{"id":6026,"date":"2011-01-30T07:20:17","date_gmt":"2011-01-30T06:20:17","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=6026"},"modified":"2011-01-30T07:20:17","modified_gmt":"2011-01-30T06:20:17","slug":"shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\/","title":{"rendered":"Shpresat e Berish\u00ebs p\u00ebr pushtet pas vrasjes s\u00eb Azem Hajdarit"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-medium wp-image-6027\" title=\"berisha_pd_shtator_98\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/berisha_pd_shtator_98-300x222.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"222\" \/><br \/>\n<strong>James Pettifer <\/strong>&amp; <strong>Miranda Vickers<\/strong>, <em>28.01.2011<\/em><\/p>\n<p>Sali Berisha e shfryt\u00ebzoi n\u00eb maksimum vrasjen e Azem Hajdarit n\u00eb 12 shtator 1998, p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb pushtetin n\u00eb 14 shtator 1998. James Pettifer dhe Miranda Vickers, n\u00eb librin &#8220;\u00c7\u00ebshtja Shqiptare&#8221;, pak vite m\u00eb par\u00eb shkruanin se mitingjet e PD-s\u00eb vazhdonin ritualin e tyre t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej t\u00eb Tiran\u00ebs, me Berish\u00ebn q\u00eb ul\u00ebrinte n\u00eb nj\u00eb mikrofon duke p\u00ebrmendur pambarimisht emrin e t\u00eb ndjerit Hajdari, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb ngritur sadopak entuziazmin midis turmave q\u00eb ai i paguante p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb dhe q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin pjes\u00ebn kryesore t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Shfryt\u00ebzimi i vrasjes s\u00eb Hajdarit nga ana e tij ishte tej mase i pasinqert\u00eb. Sipas autor\u00ebve t\u00eb librit, vrasja e Hajdarit i kishte krijuar Berish\u00ebs shansin t\u00eb vihej n\u00eb l\u00ebvizje, ajo q\u00eb ai kishte shpresuar t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb kryengritje e armatosur popullore q\u00eb do ta katapultonte p\u00ebr t&#8217;u kthyer n\u00eb presidenc\u00eb dhe n\u00eb qeveri. N\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb materialit t\u00eb autor\u00ebve Pettifer dhe Vickers vijn\u00eb ngjarjet pas tentativ\u00ebs s\u00eb d\u00ebshtuar p\u00ebr grusht shteti n\u00eb 14 shtator. Me heqjen e imunitetit t\u00eb Berish\u00ebs nga Parlamenti, nd\u00ebrhyrjen e Trojk\u00ebs q\u00eb pezulloi arrestimin e tij dhe dor\u00ebheqjen e kryeministrit Fatos Nano, veprim q\u00eb zgjidhi nyjen e ng\u00ebr\u00e7it politik.<\/p>\n<p>Kjo trazir\u00eb, e cila e zhyti Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb kriz\u00ebn e dyt\u00eb madhore vet\u00ebm brenda 18 muajve, shkaktoi nj\u00eb alarm t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb qarqet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe t\u00eb BE-s\u00eb l\u00ebshuan nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ku d\u00ebnohej dhuna dhe paralajm\u00ebrohej se ata mund t\u00eb nd\u00ebrprisnin ndihmat ekonomike n\u00ebse binte qeveria. Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Havier Solana, u k\u00ebrkoi t\u00eb gjitha pal\u00ebve t\u00eb kthenin paqen dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb krejt vendin. E interesuar p\u00ebr stabilitetin e Shqip\u00ebris\u00eb, NATO-ja ishte e shqet\u00ebsuar se mos rr\u00ebnimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i ligjit dhe rendit n\u00eb republik\u00ebn politikisht t\u00eb dob\u00ebt mund t\u00eb nxiste dhe p\u00ebrkeq\u00ebsonte konfliktin n\u00eb Kosov\u00eb. Greqia fqinje i frik\u00ebsohej nj\u00eb p\u00ebrhapjeje t\u00eb mundshme t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ndaj dhe postat kufitare greke u vun\u00eb n\u00eb gjendje gatishm\u00ebrie t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dhun\u00ebs mb\u00ebshtet\u00ebsit e Berish\u00ebs iu kishin v\u00ebn\u00eb flak\u00ebn tri bankave greke, p\u00ebrfshi dhe Bank\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Greqis\u00eb.<br \/>\nN\u00eb dit\u00ebt pasardh\u00ebse u pa nj\u00eb p\u00ebrforcim i siguris\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa forcat speciale t\u00eb policis\u00eb t\u00eb veshur n\u00eb t\u00eb zeza ngrit\u00ebn postblloqe p\u00ebr t\u00eb peshkuar ndonj\u00eb makin\u00eb q\u00eb ishte duke udh\u00ebtuar drejt Tiran\u00ebs. M\u00eb 17 shtator Parlamenti nxitoi t\u00eb miratonte nj\u00eb ligj q\u00eb ia kalonte Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme drejtp\u00ebrdrejt var\u00ebsin\u00eb e policis\u00eb ushtarake dhe komando nga var\u00ebsia prej ushtris\u00eb. Ky ligj i dha mund\u00ebsi qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur rendin pa ndihm\u00ebn e ushtris\u00eb. Pavar\u00ebsisht nga k\u00ebto l\u00ebvizje, qeveria mbetej e pasigurt dhe e nervozuar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fituar mb\u00ebshtetjen e uniformave blu, kryeministri i vetmuar Nano nxitoi t\u00eb dyfishonte rrogat e polic\u00ebve. Nanoja, pasi u kthye nga udh\u00ebtimi i tij n\u00eb panik n\u00eb Maqedoni, faj\u00ebsoi p\u00ebr dhun\u00ebn bandat e Berish\u00ebs, duke e quajtur at\u00eb &#8216;organizatorin kryesor t\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr grushtin e shtetit&#8217;. Por Berisha i shp\u00ebrfilli akuzat ndaj tij duke i quajtur ato &#8216;qesharake&#8217;, nd\u00ebrsa p\u00ebr trazirat tha se ishin &#8216;provokuar&#8217; nga SHIK-u. Ai e quajti Fatos Nanon nj\u00eb &#8216;terrorist leninist&#8217; dhe k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb dor\u00ebheqjen e Nanos dhe krijimin e nj\u00eb &#8216;qeverie teknike&#8217; q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatiste zgjedhjet e reja. N\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim, nja nj\u00ebmij\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs besnik\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs e ndoq\u00ebn at\u00eb n\u00eb protestat e zakonshme n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes talljesh dhe fishk\u00ebllimash t\u00eb qytetar\u00ebve spektator\u00eb, turma e njer\u00ebzve t\u00eb paguar e udh\u00ebhequr nga Berisha th\u00ebrriste n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb provokative rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs &#8216;Vdekje Nanos! Vdekje komunizmit!&#8217;.<br \/>\nVrasja e Hajdarit ishte nj\u00eb ngjarje kulmore n\u00eb polarizimin e politik\u00ebs shqiptare t\u00eb atij viti dhe e nj\u00eb fushate t\u00eb mundimshme t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr t\u00eb minuar qeverin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb bllokuar \u00e7do l\u00ebvizje drejt ndonj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr kushtetut\u00ebn e re. Madje mund t\u00eb thuhet se q\u00eb nga ardhja n\u00eb pushtet e qeveris\u00eb s\u00eb kryesuar nga socialist\u00ebt nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, Partia Demokratike me veprimet e saj e kishte mbajtur peng qeverin\u00eb. Pavar\u00ebsisht thirrjeve t\u00eb Nanos dhe t\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve q\u00eb Partia Demokratike t\u00eb ndihmonte n\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjen e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vendit, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb opozita parlamentare nuk funksiononte.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 organizimit t\u00eb protestave n\u00eb rrug\u00eb, PD-ja kishte bojkotuar thuajse t\u00eb gjitha institucionet parlamentare, duke th\u00ebn\u00eb se qeveria nuk ishte e ligjshme ngaq\u00eb kishte ardhur n\u00eb pushtet nga &#8216;zgjedhje jo legjitime&#8217; e mb\u00ebshtetur nga &#8216;bandit\u00eb mafioz\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga komunist\u00ebt&#8217;. Berish\u00ebs i p\u00eblqente t&#8217;i quante n\u00eb shum\u00eb fjalime Nanon dhe qeverin\u00eb e tij si &#8216;Pashallar\u00eb t\u00eb kuq dhe bllokmen\u00eb&#8217; duke aluduar me ngjitjen e Nanos n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Pun\u00ebs n\u00ebn komand\u00ebn e vij\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb komunist\u00ebve para vitit 1990.<\/p>\n<p>Si rezultat i k\u00ebtyre trazirave dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me shtypjen e tyre, koalicioni i dob\u00ebt i udh\u00ebhequr nga socialist\u00ebt b\u00ebnte n\u00eb vendnum\u00ebro gjith\u00eb nervoziz\u00ebm. Me sulmet e p\u00ebrditshme mbi n\u00ebpun\u00ebsit e qeveris\u00eb, me vrasjet dhe arrestimet e militant\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, vendi ishte mb\u00ebrthyer nga nj\u00eb klim\u00eb frike dhe pasigurie. Shqip\u00ebria edhe nj\u00eb her\u00eb u bllokua nga nj\u00eb gjendje braktisjeje, me nj\u00eb paraliz\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb institucioneve parlamentare dhe me nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb ndjeshme t\u00eb projekteve t\u00eb ndihmave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nd\u00ebrsa t\u00eb huajt e pun\u00ebsuar n\u00eb Shqip\u00ebri nuk pranonin t\u00eb ktheheshin aty p\u00ebrderisa situata t\u00eb normalizohej.<\/p>\n<p>Mitingjet e PD-s\u00eb vazhdonin ritualin e tyre t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej t\u00eb Tiran\u00ebs, me Berish\u00ebn q\u00eb ul\u00ebrinte n\u00eb nj\u00eb mikrofon duke p\u00ebrmendur pambarimisht emrin e t\u00eb ndjerit Hajdari, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb ngritur sadopak entuziazmin midis turmave q\u00eb ai i paguante p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb dhe q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin pjes\u00ebn kryesore t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij. Shfryt\u00ebzimi i vrasjes s\u00eb Hajdarit nga ana e tij ishte tej mase i pasinqert\u00eb.<\/p>\n<p>Vrasja e Hajdarit i kishte krijuar Berish\u00ebs shansin t\u00eb vihej n\u00eb l\u00ebvizje, ajo q\u00eb ai kishte shpresuar t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb kryengritje e armatosur popullore q\u00eb do ta katapultonte p\u00ebr t&#8217;u kthyer n\u00eb presidenc\u00eb dhe n\u00eb qeveri. Berisha u llahtaris nga shpejt\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij u mobilizuan n\u00eb marsin e 1997-\u00ebs n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn form\u00eb ai u p\u00ebrpoq t\u00eb nxiste nj\u00eb rebelim popullor t\u00eb ngjash\u00ebm duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb veri. Deri m\u00eb tash revoltat e parashikuara prej tij kund\u00ebr qeveris\u00eb nuk kishin ndodhur. Shqiptar\u00ebt ishin lodhur e rraskapitur nga kaosi i pafundm\u00eb dhe dhuna e politik\u00ebs s\u00eb rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>Thirrja e Berish\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb revolt\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare nuk arriti t\u00eb prekte telat e popullsis\u00eb s\u00eb st\u00ebrmunduar dhe t\u00eb tromaksur. Ish-Presidenti, baza e mb\u00ebshtetjes s\u00eb t\u00eb cilit ishte relativisht e vog\u00ebl dhe ideologjikisht e paq\u00ebndrueshme, i kishte b\u00ebr\u00eb hesapet shum\u00eb gabim kur kishte kujtuar se do t\u00eb kishte me vete aq njer\u00ebz gjithandej vendit q\u00eb ta mb\u00ebshtesnin at\u00eb p\u00ebr t&#8217;u rikthyer s\u00ebrish n\u00eb pushtet. Madje n\u00eb vendlindjen e tij n\u00eb Tropoj\u00eb, n\u00eb zgjedhjet e 1997-\u00ebs, shumica e zgjedh\u00ebsve kishin votuar p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste, ndoshta m\u00eb shum\u00eb nga shpresa p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb s\u00ebrish parat\u00eb e humbura n\u00eb skemat e falimentuara t\u00eb fajdeve se nga ndonj\u00eb admirim p\u00ebr Nanon dhe Partin\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb sh\u00ebmtia e Tiran\u00ebs nuk u p\u00ebrs\u00ebrit n\u00eb qytete t\u00eb tjera t\u00eb vendit, madje as n\u00eb trevat e shpallura si antisocialiste si Kavaja dhe Lazarati, provuan munges\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetjes ndaj Berish\u00ebs n\u00eb shkall\u00eb vendi, sikurse n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kishin treguar zgjedhjet e qershorit.<br \/>\nMenj\u00ebher\u00eb pas vdekjes s\u00eb Hajdarit, mb\u00ebshtetja e Berish\u00ebs u duk se p\u00ebsoi nj\u00eb rritje t\u00eb p\u00ebrkohshme, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit demonstruan zem\u00ebrimin e tyre ndaj krimit q\u00eb iu b\u00eb nj\u00eb figure aq popullore. Prap\u00ebseprap\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 disa qindra njer\u00ebzve n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe ata q\u00eb ishin t\u00eb armatosur si truproja jozyrtare t\u00eb tij dhe q\u00eb ishin gati t\u00eb shnd\u00ebrroheshin n\u00eb kamikaz\u00eb p\u00ebr t\u00eb, nuk kishte pothuajse asnj\u00eb shenj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje ndaj tij.<\/p>\n<p>N\u00eb demonstratat e tij t\u00eb shpeshta antiqeveritare para kriz\u00ebs s\u00eb shtatorit 1998, Berisha nuk qe kurr\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mblidhte m\u00eb shum\u00eb se tre mij\u00eb njer\u00ebz. Kjo pun\u00eb e marrjes me qera t\u00eb turmave p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb aleanc\u00eb t\u00eb shthurur midis rruga\u00e7\u00ebve dhe ish-punonj\u00ebsve t\u00eb SHIK-ut, t\u00eb cil\u00ebt ishin p\u00ebrzier n\u00eb veprimtari t\u00eb ndryshme kriminale, por tani n\u00eb p\u00ebrballje me nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb pasigurt, n\u00ebse do t\u00eb shk\u00ebputeshin nga &#8216;mbrojtja&#8217; e ish-presidentit t\u00eb tyre. Shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk kishin asnj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritej dhuna e vitit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, v\u00ebmendja e tyre ishte p\u00ebrqendruar n\u00eb gjetjen e m\u00ebnyrave p\u00ebr t\u00eb mbijetuar n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb rr\u00ebnimi ekonomik i vendit vazhdonte tat\u00ebpjet\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekja p\u00ebr grusht shteti kishte qen\u00eb nj\u00eb fars\u00eb e parashikueshme, e cila i la shumic\u00ebn e njer\u00ebzve t\u00eb traumatizuar dhe i t\u00ebhuajti edhe m\u00eb shum\u00eb nga politika dhe proceset demokratike. Por, ndon\u00ebse kjo u shnd\u00ebrrua n\u00eb apati kronike ndaj proceseve politike (nj\u00eb zhvillim i d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb demokraci aq t\u00eb papjekur si t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb), donte t\u00eb thoshte gjithashtu se thuaj askush nuk kishte oreks p\u00ebr nj\u00eb rebelim tjet\u00ebr popullor. Sipas t\u00eb gjitha gjasave, e vetmja ngjarje q\u00eb mund t\u00eb provokonte nj\u00eb destabilitet t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm do t\u00eb kishte qen\u00eb arrestimi i Berish\u00ebs. Por Nanoja ishte aq i zgjuar sa t\u00eb mos binte n\u00eb k\u00ebt\u00eb kurth.<\/p>\n<p>Gjithsesi, qeveria tashm\u00eb po p\u00ebrpiqej ta fuste n\u00eb grack\u00eb Berish\u00ebn duke e k\u00ebrc\u00ebnuar me forc\u00ebn e ligjit p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e qeveris\u00eb. Nj\u00eb komision parlamentar kishte votuar p\u00ebr t&#8217;i hequr ish-presidentit imunitetin politik, k\u00ebshtu q\u00eb qeveris\u00eb t&#8217;i hapej rruga ta padiste at\u00eb p\u00ebr organizim t\u00eb kryengritjes s\u00eb armatosur. Por n\u00eb situat\u00ebn aq t\u00eb paq\u00ebndrueshme, v\u00ebshtir\u00eb ishte t\u00eb p\u00ebrfytyroje se si arrestimi i Berish\u00ebs, do t\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr t\u00eb arritur di\u00e7ka, me p\u00ebrjashtim q\u00eb do t&#8217;i hidhte m\u00eb shum\u00eb benzin\u00eb zjarrit t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb kriz\u00ebs n\u00eb vend. Nga ana tjet\u00ebr kishte nj\u00eb trysni t\u00eb fort\u00eb nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr mosarrestimin e Berish\u00ebs nga meraku se ndjek\u00ebsit e tij mund t\u00eb shkaktonin trazira t\u00eb m\u00ebtejshme, t\u00eb cilat mund edhe t\u00eb \u00e7onin n\u00eb nj\u00eb destabilizim t\u00eb krejt rajonit t\u00eb paqet\u00eb t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, trysnia e t\u00eb huajve, sidomos ajo e ushtruar nga trojka e BE-s\u00eb (Austria, Italia dhe Greqia), e cila e vizitoi Tiran\u00ebn menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrpjekjes p\u00ebr grusht shteti, b\u00ebri q\u00eb Berisha t\u00eb mos arrestohej. Sidoqoft\u00eb, edhe po qe se ai do t\u00eb ishte arrestuar shanset p\u00ebr kthimin e tij n\u00eb nj\u00eb figur\u00eb martire nuk ishin aq t\u00eb larta, duke gjykuar nga mb\u00ebshtetja e pakt\u00eb q\u00eb ai kishte n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare. Ashtu si u b\u00eb, Berish\u00ebs iu mund\u00ebsia ta hidhte prapa krah\u00ebsh p\u00ebrpjekjen p\u00ebr grushtin e shtetit, por gjat\u00eb k\u00ebtij procesi u arrit q\u00eb vet\u00eb ai ta diskreditonte veten dhe partin\u00eb e tij, e cila n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kishte degjeneruar n\u00eb nj\u00eb turm\u00eb t\u00eb \u00e7oroditur.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar besueshm\u00ebrin\u00eb e opozit\u00ebs, dymb\u00ebdhjet\u00eb parti t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb dhe disa shoqata nacionaliste dhe antikomuniste formuan nj\u00eb &#8216;Front t\u00eb Mospajtimit me Diktatur\u00ebn&#8217;, q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte nj\u00eb l\u00ebvizje kund\u00ebr qeveris\u00eb. Por nga ana tjet\u00ebr, dhe qeveria n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ishte duke u v\u00ebn\u00eb n\u00ebn trysnin\u00eb e s\u00eb majt\u00ebs. Partia Komuniste e reformuar rishtazi ishte gjithashtu gati t&#8217;u bashkohej sherreve antiqeveritare.<br \/>\nP\u00ebr fat t\u00eb keq, kriza e Tiran\u00ebs largoi v\u00ebmendjen nga kriza e Kosov\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe ve\u00e7an\u00ebrisht nga vala e fundit e refugjat\u00ebve kosovar\u00eb q\u00eb kishin mb\u00ebrritur n\u00eb qytetin verior t\u00eb Shkodr\u00ebs pas d\u00ebbimit t\u00eb tyre prej Malit t\u00eb Zi. M\u00eb 12 shtator Mali i Zi mbylli kufijt\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt etnik\u00eb q\u00eb largoheshin prej luftimeve n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebrcolli rreth 3 mij\u00eb refugjat\u00eb p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Mali i Zi num\u00ebronte rreth 45 mij\u00eb refugjat\u00eb nga Kosova, nd\u00ebrsa zyrtar\u00ebt than\u00eb se nuk mund t\u00eb prisnin m\u00eb prej tyre p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb shumta q\u00eb u ishin shtuar. Mjedise strehimi (duke p\u00ebrjashtuar strehimin familjar) p\u00ebr refugjat\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri pothuajse nuk ekzistonin, nd\u00ebrsa dimri po afrohej me shpejt\u00ebsi dhe situata humanitare po b\u00ebhej kritike.<\/p>\n<p>Faza e fundit e trazirave n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebrkoi me munges\u00ebn e kontrollit t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb veriun e vendit, i cili tashm\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb skena kryesore p\u00ebr konfliktin e Kosov\u00ebs. Mungesa e m\u00ebtejshme e kontrollit kufitar t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare solli p\u00ebrfitime t\u00eb ndjeshme dhe n\u00eb rritje p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr shqiptar\u00ebsh nga tregtia e paligjshme kufitare me shitjen e arm\u00ebve, municioneve si dhe t\u00eb furnizimeve me mjete dhe barna mjek\u00ebsore p\u00ebr U\u00c7K-n\u00eb. Shum\u00eb nga k\u00ebta ishin zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga veriu i vendit q\u00eb p\u00ebrdornin t\u00eb gjitha strukturat e fuqishme klanore n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs. Trazirat q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb b\u00ebn\u00eb q\u00eb v\u00ebmendja e policis\u00eb dhe ushtris\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrohej n\u00eb mbrojtjen e kryeqytetit dhe rrethinave t\u00eb tij, duke u l\u00ebn\u00eb dor\u00eb t\u00eb lir\u00eb tregtar\u00ebve t\u00eb arm\u00ebve dhe U\u00c7K-s\u00eb t\u00eb vepronin lirsh\u00ebm n\u00eb veri.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrkaq ishin duke vazhduar hetimet p\u00ebr gjetjen e njer\u00ebzve p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrpjekjen e grushtit t\u00eb shtetit. Pandehmat ishin t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr p\u00ebrzierjen e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb kriz\u00ebn e brendshme politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nga fillimi i qershorit, nj\u00eb tjet\u00ebr forc\u00eb luft\u00ebtare e shqiptar\u00ebve etnik\u00eb doli n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb veriore, e cila si edhe U\u00c7K-ja, t\u00eb pakt\u00ebn teorikisht, thoshte se luftonte p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Ky grupim i ri paraushtarak, i njohur si Forcat e Armatosura t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ose FARK, kontrollohej nga Bujar Bukoshi, &#8216;kryeministri&#8217; n\u00eb m\u00ebrgim i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb pretendonte nj\u00ebfar\u00eb qeverisjeje paralele t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. FARK-u kishte kund\u00ebrshti t\u00eb thella me U\u00c7K-n\u00eb dhe f\u00ebrkimet midis dy grupimeve ishin thelb\u00ebsore.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se nuk arriti t\u00eb num\u00ebronte kurr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se disa qindra njer\u00ebz n\u00eb radh\u00ebt e saj, dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb matej p\u00ebr nga angazhimi dhe aft\u00ebsit\u00eb organizuese me U\u00c7K-n\u00eb, FARK-u p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb re paraushtarake destabilizuese t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs q\u00eb operonte n\u00eb zonat veriore kufitare t\u00eb vendit. Ajo u dha material t\u00eb fresk\u00ebt mediave bot\u00ebrore, t\u00eb cilat me k\u00ebt\u00eb rast theksuan konfuzionin n\u00eb rritje dhe rrezikun q\u00eb i kanosej rajonit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<br \/>\nBujar Bukoshi, i cili rrinte n\u00eb Gjermani dhe ishte nj\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs i fort\u00eb i Sali Berish\u00ebs ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mbledhjen e fondeve t\u00eb qeveris\u00eb paralele p\u00ebr t\u00eb financuar &#8216;Forcat e tij t\u00eb Armatosura&#8217;. FARK- komandohej nga ish-oficer\u00eb shqiptar\u00eb etnik\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb q\u00eb kishin luftuar kund\u00ebr serb\u00ebve si vullnetar\u00eb n\u00eb Bosnj\u00eb. K\u00ebta ishin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mirinformuar mbi taktikat bashk\u00ebkohore t\u00eb ushtris\u00eb jugosllave se sa oficer\u00ebt e vjet\u00ebr t\u00eb ushtris\u00eb jugosllave nga diaspora kosovare q\u00eb ishin t\u00eb shquar n\u00eb U\u00c7K, por nga FARK-u konsideroheshin m\u00eb shum\u00eb idealist\u00eb se realist\u00eb. Ndryshe nga Interesat e U\u00c7K-s\u00eb, FARK-u kishte nj\u00eb angazhim t\u00eb dyshimt\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr serb\u00ebve dhe dukej se ishte i k\u00ebnaqur me nj\u00eb autonomi t\u00eb zgjeruar se sa me pavar\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nEkzistenca e dy ushtrive etnike shqiptare paraqiste nj\u00eb s\u00ebr\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsish n\u00eb terren. N\u00ebse FARK-u do t\u00eb rritej, do t\u00eb b\u00ebhej e pamundur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar se kush do t\u00eb ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr aksionet ushtarake.<\/p>\n<p>Shfaqja e nj\u00eb ushtrie t\u00eb dyt\u00eb etnike shqiptare t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb veriore rrezikonte seriozisht gjithashtu integritetin territorial t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Q\u00ebkurse t\u00eb dy grupimet ishin t\u00eb detyruara t\u00eb nd\u00ebrmerrnin shumic\u00ebn e ofensivave t\u00eb tyre nga kufijt\u00eb verior\u00eb t\u00eb vendit, kishte nj\u00eb rrezikshm\u00ebri n\u00eb rritje p\u00ebr nd\u00ebrhyrje nga forcat e Beogradit kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb. Gjithashtu, pandehmat se an\u00ebtar\u00eb t\u00eb FARK-ut kishin luajtur nj\u00eb rol (mbase t\u00eb vog\u00ebl) n\u00eb rebelimin e armatosur, ishin nj\u00eb shenj\u00eb e keqe p\u00ebr nj\u00eb konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm brenda etnik q\u00eb mund t\u00eb ndodhte n\u00eb tok\u00ebn shqiptare. Berisha duket se ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim trashanik n\u00eb besimin ndaj mb\u00ebshtetjes s\u00eb FARK-ut p\u00ebr t\u00eb gjetur forca n\u00eb p\u00ebrpjekjen e tij p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Disa komandant\u00eb t\u00eb FARK-ut i kishin premtuar Berish\u00ebs 400 burra t\u00eb armatosur q\u00eb do ta ndihmonin at\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb ngjarjet e shtatorit vet\u00ebm nja 180 prej tyre mor\u00ebn pjes\u00eb, por edhe ata u zhduk\u00ebn me t&#8217;u marr\u00eb vesh d\u00ebshtimi i p\u00ebrpjekjes s\u00eb grushtit t\u00eb shtetit. Dy nga njer\u00ebzit e Bukoshit, t\u00eb dy shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, ishin midis atyre q\u00eb u arrestuan kur forcat e siguris\u00eb rimor\u00ebn nd\u00ebrtes\u00ebn e Radio-Televizionit shtet\u00ebror t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb protestat antiqeveritare. P\u00ebrkrah\u00ebsit e tjer\u00eb t\u00eb Bukoshit nxituan t\u00eb fshihen n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Durr\u00ebs e Shijak.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn q\u00eb vijoi, nj\u00eb deputet i njohur socialist deklaroi publikisht se udh\u00ebheq\u00ebsit kosovar\u00eb ishin p\u00ebrzier n\u00eb p\u00ebrpjekjen e d\u00ebshtuar t\u00eb grushtit t\u00eb shtetit duke furnizuar me arm\u00eb militant\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike. Sipas Spartak Brahos, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kryetar i Komisionit parlamentar t\u00eb mandateve dhe imunitetit, &#8216;disa udh\u00ebheq\u00ebs kosovar\u00eb, si p\u00ebr shembull Bujar Bukoshi, ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr grusht shteti&#8217;. Braho e akuzoi qeverin\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim t\u00eb Bukoshit p\u00ebr furnizim t\u00eb PD-s\u00eb s\u00eb Berish\u00ebs me &#8216;njer\u00ebz t\u00eb armatosur, t\u00eb cil\u00ebve u ishin ngarkuar t\u00eb kryenin detyra t\u00eb ve\u00e7anta gjat\u00eb p\u00ebrpjekjes s\u00eb grushtit t\u00eb shtetit.&#8217; M\u00eb 21 shtator, policia arrestoi 11 kosovar\u00eb p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje. Ata than\u00eb se ishin t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb FARK-ut. T\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb u arrestuan nd\u00ebrsa po udh\u00ebtonin nga Tropoja p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb nj\u00eb zhvillim dramatik t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, kryekomandanti i FARK-ut, Ahmet Krasniqi, u q\u00ebllua dhe u vra nga dy njer\u00ebz t\u00eb armatosur dhe t\u00eb maskuar n\u00eb Tiran\u00eb. Dy vrasjet e bujshme n\u00eb Tiran\u00eb brenda n\u00ebnt\u00eb dit\u00ebve donin t\u00eb thoshin p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd se v\u00ebndi tashm\u00eb ishte n\u00eb rrezikun e nj\u00eb &#8220;vale vrasjesh politike&#8221;.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se askush nuk u arrestua p\u00ebr vrasjen e Krasniqit, incidenti sh\u00ebrbeu p\u00ebr p\u00ebrqendrimin e v\u00ebmendjes n\u00eb veprimtarit\u00eb e kosovar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e Kosov\u00ebs, pasi ata ishin duke i bashk\u00ebrenduar gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr l\u00ebvizjet e tyre nga Tirana. Ashtu si p\u00ebr Hajdarin, edhe p\u00ebr Krasniqin kishte hamend\u00ebsime t\u00eb shumta se kush dhe pse e vrau. Demokrat\u00ebt k\u00ebmb\u00ebngulnin se komandanti i FARK-ut, i cili ishte me banim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb, u vra nga Sh\u00ebrbimi Informativ, SHIK-u, ndoshta n\u00eb bashk\u00ebpunim me sh\u00ebrbimin e fsheht\u00eb jugosllav, UDB-n\u00eb. Dyshimet u ngjall\u00ebn vet\u00ebm pak or\u00eb pas vdekjes s\u00eb Krasniqit, kur u m\u00ebsua se punonj\u00ebs t\u00eb SHIK-ut kishin grabitur banes\u00ebn e tij nat\u00ebn para vrasjes. Dyshimet u shtuan edhe nga mb\u00ebrritja e kat\u00ebr makinave t\u00eb policis\u00eb n\u00eb vendin e ngjarjes menj\u00ebher\u00eb pas vrasjes. Socialist\u00ebt nga ana tjet\u00ebr prireshin t\u00eb largonin dyshimet mbi p\u00ebrzierjen e SHIK-ut n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje, por pohonin se ndonj\u00eb sh\u00ebrbim i huaj mund t\u00eb kishte gisht n\u00eb t\u00eb. Por shqiptar\u00ebt e zakonsh\u00ebm n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk kishin dijeni p\u00ebr rivalitetin e eg\u00ebr q\u00eb ekzistonte midis klaneve t\u00eb ndryshme t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa qen\u00eb t\u00eb bindur se &#8220;Fuqit\u00eb e M\u00ebdha&#8221; ishin pas ngjarjeve kryesore q\u00eb kishin lidhje me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Vrasja e Ahmet Krasniqit ishte nj\u00eb inkurajim p\u00ebr gjuetin\u00eb ndaj organizator\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb rebelimit t\u00eb armatosur.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 shtator, policia arrestoi kryetarin e partis\u00eb s\u00eb vog\u00ebl monarkiste t\u00eb L\u00ebvizjes s\u00eb Legalitetit, Ekrem Spahia, si dhe dy ish funksionar\u00eb ushtarak\u00eb, Sali Shehun, nj\u00eb ish-zyrtar t\u00eb lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb dhe Fatos Hoxh\u00ebn, ish-komandant i trupave komando t\u00eb ushtris\u00eb. T\u00eb tre akuzoheshin p\u00ebr organizim dhe pjes\u00ebmarrje n\u00eb kryengritjen e armatosur. Spahia ishte nj\u00eb nga tre njer\u00ebzit q\u00eb doli drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb TV shqiptar m\u00eb 14 shtator p\u00ebr t\u00eb njoftuar r\u00ebnien e qeveris\u00eb, pasi ishin zaptuar zyra e kryeministrit, parlamenti si dhe radio-televizioni. Oficer\u00ebt e lart\u00eb n\u00eb pension ishin mb\u00ebshtetur n\u00eb veprimet e tyre nga disa element\u00eb n\u00eb Gard\u00ebn Komb\u00ebtare Shqiptare s dhe n\u00eb ministrit\u00eb e Rendit Publik dhe t\u00eb Mbrojtjes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>James Pettifer &amp; Miranda Vickers, 28.01.2011 Sali Berisha e shfryt\u00ebzoi n\u00eb maksimum vrasjen e Azem Hajdarit n\u00eb 12 shtator 1998, p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb pushtetin n\u00eb 14 shtator 1998. James Pettifer dhe Miranda Vickers, n\u00eb librin &#8220;\u00c7\u00ebshtja Shqiptare&#8221;, pak vite m\u00eb par\u00eb shkruanin se mitingjet e PD-s\u00eb vazhdonin ritualin e tyre t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-6026","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Shpresat e Berish\u00ebs p\u00ebr pushtet pas vrasjes s\u00eb Azem Hajdarit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shpresat e Berish\u00ebs p\u00ebr pushtet pas vrasjes s\u00eb Azem Hajdarit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"James Pettifer &amp; Miranda Vickers, 28.01.2011 Sali Berisha e shfryt\u00ebzoi n\u00eb maksimum vrasjen e Azem Hajdarit n\u00eb 12 shtator 1998, p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb pushtetin n\u00eb 14 shtator 1998. James Pettifer dhe Miranda Vickers, n\u00eb librin &#8220;\u00c7\u00ebshtja Shqiptare&#8221;, pak vite m\u00eb par\u00eb shkruanin se mitingjet e PD-s\u00eb vazhdonin ritualin e tyre t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-01-30T06:20:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/berisha_pd_shtator_98-300x222.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Shpresat e Berish\u00ebs p\u00ebr pushtet pas vrasjes s\u00eb Azem Hajdarit\",\"datePublished\":\"2011-01-30T06:20:17+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\\\/\"},\"wordCount\":3783,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/berisha_pd_shtator_98-300x222.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\\\/\",\"name\":\"Shpresat e Berish\u00ebs p\u00ebr pushtet pas vrasjes s\u00eb Azem Hajdarit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/berisha_pd_shtator_98-300x222.jpg\",\"datePublished\":\"2011-01-30T06:20:17+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/berisha_pd_shtator_98-300x222.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2011\\\/01\\\/berisha_pd_shtator_98-300x222.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shpresat e Berish\u00ebs p\u00ebr pushtet pas vrasjes s\u00eb Azem Hajdarit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shpresat e Berish\u00ebs p\u00ebr pushtet pas vrasjes s\u00eb Azem Hajdarit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Shpresat e Berish\u00ebs p\u00ebr pushtet pas vrasjes s\u00eb Azem Hajdarit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"James Pettifer &amp; Miranda Vickers, 28.01.2011 Sali Berisha e shfryt\u00ebzoi n\u00eb maksimum vrasjen e Azem Hajdarit n\u00eb 12 shtator 1998, p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb pushtetin n\u00eb 14 shtator 1998. James Pettifer dhe Miranda Vickers, n\u00eb librin &#8220;\u00c7\u00ebshtja Shqiptare&#8221;, pak vite m\u00eb par\u00eb shkruanin se mitingjet e PD-s\u00eb vazhdonin ritualin e tyre t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-01-30T06:20:17+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/berisha_pd_shtator_98-300x222.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Shpresat e Berish\u00ebs p\u00ebr pushtet pas vrasjes s\u00eb Azem Hajdarit","datePublished":"2011-01-30T06:20:17+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\/"},"wordCount":3783,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/berisha_pd_shtator_98-300x222.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\/","name":"Shpresat e Berish\u00ebs p\u00ebr pushtet pas vrasjes s\u00eb Azem Hajdarit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/berisha_pd_shtator_98-300x222.jpg","datePublished":"2011-01-30T06:20:17+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/berisha_pd_shtator_98-300x222.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2011\/01\/berisha_pd_shtator_98-300x222.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shpresat-e-berishes-per-pushtet-pas-vrasjes-se-azem-hajdarit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shpresat e Berish\u00ebs p\u00ebr pushtet pas vrasjes s\u00eb Azem Hajdarit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6026","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6026"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6026\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6026"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6026"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6026"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}