{"id":6395,"date":"2012-12-23T21:04:31","date_gmt":"2012-12-23T20:04:31","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=6395"},"modified":"2012-12-23T21:04:31","modified_gmt":"2012-12-23T20:04:31","slug":"ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/","title":{"rendered":"\u201cMinistria nuk \u00ebsht\u00eb dyqani juaj personal, zoti Olldashi!\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Dorian Matlija\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/dorian_matlija.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> (<b><i>P\u00ebrgjigje Ministrit Z. Sokol Olldashi<\/i><\/b>)<\/p>\n<p><b>Av. Dorian Matlija<\/b>, <i>23 Dhjetor 2012<\/i><\/p>\n<p>E lexova me v\u00ebmendje letr\u00ebn tuaj t\u00eb dat\u00ebs 17 dhjetor sepse prekte interesat e ligjsh\u00ebm t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb mi. Qendra Res Publica kishte k\u00ebrkuar t\u2019i viheshin n\u00eb dispozicion disa informacione dhe dokumente rreth disa detajeve n\u00eb lidhje me dh\u00ebnien e kredive me afat 30 vjet dhe interes 0%, dhe disa detaje t\u00eb tjera p\u00ebr qytetar\u00ebt e pastreh\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb lirojn\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e kthyera pronar\u00ebve. Kjo k\u00ebrkes\u00eb b\u00ebhej n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave q\u00eb burojn\u00eb nga Kushtetuta dhe ligji.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jepej nj\u00eb p\u00ebrgjigje sic kishin vepruar t\u00eb gjith\u00eb subjektet e tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebve iu ishin drejtuar t\u00eb nj\u00ebjtat pyetje, qendrim q\u00eb do ju b\u00ebnte t\u00eb shfaqeshit korrekt n\u00eb ushtrimin e detyrave tuaja publike, letra ishte shum\u00eb larg k\u00ebtij modeli.<\/p>\n<p>Me shkres\u00ebn nr. 5197 dt. 17.12.2012 ju kishit ngritur disa pretendime jasht\u00eb kontekstit dhe t\u00eb pajustifikuara si p\u00ebr shembull: Qendra Res Publica ka mbajtur k\u00ebto dy muaj nj\u00eb q\u00ebndrim kritik ndaj nism\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb, kemi bindje komunist\u00ebsh sepse mbrojm\u00eb n\u00eb rrug\u00eb gjyq\u00ebsore t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve t\u00eb pastreh\u00eb, nuk kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kemi informacion p\u00ebr fondet publike sepse ne nuk kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kontrollojm\u00eb dhe auditojm\u00eb fondet publike, etj. <\/p>\n<p>N\u00eb shkres\u00eb adresohej edhe \u00e7\u00ebshtja e kthimit t\u00eb pron\u00ebs tek i zoti, dhe se kjo p\u00ebrfaq\u00ebsonte filozofin\u00eb e qeveris\u00eb, pavar\u00ebsisht se nuk ishte k\u00ebrkuar askund nj\u00eb shpjegim i till\u00eb. P\u00ebrsa i takon Res Publicas, n\u00eb zyr\u00eb do ju vij\u00eb nj\u00eb ankim administrativ p\u00ebr k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje, nd\u00ebrsa p\u00ebrsa i p\u00ebrket atyre paragraf\u00ebve q\u00eb m\u00eb jeni drejtuar mua, po ju p\u00ebrgjigjem n\u00eb media sepse nuk shoh asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb kthyer nj\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb nuk ka lidhje me qendr\u00ebn Res Publica dhe aktivitetin e saj.<\/p>\n<p>Ju jeni shprehur pa t\u00eb drejt\u00eb se un\u00eb si avokat po pengoj q\u00eb pronar\u00ebt t\u00eb marrin pronat e tyre, por kjo \u00ebsht\u00eb e gabuar zoti Minist\u00ebr. Un\u00eb nuk po pengoj asnj\u00eb proces. Pronar\u00ebt p\u00ebrkundrazi kan\u00eb 20 vjet q\u00eb pengohen nga qeveria juaj dhe ajo e opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pronat, ashtu sic jan\u00eb penguar p\u00ebr dyzet e kusur vjet nga qeveria komuniste me t\u00eb cil\u00ebt un\u00eb nuk kam as lidhje historike e as familjare. Shteti u ka hyr\u00eb n\u00eb hise k\u00ebtyre pronar\u00ebve deri aty ku nuk mban m\u00eb dhe ata me t\u00eb drejt\u00eb e kan\u00eb hedhur n\u00eb gjyq k\u00ebt\u00eb shtet deri n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut. Mos kujtoni se duke i dh\u00ebn\u00eb pron\u00ebn do shp\u00ebtoni Shqip\u00ebrin\u00eb nga gjyqet e Strasburgut. Pronar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, edhe tani q\u00eb do marrin pronat, q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb k\u00ebto gjyqe, ti fitojn\u00eb dhe t\u00eb marrin nj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim t\u00eb majm\u00eb nga buxheti yn\u00eb i pak\u00ebt. Ama kjo nuk po ndodh p\u00ebr faj t\u00eb tyre, e as p\u00ebr faj t\u00eb t\u00eb pastreh\u00ebve, por p\u00ebr fajin e qeveris\u00eb s\u00eb partis\u00eb tuaj gjat\u00eb viteve 1992-1997, qeveris\u00eb s\u00eb partis\u00eb rivale m\u00eb 1997-2005 dhe prap\u00eb p\u00ebr fajin e qeveris\u00eb tuaj m\u00eb 2005-2012. Sic del dhe nga llogaria, partia juaj ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut plot 12 vjecar n\u00eb shkeljen e k\u00ebtyre t\u00eb drejtave dhe sot nuk e lan dot k\u00ebt\u00eb borxh me nj\u00eb akt normativ, qoft\u00eb edhe sikur t\u00eb b\u00ebj\u00eb rolin e shp\u00ebtimtarit t\u00eb beft\u00eb. Un\u00eb jam i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndihmuar edhe pronar\u00ebt t\u00eb ankohen n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut dhe t\u00eb marrin d\u00ebmshp\u00ebrblimin q\u00eb u takon. Fundja un\u00eb jam avokat dhe kam n\u00eb mision t\u00eb mbroj cdo qytetar, qoft\u00eb ky edhe autor krimi, p\u00ebr t\u00eb mos iu shkelur ato t\u00eb drejta q\u00eb ata kan\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb qeveria i b\u00ebri Shqip\u00ebris\u00eb me k\u00ebt\u00eb akt normativ \u00ebsht\u00eb q\u00eb i shtoi dhe nj\u00eb fatur\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb llogarin\u00eb e d\u00ebmeve. Tani jo vet\u00ebm pronar\u00ebt do t\u00eb marrin d\u00ebmshp\u00ebrblime nga Strasburgu, por edhe ata qyqar\u00ebt e pastreh\u00eb q\u00eb po i hidhni n\u00eb rrug\u00eb dit\u00ebt e festave n\u00eb mes t\u00eb dimrit. Mos kujtoni se kjo do kaloj\u00eb leht\u00eb p\u00ebr buxhetin ton\u00eb t\u00eb pakt\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb kam k\u00ebrkuar me forc\u00eb n\u00eb debate gjyq\u00ebsore, apo edhe me qendrime publike \u00ebsht\u00eb q\u00eb qeveria t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb zgjidhje se ku do fusin kok\u00ebn k\u00ebta t\u00eb pastreh\u00eb pasi t\u00eb dalin nga banesat q\u00eb shteti im dhe i juaj i la deri tani t\u00eb jetojn\u00eb. T\u00eb jeni i bindur q\u00eb askush prej tyre nuk d\u00ebshiron t\u00eb jetoj\u00eb m\u00eb n\u00eb sht\u00ebpiat e vjetra dhe t\u00eb rr\u00ebnuara sic e pranoni edhe vet\u00eb ju n\u00eb letr\u00ebn tuaj. Ata duan t\u00eb ikin nj\u00eb sahat e m\u00eb p\u00ebrpara, por nuk kan\u00eb se ku. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo c\u00ebshtje q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur edhe para Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb gjitha her\u00ebt, m\u00eb 1993, 1997, 2004, 2006 dhe 2012. \u00cbsht\u00eb kjo detyra q\u00eb nuk ka p\u00ebrmbushur qeveria deri tani.<\/p>\n<p>Pronar\u00ebt e kan\u00eb kuptuar sesi qendron problemi. Ata e din\u00eb q\u00eb shtetit i mbet\u00ebn n\u00eb dor\u00eb ca t\u00eb pastreh\u00eb dhe ky nuk dinte ku ti shpinte dhe ua la n\u00eb der\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb shkret\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nuk i kompensoi kurr\u00eb, duke ia r\u00ebnduar akom\u00eb m\u00eb shum\u00eb barr\u00ebn. Ajo q\u00eb po b\u00ebn sot qeveria \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb e dhjeta e asaj q\u00eb duhej t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u2019ju lutesha t\u00eb mos m\u00eb shkruani gj\u00ebra q\u00eb i kam v\u00ebshtir\u00eb ti besoj. E kam v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besoj se kjo qeveri n\u00eb filozofin\u00eb e saj ka kthimin e pron\u00ebs tek i zoti. Po ta kishe k\u00ebt\u00eb filozofi do e b\u00ebnte edhe n\u00eb rastet e pronave t\u00eb zaptuara me vite dhe nuk do ia kishe legalizuar zaptuesve, me nj\u00eb ligj q\u00eb vjen era komuniz\u00ebm m\u00eb shum\u00eb se kerkesat tona p\u00ebr informacion.<\/p>\n<p>Me aq sa kuptoj \u00ebsht\u00eb se filozofia e vetme q\u00eb justifikohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebshta ajo utilitare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar vota dhe p\u00ebr t\u00eb hapur treg nd\u00ebrtimi. Pronar\u00ebt jan\u00eb vota t\u00eb majme p\u00ebr ju. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb pronar\u00ebt nuk do i marrin pronat q\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb aty por q\u00eb ti shnd\u00ebrrojn\u00eb ato n\u00eb sheshe nd\u00ebrtimi. E megjithat\u00eb edhe kjo nuk p\u00ebrb\u00ebn ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb keqe, sepse fundja pronar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb disponojn\u00eb pronat e tyre si t\u00eb duan dhe ju t\u00eb manovroni me elektoratin si t\u00eb doni. I gjith\u00eb shqet\u00ebsimi im ka lidhje vet\u00ebm me gjetjen e nj\u00eb zgjidhjeje qoft\u00eb edhe t\u00eb p\u00ebrkohshme strehimi p\u00ebr t\u00eb pastreh\u00ebt. Cojini ku t\u00eb doni. Gjejeni form\u00ebn si t\u00eb doni. Vetem gjejeni dhe pastaj largojini nga sht\u00ebpit\u00eb ku ata po jetojn\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn sa t\u00eb kaloj\u00eb dimri.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr fonde qeveria ka mjaftuesh\u00ebm. Vet\u00eb e keni pranuar q\u00eb p\u00ebr cdo familje q\u00eb merr kredi shteti do paguaj\u00eb interesa deri n\u00eb nivelin e 7 milion\u00eb lek\u00ebve. Po t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb hesap t\u00eb thjesht\u00eb, do t\u00eb na dal\u00eb q\u00eb qeveria paska fonde mjaftueshem. Do t\u00eb kushtonte m\u00eb lir\u00eb mbase q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoheshin apartamente p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto familje. N\u00ebse e nd\u00ebrton me kosto, Enti Komb\u00ebtar i Banesave ka nxjerr\u00eb nj\u00eb kosto nd\u00ebrtimi aty diku tek 30 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr met\u00ebr katror. N\u00ebse p\u00ebrdoret ndonj\u00eb nga ato tokat e nxjerra n\u00eb shitje nga Ministria e Mbrojtjes, i bie q\u00eb me 7 milion lek\u00eb nd\u00ebrtohen 3 apartamente. At\u00ebher\u00eb c\u2019ne q\u00eb qeveria do t\u2019i jap\u00eb BKT-s\u00eb kaq lek\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb familje?<\/p>\n<p>N\u00ebse shteti nuk do t\u00eb kishte n\u00eb plan nd\u00ebrtimin luksoz t\u00eb nj\u00eb sall\u00eb parlamenti 100 milion euroshe, me m\u00eb pak se gjysmat e k\u00ebtyre lek\u00ebve ndoshta do arrinit t\u00eb nd\u00ebrtonit t\u00eb gjith\u00eb apartamentet q\u00eb nevojiten. Po ta b\u00ebnit k\u00ebt\u00eb at\u00ebher\u00eb qytetar\u00ebt e pastreh\u00eb do dilnin me nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb e kthyera pronar\u00ebve dhe k\u00ebtyre t\u00eb fundit do u ishin respektuar t\u00eb drejtat me koh\u00eb.<\/p>\n<p>Ju nuk keni shpikur ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb re me k\u00ebt\u00eb akt normativ. Sic rezulton n\u00eb fakt, n\u00eb disa raste pronar\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb ushtrojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre edhe m\u00eb par\u00eb por kan\u00eb humbur n\u00eb gjykat\u00eb. Duket qart\u00eb q\u00eb titulli ekzekutiv p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb form\u00eb \u201ddeux ex machina\u201d p\u00ebr t\u00eb shmangur q\u00ebllimisht gjykatat. P\u00ebrderisa gjenden raste kur gjykata ka rr\u00ebzuar pretendimin e pronar\u00ebve p\u00ebr lirimin dhe dor\u00ebzimin e sendit, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb me an\u00ebn e nj\u00eb analize t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor dalin n\u00eb pah probleme serioze. <\/p>\n<p>Nj\u00eb nga problemet \u00ebsht\u00eb edhe pagesa e shpenzimeve t\u00eb domosdoshme e t\u00eb nevojshme q\u00eb ju e mohoni t\u00eb jet\u00eb kryer. N\u00ebse nuk e besoni, un\u00eb mund t\u2019ju jap edhe nj\u00eb rast kur personi ka shpenzuar vet\u00ebm n\u00eb vitin 2011 plot 33.000 Euro, t\u00eb gjitha t\u00eb faktuara me an\u00ebn e faturave tatimore t\u00eb l\u00ebshuara nga subjekti nd\u00ebrtues. Si do ja b\u00ebj\u00eb tani hallit ky person? Neni 299 i Kodit Civil e thot\u00eb qart\u00eb q\u00eb ai ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb sendin deri n\u00eb likuidimin e k\u00ebsaj shume. Raste t\u00eb tjer\u00eb problematik\u00eb ka plot. Mjafton ti referoheni c\u00ebshtjeve gjyq\u00ebsore, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos lodhur lexuesin nuk po i rendis.<\/p>\n<p>Do t\u2019ju lutesha mos p\u00ebrdornit as pronar\u00ebt kundra t\u00eb pastreh\u00ebve. Ata jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi dhe nuk jan\u00eb ca t\u00eb n\u00ebn\u00ebs e ca t\u00eb njerk\u00ebs. N\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebtij krahasimi familjar, trajtimi q\u00eb i b\u00ebni ju problemit \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj si nj\u00eb baba i keq q\u00eb i fut n\u00eb sherr dy f\u00ebmij\u00ebt e tij duke i dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebrit buk\u00eb e tjetrin duke e l\u00ebn\u00eb pa gj\u00eb me justifikimin q\u00eb po ta ha buk\u00ebn v\u00ebllai, me interesin final q\u00eb lek\u00ebt e kursyera nga buka e f\u00ebmij\u00ebve babai ti shp\u00ebrdoroj\u00eb ato n\u00eb kazino.<\/p>\n<p>Do t\u2019ju lutesha edhe t\u00eb mos p\u00ebrdornit klerin e lart\u00eb fetar. At Zef Bisha, t\u00eb cilit iu referuat n\u00eb let\u00ebr, nuk besoj se do ishte i lumtur dhe nuk besoj se do t\u2019ju falenderonte nj\u00eblloj n\u00ebse do merrte vesh q\u00eb qytetari i pastreh\u00eb do hidhej n\u00eb rrug\u00eb dit\u00ebn e Krishtlindjeve p\u00ebr tja kthyer pron\u00ebn kish\u00ebs. T\u00eb jeni i bindur, madje shum\u00eb i bindur q\u00eb personi q\u00eb keni p\u00ebrdorut n\u00eb let\u00ebr, do i kishte dh\u00ebn\u00eb edhe zemr\u00ebn qytetarit t\u00eb pastreh\u00eb, n\u00ebse do e dinte hallin e tij.<\/p>\n<p>Do t\u2019ju lutesha t\u00eb p\u00ebrmbushnit detyrimet tuaja si nj\u00eb minist\u00ebr i nj\u00eb shteti q\u00eb aspiron t\u00eb integrohet n\u00eb Europ\u00eb, duke shmangur debatet me karakter t\u00eb personalizuar. N\u00ebse keni diskurs juridik at\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrpara gjykatave. Tashm\u00eb c\u00ebshtja ka vajtur n\u00eb Strasburg dhe jeni i ftuar t\u00eb jepni argumentat tuaja para asaj gjykate. N\u00ebse keni diskurs qytetar jeni i ftuar ta b\u00ebni n\u00eb rrug\u00eb mediatike, n\u00eb form\u00ebn dhe vendin q\u00eb do d\u00ebshironi, po t\u00eb keni kurajo dhe leje nga epror\u00ebt. N\u00ebse keni diskurs politik un\u00eb nuk mund t\u2019ju ndjek dot sepse nuk jam duke kandiduar p\u00ebr asnj\u00eb post. Por informacionin q\u00eb e k\u00ebrkuar ju duhet ta jepni. N\u00ebse nuk e b\u00ebni vullnetarisht do t\u00eb ndiqet rruga gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Me at\u00eb informacion dhe s\u00eb bashku me dokumentat e tjera q\u00eb disponoj un\u00eb do t\u00eb vazhdoj t\u00eb k\u00ebrkoj t\u00eb provoj me sa t\u00eb kem forc\u00eb q\u00eb fakti q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb marrin kredi nuk \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb. Un\u00eb personalisht e kam lexuar kontrat\u00ebn mes BKT dhe Ministris\u00eb suaj, q\u00eb ju refuzoni ta jepni. Do t\u00eb provoj gjithashtu q\u00eb banesat sociale jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb pakta dhe n\u00eb disa qytete jan\u00eb joekzistente sepse nuk ka fonde p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Un\u00eb i kam lexuar p\u00ebrgjigjet e ardhura nga bashkit\u00eb kryesore t\u00eb vendit, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb vepruar si ju por i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur me korrektes\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr informim. Me ato informacione dhe dokumente do t\u00eb provoj edhe q\u00eb Gjykata Kushtetuese ka vendosur n\u00eb rrethana roz\u00eb pa e ditur gjendjen reale n\u00eb vend. <\/p>\n<p>Un\u00eb kam lexuar edhe draftin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb mesa duket po i vjen zor ta publikoj\u00eb tani q\u00eb \u201challa po na rezulton se qenka xhaxha\u201d. Edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i shoqat\u00ebs \u201cPron\u00ebsi me Drejt\u00ebsi\u201d, Z. Myshit Vorpsi e ka deklaruar publikisht se akti normativ nuk siguron q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb kredin\u00eb. Madje, sipas tij, edhe ata q\u00eb e p\u00ebrfitojn\u00eb nuk do arrijn\u00eb t\u00eb blejn\u00eb asgj\u00eb sepse cmimet e tregut jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb larta. Referojuni po t\u00eb doni Udh\u00ebzimit nr. 4, dat\u00eb 23.11.2011 \u201cP\u00ebr miratimin e kostos mesatare t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb banesave nga enti komb\u00ebtar i banesave, p\u00ebr vitin 2011\u201d.<\/p>\n<p>Un\u00eb po k\u00ebrkoj ti jap kuptim edhe heshtjes s\u00eb pazakont\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila ende sot nuk po b\u00ebn publik arsyetimin e saj. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi po hidhen n\u00eb rrug\u00eb pa u denjuar as tek dera e bank\u00ebs, duke u p\u00ebrcjell\u00eb edhe nga bashkia q\u00eb ngre supet p\u00ebrpjet\u00eb, Gjykata Kushtetuese mban t\u00eb strukur n\u00eb sirtar vendimin e cuditsh\u00ebm q\u00eb i erdhi kundra vendimeve t\u00eb m\u00ebparshme. Mbase p\u00ebr t\u00eb mbajtur strukur fjalin\u00eb se \u201csiguria juridike nuk mund t\u00eb prevaloj\u00eb ndaj interesit publik\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dikur thoshte se l\u00ebnia e k\u00ebtyre familjeve t\u00eb pastreha dhe nd\u00ebrprerja e kontratave t\u00eb qiras\u00eb nuk mund t\u00eb legjitimohet na asnj\u00eb interes publik. Se nga na doli befas ky interes publik dhe se q\u00eb interesi i pronar\u00ebve qenka interes publik, nd\u00ebrkoh\u00eb ai i personave t\u00eb pastreh\u00eb \u00ebsht\u00eb interes privat dhe se k\u00ebt\u00eb e vendos vet\u00eb qeveria sipas mendjes s\u00eb saj, vet\u00ebm sirtari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese e di. <\/p>\n<p>A nuk do ishte ky fillimi i fundit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb? P\u00ebrfytyroni q\u00eb qeveria tju jap\u00eb rrog\u00ebn p\u00ebrgjys\u00ebm arsimtar\u00ebve sepse k\u00ebshtu thot\u00eb kryeministri se \u00ebsht\u00eb interesi publik. Neser do dal\u00eb Kryeministri dhe do thot\u00eb q\u00eb t\u00eb pushohen gjith\u00eb proceset gjyq\u00ebsore q\u00eb jan\u00eb kundra shtetit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesit publik dhe pasnes\u00ebr do thot\u00eb q\u00eb mund ti v\u00ebr\u00eb zjarrin edhe jorganeve n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpia sepse pleshti k\u00ebrc\u00ebnon interesin publik dhe n\u00eb t\u00eb gjitha rastet Gjykata Kushtetuese t\u00eb besoj\u00eb ministrin pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb investigim sic b\u00ebri n\u00eb rastin tuaj. M\u00eb vjen keq zoti Minist\u00ebr, por kjo qasje vjen era fashiz\u00ebm, ku disa njer\u00ebz kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb privilegjuar dhe disa jo. Interesi i disave \u00ebsht\u00eb interes publik dhe i disa t\u00eb tjer\u00ebve jo. Nejse, un\u00eb nuk dua t\u00eb shkarkoj sikletet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb kurrizin tuaj si minister. Un\u00eb k\u00ebrkoj thjesht q\u00eb t\u00eb m\u00eb jepni informacionet q\u00eb ata duhet ti merrnin vet\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn tuaj, dhe ti lini t\u00eb mbrojn\u00eb vet\u00eb imazhin e tyre para Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut.<\/p>\n<p>Do t\u2019ju lutesha gjithashtu q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb drejtoheni personalisht nga Ministria tek Qendra ku un\u00eb punoj sepse as Ministria nuk \u00ebsht\u00eb dyqani juaj personal dhe as Qendra nuk \u00ebsht\u00eb dyqani im personal. As mos m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoni mua apo qendr\u00ebn q\u00eb do t\u00eb njoftoni donator\u00ebt sepse s\u00eb pari p\u00ebr donator\u00ebt ky do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb lajm i mir\u00eb, pasi ata kan\u00eb nj\u00eb objektiv shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb t\u00eb nxjerrin n\u00eb pah sjelljet jokorrekte nga autoritetet shtet\u00ebrore, pavar\u00ebsisht sesa m\u00ebrziten ata nga nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, dhe s\u00eb dyti, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktivitet konkret nuk kam asnj\u00eb donator dhe mbase do t\u00eb t\u00eb duhet t\u00eb adresohet ankesa juaj tek Zoti se pse un\u00eb kam d\u00ebshir\u00eb t\u00eb ndihmoj falas njer\u00ebz n\u00eb nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u2019ju lutesha s\u00eb fundi edhe q\u00eb t\u00eb rishikoni njohurit\u00eb mbi ideologjit\u00eb, pasi komunizmi nuk mbron t\u00eb drejtat e njeriut por lufton p\u00ebr kolektivizimin, nd\u00ebrsa un\u00eb luftoj p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe shoq\u00ebri demokratike. Kjo pik\u00ebpamje nuk ka fare lidhje me komunizmin dhe se un\u00eb nuk kam dal\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb publikisht t\u00eb them q\u00eb jam komunist, megjith\u00eb d\u00ebshir\u00ebn tuaj p\u00ebr ta politizuar k\u00ebt\u00eb debat. Q\u00eb un\u00eb mbroj t\u00eb drejtat e njeriut mund t\u00eb m\u00eb b\u00ebj\u00eb mua m\u00eb social se juve, kjo mund t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Por, n\u00ebse t\u00eb mbrosh t\u00eb drejtat e njeriut t\u00eb b\u00ebk\u00ebrka komunist, at\u00ebher\u00eb ju dhe qeveria juaj, q\u00eb po b\u00ebni p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta futur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb BE ku respektimi i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut \u00ebsht\u00eb fondamenti i k\u00ebtij organizmi, kjo ju ben deri diku mazokist\u00eb, q\u00eb po shtyni k\u00ebt\u00eb vend drejt BE-s\u00eb q\u00eb me Strasburgun n\u00eb krye, sipas bot\u00ebkuptimit tuaj, \u00ebsht\u00eb m\u00eb komunist se komunist\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(P\u00ebrgjigje Ministrit Z. Sokol Olldashi) Av. Dorian Matlija, 23 Dhjetor 2012 E lexova me v\u00ebmendje letr\u00ebn tuaj t\u00eb dat\u00ebs 17 dhjetor sepse prekte interesat e ligjsh\u00ebm t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb mi. Qendra Res Publica kishte k\u00ebrkuar t\u2019i viheshin n\u00eb dispozicion disa informacione dhe dokumente rreth disa detajeve n\u00eb lidhje me dh\u00ebnien e kredive me afat 30 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u201cMinistria nuk \u00ebsht\u00eb dyqani juaj personal, zoti Olldashi!\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cMinistria nuk \u00ebsht\u00eb dyqani juaj personal, zoti Olldashi!\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"(P\u00ebrgjigje Ministrit Z. Sokol Olldashi) Av. Dorian Matlija, 23 Dhjetor 2012 E lexova me v\u00ebmendje letr\u00ebn tuaj t\u00eb dat\u00ebs 17 dhjetor sepse prekte interesat e ligjsh\u00ebm t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb mi. Qendra Res Publica kishte k\u00ebrkuar t\u2019i viheshin n\u00eb dispozicion disa informacione dhe dokumente rreth disa detajeve n\u00eb lidhje me dh\u00ebnien e kredive me afat 30 [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-12-23T20:04:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/dorian_matlija.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u201cMinistria nuk \u00ebsht\u00eb dyqani juaj personal, zoti Olldashi!\u201d\",\"datePublished\":\"2012-12-23T20:04:31+00:00\",\"dateModified\":\"2012-12-23T20:04:31+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/\"},\"wordCount\":2902,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/dorian_matlija.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/\",\"name\":\"\u201cMinistria nuk \u00ebsht\u00eb dyqani juaj personal, zoti Olldashi!\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/dorian_matlija.jpg\",\"datePublished\":\"2012-12-23T20:04:31+00:00\",\"dateModified\":\"2012-12-23T20:04:31+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/dorian_matlija.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/dorian_matlija.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cMinistria nuk \u00ebsht\u00eb dyqani juaj personal, zoti Olldashi!\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cMinistria nuk \u00ebsht\u00eb dyqani juaj personal, zoti Olldashi!\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cMinistria nuk \u00ebsht\u00eb dyqani juaj personal, zoti Olldashi!\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"(P\u00ebrgjigje Ministrit Z. Sokol Olldashi) Av. Dorian Matlija, 23 Dhjetor 2012 E lexova me v\u00ebmendje letr\u00ebn tuaj t\u00eb dat\u00ebs 17 dhjetor sepse prekte interesat e ligjsh\u00ebm t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb mi. Qendra Res Publica kishte k\u00ebrkuar t\u2019i viheshin n\u00eb dispozicion disa informacione dhe dokumente rreth disa detajeve n\u00eb lidhje me dh\u00ebnien e kredive me afat 30 [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-12-23T20:04:31+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/dorian_matlija.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u201cMinistria nuk \u00ebsht\u00eb dyqani juaj personal, zoti Olldashi!\u201d","datePublished":"2012-12-23T20:04:31+00:00","dateModified":"2012-12-23T20:04:31+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/"},"wordCount":2902,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/dorian_matlija.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/","name":"\u201cMinistria nuk \u00ebsht\u00eb dyqani juaj personal, zoti Olldashi!\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/dorian_matlija.jpg","datePublished":"2012-12-23T20:04:31+00:00","dateModified":"2012-12-23T20:04:31+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/dorian_matlija.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/dorian_matlija.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ministria-nuk-eshte-dyqani-juaj-personal-zoti-olldashi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cMinistria nuk \u00ebsht\u00eb dyqani juaj personal, zoti Olldashi!\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6395"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6395"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6395\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6395"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6395"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6395"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}