{"id":6066,"date":"2011-01-31T23:45:50","date_gmt":"2011-01-31T22:45:50","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=6066"},"modified":"2011-01-31T23:45:50","modified_gmt":"2011-01-31T22:45:50","slug":"deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\/","title":{"rendered":"Deklarata e nxituar e nj\u00eb diplomati t\u00eb lart\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-medium wp-image-6067\" title=\"mubarak_piramide\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/mubarak_piramide-300x206.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"206\" \/><br \/>\n<strong>Fatmir To\u00e7i<\/strong>, <em>31.01.2011<\/em><\/p>\n<p><strong>Q\u00eb t\u00eb mos keqkuptohet shkrimi im<\/strong><\/p>\n<p>Dje, n\u00eb gazet\u00ebn Shekulli \u00ebsht\u00eb botuar edhe nj\u00eb shkrim imi n\u00eb lidhje me ngjarjet e fundit para dhe pas protest\u00ebs s\u00eb 21 janarit n\u00eb Bulevardin &#8220;D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit&#8221;, ku, p\u00ebr shkak t\u00eb dhun\u00ebs shtet\u00ebrore humb\u00ebn jet\u00ebn 3 shqiptar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm e t\u00eb paarmatosur, si dhe disa dhjet\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb u plagos\u00ebn me arm\u00eb zjarri. Shkrimi im me titull &#8220;Deklarata e nxituar e nj\u00eb diplomati t\u00eb lart\u00eb&#8221; ka ngjallur interes dhe reagimin e shum\u00eb lexuesve, pjesa d\u00ebrrmuese e t\u00eb cil\u00ebve e ka kuptuar drejt iden\u00eb e shkrimit p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb shesh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb demaskuar nj\u00eb regjim q\u00eb po i r\u00ebndon \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke e futur vendin n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb e t\u00eb gjithanshme.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb reagimet e shumta t\u00eb lexuesve t\u00eb k\u00ebtij artikulli dua t\u00eb theksoj e siguroj p\u00ebr vler\u00ebsimin maksimal t\u00eb misionit t\u00eb SHBA-ve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb saj n\u00eb Shqip\u00ebri. Personalisht e kam vler\u00ebsuar dhe e \u00e7moj lart rolin e SHBA-s\u00eb dhe kontributin e paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm q\u00eb ata kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr demokratizimin, zhvillimin e sigurin\u00eb e vendit ton\u00eb, vendeve t\u00eb tjera n\u00eb Rajon, ve\u00e7an\u00ebrisht Kosov\u00ebs, gj\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb dhe vler\u00ebsim dhe ndjesi e gjith\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<\/p>\n<p>Demonstrata e 21 janarit n\u00eb bulevardin &#8220;D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit&#8221; dhe ngjarjet q\u00eb rrodh\u00ebn pas saj jan\u00eb kryetema e bisedave dhe debateve midis shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb jan\u00eb, por edhe pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e axhend\u00ebs s\u00eb institucioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cil\u00ebt duksh\u00ebm t\u00eb shqet\u00ebsuar jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb zgjidhur kriz\u00ebn. Nuk kam nd\u00ebr mend q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre radh\u00ebve t\u00eb b\u00ebj analiz\u00ebn e asaj q\u00eb ndodhi dhe bilancin e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb pasoi.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e nj\u00eb force politike n\u00eb k\u00ebt\u00eb rreshtim kam qen\u00eb dhe jam i bindur n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e kauz\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs, q\u00eb lufton me t\u00eb gjitha mjetet paq\u00ebsore e brenda kuadrit kushtetues p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit e gjysm\u00eb, p\u00ebr transparenc\u00ebn e leximit t\u00eb vullnetit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme n\u00eb qershor 2009, p\u00ebr t\u00eb evidentuar korrupsionin e thell\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb qeverisjen e vendit tim, p\u00ebr t\u00eb evidentuar grabitjen fare hapur q\u00eb po i b\u00ebhet pasurive komb\u00ebtare, p\u00ebr t\u00eb evidentuar dhunimin e t\u00eb drejtave dhe lirive m\u00eb elementare t\u00eb njer\u00ebzve, p\u00ebr t\u00eb evidentuar rritjen e skajshme t\u00eb varf\u00ebris\u00eb deri n\u00eb kufijt\u00eb e mbijetes\u00ebs, t\u00eb veshura k\u00ebto me propagand\u00eb e demagogji t\u00eb pashembullt t\u00eb nj\u00eb njeriu konfliktual q\u00eb i ka hipur p\u00ebr s\u00eb prapthi politik\u00ebs shqiptare p\u00ebr dy dekada.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-6079\" title=\"Alexander Arvizu\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/alexander_arvizu.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"214\" \/><\/p>\n<p>Por edhe k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb hidhura, q\u00eb, tashm\u00eb, dihen e shihen nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, nuk jan\u00eb q\u00ebllimi par\u00ebsor i k\u00ebtyre radh\u00ebve, edhe pse p\u00ebrvoja djall\u00ebzore politike e Berish\u00ebs po b\u00ebn t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb gjitha strukturat shtet\u00ebrore, p\u00ebrfshi edhe p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb e zyrat diplomatike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, q\u00eb ta largoj\u00eb v\u00ebmendjen e shqiptar\u00ebve, mediave, institucioneve shqiptare t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb atyre nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb angazhuara, nga shkaqet e v\u00ebrteta q\u00eb e kan\u00eb futur vendin n\u00eb kriz\u00eb dhe q\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit e gjysm\u00eb dhe i kan\u00eb nxjerr\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb protestuar, paq\u00ebsisht, por t\u00eb vendosur.<\/p>\n<p>Nuk kam p\u00ebr q\u00ebllim as t\u00eb b\u00ebhem pjes\u00eb e debatit e t\u00eb bind t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr provokimin e pashembullt e diletant q\u00eb shteti, n\u00ebp\u00ebrmjet organeve t\u00eb rendit dhe Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs, t\u00eb cilat i p\u00ebrdor e i shp\u00ebrdor z. Berisha sa her\u00eb q\u00eb i nevojiten, u b\u00ebri njer\u00ebzve q\u00eb sapo kishin nisur t\u00eb protestonin paq\u00ebsisht, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb demonstrate t\u00eb paralajm\u00ebruar dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishte b\u00ebr\u00eb njoftimi zyrtar i nevojsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Puna titanike e mediave shqiptare, por edhe e qindra e mij\u00ebra kamerave vetjake t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb demonstrat\u00eb, d\u00ebshmit\u00eb e \u00e7do pjes\u00ebmarr\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim e kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb shesh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn tragjike se shteti vrau me arm\u00eb luftarake tre civil\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm, plagosi dhe l\u00ebndoi dhjet\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb, dhunoi dhe ndaloi k\u00ebdo q\u00eb gjeti n\u00eb rrug\u00eb pas k\u00ebsaj, dhunoi e shkat\u00ebrroi mjedise e objekte n\u00eb pron\u00ebsi private.<\/p>\n<p>Dhe jo vet\u00ebm kaq, por b\u00ebri t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet demagogjike p\u00ebr t&#8217;ia faturuar vrasjet opozit\u00ebs dhe, kur nuk ia doli, mori n\u00ebn mbrojtje vras\u00ebsit edhe duke i shp\u00ebrblyer, sulmoi Prokurorin\u00eb, SHIK-un dhe Presidentin e Republik\u00ebs q\u00eb nuk u b\u00ebn\u00eb pal\u00eb me t\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnoi opozit\u00ebn dhe shefin e saj me arrest e, madje, me vdekje, insinuoi p\u00ebr grusht shteti nga njer\u00ebz q\u00eb mbanin \u00e7adra n\u00eb vend t\u00eb arm\u00ebve etj., duke e futur kryeqytetin n\u00eb nj\u00eb terror t\u00eb tipit fashist t\u00eb papar\u00eb q\u00eb nga shtatori i vitit 1998, ku n\u00eb grushtin e shtetit t\u00eb organizuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Berisha ishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi kryesor dhe i vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebri t\u00eb marr\u00eb pen\u00ebn e t\u00eb shkruaj, t\u00eb shprehem n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre p\u00ebr t\u00eb ve\u00e7antat e asaj q\u00eb po ndodh sot n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej prononcimeve t\u00eb z. Arvizu, ambasador i SHBA-ve n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr q\u00ebndrimin burr\u00ebror t\u00eb kryeministrit Berisha.<\/p>\n<p>Dhe a e dini p\u00ebrse? Sepse me k\u00ebrkes\u00ebn e Tij, ai u t\u00ebrhoq nga protesta e dit\u00ebs s\u00eb shtun\u00eb (nj\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb ishte th\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb dit\u00ebn e m\u00ebrkur\u00eb (!)), edhe p\u00ebr shkak t\u00eb motit t\u00eb ftoht\u00eb e me shi, q\u00eb ai, Berisha, e kishte par\u00eb n\u00eb internet n\u00eb Ipod-in e tij (!).<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, z. Arvizu \u00ebsht\u00eb i sapoardhur n\u00eb Shqip\u00ebri dhe, padyshim, nuk ka pasur koh\u00eb t\u00eb njihet me historin\u00eb e k\u00ebtij vendi, nuk ka pasur koh\u00eb as t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb sa duhet p\u00ebr historin\u00eb politike 20-vje\u00e7are shqiptare, t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr Berish\u00ebn, Nanon, Met\u00ebn, Ram\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebt. Nuk ka pasur koh\u00ebn e mjaftueshme t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr shprehjet, fjal\u00ebt e urta dhe kuptimet e tyre n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Z. Arvizu, n\u00eb vendin ton\u00eb nuk i thuhet burr\u00eb nj\u00eb njeriu q\u00eb nuk e mban fjal\u00ebn, apo, si\u00e7 e thot\u00eb populli, q\u00eb e dredh dhe kthen flet\u00ebn nga t\u00eb fryj\u00eb era.<\/p>\n<p>Te ne nuk i thuhet burr\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb akuzuar p\u00ebr vrasje, apo t\u00eb akuzuar se ka urdh\u00ebruar q\u00eb t\u00eb vras\u00eb. Aq m\u00eb tep\u00ebr nuk i thuhet &#8220;burr\u00eb shteti&#8221;. Nj\u00eb njeriu t\u00eb akuzuar p\u00ebr vrasje, apo q\u00eb akuzohet se ka urdh\u00ebruar t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb vras\u00eb, ne n\u00eb shqip i themi vras\u00ebs, apo m\u00eb ashp\u00ebr akoma e quajm\u00eb kriminel dhe p\u00ebr t\u00eb ka ligje se si duhet trajtuar. M\u00eb par\u00eb vepronte Kanuni e zakoni, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb gjykimi popullor i kthyer n\u00eb institucion. Sot, si n\u00eb t\u00eb gjitha shoq\u00ebrit\u00eb e qytet\u00ebruara, vepron e duhet t\u00eb veproj\u00eb ligji.<\/p>\n<p>Nj\u00eb diplomat i lart\u00eb, mik i shqiptar\u00ebve dhe q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb vend mik, e ka quajtur &#8220;burr\u00eb shteti&#8221; nj\u00eb njeri q\u00eb mbron vras\u00ebsit e njer\u00ebzve t\u00eb pafajsh\u00ebm, dhe jo vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre dy dekadave. Do t\u00eb mjaftonin ngjarjet e viteve &#8217;96 &#8211; &#8217;97, grushti i shtetit m\u00eb 1998, dhe para pak koh\u00ebsh tragjedia e G\u00ebrdecit p\u00ebr ta \u00e7uar para drejt\u00ebsis\u00eb k\u00ebt\u00eb njeri q\u00eb nuk ndalet p\u00ebrpara \u00e7do mjeti n\u00eb interes t\u00eb mbajtjes s\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb quajtur burr\u00eb shteti nj\u00eb njeri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb till\u00eb njer\u00ebz ne n\u00eb shqip i quajm\u00eb burracak\u00eb. Dhe dallimi kuptimor midis fjal\u00ebs &#8220;burr\u00eb&#8221; dhe &#8220;burracak&#8221;, edhe pse kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rr\u00ebnj\u00eb, e p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb huaj duket sikur ngjajn\u00eb, \u00ebsht\u00eb aq i p\u00ebraf\u00ebrt sa jan\u00eb t\u00eb ngjashme dita me nat\u00ebn.<\/p>\n<p>Ne nuk i themi burr\u00eb nj\u00eb njeriu q\u00eb vjedh, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb kryeministri i vendit me vjedhjet e vullnetit t\u00eb popullit n\u00eb zgjedhjet e fundit; ne nuk i themi burr\u00eb nj\u00eb njeriu q\u00eb ka frik\u00eb, si\u00e7 po b\u00ebn Berisha me pengimin me \u00e7do mjet t\u00eb transparenc\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve; ne nuk i themi burr\u00eb nj\u00eb njeriu q\u00eb b\u00ebn pehlivanin n\u00eb politik\u00eb, si\u00e7 b\u00ebn Berisha kur ndryshon \u00e7do dit\u00eb, apo \u00e7do or\u00eb q\u00ebndrimet e tij politike, ndaj opozit\u00ebs, por edhe partner\u00ebve tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb; ne nuk i themi burr\u00eb, e aq m\u00eb pak burr\u00eb shteti, nj\u00eb njeriu q\u00eb shfaqet i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, politikisht e mend\u00ebrisht n\u00eb politik\u00ebn shqiptare; ne nuk mund t&#8217;i themi burr\u00eb shteti, madje as burr\u00eb, por grua e lig\u00eb, nj\u00eb njeriu q\u00eb shfaqet n\u00eb Parlamentin shqiptar apo tribunat e tjera zyrtare si nj\u00eb goj\u00ebshthurur ordiner duke p\u00ebrgojuar \u00e7do njeri dhe familjet e tyre. Ne nuk i themi burr\u00eb, e aq m\u00eb pak burr\u00eb shteti, nj\u00eb njeriu q\u00eb ka marr\u00eb n\u00ebn mbrojtje shtetar\u00ebt hajdut\u00eb dhe vras\u00ebsit me pages\u00eb vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos prishet rendi i goglave t\u00eb qeveris\u00eb, mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb ngritur pushteti i tij.<\/p>\n<p>K\u00ebtu te ne ka do vite q\u00eb askush nuk do t&#8217;u shkoj\u00eb ndesh nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, aq m\u00eb tep\u00ebr SHBA-ve. Dhe aq m\u00eb tep\u00ebr kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr politikan\u00ebt, q\u00eb nuk duan ta njollosin biografin\u00eb se &#8220;rrezikojn\u00eb&#8221; karrier\u00ebn e tyre nga &#8220;zem\u00ebrimi&#8221; i Amerik\u00ebs. Padyshim, nuk mendoj se edhe kjo m\u00ebnyr\u00eb komportimi n\u00eb politik\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me burr\u00ebrin\u00eb. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vendin kampion t\u00eb demokracis\u00eb dhe fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb me konformizmin e t\u00eb b\u00ebrit politik\u00eb n\u00eb vendin tim t\u00eb vog\u00ebl, ku vazhdimisht zgjidhjen e problemeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha komb\u00ebtare, rrug\u00ebn politike q\u00eb duhet t\u00eb ndjekin lider\u00ebt e saj p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb &#8220;n\u00eb rregull&#8221; dhe t\u00eb sigurt\u00eb n\u00eb krekosjen e tyre para nj\u00eb populli t\u00eb varf\u00ebr dhe opozit\u00ebs s\u00eb shtypur e kan\u00eb lidhur vazhdimisht me humorin e m\u00eb t\u00eb fort\u00ebve n\u00eb politik\u00ebn bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Historia e 20 vjet\u00ebve t\u00eb fundit e politik\u00ebs s\u00eb re shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se akrobacia e sh\u00ebmtuar e lider\u00ebve t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb mbajtur syt\u00eb dhe vesh\u00ebt hapur dhe gjithmon\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb lexuar si duhet mesazhet q\u00eb vinin nga jasht\u00eb, edhe pse n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e her\u00ebve k\u00ebto mesazhe kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb palexueshme, t\u00eb pakuptueshme e t\u00eb padeshifrueshme, q\u00eb kritikonin t\u00eb dyja pal\u00ebt dhe u jepnin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebve, duke u dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebve q\u00eb t\u00eb citonin dhe p\u00ebrdornin n\u00eb luft\u00ebn e tyre p\u00ebr pushtet ato pjes\u00eb q\u00eb u shkonin pas shtatit.<\/p>\n<p>E meq\u00eb jemi te fjal\u00ebt e urta, ka nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb shqip q\u00eb thuhet &#8220;as mish, as peshk&#8221;, pra, nj\u00eb gjell\u00eb pa shije q\u00eb nuk hahet. Po le t\u00eb kthehemi edhe nj\u00eb her\u00eb te fjala q\u00eb l\u00ebshua para pak dit\u00ebsh, kur kryeministri i vendit tim dikujt, q\u00eb me siguri nuk e njeh sa i si duhet, i \u00ebsht\u00eb dukur me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb si burr\u00eb shteti.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e situat\u00eb kur nj\u00eb vler\u00ebsim i till\u00eb ka treguar fare hapur nj\u00eb anim t\u00eb tepruar n\u00eb vler\u00ebsimin midis pal\u00ebve. Midis pal\u00ebs q\u00eb provokoi, vrau dhe shtypi me dhun\u00eb nj\u00eb popull t\u00eb pak\u00ebnaqur deri n\u00eb kufijt\u00eb e zem\u00ebrimit, dhe pal\u00ebs q\u00eb protestonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb civile p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb liri e demokraci n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, kund\u00ebr korrupsionit q\u00eb i ka z\u00ebn\u00eb frym\u00ebn vendit dhe p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkoj ndjes\u00eb n\u00ebse shprehja ime duket e ashp\u00ebr, por nuk ka qen\u00eb aspak prej diplomati, aq m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb paansh\u00ebm, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb ngat\u00ebrrohet burri me burracakun, burri i shtetit me vras\u00ebsin apo p\u00ebrgjegj\u00ebsin p\u00ebr humbjen e jet\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00eb deklarat\u00eb si kjo, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb dhe situat\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb ndezur, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb qet\u00ebsoj\u00eb do t&#8217;i zem\u00ebroj\u00eb m\u00eb shum\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb zgjedhur rrug\u00ebn e protest\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shprehur q\u00ebndrimin e tyre ndaj qeverisjes aktuale, do t\u00eb ndikonte negativisht n\u00eb agravimin e situat\u00ebs, madje m\u00eb shum\u00eb se lajthitja e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbledhur qeveritar\u00ebt e buxhetor\u00ebt n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb ndaj protest\u00ebs, pa kuptuar kund\u00ebr kujt dhe p\u00ebrse!<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr t&#8217;i shkuar deri n\u00eb fund konceptit t\u00eb burr\u00ebris\u00eb dhe &#8220;burrit t\u00eb shtetit&#8221; n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Manifestimi-homazh i dat\u00ebs 28 janar, i organizuar e drejtuar nga opozita shqiptare, p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb homazhet e duhura dhe t\u00eb merituara tre qytetar\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm q\u00eb i vrau shteti dhe veglat e tij ishte nj\u00eb shenj\u00eb burr\u00ebrie, ishte nj\u00eb shenj\u00eb e respektimit t\u00eb t\u00eb vdekurve, nj\u00eb zakon i lasht\u00eb n\u00eb vendin tim, por besoj edhe n\u00eb vendet e tjera.<\/p>\n<p>Ata njer\u00ebz u vran\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, publikisht, ndaj dhe meritojn\u00eb nderimin, respektimin e zakonit dhe respektin e t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve po publikisht. Nd\u00ebrsa paburr\u00ebri apo burracak\u00ebri \u00ebsht\u00eb ajo n\u00eb batakun e t\u00eb cilit ka r\u00ebn\u00eb Berisha: nuk ka pasur kuraj\u00eb t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb ngush\u00ebllimi p\u00ebr t\u00eb vdekurit, madje \u00ebsht\u00eb shprehur se pak ishin, mund t\u00eb ishin edhe 300; ka dal\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsve t\u00eb masakr\u00ebs s\u00eb dat\u00ebs 21 janar, duke e kthyer edhe godin\u00ebn e kryeministris\u00eb n\u00eb kull\u00eb ngujimi; ka nxjerr\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrblej\u00eb ata q\u00eb ushtruan dhun\u00eb ndaj nj\u00eb populli t\u00eb paarmatosur, ku midis tyre jan\u00eb edhe vras\u00ebsit, n\u00eb vend q\u00eb t&#8217;i hap\u00eb rrug\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb m\u00eb t\u00eb; sulmon institucionet e shtetit q\u00eb nuk b\u00ebhen pal\u00eb e krimit, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr n\u00ebnshtrimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb tyre; krijon alibira institucionale, duke posht\u00ebruar gjysm\u00ebparlamentin ta duartrokas\u00eb e t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb pun\u00eb komisione hetimore, p\u00ebr t\u00eb hetuar \u00e7do gj\u00eb p\u00ebrve\u00e7se vras\u00ebsit; vazhdon me fjalorin e tij t\u00eb shthurur t\u00eb ndot\u00eb mjedisin shoq\u00ebror shqiptar, duke u shfaqur si faktori par\u00ebsor p\u00ebr irritimin e njer\u00ebzve, duke u pozicionuar si nj\u00eb provokator ordiner me pasoj\u00eb destabilizimin e vendit.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr ta dalluar burrin, burrin e shtetit dhe burracakun, t\u00eb nderuar miq e partner\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, mjafton t\u00eb v\u00ebreni shfaqjet, prononcimet publike dhe mediatike, q\u00ebndrimet dhe veprimet, mb\u00ebshtetjen q\u00eb ka n\u00eb popull t\u00eb atij q\u00eb u quajt &#8220;burr\u00eb shteti&#8221; vet\u00ebm, sepse nuk ka shtyll\u00eb kurrizore dhe liderit t\u00eb opozit\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb b\u00ebnte adetin ndaj t\u00eb vrar\u00ebve nga dhuna e shtetit diktatur\u00eb dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb protesta e k\u00ebrkon zgjidhje t\u00eb situat\u00ebs me mjete ligjore n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb drejt\u00ebsia dhe demokracia jan\u00eb m\u00eb n\u00eb rrezik se kurr\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatmir To\u00e7i, 31.01.2011 Q\u00eb t\u00eb mos keqkuptohet shkrimi im Dje, n\u00eb gazet\u00ebn Shekulli \u00ebsht\u00eb botuar edhe nj\u00eb shkrim imi n\u00eb lidhje me ngjarjet e fundit para dhe pas protest\u00ebs s\u00eb 21 janarit n\u00eb Bulevardin &#8220;D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit&#8221;, ku, p\u00ebr shkak t\u00eb dhun\u00ebs shtet\u00ebrore humb\u00ebn jet\u00ebn 3 shqiptar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm e t\u00eb paarmatosur, si dhe disa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-6066","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Deklarata e nxituar e nj\u00eb diplomati t\u00eb lart\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Deklarata e nxituar e nj\u00eb diplomati t\u00eb lart\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Fatmir To\u00e7i, 31.01.2011 Q\u00eb t\u00eb mos keqkuptohet shkrimi im Dje, n\u00eb gazet\u00ebn Shekulli \u00ebsht\u00eb botuar edhe nj\u00eb shkrim imi n\u00eb lidhje me ngjarjet e fundit para dhe pas protest\u00ebs s\u00eb 21 janarit n\u00eb Bulevardin &#8220;D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit&#8221;, ku, p\u00ebr shkak t\u00eb dhun\u00ebs shtet\u00ebrore humb\u00ebn jet\u00ebn 3 shqiptar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm e t\u00eb paarmatosur, si dhe disa [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-01-31T22:45:50+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/mubarak_piramide-300x206.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Deklarata e nxituar e nj\u00eb diplomati t\u00eb lart\u00eb\",\"datePublished\":\"2011-01-31T22:45:50+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\\\/\"},\"wordCount\":2640,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/mubarak_piramide-300x206.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\\\/\",\"name\":\"Deklarata e nxituar e nj\u00eb diplomati t\u00eb lart\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/mubarak_piramide-300x206.jpg\",\"datePublished\":\"2011-01-31T22:45:50+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/mubarak_piramide-300x206.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/mubarak_piramide-300x206.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Deklarata e nxituar e nj\u00eb diplomati t\u00eb lart\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Deklarata e nxituar e nj\u00eb diplomati t\u00eb lart\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Deklarata e nxituar e nj\u00eb diplomati t\u00eb lart\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Fatmir To\u00e7i, 31.01.2011 Q\u00eb t\u00eb mos keqkuptohet shkrimi im Dje, n\u00eb gazet\u00ebn Shekulli \u00ebsht\u00eb botuar edhe nj\u00eb shkrim imi n\u00eb lidhje me ngjarjet e fundit para dhe pas protest\u00ebs s\u00eb 21 janarit n\u00eb Bulevardin &#8220;D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit&#8221;, ku, p\u00ebr shkak t\u00eb dhun\u00ebs shtet\u00ebrore humb\u00ebn jet\u00ebn 3 shqiptar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm e t\u00eb paarmatosur, si dhe disa [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-01-31T22:45:50+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/mubarak_piramide-300x206.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Deklarata e nxituar e nj\u00eb diplomati t\u00eb lart\u00eb","datePublished":"2011-01-31T22:45:50+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\/"},"wordCount":2640,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/mubarak_piramide-300x206.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\/","name":"Deklarata e nxituar e nj\u00eb diplomati t\u00eb lart\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/mubarak_piramide-300x206.jpg","datePublished":"2011-01-31T22:45:50+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/mubarak_piramide-300x206.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/mubarak_piramide-300x206.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deklarata-e-nxituar-e-nje-diplomati-te-larte\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Deklarata e nxituar e nj\u00eb diplomati t\u00eb lart\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6066","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6066"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6066\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6066"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6066"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6066"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}