{"id":610,"date":"2011-12-14T23:57:57","date_gmt":"2011-12-14T22:57:57","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=610"},"modified":"2011-12-14T23:57:57","modified_gmt":"2011-12-14T22:57:57","slug":"ju-rrefej-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ju-rrefej-shqiptaret\/","title":{"rendered":"Ju rr\u00ebfej Shqiptar\u00ebt\u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong>Erjus Mezini<\/strong><\/p>\n<p>Para 61 vitesh patrioti Faik Konica do shkruante artikullin e famsh\u00ebm \u201cIu rr\u00ebfej Grek\u00ebt\u201d. Faktikisht, viti 1940 ishte vit shum\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm q\u00eb nj\u00eb shqiptar \u00e7am t\u2019i dedikonte nj\u00eb artikull Athin\u00ebs dhe grek\u00ebve. Por meq\u00ebn\u00ebse un\u00eb kam lindur pothuajse nj\u00ebqind e dhjet\u00eb vjet mbas Konic\u00ebs (n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jo n\u00eb Perandorin\u00eb multietnike Osmane) un\u00eb do mundohem t\u2019iu rr\u00ebfej shqiptar\u00ebt ashtu si\u00e7 i kam njohur vet\u00eb apo si\u00e7 i kam njohur midis Historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb me detyrim e m\u00ebsova n\u00eb shkoll\u00ebn fillore dhe n\u00eb gjimnaz.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse emigrant prej vitesh n\u00eb Amerik\u00eb, Greqi, dhe Itali, ofendimet m\u00eb serioze nuk i kam p\u00ebsuar nga t\u00eb huajt por nga shqiptar\u00ebt q\u00eb sillen si t\u00eb huaj me bashk\u00ebqytetar\u00ebt e tyre. Para disa jav\u00ebsh nj\u00eb ofendim erdhi edhe nga vet\u00eb kryetarja e parlamentit e cila p\u00ebr shkak t\u00eb inateve personale me presidentin Topi hedh nj\u00eb thumb sipas t\u00eb cilit Tiransit nuk din\u00eb t\u00eb flasin Shqip dhe jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb haxhiqamila. Megjith\u00ebse znj.Topalli nuk m\u00eb njeh mua dhe gjith\u00eb Tiransit e tjer\u00eb personalisht, ne p\u00ebr t\u00eb jemi njer\u00ebz q\u00eb nuk kuptojm\u00eb Shqip (nd\u00ebrsa p\u00ebr eprorin e saj dikush mund t\u00eb jet\u00eb \u201cbllokqen\u201d). Por, sigurisht, znj.Topalli nuk sillet si personifikim i p\u00ebruljes dhe shporrjes q\u00eb i shkaktohet shqiptar\u00ebve \u00e7do dit\u00eb nga shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Ajo thjesht sillet si nj\u00eb shembull i r\u00ebndomt\u00eb sesi gjuha e p\u00ebr\u00e7mimit dhe e shporrjes po z\u00ebvend\u00ebson dita dit\u00ebs gjuh\u00ebn e komunikimit dhe mir\u00ebkuptimit.<\/p>\n<p>Disa muaj para deklaratave t\u00eb Topallit, dikush tjet\u00ebr shkruante n\u00eb shtypin ditor se mysliman\u00ebt nuk jan\u00eb shqiptar por jan\u00eb minoritet arab q\u00eb duhet d\u00ebbuar andej nga erdhi. Nj\u00eb oponent i zotit K.M. e kritikon ashp\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim racist nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky vet\u00eb p\u00ebrdor epitetin \u201cvllah\u201d sa her\u00eb referohet tek ortodoks\u00ebt shqiptar \u2013duke supozuar k\u00ebshtu q\u00eb edhe ortodoks\u00ebt na q\u00ebnkan minoritet n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe si t\u00eb till\u00eb sigurisht q\u00eb duhet t\u00eb shporren.<\/p>\n<p>Por gjuha e shporrjes nuk mbaron tek oportunist\u00ebt politikan dhe njer\u00ebzit mediatik. Ajo tashm\u00eb ka zaptuar intelektin shqiptar. Dikush hedh thumba p\u00ebr komunist\u00ebt, dikush tjet\u00ebr p\u00ebr legalist\u00ebt, disa t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr socialist\u00ebt, dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb. Debati riprodhohet por me receta doktrinare te stilit \u201cose ne, ose ju\u201d. Shporrja \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb virus q\u00eb infekton partit\u00eb politike, mediat, universitetet, administrat\u00ebn, dhe nj\u00eb komb t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Do thoshte dikush se shqiptar\u00ebt kan\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr: ata gjithmon\u00eb duan t\u00eb shporrin dik\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas statistikave t\u00eb organizatave shqiptare dhe t\u00eb huaja rreth nj\u00ebzet e pes\u00eb p\u00ebrqind e shqiptar\u00ebve jan\u00eb shporrur n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn apo tjetr\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb nga Shqip\u00ebria k\u00ebto nj\u00ebzet vitet e fundit. Tek k\u00ebta t\u00eb shporrur b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb, sipas t\u00eb nj\u00ebjtave burime, pes\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebrqind e intelektual\u00ebve shqiptar dhe mbi gjasht\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebrqind e docent\u00ebve. Se \u00e7far\u00eb mang\u00ebsish intelektuale p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb k\u00ebto statistika nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb shtjellohet k\u00ebtu. Problematik, megjithat\u00eb, mbetet fakti se edhe ata intelektual\u00eb q\u00eb preferojn\u00eb ende Shqip\u00ebrin\u00eb nuk duket se i kan\u00eb kuptuar efektet e shporrjes dhe e gjuh\u00ebs shporr\u00ebse. P\u00ebrkundrazi, disa prej tyre jan\u00eb kthyer ne agjent\u00eb t\u00eb shporrjes duke shpalosur urrejtjen e tyre n\u00eb libra t\u00eb v\u00ebllimsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Tek e p\u00ebrditshmja Panorama, nj\u00eb profesor ironizon komunist\u00ebt. Midis konkluzionesh t\u00eb tjera zot\u00ebria propozon se komunist\u00ebt jan\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr demokracin\u00eb (nuk e sqaroi se p\u00ebr cil\u00ebn demokraci e kishte fjal\u00ebn), diktatura dhe marksizmi sipas tij ishin e nj\u00ebjta gj\u00eb, dhe n\u00eb fund zoti E.H. shtron pyetjen e \u00e7uditshme se n\u00ebse komunist\u00ebt shqiptar jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb shporren n\u00eb Koren\u00eb e Veriut. Nj\u00eb koleg me t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendurin, n\u00eb nj\u00eb revist\u00eb akademike tregonte sesi \u00ebndrra e tij ishte q\u00eb politikan\u00ebt shqiptar t\u00eb shporreshin sikur p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb dhe n\u00eb vendin e tyre t\u00eb vendoseshin specialist\u00ebt. P\u00ebrderisa k\u00ebta zot\u00ebrinj jan\u00eb vet\u00ebshpallur specialist\u00eb n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr specialist\u00eb por p\u00ebr qytetar\u00eb q\u00eb din\u00eb t\u00eb debatojn\u00eb, politikan\u00ebt (por edhe qytetar\u00ebt) iu duken t\u00eb tep\u00ebrt tashm\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb harroi t\u00eb na sqaroj ky i fundit ishte se politikan\u00ebt, t\u00eb mir\u00eb apo t\u00eb lig\u00eb, e kan\u00eb siguruar pushtetin midis Kushtetut\u00ebs dhe vot\u00ebs. Por pushteti i \u201cspecialist\u00ebve\u201d, sado i kufizuar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pushtet abstrakt q\u00eb nuk dallon shum\u00eb nga pushteti i klerik\u00ebve n\u00eb Evrop\u00ebn mesjetare. Si klerik\u00ebt ashtu edhe \u201cspecialist\u00ebt\u201d e gjejn\u00eb pushtetin tek i nj\u00ebjti burim, tek dija e tyre mbi fenomene n\u00eb t\u00eb cilat populli konsiderohet injorant. Pra demokracia e specialist\u00ebve \u00ebsht\u00eb pushtet shporr\u00ebs me p\u00ebrmasa akoma m\u00eb negative sesa pushteti i klerit (se klerik\u00ebt fundja fundit i pranojn\u00eb njer\u00ebzit si t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebrpara Zotit, kurse specialist\u00ebt e institucioneve elitiste as q\u00eb b\u00ebjn\u00eb supozime t\u00eb tilla).<\/p>\n<p>Meq\u00ebn\u00ebse po m\u00eb jepet rasti k\u00ebtu, do doja gjithashtu t\u2019iu sqaroj k\u00ebtyre profesor\u00ebve se marksizmi dhe diktatura komuniste nuk jan\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb. Diktatura e proletariatit \u00ebsht\u00eb rafinimi i atyre ideve q\u00eb ekzistonin tek komunist\u00ebt francez\u00eb dhe tek Eng\u00eblsi nga Karl Marksi (diktatura e partive komuniste n\u00eb em\u00ebr t\u00eb proletariatit u konceptua nga Lenini) nd\u00ebrsa Marksizmi \u00ebsht\u00eb ideologjia q\u00eb koncepton materializmin si faktor par\u00ebsor n\u00eb lidhjet sociale dhe n\u00eb progresin e historis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Pra komunizmi (marksist-leninist, apo tjet\u00ebrsoj) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb qeverisjeje nd\u00ebra marksizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument analizues q\u00eb p\u00ebrdoret gjer\u00ebsisht n\u00eb politik\u00eb, filozofi, antropologji, histori, art, sociologji, ekonomi, marr\u00ebdh\u00ebnjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, etj. Pra me pak fjal\u00eb, pse dikush vet\u00ebshpallet marksist nuk i ka siguruar vetes bilet\u00ebn e shporrjes nga Shqip\u00ebria, sepse t\u00eb qenurit marksist nuk supozon konflikt me m\u00ebnyr\u00ebn demokratike t\u00eb debatit. Dikush, p\u00ebr shembull, mund t\u00eb vet\u00ebdeklarohet liberal dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb sillet si diktator n\u00eb partin\u00eb e tij, n\u00eb katedr\u00ebn apo pozicionin q\u00eb mban, etj. Nj\u00eb fjal\u00eb goje nuk e ndryshon natyr\u00ebn e nj\u00eb personi vetvetiu. Pik\u00ebrisht, shqiptar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr edukim n\u00eb format e debatit \u2013dhe jo n\u00eb epitetet q\u00eb secili i kushton vetes.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00ebzet vitet e fundit Shqip\u00ebris\u00eb iu shkaktua aq humbje e madhe n\u00eb kapital njer\u00ebzor saq\u00eb nuk besoj t\u2019i jet\u00eb shkaktuar p\u00ebrgjat\u00eb dy luftrave bot\u00ebrore. N\u00ebse historian\u00ebt shqiptar b\u00ebnin bilancin e viktimave t\u00eb shporrjes n\u00eb historin\u00eb e vendit ton\u00eb, jam i sigurt\u00eb se shifra q\u00eb do nxirrnin do e kalonte numrin e viktimave n\u00eb Hiroshim\u00eb. Por n\u00ebse Japonez\u00ebt i dedikojn\u00eb viktimave t\u00eb tyre nj\u00eb monument dhe nj\u00eb dit\u00eb zije komb\u00ebtare, ne Shqiptar\u00ebt nuk e kemi gjetur kuraj\u00ebn ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Viktimat e shporrjes zhduken pa zhurm\u00eb. Ata nuk zhduken brenda dit\u00ebs, ata zhduken n\u00eb nj\u00eb interval t\u00eb gjat\u00eb kohe dhe gjithmon\u00eb n\u00eb heshtje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb punonj\u00ebs civil q\u00eb pezullohet, nj\u00eb familje q\u00eb emigron n\u00eb Amerik\u00eb dhe q\u00eb askush nuk pyeti se \u00e7\u2019u b\u00eb m\u00eb me ta, nj\u00eb profesor q\u00eb jeton me l\u00ebmosha n\u00eb Angli, nj\u00eb azilant n\u00eb Gjermani, dikush q\u00eb u vra n\u00eb Itali, nj\u00eb komshi q\u00eb largohet n\u00eb drejtim t\u00eb paditur, dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb. Shporrja troket port\u00ebn e shqiptar\u00ebve \u00e7do dit\u00eb dhe ata thon\u00eb \u201cmir\u00eb se na vjen, por mos m\u00eb merr mua\u2026 merr dik\u00eb tjet\u00ebr\u201d, \u201cnuk duhet t\u00eb shporrem un\u00eb, por ai ish-komunisti\u2026 ai i ish-persekutuari\u201d, etj. Me t\u00eb till\u00eb qytetar\u00eb dhe intelektual\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebse normale q\u00eb ne shqiptar\u00ebt nuk jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ngrijm\u00eb monumentin e shporrjes n\u00eb \u00e7do qytet dhe fshat shqiptar. Si mund t\u00eb ngrijm\u00eb nj\u00eb monument p\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb me nj\u00ebr\u00ebn apo me tjetr\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb i kemi shporrur vet\u00eb?<\/p>\n<p>Mund\u00ebsia e pajtimit dhe harmonizimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element pothuajse i huaj n\u00eb mentalitetin shqiptar. Megjith\u00ebse vendi \u00ebsht\u00eb hapur shum\u00eb ndaj ideve t\u00eb huaja vitet e fundit, pajtimi nuk b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb to. Urrejtja dhe shporrja eksportohen dhe importohen s\u00ebbashku me Shqiptar\u00ebt. Gradat akademike dhe \u00e7mimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk i pengojn\u00eb politikan\u00ebt dhe inteleketual\u00ebt shqiptar nga riprodhimi i shporrjes, duke l\u00ebn\u00eb nj\u00eb shembull t\u00eb keq tek populli i thjesht\u00eb dhe duke e mbajtur plag\u00ebn e tranzicionit gjithmon\u00eb t\u00eb hapur.<\/p>\n<p>Pa\u00e7ka asaj q\u00eb thuhet, r\u00ebnia e bllokut komunist n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore nuk pati t\u00eb nj\u00ebjtat efekte p\u00ebr \u00e7do shtet. Shtete si \u00c7ekia, Polonia, dhe Hungaria mund\u00ebn ta kalojn\u00eb tranzicionin m\u00eb shpejt\u00eb dhe m\u00eb leht\u00eb. Ato mund\u00ebn t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e BE, nd\u00ebrsa Sllovakia arriti t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare edhe e Zon\u00ebs s\u00eb Euros. Komunizmi n\u00eb k\u00ebto shtete ka q\u00ebn\u00eb, sigurisht, m\u00eb pak i eg\u00ebr sesa n\u00eb Shqip\u00ebri. Por ia vlen t\u00eb p\u00ebrmendet se n\u00eb disa prej k\u00ebtyre shteteve partit\u00eb komuniste u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e asaj \u00e7ka do shikohej si tradh\u00ebti komb\u00ebtare kur ato u b\u00ebn\u00eb vegla t\u00eb okupator\u00ebve sovietik q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuan udh\u00ebheq\u00ebsit modest me puthador\u00eb t\u00eb Mosk\u00ebs gjat\u00eb viteve 1950 dhe 1960.<\/p>\n<p>Pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit n\u00eb k\u00ebto shtete, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ndodh\u00ebn gjuetira makartiane ndaj komunist\u00ebve por ata, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e qeverive t\u00eb reja dhe vazhduan t\u00eb zbresin n\u00eb votime si gjith\u00eb partit\u00eb e tjera. Kurse Shqip\u00ebria ndoqi rrug\u00ebn e Rumanis\u00eb, Rusis\u00eb dhe republikave t\u00eb Kaukazit n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Rind\u00ebrtimi u z\u00ebvend\u00ebsua me shporrjen, tranzicioni me hakmarrjen, dialogu me arrestimet, pajtimi me goditjen pas shpine, dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb. Leksionet e konsensusit nga shtetet e qytetruara nuk kan\u00eb prekur akoma katedrat shqiptare dhe askush nuk ndjehet i gasth\u00ebm t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb arm\u00ebt dhe t\u00eb shikoj\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Ngado q\u00eb t\u00eb hedh\u00ebsh syt\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e qytetruar ka pasur luftra civile dhe divizione t\u00eb thella ideologjike, me p\u00ebrmasa shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sesa n\u00eb Shqip\u00ebri. Shtetet e Bashkuara, p\u00ebr shembull, pat\u00ebn nj\u00eb luft\u00eb civile gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs humb\u00ebn jet\u00ebn mbi nj\u00eb milion njer\u00ebz. Por gjenerali i kryengrit\u00ebsve jugor, Robert Lee, as u pushkatua dhe as u burgos. Ai vazhdoi jet\u00ebn e tij, k\u00ebsaj radhe si dekan i nj\u00eb universiteti, duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve leksionet e pajtimit dhe rind\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht shtetet q\u00eb kan\u00eb arritur pajtimin dhe harmonizimin e interesave dhe ideologjive t\u00eb ndryshme midis debatit demokratik jan\u00eb edhe shtetet ku prosperiteti nuk ka mbetur nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e parealizuar. Ka ardhur dita, m\u00eb n\u00eb fund, q\u00eb edhe shqiptar\u00ebt ta z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb gjuh\u00ebn e shporrjes me gjuh\u00ebn e pajtimit \u2013ku l\u00ebshimet e nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb ndaj pal\u00ebs tjet\u00ebr nuk shikohen si humbje, por si fitim reciprok. Vet\u00ebm midis debatit demokratik do munden m\u00eb n\u00eb fund Shqiptar\u00ebt t\u00eb mbyllin plag\u00ebt e vjetra dhe t\u2019iu b\u00ebjn\u00eb ball\u00eb sfidave t\u00eb reja.<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje t\u00eb k\u00ebtij shkrimi do doja t\u2019i prezantoj lexuesit ato premisa q\u00eb do i lejonin nj\u00eb debati politiko-social t\u00eb quhet demokratik dhe t\u00eb sjelli harmonizimin e interesave n\u00eb vend t\u00eb konfliktit. Kushtet e debatit demokratik, p\u00ebr mendimin tim, jan\u00eb:<\/p>\n<p>1. Debati p\u00ebrqendrohet mbi t\u00eb ardhmen dhe jo mbi t\u00eb shkuar\u00ebn. N\u00eb rastin e nj\u00eb kombi t\u00eb shkuar\u00ebn e vendosin historian\u00ebt dhe jo politikan\u00ebt apo qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb, kurse n\u00eb rastin e individ\u00ebve e shkuara vendoset nga organet gjyq\u00ebsore (n\u00ebse ato e ndjejn\u00eb t\u00eb nevojshme t\u00eb b\u00ebjn\u00eb di\u00e7a t\u00eb till\u00eb).<\/p>\n<p>2. Askush nuk p\u00ebrjashtohet nga debati.<\/p>\n<p>3. Askush prej pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb debat nuk k\u00ebrc\u00ebnohet.<\/p>\n<p>4. N\u00eb debat nuk p\u00ebr\u00e7mohet askush.<\/p>\n<p>5. Askush nuk nd\u00ebshkohet p\u00ebr q\u00ebndrimin q\u00eb mban gjat\u00eb debatit (nuk mundet, p\u00ebr shembull, dikush t\u00eb humbi postin e tij n\u00eb administrat\u00eb vet\u00ebm sepse mb\u00ebshtet nj\u00eb ngjyr\u00eb t\u00eb caktuar politike).<\/p>\n<p>6. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit e debatit e kuptojn\u00eb plot\u00ebsisht se ata jan\u00eb subjekte morale dhe se publiku p\u00ebr t\u00eb cilin debati b\u00ebhet \u00ebsht\u00eb subjekt moral gjithashtu. Pra rezultati i debatit \u00ebsht\u00eb i pavlfsh\u00ebm n\u00ebse c\u00ebnon lirin\u00eb e personit, demokracin\u00eb, nevojat jetike t\u00eb qytetar\u00ebve dhe te brezave q\u00eb do vijn\u00eb, etj.<\/p>\n<p>7. Ekziston transparenc\u00eb e plot\u00eb e jet\u00ebs politike. Vendimet qeveritare, traktatet e firmosura me partner\u00ebt, veprimtarit\u00eb e \u00e7do institucioni publik, aktivitetet partiake, etj., jan\u00eb t\u00eb regjistruara. T\u00eb dh\u00ebnat regjistrohen n\u00eb nj\u00eb Shqipe standarde q\u00eb qytetari e ka t\u00eb leht\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb, nd\u00ebrsa burokracia n\u00eb gjetjen e informacionit minimalizohet.<\/p>\n<p>8. Keqinformimi i publikut, fshehja e informacionit, mashtrimi i pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb debat si edhe shkelja e rregullave t\u00eb debatit nd\u00ebshkohen me ligj.<\/p>\n<p>9. Askush nuk g\u00ebzon imunitet ndaj ligjit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Erjus Mezini Para 61 vitesh patrioti Faik Konica do shkruante artikullin e famsh\u00ebm \u201cIu rr\u00ebfej Grek\u00ebt\u201d. Faktikisht, viti 1940 ishte vit shum\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm q\u00eb nj\u00eb shqiptar \u00e7am t\u2019i dedikonte nj\u00eb artikull Athin\u00ebs dhe grek\u00ebve. Por meq\u00ebn\u00ebse un\u00eb kam lindur pothuajse nj\u00ebqind e dhjet\u00eb vjet mbas Konic\u00ebs (n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jo n\u00eb Perandorin\u00eb multietnike Osmane) [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-610","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ju rr\u00ebfej Shqiptar\u00ebt\u2026 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ju-rrefej-shqiptaret\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ju rr\u00ebfej Shqiptar\u00ebt\u2026 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Erjus Mezini Para 61 vitesh patrioti Faik Konica do shkruante artikullin e famsh\u00ebm \u201cIu rr\u00ebfej Grek\u00ebt\u201d. Faktikisht, viti 1940 ishte vit shum\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm q\u00eb nj\u00eb shqiptar \u00e7am t\u2019i dedikonte nj\u00eb artikull Athin\u00ebs dhe grek\u00ebve. Por meq\u00ebn\u00ebse un\u00eb kam lindur pothuajse nj\u00ebqind e dhjet\u00eb vjet mbas Konic\u00ebs (n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jo n\u00eb Perandorin\u00eb multietnike Osmane) [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ju-rrefej-shqiptaret\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-12-14T22:57:57+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ju-rrefej-shqiptaret\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ju-rrefej-shqiptaret\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Ju rr\u00ebfej Shqiptar\u00ebt\u2026\",\"datePublished\":\"2011-12-14T22:57:57+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ju-rrefej-shqiptaret\\\/\"},\"wordCount\":2218,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ju-rrefej-shqiptaret\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ju-rrefej-shqiptaret\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ju-rrefej-shqiptaret\\\/\",\"name\":\"Ju rr\u00ebfej Shqiptar\u00ebt\u2026 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2011-12-14T22:57:57+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ju-rrefej-shqiptaret\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ju-rrefej-shqiptaret\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ju-rrefej-shqiptaret\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ju rr\u00ebfej Shqiptar\u00ebt\u2026\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ju rr\u00ebfej Shqiptar\u00ebt\u2026 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ju-rrefej-shqiptaret\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ju rr\u00ebfej Shqiptar\u00ebt\u2026 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Erjus Mezini Para 61 vitesh patrioti Faik Konica do shkruante artikullin e famsh\u00ebm \u201cIu rr\u00ebfej Grek\u00ebt\u201d. Faktikisht, viti 1940 ishte vit shum\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm q\u00eb nj\u00eb shqiptar \u00e7am t\u2019i dedikonte nj\u00eb artikull Athin\u00ebs dhe grek\u00ebve. Por meq\u00ebn\u00ebse un\u00eb kam lindur pothuajse nj\u00ebqind e dhjet\u00eb vjet mbas Konic\u00ebs (n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jo n\u00eb Perandorin\u00eb multietnike Osmane) [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ju-rrefej-shqiptaret\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-12-14T22:57:57+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ju-rrefej-shqiptaret\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ju-rrefej-shqiptaret\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Ju rr\u00ebfej Shqiptar\u00ebt\u2026","datePublished":"2011-12-14T22:57:57+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ju-rrefej-shqiptaret\/"},"wordCount":2218,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ju-rrefej-shqiptaret\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ju-rrefej-shqiptaret\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ju-rrefej-shqiptaret\/","name":"Ju rr\u00ebfej Shqiptar\u00ebt\u2026 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2011-12-14T22:57:57+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ju-rrefej-shqiptaret\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ju-rrefej-shqiptaret\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ju-rrefej-shqiptaret\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ju rr\u00ebfej Shqiptar\u00ebt\u2026"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/610","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=610"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/610\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=610"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=610"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=610"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}