{"id":618,"date":"2011-12-16T04:11:18","date_gmt":"2011-12-16T03:11:18","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=618"},"modified":"2011-12-16T04:11:18","modified_gmt":"2011-12-16T03:11:18","slug":"jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\/","title":{"rendered":"Jeton Kelmendi, kandidat i \u00c7mimit t\u00eb Nobelit p\u00ebr Let\u00ebrsi"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Jeton Kelmendi\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/jeton_kelmendi.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong>Baki Ymeri<\/strong> (Bukuresht)<\/p>\n<p>Karakteri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veti morale e kundruar p\u00ebrmes prizmit t\u00eb natyr\u00ebs personale. Sipas Emersonit, njer\u00ebzit me karakter jan\u00eb nd\u00ebrgjegja e shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb i p\u00ebrkasin. Shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst nuk mbeten pas popujve t\u00eb tjer\u00eb, por p\u00ebrkundrazi, d\u00ebshmojn\u00eb se kan\u00eb nj\u00eb karakter t\u00eb fuqish\u00ebm dhe kontigjent vlerash adekuate, njer\u00ebzore, historike, patriotike, morale, letrare dhe artistike. Pas Ferid Muratit, N\u00ebn\u00ebs Tereze dhe Kadares\u00eb, Krishtlindjet e k\u00ebtij viti na p\u00ebrg\u00ebzojn\u00eb edhe me nj\u00eb lajm t\u00eb ri, edhepse lista e kandidat\u00ebve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike gjat\u00eb k\u00ebsaj vjeshte, nd\u00ebrsa burimet lidhur me k\u00ebt\u00eb sihariq i gjet\u00ebm k\u00ebto dit\u00eb.<\/p>\n<p>Se sa shqiptar\u00ebt din\u00eb t\u2019i \u00e7mojn\u00eb vlerat e kombit, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb s\u2019don t\u00eb thot\u00eb se s\u2019din\u00eb, por pak kush, apo askush e din t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se faktet konkrete flasin se n\u00eb spektrin e kandidat\u00ebve t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr \u00c7mimin e Nobelit p\u00ebr Let\u00ebrsi, p\u00ebrve\u00e7 Kadares\u00eb e kemi edhe nj\u00eb kandidat t\u00eb ri, Jeton Kelmendi, duke qen\u00eb i nderuar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb (8 prill 2010), edhe me \u00e7mimin prestigjioz francez p\u00ebr poezi (\u201cGrand Prix International Solenaza de Poesie\u201d), koh\u00ebve t\u00eb fundit duke qen\u00eb kandidat p\u00ebr \u00e7mimin kryesor p\u00ebr librin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vitit n\u00eb Tiran\u00eb dhe Prishtin\u00eb. Jeton Kelmendi sivjet ka qen\u00eb laureate i \u00c7mimit Komb\u00ebtar &#8220;Mitingu i Poezis\u00eb&#8221; n\u00eb Gjakov\u00eb, p\u00ebr librin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb &#8220;Rrug\u00ebtimi i mendimeve&#8221;.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Jeton Kelmendi\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/jeton_kelmendi_promovim.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/>Vlen t\u00eb p\u00ebrkujtojm\u00eb se ky miting poetik \u00ebsht\u00eb aktiviteti m\u00eb i vjet\u00ebr n\u00eb trojet shqiptare, gjat\u00eb k\u00ebtij viti duke qen\u00eb mitingu i 48. Pa marr\u00eb parasysh se (gabimisht) e kan\u00eb rradhitur n\u00eb gjirin e popujve t\u00eb nj\u00eb etnie tjet\u00ebr, fakti q\u00eb ky shkrimtar shqiptar ka arritur t\u00eb inkorporohet edhe n\u00eb Bibliotek\u00ebn e Nobelit, don t\u00eb thot\u00eb shum\u00eb. P\u00ebr konfirmimin e k\u00ebtij lajmi t\u00eb bukur, ja ku e keni si d\u00ebshmi linkun e Bibliotek\u00ebs Nob\u00ebl t\u00eb Akademis\u00eb Suedeze!<\/p>\n<p>http:\/\/lib.nobelbiblioteket.se\/search\/a?kelmendi%20jeton<\/p>\n<p><strong>Shqiptari q\u00eb pas Zotit dhe Atdheut i jep prioritet fjal\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Poezit\u00eb e Jeton Kelmendit jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb 22 gjuh\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, dhe ai \u00ebsht\u00eb poeti i par\u00eb shqiptar q\u00eb u nderua me nj\u00eb shp\u00ebrblim t\u00eb lart\u00eb francez. Vargjet e tij burojn\u00eb nga shpirti i nj\u00eb shqiptari q\u00eb pas Zotit dhe Atdheut i jep prioritet fjal\u00ebs. Fjala e tij e frym\u00ebzuar reflekton \u201cd\u00ebshirat e shekullit q\u00eb kalon i \u00e7al\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr shkruhet historia\u201d (Neki Lulaj).<\/p>\n<p>Sipas shtypit, autori \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebr arritjet n\u00eb fush\u00ebn e poezis\u00eb dhe p\u00ebr gjuh\u00ebn e bukur t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb poezi, duke triumfuar n\u00eb mesin e 70 poet\u00ebve nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb ishin nominuar nga juria e udh\u00ebhequr nga akademik Athanase Anchev de Thracy. Sipas autorit, \u201cKonsideroj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sukses imi dhe duhet t\u00eb them se ndihem shum\u00eb i k\u00ebnaqur dhe i lumtur sidomos meq\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj poezin\u00eb shqiptare. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lloj afirmimi i poet\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Jeton Kelmendi kandidat p\u00ebr \u00e7mimin Nobel\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/jk_anteti_akademise_suedeze.jpg\" alt=\"\" width=\"350\" \/><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7mim i akorduar p\u00ebr personalitetet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb poezi dhe p\u00ebr vep\u00ebr jet\u00ebsore, i cili \u00ebsht\u00eb i themeluar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve t\u00eb Franc\u00ebs n\u00eb bashk\u00ebpunim me Universitetin e Sorbon\u00ebs\u201d. Kushtrim Hajdini thekson n\u00eb nj\u00eb koment t\u00eb tij se duhet t\u00eb mburren gjith\u00eb shqiptar\u00ebt me k\u00ebt\u00eb njeri vlerash t\u00eb jasht\u00ebzakoshme letrare, q\u00eb na nderon n\u00eb bot\u00eb, duke i ururar suksese t\u00eb reja p\u00ebr t\u2019u ngjitur sa m\u00eb lart majave t\u00eb artit t\u00eb fjal\u00ebs, q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb na nderoj\u00eb edhe me \u00c7mimin e Nobelit p\u00ebr poezi.<\/p>\n<p>P\u00ebr Jeton Kelmendin kan\u00eb shkruar Visar Zhiti, Ali Podrimja, Prend Buzhala, Irena Gjoni, Mihai Antonescu, Fatmir Terziu, Xhelku Maksuti, Agim Gjakova, Florentin Popescu, Richar Brosio Thomas A. Fridrich dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb vzahd\u00ebn e refleksioneve rreth poezis\u00eb s\u00eb Kelmendit, ai paraqitet i nj\u00ebm\u00eb n\u00eb mosh\u00eb dhe i pjekur n\u00eb art. \u201c\u00c7far\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb efikase p\u00ebr t\u00eb shprehur ndjenja t\u00eb forta sesa shkurt\u00ebsia e nj\u00eb poezie, forma e saj e krasitur. A nuk shfaqet k\u00ebshtu f\u00ebrg\u00ebllima e bish\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr, a nuk parap\u00ebrgatit trupin e tij p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbledhur t\u00eb gjith\u00eb forc\u00ebn?<\/p>\n<p>Poezia e Jeton Kelmendit shfaq k\u00ebt\u00eb imazh, gjithnj\u00eb duke shp\u00ebrthyer brend\u00ebsin\u00eb e saj. Ajo p\u00ebrmban brenda vetes kuptimin lakonik t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb duhur. Dend\u00ebsia e lirik\u00ebs sh\u00ebnjon mir\u00eb deri n\u00eb thell\u00ebsi lexuesin. Strofat e tij eliptike, p\u00ebrftojn\u00eb thelbin e ndjenjave m\u00eb t\u00eb mira dhe m\u00eb fisnike t\u00eb shpirtit njer\u00ebzor. Kelmendi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej figurave poetike m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb. Vepra e k\u00ebtij poeti kosovar nderon jo vet\u00ebm let\u00ebrsin\u00eb e shprehur shqip, por krejt let\u00ebrsin\u00eb e mirfillt\u00eb.\u201d<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Jeton Kelmendi kandidat p\u00ebr \u00e7mimin Nobel\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/jk_argument.jpg\" alt=\"\" width=\"450\" \/><\/p>\n<p>P\u00ebr te \u00ebsht\u00eb theksuar se \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb pag\u00ebzues i mrekulluesh\u00ebm poezish\u00eb t\u00eb cilat na shtangin me aft\u00ebsin\u00eb e tij t\u00eb rral\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb simoleve, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb vibroj\u00eb imagjinata dhe t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb jet\u00eb metafora krejt\u00ebsisht origjinale me nj\u00eb rrjedhshm\u00ebri plot delikates\u00eb. Aft\u00ebsi kjo e krijuesve me talent t\u00eb madh. Na b\u00ebn t\u00ebrindjejm\u00eb plot\u00ebsin\u00eb e fjal\u00ebve, plag\u00ebt e tyre, trupin e heshtjes, but\u00ebsin\u00eb e lirizmit.<\/p>\n<p>Antologjia e tij personale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb breg ku marrin fund t\u00eb gjitha rob\u00ebrit\u00eb, kryesisht t\u00eb burrit modern q\u00eb ik\u00ebn nga vetvetja, po ashtu dhe t\u00eb njeriut q\u00eb\u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb largohet nga vendi i lindjes. Breg ku rrall\u00ebher\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb letra nga m\u00ebm\u00ebdheu. E gjitha kjo shpjegon ve\u00e7antit\u00eb sekrete e magjike t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb Jetonit.\u201d<\/p>\n<p>Poezia e Jeton Kelmendit, sipas t\u00eb tjer\u00ebve, \u00ebsht\u00eb e pashoqe n\u00eb nj\u00eb kopsht shum\u00eb sekret, e mbushur me lule t\u00eb bukura, t\u00eb mbrojtura me xhelozi nga mure t\u00eb lart\u00eb. \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kopsht ku shp\u00ebrthen kudo dashuria, sh\u00ebtit gjithkund zemra rrah\u00ebse e poetit. Zemra tep\u00ebr e kursyer n\u00eb fjal\u00eb. Gjith\u00e7ka kjo zem\u00ebr thot\u00eb, \u00ebsht\u00eb trefish e filtruar nga nj\u00eb inteligjence n\u00eb zgjim t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb. N\u00ebn er\u00ebn e art\u00eb dhe tr\u00ebndafilin e rall\u00eb si guri i \u00e7muar xhad, poeti thot\u00eb ve\u00e7 thelbin.<\/p>\n<p>E dend\u00ebsuar, e ngjizur mir\u00eb dhe e q\u00ebndrueshme, poezia e tij shmang me k\u00ebmb\u00ebngulje zbukurimet e tep\u00ebrta, t\u00eb gjith\u00eb bishtnajat. Pika p\u00ebrrethjesh t\u00eb panevojshme, pika d\u00ebgjimheshtjeje q\u00eb \u00e7lodhin. K\u00ebto vargje fshehin brenda vetes nj\u00eb muzik\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbajtur, t\u00eb kthjell\u00ebt, t\u00eb but\u00eb. N\u00ebn mbules\u00ebn e m\u00ebndafsht\u00eb t\u00eb fraz\u00ebs s\u00eb thjesht\u00eb e t\u00eb qart\u00eb, fshihen trishtime t\u00eb fshehura, plag\u00eb t\u00eb thella, foleza dashurie , hi ashp\u00ebrsie, dhe urrejtje t\u00eb shuara tashm\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Poashtu \u00ebsht\u00eb theksuar se Kelmendi \u201c\u00ebsht\u00eb i mahnitur nga elipsi, kjo figur\u00eb tep\u00ebr ilirike, q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb shmang\u00eb nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb element\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb kuptuar ligj\u00ebrimin, p\u00ebr t\u00eb prodhuar nj\u00eb efekt shkurtimi, tronditjeje, goditjeje me shuplak\u00eb. E detyron lexuesit t\u00eb vonohet n\u00eb leximin e vargjeve p\u00ebr t\u00eb kuptuar at\u00eb q\u00eb poeti me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb fsheht\u00eb e ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet n\u00eb heshtje.<\/p>\n<p>Gjejm\u00eb variantet m\u00eb t\u00eb shpejta t\u00eb elipseve, brachylogjin\u00eb (ligj\u00ebrimin e p\u00ebrmbledhur), figura retorike t\u00eb cilat p\u00ebrjashtojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjen e nj\u00eb fjale t\u00eb p\u00ebrdorur m\u00eb par\u00eb n\u00eb poezi, mbi t\u00eb gjitha kur kjo fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb varg i vet\u00ebm. Eklipsi poetik tek Kelmendi, shkon gjer n\u00eb agramatiz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb prodhuar nj\u00eb efekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Fraza e reduktuar n\u00eb leksem\u00eb, jep kuptimin e vet t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, fal\u00eb intonacionit, si n\u00eb monologje t\u00eb brendshme ose n\u00eb t\u00eb shprehurin arratis\u00ebs .Poezia bot\u00ebrore, duhet t\u00eb merret me k\u00ebt\u00eb t\u00eb ri entuziast me burimet e tij poetike q\u00eb ngjajn\u00eb t\u00eb pashtershme. Vet\u00ebm 32 vje\u00e7, Kelmendi ka publikuar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm p\u00ebrmbledhjesh poetike pa harruar esse-t\u00eb, p\u00ebrkthyer n\u00eb shum\u00eb gjuh\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblyer me \u00e7mime nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb lart\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Sipas Akademikut Athanase Vantchev de Thracy, brenda poezis\u00eb s\u00eb Kelmendit fshihet gjeniu i vendeve, atdheu i dashur q\u00eb k\u00ebnaq pa kursim kujtimet e bukuris\u00eb f\u00ebminore. Jetoni nuk pret nuk pret gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se Zoti t\u2019i d\u00ebgjoj\u00eb lutjet, lart\u00ebson me guxim nd\u00ebrtesat shum\u00ebkat\u00ebshe t\u00eb porzis\u00eb s\u00eb tij. Kelmendi eviton t\u00eb b\u00ebj\u00eb qenien e ngrir\u00eb, ti n\u00ebnshtrohet ligjit t\u00eb nj\u00eb qenie t\u00eb zakonshme, sipas t\u00eb cilit trupi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb produkt k\u00ebnaq\u00ebsie.<\/p>\n<p>Ai e di se pas d\u00ebshp\u00ebrimit psikologjik q\u00ebndron nj\u00eb shpres\u00eb e thell\u00eb q\u00ebn\u00ebsore. Ja p\u00ebrse Jetoni i jepet nj\u00eb lumi p\u00ebrjetimesh t\u00eb brendshme me nj\u00eb lloj entuziazmi alarmues. Mjesht\u00ebria e tij, aspak e e rreme, gjith\u00eb \u00ebmb\u00eblsi shpreh thjesht\u00ebsi. Dashurit\u00eb e tij jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb nd\u00ebrthurura me t\u00eb tashmen. Kan\u00eb brenda vetes bukuri t\u00eb njom\u00eb dhe marramend\u00ebse. Poeti, n\u00eb esenc\u00eb ndri\u00e7on an\u00ebn njer\u00ebzore me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb drite t\u00eb shkrir\u00eb brenda vargjeve t\u00eb gdhendura m\u00eb s\u00eb miri, t\u00eb cilat nuk p\u00ebrmbajn\u00eb as mbylljen n\u00eb vetvete, as shp\u00ebrthimin e pa p\u00ebrmbajtsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kjo poezi shfaq nj\u00eb qen\u00ebsi, nj\u00eb gjuh\u00eb, nj\u00eb bot\u00eb n\u00eb p\u00ebrmasa shnd\u00ebrrimesh dhe p\u00ebrjet\u00ebsie. Preferon t\u00eb shtegtoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb brenda zemr\u00ebs s\u00eb tij, sesa n\u00eb bot\u00ebn e jashtme ekzotike, filtron intuit\u00ebn i dh\u00ebn\u00eb pas personazheve t\u00eb tij. E p\u00ebrs\u00ebris, arti i tij i \u00e7astit \u00ebsht\u00eb i mahnitsh\u00ebm n\u00eb mjesht\u00ebrin\u00eb q\u00eb p\u00ebrdor. Poezit\u00eb e tij, jo rrall\u00eb jan\u00eb p\u00ebrmbledhur disa her\u00eb n\u00eb pak fjal\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb prek\u00ebse, p\u00ebr shkak t\u00eb shqet\u00ebsimeve dhe mungesave t\u00eb tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Baki Ymeri (Bukuresht) Karakteri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veti morale e kundruar p\u00ebrmes prizmit t\u00eb natyr\u00ebs personale. Sipas Emersonit, njer\u00ebzit me karakter jan\u00eb nd\u00ebrgjegja e shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb i p\u00ebrkasin. Shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst nuk mbeten pas popujve t\u00eb tjer\u00eb, por p\u00ebrkundrazi, d\u00ebshmojn\u00eb se kan\u00eb nj\u00eb karakter t\u00eb fuqish\u00ebm dhe kontigjent vlerash adekuate, njer\u00ebzore, historike, patriotike, morale, letrare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,7,9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-618","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-letersi","8":"category-poezi"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Jeton Kelmendi, kandidat i \u00c7mimit t\u00eb Nobelit p\u00ebr Let\u00ebrsi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Jeton Kelmendi, kandidat i \u00c7mimit t\u00eb Nobelit p\u00ebr Let\u00ebrsi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Baki Ymeri (Bukuresht) Karakteri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veti morale e kundruar p\u00ebrmes prizmit t\u00eb natyr\u00ebs personale. Sipas Emersonit, njer\u00ebzit me karakter jan\u00eb nd\u00ebrgjegja e shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb i p\u00ebrkasin. Shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst nuk mbeten pas popujve t\u00eb tjer\u00eb, por p\u00ebrkundrazi, d\u00ebshmojn\u00eb se kan\u00eb nj\u00eb karakter t\u00eb fuqish\u00ebm dhe kontigjent vlerash adekuate, njer\u00ebzore, historike, patriotike, morale, letrare [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-12-16T03:11:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/jeton_kelmendi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Jeton Kelmendi, kandidat i \u00c7mimit t\u00eb Nobelit p\u00ebr Let\u00ebrsi\",\"datePublished\":\"2011-12-16T03:11:18+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\\\/\"},\"wordCount\":1685,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/jeton_kelmendi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\",\"Poezi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\\\/\",\"name\":\"Jeton Kelmendi, kandidat i \u00c7mimit t\u00eb Nobelit p\u00ebr Let\u00ebrsi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/jeton_kelmendi.jpg\",\"datePublished\":\"2011-12-16T03:11:18+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/jeton_kelmendi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2011\\\/jeton_kelmendi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Jeton Kelmendi, kandidat i \u00c7mimit t\u00eb Nobelit p\u00ebr Let\u00ebrsi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Jeton Kelmendi, kandidat i \u00c7mimit t\u00eb Nobelit p\u00ebr Let\u00ebrsi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Jeton Kelmendi, kandidat i \u00c7mimit t\u00eb Nobelit p\u00ebr Let\u00ebrsi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Baki Ymeri (Bukuresht) Karakteri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veti morale e kundruar p\u00ebrmes prizmit t\u00eb natyr\u00ebs personale. Sipas Emersonit, njer\u00ebzit me karakter jan\u00eb nd\u00ebrgjegja e shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb i p\u00ebrkasin. Shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst nuk mbeten pas popujve t\u00eb tjer\u00eb, por p\u00ebrkundrazi, d\u00ebshmojn\u00eb se kan\u00eb nj\u00eb karakter t\u00eb fuqish\u00ebm dhe kontigjent vlerash adekuate, njer\u00ebzore, historike, patriotike, morale, letrare [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-12-16T03:11:18+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/jeton_kelmendi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Jeton Kelmendi, kandidat i \u00c7mimit t\u00eb Nobelit p\u00ebr Let\u00ebrsi","datePublished":"2011-12-16T03:11:18+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\/"},"wordCount":1685,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/jeton_kelmendi.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi","Poezi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\/","name":"Jeton Kelmendi, kandidat i \u00c7mimit t\u00eb Nobelit p\u00ebr Let\u00ebrsi - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/jeton_kelmendi.jpg","datePublished":"2011-12-16T03:11:18+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/jeton_kelmendi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2011\/jeton_kelmendi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jeton-kelmendi-kandidat-i-cmimit-te-nobelit-per-letersi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Jeton Kelmendi, kandidat i \u00c7mimit t\u00eb Nobelit p\u00ebr Let\u00ebrsi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/618","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=618"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/618\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=618"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=618"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=618"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}