{"id":6252,"date":"2012-12-14T20:59:50","date_gmt":"2012-12-14T19:59:50","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=6252"},"modified":"2012-12-14T20:59:50","modified_gmt":"2012-12-14T19:59:50","slug":"nje-lajthitje-e-rexhep-qoses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb lajthitje e Rexhep Qoses"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Rexhep Qosja\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/rexhep_qosja.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga <b>Andrea Stefani<\/b>, <i>14 dhjetor 2012<\/i><\/p>\n<p>Enver Hoxha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej figurave me p\u00ebrkushtim m\u00eb t\u00eb madh atdhetar n\u00eb historin\u00eb shqiptare! K\u00ebshtu ka deklaruar para pak dit\u00ebsh Rexhep Qosja, nd\u00ebrsa i kund\u00ebrvihej, jo pa t\u00eb drejt\u00eb, demagogjis\u00eb \u201cpatriotike\u201d t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Duhet th\u00ebn\u00eb, q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqasja tmerr\u00ebsisht e gabuar. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se Sali Berisha dhe klani i tij po thon\u00eb e shkruajn\u00eb t\u00eb b\u00ebra e t\u00eb pab\u00ebra e po hedhin, sikund\u00ebr shprehet edhe Qosja, \u201cgur\u00eb e drunj mbi Enver Hoxh\u00ebn\u201d. Por k\u00ebt\u00eb e b\u00ebjn\u00eb q\u00eb t\u00eb fshehin thelbin e p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb ata kan\u00eb me ish-diktatorin, prirjen p\u00ebr shtypjen (mund\u00ebsisht varrosjen) e liris\u00eb qytetare t\u00eb shqiptar\u00ebve. <\/p>\n<p>Prandaj t\u2019i kund\u00ebrvihesh berishist\u00ebve duke deklaruar se Enveri ishte ndryshe nga ata, nuk b\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr, edhe pse qartazi pa dashje, ve\u00e7se i sh\u00ebrben synimit t\u00eb tyre p\u00ebr t\u2019u shitur si ndryshe nga ish-diktatori komunist. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00ebse Enver Hoxha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej figurave me p\u00ebrkushtim m\u00eb t\u00eb madh atdhetar, mos vall\u00eb shqiptar\u00ebt b\u00ebn\u00eb keq q\u00eb e p\u00ebrmbys\u00ebn? A qe p\u00ebrmbysja e monumenteve t\u00eb diktatorit, e bashk\u00eb me to edhe t\u00eb regjimit komunist, n\u00eb dobi apo n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Atdheut? N\u00ebse po, si mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb akt atdhetar p\u00ebrmbysja e \u201cnj\u00eb prej figurave me p\u00ebrkushtimin m\u00eb t\u00eb madh atdhetar n\u00eb histori\u201d?!<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Na duket se gabimi apo lajthitja e Rexhep Qoses vjen nga fakti q\u00eb n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb dominuese shqiptare nuk ka hedhur rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb forta koncepti i liris\u00eb qytetare si nj\u00eb dukuri q\u00eb, m\u00eb s\u00eb shumti, zhvillohet ndarazi nga ajo q\u00eb quhet liri komb\u00ebtare apo pavar\u00ebsi. Sipas k\u00ebsaj mend\u00ebsie kush lufton apo punon p\u00ebr pavar\u00ebsimin e trojeve komb\u00ebtare nga pushtuesi i huaj, p\u00ebr shmangien e cop\u00ebtimit apo ribashkimin e tyre, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb patriot, pavar\u00ebsisht se cili \u00ebsht\u00eb roli i tij n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Atdheun, p\u00ebr zhvillimin dhe lumturimin e njer\u00ebzve t\u00eb tij, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e liris\u00eb qytetare. Kjo mend\u00ebsi e gjymt\u00eb ka mund\u00ebsuar q\u00eb figura despotike t\u00eb marrin mbi vete fam\u00ebn e patriotit, t\u00eb \u00e7lirimtarit t\u00eb kombit dhe n\u00ebn vellon e k\u00ebsaj fame, t\u00eb shtypin dhe sundojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyrat nga m\u00eb t\u00eb egrat bashkatdhetar\u00ebt e vet duke mbjell\u00eb skllav\u00ebri n\u00eb gjirin e kombit. <\/p>\n<p>Shembujt nga m\u00eb t\u00eb fresk\u00ebtit jan\u00eb Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfliten si patriot\u00eb, ky i fundit, edhe nga nj\u00eb figur\u00eb e shquar e mendimit shqiptar si Rexhep Qosja. Kontradikta logjike \u00ebsht\u00eb ul\u00ebrit\u00ebse dhe e papranueshme: Si mund t\u00eb jet\u00eb patriot nj\u00eb diktator? Si mund t\u00eb jet\u00eb patriot nj\u00eb despot q\u00eb vret, burgos, pushkaton bashkatdhetar\u00eb, kund\u00ebrshtar\u00eb politik\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar sundimin e tij? Dhe n\u00ebse Enver Hoxha na paska qen\u00eb nj\u00eb patriot kaq i madh, mos vall\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabim q\u00eb ia p\u00ebrmbys\u00ebn bustin? Mos vall\u00eb ka ardhur koha q\u00eb t\u2019ia ringren\u00eb?<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt, Enver Hoxha ka udh\u00ebhequr luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga pushtuesit nazifashist\u00eb. A e b\u00ebn kjo at\u00eb nj\u00eb patriot? Jo, sepse m\u00eb pas ai nuk luftoi p\u00ebr lirin\u00eb, lirin\u00eb qytetare. Vepra patriotike e \u00e7lirimit u pasua nga nj\u00eb tjet\u00ebr thell\u00ebsisht antipatriotike, ajo e skllav\u00ebrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve me mjetet e terrorit diktatorial p\u00ebr 45 vjet rresht. T\u00eb mos b\u00ebsh dot k\u00ebt\u00eb bilanc, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos m\u00ebsosh nga p\u00ebsimet e historis\u00eb dhe t\u00eb jesh i d\u00ebnuar ta p\u00ebsosh p\u00ebrs\u00ebri. Edhe figura t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb historis\u00eb bot\u00ebrore kan\u00eb luftuar me t\u00ebrbim p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ata e quanin interesin komb\u00ebtar. <\/p>\n<p>Nj\u00eb i till\u00eb ka qen\u00eb edhe Adolf Hilteri, q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nacionalizmit gjerman, shtypi lirin\u00eb e gjerman\u00ebve dhe m\u00eb pas, i p\u00ebrdori si mish p\u00ebr top, duke i v\u00ebn\u00eb zjarrin bot\u00ebs dhe duke shkat\u00ebrruar m\u00eb n\u00eb fund edhe Gjermanin\u00eb. Duhet t\u00eb jesh naziskin ta quash Hitlerin patriot. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb \u00e7osh vendin n\u00eb luft\u00eb shkat\u00ebrrimtare p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb antipatriot. Mjafton t\u00eb shkat\u00ebrrosh lirin\u00eb apo shansin e liris\u00eb qytetare, q\u00eb vendi t\u00eb mbetet i prapambetur dhe larg proceseve per\u00ebndimor\u00ebzuese q\u00eb sjellin zhvillim e lumturi p\u00ebr njer\u00ebzit. <\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt me prirje sunduese dhe prandaj nuk jan\u00eb patriot\u00eb, sepse duke vrar\u00eb lirin\u00eb qytetare, vrasin frym\u00ebn e zhvillimit, nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se \u00e7do zhvillim material. Dhe pik\u00ebrisht ky \u00ebsht\u00eb m\u00ebkati q\u00eb Sali Berisha dhe pasuesit e tij po b\u00ebjn\u00eb kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb. Thelbi i aksioneve t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, shtypja e liris\u00eb qytetare. Por n\u00eb kushte t\u00eb reja. Jo ato t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb kur diktaturat ishin n\u00eb mod\u00eb n\u00eb gjysm\u00ebn e bot\u00ebs, por n\u00eb koh\u00ebn kur demokracia \u00ebsht\u00eb n\u00eb mod\u00eb.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Por cili \u00ebsht\u00eb modeli i patriotit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb? \u00cbsht\u00eb ai i politikanit q\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb apo \u00e7lirimin e kombit nuk e ndan nga ajo p\u00ebr lirin\u00eb qytetare. I till\u00eb qe Xhorxh Uashingtoni, q\u00eb pasi kontribuoi n\u00eb \u00e7lirimin e SHBA, ju dedikua qeverisjes me an\u00eb t\u00eb liris\u00eb dhe jo me an\u00eb t\u00eb sundimit. Dhe k\u00ebt\u00eb e arriti duke mos abuzuar me fam\u00ebn e \u00e7lirimtarit p\u00ebr t\u00eb zgjeruar dhe absolutizuar pushtetin e tij. Madje pik\u00ebrisht sepse qe i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr rrezikun q\u00eb sjell p\u00ebr lirin\u00eb e qytetar\u00ebve pushteti i pakufizuar i nj\u00eb njeriu, refuzoi t\u00eb zgjidhej President p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb tret\u00eb. Sepse liria k\u00ebrkon q\u00eb pushteti t\u00eb kufizohet edhe n\u00eb koh\u00eb. Doni t\u2019i zbuloni diktator\u00ebt e fshehur sa pa u betonuar n\u00eb pushtet? Shikoni sesa t\u00eb gatsh\u00ebm jan\u00eb ta l\u00ebn\u00eb pushtetin kur ju mbaron mandati. Kush kapet me thonj pas pushtetit, pasi ka qeverisur disa her\u00eb, \u00ebsht\u00eb i rreziksh\u00ebm p\u00ebr lirin\u00eb, pra edhe p\u00ebr Atdheun dhe duhet larguar. Prandaj kush \u00ebsht\u00eb patriot nuk e voton m\u00eb.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Kamuflimi i autokrat\u00ebve me patriotiz\u00ebm \u00ebsht\u00eb i leht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri edhe pse ekziston n\u00eb mas\u00eb nj\u00eb mend\u00ebsi q\u00eb e percepton tradhtin\u00eb komb\u00ebtare vet\u00ebm te shitja e trojeve, falja e uj\u00ebrave detare deri edhe te hapja e dyerve p\u00ebr importimin e plehrave nga bota. K\u00ebto jan\u00eb dukuri q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb klasifikohen si tradhti e interesave t\u00eb vendit. Por, nd\u00ebrkaq, nuk ka nj\u00eb ndjeshm\u00ebri po kaq t\u00eb madhe patriotike edhe p\u00ebr akte q\u00eb shpien nga asgj\u00ebsimi i liris\u00eb qytetare, q\u00eb \u00ebsht\u00eb krimi m\u00eb i madh q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebhet nj\u00eb kombi. Kjo vjen edhe ngaq\u00eb asgj\u00ebsimi i liris\u00eb, b\u00ebhet duke thirrur p\u00ebr lirin\u00eb e demokracin\u00eb dhe n\u00eb forma m\u00eb t\u00eb sofistikuara, jo leht\u00ebsisht t\u00eb perceptueshme nga masa. Sikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb amendimi i nj\u00eb Kushtetute n\u00eb at\u00eb far\u00eb feje q\u00eb i sh\u00ebrben zgjerimit dhe jo asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb themelore p\u00ebr lirin\u00eb e qytetar\u00ebve, kufizimit t\u00eb pushtetit t\u00eb kryeministrit. K\u00ebto gj\u00ebra, politikan\u00ebt autokrat\u00eb kan\u00eb tendenc\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb sa m\u00eb fshehtazi. <\/p>\n<p>Jo rast\u00ebsisht amendimin e Kushtetut\u00ebs, Berisha (i mb\u00ebshtetur verb\u00ebrisht edhe nga Edi Rama), nxitoi ta b\u00ebj\u00eb pa konsultime t\u00eb gjera me shoq\u00ebrin\u00eb civile dhe qytetar\u00ebt. Sepse nuk donte q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb kuptonin se ai po hapte \u201cme ligj\u201d varrin e liris\u00eb s\u00eb tyre, nuk donte t\u00eb kuptonin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Dhe ia arriti. Edhe nga mend\u00ebsia ekzistuese sunduese q\u00eb nuk e vret fort p\u00ebr lirin\u00eb qytetare, si dhe p\u00ebr themelet e saj kushtetuese e ligjore. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, deklarimet dinake dhe hipokrite p\u00ebr bashkimin komb\u00ebtar, Berisha i b\u00ebri nga majat e tribunave t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. Sepse donte q\u00eb shqiptar\u00ebt ta p\u00ebrthithnin sa m\u00eb n\u00eb shumic\u00eb g\u00ebnjeshtr\u00ebn, demagogjin\u00eb patriotike q\u00eb po ju ekspozonte.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>N\u00ebse njer\u00ebzit e duan lirin\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mirat materiale q\u00eb sjell, at\u00ebher\u00eb ata do ta braktisin at\u00eb n\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb \u2013 thot\u00eb Tuk\u00ebvili. Ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb pohim di\u00e7ka t\u00eb ngjashme me imperativin kategorik t\u00eb Kantit. Lirin\u00eb duhet ta duash p\u00ebr hir t\u00eb t\u00eb qenurit i lir\u00eb. T\u00eb mir\u00ebn duhet ta b\u00ebsh, jo thjesht p\u00ebr p\u00ebrfitim personal, por si devocion ndaj detyr\u00ebs. Ky lloj morali qytetar nuk ka qen\u00eb i p\u00ebrhapur n\u00eb mjedisin shqiptar. Ende nuk \u00ebsht\u00eb. Prandaj penges\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar thelbin antipatriotik t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe faktet e zhvillimit material q\u00eb u evidentuan gjat\u00eb viteve t\u00eb sundimit t\u00eb tij. Ndon\u00ebse tep\u00ebr inferiore krahasuar me nivelet e zhvillimit material n\u00eb vende europiane, k\u00ebto fakte kontrastonin fort me sfondin e mjerimit q\u00eb Shqip\u00ebria trash\u00ebgonte nga qeverisjet e m\u00ebparshme, p\u00ebrfshi at\u00eb t\u00eb Zogut. <\/p>\n<p>Gj\u00eb q\u00eb i dha mjaft vite koh\u00eb regjimit q\u00eb t\u00eb dukej se po i b\u00ebnte mir\u00eb \u201cpopullit\u201d n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb po i b\u00ebnte keq, po i vriste lirin\u00eb. Zhvillimi material, i g\u00ebrshetuar edhe me izolimin q\u00eb pamund\u00ebsonte krahasimin me vendet e tjera, i b\u00ebri shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb ndiheshin m\u00eb mir\u00eb krahasuar me mjerimin e dikursh\u00ebm migjenian q\u00eb regjimi e propagandonte intensivisht, duke e p\u00ebrdorur si sfondin e err\u00ebt ku shk\u00eblqenin arritjet e socializmit. Gj\u00ebra t\u00eb papara m\u00eb par\u00eb, por normale n\u00eb \u00e7do vend me pak zhvillim si hekurudhat, hidrocentralet, drita elektrike, shtimi i urbanizmit, zhvillimi i industrial i pleksur me manipulimin mendor dhe kufizimin e liris\u00eb s\u00eb informacionit, i dhan\u00eb regjimit disa dekada n\u00eb dispozicion q\u00eb t\u00eb kamuflohej si patriotik. <\/p>\n<p>Dhe arritjet materiale, kur nuk ecin paralel me lirin\u00eb, ushqejn\u00eb skllav\u00ebrin\u00eb. Madje edhe arritjet n\u00eb superstruktur\u00eb. Mund ta zhduk\u00ebsh analfabetizmin por, n\u00ebse censuron literatur\u00ebn, n\u00ebse kufizon lirin\u00eb e shprehjes, t\u00eb lexuarit sh\u00ebrben vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar ideologjin\u00eb e diktatorit n\u00eb kokat e njer\u00ebzve. Aft\u00ebsia p\u00ebr vet\u00ebmendim mpihet. K\u00ebshtu vazhduan mbi kat\u00ebr dekada derisa erdhi fundi i pashmangsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do sistem pa liri, vet\u00ebshembja. Por nd\u00ebrkoh\u00eb, diktatori Enver Hoxha kish vdekur i qar\u00eb nga \u201cpopulli\u201d q\u00eb nuk e kuptonte se ai ia kish hedhur duke mbret\u00ebruar me deviz\u00ebn: Pas meje kiameti. <\/p>\n<p>Dhe kiameti po vazhdon sepse pas tij erdhi nj\u00eb tjet\u00ebr \u201cpatriot\u201d q\u00eb prej 23 vjet\u00ebsh po b\u00ebn politik\u00eb e qeveris me po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn deviz\u00eb: pas meje kiameti! Dhe pik\u00ebrisht sepse kiameti po vazhdon, jo pak shqiptar\u00eb i drejtohen p\u00ebr shp\u00ebtim Enverit n\u00eb fakt, babait t\u00eb kiametit. Nj\u00eb dumbabiz\u00ebm n\u00eb kurthin e t\u00eb cilit ka r\u00ebn\u00eb, mjerisht, edhe Rexhep Qosja. Dhe n\u00eb \u00e7do panegjeriz\u00ebm p\u00ebr ish-diktatorin, nuk mund t\u00eb mos zbulosh prirjen e arratisjes nga ky kiamet pa fund por mjerisht, edhe nga ideja apo projekti i liris\u00eb.<\/p>\n<p><i>SHQIP<\/i><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Andrea Stefani, 14 dhjetor 2012 Enver Hoxha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej figurave me p\u00ebrkushtim m\u00eb t\u00eb madh atdhetar n\u00eb historin\u00eb shqiptare! K\u00ebshtu ka deklaruar para pak dit\u00ebsh Rexhep Qosja, nd\u00ebrsa i kund\u00ebrvihej, jo pa t\u00eb drejt\u00eb, demagogjis\u00eb \u201cpatriotike\u201d t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Duhet th\u00ebn\u00eb, q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqasja tmerr\u00ebsisht e gabuar. \u00cbsht\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-6252","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nj\u00eb lajthitje e Rexhep Qoses - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nj\u00eb lajthitje e Rexhep Qoses - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Andrea Stefani, 14 dhjetor 2012 Enver Hoxha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej figurave me p\u00ebrkushtim m\u00eb t\u00eb madh atdhetar n\u00eb historin\u00eb shqiptare! K\u00ebshtu ka deklaruar para pak dit\u00ebsh Rexhep Qosja, nd\u00ebrsa i kund\u00ebrvihej, jo pa t\u00eb drejt\u00eb, demagogjis\u00eb \u201cpatriotike\u201d t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Duhet th\u00ebn\u00eb, q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqasja tmerr\u00ebsisht e gabuar. \u00cbsht\u00eb e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-12-14T19:59:50+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/rexhep_qosja.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Nj\u00eb lajthitje e Rexhep Qoses\",\"datePublished\":\"2012-12-14T19:59:50+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\\\/\"},\"wordCount\":1901,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/rexhep_qosja.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\\\/\",\"name\":\"Nj\u00eb lajthitje e Rexhep Qoses - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/rexhep_qosja.jpg\",\"datePublished\":\"2012-12-14T19:59:50+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/rexhep_qosja.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/rexhep_qosja.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb lajthitje e Rexhep Qoses\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb lajthitje e Rexhep Qoses - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nj\u00eb lajthitje e Rexhep Qoses - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Andrea Stefani, 14 dhjetor 2012 Enver Hoxha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej figurave me p\u00ebrkushtim m\u00eb t\u00eb madh atdhetar n\u00eb historin\u00eb shqiptare! K\u00ebshtu ka deklaruar para pak dit\u00ebsh Rexhep Qosja, nd\u00ebrsa i kund\u00ebrvihej, jo pa t\u00eb drejt\u00eb, demagogjis\u00eb \u201cpatriotike\u201d t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Duhet th\u00ebn\u00eb, q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqasja tmerr\u00ebsisht e gabuar. \u00cbsht\u00eb e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-12-14T19:59:50+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/rexhep_qosja.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Nj\u00eb lajthitje e Rexhep Qoses","datePublished":"2012-12-14T19:59:50+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\/"},"wordCount":1901,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/rexhep_qosja.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\/","name":"Nj\u00eb lajthitje e Rexhep Qoses - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/rexhep_qosja.jpg","datePublished":"2012-12-14T19:59:50+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/rexhep_qosja.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/rexhep_qosja.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-lajthitje-e-rexhep-qoses\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb lajthitje e Rexhep Qoses"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6252","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6252"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6252\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6252"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6252"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6252"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}