{"id":630,"date":"2009-12-02T21:07:40","date_gmt":"2009-12-02T20:07:40","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=630"},"modified":"2009-12-02T21:07:40","modified_gmt":"2009-12-02T20:07:40","slug":"kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/","title":{"rendered":"\u201cKur ne rr\u00ebzonim bustin e Enverit, krer\u00ebt e PD ishin n\u00eb seli\u201d"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Saimir Maloku akuzon kryeministrin Berisha dhe politikan\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr marrjen e protagonizmit t\u00eb pamerituar p\u00ebr rr\u00ebzimin e diktatur\u00ebs komuniste<\/strong><\/em><\/p>\n<p>\u201c<strong>Si e shmanga tragjedin\u00eb e 20 shkurtit \u201891 dhe nuk e lash\u00eb turm\u00ebn t\u00eb hynte n\u00eb Bllok<\/strong>\u201d<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/rrezimi_bustit.jpg\" border=\"0\" alt=\"Rr\u00ebzimi i bustit t\u00eb diktatorit Hoxha\" width=\"200\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><em>M\u00eb 8 dhjetor 1990 ishin me qindra student\u00eb q\u00eb protestuan ndaj qeveris\u00eb komuniste, duke i paraqitur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesash. Shumica e k\u00ebtyre student\u00ebve u b\u00ebn\u00eb pushtetar\u00eb dhe politikan\u00eb shquar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Por kjo ishte nj\u00eb l\u00ebvizje spontane, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb 20 shkurt 1991, bashk\u00eb me 100 mij\u00eb protestues n\u00eb Tiran\u00eb, ishin me dhjet\u00ebra-mij\u00ebra vet\u00eb t\u00eb qyteteve t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Gjirokastr\u00ebs, Shkodr\u00ebs etj., t\u00eb cil\u00ebt hodh\u00ebn monumentet dhe bustet e diktatorit n\u00eb qytetet e tyre. Kjo ishte p\u00ebr popullin ton\u00eb dita e rr\u00ebzimit t\u00eb \u201cMurit Shqiptar t\u00eb Berlinit\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Asnj\u00eb nga deputet\u00ebt e sot\u00ebm t\u00eb PD-s\u00eb. Si\u00e7 ka treguar edhe nj\u00eb shoku im, Sotir Qirjaqi, i cili ishte shef organizativ i PD-s\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb themeluesit e PD-s\u00eb ishin n\u00eb selin\u00eb e tyre, kurse nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr ishin futur n\u00eb grev\u00ebn e uris\u00eb me student\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><strong>Petrika GROSI<\/strong><\/p>\n<p>Qendra Shqiptare e Rehabilitimit t\u00eb Traum\u00ebs dhe Tortur\u00ebs, sindikatat, si dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shoqatash t\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar s\u00eb fundi vendosjen e 20 shkurtit si Dita e Rr\u00ebzimit t\u00eb Simboleve Komuniste dhe Nderimit t\u00eb Viktimave t\u00eb Regjimit Komunist. P\u00ebrpos k\u00ebsaj, nj\u00eb nga protagonist\u00ebt e ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve n\u00eb radh\u00ebt e para t\u00eb protestuesve t\u00eb 20 shkurtit 1991, Saimir Maloku, tregon ekskluzivisht p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cKorrieri\u201d mbi ngjarjet e asaj dite dhe munges\u00ebn n\u00eb protesta t\u00eb lider\u00ebve dhe themeluesve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb protagonist\u00eb, kuptohet, i japin r\u00ebnd\u00ebsi dhjetorit t\u00eb 1990 dhe jo shkurtit 1991.<\/p>\n<p>Saimir Maloku thot\u00eb se kryeministri Berisha dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kan\u00eb injoruar protagonist\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb rr\u00ebzimit t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste p\u00ebr arsye t\u00eb ngushta dhe p\u00ebrfitime personale, duke mohuar k\u00ebshtu nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb historike dhe nj\u00eb fest\u00eb, e cila pas propozimeve t\u00eb mjaft partive dhe shoqatave t\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurve duhej t\u00eb shpallej nga Kuvendi, i cili e ka k\u00ebt\u00eb kompetenc\u00eb. Por me gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve dhe ambasador\u00ebve t\u00eb shteteve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr shpalljen e k\u00ebsaj dite (20 shkurtit) si fest\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb demokracis\u00eb, Saimir Maloku tregon se ende asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, madje Berisha nuk ka mbajtur as premtimin e fushat\u00ebs elektorale t\u00eb vitit 2005 p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb monumenti n\u00eb kujtim t\u00eb viktimave t\u00eb komunizmit n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d. Por intervista jon\u00eb nuk kufizohet me kaq. Personazhi i njohur p\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb rr\u00ebfen edhe mbi momentet e v\u00ebshtira t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb burgim, gjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb detyruar e deri te protestat e m\u00ebdha kund\u00ebr diktatur\u00ebs dhe p\u00ebrjetimin \u00e7ast pas \u00e7asti t\u00eb atyre momenteve t\u00eb v\u00ebshtira, por vendimtare p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit.<\/p>\n<p><em>-Pse pik\u00ebrisht tani e ringrini \u00e7\u00ebshtjen e munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb monumenti p\u00ebr viktimat e diktatur\u00ebs dhe shpalljen e 20 shkurtit si Dita e Rr\u00ebzimit t\u00eb Simboleve Komuniste dhe Nderimit t\u00eb Viktimave t\u00eb Regjimit Komunist?<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb televizione po shohim politikan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt po thon\u00eb se 8 dhjetori i vitit 1990 \u00ebsht\u00eb Dita e Rr\u00ebzimit t\u00eb Murit t\u00eb Berlinit dhe festa m\u00eb e madhe e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Dit\u00ebn e rr\u00ebzimit t\u00eb monumentit t\u00eb diktatorit komunist Hoxha, m\u00eb 20 shkurt 1991 t\u00eb gjitha mediat dhe vendet per\u00ebndimore e quajt\u00ebn k\u00ebt\u00eb moment si historik, si dit\u00ebn e p\u00ebrmbysjes s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste dhe t\u00eb vendosjes s\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo ngjarje ishte e sh\u00ebnuar p\u00ebr popullin shqiptar q\u00eb vuajti p\u00ebr afro gjysm\u00eb shekulli nga diktatura komuniste. Rreth 700 mij\u00eb vet\u00eb jan\u00eb burgosur, internuar, d\u00ebbuar dhe persekutuar gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe.<\/p>\n<p>M\u00ebse 4000 t\u00eb tjer\u00eb u pushkatuan, sepse ideali i tyre ishte demokracia. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar, rreth 100 mij\u00eb vet\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb protestuan kund\u00ebr k\u00ebtij regjimi t\u00eb urryer komunist dhe i finalizuan p\u00ebrpjekjet e tyre heroike me p\u00ebrmbysjen e monumentit t\u00eb diktatorit dhe t\u00eb simboleve t\u00eb tjera komuniste. Ju e dini se \u00e7far\u00eb emocioni dhe g\u00ebzimi t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebrshkoi popullin e kryeqytetit gjat\u00eb k\u00ebtij momenti historik. T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb shesh brohorisnin dhe qanin me lot, duke th\u00ebn\u00eb \u201cE hodh\u00ebm, e hodh\u00ebm qelb\u00ebsir\u00ebn!&#8230;\u201d Brohoritja ishte se tani u p\u00ebrmbys sistemi komunist, ashtu si n\u00eb vendet e tjera t\u00eb Lindjes, t\u00eb cil\u00ebt pat\u00ebn fatin e keq si Shqip\u00ebria q\u00eb t\u00eb vuanin diktatur\u00ebn komuniste.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur se gjith\u00eb vendet e Lindjes dhe t\u00eb Ballkanit ran\u00eb viktima si t\u00eb diktatur\u00ebs fashiste, ashtu edhe t\u00eb asaj komuniste. Le t\u00eb kthehemi te pyetja juaj: M\u00eb 8 dhjetor 1990 ishin me qindra student\u00eb q\u00eb protestuan ndaj qeveris\u00eb komuniste, duke u paraqitur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesash. Shumica e k\u00ebtyre student\u00ebve u b\u00ebn\u00eb pushtetar\u00eb dhe politikan\u00eb shquar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Por kjo ishte nj\u00eb l\u00ebvizje spontane, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb 20 shkurt 1991, bashk\u00eb me 100 mij\u00eb protestues n\u00eb Tiran\u00eb, ishin me dhjet\u00ebra mij\u00ebra vet\u00eb t\u00eb qyteteve t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Gjirokastr\u00ebs, Shkodr\u00ebs etj., t\u00eb cil\u00ebt hodh\u00ebn monumentet dhe bustet e diktatorit n\u00eb qytetet e tyre. Kjo ishte p\u00ebr popullin ton\u00eb dita e rr\u00ebzimit t\u00eb \u201cMurit Shqiptar t\u00eb Berlinit\u201d.<\/p>\n<p><em>-Ku q\u00ebndron padrejt\u00ebsia ndaj k\u00ebsaj t\u00eb v\u00ebrtete historike dhe juve q\u00eb keni qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb protestat e asaj kohe?<\/em><\/p>\n<p>Historin\u00eb e nj\u00eb kombi e b\u00ebn vet\u00eb populli, i cili ishte fitimtar i asaj dite. Plot 45 parti politike, shoqatat e ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb, sindikatat, organizatat e ndryshme dhe gjith\u00eb komunitetet fetare, si dhe qindra personalitete t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shoq\u00ebrore e politike kan\u00eb k\u00ebrkuar vazhdimisht q\u00eb 20 shkurti t\u00eb jet\u00eb festa m\u00eb e madhe e demokracis\u00eb. Ne, t\u00eb dekoruarit e 20 shkurtit 1991 nga Presidenti i Republik\u00ebs, z. Bamir Topi, gjat\u00eb takimeve q\u00eb kemi pasur me dhjet\u00eb ambasador\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kemi gjetur p\u00ebrkrahjen e tyre. Nd\u00ebr k\u00ebta ambasador\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmendim z. Xhon Uidh\u00ebrs II (SHBA), Helmut Lohan (BE), Robert Bosh (OSBE), Manuel Montobio (Spanj\u00eb) etj.<\/p>\n<p>Madje ambasadori gjerman Berndt Borchart para disa dit\u00ebsh na premtoi se do t\u00eb priste p\u00ebrfaq\u00ebsin\u00eb e Protagonist\u00ebve t\u00eb Dekoruar t\u00eb 20 shkurtit 1991 q\u00eb rr\u00ebzuan \u201cMurin e Berlinit shqiptar\u201d. \u00cbsht\u00eb gabim historik dhe politik q\u00eb \u00e7do politikan, i kujtdo partie qoft\u00eb, ta mohoj\u00eb kontributin dhe heroizmin e atyre q\u00eb u ngrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebto protesta vendimtare. Habitemi sesi p\u00ebr afro 19 vjet kjo dit\u00eb e sh\u00ebnuar \u00ebsht\u00eb harruar nga politika shqiptare?! Po futemi n\u00eb Europ\u00eb pa dit\u00ebn e fest\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p><em>-Para k\u00ebsaj interviste m\u00eb that\u00eb se politikan\u00ebt po e p\u00ebrdorin p\u00ebr interesat e tyre partiake fest\u00ebn e demokracis\u00eb?<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb demokraci secili ka mendimin e tij. Por un\u00eb nuk mund t\u00eb l\u00eb q\u00eb t\u00eb mohohet kontributi i madh i shtres\u00ebs s\u00eb t\u00eb burgosurve politik\u00eb, i sindikatave dhe popullit tep\u00ebr t\u00eb vuajtur t\u00eb Tiran\u00ebs. Nd\u00ebrsa drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb sot, at\u00eb dit\u00eb ishin brenda selis\u00eb s\u00eb tyre. Un\u00eb si ish-i burgosur politik dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs i k\u00ebtyre protestave mbroj interesat e popullit ku u linda e u rrita dhe t\u00eb bashk\u00ebvuajt\u00ebsve t\u00eb mi.<\/p>\n<p><em>-Po \u00e7far\u00eb reagimesh keni marr\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve p\u00ebr mosplot\u00ebsimin e k\u00ebrkes\u00ebs suaj?<\/em><\/p>\n<p>Presidenti Topi e mb\u00ebshtet k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb tep\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb s\u00eb bashku me SHBA, BE, OSBE dhe vendet per\u00ebndimore n\u00ebp\u00ebrmjet ambasador\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb Shqip\u00ebri. Kompetenc\u00ebn e shpalljes s\u00eb k\u00ebsaj dite si fest\u00eb komb\u00ebtare e ka Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb dhe K\u00ebshilli i Ministrave. Prandaj, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e demokracis\u00eb dhe n\u00eb respekt t\u00eb kontributit dhe sakrific\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij populli t\u00eb p\u00ebrvuajtur, i drejtohemi kryeministrit Sali Berisha dhe kryetares s\u00eb Kuvendit Jozefina Topalli q\u00eb 20 shkurti 1991 t\u00eb shpallet si Dita e Rr\u00ebzimit t\u00eb Simboleve Komuniste dhe Nderimit t\u00eb Viktimave t\u00eb Regjimit Komunist.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb dita e \u00e7lirimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga diktatura komuniste. Pra, kjo \u00ebsht\u00eb dita e fest\u00ebs s\u00eb ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb dhe popullit demokrat t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebr t\u00eb nderuar viktimat e regjimit komunist na keni premtuar qysh n\u00eb fillimet e demokracis\u00eb, por edhe n\u00eb fushat\u00ebn elektorale t\u00eb vitit 2005, se n\u00eb mes t\u00eb sheshit \u201cSk\u00ebnderbej\u201d do t\u00eb ngrihet monumenti n\u00eb nderim t\u00eb k\u00ebtyre viktimave. Nj\u00eb ish-i burgosur politik, Hajredin Fratari, mori iniciativ\u00ebn q\u00eb ta nd\u00ebrtonte vet\u00eb k\u00ebt\u00eb monument, por Ministria e Kultur\u00ebs e ndaloi. Prandaj i lutemi edhe drejtuesve t\u00eb k\u00ebtij institucioni q\u00eb urgjentisht ta marrin masat p\u00ebr nd\u00ebrtimin e monumentit t\u00eb munguar. Nj\u00eb popull q\u00eb nuk ka dit\u00ebn e fitores s\u00eb demokracis\u00eb dhe simbol t\u00eb martir\u00ebve t\u00eb saj, nuk ka goj\u00eb t\u00eb thot\u00eb se e ka vendosur demokracin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p><em>-E pra, a nuk duket se r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj dite q\u00eb k\u00ebrkoni ju si fest\u00eb e kan\u00eb zbehur student\u00ebt e dhjetorit dhe vet\u00eb PD-ja, e cila e personifikohet pa t\u00eb drejt\u00eb me demokracin\u00eb?<\/em><\/p>\n<p>Si\u00e7 e theksova dhe m\u00eb lart, fitimtari e cakton dit\u00ebn e fitores dhe ky \u00ebsht\u00eb populli i Tiran\u00ebs dhe i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><em>-\u00c7far\u00eb keni nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebni dhe si do t\u00eb veproni n\u00ebse do t\u00eb vazhdoni t\u00eb injoroheni nga kryeministri dhe kryetarja e Kuvendit?<\/em><\/p>\n<p>Drejtuesit e mjaft shoqatave dhe organizatave jo qeveritare dhe jofitimprur\u00ebse do t\u2019i drejtohen presidentit Bamir Topi q\u00eb t\u00eb mos dekretoj\u00eb asnj\u00eb dat\u00eb tjet\u00ebr me p\u00ebrjashtim t\u00eb 20 shkurt 1991 si festa komb\u00ebtare m\u00eb e madhe e demokracis\u00eb. Po k\u00ebshtu, do t\u2019i drejtohemi edhe Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke pasur ndihm\u00ebn edhe t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit.<\/p>\n<p><em>-A keni ndonj\u00eb historian t\u00eb njohur q\u00eb ju mb\u00ebshtet, pasi po flasim p\u00ebr histori?<\/em><\/p>\n<p>Edhe ish-presidenti Alfred Moisiu, ish-kryeministri Aleksand\u00ebr Meksi, Instituti i Historis\u00eb, Qendra e Studimeve Albanologjike, Akademia e Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e mjaft personalitete t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme e mb\u00ebshtesin si t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb. Populli ka nj\u00eb fjal\u00eb tep\u00ebr kuptimplot\u00eb, \u201cM\u00eb mir\u00eb von\u00eb, se kurr\u00eb!\u201d Nj\u00eb popull q\u00eb nuk kujton t\u00eb kaluar\u00ebn e tij, \u00ebsht\u00eb i destinuar t\u00eb shuhet si komb dhe nuk ka t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p><em>-At\u00eb dit\u00eb (20 shkurt 1991), ju ishit n\u00eb krye t\u00eb turm\u00ebs. Na e p\u00ebrshkruani pak q\u00eb nga m\u00ebngjesi e deri n\u00eb mbr\u00ebmje se \u00e7far\u00eb ndodhi?<\/em><\/p>\n<p>Dola bashk\u00eb me gruan dhe dy djemt\u00eb e mi, Klevisi dyvje\u00e7ar dhe Rediani, 4 vje\u00e7, q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb ishin protestuesit m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl t\u00eb asaj dite, t\u00eb cil\u00ebt u lag\u00ebn me boj\u00eb t\u00eb kuqe nga zjarrfik\u00ebset te Liceu. Dol\u00ebm rreth or\u00ebs 8:00 t\u00eb m\u00ebngjesit, po nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb kisha lajm\u00ebruar t\u00eb gjith\u00eb shok\u00ebt e mi, ish-t\u00eb p\u00ebrndjekur politik\u00eb, si kryetar i Shoqat\u00ebs t\u00eb t\u00eb Persekutuarve Politik\u00eb t\u00eb \u201cRrug\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs\u201d dhe rrug\u00ebve nd\u00ebrmjet\u00ebse. B\u00ebm\u00eb planin q\u00eb ta merrnim situat\u00ebn n\u00eb krye e sip\u00ebr dhe t\u00eb p\u00ebrpiqeshim t\u00eb rr\u00ebzonim monumentin, duke shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb rast tep\u00ebr t\u00eb volitsh\u00ebm, si dhe t\u00eb shtynim popullin q\u00eb t\u00eb hiqte simbolet komuniste t\u00eb tjera, si parullat \u201cLavdi PPSH-s\u00eb\u201d te Pallati i Kultur\u00ebs dhe t\u00eb digjnit veprat te librari \u201cFlora\u201d.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb na u krijua kur ne protestuesit ishim pran\u00eb godin\u00ebs s\u00eb RTVSH-s\u00eb. U vonuam pak nga turma e protestuesve q\u00eb ishin n\u00eb fillim, sepse un\u00eb me shok\u00ebt dhe shoqet e mia nuk lejuam q\u00eb nj\u00eb grup protestuesish t\u00eb vrisnin gjasht\u00eb ushtar\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shpejt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i kap\u00ebm rob\u00ebr te ish-Drejtoria e Pritjes. Gjithashtu, grupi jon\u00eb nuk lejoi q\u00eb t\u00eb digjeshin dy makina IFA t\u00eb policis\u00eb, t\u00eb cilat ndodheshin pran\u00eb Liceut Artistik. N\u00eb k\u00ebto momente tep\u00ebr decizive, nj\u00eb grup nga shok\u00ebt e mi q\u00eb punonin n\u00eb televizionin publik, si Bujar Kore, Tefta Radi, Muharrem Dh\u00ebmbi, Lul\u00ebzim Balla etj., m\u00eb paralajm\u00ebrojn\u00eb, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb mos shkonim te Blloku, pasi do t\u00eb na vrisnin ushtar\u00ebt e shumt\u00eb q\u00eb ishin t\u00eb pajisur me mitraloza t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe me tanke e makina t\u00eb blinduara. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, un\u00eb i b\u00ebj thirrje shok\u00ebve t\u00eb mi q\u00eb t\u00eb shkonim te sheshi \u201cSk\u00ebnderbej\u201d dhe t\u00eb rr\u00ebzonim monumentin e diktatorit. Nj\u00eb djal\u00eb i ri i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, Albert Risilia, me nj\u00eb rrip t\u00eb kuq lidhur n\u00eb kok\u00eb m\u00eb thot\u00eb: \u201cXhaxhi, un\u00eb kam nj\u00eb parull\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kam vizatuar me boj\u00eb k\u00ebpuc\u00ebsh n\u00eb p\u00eblhur\u00ebn e perdes s\u00eb dritares t\u00eb konviktit dhe kam shkruar \u201cLiri-demokraci\u201d.<\/p>\n<p>Urdh\u00ebroi protestuesit ta v\u00ebm\u00eb para k\u00ebt\u00eb parull\u00eb (trimetroshe e gjat\u00eb). K\u00ebshtu dola pes\u00eb metra para protestuesve, duke i komanduar. Gjithashtu s\u2019duhet harruar grupi i shok\u00ebve t\u00eb mi, si Lul\u00ebzim Brahja, Sanije dhe G\u00ebzim Vojka etj., t\u00eb cil\u00ebt i b\u00ebnin thirrje protestuesve q\u00eb mundoheshin t\u00eb futeshin te Blloku, p\u00ebr t\u00eb mos e kryer nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Turma u nis nga prapa Piramid\u00ebs dhe hotel \u201cDajtit\u201d e u vendos pran\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shtetit. N\u00eb fillim u munduam t\u00eb thyenim pllakat e monumentit, pasi k\u00ebshtu do t\u2019i kund\u00ebrviheshim policis\u00eb, e cila ishte me arm\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment tep\u00ebr kritik na informojn\u00eb disa njer\u00ebz q\u00eb kishin t\u00eb af\u00ebrmit e tyre pran\u00eb gard\u00ebs, se ushtar\u00ebt ishin t\u00eb armatosur me fishek\u00eb manov\u00ebr. Kjo na dha kuraj\u00eb dhe b\u00ebri q\u00eb nj\u00eb grup i madh prej rreth 40-50 vet\u00ebsh t\u00eb turreshin drejt monumentit dhe t\u00eb p\u00ebrlesheshin me gur\u00eb me policin\u00eb. Policia, e cila kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim makin\u00ebn zjarrfik\u00ebse dhe makina t\u00eb tjera me sirena t\u00eb fuqishme, qen kufiri dhe disa polic\u00eb q\u00eb mbanin pushk\u00eb \u201cShotgun\u201d u t\u00ebrhoq\u00ebn p\u00ebrpara turm\u00ebs s\u00eb madhe dhe guximit t\u00eb saj.<\/p>\n<p><em>-A kishte ndonj\u00eb personalitet t\u00eb njohur krahas jush?<\/em><\/p>\n<p>Asnj\u00eb nga deputet\u00ebt e sot\u00ebm t\u00eb PD-s\u00eb. Si\u00e7 ka treguar edhe nj\u00eb shoku im, Sotir Qirjaqi, i cili ishte shef organizativ i PD-s\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb themeluesit e PD-s\u00eb ishin n\u00eb selin\u00eb e tyre, kurse nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr ishin futur n\u00eb grev\u00ebn e uris\u00eb me student\u00ebt.<\/p>\n<p><em>-S\u00eb fundi, keni qen\u00eb i burgosur dhe i torturuar nga diktatura komuniste. Cili ishte momenti m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb gjat\u00eb atyre viteve?<\/em><\/p>\n<p>Hetuesia ka qen\u00eb vendi ku shkeleshin t\u00eb drejtat themeltare t\u00eb njeriut. Na rrihnin me shkelma e grushte, na mbanin t\u00eb lidhur k\u00ebmb\u00eb e duar dhe nga mesnata e deri n\u00eb gjasht\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit na linin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, gjysm\u00eb t\u00eb zhveshur dhe pa batanije n\u00eb mes t\u00eb t\u00eb ftohtit t\u00eb dimrit. Na b\u00ebhej edhe presion psikologjik se do t\u00eb na internonin familjet dhe do t\u00eb arrestonin prind\u00ebrit dhe t\u00eb af\u00ebrmit e tjer\u00eb. Vuajta tet\u00eb vjet e tet\u00eb muaj burg. Nj\u00eb tjet\u00ebr moment i v\u00ebshtir\u00eb ka qen\u00eb kur me duart e mia kam nxjerr\u00eb trupat e pajet\u00eb t\u00eb shok\u00ebve nga galerit\u00eb e minier\u00ebs s\u00eb Spa\u00e7it.<\/p>\n<p>Aty pata dhe nj\u00eb rast tep\u00ebr t\u00eb rrall\u00eb p\u00ebr mjek\u00ebsin\u00eb bot\u00ebrore, pasi shp\u00ebtova jet\u00ebn e nj\u00eb shokut ton\u00eb, Pandeli Sterio, i cili piu gabimisht thuajse 400g alkool metilik (frenash). Nd\u00ebrhyra menj\u00ebher\u00eb duke i b\u00ebr\u00eb 12 lavazhe me uj\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb e me sapun, si dhe duke e varur prej k\u00ebmb\u00ebsh at\u00eb. Gjithashtu i vura n\u00eb goj\u00eb edhe bombol\u00ebn e oksigjenit q\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr saldim. Pastaj theva kutin\u00eb e ndihm\u00ebs s\u00eb shpejt\u00eb, si dhe mora dy ampula adrenalin\u00eb, t\u00eb cilat me nj\u00eb shiring\u00eb ia injektova Pandeliut direkt e n\u00eb zem\u00ebr p\u00ebr t\u2019i shpejtuar rrahjet. Ve\u00e7 k\u00ebsaj i lidha dor\u00ebn me tel minash dhe i futa serumin q\u00eb e mbanim me dor\u00eb. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb barele, un\u00eb dhe kat\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb e transportuam n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb 2 km, deri tek ambulanca e kampit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb moment tjet\u00ebr tep\u00ebr i r\u00ebnd\u00eb dhe i dhimbsh\u00ebm ka qen\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb hyrjes t\u00eb shqiptar\u00ebve drejt ambasadave t\u00eb huaja. N\u00eb koh\u00ebn e protestave n\u00eb \u201cRrug\u00ebn e Kavaj\u00ebs\u201d, nga nj\u00eb godin\u00eb pran\u00eb xhamis\u00eb na gjuajn\u00eb ushtar\u00ebt e pajisur me snajper\u00eb. Nj\u00eb djal\u00eb i vog\u00ebl 14-vje\u00e7ar, Spartak Deliu, plagoset r\u00ebnd\u00eb nga nj\u00eb plumb q\u00eb e godet n\u00eb nj\u00ebrin sy dhe i p\u00ebrshkon trurin duke dal\u00eb nga prapa kok\u00ebs. Ky djal\u00eb i vog\u00ebl vdiq n\u00eb duart e mia tek ambulanca p\u00ebrball\u00eb godin\u00ebs s\u00eb sotme t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Turizmit dhe Kultur\u00ebs. Kjo ndodhi n\u00eb prani t\u00eb disa mjek\u00ebve dhe infermier\u00ebve. Me nj\u00eb tri\u00e7ik\u00ebl me kabin\u00eb e \u00e7uam trupin e tij n\u00eb sht\u00ebpi. I gjakosur dhe duke qar\u00eb nga dhimbja e thell\u00eb mbeta i shokuar p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Saimir Maloku?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1976 ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr disa kano\u00e7e, t\u00eb cilat i p\u00ebrdori p\u00ebr t\u00eb kapur n\u00eb televizor disa stacione t\u00eb huaja, si dhe p\u00ebr takime me turist\u00ebt e huaj q\u00eb n\u00eb vitin 1965. Akuza ishte p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb. Saimir Maloku kujton se gjyqi i tij u zhvillua n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb kinemaje n\u00eb Burrel, ku 1000 vet\u00eb ishin n\u00eb sall\u00eb dhe 1000 t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrjashta q\u00eb d\u00ebgjonin gjyqin nga altoparlant\u00ebt. Ai pati kuraj\u00ebn t\u00eb demaskonte regjimin, duke th\u00ebn\u00eb se udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb Partis\u00eb, populli do t\u2019i thot\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen diktator si Stalini, duke i djegur dhe shkat\u00ebrruar varrin, monumentin dhe vepr\u00ebn. Si d\u00ebnim fillestar ai u mbajt 7 muaj n\u00eb birucat e n\u00ebndheshme t\u00eb deg\u00ebs s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Burrelit, zbathur, pa asnj\u00eb lloj ndihme ushqimore nga familja dhe pothuajse zhveshur.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb ai tregon se ka hyr\u00eb n\u00eb biruc\u00eb 78 kg dhe kur doli ishte jo m\u00eb shum\u00eb se 43 kg, si pasoj\u00eb e s\u00ebmundjes s\u00eb skorbutit dhe torturave fizike e psikike q\u00eb i b\u00ebn\u00eb. \u201c<em>Shtat\u00eb dh\u00ebmb\u00eb i hoqa me duart e mia<\/em>\u201d, kujton ai. Pas k\u00ebsaj, Maloku do t\u00eb vazhdonte d\u00ebnimin n\u00eb burgjet e Burrelit dhe t\u00eb Spa\u00e7it deri n\u00eb vitin 1985. Megjith\u00ebse pati mbaruar Universitetin e Tiran\u00ebs p\u00ebr elektronik\u00eb me medalje ari, at\u00eb e lan\u00eb nj\u00eb vit pa pun\u00eb pas lirimit nga burgu. Prej at\u00ebher\u00eb e deri m\u00eb sot, Saimir Malokun e sheh me nj\u00eb \u00e7ant\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb duar, ku mban mjetet me t\u00eb cilat riparon televizor\u00ebt e shok\u00ebve, miqve t\u00eb njohurve.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb shmangu gjakderdhjen dit\u00ebn e 20 shkurtit 1991, kur n\u00eb krye t\u00eb turm\u00ebs, i shoq\u00ebruar nga nj\u00eb fotoreporter spanjoll, nuk i lejoi demonstruesit q\u00eb t\u00eb hynin me forc\u00eb n\u00eb bllokun qeveritar. Vet\u00eb ish-an\u00ebtari i Byros\u00eb Politike, Muho Asllani, i ka th\u00ebn\u00eb Saimirit duke e puthur n\u00eb ball\u00eb, se ai \u00ebsht\u00eb dekoruar me t\u00eb drejt\u00eb nga presidenti Topi, pasi kishte shmangur nj\u00eb gjakderdhje t\u00eb madhe t\u00eb mundshme ku do t\u00eb vriteshin 300 vet\u00eb, sepse Blloku ishte i mbrojtur mir\u00eb me afro 500 ushtar\u00eb dhe armatim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Kur Maloku u pyet nga ambasadori amerikan Xh. Uidh\u00ebrs II, se \u00e7far\u00eb kishte fituar nga demokracia, p\u00ebrgjigja ishte: \u201cUn\u00eb plot\u00ebsova idealin tim dhe t\u00eb shok\u00ebve t\u00eb mi bashk\u00ebvuajt\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb pushtet shikoj shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb i kan\u00eb sh\u00ebrbyer diktatur\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme dhe jan\u00eb pseudo-demokrat\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Saimir Maloku \u00ebsht\u00eb dekoruar p\u00ebr kontribut n\u00eb demokraci me Medaljen e Art\u00eb t\u00eb Shqiponj\u00ebs nga presidenti Bamir Topi (2009), gjithashtu ai \u00ebsht\u00eb dekoruar p\u00ebr akte humanitare n\u00eb shp\u00ebtimin e jet\u00ebs s\u00eb dhjet\u00ebra qytetar\u00ebve n\u00eb fatkeq\u00ebsi me medaljen e art\u00eb \u201cP\u00ebr Merita t\u00eb Ve\u00e7anta Civile\u201d nga ish-presidenti Rexhep Meidani (2001). P\u00ebr k\u00ebto merita dhe vler\u00ebsime n\u00eb vitin 2002, vet\u00eb Papa Gjon Pali II e ka pritur n\u00eb audienc\u00eb n\u00eb Vatikan Saimir Malokun bashk\u00eb me gruan dhe dy djemt\u00eb e tij. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2005, ai \u00ebsht\u00eb fitues i \u00e7mimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb \u201cRotary International\u201d \u201cAlfredo d\u2019Andrea\u201d, p\u00ebr humaniz\u00ebm dhe demokraci, ceremonia e t\u00eb cilit u zhvillua n\u00eb Termoli t\u00eb Italis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Saimir Maloku akuzon kryeministrin Berisha dhe politikan\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr marrjen e protagonizmit t\u00eb pamerituar p\u00ebr rr\u00ebzimin e diktatur\u00ebs komuniste \u201cSi e shmanga tragjedin\u00eb e 20 shkurtit \u201891 dhe nuk e lash\u00eb turm\u00ebn t\u00eb hynte n\u00eb Bllok\u201d M\u00eb 8 dhjetor 1990 ishin me qindra student\u00eb q\u00eb protestuan ndaj qeveris\u00eb komuniste, duke i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u201cKur ne rr\u00ebzonim bustin e Enverit, krer\u00ebt e PD ishin n\u00eb seli\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cKur ne rr\u00ebzonim bustin e Enverit, krer\u00ebt e PD ishin n\u00eb seli\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Saimir Maloku akuzon kryeministrin Berisha dhe politikan\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr marrjen e protagonizmit t\u00eb pamerituar p\u00ebr rr\u00ebzimin e diktatur\u00ebs komuniste \u201cSi e shmanga tragjedin\u00eb e 20 shkurtit \u201891 dhe nuk e lash\u00eb turm\u00ebn t\u00eb hynte n\u00eb Bllok\u201d M\u00eb 8 dhjetor 1990 ishin me qindra student\u00eb q\u00eb protestuan ndaj qeveris\u00eb komuniste, duke i [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-12-02T20:07:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/rrezimi_bustit.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u201cKur ne rr\u00ebzonim bustin e Enverit, krer\u00ebt e PD ishin n\u00eb seli\u201d\",\"datePublished\":\"2009-12-02T20:07:40+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-02T20:07:40+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/\"},\"wordCount\":3466,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/rrezimi_bustit.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/\",\"name\":\"\u201cKur ne rr\u00ebzonim bustin e Enverit, krer\u00ebt e PD ishin n\u00eb seli\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/rrezimi_bustit.jpg\",\"datePublished\":\"2009-12-02T20:07:40+00:00\",\"dateModified\":\"2009-12-02T20:07:40+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/rrezimi_bustit.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/rrezimi_bustit.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cKur ne rr\u00ebzonim bustin e Enverit, krer\u00ebt e PD ishin n\u00eb seli\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cKur ne rr\u00ebzonim bustin e Enverit, krer\u00ebt e PD ishin n\u00eb seli\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cKur ne rr\u00ebzonim bustin e Enverit, krer\u00ebt e PD ishin n\u00eb seli\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Saimir Maloku akuzon kryeministrin Berisha dhe politikan\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr marrjen e protagonizmit t\u00eb pamerituar p\u00ebr rr\u00ebzimin e diktatur\u00ebs komuniste \u201cSi e shmanga tragjedin\u00eb e 20 shkurtit \u201891 dhe nuk e lash\u00eb turm\u00ebn t\u00eb hynte n\u00eb Bllok\u201d M\u00eb 8 dhjetor 1990 ishin me qindra student\u00eb q\u00eb protestuan ndaj qeveris\u00eb komuniste, duke i [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-12-02T20:07:40+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/rrezimi_bustit.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u201cKur ne rr\u00ebzonim bustin e Enverit, krer\u00ebt e PD ishin n\u00eb seli\u201d","datePublished":"2009-12-02T20:07:40+00:00","dateModified":"2009-12-02T20:07:40+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/"},"wordCount":3466,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/rrezimi_bustit.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/","name":"\u201cKur ne rr\u00ebzonim bustin e Enverit, krer\u00ebt e PD ishin n\u00eb seli\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/rrezimi_bustit.jpg","datePublished":"2009-12-02T20:07:40+00:00","dateModified":"2009-12-02T20:07:40+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/rrezimi_bustit.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2009\/rrezimi_bustit.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kur-ne-rrezonim-bustin-e-enverit-kreret-e-pd-ishin-ne-seli\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cKur ne rr\u00ebzonim bustin e Enverit, krer\u00ebt e PD ishin n\u00eb seli\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/630"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=630"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/630\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=630"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=630"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=630"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}