{"id":6141,"date":"2012-11-30T22:09:39","date_gmt":"2012-11-30T21:09:39","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=6141"},"modified":"2012-11-30T22:09:39","modified_gmt":"2012-11-30T21:09:39","slug":"njeqind-vjet-pamjaftueshmeri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/","title":{"rendered":"NJ\u00cbQIND VJET PAMJAFTUESHM\u00cbRI"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Veton Surroi\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/veton_surroi.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong>VETON SURROI<\/strong> <em>30 N\u00ebntor 2012<\/em><\/p>\n<p>\u2013 <strong><em>Sh\u00ebnime blasfemike<\/em><\/strong> &#8211;<\/p>\n<p><strong>1<\/strong>.<\/p>\n<p>Kur me k\u00ebt\u00eb 28 N\u00ebntor shqiptar\u00ebt gjithandej bot\u00ebs kremtuam 100-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sh\u00ebnuam pik\u00ebn kulmore historike t\u00eb identitetit ton\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht kemi mund\u00ebsi, n\u00ebse pranojm\u00eb t\u00eb analizojm\u00eb me sy kritik, q\u00eb dikush mund t\u2019i quaj\u00eb blasfemik\u00eb, t\u00eb sh\u00ebnojm\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e madhe t\u00eb kund\u00ebrth\u00ebnieve, ende t\u00eb gjalla, t\u00eb k\u00ebtij identiteti.<\/p>\n<p>T\u00eb fillojm\u00eb nga e para kund\u00ebrth\u00ebnie. Shqip\u00ebria, n\u00eb kuptimin juridik, nuk \u00ebsht\u00eb shtet i shqiptar\u00ebve; n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb shtet i nj\u00eb pjese shqiptar\u00ebsh, q\u00eb quhen qytetar\u00eb t\u00eb tij e q\u00eb kan\u00eb obligim-privilegjet si shtetas t\u00eb tij. Megjithat\u00eb, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt po e festojm\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se po kremtojm\u00eb nj\u00eb paradoks. Paradoksi \u00ebsht\u00eb leht\u00eb i kuptuesh\u00ebm me faktin se jasht\u00eb shtetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjenden po aq shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb shtetet e tyre sa edhe brenda. Shikuar k\u00ebshtu, e kremtja e 28 N\u00ebntorit sivjet, pra, nuk kremton 100-vjetorin e shtetit shqiptar, por munges\u00ebn e realizimit t\u00eb tij. N\u00eb k\u00ebso konteksti, t\u00eb kremtuarit e munges\u00ebs s\u00eb shtetit, at\u00ebher\u00eb, \u00ebsht\u00eb kremtim aspirate.<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.<\/p>\n<p>Sh\u00ebnimi i aspirat\u00ebs ka rr\u00ebnj\u00ebt m\u00eb t\u00eb thella, besoj, nd\u00ebr shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs. N\u00eb mendjen kolektive t\u00eb kosovar\u00ebve \u00ebsht\u00eb i gjall\u00eb, n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb ikonografis\u00eb (aq sa ta shohim Is\u00eb Boletinin n\u00eb mesin ton\u00eb sa her\u00eb ta shohim edhe Reshat Arban\u00ebn q\u00eb e luan rolin e tij n\u00eb film) momentin e puthjes s\u00eb flamurit n\u00eb Vlor\u00eb nga prij\u00ebsi i delegacionit kosovar. Ai moment ikonografik p\u00ebrmban n\u00eb vete s\u00eb paku tri p\u00ebrcaktime t\u00eb identitetit politik t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb riaktualizuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kremte.<\/p>\n<p>Nj\u00eb, n\u00eb mendjen kolektive kosovare luft\u00ebrat p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb filluan n\u00eb Kosov\u00eb, por p\u00ebrfunduan me formimin e shtetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pa Kosov\u00ebn n\u00eb t\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim i pasuksessh\u00ebm (apo jo krejt\u00ebsisht i suksessh\u00ebm i luft\u00ebrave) \u00e7ka e b\u00ebn edhe k\u00ebt\u00eb nj\u00eb kremte t\u00eb pasuksesit.<\/p>\n<p>Dy, m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb momentin e Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, kosovar\u00ebt munguan n\u00eb 100 vitet e ardhshme, gjegj\u00ebsisht ndien munges\u00ebn e ombrell\u00ebs s\u00eb shtetit shqiptar, pra edhe kjo mund t\u00eb quhet si kremte t\u00eb munguarve.<\/p>\n<p>Dhe tre, arritja e Is\u00eb Boletini me vones\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb metafor\u00eb vonese historike t\u00eb kosovar\u00ebve, ngase shtet\u00ebsia e munguar p\u00ebr nj\u00ebqind vjet u z\u00ebvend\u00ebsua m\u00eb von\u00eb me Shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebshtu, kjo shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb kremte vonese, e vonesa tipar i zhvillimit t\u00eb kombit.<\/p>\n<p><strong>3<\/strong>.<\/p>\n<p>Vonesa nuk mund t\u2019i atribuohet vet\u00ebm pjes\u00ebs kosovare t\u00eb kombit shqiptar. Vet\u00eb akti i Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb erdhi kur tashm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popujt e tjer\u00eb t\u00eb Ballkanit e kishin b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, kishin nd\u00ebrtuar shtetet e tyre dhe tashm\u00eb kishin filluar me gllab\u00ebrimin e tokave t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve. Kremtimi i nj\u00ebqindvjetorit, k\u00ebshtu, shnd\u00ebrrohet n\u00eb kremtim t\u00eb vones\u00ebs historike, madje t\u00eb asaj t\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb identitetit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Dhe vonesa historike, ajo e Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, erdhi si produkt i nj\u00eb zhvillimi interesant, t\u00eb shpenzuarit e t\u00eb gjitha opsioneve t\u00eb tjera historike. Vet\u00ebm kur prij\u00ebsit shqiptar\u00eb pan\u00eb se nuk do t\u00eb ket\u00eb hair prej k\u00ebrkesave p\u00ebr autonomi brenda Perandoris\u00eb Otomane mor\u00ebn vendimin independentist. K\u00ebshtu, Shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb erdhi jo si planifikim i ardhm\u00ebris\u00eb, por si shpenzim i s\u00eb kaluar\u00ebs.<\/p>\n<p>Mungesa e planifikimit ka mundur ta shpall\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb kudo, p\u00ebr shembull n\u00eb Shkupin q\u00eb e \u00e7liruan kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb. Rast\u00ebsia e deshi q\u00eb t\u00eb shpallej n\u00eb Vlor\u00eb. K\u00ebshtu, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e send\u00ebrtuar me rast\u00ebsi, me aksidentalitet historik m\u00eb shum\u00eb se me projekt historik.<\/p>\n<p>E ky aksidentalitet ishte evident me rrezikimin e territorialitetit shqiptar q\u00eb ishte sulmuar prej shteteve t\u00eb reja komb\u00ebtare, t\u00eb popujve fqinj.<\/p>\n<p>Shteti u shpall, pra, vet\u00ebm kur kombi ishte gati t\u00eb humbiste si i till\u00eb, erdhi si nocion ekzistencial.<\/p>\n<p><strong>4<\/strong>.<\/p>\n<p>Aksidentaliteti historik solli edhe nj\u00eb dimension tjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb tipar komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Ideja bazike p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shtetit shqiptar ishte europiane, pra nj\u00eb ide q\u00eb popujt e tjer\u00eb europian\u00eb kishin konsumuar apo duke e konsumuar me sukses n\u00eb treqind vitet e kaluara. Shqiptar\u00ebt, t\u00eb vonuar me procesin e tyre, arrit\u00ebn t\u00eb definojn\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb shtet t\u00eb cunguar vet\u00ebm me nd\u00ebrhyrjen amerikane. Lindja e Shqip\u00ebris\u00eb, e p\u00ebrputhur me hyrjen e superfuqis\u00eb amerikane n\u00eb Europ\u00eb, me rolin e Presidentit Wilson n\u00eb tryez\u00ebn e fitimtar\u00ebve, siguroi shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb shekullit XX dhe fillim t\u00eb atij XXI, nd\u00ebrhyrja amerikane mbrojti nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kombit shqiptar, duke u siguruar ekzistenc\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs e pastaj edhe pavar\u00ebsin\u00eb e shtetit.<\/p>\n<p>E kremtja mund t\u00eb konsiderohet k\u00ebshtu edhe pjes\u00eb e nj\u00eb lidhje krejt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, gati kanunore, q\u00eb kan\u00eb shqiptar\u00ebt (nj\u00ebansh\u00ebm) me SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb e kremte e l\u00ebvizjes (s\u00eb vonuar e tejet t\u00eb ngatht\u00eb) t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve, drejt Per\u00ebndimit. N\u00eb nj\u00ebqind vitet e shkuara, Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb e Lindjes se sa Per\u00ebndimit (me despotizmin e Zogut, me komunizmin andej e k\u00ebndej kufirit shqiptar, madje duke shkuar aq larg sa t\u00eb k\u00ebrkohet lidhje me Kin\u00ebn e Mao Ce Dunit).<\/p>\n<p><strong>5<\/strong>.<\/p>\n<p>P\u00ebrcaktimi kanunor pro-amerikan \u00ebsht\u00eb i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm, por \u00ebsht\u00eb gjithashtu i pamjaftuesh\u00ebm. Shtet\u00ebsia shqiptare \u00ebsht\u00eb projekt integrues brenda trupit europian, dhe kjo shtet\u00ebsi n\u00eb nj\u00ebqind vitet e veta t\u00eb ekzistimit nuk ka arritur t\u00eb fitoj\u00eb certifikat\u00ebn e nevojshme, at\u00eb t\u00eb shtetit an\u00ebtar n\u00eb BE. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Europ\u00eb kan\u00eb arritur t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb dy ve\u00e7ori q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvduar. Jan\u00eb i vetmi popull europian n\u00eb Per\u00ebndim t\u00eb Bosforit (n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb dhe pjes\u00eb shqiptare t\u00eb Maqedonis\u00eb), q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konsekuente refuzon t\u00eb organizoj\u00eb zgjedhje t\u00eb lira e demokratike, t\u00eb pakontestueshme dhe t\u00eb pranueshme nga aspekti i kritereve europiane.<\/p>\n<p>Jan\u00eb po ashtu i vetmi popull majtas nga Bosfori q\u00eb sh\u00ebnon af\u00ebrsi me Bashkimin Europian vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur pjes\u00ebtar\u00ebt e tij gjenden n\u00eb minoritet. Sot shqiptar\u00ebt m\u00eb europian\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb emigruan dhe jetojn\u00eb n\u00eb vendet e BE-s\u00eb. Nd\u00ebrsa, p\u00ebr sa u p\u00ebrket territoreve autoktone, m\u00eb af\u00ebr BE-s\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi e t\u00eb Serbis\u00eb, ku jan\u00eb n\u00eb pakic\u00eb se sa n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb, ku jan\u00eb n\u00eb shumic\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebqindvjetori i Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb ides\u00eb bazike t\u00eb rilind\u00ebsve p\u00ebr vendosjen e kombit jasht\u00eb dominimit aziatik otoman dhe brenda trungut t\u00eb kultur\u00ebs europiane, e gjen ende shtetin n\u00eb p\u00ebrcaktim t\u00eb paverifikuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, e me ironin\u00eb e koh\u00ebs, Shqip\u00ebria filloi pavar\u00ebsimin kur pesha specifike e historis\u00eb zhvillohej n\u00eb Per\u00ebndim e nj\u00ebqind vjet m\u00eb von\u00eb e gjen Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb pangulitur n\u00eb Per\u00ebndim, nd\u00ebrsa pesha specifike e historis\u00eb bartet p\u00ebr n\u00eb Lindje, n\u00eb nj\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb ri mes SHBA-s\u00eb dhe Kin\u00ebs si dy superfuqive ekonomike.<\/p>\n<p><strong>6<\/strong>.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e k\u00ebtill\u00eb i vendosi shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb, dhe pothuajse profesion kolektiv, unikal. P\u00ebrgjat\u00eb nj\u00ebqind viteve t\u00eb kaluara, me t\u00eb kuptuar se Shqip\u00ebria do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb t\u00eb, vet\u00ebm ata shqiptar\u00eb q\u00eb u gjet\u00ebn n\u00eb kufijt\u00eb e p\u00ebrcaktuar nga historia e fundit t\u00eb luft\u00ebrave ballkanike, shqiptar\u00ebt e p\u00ebrjashtuar nga ky projekt u detyruan t\u00eb iniciojn\u00eb projektet e veta shtetnd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Kosova do t\u00eb zgjohej nga fundi i luft\u00ebrave bot\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se ende ka kufi mes vetes dhe Shqip\u00ebris\u00eb e p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb 1945-n, me brutalitet, se duhet t\u00eb filloj\u00eb procesin e vet t\u00eb shtetnd\u00ebrtimit, q\u00eb do t\u00eb formulohet fillimisht si autonomi, pastaj Republik\u00eb, pastaj shtet i pavarur.<\/p>\n<p>Tutje, nj\u00eb vendim i k\u00ebtill\u00eb shkaktoi projekte t\u00eb tjera shtetnd\u00ebrtimi te shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb autokton\u00eb (Maqedoni, Mal t\u00eb Zi, Serbi). Shqip\u00ebria, k\u00ebshtu, n\u00eb nj\u00ebqind vjet u d\u00ebshmua si pamjaftueshm\u00ebri p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Ballkanit dhe k\u00ebrkuese e energjive plot\u00ebsuese p\u00ebr shtetnd\u00ebrtim bazik, q\u00eb popujt e tjer\u00eb nuk kishin nevoj\u00eb t\u00eb shpenzonin.<\/p>\n<p><strong>7<\/strong>.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr pano publike, reklama gazete e TV, madje edhe n\u00eb dyer sht\u00ebpish dhe vitrina dyqanesh n\u00eb Kosov\u00eb gjendet qart\u00eb e shkruar porosia e urimit: \u201c100 vjet Pavar\u00ebsi!\u201d<\/p>\n<p>Do t\u00eb dukej e jasht\u00ebzakonshme, n\u00eb rrethana t\u00eb tjera, q\u00eb nj\u00eb shtet i sapopavar\u00ebsuar, me as 5 vjet stazh independence, t\u00eb festoj\u00eb me t\u00eb madhe nj\u00ebqindvjetorin e shtetit fqinj, madje n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptohet se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr veten.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konflikt mes mendjes dhe shpirtit. P\u00ebr shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktim emocional, pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktim racional.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebqindvjetorin e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb duke fituar instinkti bazik etnik. N\u00eb nj\u00ebqindvjetor dhe mbase jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb, zhvillohet gara mes pesh\u00ebs hipersimbolike t\u00eb flamurit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut e Ismail Qemalit dhe zbeht\u00ebsis\u00eb s\u00eb flamurit t\u00eb Kosov\u00ebs, sinonim i kritereve tejet t\u00eb ul\u00ebta estetike (dhe jo vet\u00ebm estetike) t\u00eb elit\u00ebs s\u00eb tanishme udh\u00ebheq\u00ebse politike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, flamuri shqiptar, i cili ka valuar n\u00eb dasma e dit\u00eb festive, n\u00eb Kosov\u00ebn e koh\u00ebs s\u00eb Jugosllavis\u00eb ka mbetur shenj\u00eb e rezistenc\u00ebs. N\u00eb koh\u00ebn e Jugosllavis\u00eb, ka valuar si shenj\u00eb kolektive e rezistenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ruajtur e zhvilluar identitetin e ve\u00e7ant\u00eb shqiptar. E nj\u00ebjta gj\u00eb b\u00ebhet edhe sot; flamujt shqiptar\u00eb gjithandej Kosov\u00ebs jan\u00eb shenj\u00eb e identitetit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe e nj\u00eb porosie: shteti i k\u00ebtill\u00eb i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>8<\/strong>.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb shtet i pap\u00ebrfunduar, dhe p\u00ebrderisa t\u00eb jet\u00eb i till\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb e pap\u00ebrfunduar edhe arkitektura politike shqiptare. Kjo arkitektur\u00eb n\u00ebnkupton cil\u00ebsin\u00eb e komunikimit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan, duke respektuar t\u00ebr\u00ebsin\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb shteteve ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt autokton\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, kjo arkitektur\u00eb n\u00ebnkupton funksionalitetin e plot\u00eb t\u00eb shteteve, karakteristik\u00eb kjo q\u00eb nuk e p\u00ebrcjell Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Funksionaliteti i Kosov\u00ebs, pos nga zaptimi jodemokratik i shtetit nga strukturat paralele politike shqiptare, pengohet edhe nga zaptimi territorial nga strukturat paralele serbe, si pjes\u00eb e konfliktit t\u00eb pap\u00ebrfunduar me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova, n\u00eb form\u00eb m\u00eb t\u00eb vrazhd\u00eb, reflekton edhe problemin themelor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb nj\u00ebqindvjetorin e saj, qytetar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb mund t\u00eb festojn\u00eb Pavar\u00ebsin\u00eb e shtetit, lexuar nga e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por nuk mund t\u00eb festojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e institucioneve t\u00eb shtetit, t\u00eb cilat n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe jan\u00eb n\u00ebn kontrollin e korrupsionit politik, dhe jo vet\u00ebm t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe Kosova demonstrojn\u00eb s\u00eb bashku se fjala pavar\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme vetvetiu, se asaj i nevojitet edhe p\u00ebrshkrimi \u201cefikas\u201d, edhe ai \u201cdemokratik\u201d.<\/p>\n<p><strong>9<\/strong>.<\/p>\n<p>A ka nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, e cila p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb do t\u00eb na i zgjidhte problemet? Nj\u00eb bashkim i shpejt\u00eb, p\u00ebr shembull, i cili p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb do ta b\u00ebnte Shqip\u00ebrin\u00eb, me Kosov\u00ebn e integruar n\u00eb t\u00eb efikase, demokratike, funksionale? Do ta b\u00ebnte, si n\u00eb k\u00ebng\u00ebn e \u201cXhamadanit vija-vija\u201d, t\u00eb madhe? Pra, rrjedhimisht, t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr dallim prej k\u00ebsaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot?<\/p>\n<p>Druaj se dhiare t\u00eb k\u00ebtilla nuk ka, n\u00eb sken\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb as nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb ka kapacitet ekonomik e administrativ q\u00eb ta absorboj\u00eb Kosov\u00ebn (apo pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb saj) e as Kosova nj\u00eb kapacitet korrespondues. Madje edhe duke e harruar p\u00ebr nj\u00eb moment Maqedonin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, t\u00eb k\u00ebrkuarit e tyre sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvendosur v\u00ebmendjen prej problemeve dominante reale dhe zgjidhjes s\u00eb tyre. E problemi dominant i shoq\u00ebrive shqiptare sot \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb natyre t\u00eb dyfisht\u00eb. Fillimisht, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me zaptimin e shtetit nga forca politike-ekonomike pa legjitimitet demokratik. Pastaj, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me munges\u00ebn e legjitimitetit dhe kapacitetit t\u00eb k\u00ebtyre forcave p\u00ebr t\u00eb hapur komunikimin e lir\u00eb mes shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Elitat politike t\u00eb sotme n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb, si ikje nga temat e debatit, kan\u00eb gjetur parull\u00ebn \u201cDo t\u00eb bashkohemi n\u00eb Bashkimin Europian\u201d, por me veprimet e tyre antieuropiane do ta ken\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i \u00e7ojn\u00eb n\u00eb BE vendet e tyre brenda dhet\u00ebvjet\u00ebshit t\u00eb ardhsh\u00ebm. N\u00eb vend t\u00eb ftes\u00ebs p\u00ebr n\u00eb BE ndoshta mund ta marrin ftes\u00ebn p\u00ebr kremtimin e ardhsh\u00ebm t\u00eb 100-vjetorit, atij t\u00eb Turqis\u00eb s\u00eb Ataturkut, e cila m\u00eb 2023 mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb krenohet jo vet\u00ebm me statusin e nj\u00eb prej 20 ekonomive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha bot\u00ebrore, por edhe me institucione demokratike q\u00eb e p\u00ebrkrahin at\u00eb.<\/p>\n<p>Me ironin\u00eb e historis\u00eb, mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb af\u00ebr Europ\u00ebs, n\u00eb funksionimin e brendsh\u00ebm shtet\u00ebror, ata prej t\u00eb cil\u00ebve u shk\u00ebput\u00ebm p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb ne Shqip\u00ebrin\u00eb europiane.<\/p>\n<p><strong>10<\/strong>.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, p\u00ebrse e t\u00ebr\u00eb kjo fest\u00eb, e pamjaftueshm\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>Sepse nuk b\u00ebn t\u00eb harrojm\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb fatale q\u00eb kishte marr\u00eb kombi dhe q\u00eb, po t\u2019i besohet determinizmit historik, do ta shpinte n\u00eb zhdukje, qoft\u00eb me asimilim, d\u00ebbim kolektiv apo \u201ckurdizim\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00ebqind vjet m\u00eb her\u00ebt u ndal nj\u00eb tat\u00ebpjet\u00eb q\u00eb mund ta shnd\u00ebrronte shqiptarizmin n\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dimri q\u00eb vajton fatin kolektiv, nj\u00eb fat q\u00eb mbahet gjall\u00eb vet\u00ebm me at\u00eb dhe k\u00ebng\u00eb t\u00eb tjera \u2013 shteti i shpallur n\u00eb Vlor\u00eb e nxori kombin nga t\u00eb banuarit e amshuesh\u00ebm e t\u00eb kufizuar n\u00eb folklor, nj\u00eb p\u00ebrshkrim i s\u00eb kaluar\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb mbet\u00ebn jasht\u00eb, shteti i shpallur para nj\u00ebqind vjet\u00ebsh u b\u00eb most\u00ebr, aspirat\u00eb se dikur dhe dikund do t\u00eb m\u00ebsohet shqip, administrohet shqip, g\u00ebzohet e pik\u00ebllohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb pa frik\u00eb persekutimi. Nj\u00eb aspirat\u00eb q\u00eb mbajti nj\u00eb komb p\u00ebr gjat\u00eb nj\u00eb shekulli me shpres\u00ebn se do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb mir\u00eb. Nj\u00eb aspirat\u00eb lirie, drejt\u00ebsie e mir\u00ebqenie, e cila ndon\u00ebse me tipare t\u00eb tjera, hyn n\u00eb shekullin e vet t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>VETON SURROI 30 N\u00ebntor 2012 \u2013 Sh\u00ebnime blasfemike &#8211; 1. Kur me k\u00ebt\u00eb 28 N\u00ebntor shqiptar\u00ebt gjithandej bot\u00ebs kremtuam 100-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sh\u00ebnuam pik\u00ebn kulmore historike t\u00eb identitetit ton\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht kemi mund\u00ebsi, n\u00ebse pranojm\u00eb t\u00eb analizojm\u00eb me sy kritik, q\u00eb dikush mund t\u2019i quaj\u00eb blasfemik\u00eb, t\u00eb sh\u00ebnojm\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e madhe t\u00eb kund\u00ebrth\u00ebnieve, ende [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>NJ\u00cbQIND VJET PAMJAFTUESHM\u00cbRI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"NJ\u00cbQIND VJET PAMJAFTUESHM\u00cbRI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"VETON SURROI 30 N\u00ebntor 2012 \u2013 Sh\u00ebnime blasfemike &#8211; 1. Kur me k\u00ebt\u00eb 28 N\u00ebntor shqiptar\u00ebt gjithandej bot\u00ebs kremtuam 100-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sh\u00ebnuam pik\u00ebn kulmore historike t\u00eb identitetit ton\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht kemi mund\u00ebsi, n\u00ebse pranojm\u00eb t\u00eb analizojm\u00eb me sy kritik, q\u00eb dikush mund t\u2019i quaj\u00eb blasfemik\u00eb, t\u00eb sh\u00ebnojm\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e madhe t\u00eb kund\u00ebrth\u00ebnieve, ende [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-11-30T21:09:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/veton_surroi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"NJ\u00cbQIND VJET PAMJAFTUESHM\u00cbRI\",\"datePublished\":\"2012-11-30T21:09:39+00:00\",\"dateModified\":\"2012-11-30T21:09:39+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/\"},\"wordCount\":2507,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/veton_surroi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/\",\"name\":\"NJ\u00cbQIND VJET PAMJAFTUESHM\u00cbRI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/veton_surroi.jpg\",\"datePublished\":\"2012-11-30T21:09:39+00:00\",\"dateModified\":\"2012-11-30T21:09:39+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/veton_surroi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/veton_surroi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"NJ\u00cbQIND VJET PAMJAFTUESHM\u00cbRI\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"NJ\u00cbQIND VJET PAMJAFTUESHM\u00cbRI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"NJ\u00cbQIND VJET PAMJAFTUESHM\u00cbRI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"VETON SURROI 30 N\u00ebntor 2012 \u2013 Sh\u00ebnime blasfemike &#8211; 1. Kur me k\u00ebt\u00eb 28 N\u00ebntor shqiptar\u00ebt gjithandej bot\u00ebs kremtuam 100-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sh\u00ebnuam pik\u00ebn kulmore historike t\u00eb identitetit ton\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht kemi mund\u00ebsi, n\u00ebse pranojm\u00eb t\u00eb analizojm\u00eb me sy kritik, q\u00eb dikush mund t\u2019i quaj\u00eb blasfemik\u00eb, t\u00eb sh\u00ebnojm\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e madhe t\u00eb kund\u00ebrth\u00ebnieve, ende [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-11-30T21:09:39+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/veton_surroi.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"NJ\u00cbQIND VJET PAMJAFTUESHM\u00cbRI","datePublished":"2012-11-30T21:09:39+00:00","dateModified":"2012-11-30T21:09:39+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/"},"wordCount":2507,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/veton_surroi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/","name":"NJ\u00cbQIND VJET PAMJAFTUESHM\u00cbRI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/veton_surroi.jpg","datePublished":"2012-11-30T21:09:39+00:00","dateModified":"2012-11-30T21:09:39+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/veton_surroi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/veton_surroi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/njeqind-vjet-pamjaftueshmeri\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"NJ\u00cbQIND VJET PAMJAFTUESHM\u00cbRI"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6141"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6141"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6141\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6141"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6141"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6141"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}