{"id":6146,"date":"2011-02-04T11:35:28","date_gmt":"2011-02-04T10:35:28","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=6146"},"modified":"2011-02-04T11:35:28","modified_gmt":"2011-02-04T10:35:28","slug":"vetem-halimi-nuk-e-dinte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-halimi-nuk-e-dinte\/","title":{"rendered":"Vet\u00ebm Halimi nuk e dinte!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Lorenc Vangjeli<\/strong>, <em>03.02.2011<\/em><\/p>\n<p>Vet\u00ebm Halimi nuk e dinte! As nuk ia than\u00eb dhe as nuk e paralajm\u00ebruan q\u00eb NATO-ja \u00ebsht\u00eb &#8220;edhe qar, edhe zarar&#8221;. Thjesht e harruan. T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje, gjithkush e dinte se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00eb Kuvend, por Halimi i PD-s\u00eb, jo. E dinte Presidenti i Republik\u00ebs, e dinte Prokurorja e P\u00ebrgjithshme, e dinte drejtori i ShISh-it, me siguri e dinte si profesionist edhe ish-ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Alibeaj. Natyrisht, mbi t\u00eb gjith\u00eb e dinte kryeministri i vendit, zoti Sali Berisha, por Halimi zgjodhi t\u00eb mos dij\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjodhi t\u00eb mos m\u00ebsoj\u00eb se dje drek\u00eb, p\u00ebr shembull, pu\u00e7i i 21 janarit, mori nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe aktor\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Q\u00eb me pu\u00e7ist\u00ebt e Edi Ram\u00ebs u bashkua, fjala vjen edhe Tania Fajon dhe pastaj gjith\u00eb Parlamenti Europian. Madje, edhe Nikoll Lesi, z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr i Kultur\u00ebs, pothuaj n\u00eb koh\u00eb reale, kund\u00ebrshtoi shefin e tij n\u00eb qeveri p\u00ebr nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb hetimit parlamentar, hetimin e gazetar\u00ebve, duke dh\u00ebn\u00eb vet\u00eb prov\u00ebn e rreshtimit t\u00eb tij me pu\u00e7ist\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebr &#8220;ngjarjet n\u00eb Bulevard&#8221; jan\u00eb k\u00ebrkuar shum\u00eb krahasime. Dashnori i historis\u00eb, nj\u00ebher\u00ebsh kryeminist\u00ebr i vendit, zoti Sali Berisha, e ndali krahasimin e janarit me &#8220;grushtin e shtetit t\u00eb qershorit&#8221; t\u00eb Peshkop Nolit. N\u00eb fakt, ka nj\u00eb tjet\u00ebr krahasim q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet shum\u00eb m\u00eb qart\u00ebsisht me \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb dim\u00ebr t\u00eb nxeht\u00eb: ai \u00ebsht\u00eb krahasimi me marsin e vitit 1967, kur Enver Hoxha u sul si otoman\u00ebt motit mbi kishat p\u00ebr t\u00b4i kthyer n\u00eb vatra kulture dhe shkat\u00ebrroi edhe xhamit\u00eb, q\u00eb p\u00ebsuan t\u00eb nj\u00ebjtin fat. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si Hoxha n\u00eb marsin e &#8217;67-\u00ebs, n\u00eb jav\u00ebn e kat\u00ebrt t\u00eb janarit 2011, zoti Berisha iu sul t\u00eb gjitha institucioneve, edhe Presidenc\u00ebs, edhe Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, edhe ShISh-it, edhe nj\u00eb pjese t\u00eb medias dhe gjith\u00e7kaje tjet\u00ebr jasht\u00eb oborrit t\u00eb tij, duke i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb oborrin e pu\u00e7ist\u00ebve. P\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vend t\u00eb tyre, vatr\u00ebn e pushtetit t\u00eb tij vetjak.<\/p>\n<p>Kjo ishte dhe \u00ebsht\u00eb, n\u00eb fakt, nj\u00eb dram\u00eb me shum\u00eb akte, e cila ka n\u00eb themel nj\u00eb megamashtrim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, q\u00eb u send\u00ebrtua dhe konsumua dit\u00eb mbas dite n\u00eb sy t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb publikut. Fillimisht Kryeministri p\u00ebrcaktoi diagnoz\u00ebn e &#8220;s\u00ebmundjes&#8221; &#8211; \u00ebsht\u00eb pu\u00e7 &#8211; dhe m\u00eb pas, zuri t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb shkaqet q\u00eb e shkaktuan dhe pastaj, p\u00ebrcaktoi edhe nd\u00ebrhyrjen klinike t\u00eb sh\u00ebrimit t\u00eb saj. Dometh\u00ebn\u00eb, p\u00ebrcaktoi si aksiom\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri pati nj\u00eb grusht shteti dhe u vu ta v\u00ebrtetoj\u00eb teorin\u00eb e tij mbi k\u00ebt\u00eb aksiom\u00eb. N\u00eb ndjekje t\u00eb element\u00ebve q\u00eb literatura thot\u00eb se duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb till\u00eb, shtoi q\u00eb nga arm\u00ebt &#8211; dhe k\u00ebtu nuk p\u00ebrjashtoi edhe thikat me helm &#8211; edhe element\u00eb t\u00eb pushtetit apo institucione t\u00eb ve\u00e7anta pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb t\u00eb. Pa u ndalur k\u00ebtu, p\u00ebrfshiu edhe etapat e tjera t\u00eb grushtit t\u00eb shtetit, sulmin mbi Parlamentin, ministrit\u00eb ky\u00e7e e radiotelevizionin publik. Asgj\u00eb nga k\u00ebto nuk kishin ndodhur, por kjo nuk kishte r\u00ebnd\u00ebsi; sa m\u00eb i madh mashtrimi, aq m\u00eb e leht\u00eb beteja p\u00ebrpara opinionit publik, q\u00eb rrekej t\u00eb nxirrte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb mbas 1997-\u00ebs burrin e fort\u00eb t\u00eb politik\u00ebs shqiptare, si viktim\u00eb t\u00eb nj\u00eb komploti shum\u00ebkah\u00ebsh. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb, natyrisht, arrinte ta kuptonte dhe Halimi. Por ajo q\u00eb nuk iu tha kurr\u00eb as atij dhe askujt tjet\u00ebr, ishte tjet\u00ebr gj\u00eb. Shum\u00eb her\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se gjith\u00e7ka tjet\u00ebr. Nj\u00eb sekret q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me strategjin\u00eb e Doktorit, k\u00ebtij mjeshtri t\u00eb bllofit, q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sa m\u00eb shum\u00eb sulmon, aq m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr t\u00ebrheqjen e madhe. T\u00ebrheqjen vetjake. P\u00ebr hir dhe p\u00ebr llogari t\u00eb fatit t\u00eb tij vetjak.<\/p>\n<p>Kryeministri sulmoi gjith\u00e7ka e gjithk\u00ebnd, q\u00eb nes\u00ebr, n\u00eb tryez\u00ebn e pashmangshme t\u00eb bisedimeve me &#8220;pu\u00e7ist\u00ebt&#8221; t\u00eb &#8220;shiste&#8221; nj\u00ebra pas tjetr\u00ebn &#8220;fishat&#8221; q\u00eb kishte fituar me ndihm\u00ebn e halim\u00ebve. K\u00ebto dit\u00eb, Kryeministri do t\u00eb shes\u00eb Komisionin hetimor parlamentar, sepse dublon hetimin e organit t\u00eb akuz\u00ebs; do t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga p\u00ebrfshirja e Presidentit n\u00eb pu\u00e7in e janarit, sepse Ai \u00ebsht\u00eb unitet i kombit; do t\u00eb harroj\u00eb Ina Ram\u00ebn, sepse Zonja \u00ebsht\u00eb institucion i pavarur; nuk do t\u00eb ndihet m\u00eb p\u00ebr gazetar\u00ebt Balla, \u00c7akuli, Baze e Bushati, sepse liria e medias \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb; dhe natyrisht, do t\u00eb heq\u00eb nga v\u00ebshtrimi edhe ShISh-in, thjesht sepse sh\u00ebrbimin nuk e ka t\u00eb vetin. Dhe k\u00ebshtu do t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb aty nga ku nuk mund t\u00eb shmanget n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb: gjetja me detyrim dhe p\u00ebrcaktim t\u00eb zgjidhjes politike t\u00eb kriz\u00ebs q\u00eb ka shkaktuar vet\u00eb politika. Me burim 28 qershorin e vitit 2009.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb infermier e di se n\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb ngjashme me at\u00eb q\u00eb ka sot politika shqiptare, fillimisht nd\u00ebrhyhet me operacion e pastaj b\u00ebhet kimioterapi dhe jo e kund\u00ebrta. Metastazat jan\u00eb pik\u00ebrisht m\u00eb 28 qershor.<\/p>\n<p>Ka dhe m\u00eb shum\u00eb. Gjith\u00eb k\u00ebto dit\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur shum\u00eb shpesh NATO-ja. Nj\u00ebra pal\u00eb thoshte se grushti i shtetit n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb NATO-s \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm, pala tjet\u00ebr thoshte se \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb standard i ish-Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs dhe jo i NATO-s. Hilacake dhe meskine, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb politika zyrtare shqiptare q\u00eb artikulohet nga dy godinat kryesore t\u00eb bulevardit &#8220;D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit&#8221;, deri tani i ka k\u00ebrkuar NATO-s qarin, por shpejt do t\u00b4i njoh\u00eb dhe zararin. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Aleanc\u00ebs Atlantike ka ndarje dhe pavar\u00ebsi pushtetesh. Se n\u00eb nj\u00eb vend diktatorial, si\u00e7 ishte Shqip\u00ebria e Hoxh\u00ebs, p\u00ebr shembull, halle si t\u00eb 21 Janarit mund t\u00eb zgjidheshin t\u00eb gjitha direkt nga zyra e Sekretarit t\u00eb Par\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme: p\u00ebrcaktoheshin fajtor\u00ebt dhe drejt\u00ebsia i d\u00ebnonte si\u00e7 p\u00ebrcaktonte Sekretari i Par\u00eb n\u00eb Tablon\u00eb e Tij Sinoptike. Kurse n\u00eb nj\u00eb vend demokratik, institucionet v\u00ebrtet jan\u00eb m\u00eb &#8220;t\u00eb ngadalt\u00eb&#8221;, jan\u00eb edhe &#8220;burokratik\u00eb e t\u00eb shitur te pu\u00e7ist\u00ebt&#8221;, por duhet t\u00eb funksionojn\u00eb si rrotat e nj\u00eb makine 4 x 4 n\u00eb terren t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. T\u00eb pavarura nga nj\u00ebra-tjetra. Secila rrot\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb rrug\u00ebn e saj, pavar\u00ebsisht Timonierit.<\/p>\n<p>Sot, kryeministri Berisha \u00ebsht\u00eb m\u00eb i dob\u00ebt se kurr\u00eb. Sot ai nuk ka guxim t\u00eb shkarkoj\u00eb as z\u00ebvend\u00ebsministrin e tij t\u00eb Kultur\u00ebs, ish-botuesin e njohur Lesi, q\u00eb ndoqi jo vet\u00ebm instinktin e rac\u00ebs p\u00ebr t\u00b4u b\u00ebr\u00eb pal\u00eb me gazetar\u00ebt kund\u00ebr eprorit t\u00eb tij. Nuk e shkarkon dot, sepse e di q\u00eb nj\u00eb veprim i till\u00eb do ta b\u00ebnte Lesin t\u00eb ndiqte instinktin e tij politik dhe t\u00eb ndodhej n\u00eb krahun tjet\u00ebr t\u00eb barrikad\u00ebs. Dhe q\u00eb andej do t\u00b4i shtonte shum\u00eb telashe me gjuh\u00ebn brisk q\u00eb ka n\u00eb dispozicion.<\/p>\n<p>Sot, kryeministri Berisha nuk ka pse t\u00eb ankohet nga Silvia Konti, si\u00e7 e quajti dikur Prokuroren e P\u00ebrgjithshme. Kushdo tjet\u00ebr n\u00eb vend t\u00eb zonj\u00ebs Ina Rama do t\u00eb vepronte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb: do t\u00eb refuzonte t\u00b4i p\u00ebrgjigjej komisionit Halimi, sepse refuzohet t\u00eb shkelet Kushtetuta. Ina Rama \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb grua e brisht\u00eb, por Kryeministri e di mir\u00eb se zyrtarja Ina Rama \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb burrat q\u00eb i vuri p\u00ebrball\u00eb n\u00eb Komisionin Hetimor.<\/p>\n<p>Kryeministri e di, sot mallkimi i tij \u00ebsht\u00eb parimi kushtetues i &#8220;check and balance&#8221; t\u00eb pushtetit. Si n\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s. Nga dje n\u00eb mbr\u00ebmje, kaq gj\u00eb e m\u00ebsoi dhe Halimi i PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk mbaron k\u00ebtu. Nga java tjet\u00ebr, kryeministri Berisha do t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe nj\u00eb shkrepje tjet\u00ebr me fishek manovre: do t\u00eb flas\u00eb me shqet\u00ebsim p\u00ebr nevoj\u00ebn e krijimit sa m\u00eb shpejt t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, por dhe situat\u00ebn n\u00eb rajon dhe stabilitetin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Dhe nga ky moment, nuk ka m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb luajtur. Mbetet vet\u00ebm t\u00eb pritet q\u00eb uji q\u00eb rrjedh, pavar\u00ebsisht sesa urave do t\u00b4u kaloj\u00eb n\u00ebn k\u00ebmb\u00eb, do t\u00eb derdhet detyrimisht n\u00eb det. Dometh\u00ebn\u00eb, n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, sepse vet\u00ebm ky lloj uji mund t\u00eb shuaj\u00eb zjarrin q\u00eb nuk u ndez m\u00eb 21 Janar, por iu dha shk\u00ebndija n\u00eb 28 qershor. Nj\u00eb zjarr q\u00eb m\u00eb pas u ushqye me paaft\u00ebsi, korrupsion dhe dhunim t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe ndarjes s\u00eb pushteteve n\u00eb vend. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, pu\u00e7ist\u00ebt, sot nuk jan\u00eb aty ku i k\u00ebrkon Komisioni Hetimor. Ata jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb qeveri, kurse ndodhen qytetar\u00ebt n\u00eb rrug\u00eb dhe n\u00eb pritje t\u00eb rishpalljes s\u00eb sovranitetit t\u00eb tyre mbi k\u00ebt\u00eb vend. N\u00eb zgjedhjet e parakohshme q\u00eb do t\u00eb mbahen n\u00eb pranver\u00eb.<\/p>\n<p>*Nga MAPO<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lorenc Vangjeli, 03.02.2011 Vet\u00ebm Halimi nuk e dinte! As nuk ia than\u00eb dhe as nuk e paralajm\u00ebruan q\u00eb NATO-ja \u00ebsht\u00eb &#8220;edhe qar, edhe zarar&#8221;. Thjesht e harruan. T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje, gjithkush e dinte se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00eb Kuvend, por Halimi i PD-s\u00eb, jo. E dinte Presidenti i Republik\u00ebs, e dinte Prokurorja e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-6146","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Vet\u00ebm Halimi nuk e dinte! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-halimi-nuk-e-dinte\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Vet\u00ebm Halimi nuk e dinte! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Lorenc Vangjeli, 03.02.2011 Vet\u00ebm Halimi nuk e dinte! As nuk ia than\u00eb dhe as nuk e paralajm\u00ebruan q\u00eb NATO-ja \u00ebsht\u00eb &#8220;edhe qar, edhe zarar&#8221;. Thjesht e harruan. T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje, gjithkush e dinte se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00eb Kuvend, por Halimi i PD-s\u00eb, jo. E dinte Presidenti i Republik\u00ebs, e dinte Prokurorja e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-halimi-nuk-e-dinte\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-02-04T10:35:28+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vetem-halimi-nuk-e-dinte\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vetem-halimi-nuk-e-dinte\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Vet\u00ebm Halimi nuk e dinte!\",\"datePublished\":\"2011-02-04T10:35:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vetem-halimi-nuk-e-dinte\\\/\"},\"wordCount\":1568,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vetem-halimi-nuk-e-dinte\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vetem-halimi-nuk-e-dinte\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vetem-halimi-nuk-e-dinte\\\/\",\"name\":\"Vet\u00ebm Halimi nuk e dinte! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2011-02-04T10:35:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vetem-halimi-nuk-e-dinte\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vetem-halimi-nuk-e-dinte\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/vetem-halimi-nuk-e-dinte\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Vet\u00ebm Halimi nuk e dinte!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Vet\u00ebm Halimi nuk e dinte! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-halimi-nuk-e-dinte\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Vet\u00ebm Halimi nuk e dinte! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Lorenc Vangjeli, 03.02.2011 Vet\u00ebm Halimi nuk e dinte! As nuk ia than\u00eb dhe as nuk e paralajm\u00ebruan q\u00eb NATO-ja \u00ebsht\u00eb &#8220;edhe qar, edhe zarar&#8221;. Thjesht e harruan. T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje, gjithkush e dinte se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00eb Kuvend, por Halimi i PD-s\u00eb, jo. E dinte Presidenti i Republik\u00ebs, e dinte Prokurorja e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-halimi-nuk-e-dinte\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-02-04T10:35:28+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-halimi-nuk-e-dinte\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-halimi-nuk-e-dinte\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Vet\u00ebm Halimi nuk e dinte!","datePublished":"2011-02-04T10:35:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-halimi-nuk-e-dinte\/"},"wordCount":1568,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-halimi-nuk-e-dinte\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-halimi-nuk-e-dinte\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-halimi-nuk-e-dinte\/","name":"Vet\u00ebm Halimi nuk e dinte! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2011-02-04T10:35:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-halimi-nuk-e-dinte\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-halimi-nuk-e-dinte\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/vetem-halimi-nuk-e-dinte\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Vet\u00ebm Halimi nuk e dinte!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6146","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6146"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6146\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6146"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6146"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6146"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}