosjes s\u00eb ngadalshme n\u00eb Sav\u00ebr t\u00eb Lushnj\u00ebs\u2026<\/p>\n<p>Me arratisjen e Rasimit, fal\u00eb ndihm\u00ebs bujare t\u00eb nj\u00eb besniku t\u00eb familjes Sina, n\u00ebna e tyre si i th\u00ebrrisnin mal\u00ebsor\u00ebt n\u00eb kamp (oj) Sojnike ose sikurse e kishin zakon familjet e m\u00ebdha, p\u00ebr t\u00eb respektuar nj\u00ebra-tjetr\u00ebn thirreshin vet\u00ebm n\u00eb mbiem\u00ebr. <\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb Kaloshia, i mblodhi t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt saj rreth vetes, e i pyeti se kur do t\u00eb arratiseshin?! Por aty ndodhej edhe nusja e re shtat\u00ebzan\u00eb shtat\u00eb muajsh me f\u00ebmij\u00ebn Beqir n\u00eb bark, q\u00eb thoshte, se vet\u00ebm d\u00ebgjoja dhe sipas zakonit nuk mund t\u2019a hapja goj\u00ebn\u2026<\/p>\n<p>Sojnikja, u tha djem\u00ebve: \u201cDjemt\u00eb e mi, Zoti ua b\u00ebft\u00eb drit\u00eb nga t\u00eb shkoni, se n\u00ebna me tesha n\u00eb krah e nisi dhe po e bitis po me tesha n\u00eb krah, por shyqyr Zoti, k\u00ebsaj rradhe kam edhe nusen e re dhe do t\u2019a kalojm\u00eb me gjith\u00eb nanat e tjera, se jemi m\u00ebsuar n\u00eb kampet e internimit, mbasi na presin shoqet atje&#8230;\u201d<br \/>\nDhe k\u00ebshtu nusja e re Hana, me f\u00ebmij\u00eb n\u00eb bark (sic e kishin zakon grat\u00eb e Dibr\u00ebs), e lidhi shamin dhe me Kalosh\u00ebn nga dera e madhe e Kalosh\u00ebve t\u00eb Kandrit, (Musa, q\u00eb vuante mjerimin n\u00eb burg), mor\u00ebn rrug\u00ebn drej k\u00ebnetave t\u00eb Myzeqes\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb njohur n\u00eb koh\u00ebn e rregjimit komunist dhe m\u00eb pas, kur e kan\u00eb takuar dhe folur shtruar me fisniken n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Beqir Sin\u00ebs (sikurse autori i k\u00ebtij shkrimi), n\u00eb Brooklyn, New York, flasin me shum\u00eb respekt, p\u00ebr mbresat e mira, q\u00eb u kan\u00eb l\u00ebn\u00eb takimet m\u00eb Sojniken dibrane, sikurse e th\u00ebrrisnin t\u00eb gjith\u00eb deri sa u nda nga kjo jet\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Ajo ishte shum\u00eb e drejt\u00eb dhe ndershme, zem\u00ebrbujare, trim\u00ebresh\u00eb, e zgjuar, me nj\u00eb humor t\u00eb holl\u00eb dhe djeg\u00ebs (thumb), p\u00ebr komunist\u00ebt (nj\u00ebsoj sikurse barcoletat shkodrane antikomuniste n\u00eb koh\u00ebn e rregjimit komunist). <\/p>\n<p>Jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto cil\u00ebsi, si: ndershm\u00ebria (i pakorruptuesh\u00ebm), besnik\u00ebria deri n\u00eb vdekje, burr\u00ebria dhe zgjuar\u00ebsia, bujaria e mikpritja, p\u00ebrkushtimi p\u00ebr t\u2019i cuar gj\u00ebrat me vendosm\u00ebri deri n\u00eb fund, mbajtja e fjal\u00ebs,  positive, q\u00eb i sheh duksh\u00ebm tek i biri gazetari Beqir Sina, t\u00eb cilin, t\u00eb gjith\u00eb e duan dhe e respektojn\u00eb n\u00eb komunitetin ton\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb. Ai ishte i dashur edhe nga bashk\u00ebvuajt\u00ebsit n\u00eb Saver t\u00eb Lushnj\u00ebs\u2026<\/p>\n<p>Bujaria e shpirtit t\u00eb saj, vinte nga geni i trash\u00ebguar i familjes, sepse ishte nj\u00eb Der\u00eb e madhe fisnike, p\u00ebrkrah dyerve t\u00eb paris\u00eb s\u00eb Shqipnis\u00eb asokohe, t\u00eb cil\u00ebt, p\u00ebr cudi t\u00eb historis\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ishin surgjenosur n\u00eb sk\u00ebterr\u00ebn vdekjeprur\u00ebse famkeqe t\u00eb kampit n\u00eb Sav\u00ebr t\u00eb Lushnj\u00ebs. <\/p>\n<p>Me qindra dhe mij\u00ebra djem e vajza, burra dhe gra, vejusha e jetim\u00eb, q\u00eb vinin nga familje intelektuale e patriotike, t\u00eb shkolluar n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore, kishin hyr\u00eb n\u00eb dyer e ferrit t\u00eb k\u00ebtij kampi nazist (me emrin proletar) dhe dol\u00ebn prej aty, t\u00eb shkat\u00ebrruar fizikisht, por t\u00eb fort\u00eb mend\u00ebrisht n\u00eb vitin 1990, tek mbijetuan pragun e vdekjes, ku, shum\u00eb nd\u00ebrruan jet\u00eb nga koleksioni i s\u00ebmundjeve dhe pakujdesi mjek\u00ebsor, gjat\u00eb 5 dekadave t\u00eb rregjimit komunist.<\/p>\n<p>Kushdo, q\u00eb ka qen\u00eb i interesuar dhe ka lexuar ose m\u00ebsuar, p\u00ebr historin\u00eb kobndjell\u00ebse t\u00eb Savr\u00ebs, e di fare mire, se aty jetonin vitet e burgimit kolektiv paria e Shqip\u00ebris\u00eb, sikurse ishin familjet m\u00eb t\u00eb z\u00ebshme asokohe, si: Markagjonit, Mirakajt, Bajraktarit, Din\u00ebve, Dugagjinit, Mulosman\u00ebve, Hoxh\u00ebs, Nezajve, Kolgjinit, Sin\u00ebs etj.<\/p>\n<p>Si shum\u00eb nuse t\u00eb reja, q\u00eb u vendos\u00ebn rishtas me familje n\u00eb kampin e internimit, u ndihmuan me bujari nga t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e hersh\u00ebm aty t\u00eb ardhur me koh\u00eb nga qytetet dhe zonat e ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs. <\/p>\n<p>Nj\u00eb detaj interesant, ka mbetur i ngulitur thell\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e familjes Sina dhe m\u00eb shum\u00eb djalit (kolegut tim Beqir Sina), i cili, nd\u00ebr t\u00eb tjera tregon, p\u00ebr bujarin\u00eb e familjes Markagjoni, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb gjendur qysh n\u00eb dit\u00ebt e para familjes s\u00eb porsaardhur n\u00eb kampin e internimit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, vajzat zem\u00ebrbujare tw Kapidanit t\u00eb Mirdit\u00ebs Gjon Markagjonit, i blen\u00eb tesha t\u00eb reja dhe e b\u00ebn\u00eb Hanen ti vinte sado pak buz\u00ebqeshja, n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb ri, rrethuar nga njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb dhe jo sikurse shkruante media komuniste, p\u00ebrmes propagand\u00ebs s\u00eb saj shpif\u00ebse\u2026 <\/p>\n<p>Grat\u00eb, n\u00ebnat, motrat, v\u00ebllez\u00ebrit, f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb af\u00ebrmit e atyre burrave patriot, baballar\u00ebve t\u00eb mir\u00eb dhe p\u00ebrkushtuar, q\u00eb n\u00ebn bresh\u00ebrin\u00eb e plumbave t\u00eb mitrolozave n\u00eb kufi, ishin arratisur nga ferri komunist, p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb demokraci, vuanin edhe m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb aktivitetit t\u00eb tyre kund\u00ebrkomunist, n\u00eb vendet e Europ\u00ebs Perendimore dhe ShBA.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu sa m\u00eb shum\u00eb, q\u00eb ata ngrinin z\u00ebrin para Departamentit t\u00eb Shtetit, kongresist\u00ebve dhe senator\u00ebve miq dhe dashamir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, aq m\u00eb shum\u00eb mprehej shpata e luft\u00ebs s\u00eb klasave n\u00eb Shqip\u00ebri, ndaj pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes t\u00eb tyre tashm\u00eb n\u00eb burgje apo kampet e p\u00ebrq\u00ebndrimit ose shfarosjes. <\/p>\n<p>K\u00ebshtu fjala vjen Rasimi, burri i Han\u00ebs, fliste si spik\u00ebr, p\u00ebr shum\u00eb vite me radh\u00eb n\u00eb radion \u201cZani i Atdheut\u201d, n\u00eb New York, i cili, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb emetonte programe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, kund\u00ebr qeveris\u00eb komuniste n\u00eb Tiran\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb rritej zem\u00ebrimi i partis\u00eb-shtet t\u00eb diktatur\u00ebs, kund\u00ebr familjes Sina, q\u00eb vuante kalvarin e gjat\u00eb t\u00eb p\u00ebrsekutimit t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, me t\u00eb cil\u00ebn ishte d\u00ebnuar ajo\u2026<br \/>\n Hena Sina, ishte nj\u00eb prej tre nuseve t\u00eb Sin\u00ebve, q\u00eb s\u00ebbashku me vjehrr\u00ebn e tyre fisnike Kafile (Kaloshi) Sina, p\u00ebsuan shkat\u00ebrrime, rr\u00ebnime dhe vuajtje nga ma t\u00eb pabesueshmet. <\/p>\n<p>Ajo, e nis jet\u00ebn si gruaja e Rasim Sin\u00ebs, po me arratisjen e tij, humb sa hap e mbyll syt\u00eb gjith\u00e7ka! P\u00ebr ate e shum\u00eb t\u00eb tjerave si ajo nis ferri i tmerrsh\u00ebm e i pafund i kampeve t\u00eb diktatur\u00ebs&#8230;<br \/>\nVitet kalojn\u00eb dhe demokracia me mundime shkelmon gjumin letargjik t\u00eb shqiptar\u00ebve, q\u00eb me ose pad\u00ebshir\u00eb kujtohen se jan\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj bote, se duhet t\u00eb j\u00ebtojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe n\u00eb demokraci\u2026<br \/>\nMbas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri Hane Sina, u vendos n\u00eb ShBA s\u00ebbashku me familjen e t\u00eb birit, gazetarit t\u00eb pal\u00ebkundur kund\u00ebrkomunist Beqir Sina.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb rinis\u00eb s\u00eb saj, ajo kishte marr\u00eb shum\u00eb s\u00ebmundje, t\u00eb cilat, i r\u00ebnduan s\u00eb tep\u00ebrmi sh\u00ebndetin dhe vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs i kaloi n\u00ebn sh\u00ebrbimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb gruas fisnike t\u00eb Beqirit\u2026<br \/>\nN\u00eb \u00e7astet e fundit, Hena Sina ndodhej n\u00eb sht\u00ebpi e rrethuar ngroht\u00ebsisht nga t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebr\u00ebzit e saj t\u00eb dashur, sikurse edhe kunta e saj Myrvetja.<\/p>\n<p>Me lot nd\u00ebr sy dhe me nj\u00eb pik\u00ebllim t\u00eb thell\u00eb, Hen\u00ebs sokolesh, ia mbylli  syt\u00eb djali i saj Beqir Sina, q\u00eb e deshti aq shum\u00eb dhe ndau gjithnj\u00eb vuajtjet me fisniken e pamposhtur dibrane.<br \/>\nFamilja, thot\u00eb se dashuria dhe malli p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn Han\u00ebn, do t\u00eb jen\u00eb gjithmon\u00eb pjes\u00eb e pandashme e jet\u00ebs son\u00eb, sikurse t\u00eb  gjitha n\u00ebnat shqiptare, q\u00eb na rrit\u00ebn dhe edukuan me sakrifica t\u00eb m\u00ebdha\u2026<br \/>\nK\u00ebt\u00eb fisnike tipike shqiptare, do t&#8217;a kujtoj\u00eb komuniteti shqiptar\u00eb n\u00eb ShBA, t\u00eb gjith\u00eb ata miq e dashamir\u00eb, q\u00eb pat\u00ebn rastin t&#8217;a njohin nga af\u00ebr&#8230;<br \/>\nPushoft\u00eb n\u00eb paqe!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>In Memoriam Klajd Kapinova Vuajtja, ka mbetur pa sh\u00ebrim. Ajo ishte pjes\u00eb e jet\u00ebs n\u00eb familjen Sina, gjat\u00eb 5 dekadave t\u00eb sistemit komunist. Refreni i zakonsh\u00ebm dhe monoton ishte: dhimbje pakufi, keqtrajtime shtazarake, p\u00ebrbuzje e fyerje ekstreme, varf\u00ebri me buk\u00eb mjerimi, n\u00ebn\u00e7mime sistematike, dhun\u00eb psiqike e fizike t\u00eb vijueshme, internime dhe mallkime proletare, privim nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-6472","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-lajmerime"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Hane Sina (1928-2012) - Ikon\u00eb e kalvarit t\u00eb vuajtjes t\u00eb familjes Sina - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Hane Sina (1928-2012) - Ikon\u00eb e kalvarit t\u00eb vuajtjes t\u00eb familjes Sina - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"In Memoriam Klajd Kapinova Vuajtja, ka mbetur pa sh\u00ebrim. Ajo ishte pjes\u00eb e jet\u00ebs n\u00eb familjen Sina, gjat\u00eb 5 dekadave t\u00eb sistemit komunist. Refreni i zakonsh\u00ebm dhe monoton ishte: dhimbje pakufi, keqtrajtime shtazarake, p\u00ebrbuzje e fyerje ekstreme, varf\u00ebri me buk\u00eb mjerimi, n\u00ebn\u00e7mime sistematike, dhun\u00eb psiqike e fizike t\u00eb vijueshme, internime dhe mallkime proletare, privim nga [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-12-27T07:48:43+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Hane Sina (1928-2012) &#8211; Ikon\u00eb e kalvarit t\u00eb vuajtjes t\u00eb familjes Sina\",\"datePublished\":\"2012-12-27T07:48:43+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina\\\/\"},\"wordCount\":2739,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Lajm\u00ebrime\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina\\\/\",\"name\":\"Hane Sina (1928-2012) - Ikon\u00eb e kalvarit t\u00eb vuajtjes t\u00eb familjes Sina - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2012-12-27T07:48:43+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Hane Sina (1928-2012) &#8211; Ikon\u00eb e kalvarit t\u00eb vuajtjes t\u00eb familjes Sina\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Hane Sina (1928-2012) - Ikon\u00eb e kalvarit t\u00eb vuajtjes t\u00eb familjes Sina - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Hane Sina (1928-2012) - Ikon\u00eb e kalvarit t\u00eb vuajtjes t\u00eb familjes Sina - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"In Memoriam Klajd Kapinova Vuajtja, ka mbetur pa sh\u00ebrim. Ajo ishte pjes\u00eb e jet\u00ebs n\u00eb familjen Sina, gjat\u00eb 5 dekadave t\u00eb sistemit komunist. Refreni i zakonsh\u00ebm dhe monoton ishte: dhimbje pakufi, keqtrajtime shtazarake, p\u00ebrbuzje e fyerje ekstreme, varf\u00ebri me buk\u00eb mjerimi, n\u00ebn\u00e7mime sistematike, dhun\u00eb psiqike e fizike t\u00eb vijueshme, internime dhe mallkime proletare, privim nga [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-12-27T07:48:43+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Hane Sina (1928-2012) &#8211; Ikon\u00eb e kalvarit t\u00eb vuajtjes t\u00eb familjes Sina","datePublished":"2012-12-27T07:48:43+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina\/"},"wordCount":2739,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Lajm\u00ebrime"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina\/","name":"Hane Sina (1928-2012) - Ikon\u00eb e kalvarit t\u00eb vuajtjes t\u00eb familjes Sina - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2012-12-27T07:48:43+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hane-sina-1928-2012-ikone-e-kalvarit-te-vuajtjes-te-familjes-sina\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Hane Sina (1928-2012) &#8211; Ikon\u00eb e kalvarit t\u00eb vuajtjes t\u00eb familjes Sina"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6472","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6472"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6472\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6472"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6472"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6472"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}