{"id":6195,"date":"2012-12-12T21:26:13","date_gmt":"2012-12-12T20:26:13","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=6195"},"modified":"2012-12-12T21:26:13","modified_gmt":"2012-12-12T20:26:13","slug":"te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/","title":{"rendered":"TE VERTETAT E THEMELIMIT TE PD-s\u00eb: Intervist\u00eb e themeluesit, Prof. Shenasi Rama"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Shenasi Rama\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong><em>Gazeta SHQIP<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Profesor, PD sot ndryshe nga vitet e kaluara e feston pervjetorin e themelimit jo me 12 dhjetor por me date 11. Si e shikoni kete &#8220;revizionim&#8221; te historise?<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb revizionohet historia, duhet q\u00eb paraprakisht t\u00eb jet\u00eb i pranuar dhe t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb variant pak a shum\u00eb i sakt\u00eb dhe relativisht i mb\u00ebshtetur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb pastaj modifikohet, plot\u00ebsohet apo korrigjohet. Mir\u00ebpo, shum\u00eb\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre 22 viteve lidhur me themelimin e PD-s\u00eb, ka q\u00ebn\u00eb ose pjes\u00ebrisht e sakt\u00eb ose nj\u00eb rren\u00eb e past\u00ebr. Legjenda e themelimit \u00ebsht\u00eb ndryshuar sa her\u00eb q\u00eb ka pasur interesa politike t\u00eb caktuara, dhe ka q\u00ebn\u00eb e mb\u00ebshtetur n\u00eb formulime q\u00eb iu bijn\u00eb ndesh dokumenteve, materialeve ekzistuese, logjik\u00ebs s\u00eb proceseve dhe d\u00ebshmive t\u00eb njer\u00ebzve. Si shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera edhe legjenda e themelimit t\u00eb PD-s\u00eb, k\u00ebshtu si paraqitet nga Sali Berisha e disa t\u00eb tjer\u00eb rreth tij, mbetet nj\u00eb mashtrim i paskrupullt me historin\u00eb.<\/p>\n<p>Komedia \u00ebsht\u00eb se historia e themelimit t\u00eb PD-s\u00eb, duke q\u00ebn\u00eb njer\u00ebzit gjall\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si Rashomon, nj\u00eb film japonez n\u00eb t\u00eb cilin t\u00eb kat\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt japin kat\u00ebr variante t\u00eb ndryshme e t\u00eb papajtueshme t\u00eb nj\u00eb ndodhie ne te cilen kane qene personazhe aktive. N\u00eb rastin e PD-s\u00eb, un\u00eb jam nga ai grup i ngusht\u00eb kat\u00ebr themeluesish t\u00eb fillimit n\u00eb t\u00eb cilin jan\u00eb edhe Sali Berisha, Gramoz Pashko dhe Azem Hajdari. Mir\u00ebpo, mua as q\u00eb m\u00eb ka dal\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb emri, e q\u00eb as p\u00ebrmendem n\u00eb variantet e tyre t\u00eb themelimit dhe t\u00eb kronikan\u00ebve t\u00eb paguar. Arsyeja \u00ebsht\u00eb se po t\u00eb p\u00ebrmendem un\u00eb, mandej edhe njer\u00ebzit, edhe proceset, p\u00ebrfshir\u00eb edhe themelimin e PD-s\u00eb duhen par\u00eb pak m\u00eb ndryshe e n\u00eb nj\u00eb drit\u00eb tjet\u00ebr. Saliut ne vecanti i dhemb goja dhe nuk e p\u00ebrmend emrin tim. Un\u00eb ia di dhimbjen si dhe arsyen pse sillet k\u00ebshtu dhe sinqerisht q\u00eb me vjen shum\u00eb keq p\u00ebr t\u00eb, sepse nuk ka arritur te kaloje mbi komplekse te caktuara.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb an\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb, si ka ardhur puna, ai ka edhe gurin, edhe arr\u00ebn n\u00eb dor\u00eb. Po deshi Sali Berisha e deklaron PD-n\u00eb t\u00eb themeluar me Mehmet Elezin, Fahri Balliun, Qemal Sakajev\u00ebn, Mitro Celen, Besnik Mustafajn, Edmond Budin\u00ebn dhe Arben Imamin mbas frym\u00ebzimit q\u00eb ai mund t\u00eb thot\u00eb se i erdhi nga fjalimi i Lech Vales\u00ebs n\u00eb Gdansk dhe askush nuk do ta ngrej\u00eb z\u00ebrin e ta quaj\u00eb rren\u00eb e mashtrim. Ah, se harrova edhe t\u00eb cmueshmit e t\u00eb paharrueshmit, Sabri Godon, Frrok Cupin, Xhelil Gjonin, dhe dik\u00eb n\u00eb Komitetin e Partis\u00eb t\u00eb Rajonit Num\u00ebr 2 ku shkonin raportet e shkruara me dor\u00eb tek njer\u00ebz t\u00eb caktuar. Por kjo nuk \u00ebshte e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, themelimi i PD-s\u00eb, si i cdo partie politike ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb proces n\u00eb t\u00eb cilin varet se cka konsideron si pik\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme e dometh\u00ebn\u00ebse. N\u00ebse nisemi me objektivin e me iden\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb force opozitare, at\u00ebher\u00eb iden\u00eb p\u00ebr themelimin e partise opozitare e kam dh\u00ebn\u00eb un\u00eb. Gjithashtu, edhe njer\u00ebzit kryesor\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, Sali Berish\u00ebn dhe Gramoz Pashkon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb un\u00eb me 11 Dhjetor para mens\u00ebs s\u00eb Qytetit Studenti n\u00eb ora 10:30 t\u00eb m\u00ebngjezit. T\u00eb dyve iu kam k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr themelimin e nj\u00eb partie opozitare dhe iu kam premtuar mb\u00ebshtetjen e student\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr kam folur p\u00ebr motivet e mija, gjendjen, etj. Nga ai moment ku k\u00ebta individ\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb me synimin p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb parti tjet\u00ebr, ka pasur takime ku kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm, formulime dokumentesh, ide e kontribute nga ana e shum\u00ebkujt, por edhe hyrje-dalje individ\u00ebsh nga proceset, e me rradh\u00eb. Procesi i themelimit t\u00eb PD-s\u00eb nuk reduktohet n\u00eb nj\u00eb ngjarje apo n\u00eb nj\u00eb grup t\u00eb ngusht\u00eb personash. Megjithat\u00eb, pika t\u00eb tjera kulmore n\u00eb historin\u00eb e PD-s\u00eb jan\u00eb takimi i disa vet\u00ebve tek banesa e Gramoz Pashkos me 12 dhjetor 1990 ku mori form\u00eb nj\u00eb parti opozitare dhe ku un\u00eb nuk kam q\u00ebn\u00eb, krijimi i Komisionit Nism\u00ebtar t\u00eb k\u00ebsaj partie me 13 Dhjetor 1990, dhe mbi t\u00eb gjitha, legalizimi i PD me 19 Dhjetor 1990 dhe p\u00ebrhapja e deg\u00ebve n\u00eb rrethe.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb pavar\u00ebsisht pozicionimeve t\u00eb ndryshme politike, t\u00eb dal\u00eb e v\u00ebrteta e themelimit. Ajo nuk ia heq mb\u00ebshtet\u00ebsit Saliut, sepse ata nuk duan t\u2019ia din\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. E v\u00ebrteta nuk shton gj\u00eb n\u00eb kontributet e mia sepse kam se cfare te them per veten. Megjithat\u00eb, nuk kam nd\u00ebrmend q\u00eb t\u2019i l\u00eb k\u00ebta individe q\u00eb kontributin tim e t\u00eb student\u00ebve t\u00eb L\u00ebvizjes Studentore ta p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb dhe t\u00eb na kthejn\u00eb n\u00eb fantazma historike q\u00eb p\u00ebrmblidhen n\u00eb kategorin\u00eb \u201ce t\u00eb tjer\u00ebve,\u201d garniture e dikujt, sepse nuk kemi q\u00ebn\u00eb. K\u00ebta kan\u00eb q\u00ebn\u00eb garnitur\u00eb e jon\u00eb. E v\u00ebrteta do t\u2019ua v\u00ebr\u00eb nderin n\u00eb vend shum\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb deri m\u00eb sot jan\u00eb injoruar, neglizhuar, apo p\u00ebrcmuar e ne vecanti student\u00ebve konviktor\u00eb, pa t\u00eb cil\u00ebt nuk do t\u00eb kishin ndodhur demonstratat dhe nuk do t\u00eb kishte as PD as demokratizim e pluraliz\u00ebm politik. E v\u00ebrteta duhet v\u00ebn\u00eb n\u00eb vend mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr student\u00ebt e demonstratave t\u00eb 8 Dhjetorit e t\u00eb 9 Dhjetorit, q\u00eb m\u00eb pas u shmang\u00ebn nga procesi dhe luajt\u00ebn nj\u00eb rol dyt\u00ebsor.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, pa ato djem e vajza, asgj\u00eb nuk do t\u00eb kishte ndodhur, as PD, as pluralizmi politik dhe as p\u00ebrfitimi i legjitimitetit t\u00eb intelektual\u00ebve n\u00eb nivel komb\u00ebtar. Prandaj, duke u mb\u00ebshtetur tek ajo q\u00eb di un\u00eb, si dhe duke l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb p\u00ebrrallat e organizatat e imagjinuara q\u00eb kan\u00eb nisur t\u00eb dalin andej e k\u00ebndej, data 11 Dhjetor \u00ebsht\u00eb dita e sakt\u00eb e fillimit t\u00eb PD-s\u00eb. Mir\u00ebpo, arsyet pse un\u00eb mendoj k\u00ebshtu nuk jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta me t\u00eb Saliut, q\u00eb me siguri do t\u00eb ket\u00eb mbledhur nja 10 vet\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se PD u formua n\u00eb lagjen e Brrak\u00ebs, mbi kopshtin me hurma t\u00eb Xhemiles n\u00eb te gdhir\u00eb te dat\u00ebs 11 Dhjetor. Gjithsesi dua t\u00eb theksoj se pa miratimin e mb\u00ebshtetjen e student\u00ebve, as un\u00eb e askush tjet\u00ebr nuk do t\u00eb mund t\u00eb merrte vendime t\u00eb tilla. Prandaj merita edhe p\u00ebr k\u00ebto kontribute iu takon djemve e vajzave t\u00eb L\u00ebvizjes Studentore, q\u00eb n\u00eb mos tjet\u00ebr na mb\u00ebshtet\u00ebn n\u00eb ato vendime.<\/p>\n<p><strong>Duke sjelle ne vemendje 22 vjet me pare themelimin e Partise Demokratike, shume ditare dhe dokumentare po botohen per historikun e themelimit te partise se pare opozitare. cila ishte ideja fillestare e formimit te nje partie opozitare?<\/strong><\/p>\n<p>Varet se kur i intereson Sali Berishes. Por, realisht, PD \u00ebsht\u00eb nisur me dat\u00ebn 11 Dhjetor, paradite nga ora 10:00-10:30 me inisiativ\u00ebn time. Sali Berisha m\u00eb solli vendimin e Pleniumit t\u00eb KQ t\u00eb PPSH q\u00eb ishte mbajtur nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb, dhe q\u00eb ai e solli direkt nga Ramiz Alia. Ai vendim tekstualisht theksonte se do t\u00eb lejohej nj\u00eb pluraliz\u00ebm fiktiv, organizatash e subjektesh elektorale. Ky nuk ishte pluralizmi i v\u00ebrtet\u00eb politik, por nj\u00eb manov\u00ebr e zgjuar e Ramiz Alis\u00eb, d.m.th. simbas parimit \u201cpo e h\u00ebngr\u00ebn, mir\u00eb, po nuk e h\u00ebngr\u00ebn, t\u00eb shohim sa kan\u00eb kurajo dhe a u mban.\u201d Mir\u00ebpo, kryesorja ishte se n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb krijimi i nj\u00eb organizate student\u00ebsh dhe intelektual\u00ebsh t\u00eb rinj, nj\u00eb nga k\u00ebrkesat tona, ishte tashm\u00eb dicka e pranuar dhe e legjitimuar edhe nga sistemi dhe nga partia n\u00eb pushtet. Por ky nuk ishte pluralizmi i v\u00ebrtet\u00eb politik dhe beteja p\u00ebr t\u00eb fituar pluralizmin do t\u00eb zhvillohej n\u00eb takimin e P\u00ebrfaq\u00ebsis\u00eb Studentore me Ramiz Alin\u00eb. Ky nuk ishte nj\u00eb problem i vog\u00ebl dhe nuk mund t\u00eb kalohet leht\u00eb, p\u00ebrkundrazi.<\/p>\n<p>Intelektual\u00ebt q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb Qytetin Studenti ishin nj\u00eb problem i madh p\u00ebr ne sepse duke q\u00ebn\u00eb edhe pedagog\u00eb, kishin hyr\u00eb dhe ishin ngujuar n\u00eb fakultete. Sado q\u00eb kishim nj\u00eb rreth t\u00eb fort\u00eb student\u00ebsh, shumica konviktor\u00eb, q\u00eb na mb\u00ebshtesnin me shum\u00eb besim, prania e pedagog\u00ebve ishte nj\u00eb influenc\u00eb e jasht\u00ebzakonshme negative edhe sepse ofronte nj\u00eb siguri e madhe p\u00ebr student\u00ebt. N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i shk\u00ebputur nga student\u00ebt, mbi t\u00eb cil\u00ebt pedagog\u00ebt kishin nj\u00eb ndikim t\u00eb madh, si dhe p\u00ebr t\u2019i futur n\u00eb at\u00eb hullin\u00eb ku duhej, k\u00ebrkova q\u00eb t\u2019i b\u00ebj bashk\u00eb disa prej tyre. Aty ishin shum\u00eb njer\u00ebz, nd\u00ebr ta ishte edhe Moza Pashko, gruaja e Gramoz Pashkos dhe motra e Genc Rulit. E pyeta ku ishte Gramozi dhe m\u00eb tha se ishte n\u00eb fakultet me student\u00ebt e Ekonomikut. Cova dike m\u00eb Moz\u00ebn dhe e thirra. Si erdhi Gramozi, i prezantova me Sali Berish\u00ebn, dhe iu thash\u00eb se ne do t\u00eb shkonim n\u00eb takim me Ramiz Alin\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pluralizmin, se do t\u00eb ruanim L\u00ebvizjen Studentore dhe se ata duhej t\u00eb themelonin partin\u00eb opozitare, s\u00eb bashku me intelektual\u00ebt dhe pedagog\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ai moment ata nuk jan\u00eb ndar\u00eb nga nj\u00ebri-tjetri. Pavar\u00ebsisht se e dinin se dy gjela nuk rrinin dot n\u00eb maj\u00eb t\u00eb plehut, dhe e shihnin veten si te paret e katundit, bashk\u00ebpunimi i tyre ne at\u00eb pik\u00eb ishte i domosdosh\u00ebm dhe t\u00eb dy e pranuan. N\u00eb at\u00eb moment q\u00eb k\u00ebta ik\u00ebn, organizova zgjedhjet e para t\u00eb lira n\u00eb shtetin shqiptar, n\u00eb t\u00eb cilin student\u00ebt e cdo fakulteti do t\u00eb votonin me aklamacion p\u00ebr student\u00ebt q\u00eb do ti p\u00ebrfaq\u00ebsonin n\u00eb takimin me Ramiz Alin\u00eb. N\u00eb lidhje me sekuencen e ngjarjeve, keshtu shkurtimisht, me 12 Dhjetor jan\u00eb mbledhur tek Gramoz Pashko nj\u00eb grup ku ishin Azem Hajdari Mimoza Ferraj, Aleksander Meksi, Sokol Necaj, Sali Berisha, etj. Me 13 Dhjetor \u00ebsht\u00eb vendosur p\u00ebrb\u00ebrja e Komisionit Nism\u00ebtar dhe \u00ebsht\u00eb shpallur partia. N\u00eb dit\u00ebt e tjera jan\u00eb mbledhur firmat dhe me 19 Dhjetor \u00ebsht\u00eb aprovuar ligj\u00ebrisht si parti politike.<\/p>\n<p><strong>3. Si ndodhi zgjedhja e krer\u00ebve dhe pse ju shpall\u00ebt kund\u00ebrshtimin?<\/strong><\/p>\n<p>Kush jan\u00eb kreret? Le te dale njeri e te thote se eshte para meje apo q\u00eb ka pasur pesh\u00eb m\u00eb shum\u00eb se un\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Shiko, kjo \u00ebsht\u00eb komedi q\u00eb luhet n\u00eb Tiran\u00eb, ku gjithkush k\u00ebrkonte t\u00eb hynte n\u00eb histori duke u mbajtur mbas xhakaventos s\u00eb dikujt, apo t\u00eb pardesys\u00eb s\u00eb nj\u00eb tjetri. Ideja kryesore e jona ka q\u00ebn\u00eb ajo t\u00eb p\u00ebrshkrova m\u00eb lart. Intelektual\u00ebt do t\u00eb b\u00ebnin partin\u00eb opozitare, ne student\u00ebt do t\u00eb k\u00ebrkonim pluralizmin e v\u00ebrtet\u00eb politik, por edhe do t\u00eb ruanim L\u00ebvizjen Studentore t\u00eb pavarur nga intelektual\u00ebt e t\u00eb tjer\u00ebt. Mir\u00ebpo, nd\u00ebrsa ne po punonim me intensitet p\u00ebr detyrat q\u00eb I kishim v\u00ebn\u00eb vetes, k\u00ebta, d.m.th. intelektual\u00ebt, nuk qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mblidhnin as nj\u00eb grusht me njer\u00ebz q\u00eb ti mb\u00ebshtesnin hapur as nd\u00ebr krushqit\u00eb, miqt\u00eb e kush\u00ebrinjt\u00eb e tyre. Ishte nj\u00eb gjendje pritjeje n\u00eb kryeqytet ku askush nga k\u00ebto rrethe q\u00eb dinin, por q\u00eb ishin edhe t\u00eb lidhura me regjimin nuk donte t\u00eb l\u00ebvizte pa u qart\u00ebsuar uj\u00ebrat.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, nga pasditja, mbasi mbet\u00ebn pak a shum\u00eb nj\u00eb grusht, desh\u00ebn t\u00eb vinin n\u00eb Mbledhjen e P\u00ebrfaq\u00ebsis\u00eb Studentore, t\u00eb beheshin pjes\u00eb e saj dhe fitonin legjitimitetin q\u00eb iu mugonte n\u00eb takimin me Ramiz Alin\u00eb. Un\u00eb i nxora jasht\u00eb ata t\u00eb dy dhe nuk lejova q\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin pjes\u00eb e P\u00ebrfaq\u00ebsis\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb as Sali Berisha as Gramoz Pashko nuk do t\u00eb kishin kurr\u00eb legjitimitet politik nga L\u00cbvizja Studentore e nga arritjet e saj. P\u00ebr ne ata do t\u00eb ishin e mbet\u00ebn t\u00eb jasht\u00ebm e t\u00eb huaj. Por, n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi mbeti nj\u00eb pjestar i atij grupi q\u00eb ishte edhe i zgjedhur nga student\u00ebt e Arteve sepse ishte pedagog, Arben Imami.<\/p>\n<p>Kur n\u00eb at\u00eb takim m\u00eb Ramiz Alin\u00eb u fitua pluralizmi i v\u00ebrtet\u00eb politik, dhe meritat i takojn\u00eb atij q\u00eb i takojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fitore historike, nuk kishte m\u00eb frik\u00eb se sistemi do t\u00eb nd\u00ebshkonte k\u00ebnd aq m\u00eb shum\u00eb po t\u00eb ishe edhe njeri i sistemit sic ishin shumica e k\u00ebtyre t\u00eb vet\u00ebquajturve intelektual\u00eb. Fill mbas kthimit nga takimi Ben Imami, q\u00eb edhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk kishte kurrfar\u00eb konceptesh politike, tha se do t\u00eb formohej Partia opozitare apo partia Demokratike. Mir\u00ebpo Pashko dhe Berisha ishin ende t\u00eb pasigurt\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb e kishin ndjer\u00eb veten keq sepse nuk kishin gjetur mb\u00ebshtetje as nd\u00ebr miqt\u00eb e tyre, dhe, prandaj, kur i mblodh\u00ebn njer\u00ebzit me 12 Dhjetor iu than\u00eb se donin t\u00eb b\u00ebnin partin\u00eb e Student\u00ebve, sepse k\u00ebshtu i lanin duart nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia, d.m.th. thjesht do t\u00eb thonin se na ndihmuan ne.<\/p>\n<p>Natyrisht, nuk e b\u00ebn nj\u00eb parti t\u00eb student\u00ebve pa pyetur paraprakisht student\u00ebt, apo jo? Dhe don s\u2019don njeri, n\u00eb at\u00eb pik\u00eb, besoj se kam pasur shum\u00eb influenc\u00eb nd\u00ebr student\u00ebt dhe m\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar shum\u00eb fjala. Aty n\u00eb at\u00eb mbledhje n\u00eb banes\u00ebn e Pashkos, u dha dhe u pranua mendimi q\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnin parti t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb tyren, dhe jo t\u00eb student\u00ebve. K\u00ebshtu k\u00ebta na erdh\u00ebn si grup n\u00eb Qytetin Studenti me mendimin se Azemi, q\u00eb ishte me ta, do ti kontrollonte shok\u00ebt e shoqet e L\u00ebvizjes dhe k\u00ebta intelektual\u00ebt do t\u00eb gjenin nj\u00eb ushtri t\u00eb gatshme p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb iu duhej p\u00ebr t\u2019i ndjekur ata q\u00eb e shihnin veten si lider\u00eb t\u00eb vet\u00ebshpallur t\u00eb opozit\u00ebs. Mir\u00ebpo, i kishin b\u00ebr\u00eb hesapet pa hanxhin\u00eb. Kur e pash\u00eb se kush po vinte, pat\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrplasje me Azemin q\u00eb erdhi t\u00eb m\u00eb bindte n\u00eb dhom\u00ebn time.<\/p>\n<p>Shkurt, un\u00eb iu thash\u00eb se do t\u00eb nxjerr student\u00ebt n\u00eb rrug\u00ebt e Qytetit Studenti e t\u2019i p\u00ebrzinim prej aty. Mbas shum\u00eb negociatash jo t\u00eb k\u00ebndshme me Berish\u00ebn e b\u00ebm\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb t\u00eb mos ishte vet\u00ebm Azemi n\u00eb shtat\u00ebshen themeluese por ajo t\u00eb kishte gjasht\u00eb student\u00eb, tre intelektual\u00eb dhe kat\u00ebr pedagog\u00eb. Gjithkush solli njerezit e vet. Saliu, Gramozi, Azemi dhe un\u00eb. Un\u00eb i luta shum\u00eb intelektual\u00eb q\u00eb t\u00eb vinin dhe t\u00eb b\u00ebheshin pjestar\u00eb t\u00eb Komisionit Nism\u00ebtar por nuk desh\u00ebn. Besimi i im dhe i disa t\u00eb tjer\u00ebve ishte se me Azemin e me disa t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb i njihnim, do t\u00eb kishim shumic\u00ebn, por nuk dol\u00ebn gj\u00ebrat ashtu, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi Azem Hajdari qe i shiti shoket e shoqet e veta dhe zgjodhi Berishen e Pashkon perpara nesh.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, duhet theksuar se PD \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb Qytetin Studenti, student\u00ebt kan\u00eb q\u00ebn\u00eb pjesa heroike e saj, por, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ne e kemi ruajtur dhe mbrojtur L\u00ebvizjen Studentore si nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb dallueshme nga PD. por une vete nuk jam pajtuar asnjehere me perberjen e Komisionit Nismetar dhe me perpjekjen e tyre sistematike per te kontrolluar, manipuluar e perdorur studentet. dhe natyrisht as ata nuk jane pajtuar ndonjehere me pranine time dhe me rolin qe kam luajtur. Pavaresisht se idete i kam pasur shume te qarta, kam qene tejet abraziv me shume prej tyre, por edhe me shoket e mi dhe kjo natyrisht qe pat pasoja sepse mungesa e ngrohtesise dhe dogmatizmi dhe ekstremizmi im ideologjik i largonte te tjeret.<\/p>\n<p><strong>4. Nga themeluesit e par\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, sot n\u00eb krye t\u00eb saj kane mbetur vet\u00ebm Berisha, Imami, Ruli e Pollo&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>PD ka nje histori te ngaterruar. Un\u00eb jam themeluesi i PD-s\u00eb por PD nuk \u00ebsht\u00eb partia e ime. Un\u00eb idealet e mia i kam ruajtur n\u00eb veten time dhe nuk i kam ndrruar, p\u00ebrkundrazi kam punuar p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00eb jet\u00eb, nd\u00ebrsa PD \u00ebsht\u00eb transformuar ne nj\u00eb struktur\u00eb kriminale q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb pa kushte n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave joshqiptare, q\u00eb ka punuar e q\u00eb punon kund\u00ebr cdo gj\u00ebje q\u00eb un\u00eb e kam t\u00eb shenjt\u00eb. PD punon kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, kund\u00ebr shtetit t\u00eb tyre, kund\u00ebr kombit shqiptar, kund\u00ebr shtetit ligjor, kudn\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs, kund\u00ebr t\u00eb mir\u00ebs shoq\u00ebrore dhe njer\u00ebzore, kund\u00ebr begatimit e prosperitetit t\u00eb shqiptar\u00ebve, kund\u00ebr t\u00eb ardhm\u00ebris\u00eb e shpres\u00ebs s\u00eb tyre. PD \u00ebsht\u00eb nj\u00eb band\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Sa p\u00ebr k\u00ebta q\u00eb p\u00ebrmendni, n\u00eb maj\u00eb t\u00eb sit\u00ebs morale e komb\u00ebtare shpesh mbesin krundet, dhe Sali Berisha, si kalores i aft\u00eb qe i jep kalit edhe maje malit, e din se p\u00ebr se sh\u00ebrbejn\u00eb ato. M\u00eb mir\u00eb t\u00eb sakrifikoj p\u00ebr bindjet e vlerat e mija se t\u00eb jem sh\u00ebrb\u00ebtor i shp\u00ebrblyer i dikujt tjet\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazeta SHQIP Profesor, PD sot ndryshe nga vitet e kaluara e feston pervjetorin e themelimit jo me 12 dhjetor por me date 11. Si e shikoni kete &#8220;revizionim&#8221; te historise? Q\u00eb t\u00eb revizionohet historia, duhet q\u00eb paraprakisht t\u00eb jet\u00eb i pranuar dhe t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb variant pak a shum\u00eb i sakt\u00eb dhe relativisht i mb\u00ebshtetur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>TE VERTETAT E THEMELIMIT TE PD-s\u00eb: Intervist\u00eb e themeluesit, Prof. Shenasi Rama - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"TE VERTETAT E THEMELIMIT TE PD-s\u00eb: Intervist\u00eb e themeluesit, Prof. Shenasi Rama - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Gazeta SHQIP Profesor, PD sot ndryshe nga vitet e kaluara e feston pervjetorin e themelimit jo me 12 dhjetor por me date 11. Si e shikoni kete &#8220;revizionim&#8221; te historise? Q\u00eb t\u00eb revizionohet historia, duhet q\u00eb paraprakisht t\u00eb jet\u00eb i pranuar dhe t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb variant pak a shum\u00eb i sakt\u00eb dhe relativisht i mb\u00ebshtetur [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-12-12T20:26:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"TE VERTETAT E THEMELIMIT TE PD-s\u00eb: Intervist\u00eb e themeluesit, Prof. Shenasi Rama\",\"datePublished\":\"2012-12-12T20:26:13+00:00\",\"dateModified\":\"2012-12-12T20:26:13+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/\"},\"wordCount\":2927,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/\",\"name\":\"TE VERTETAT E THEMELIMIT TE PD-s\u00eb: Intervist\u00eb e themeluesit, Prof. Shenasi Rama - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\",\"datePublished\":\"2012-12-12T20:26:13+00:00\",\"dateModified\":\"2012-12-12T20:26:13+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"TE VERTETAT E THEMELIMIT TE PD-s\u00eb: Intervist\u00eb e themeluesit, Prof. Shenasi Rama\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"TE VERTETAT E THEMELIMIT TE PD-s\u00eb: Intervist\u00eb e themeluesit, Prof. Shenasi Rama - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"TE VERTETAT E THEMELIMIT TE PD-s\u00eb: Intervist\u00eb e themeluesit, Prof. Shenasi Rama - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Gazeta SHQIP Profesor, PD sot ndryshe nga vitet e kaluara e feston pervjetorin e themelimit jo me 12 dhjetor por me date 11. Si e shikoni kete &#8220;revizionim&#8221; te historise? Q\u00eb t\u00eb revizionohet historia, duhet q\u00eb paraprakisht t\u00eb jet\u00eb i pranuar dhe t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb variant pak a shum\u00eb i sakt\u00eb dhe relativisht i mb\u00ebshtetur [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-12-12T20:26:13+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"TE VERTETAT E THEMELIMIT TE PD-s\u00eb: Intervist\u00eb e themeluesit, Prof. Shenasi Rama","datePublished":"2012-12-12T20:26:13+00:00","dateModified":"2012-12-12T20:26:13+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/"},"wordCount":2927,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/","name":"TE VERTETAT E THEMELIMIT TE PD-s\u00eb: Intervist\u00eb e themeluesit, Prof. Shenasi Rama - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg","datePublished":"2012-12-12T20:26:13+00:00","dateModified":"2012-12-12T20:26:13+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-vertetat-e-themelimit-te-pd-se-interviste-e-themeluesit-prof-shenasi-rama\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"TE VERTETAT E THEMELIMIT TE PD-s\u00eb: Intervist\u00eb e themeluesit, Prof. Shenasi Rama"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6195"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6195"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6195\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6195"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6195"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6195"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}