{"id":6333,"date":"2011-02-10T22:28:18","date_gmt":"2011-02-10T21:28:18","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=6333"},"modified":"2011-02-10T22:28:18","modified_gmt":"2011-02-10T21:28:18","slug":"be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\/","title":{"rendered":"BE mund t\u00eb marr\u00eb masa n\u00ebse kriza nuk zgjidhet"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6334\" title=\"kukan_svoboda\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/kukan_svoboda.jpg\" alt=\"\" width=\"240\" height=\"180\" \/><br \/>\n<em>I d\u00ebrguari i posac\u00ebm i BE, Miroslav Laj\u00e7ak ka raportuar pran\u00eb komitetit p\u00ebr Ballkanin n\u00eb Parlamentin Europian lidhur me kriz\u00ebn shqiptare.<\/em><\/p>\n<p>Eduard Kukan dhe Hannes Swoboda deklaruan pas takimit mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e Laj\u00e7ak dhe k\u00ebrkuan nga politika t\u00eb ul\u00eb ton\u00ebt e t\u00eb respektoj\u00eb prokurorin\u00eb p\u00ebr hetimin e 21 janarit.<\/p>\n<p>Eurodeputet\u00ebt paralajm\u00ebruan gjithashtu se Bashkimi Europian mund t\u00eb marr\u00eb masa n\u00ebse kriza vazhdon, duke n\u00ebnvizuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e madhe q\u00eb marrin zgjedhjet lokale t\u00eb 8 majit p\u00ebr procesin integrues t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Me zot\u00ebrinjt\u00eb Kukan dhe Swoboda bisedoi gazetarja e Top Channel, Arta Tozaj.<\/p>\n<p><strong>TCH: Ju d\u00ebgjuat zotin Lajcak, kush ishte rezultati i vizit\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Hannes Swoboda, n\u00ebnkryetar i S&amp;D n\u00eb PE<\/strong>: N\u00eb parim ne mb\u00ebshtesim pun\u00ebn e zotit Lajcak. U k\u00ebrkojm\u00eb koleg\u00ebve tan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb ta mb\u00ebshtesin plot\u00ebsisht aktivitetin e tij, t\u00eb frenojn\u00eb sulmet ndaj nj\u00ebri-tjetrit dhe t\u00eb ulen n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb p\u00ebr t\u00eb negociuar. Vet\u00ebm duke biseduar mbi ato c\u00ebshtje mund t\u00eb gjendet nj\u00eb zgjidhje. Zoti Lajcak po ndihmon p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ai nuk nd\u00ebrmjet\u00ebson palet, por ndihmon p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bisedim dhe ne e mb\u00ebshtesim plot\u00ebsisht at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit p\u00ebr Ballkanin, PPE<\/strong>: Rezultati \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb zoti Lajcak nisi aktivitetin e tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ai tregoi se po merret sic duhet me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Ka mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb komisionerit e shefes s\u00eb tij, baronesh\u00ebs Ashton, por dhe t\u00eb eurodeputet\u00ebve. T\u00eb pakt\u00ebn, t\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb mor\u00ebm pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim t\u00eb grupit t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr Ballkanin, e inkurajuam at\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, derisa t\u00eb gjendet nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga ky ng\u00ebrc q\u00eb vijon prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>TCH: A \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7? Ende b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 politik n\u00eb vend?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kukan<\/strong>: Un\u00eb nuk do t\u00eb p\u00eblqeja q\u00eb t\u00eb shihja situat\u00eb m\u00eb t\u00eb keqe, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohej atje dhe ky \u00ebsht\u00eb roli i zotit Lajcak q\u00eb t\u2019i bind\u00eb t\u00eb dy lojtar\u00ebt kryesor\u00eb, se e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes gjetjes s\u00eb nj\u00eb kompromisi politik.<\/p>\n<p><strong>TCH: Ju po e k\u00ebrkoni k\u00ebt\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn prej 15 muajsh nga klasa politike shqiptare. Pse mendoni se k\u00ebt\u00eb radh\u00eb \u00ebsht\u00eb casti i duhur e do t\u2019ju d\u00ebgjojn\u00eb p\u00ebr gjetjen e kompromisit dhe zgjidhjes n\u00eb paqe t\u00eb ng\u00ebr\u00e7it?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Swoboda<\/strong>: Mendoj se \u00ebsht\u00eb absolutisht e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb vendi t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara. Ky hap p\u00ebrpara duhet t\u00eb jet\u00eb i drejt\u00eb, transparent, i hapur dhe fiks n\u00eb zgjedhjet lokale. N\u00ebse do t\u00eb ishte e mundur q\u00eb t\u00eb gjenim nj\u00eb zgjedhje e t\u00eb shtynim p\u00ebr disa jav\u00eb k\u00ebto zgjedhje, jam dakort, por zgjedhjet duhet t\u00eb b\u00ebhen. S\u00eb dyti, n\u00ebse Shqip\u00ebria dhe sistemi politik shqiptar nuk do ta zgjidh\u00eb k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje, ne duhet t\u00eb mendojm\u00eb se cfar\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne m\u00eb pas me Shqip\u00ebrin\u00eb? Ne nuk mundet vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb shikojm\u00eb e vijojm\u00eb me negociata cfar\u00ebdo.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, politikanet shqiptar\u00eb duhet ta din\u00eb se Bashkimi Europian \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb vepruar, p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe qytetar\u00ebt e saj. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e politikan\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb ata t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb n\u00eb fund nj\u00eb aksion pozitiv, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb hap p\u00ebrpara, t\u00eb flasin me nj\u00ebri-tjetrin e t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb zgjidhje. Hapi i par\u00eb i madh do t\u00eb ishte q\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin zgjedhje lokale t\u00eb pastra, t\u00eb ndershme e transparente.<\/p>\n<p><strong>Kukan<\/strong>: P\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb pyetjen t\u00ebnde p\u00ebr d\u00ebgjimin ndaj ng\u00ebrcit politik. Sepse zhvillimet po ecin disi n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike, pati t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb demonstrata, ndaj \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb vazhdohet k\u00ebshtu. Ne jemi t\u00eb lumtur q\u00eb shohim se nuk ka p\u00ebrshkall\u00ebzim tensionesh, emigrim jasht\u00eb, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme. Tani \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb ecet p\u00ebrpara me gjetjen e nj\u00eb zgjidhjeje. Dhe, t\u00eb gjith\u00eb ne, presim si kriterin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, sesi zgjedhjet lokale do t\u00eb organizohen. E kjo duhet t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb tekstin e detyrave t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb shqiptar\u00eb, q\u00eb t\u2019i organizojn\u00eb zgjedhjet, ose t\u00eb bisedojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb ato t\u00eb jen\u00eb t\u00eb besueshme. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb keq p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p><strong>TCH: P\u00ebr ta p\u00ebrmbledhur, ju i k\u00ebrkoni opozit\u00ebs s\u00eb drejtuar nga zoti Rama q\u00eb t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje dhe qeveris\u00eb s\u00eb drejtuar nga zoti Berisha q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb zgjedhjet lokale? A ishte ky misioni i vet\u00ebm q\u00eb i k\u00ebrkuat zotit Lajcak?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Swoboda<\/strong>: Epo, sic \u00ebsht\u00eb situata tani atje, ky do t\u00eb ishte nj\u00eb hap i madh p\u00ebrpara, n\u00ebse t\u00eb dy pal\u00ebt do t\u00eb binin dakort mbi k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Kjo nuk ishte e vetmja c\u00ebshtje, fol\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb lirshme p\u00ebr hapat e tjer\u00eb t\u00eb radh\u00ebs. Gjithcka mbetet p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb. Hetimi duhet t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr at\u00eb cfar\u00eb ndodhi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Duhet arritur nj\u00eb proces normal parlamentar. Duhet reformuar t\u00ebr\u00ebsisht puna parlamentare gjithashtu. Ka shum\u00eb c\u00ebshtje, por s\u00eb paku, tani mbani zgjedhje lokale t\u00eb ndershme e transparente.<\/p>\n<p><strong>Kukan<\/strong>: Do t\u00eb ishte nj\u00eb hap i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>TCH: Mendimi juaj p\u00ebr komisionin hetimor nj\u00ebngjyr\u00ebsh parlamentar q\u00eb po investigon mbi implikimin e presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, prokuroren e p\u00ebrgjithshme, shefin e SHISH, liderin e opozit\u00ebs dhe gjithashtu disa zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Nj\u00eb opinion t\u00eb shkurt\u00ebr mbi k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje si dhe mbi video-skandalin p\u00ebr aferat korruptive mes ish-zv.kryeministrit Meta e ish-ministrit t\u00eb Energjis\u00eb Prifti.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kukan<\/strong>: P\u00ebr mua, t\u00eb gjitha k\u00ebto c\u00ebshtje duhet t\u00eb hetohen nga institucionet e duhura, institucionet e pavarura q\u00eb jan\u00eb aty enkas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Kjo mendoj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb realizohet tani. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme edhe p\u00ebr vler\u00ebsimin n\u00ebse situata po p\u00ebrmir\u00ebsohet.<\/p>\n<p><strong>Swoboda<\/strong>: Ish zv\/kryeministri Ilir Meta dha dor\u00ebheqjen nga detyra, dha mendimin p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga imuniteti i tij e se ai ishte i gatsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Tani le t\u00eb kemi nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur n\u00eb veprim. P\u00ebr ceshtjen tjet\u00ebr, p\u00ebrpiquni q\u00eb t\u00eb fusni n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb proces njer\u00ebz t\u00eb pavarur t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb japin tablo e analiza objektive mbi at\u00eb cfar\u00eb ka ndodhur n\u00eb jav\u00ebt e shkuara.<\/p>\n<p><strong>TCH: Integrimi europian i Shqip\u00ebris\u00eb, cfar\u00eb mendoni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kukan<\/strong>: Dicka e l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb p\u00ebr momentin. P\u00ebr fat t\u00eb keq. Ne do t\u00eb donim t\u00eb shihnim progres, por pa nj\u00eb zgjidhje t\u00eb situat\u00ebs tani do t\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mendohej se kjo gj\u00eb mund t\u00eb ecte p\u00ebrpara.<\/p>\n<p><strong>Swoboda<\/strong>: P\u00ebr momentin ne t\u00eb dy jemi m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr integrimin europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb sesa disa prej lider\u00ebve politik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. E kjo \u00ebsht\u00eb rruga e gabuar, ndaj t\u00eb lutem, pyeti lider\u00ebt shqiptar\u00eb se c\u2019mendojn\u00eb ata p\u00ebr k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje e n\u00ebse ata jan\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dicka m\u00eb shum\u00eb se c\u2019mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne.<\/p>\n<p><strong>Kukan<\/strong>: Mesazh i shk\u00eblqyer.<\/p>\n<p><strong>TCH: A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se ne rrezikojm\u00eb t\u00eb humbasim liberalizimin e vizave, q\u00eb hyri n\u00eb fuqi m\u00eb 15 dhjetor?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kukan<\/strong>: Mund t\u00eb spekulohej me t\u00eb. Ju e dini q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb struktur\u00eb monitoruese p\u00ebr secilin vend t\u00eb rajonit dhe ky mekaniz\u00ebm objektiv do t\u00eb p\u00ebrdorej nga Bashkimi Europian n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt.<\/p>\n<p><strong>Swoboda<\/strong>: Por gjithsesi, ne nuk duam t\u00eb nd\u00ebshkojm\u00eb popullin, ne duam t\u2019iu japim nj\u00eb mesazh politikan\u00ebve, qe ata t\u00eb b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb pun\u00ebn e tyre. Por, nuk duam t\u00eb sanksionojm\u00eb njer\u00ebzit. Por, le t\u00eb shohim c\u2019ndodh n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p><strong>TCH: Kjo do t\u00eb thot\u00eb se mekanizmi do p\u00ebrdoret?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Swoboda<\/strong>: Kurdo q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur p\u00ebr ne q\u00eb ta shmangim p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij instrumenti, ne do ta shmangim at\u00eb dhe do t\u00eb luftojm\u00eb q\u00eb t\u00eb shmanget.<\/p>\n<p><strong>Kukan<\/strong>: Ne shpresojm\u00eb se nuk do ta p\u00ebrdorim at\u00eb, por gjithcka varet v\u00ebrtet nga cfar\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, duke qeshur, Kukan dhe Swoboda dhan\u00eb k\u00ebt\u00eb mesazh: B\u00ebji bashk\u00eb zotin Berisha e zotin Rama si ne, se at\u00ebhere zgjidhet gjithcka.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I d\u00ebrguari i posac\u00ebm i BE, Miroslav Laj\u00e7ak ka raportuar pran\u00eb komitetit p\u00ebr Ballkanin n\u00eb Parlamentin Europian lidhur me kriz\u00ebn shqiptare. Eduard Kukan dhe Hannes Swoboda deklaruan pas takimit mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e Laj\u00e7ak dhe k\u00ebrkuan nga politika t\u00eb ul\u00eb ton\u00ebt e t\u00eb respektoj\u00eb prokurorin\u00eb p\u00ebr hetimin e 21 janarit. Eurodeputet\u00ebt paralajm\u00ebruan gjithashtu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-6333","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>BE mund t\u00eb marr\u00eb masa n\u00ebse kriza nuk zgjidhet - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"BE mund t\u00eb marr\u00eb masa n\u00ebse kriza nuk zgjidhet - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"I d\u00ebrguari i posac\u00ebm i BE, Miroslav Laj\u00e7ak ka raportuar pran\u00eb komitetit p\u00ebr Ballkanin n\u00eb Parlamentin Europian lidhur me kriz\u00ebn shqiptare. Eduard Kukan dhe Hannes Swoboda deklaruan pas takimit mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e Laj\u00e7ak dhe k\u00ebrkuan nga politika t\u00eb ul\u00eb ton\u00ebt e t\u00eb respektoj\u00eb prokurorin\u00eb p\u00ebr hetimin e 21 janarit. Eurodeputet\u00ebt paralajm\u00ebruan gjithashtu [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-02-10T21:28:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/kukan_svoboda.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"BE mund t\u00eb marr\u00eb masa n\u00ebse kriza nuk zgjidhet\",\"datePublished\":\"2011-02-10T21:28:18+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\\\/\"},\"wordCount\":1537,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/02\\\/kukan_svoboda.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\\\/\",\"name\":\"BE mund t\u00eb marr\u00eb masa n\u00ebse kriza nuk zgjidhet - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/02\\\/kukan_svoboda.jpg\",\"datePublished\":\"2011-02-10T21:28:18+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/02\\\/kukan_svoboda.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/02\\\/kukan_svoboda.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"BE mund t\u00eb marr\u00eb masa n\u00ebse kriza nuk zgjidhet\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"BE mund t\u00eb marr\u00eb masa n\u00ebse kriza nuk zgjidhet - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"BE mund t\u00eb marr\u00eb masa n\u00ebse kriza nuk zgjidhet - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"I d\u00ebrguari i posac\u00ebm i BE, Miroslav Laj\u00e7ak ka raportuar pran\u00eb komitetit p\u00ebr Ballkanin n\u00eb Parlamentin Europian lidhur me kriz\u00ebn shqiptare. Eduard Kukan dhe Hannes Swoboda deklaruan pas takimit mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e Laj\u00e7ak dhe k\u00ebrkuan nga politika t\u00eb ul\u00eb ton\u00ebt e t\u00eb respektoj\u00eb prokurorin\u00eb p\u00ebr hetimin e 21 janarit. Eurodeputet\u00ebt paralajm\u00ebruan gjithashtu [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-02-10T21:28:18+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/kukan_svoboda.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"BE mund t\u00eb marr\u00eb masa n\u00ebse kriza nuk zgjidhet","datePublished":"2011-02-10T21:28:18+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\/"},"wordCount":1537,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/kukan_svoboda.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\/","name":"BE mund t\u00eb marr\u00eb masa n\u00ebse kriza nuk zgjidhet - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/kukan_svoboda.jpg","datePublished":"2011-02-10T21:28:18+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/kukan_svoboda.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/kukan_svoboda.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/be-mund-te-marre-masa-nese-kriza-nuk-zgjidhet\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"BE mund t\u00eb marr\u00eb masa n\u00ebse kriza nuk zgjidhet"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6333","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6333"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6333\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6333"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6333"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6333"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}