{"id":6446,"date":"2011-02-17T21:45:41","date_gmt":"2011-02-17T20:45:41","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=6446"},"modified":"2011-02-17T21:45:41","modified_gmt":"2011-02-17T20:45:41","slug":"rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\/","title":{"rendered":"Rexhep Qosja: Pse Berisha i lutet Laj\u00e7akut t\u00eb BE"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-medium wp-image-6249\" title=\"Rexhep Qosja\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/rexhep_qosja-300x225.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"225\" \/><\/p>\n<p>Nga: <strong>REXHEP QOSJA<\/strong><\/p>\n<p><strong>SHFYTYRIMI I MADH<br \/>\n<\/strong>Shqip\u00ebria po i \u00e7on bot\u00ebs lajme t\u00eb k\u00ebqija e t\u00eb zymta p\u00ebr veten.<br \/>\nJan\u00eb k\u00ebto lajme t\u00eb k\u00ebqija e t\u00eb zymta p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb bot\u00ebs ia \u00e7on klasa politike shqiptare.<br \/>\nAni \u00e7far\u00eb lajmesh se!<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri u b\u00eb grushtshtet! Ende \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb kush e b\u00ebri: ushtria apo oligarkia e Partis\u00eb Socialiste!<br \/>\nN\u00eb protestat q\u00eb organizoi Partia Socialiste, Garda e Republik\u00ebs vrau tre protestues t\u00eb paarmatosur dhe plagosi r\u00ebnd\u00eb e leht\u00eb disa dhjet\u00ebra.<\/p>\n<p>Protest\u00eb shum\u00eb e madh n\u00eb Tiran\u00eb. Mbi nj\u00ebqindmij\u00eb qytetar\u00eb!<br \/>\nGrushtshtet! Grushtet n\u00eb Tiran\u00eb me bomba molotov, me \u00e7adra pistoleta, me stilolapse pistoleta dhe me thika t\u00eb helmatisura \u2013 deklaroi kryeministri i vendit!<br \/>\nMe teknologjin\u00eb e grushtshtetit Shqip\u00ebria ia ka kaluar Afrik\u00ebs!<br \/>\nShqip\u00ebria n\u00eb prag t\u00eb luft\u00ebs civile!<\/p>\n<p>Krahas protest\u00ebs s\u00eb paralajm\u00ebruar t\u00eb socialist\u00ebve do t\u00eb mbaj\u00eb miting edhe partia n\u00eb pushtet!<br \/>\nPas Tunizis\u00eb edhe Shqip\u00ebria. Kazani mysliman n\u00eb bot\u00eb do t\u00eb vloj\u00eb! Pas Shqip\u00ebris\u00eb-Kosova e pas Kosov\u00ebs Egjypti!<br \/>\nShkak i protest\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjakshme t\u00eb socialist\u00ebve- megakorrupsioni i qeveris\u00eb. Dhe, vjedhja e votave nga Partia demokratike.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri i qeveris\u00eb shqiptare i kapur n\u00eb korrupsion.<br \/>\nKryeministri ndalon vendimin e prokuroris\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme shqiptare p\u00ebr ndalimin e vras\u00ebsve t\u00eb demonstruesve \u2013 gardist\u00eb t\u00eb tij!<\/p>\n<p>Qeveria e kryeministrit Sali Berisha \u2013 universitet i korrupsionit n\u00eb rajon!<br \/>\nK\u00ebto lajme u sjellin shqet\u00ebsim, keqardhje, d\u00ebshp\u00ebrim t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb e duan Shqip\u00ebrin\u00eb, q\u00eb e duan Shqip\u00ebrin\u00eb si atdheun e tyre sepse atdhe e \u00e7mojn\u00eb edhe n\u00eb qoft\u00eb se jetojn\u00eb jasht\u00eb saj.<br \/>\nK\u00ebto lajme u sjellin keqardhje edhe t\u00eb gjith\u00eb miqve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb e duan Shqip\u00ebrin\u00eb, q\u00eb e duan historin\u00eb e saj, kultur\u00ebn e saj, gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>K\u00ebso lajmesh, t\u00eb zymta, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb klasa politike shqiptare i \u00e7oi bot\u00ebs edhe n\u00eb vitin 1997. Ishin ato lajme p\u00ebr ish-sekretarin e organizat\u00ebs themelore t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Fakultetin e Mjek\u00ebsis\u00eb, q\u00eb ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht sekretar i organizat\u00ebs s\u00eb partis\u00eb n\u00eb gjith\u00eb Universitetin Shtet\u00ebror t\u00eb Tiran\u00ebs, i cili kishte mb\u00ebrritur t\u00eb b\u00ebhej kryetar i Shqip\u00ebris\u00eb, por i cili \u00e7do gj\u00eb ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebnte, por vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb nuk ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebnte: nuk ishte i gatsh\u00ebm, p\u00ebr kurrfar\u00eb \u00e7mimi, t\u00eb b\u00ebnte pajtim komb\u00ebtar me ish &#8211; bashk\u00ebpartiak\u00ebt, me ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt, me ish-epror\u00ebt dhe me ish-vart\u00ebsit e tij partiak\u00eb.<\/p>\n<p>Me ta, me ish- bashk\u00ebpartiak\u00ebt, ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt, ish-epror\u00ebt dhe ish-vart\u00ebsit, sekretari i partis\u00eb, i njohur p\u00ebr fundamentalizmin e tij partiak stalinist, thoshte: as n\u00eb parajs\u00eb, as n\u00eb sk\u00ebterr\u00eb! Dhe, kjo politik\u00eb e tij e solli Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb prag t\u00eb luft\u00ebs qytetare, disa shkruajn\u00eb, madje, se e solli n\u00eb luft\u00eb qytetare, q\u00eb p\u00ebr pasoj\u00eb pati shum\u00eb shkat\u00ebrrime dhe disa mija t\u00eb vdekur \u2013 numri i sakt\u00eb i t\u00eb cil\u00ebve kurr\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb shpallur! Ishin ato lajme p\u00ebr kryetarin e Shqip\u00ebris\u00eb, i cili n\u00eb gjendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, q\u00eb kishte shpall\u00eb vet\u00eb, u rizgjodh kryetar i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe, k\u00ebshtu, u vet\u00ebquajt kryetar demokrat sado i rizgjedhur n\u00eb gjendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vriteshin qytetar\u00eb me urdh\u00ebrat e tij. Pse jo! N\u00eb fakt, p\u00ebrpos kryetar i Shqip\u00ebris\u00eb, ai ishte edhe komandant i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Minist\u00ebr i plotfuqish\u00ebm i Policis\u00eb dhe, madje, Shef i Sigurimit Informativ Komb\u00ebtar! Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs e quajt\u00ebn t\u00eb domosdoshme t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri politikanin e shtetarin austriak, Vranicki, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb luftimet mes partive dhe p\u00ebr t\u00eb rregulluar pun\u00ebt e shqiptar\u00ebve t\u00eb hasm\u00ebruar mesveti dhe pun\u00ebt e shtetit shqiptar t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej politikan\u00ebve t\u00eb vet! Dhe, paqja u arrit, por urrejtjet midis pushtetar\u00ebve e pretorian\u00ebve t\u00eb tyre nuk pushuan!<\/p>\n<p>K\u00ebso lajmesh, t\u00eb k\u00ebqija, t\u00eb zymta, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb klasa politike shqiptare i \u00e7oi bot\u00ebs edhe n\u00eb vitin 1998. Kryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, me pretorian\u00ebt e tij b\u00ebri grushtshtet. Gjat\u00eb grushteshtetit t\u00eb tij, n\u00eb t\u00eb cilin nuk u p\u00ebrdor\u00ebn shkopinj, guraleca, \u00e7adra pistoleta, stilolaps\u00eb pistoleta dhe thika helmuese, po arm\u00eb t\u00eb lehta e t\u00eb r\u00ebnda, pu\u00e7ist\u00ebt q\u00eb i kishin lexuar doracak\u00ebt p\u00ebr grushtshtet t\u00eb suksessh\u00ebm, p\u00ebrpos institucioneve kryesore shtet\u00ebrore, pushtuan edhe Radio Televizionin shtet\u00ebror. Pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore ky ishte grushteti i dyt\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb \u2013pas grushtetit t\u00eb kolonel\u00ebve grek\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve di\u00e7ka edhe kishin m\u00ebsuar!<\/p>\n<p>Pu\u00e7ist\u00ebt me n\u00eb krye Sali Berish\u00ebn do ta kuror\u00ebzonin grushtshtetin me fitore t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sikur t\u00eb mos ishin Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimi Evropian q\u00eb shpejt \u00e7uan porosi: n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb Amerik\u00eb nuk mund t\u00eb merret pushtet m\u00eb me grushtshtete. E qart\u00eb, shok\u00eb pu\u00e7ist\u00eb! Dhe, pu\u00e7ist\u00ebt u kthyen n\u00eb zyrat e partis\u00eb s\u00eb Sali Berish\u00ebs, kurse kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Fatos Nano, i cili kishte k\u00ebrkuar shp\u00ebtim n\u00eb Maqedoni, u kthye n\u00eb atdhe, madje n\u00eb kabinetin e tij.<br \/>\nK\u00ebso lajmesh, t\u00eb k\u00ebqija, t\u00eb zymta p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb klasa politike shqiptare i \u00e7oi bot\u00ebs edhe n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti, 2011.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian dhe SHBA-t\u00eb u detyruan rishtazi t\u00eb d\u00ebrgonin nd\u00ebrmjet\u00ebsues n\u00eb Shqip\u00ebri. Bota dyshonte n\u00eb suksesin e tij dhe ky dyshim u d\u00ebshmua shpejt. Nd\u00ebrmjet\u00ebsuesi evropian donte t\u2019i b\u00ebnte qejfin krejt bot\u00ebs dhe babait, prandaj edhe s\u2019mund t\u00eb b\u00ebnte gj\u00eb p\u00ebr popullin shqiptar. Dhe, kjo ua la t\u00eb lir\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn dyluftimeve partiake dhe p\u00ebrrallave t\u00eb Sali Berish\u00ebs duke e shtuar shum\u00eb val\u00ebn e lajmeve t\u00eb k\u00ebqija, t\u00eb zymta p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Ani \u00e7far\u00eb lajmesh se! Secili m\u00eb i zymt\u00eb se tjetri. Po i paraqes disa prej k\u00ebtyre lajmeve p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kryesisht lajme-reagime n\u00eb deklaratat e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha.<br \/>\nKryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, deklaroi se demonstrata e organizuar prej Partis\u00eb Socialiste n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte pu\u00e7 p\u00ebr marrjen e pushtetit me dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb partizan i Sali Berish\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb u tha miqve t\u00eb tij: Edi Rama me socialist\u00ebt dhe Gjinushin e Ngjel\u00ebn, ndoshta edhe do t\u00eb b\u00ebnte pu\u00e7 sikur t\u00eb mos e dinte se do t\u2019i ngjante si Sali Berish\u00ebs m\u00eb 14 shtator 1998: evropian\u00ebt dhe amerikan\u00ebt nuk do ta lejonin t\u00eb kurdisej n\u00eb pushtet. Kjo deklarat\u00eb, prandaj, \u00ebsht\u00eb marr\u00ebzia e radh\u00ebs e Sali Berish\u00ebs.<br \/>\nKryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, deklaroi seriozisht se pu\u00e7i u b\u00eb me bomba mollotov, me \u00e7adra pistoleta, me stilolapsa pistoleta dhe me thika t\u00eb lyera me helm!<\/p>\n<p>Disa televizione dhe gazeta amerikane dhe evropiane shkruan: k\u00ebsi pu\u00e7i nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb ende as n\u00eb Afrik\u00eb, as n\u00eb Azi, por as n\u00eb Amerik\u00ebn Latine. Pu\u00e7et zakonisht b\u00ebhen me arm\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe tanket, kurse Radiotelevizioni shtet\u00ebror \u00ebsht\u00eb institucioni kryesor shtet\u00ebror q\u00eb pu\u00e7ist\u00ebt turren ta shtien n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb cinik italian, q\u00eb kishte punuar n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb kuadrin e UNMIK-ut e q\u00eb po d\u00ebgjonte bised\u00ebn e koleg\u00ebve p\u00ebr pu\u00e7in n\u00eb Shqip\u00ebri u tha atyre: Shqip\u00ebria ka nj\u00eb let\u00ebrsi shum\u00eb origjinale; edhe kur \u00ebsht\u00eb socrealiste, partizan\u00ebt e Sali Berish\u00ebs e quajn\u00eb moderne dhe disidente, prandaj pse t\u00eb mos ket\u00eb edhe pu\u00e7 origjinal, q\u00eb dallon prej pu\u00e7eve t\u00eb parak\u00ebve afrikan\u00eb, aziatik\u00eb dhe latinoamerikan\u00eb!<br \/>\nSali Berisha deklaroi seriozisht se bashk\u00ebpjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb pu\u00e7it t\u00eb organizuar prej Partis\u00eb Socialiste, doravet\u00eb prej kryetarit t\u00eb saj, Edi Tama, ishin kryeprokurorja, Ina Rama (t\u00eb cil\u00ebn e karakterizoi me cil\u00ebsor t\u00eb turpsh\u00ebm q\u00eb m\u00eb vjen keq ta sh\u00ebnoj k\u00ebtu), kryetari i Shqip\u00ebris\u00eb, Bamir Topi dhe shefi i SHISH-it.<\/p>\n<p>Ohoho! Ohoho! Filluan t\u00eb \u00e7uditen disa deputet\u00eb n\u00eb Parlamentin Evropian. Gjuha tragjike politike &#8211; tha njeri prej tyre \u2013 leht\u00eb mund t\u00eb kthehet n\u00eb gjuh\u00eb komike politike. Kusht p\u00ebr nj\u00eb shnd\u00ebrrim t\u00eb till\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs politike \u00ebsht\u00eb formimi i djesh\u00ebm dhe inzhenieringu i sot\u00ebm politik i fol\u00ebsit.<br \/>\nNj\u00eb gazetare e njohur angleze, q\u00eb i njeh mir\u00eb zhvillimet politike dhe shoq\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb shtet\u00ebrore dhe n\u00eb Kosov\u00eb, deklaroi se gjuha dhe sjelljet e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb paranojake!<\/p>\n<p>Kryeminisri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, deklaroi se ata q\u00eb do t\u00eb provojn\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb t\u00eb marrin nd\u00ebrtes\u00ebn e qeveris\u00eb derisa un\u00eb jam kryeminist\u00ebr do t\u00eb marrin p\u00ebrgjigjen q\u00eb kurr\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje ta imagjinojn\u00eb! M\u00eb s\u00eb pari kjo p\u00ebrgjigje e imja do t\u2019i jepet kryepu\u00e7istit, Edvin Kristaq Rama.<\/p>\n<p>Ohoho!Ohoho!Ohoho!Ohoho! U kat\u00ebrfishuan \u00e7uditjet e disa deputet\u00ebve t\u00eb Parlamentit Evropian. Sali Berisha \u2013 tha nj\u00ebri prej tyre &#8211; ve\u00e7 po i em\u00ebrton viktimat e ardhshme t\u00eb gardist\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb tij!<\/p>\n<p>Lajmet e k\u00ebqija, t\u00eb zymta p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb bot\u00eb u shtuan kur Sali Berisha ua shtoi nga nj\u00eb rrog\u00eb t\u00eb gjith\u00eb polic\u00ebve q\u00eb u kishin q\u00ebndruar p\u00ebrball\u00eb protestuesve; kur ua shtoi nga dy rroga t\u00eb gjith\u00eb polic\u00ebve q\u00eb ishin plagosur apo g\u00ebrvishtur prej protestuesve; kur ua shtoi rrogat gardist\u00ebve q\u00eb e kishin \u201cmbrojtur\u201d godin\u00ebn e qeveris\u00eb s\u00eb tij; kur e urdh\u00ebroi ministrin e financave t\u00eb ndaj\u00eb eurot me t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb paguhen spiun\u00ebt q\u00eb do t\u00eb \u201ctregojn\u00eb\u201d kush prej protestuesve dhe me \u00e7ka ishte i armatosur; kur formoi Komision nj\u00ebpartiak parlamentar p\u00ebr hetimin e pu\u00e7it; kur u takua me polic\u00ebt dhe familjar\u00ebt e tyre; kur u takua me gardist\u00ebt q\u00eb i quajti heronjt e ri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb demokratike, kur u takua me oficer\u00ebt \u2013 gjeneral\u00ebt, kolonel\u00ebt dhe major\u00ebt e Ushtris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si t\u00eb ishte komandant suprem i tyre ai e jo kryetari i shtetit, Bamir Topi.<\/p>\n<p>Ohoho! Ohoho! Ohoho! Ohoho! Ohoho! U pes\u00ebfishuan \u00e7uditjet e disa deputet\u00ebve n\u00eb Parlamentin Evropian. Me gjuh\u00ebn q\u00eb flet klasa politike shqiptare, me sjelljet q\u00eb b\u00ebn klasa politike shqiptare, me gjuh\u00ebn q\u00eb flasin dhe me sjelljet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb, sidomos, Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Jozefina Topalli, Shqip\u00ebria do t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e Bashkimit Evropian? A \u00ebsht\u00eb e mundshme kjo? &#8211; e shprehu d\u00ebshp\u00ebrimin e tij nj\u00eb eurodeputet. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb kriza e Evrop\u00ebs. Si Bjellorusia. Nuk do ta r\u00ebndojm\u00eb Evrop\u00ebn me pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb e tyre? Nuk \u00ebsht\u00eb e arsyeshme!<\/p>\n<p>Dhe, k\u00ebshtu vala e sjelljeve t\u00eb \u00e7mendura politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe vala e lajmeve t\u00eb zymta q\u00eb prej Shqip\u00ebris\u00eb shkonin n\u00eb bot\u00eb vet\u00ebm sa po rritej! Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj batice sjelljesh e lajmesh Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, m\u00eb n\u00eb fund, sadopak e ashp\u00ebrsuan gjuh\u00ebn ndaj Shqip\u00ebris\u00eb. Kur e pa se gjuha e tyre sadopak po ndryshon, kryeministri Sali Berisha, i pushoi rrenat dhe k\u00ebrc\u00ebnimet. E harroi pu\u00e7in. Ua la n\u00eb p\u00ebrdorim vet\u00ebm disa pretorian\u00ebve t\u00eb paduksh\u00ebm m\u00eb par\u00eb. Kryetari i Shqip\u00ebris\u00eb, Bamir Topi,prokurorja e p\u00ebrgjithshme, Ina Rama dhe Shefi i Sh\u00ebrbimit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit, nuk po quhen m\u00eb bashk\u00ebpu\u00e7ist\u00eb.<\/p>\n<p>Pretorian\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb kryeministrit \u2013 ministri i Rendit Publik, ministri i Mbrojtjes, ministri i Rrug\u00ebve dhe deputet\u00ebt e deputetet e shp\u00ebrdorura n\u00eb fushat\u00ebn pu\u00e7iste t\u00eb kryeministrit nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr nj\u00ebher\u00eb nuk shihen m\u00eb n\u00eb media. Fytyrat e tyre jan\u00eb br\u00eb shum\u00eb t\u00eb pad\u00ebshiruara, madje t\u00eb neveritshme, p\u00ebr shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve, kurse gjuha e tyre politike shum\u00eb komprometuese p\u00ebr shtetin shqiptar n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\nKryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, i cili dikur marr\u00ebveshjes prej pes\u00eb pikash t\u00eb paraqitur prej Parlamentit Evropian n\u00eb restorantin em\u00ebrsimbolik Krokodili, i ishte p\u00ebrgjigjur shkurt Kurr\u00eb , tani do t\u2019i thot\u00eb drejtorit menaxhues p\u00ebr krizat n\u00eb Ballkan: \u201cVet\u00ebm m\u00eb thuaj \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebj tani dhe un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u201d!<\/p>\n<p>D\u00ebgjoni dhe shikoni mir\u00eb! Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, i tha k\u00ebshtu \u201cVet\u00ebm m\u00eb thuaj \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebj tani dhe un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u201d jo kryetarit t\u00eb Bashkimit Evropian, jo komisioneres p\u00ebr siguri dhe politik\u00eb t\u00eb jashtme t\u00eb Bashkimit Evropian, jo kryeministres s\u00eb Gjermanis\u00eb, jo kryeministrit britanik, jo kryeministrit t\u00eb Franc\u00ebs, t\u00eb Danimark\u00ebs a t\u00eb Holand\u00ebs, po nj\u00eb \u00e7uni sllovak, i quajtur Mirosllav Laj\u00e7ak, q\u00eb zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian e \u00e7ojn\u00eb n\u00eb vendet e krizave ku p\u00ebrtojn\u00eb apo nuk denj\u00ebsojn\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb vet\u00eb!<\/p>\n<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb mjeruesh\u00ebm i gjunj\u00ebzuar para Laj\u00e7akut! Vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbetur n\u00eb pushtetin aq t\u00eb ndotur prej vet\u00eb atij.<\/p>\n<p>Para tij, para Laj\u00e7akut, pra, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, u bie hashe, dometh\u00ebn\u00eb i p\u00ebrbin, t\u00eb gjitha ato q\u00eb i kishte p\u00ebshtyr\u00eb gjat\u00eb tri jav\u00ebve p\u00ebrpara: t\u00eb gjitha g\u00ebnjeshtrat, t\u00eb gjitha mashtrimet, t\u00eb gjitha k\u00ebrc\u00ebnimet, t\u00eb gjitha marr\u00ebzit\u00eb, t\u00eb gjitha paranojat, t\u00eb gjitha ndyr\u00ebsit\u00eb e tij t\u00eb shqiptuara e t\u00eb b\u00ebra n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se maska, q\u00eb para shqiptar\u00ebve i kishte r\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 1991, para zyrtar\u00ebve t\u00eb institucioneve evropiane dhe amerikane i bie tek tani. Plot\u00ebsisht. Por me shum\u00eb vones\u00eb.<br \/>\nKomprometimi i tij \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb.<\/p>\n<p>G\u00ebnjeshtari ontologjik tregohet edhe servil ontologjik. Pse jo? Rrena dhe Servilizmi ndaj t\u00eb huajve e eg\u00ebrsia ndaj t\u00eb vet\u00ebve jan\u00eb mjeti i tij, taktika e tij, strategjia e tij, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr qenia e tij.<br \/>\nPor, komprometimi i tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komprometim edhe i shtetit shqiptar, madje, edhe i vet\u00ebdijes shtet\u00ebrore shqiptare. \u00c7far\u00eb populli \u00ebsht\u00eb ky q\u00eb duron nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb k\u00ebtill\u00eb: mashtrues, g\u00ebnjeshtar, shpif\u00ebs, fyes, fyes ndaj meshkujve dhe grave, i korruptuar, agresiv, k\u00ebrc\u00ebnues, servil, rr\u00ebnues i parimeve, standardeve, vlerave themelore t\u00eb demokracis\u00eb &#8211; do t\u00eb thon\u00eb ata q\u00eb than\u00eb: T\u00eb mos e b\u00ebjm\u00eb Togon si Shqip\u00ebria! T\u00eb mos e tolerojm\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb rajonin ton\u00eb (latinoamerikan)!<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb populli \u00ebsht\u00eb ky q\u00eb duron nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb till\u00eb, i cili nes\u00ebr kur t\u00eb mbetet pa pushtet mund t\u00eb jet\u00eb i detyruar t\u00eb dal\u00eb n\u00eb gjyq p\u00ebr shkeljet e kushtetut\u00ebs, aferat e ndryshme korruptive t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij, tragjedin\u00eb e G\u00ebrdecit, vrasjen e d\u00ebshmitarit kryesor t\u00eb G\u00ebrdecit, Kosta Trebick\u00ebs, kat\u00ebr vrasjet n\u00eb protest\u00ebn e 21 janarit. E t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Dinjiteti shtet\u00ebror i Shqip\u00ebris\u00eb, vet\u00ebdija shtet\u00ebrore e popullit shqiptar, kultura e tij \u00ebsht\u00eb r\u00ebnd\u00eb e fyer prej kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe kryetares s\u00eb Kuvendit t\u00eb tij, Jozefina Topalli. Populli shqiptar duhet ta mbroj\u00eb e ta rikthej\u00eb dinjitetin e vet. Dhe vet\u00ebdijen e vet shtet\u00ebrore. Dhe, do t\u2019i mbroj\u00eb e t\u2019i rikthej\u00eb duke e larguar Sali Berish\u00ebn me sh\u00ebrb\u00ebtoren e tij prej pushtetit si\u00e7 e largoi populli tunizian Ben Alin\u00eb, edhe pse Ben Alia ishte shum\u00eb m\u00eb i kulturuar se kryeministri shqiptar dhe ashtu si\u00e7 e largoi populli egjiptian Mubarakun, edhe pse Mubaraku ishte shum\u00eb, shum\u00eb m\u00eb i qytet\u00ebruar se kryeministri shqiptar. E them me bindje e me p\u00ebrgjegj\u00ebsi se: n\u00eb qoft\u00eb se e largon Sali Berish\u00ebn prej pushtetit, nderimi i bot\u00ebs p\u00ebr popullin shqiptar do t\u00eb rritet dhe do t\u00eb rritet-shum\u00eb, shum\u00eb, si\u00e7 u rrit tani p\u00ebr popullin tunizian mbasi e largoi Ben Alin\u00eb dhe p\u00ebr popullin egjiptian mbasi e largoi Mubarakun.<\/p>\n<p><em>Prishtin\u00eb 10.2.2011<\/em>.<br \/>\n(<em>Publikuar dje tek GazetaShqiptare\/BalkanWeb<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: REXHEP QOSJA SHFYTYRIMI I MADH Shqip\u00ebria po i \u00e7on bot\u00ebs lajme t\u00eb k\u00ebqija e t\u00eb zymta p\u00ebr veten. Jan\u00eb k\u00ebto lajme t\u00eb k\u00ebqija e t\u00eb zymta p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb bot\u00ebs ia \u00e7on klasa politike shqiptare. Ani \u00e7far\u00eb lajmesh se! N\u00eb Shqip\u00ebri u b\u00eb grushtshtet! Ende \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb kush e b\u00ebri: ushtria apo oligarkia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-6446","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Rexhep Qosja: Pse Berisha i lutet Laj\u00e7akut t\u00eb BE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rexhep Qosja: Pse Berisha i lutet Laj\u00e7akut t\u00eb BE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga: REXHEP QOSJA SHFYTYRIMI I MADH Shqip\u00ebria po i \u00e7on bot\u00ebs lajme t\u00eb k\u00ebqija e t\u00eb zymta p\u00ebr veten. Jan\u00eb k\u00ebto lajme t\u00eb k\u00ebqija e t\u00eb zymta p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb bot\u00ebs ia \u00e7on klasa politike shqiptare. Ani \u00e7far\u00eb lajmesh se! N\u00eb Shqip\u00ebri u b\u00eb grushtshtet! Ende \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb kush e b\u00ebri: ushtria apo oligarkia [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-02-17T20:45:41+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/rexhep_qosja-300x225.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Rexhep Qosja: Pse Berisha i lutet Laj\u00e7akut t\u00eb BE\",\"datePublished\":\"2011-02-17T20:45:41+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\\\/\"},\"wordCount\":2738,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/02\\\/rexhep_qosja-300x225.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\\\/\",\"name\":\"Rexhep Qosja: Pse Berisha i lutet Laj\u00e7akut t\u00eb BE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/02\\\/rexhep_qosja-300x225.jpg\",\"datePublished\":\"2011-02-17T20:45:41+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/02\\\/rexhep_qosja-300x225.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/02\\\/rexhep_qosja-300x225.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rexhep Qosja: Pse Berisha i lutet Laj\u00e7akut t\u00eb BE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rexhep Qosja: Pse Berisha i lutet Laj\u00e7akut t\u00eb BE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Rexhep Qosja: Pse Berisha i lutet Laj\u00e7akut t\u00eb BE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga: REXHEP QOSJA SHFYTYRIMI I MADH Shqip\u00ebria po i \u00e7on bot\u00ebs lajme t\u00eb k\u00ebqija e t\u00eb zymta p\u00ebr veten. Jan\u00eb k\u00ebto lajme t\u00eb k\u00ebqija e t\u00eb zymta p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb bot\u00ebs ia \u00e7on klasa politike shqiptare. Ani \u00e7far\u00eb lajmesh se! N\u00eb Shqip\u00ebri u b\u00eb grushtshtet! Ende \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb kush e b\u00ebri: ushtria apo oligarkia [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-02-17T20:45:41+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/rexhep_qosja-300x225.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Rexhep Qosja: Pse Berisha i lutet Laj\u00e7akut t\u00eb BE","datePublished":"2011-02-17T20:45:41+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\/"},"wordCount":2738,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/rexhep_qosja-300x225.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\/","name":"Rexhep Qosja: Pse Berisha i lutet Laj\u00e7akut t\u00eb BE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/rexhep_qosja-300x225.jpg","datePublished":"2011-02-17T20:45:41+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/rexhep_qosja-300x225.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/rexhep_qosja-300x225.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rexhep-qosja-pse-berisha-i-lutet-lajcakut-te-be\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rexhep Qosja: Pse Berisha i lutet Laj\u00e7akut t\u00eb BE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6446","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6446"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6446\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6446"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6446"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6446"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}