{"id":60,"date":"2009-10-23T08:31:46","date_gmt":"2009-10-23T07:31:46","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=60"},"modified":"2009-10-23T08:31:46","modified_gmt":"2009-10-23T07:31:46","slug":"sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar\/","title":{"rendered":"Sindroma komuniste e s\u00eb ardhmes pa t\u00eb shkuar"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Besnik Gjongecaj<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri i vendit e ka p\u00ebrcaktuar qart\u00eb konceptin e tij mbi koh\u00ebn, kur thot\u00eb se \u201cun\u00eb nuk e kthej kok\u00ebn mbrapa, pra un\u00eb nuk punoj p\u00ebr historin\u00eb\u201d. Sakt\u00ebsisht k\u00ebshtu u prononcua mbi koh\u00ebn edhe zv\/kryeministri, kur pak a shum\u00eb tha q\u00eb \u201cun\u00eb shoh nga e ardhmja, punoj p\u00ebr t\u00eb ardhmen\u201d, dhe ftoi edhe t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. I pari \u00ebsht\u00eb kryetar i PD, nj\u00eb parti e lindur dikur p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar diktatur\u00ebn dhe q\u00eb u p\u00ebrkufizua si parti e djatht\u00eb, nd\u00ebrsa i dyti \u00ebsht\u00eb kryetar i LSI, nj\u00eb parti e shk\u00ebputur nga ish-Partia Socialiste, me origjin\u00eb fabrikuesen e diktatur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, Partin\u00eb e Pun\u00ebs, dhe q\u00eb prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkufizuar si parti e majt\u00eb. Sot, t\u00eb dy partit\u00eb, si ajo q\u00eb u krijua p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar komunizmin, ashtu dhe ajo q\u00eb u krijua nga partia q\u00eb fabrikoi komunizmin n\u00eb Shqip\u00ebri, qeverisin s\u00eb bashku, dhe, p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs fare t\u00eb pangjashme, t\u00eb diferencave organike t\u00eb krijuara s\u00eb bashku me krijimin e tyre, prandaj pothuajse edhe t\u00eb paasgj\u00ebsueshme, shum\u00eb njer\u00ebz pyesin se \u00e7\u2019po ndodh v\u00ebrtet, \u00e7far\u00eb i bashkon n\u00eb fund t\u00eb fundit k\u00ebto parti, \u00e7\u2019program, \u00e7\u2019hall, \u00e7\u2019forc\u00eb i shtyn t\u00eb qeverisin s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja m\u00eb popullore q\u00eb haset sot n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: njer\u00ebzit t\u00eb thon\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pushteti dhe p\u00ebrfitimet e paligjshme ato q\u00eb i mbajn\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb qeverisje krer\u00ebt e t\u00eb dy partive. Gjithsesi, vet\u00ebm dukja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. P\u00ebrdorimi i pushtetit shihet qart\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb synim, madje edhe mision, pra pritet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u201coutcome\u201d i k\u00ebsaj qeverisjeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Por, q\u00eb t\u00eb arrihej deri k\u00ebtu, pra deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, d.m.th., deri n\u00eb pik\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb pushtetit \u201cn\u00eb paqe\u201d, harmoni, pa mosmarr\u00ebveshje dhe pavar\u00ebsisht diferencave dramatike n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, thell\u00eb-thell\u00eb duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb dy pal\u00ebt dhe q\u00eb i ka paraprir\u00eb instinktit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb pushtetit; nj\u00eb gj\u00eb jo e rast\u00ebsishme, jo an\u00ebsore, p\u00ebrkundrazi, nj\u00eb gj\u00eb esenciale, e krijuar po n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb organike, s\u00eb bashku me vet\u00eb formimin politik t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb dy partive. Sigurisht, k\u00ebt\u00eb nuk mund ta zbulosh me leht\u00ebsi, pasi \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb ajo t\u00eb fshihet me kujdes prej tyre, ashtu sikund\u00ebr edhe e kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb enigma e p\u00ebrbashk\u00ebt nuk do t\u00eb mund t\u00eb mbetej e till\u00eb, e panjohur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Analiza p\u00ebr identifikimin e themelit t\u00eb qeverisjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mund t\u00eb filloj\u00eb thjesht nga nj\u00eb shenj\u00eb q\u00eb shfaqet diku, nga nj\u00eb sinjal q\u00eb jepet si rast\u00ebsisht, por q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u201cgjuh\u00eb\u201d q\u00eb krer\u00ebt e partive p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb vesh me nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb distanc\u00eb, n\u00eb publik, dhe m\u00eb shum\u00eb se kaq, p\u00ebr t\u00eb konfirmuar edhe publikisht mb\u00ebshtetjen p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin. Kjo shenj\u00eb, ky sinjal \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb. Krer\u00ebt e dy partive qeveris\u00ebse kan\u00eb konfirmuar nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mbi koh\u00ebn: e shkuara nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb, ka vet\u00ebm t\u00eb ardhme. Bashk\u00eb me t\u00eb shkuar\u00ebn jan\u00eb fshir\u00eb dhe vlerat, ato q\u00eb me kaq mund u krijuan nga demokrat\u00ebt e thjesht\u00eb, nga shqiptar\u00ebt e thjesht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">. . .<\/p>\n<p>Vendosja e marr\u00ebdh\u00ebnieve produktive midis t\u00eb shkuar\u00ebs dhe t\u00eb ardhmes n\u00eb kuptimin q\u00eb e shkuara t\u00eb p\u00ebrdoret aq sa t\u00eb mos b\u00ebhet penges\u00eb p\u00ebr ecjen p\u00ebrpara nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe n\u00eb mas\u00ebn q\u00eb vlerat e saj dhe jo kufizimet t\u00eb inspirojn\u00eb t\u00eb ardhmen nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje thelb\u00ebsore e t\u00eb b\u00ebrit politik\u00eb. Ekuilibri midis t\u00eb shkuar\u00ebs dhe t\u00eb ardhmes, nd\u00ebrtimi apo \u201cdizenjimi\u201d i nj\u00eb p\u00ebrshkueshm\u00ebrie selektive q\u00eb lejon t\u00eb kalojn\u00eb vet\u00ebm vlerat midis dy koh\u00ebve, nga e shkuara tek e ardhmja, i nj\u00eb p\u00ebrshkueshm\u00ebrie selektive q\u00eb pengon grindjet, urrejtjet, antivlerat n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb b\u00ebhen penges\u00eb e s\u00eb sotmes dhe pjes\u00eb e s\u00eb nes\u00ebrmes, jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje esenciale p\u00ebr vendet me histori t\u00eb dendur dhe shpesh t\u00eb mjegullt, si\u00e7 jan\u00eb vendet e Ballkanit, aq m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb saj eg\u00ebrsisht komuniste.<\/p>\n<p>Politikan\u00eb t\u00eb shquar per\u00ebndimor\u00eb, kur jan\u00eb prononcuar p\u00ebr vendet e Ballkanit, gjithmon\u00eb e kan\u00eb par\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e k\u00ebtyre vendeve m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb penges\u00eb sesa nj\u00eb kusht t\u00eb favorsh\u00ebm n\u00eb zhvillimin perspektiv t\u00eb tyre, aq sa Churchill thoshte se \u201cvendet e Ballkanit prodhojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb histori se \u00e7\u2019konsumojn\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa ish-presidenti i SHBA, Clinton, e shihte jo historin\u00eb, por \u201cinteresat e p\u00ebrbashk\u00ebta ekonomike\u201d ato q\u00eb nuk do t\u2019i ndajn\u00eb m\u00eb s\u00eb fundi, por do t\u2019i ndihmojn\u00eb popujt dhe vendet e Ballkanit t\u00eb bashkohen n\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrtimin e s\u00eb ardhmes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, k\u00ebto q\u00ebndrime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike nuk jan\u00eb l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb makineris\u00eb s\u00eb st\u00ebrmadhe t\u00eb manipulimit t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje nga qeveritar\u00ebt tan\u00eb, me q\u00ebllimin djall\u00ebzor t\u00eb fshirjes s\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebs n\u00eb kujtes\u00ebn kolektive t\u00eb shqiptar\u00ebve. Si n\u00eb \u00e7do proces manipulimi, n\u00eb fillim, k\u00ebto q\u00ebndrime jan\u00eb nxjerr\u00eb nga konteksti dhe pastaj, si t\u00eb tilla, \u201crr\u00ebnj\u00ebshkulura\u201d, jasht\u00eb koh\u00ebs dhe vendit, jan\u00eb p\u00ebrdorur leht\u00ebsisht dhe p\u00ebrdoren edhe sot n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb q\u00ebllimi t\u00eb kund\u00ebrt nga ai, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb s\u00eb cilit ato jan\u00eb formuluar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa autoritetet e shquara per\u00ebndimore kan\u00eb k\u00ebrkuar historikisht q\u00eb e shkuara t\u00eb mos p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb rip\u00ebrs\u00ebritur konfliktet e dikurshme midis popujve t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Ballkanit, dhe vet\u00ebm kaq, autoritetet politike t\u00eb qeverisjes s\u00eb sotme n\u00eb Shqip\u00ebri e vendosin q\u00ebndrimin e t\u00eb parit nga e ardhmja dhe jo nga e shkuara n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb fshehjes s\u00eb gabimeve, fajeve, gjynaheve, krimeve t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs, ruajtja e t\u00eb cilave n\u00eb kujtes\u00ebn kolektive t\u00eb shqiptar\u00ebve do t\u00eb mund ta rrezikonte qeverisjen e sotme m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do \u201cprogres-raport\u201d i formuluar deri m\u00eb sot nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do kuti votimi e pahapur.<\/p>\n<p>Duke th\u00ebn\u00eb se duhet par\u00eb nga e ardhmja, qeveritar\u00ebt shqiptar\u00eb marrin poz\u00ebn e nj\u00eb politikani modern per\u00ebndimor, por n\u00eb nj\u00eb kontekst krejt tjet\u00ebr, n\u00eb kontekstin e fshehjes s\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb palavdishme, n\u00eb kontekstin e fshehjes s\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, pa t\u00eb cil\u00ebn, n\u00eb fakt, nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet asnj\u00eb e ardhme, n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshi edhe vendet prej nga vijn\u00eb politikan\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb. Iden\u00eb madh\u00ebshtore t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb Ballkani q\u00eb grindjet i shnd\u00ebrron n\u00eb interesa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta zhvillimi, qeveritar\u00ebt tan\u00eb e kan\u00eb transformuar lig\u00ebsisht n\u00eb sindrom\u00ebn e Penelop\u00ebs, n\u00eb sindrom\u00ebn e komunizmit q\u00eb fillon gjithmon\u00eb nga zero, pasi i djeg e i b\u00ebn shkrumb e hi vlerat e krijuara me mundim, t\u00eb cilat mund t\u00eb ishin sot nj\u00eb fondacion i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb t\u00eb nes\u00ebrme q\u00eb nuk po vjen asnj\u00ebher\u00eb. N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb vet\u00ebm gjurm\u00ebt e pjes\u00ebs s\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb qeverisjes, po fshihen t\u00eb gjitha, t\u00eb sh\u00ebmtuarat dhe t\u00eb bukurat, t\u00eb err\u00ebtat dhe t\u00eb ndritshmet, vlerat dhe antivlerat, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb sigurohet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb t\u00eb ardhmen nj\u00eb pushtet pa pesh\u00ebn e fajit, i \u00e7liruar nga pesha e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">. . .<\/p>\n<p>Politikisht, t\u00eb mos e kthesh kok\u00ebn nga e shkuara, pra, t\u00eb shoh\u00ebsh vet\u00ebm n\u00eb drejtimin e gj\u00ebrave q\u00eb priten t\u00eb vijn\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqesh t\u00eb fsheh\u00ebsh se si PD, nj\u00eb parti q\u00eb u krijua p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar totalitarizmin, po aplikon kultin e individit, ashtu si e aplikonte edhe partia-shtet p\u00ebrpara k\u00ebtij rr\u00ebzimi. Sot PD \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb e lejon kryetarin e saj t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb: p\u00ebr ullirin, p\u00ebr ujitjen, p\u00ebr universitetin e Peshkopis\u00eb, p\u00ebr homoseksual\u00ebt, p\u00ebr \u201crritjen ekonomike m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb\u201d, p\u00ebr liberalizimin e vizave si nj\u00eb proces q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb atje dhe nuk vjen kurr\u00eb k\u00ebtu, por nuk i k\u00ebrkon t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr vet\u00eb partin\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb zbrazur si asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb nga koha e themelimit t\u00eb saj, ka mbetur pa energji politike, \u00ebsht\u00eb katandisur n\u00eb nj\u00eb gj\u00eb pa p\u00ebrmbajtje, \u00ebsht\u00eb thar\u00eb duke i deleguar t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e saj politike nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm, \u00e7ka e ka kthyer k\u00ebt\u00eb parti, n\u00eb fund t\u00eb fundit, n\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike inekzistente, t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar k\u00ebt\u00eb vend n\u00eb pik\u00ebpamjen demokratike.<\/p>\n<p>Kryetari i PD flet p\u00ebr nj\u00eb prosperitet t\u00eb ardhsh\u00ebm, por e ka fshir\u00eb nga faqja e dheut PD, at\u00eb forc\u00eb politike q\u00eb do t\u00eb mund ta materializonte k\u00ebt\u00eb prosperitet t\u00eb pritsh\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt. \u201cT\u00eb shoh\u00ebsh vet\u00ebm nga e ardhmja\u201d b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb mos par\u00eb se brezat n\u00eb Shqip\u00ebri po nd\u00ebrrohen n\u00ebn rrezikun e konfliktit, n\u00ebn kultivimin djall\u00ebzor t\u00eb armiq\u00ebsis\u00eb, urrejtjes midis tyre. Kjo qeverisje, sikur t\u00eb mos ishte e shqiptar\u00ebve, po b\u00ebn \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebve mesazhin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend hap\u00ebsira e nd\u00ebrrimit t\u00eb gjeneratave \u00ebsht\u00eb e ngusht\u00eb, shum\u00eb e ngusht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb prani t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb t\u00eb rinjve dhe nj\u00ebherazi edhe t\u00eb njer\u00ebzve me kontribute; se kjo hap\u00ebsir\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb territor, n\u00eb t\u00eb cilin, prandaj, duhet t\u00eb zhvillohet nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr jet\u00eb a vdekje p\u00ebr mbijetes\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb territor ku gjeneratat nd\u00ebrrohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb harmonike dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb kriteri i eksperienc\u00ebs s\u00eb marr\u00eb n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb thjesht jo-ekzistent, dhe i vetmi vend ku nj\u00eb njeri nga rruga, qoft\u00eb kjo nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb i ka kushtuar jet\u00ebn pun\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb at\u00eb me p\u00ebrbuzjen dhe kompleksin e t\u00eb ardhurit nga jasht\u00eb shtetit. Vlerat dhe kontributet po z\u00ebvend\u00ebsohen me shpejt\u00ebsi me paaft\u00ebsin\u00eb, t\u00eb dedikuarit me manipulator\u00ebt, \u00e7ka po p\u00ebrgatit nj\u00eb p\u00ebrplasje pothuajse t\u00eb sigurt brezash. \u201cT\u00eb shoh\u00ebsh vet\u00ebm nga e ardhmja\u201d b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb mos \u00e7montuar t\u00eb shkuar\u00ebn komuniste t\u00eb k\u00ebtij vendi, p\u00ebrkundrazi, p\u00ebr ta ruajtur at\u00eb sa m\u00eb gjat\u00eb dhe bashk\u00eb me t\u00eb edhe qeverisjen ekzistuese. \u201cT\u00eb shoh\u00ebsh vet\u00ebm nga e ardhmja\u201d b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb mos nd\u00ebshkuar kurr\u00eb dhe p\u00ebrfundimisht krimet e komunizmit, p\u00ebrkundrazi, p\u00ebr t\u00eb ringjallur edhe nj\u00ebher\u00eb miq\u00ebsit\u00eb dhe lidhjet me familjet e m\u00ebdha komuniste. \u201cT\u00eb shoh\u00ebsh vet\u00ebm nga e ardhmja\u201d b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb mos nd\u00ebrtuar kurr\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kapitalist, p\u00ebrkundrazi, p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb sistem hibrid ku prona edhe \u00ebsht\u00eb edhe s\u2019\u00ebsht\u00eb e jotja, pra nj\u00eb sistem ku mungon jo vet\u00ebm liria, por madje themelet, mbi t\u00eb cilat krijohet ajo.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">. . .<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb sapo u gjend n\u00eb duart e qeveris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij vendi, \u201cProgres-Raporti\u201d p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb i paraqitur nga Evropa iu n\u00ebnshtrua efektit t\u00eb sindrom\u00ebs s\u00eb t\u00eb ardhmes pa t\u00eb shkuar. Kryeministri dhe qeveria e k\u00ebtij vendi nuk u ndal\u00ebn asnj\u00eb sekond\u00eb te rr\u00ebnj\u00ebt e problemeve q\u00eb paraqiste ky raport, pse ekziston problemi i deformimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis pushteteve, pse mungon liria e medieve, pse ka korrupsion galopant n\u00eb Shqip\u00ebri. Shkaqet e problemeve me shpejt\u00ebsin\u00eb e drit\u00ebs \u201cu transformuan\u201d n\u00eb t\u00eb shkuar dhe qeveria i harroi ato.<\/p>\n<p>Duke ruajtur shpejt\u00ebsin\u00eb e \u201cfotoneve\u201d t\u00eb nj\u00eb cinizmi t\u00eb paan\u00eb, kryeministri dhe qeveria e k\u00ebtij vendi i premtoi p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb kontinentit t\u00eb vjet\u00ebr se do t\u00eb punonte q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb plot\u00ebsonte standardet e k\u00ebrkuara. Asgj\u00eb nuk u tha pse k\u00ebto standarde nuk jan\u00eb plot\u00ebsuar deri tani, n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn. E shkuara u tret p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb vendin nj\u00eb t\u00eb ardhmeje pa rr\u00ebnj\u00eb, q\u00eb fillon nga zero, q\u00eb askush nuk e di se \u00e7\u2019do t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Besnik Gjongecaj Kryeministri i vendit e ka p\u00ebrcaktuar qart\u00eb konceptin e tij mbi koh\u00ebn, kur thot\u00eb se \u201cun\u00eb nuk e kthej kok\u00ebn mbrapa, pra un\u00eb nuk punoj p\u00ebr historin\u00eb\u201d. Sakt\u00ebsisht k\u00ebshtu u prononcua mbi koh\u00ebn edhe zv\/kryeministri, kur pak a shum\u00eb tha q\u00eb \u201cun\u00eb shoh nga e ardhmja, punoj p\u00ebr t\u00eb ardhmen\u201d, dhe ftoi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Sindroma komuniste e s\u00eb ardhmes pa t\u00eb shkuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Sindroma komuniste e s\u00eb ardhmes pa t\u00eb shkuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Besnik Gjongecaj Kryeministri i vendit e ka p\u00ebrcaktuar qart\u00eb konceptin e tij mbi koh\u00ebn, kur thot\u00eb se \u201cun\u00eb nuk e kthej kok\u00ebn mbrapa, pra un\u00eb nuk punoj p\u00ebr historin\u00eb\u201d. Sakt\u00ebsisht k\u00ebshtu u prononcua mbi koh\u00ebn edhe zv\/kryeministri, kur pak a shum\u00eb tha q\u00eb \u201cun\u00eb shoh nga e ardhmja, punoj p\u00ebr t\u00eb ardhmen\u201d, dhe ftoi [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-10-23T07:31:46+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Sindroma komuniste e s\u00eb ardhmes pa t\u00eb shkuar\",\"datePublished\":\"2009-10-23T07:31:46+00:00\",\"dateModified\":\"2009-10-23T07:31:46+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar\/\"},\"wordCount\":2189,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar\/\",\"name\":\"Sindroma komuniste e s\u00eb ardhmes pa t\u00eb shkuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2009-10-23T07:31:46+00:00\",\"dateModified\":\"2009-10-23T07:31:46+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Sindroma komuniste e s\u00eb ardhmes pa t\u00eb shkuar\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Sindroma komuniste e s\u00eb ardhmes pa t\u00eb shkuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Sindroma komuniste e s\u00eb ardhmes pa t\u00eb shkuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Besnik Gjongecaj Kryeministri i vendit e ka p\u00ebrcaktuar qart\u00eb konceptin e tij mbi koh\u00ebn, kur thot\u00eb se \u201cun\u00eb nuk e kthej kok\u00ebn mbrapa, pra un\u00eb nuk punoj p\u00ebr historin\u00eb\u201d. Sakt\u00ebsisht k\u00ebshtu u prononcua mbi koh\u00ebn edhe zv\/kryeministri, kur pak a shum\u00eb tha q\u00eb \u201cun\u00eb shoh nga e ardhmja, punoj p\u00ebr t\u00eb ardhmen\u201d, dhe ftoi [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-10-23T07:31:46+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Sindroma komuniste e s\u00eb ardhmes pa t\u00eb shkuar","datePublished":"2009-10-23T07:31:46+00:00","dateModified":"2009-10-23T07:31:46+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar\/"},"wordCount":2189,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar\/","name":"Sindroma komuniste e s\u00eb ardhmes pa t\u00eb shkuar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2009-10-23T07:31:46+00:00","dateModified":"2009-10-23T07:31:46+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/sindroma-komuniste-e-se-ardhmes-pa-te-shkuar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Sindroma komuniste e s\u00eb ardhmes pa t\u00eb shkuar"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}