{"id":6112,"date":"2011-02-02T22:39:35","date_gmt":"2011-02-02T21:39:35","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=6112"},"modified":"2011-02-02T22:39:35","modified_gmt":"2011-02-02T21:39:35","slug":"21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\/","title":{"rendered":"21 janari, Ismail Kadare: N\u00eb politik\u00eb hyri vdekja"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-full wp-image-6113\" title=\"Ismail Kadare\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/ismail_kadare1.jpg\" alt=\"\" width=\"215\" height=\"170\" \/><br \/>\n<strong>Ismail Kadare<\/strong><\/p>\n<p><em>Mbi ngjarjet e janarit <\/em><\/p>\n<p>Esht\u00eb pak t\u00eb thuash se mbyllja e vitit q\u00eb shkoi nuk ishte e mir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Dhe, si t\u00eb mos mjaftonte kjo, n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me urimin \u00abna qoft\u00eb i mbar\u00eb ky vit\u00bb, fillimi i vitit 2011 ishte edhe m\u00eb i keq.<\/p>\n<p>Pa u zbehur ende kujtimi i festave, normaliteti i jet\u00ebs shqiptare u prish. E kjo nuk \u00ebsht\u00eb aspak nj\u00eb fjal\u00eb goje. Normalitetin e jet\u00ebs e prish lufta, katastrofa natyrore, por mbi t\u00eb gjitha njeriu vet\u00eb, kur nuk \u00ebsht\u00eb normal. Nj\u00eb specie e till\u00eb njer\u00ebzore e p\u00ebrfton normalitetin si di\u00e7ka t\u00eb huaj, madje t\u00eb rrezikshme. Ndaj n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebrpiqet ta shkallmoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Esht\u00eb e njohur tashm\u00eb se nj\u00eb vend jo normal sundohet \u00abmir\u00eb\u00bb, por qeveriset keq. K\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e njohin sidomos sistemet totalitare, qysh nga diktaturat hidrike (ato q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur munges\u00ebn e ujit si mjet sundimi), gjer n\u00eb dit\u00ebt tona. Vet\u00ebm n\u00eb rende t\u00eb tilla, q\u00eb dalin nga rendi normal i gj\u00ebrave mund t\u00eb krijohen psikoza t\u00eb s\u00ebmura, ato q\u00eb lindin pastaj ankthet dhe terrorin, shenjat e pashmangshme t\u00eb sundimit tiranik.<\/p>\n<p>N\u00eb mesazhet e panum\u00ebrta q\u00eb vijn\u00eb k\u00ebto dit\u00eb nga Tirana, p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrndar\u00eb anek\u00ebnd n\u00eb diaspor\u00ebn shqiptare, rrall\u00eb her\u00eb mungojn\u00eb shenja t\u00eb tilla. T\u00eb gjith\u00eb popujt e ish-Lindjes jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj tyre. E n\u00eb k\u00ebt\u00eb kah do t\u00eb ishte e kuptueshme q\u00eb shqiptar\u00ebt, ata q\u00eb tiranin\u00eb e pat\u00ebn m\u00eb t\u00eb egr\u00ebn e m\u00eb t\u00eb zgjatur\u00ebn, do t\u00eb ishin dyfish m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm. N\u00eb ngjarjet e janarit, midis psikoz\u00ebs dhe veprimeve shpesh kaotike, ata do t\u00eb kapnin spikam\u00ebn e fantazm\u00ebs s\u00eb totalitarizmit, rendit t\u00eb p\u00ebrmbysur 20 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte, me sa dukej, ky shkaku kryesor q\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb janar t\u00eb trisht\u00eb, trazimi ishte aq i thell\u00eb e aq d\u00ebshp\u00ebrues. K\u00ebto rrjedha njer\u00ebzore, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb leht\u00eb t\u00eb thuhet, t\u00eb mos dalin m\u00eb, t\u00eb mos shfaqen, t\u00eb mos na shqet\u00ebsojn\u00eb, nuk mund t\u00eb anashkalohen. N\u00eb mos u shfaqshin n\u00eb rrug\u00eb, ato do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb thell\u00ebsi, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb shqet\u00ebsuese. N\u00eb qoft\u00eb se ato nuk ngjiten dot gjer tek institucionet, ku, sipas dokeve t\u00eb demokracis\u00eb europiane do t\u00eb duhej t\u00eb \u00e7onin normalisht z\u00ebrin e tyre, institucionet duhet t\u00eb zbresin tek ata, p\u00ebr t\u00eb kuptuar ku ka ngecur makina e demokracis\u00eb, p\u00ebrse mesazhet nuk kalojn\u00eb, shkurt, p\u00ebrse sistemi \u00ebsht\u00eb bllokuar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb e kuptueshme, madje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shenjat e pakta t\u00eb mira, q\u00eb qindra, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb mij\u00ebra njer\u00ebz jan\u00eb duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrahje t\u00eb madhe mendimesh, n\u00eb mjediset publike, n\u00eb shtypin e shkruar dhe at\u00eb elektronik. Ata japin gjykimin e tyre p\u00ebr ngjarjet q\u00eb kan\u00eb ndodhur, e sidomos p\u00ebr ato q\u00eb mund t\u00eb ndodhin m\u00eb pas. Pavar\u00ebsisht nga idet\u00eb e drejta apo t\u00eb gabuara, nga pasionet, motivet apo stili i nd\u00ebrhyrjes, ky trazim i madh njer\u00ebzor tregon se qytetar\u00ebt i p\u00ebrjetojn\u00eb si t\u00eb tyret \u00e7\u00ebshtjet, hallet, dramat e republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky shkrim b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrahje mendimesh, pa m\u00ebtuar asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. Esht\u00eb thjesht nj\u00eb lloj interviste, p\u00ebrgjigje p\u00ebr disa pyetje, me t\u00eb vetmin ndryshim se ato nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb prej ndonj\u00eb gazetari, por prej nj\u00eb shumice lexuesish, n\u00ebp\u00ebrmjet letrash, mesazhesh , bisedash dhe telefonimesh t\u00eb shumta gjat\u00eb k\u00ebtyre dy jav\u00ebve.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Ka gjas\u00eb q\u00eb p\u00ebr gj\u00ebndje t\u00eb tilla jo t\u00eb zakonshme, prej nj\u00eb intelektuali, e aq m\u00eb tep\u00ebr prej nj\u00eb shkrimtari t\u00eb priten p\u00ebrgjigje jo fort t\u00eb zakonshme, nga ato q\u00eb cil\u00ebsohen si origjinale. Duhet th\u00ebn\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb tilla. K\u00ebtu nuk jemi n\u00eb art. E keqja shoq\u00ebrore, ku hyn edhe kriza e tanishme, p\u00ebr fat t\u00eb keq, rrall\u00eb her\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb origjinale. Zakonisht ajo \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritur, e lodhshme dhe shpesh e m\u00ebrzitshme gjer n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim.<\/p>\n<p>Padurimi dhe nervozizmi politik n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb kap\u00ebrcyer kufijt\u00eb e lejuesh\u00ebm. Me to \u00ebsht\u00eb bashkuar paniku, i cili e ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikshme gjith\u00e7ka. E keqja \u00ebsht\u00eb se klasa politike, ajo q\u00eb duhej t\u00eb ishte e fundit q\u00eb t\u00eb kapej nga paniku, ishte e para q\u00eb u p\u00ebrfshi prej tij. Si rrjedhoj\u00eb e k\u00ebsaj , shteti dhe shoq\u00ebria shqiptare u gjend\u00ebn n\u00eb pozit\u00ebn e atij t\u00eb s\u00ebmuri q\u00eb, pasi e ndien se po dridhet ethesh, n\u00eb vend t\u00eb vej\u00eb termometrin, e thyen at\u00eb.<\/p>\n<p>Termometri thyhet kur i s\u00ebmuri nuk d\u00ebshiron t\u00eb marr\u00eb vesh s\u00ebmundjen ngaq\u00eb ai e di at\u00eb. P\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb se s\u00ebmundja \u00ebsht\u00eb ai vet\u00eb.<br \/>\nNdoshta k\u00ebtu do t\u00eb gjendej p\u00ebrgjigja e pyetjes se p\u00ebrse n\u00eb Shqip\u00ebri lufta politike \u00ebsht\u00eb kaq e eg\u00ebr. Ka gjas\u00eb q\u00eb dy dukuri t\u00eb jen\u00eb vendimtare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb: etja e pamas\u00eb p\u00ebr pushtet dhe korrupsioni.<\/p>\n<p>Dihet se t\u00eb dy k\u00ebto l\u00ebngata jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb njohura e po aq t\u00eb vjetra n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit. Mund t\u00eb thuhet se luft\u00ebn e gjat\u00eb me to, fal\u00eb faktor\u00ebve drejtpeshues, njer\u00ebzimi nuk e ka fituar, por as e ka humbur.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb rrethana t\u00eb caktuara, kur dufi p\u00ebr pushtet dhe korrupsioni lidhen me njeri-tjetrin, ashtu si n\u00eb klonimet q\u00eb prodhojn\u00eb monstra, p\u00ebrzjerja q\u00eb del prej k\u00ebsaj lidhjeje mund t\u00eb jet\u00eb fatale. Duke u kusht\u00ebzuar e duke e z\u00ebn\u00eb peng njeri-tjetrin ata e kan\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndahen sipas kalendarit dhe zakoneve t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Me sa duket kjo p\u00ebrzjerje ka ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb tranzicionit. Dhe k\u00ebshtu shpjegohet q\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb dramaciteti shfaqet aq shpesh, aty ku nuk e ka as vendin e as arsyen.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Nuk ka qen\u00eb rrufe n\u00eb t\u00eb kthjell\u00ebt, por ka ndodhur vit pas viti e stin\u00eb pas stine mu n\u00eb syt\u00eb ton\u00eb.<br \/>\nPsikoza e r\u00ebnduar do t\u00eb pillte \u00e7oroditjen e mendimit, e kjo shthurjen e gjuh\u00ebs, zvet\u00ebnimi i s\u00eb cil\u00ebs na befasoi t\u00eb gjith\u00ebve ve\u00e7an\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb dim\u00ebr. Ajo q\u00eb njihet si kriz\u00eb e retorik\u00ebs, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se aq. K\u00ebrc\u00ebnime, mallkime, k\u00ebrcitje dh\u00ebmb\u00ebsh, thirrje p\u00ebr dyluftim, t\u00eb gjitha k\u00ebto u b\u00ebn\u00eb t\u00eb zakonshme n\u00eb jet\u00ebn shqiptare. Hap\u00ebsira e jet\u00ebs normale ngushtohej p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb fort n\u00ebn k\u00ebt\u00eb trysni.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte njeriu normal, q\u00eb ndihet q\u00ebnia m\u00eb e pambrojtur midis jonormalitetit do ta kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb parashtronte ndonj\u00eb program mir\u00ebkuptimi, pa le pastaj iden\u00eb e nj\u00eb zbutjeje a t\u00eb nj\u00eb kompromisi, mesazhe q\u00eb ishin t\u00eb lejueshme ve\u00e7 p\u00ebr ambasador\u00ebt e huaj apo t\u00eb d\u00ebrguarit e Brukselit.<\/p>\n<p>E till\u00eb ishte atmosfera n\u00eb dit\u00ebn e 21 janarit, kur n\u00eb sken\u00ebn politike hyri vdekja.<br \/>\nN\u00eb sken\u00eb do t\u00eb th\u00ebrres vdekjen. Fjal\u00ebt jan\u00eb t\u00eb Shekspirit, mbi kat\u00ebr shekuj m\u00eb par\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb dramaturgu b\u00ebhej gati t\u00eb shkruante tragjedit\u00eb m\u00eb t\u00eb zymta t\u00eb tij. Ne s\u2019jemi n\u00eb teat\u00ebr, e aq m\u00eb pak n\u00eb vitin 1600. Ne jemi n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2011, n\u00eb qendr\u00ebn e kryeqytetit t\u00eb nj\u00eb vendi europian, n\u00eb prag t\u00eb pranimit n\u00eb aleanc\u00ebn m\u00eb t\u00eb emancipuar t\u00eb popujve, me vullnetin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e familjes.<\/p>\n<p>M\u00eb 21 janar, gjat\u00eb nj\u00eb demonstrate, p\u00ebr fat t\u00eb keq t\u00eb dhunshme, u vran\u00eb me arm\u00eb tre njer\u00ebz t\u00eb paarmatosur, pra t\u00eb pafajsh\u00ebm, qytetar\u00eb t\u00eb shtetit demokratik shqiptar, e nj\u00ebkoh\u00ebsisht tre qytetar\u00eb t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb Bashkimit Europian. Kjo e fundit nuk theksohet as p\u00ebr t\u00eb mitizuar e as p\u00ebr t\u00eb sublimuar k\u00ebt\u00eb Bashkim, por p\u00ebr t\u2019u kujtuar t\u00eb gjith\u00ebve se ne, pa hyr\u00eb ende n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, kemi c\u00ebnuar programin e saj, at\u00eb program q\u00eb me sinqeritet dhe p\u00ebrkushtim e kemi shpallur si programin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pyetje e pashmangshme del n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast: na duhet nd\u00ebrhyrja e vdekjes, q\u00eb ne t\u00eb jemi serioz\u00eb? Dramaturgut i duhet vdekja p\u00ebr t\u00eb thurur dram\u00ebn e tij, tiranit p\u00ebr t\u00eb rid\u00ebshmuar forc\u00ebn, sidomos kur ajo po e l\u00eb, po shtetit demokratik p\u00ebrse i duhet? P\u00ebr t\u2019i kujtuar publikut deviz\u00ebn fam\u00ebkeqe t\u00eb Kaligul\u00ebs: Oderim dum metuant. (Le t\u00eb m\u00eb urrejn\u00eb, ve\u00e7 t\u00eb m\u00eb ken\u00eb frik\u00ebn)?<br \/>\nKa koh\u00eb q\u00eb pyetja p\u00ebr seriozitetin duhej b\u00ebr\u00eb ngaq\u00eb ka koh\u00eb q\u00eb kjo po ndodh e ne vazhdojm\u00eb t\u00eb mos jemi serioz\u00eb. (Komedia e gjyqit t\u00eb G\u00ebrdecit, zvarritjet, dredhit\u00eb jan\u00eb m\u00eb keq se nj\u00eb shuplak\u00eb q\u00eb i b\u00ebhet haptas dinjitetit publik. Ajo b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb modelin q\u00eb prej koh\u00ebsh i propozohet k\u00ebtij vendi, p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb seriozisht asgj\u00eb).<\/p>\n<p>Ka koh\u00eb q\u00eb ky \u00abbanalizim i s\u00eb keqes\u00bb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar, po rreh t\u00eb modeloj\u00eb moralin shqiptar. Formula baz\u00eb t\u00eb jet\u00ebs demokratike: nderimi p\u00ebr institucionet dhe pavar\u00ebsin\u00eb e tyre, rreh t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb shprehje t\u00eb zbraz\u00ebt, nga ato q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb njerin vesh, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga tjetri. Rrjedhimisht ngjarje t\u00eb r\u00ebnda si kriza institucionale, b\u00ebjn\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje se nj\u00eb bresh\u00ebr i p\u00ebrkohsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria duhet t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb ndal nj\u00eb p\u00ebr\u00e7udnimi t\u00eb till\u00eb. Duhet pranuar se kjo s\u2019\u00ebsht\u00eb as e thjesht\u00eb e as e leht\u00eb. K\u00ebrkon vullnet pa dyshim, po n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebrkon bindjen e thell\u00eb q\u00eb demokracia shqiptare, ajo q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb e pandar\u00eb sot nga Shqip\u00ebria, duhet marr\u00eb seriozisht.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u kthyer tek ngjarja e 21 janarit, duhet kujtuar se n\u00eb historin\u00eb e popujve, ajo q\u00eb njihet si trajtim, si \u00abadministrim i s\u00eb keqes\u00bb, ka qen\u00eb shpesh faktor p\u00ebr zhvillime t\u00eb m\u00ebtejshme. Ato kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb ose p\u00ebr t\u00eb keq. Me \u00e7\u2019duken shenjat , trajtimi i ngjarjeve t\u00eb fundit, kulmimi i t\u00eb cilave ka qen\u00eb vrasja e qytetar\u00ebve, nuk po shkon n\u00eb kahun e duhur. Ajo rend n\u00eb kahun e gabuar, madje n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb fashitet, thellohet.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb ka pak gjasa q\u00eb nj\u00eb grindje kaq e gjat\u00eb t\u00eb ndreqet me pajtim t\u00eb shkurt\u00ebr, sipas stilit vulgar t\u00eb pijetoreve, kur k\u00ebrc\u00ebnimet tmerruese p\u00ebrfundojn\u00eb befas n\u00eb p\u00ebrqafime sentimentale, po aq pa vend sa \u00e7\u2019kishin qen\u00eb kanosjet. Askush nuk e pret dhe as e beson k\u00ebt\u00eb telenovel\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se presim di\u00e7ka t\u00eb ngutshme, si hap i par\u00eb serioz dhe i besuesh\u00ebm do t\u00eb ishte hetimi krejt\u00ebsisht i pavarur. Hetimi dhe natyrisht d\u00ebnimi i fajtor\u00ebve do t\u00eb ishte i domosdosh\u00ebm si hap i par\u00eb, por jo i mjaftuesh\u00ebm. Nj\u00eb proces tjet\u00ebr, q\u00eb do t\u00eb ndihmonte, n\u00eb mos n\u00eb prerjen, n\u00eb shterrimin e hap-pas-hapsh\u00ebm t\u00eb pezmatimit shum\u00ebvje\u00e7ar, do t\u00eb ishte po aq i detyruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Esht\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe her\u00eb tjet\u00ebr se, n\u00eb rastin e krimit t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, krimit num\u00ebr nj\u00eb njer\u00ebzor, vrasjes s\u00eb njeriut prej njeriut, p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e befasishme t\u00eb tij, shpesh vihet n\u00eb veprim ajo q\u00eb quhet \u00abz\u00ebnia e gjakut\u00bb. Esht\u00eb nj\u00eb dukuri e pashpjegueshme, jasht\u00eb arsyes, me t\u00eb drejt\u00eb e cil\u00ebsuar si nd\u00ebrhyrje misterioze e natyr\u00ebs ose e hyjnis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb jet\u00ebn politiko-shoq\u00ebrore nj\u00eb mekaniz\u00ebm i till\u00eb nuk ekziston. Nuk ka frenim natyral p\u00ebr krimet politike, p\u00ebr shtypjen, tiranin\u00eb, shkall\u00ebzimin e s\u00eb keqes shoq\u00ebrore. Njer\u00ebzimi, si i v\u00ebn\u00eb n\u00eb prov\u00eb, \u00ebsht\u00eb i detyruar q\u00eb ai vet\u00eb t\u00eb shpik\u00eb mjetet mbrojt\u00ebse.<\/p>\n<p>Historia e demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, historia e krijimit t\u00eb k\u00ebtyre mekanizmave. Kultura politike, kultura n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, idet\u00eb humaniste, filozofia, arti, ligjet, kushtetutat, gjith\u00eb doket e qytet\u00ebrimit b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb. E mbi t\u00eb gjitha, institucionet e pavarura. Jan\u00eb ato q\u00eb ndodhen n\u00eb vij\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr kontrollin dhe frenimin e k\u00ebsaj makine aq t\u00eb nevojshme e nj\u00ebher\u00ebsh t\u00eb bezdisshme, me emrin shtet.<\/p>\n<p>P\u00ebr mend\u00ebsin\u00eb shqiptare, institucionet e pavarura, p\u00ebr arsyet q\u00eb dihen, ende nuk e kan\u00eb as pesh\u00ebn e as hijen e shtetit. Nuk ka hymne p\u00ebr to e as rituale mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse, megjithat\u00eb jan\u00eb pik\u00ebrisht ato, m\u00eb sakt\u00eb nderimi p\u00ebr to q\u00eb p\u00ebrcakton t\u00eb ardhmen ton\u00eb. Ndaj nuk \u00ebsht\u00eb e tepruar t\u00eb thuhet se shkelja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre duhet t\u00eb p\u00ebrjetohet si nj\u00eb katastrof\u00eb.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb n\u00eb Ballkan ka sot dy shtete shqiptare, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr ndikojn\u00eb dhe rrezatojn\u00eb tek njeri-tjetri, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e politik\u00ebs dhe t\u00eb strategjis\u00eb shqiptare e b\u00ebn t\u00eb dyfisht\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria hyn nd\u00ebr shtetet e vegj\u00ebl t\u00eb Europ\u00ebs, por si shtet i par\u00eb historik i shqiptar\u00ebve, rrjedhimisht qend\u00ebr e hap\u00ebsir\u00ebs shqiptare n\u00eb Ballkan, pesha e saj i kap\u00ebrcen duksh\u00ebm p\u00ebrmasat e saj.<\/p>\n<p>Q\u00eb vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi p\u00ebr ne ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb i yni, kjo nuk p\u00ebrcakton r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb objektive t\u00eb tij. Dihet se kjo e fundit varet nga faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, kryesisht nga skajimi i saj n\u00eb pejsazhin politiko-strategjik n\u00eb gadishull, dhe natyrisht rolin q\u00eb luan.<\/p>\n<p>U b\u00eb nj\u00eb luft\u00eb n\u00eb Ballkan, nga ato p\u00ebr t\u00eb cilat thuhet \u00abu tund bota\u00bb. U cil\u00ebsua kjo si \u00abluft\u00eb morale\u00bb, tep\u00ebr e rrall\u00eb n\u00eb histori, dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ashtu ishte: luft\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb masakre, nj\u00eb shp\u00ebrnguljeje, nj\u00eb tmerri, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb mbrojtjes t\u00eb s\u00eb drejtavze njer\u00ebzore. Shqiptar\u00ebt u gjend\u00ebn n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb saj, ndaj e th\u00ebn\u00eb shkurt, lufta u b\u00eb p\u00ebr ta. Si rrjedhoj\u00eb harta e Ballkanit , dhe jo vet\u00ebm harta, ndryshoi. N\u00eb nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim m\u00eb t\u00eb ep\u00ebrm kjo luft\u00eb pak a shum\u00eb mund t\u00eb quhej : rivendosja e nj\u00eb drejtpeshimi t\u00eb prishur.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, ishte e logjikshme q\u00eb shteti historik i shqiptar\u00ebve t\u00eb merrte vetvetiu nj\u00eb rol stabilizues n\u00eb gadishull. Po aq sa \u00e7\u2019ishte e pritshme q\u00eb Serbia e nd\u00ebshkuar t\u00eb merrte rolin e kund\u00ebrt: ta prishte drejt\u00ebpeshimin. Ajo do t\u00eb b\u00ebnte \u00e7mos ta kthente kok\u00ebposht\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje. T\u00eb v\u00ebrtetonte se nd\u00ebrhyrja europiano-amerikane, ajo q\u00eb me krenari ishte quajtur morale, s\u2019kishte qen\u00eb e till\u00eb. Q\u00eb prodhimi i saj, shteti i ri i Kosov\u00ebs, qen\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim. Se ve\u00e7 rikthimi n\u00eb gjendjen e vjet\u00ebr , do t\u00eb kthente normalitetin.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Serbia do t\u00eb p\u00ebrdorte \u00e7do mjet. Raporti i famsh\u00ebm i organeve, n\u00eb thelb z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsimi i nj\u00eb ngjarjeje historike, me nj\u00eb rr\u00ebfenj\u00eb sensacionale me vampir\u00eb, t\u00eb ngjashme me mitin e vrasjeve rituale, akuz\u00eb e njohur kund\u00ebr hebrejve, ishte njera nga p\u00ebrpjekjet.<\/p>\n<p>Kosova dhe Shqip\u00ebria u gjend\u00ebn t\u00eb pap\u00ebrgatitura. Gjykimi gjakftoht\u00eb ka munguar. Gjykimi gjakftoht\u00eb \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb bindjesh dhe jo \u00e7oroditjesh emocionale. Dhe bindja vjen nga e v\u00ebrteta. Ajo , n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, do t\u00eb diktonte p\u00ebrgjigjen e duhur. Edhe sikur ngjarja t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb, ajo s\u2019mund t\u00eb ndryshonte asgj\u00eb n\u00eb tablon\u00eb makabre t\u00eb dhjet\u00ebra viteve shtypjeje, terrori shtet\u00ebror, p\u00ebrdhunime e masakra t\u00eb papara n\u00eb Europ\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjysm\u00ea shekulli.<\/p>\n<p>As historia, as portreti i popujve, e aq m\u00eb pak q\u00ebndrimet politike, nuk ndryshohen nga krime kanibaleske, q\u00eb ndodhin sot e k\u00ebsaj dite n\u00eb Lond\u00ebr, n\u00eb Tokio a n\u00eb Berlin, ashtu si\u00e7 njofton shtypi. Kanibal\u00ebt shqiptar\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nuk ka pse t\u00eb ken\u00ea ndonj\u00eb trajtim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga koleg\u00ebt e tyre parizian\u00eb opo berlinez\u00eb. Ndaj p\u00ebrgjigja duhej t\u00eb ishte : hetoni dhe na ndihmoni t\u2019i kapim. P\u00ebrpara se t\u00eb jen\u00eb armiqt\u00eb e dikujt, ata jan\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb armiqt\u00eb e kombit, q\u00eb fatkeq\u00ebsisht i ka pjell\u00eb.<\/p>\n<p>Por gabimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00ea par\u00ea n\u00eb Shqip\u00eari dhe sidomos n\u00eb Kosov\u00eb. Ajo tablo kolosale e krimeve, q\u00eb u p\u00ebrmend m\u00eb lart, nuk u d\u00ebshmua n\u00eb mas\u00ebn q\u00eb duhej , prej atyre q\u00eb e kishin k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb : intelektual\u00ebve n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, historian\u00ebve dhe akademik\u00ebve. K\u00ebt\u00eb munges\u00eb e paguan sot i gjith\u00eb kombi shqiptar.<\/p>\n<p>Vizioni i ep\u00ebrm, i plot\u00eb i gj\u00ebrave nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb luks, por cil\u00ebsi e domosdoshme e klas\u00ebs politike. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb rol stabilizues Shqip\u00ebria n\u00eb gadishull n\u00ebse brenda saj nuk gjen dot rrug\u00ebt e nevojshme t\u00eb zgjidhjes s\u00eb problemeve. Rrjedhimisht , \u00e7ka kujton se fiton jasht\u00eb kufijve t\u00eb saj, e humb aty p\u00ebr aty brenda vetes.<\/p>\n<p>Esht\u00eb hera e par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e saj q\u00eb Shqip\u00ebria gjendet n\u00eb nj\u00eb skajim t\u00eb till\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar. Ngjarjet e koh\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb Mesdhe, treguan se shtetet me nj\u00eb zhguall t\u00eb pranuesh\u00ebm, q\u00eb iu lejon t\u00eb kryejn\u00eb ca detyrime nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb gjykuara pozitive, nuk mund t\u00eb vazhdojn\u00eb m\u00eb at\u00eb rol n\u00ebse brenda tyre pun\u00ebt nuk ecin.<\/p>\n<p>Pa b\u00ebr\u00eb krahasime me to, mund t\u00eb thuhet se nj\u00eb kund\u00ebrth\u00ebnie e till\u00eb sa vete b\u00ebhet e bezdisshme tek ne. Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ket\u00eb dy pamje : nj\u00eb p\u00ebr brenda, tjetr\u00ebn p\u00ebr jasht\u00eb. E aq m\u00eb pak dy thelbe: njerin t\u00eb pranuesh\u00ebm p\u00ebr Europ\u00ebn e Bashkuar, e tjetrin jo. Ato s\u2019mund t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb gjat\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb njera do t\u00eb bjer\u00eb e ne do t\u00eb gjendemi n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb pashembullt , m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb se kjo. Ngjarjet e janarit t\u00eb k\u00ebtij viti ishin nj\u00eb paralajm\u00ebrim.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij muaji \u00ebsht\u00eb folur shpesh p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. P\u00ebr rolin q\u00eb duhet t\u00eb luajn\u00eb ose t\u00eb mos e luajn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. P\u00ebr nd\u00ebrhyrjet q\u00eb disa i quajn\u00eb t\u00eb pamjaftueshme, e disa t\u00eb tepruara, sipas volis\u00eb politike t\u00eb \u00e7astit.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet tona me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt d\u00ebshmojn\u00eb paqart\u00ebsin\u00eb, munges\u00ebn e parimeve, shkurt, ankthin ton\u00eb t\u00eb pafund.<\/p>\n<p>Ne jemi n\u00eb nj\u00eb aleance europiane. Nj\u00eb aleanc\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb idil me baresha e me fyej. N\u00eb bot\u00ebn ton\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr nj\u00eb aleanc\u00eb \u00ebsht\u00eb, para s\u00eb gjithash, nj\u00eb shtab n\u00eb gjendje alarmi , ku midis aleat\u00ebve mund t\u00eb ket\u00eb edhe acarime, edhe moskuptim, por gjithmon\u00eb p\u00ebr parime t\u00eb m\u00ebdha.<br \/>\nNe e kemi pranuar k\u00ebt\u00eb gjendje. Kjo aleanc\u00eb \u00ebsht\u00eb shansi i vet\u00ebm i nj\u00eb populli tep\u00ebr t\u00eb vetmuar. Nj\u00eb ngecje te pragu i Europ\u00ebs, ose m\u00eb keq, nj\u00eb p\u00ebrplasje portash n\u00eb fytyr\u00eb, ka gjas\u00eb t\u00eb sh\u00ebnonte fundin e rrug\u00ebtimit ton\u00eb n\u00eb histori.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb rrall\u00eb popuj q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb histori t\u00eb ve\u00e7uar nga t\u00eb tjer\u00ebt. Ka koh\u00eb q\u00eb fatmir\u00ebsisht historia jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e till\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb histori shqiptare e nj\u00ebher\u00ebsh shqiptaro-europiane.<\/p>\n<p>(<em>Marr\u00eb nga gazeta \u00abIllyria\u00bb New York<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ismail Kadare Mbi ngjarjet e janarit Esht\u00eb pak t\u00eb thuash se mbyllja e vitit q\u00eb shkoi nuk ishte e mir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Dhe, si t\u00eb mos mjaftonte kjo, n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me urimin \u00abna qoft\u00eb i mbar\u00eb ky vit\u00bb, fillimi i vitit 2011 ishte edhe m\u00eb i keq. Pa u zbehur ende kujtimi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-6112","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>21 janari, Ismail Kadare: N\u00eb politik\u00eb hyri vdekja - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"21 janari, Ismail Kadare: N\u00eb politik\u00eb hyri vdekja - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ismail Kadare Mbi ngjarjet e janarit Esht\u00eb pak t\u00eb thuash se mbyllja e vitit q\u00eb shkoi nuk ishte e mir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Dhe, si t\u00eb mos mjaftonte kjo, n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me urimin \u00abna qoft\u00eb i mbar\u00eb ky vit\u00bb, fillimi i vitit 2011 ishte edhe m\u00eb i keq. Pa u zbehur ende kujtimi i [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-02-02T21:39:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/ismail_kadare1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"21 janari, Ismail Kadare: N\u00eb politik\u00eb hyri vdekja\",\"datePublished\":\"2011-02-02T21:39:35+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\\\/\"},\"wordCount\":3271,\"commentCount\":2,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/02\\\/ismail_kadare1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\\\/\",\"name\":\"21 janari, Ismail Kadare: N\u00eb politik\u00eb hyri vdekja - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/02\\\/ismail_kadare1.jpg\",\"datePublished\":\"2011-02-02T21:39:35+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/02\\\/ismail_kadare1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/02\\\/ismail_kadare1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"21 janari, Ismail Kadare: N\u00eb politik\u00eb hyri vdekja\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"21 janari, Ismail Kadare: N\u00eb politik\u00eb hyri vdekja - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"21 janari, Ismail Kadare: N\u00eb politik\u00eb hyri vdekja - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Ismail Kadare Mbi ngjarjet e janarit Esht\u00eb pak t\u00eb thuash se mbyllja e vitit q\u00eb shkoi nuk ishte e mir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Dhe, si t\u00eb mos mjaftonte kjo, n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me urimin \u00abna qoft\u00eb i mbar\u00eb ky vit\u00bb, fillimi i vitit 2011 ishte edhe m\u00eb i keq. Pa u zbehur ende kujtimi i [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-02-02T21:39:35+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/ismail_kadare1.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"21 janari, Ismail Kadare: N\u00eb politik\u00eb hyri vdekja","datePublished":"2011-02-02T21:39:35+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\/"},"wordCount":3271,"commentCount":2,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/ismail_kadare1.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\/","name":"21 janari, Ismail Kadare: N\u00eb politik\u00eb hyri vdekja - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/ismail_kadare1.jpg","datePublished":"2011-02-02T21:39:35+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/ismail_kadare1.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/02\/ismail_kadare1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/21-janari-ismail-kadare-ne-politike-hyri-vdekja\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"21 janari, Ismail Kadare: N\u00eb politik\u00eb hyri vdekja"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6112","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6112"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6112\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6112"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6112"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6112"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}